26/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shtator 1993

« NEVER MORE KOMUNIZËM !... »

- Më tepër bashkëpunim mes forcave demokratike - Ndarja me regjimin diktatorial në Shqipëri ishte një model i bashkëekzistencës së tolerancës dhe përvojës politike të forcave demokratike me kushtet politike konkrete në Evropën Lindore. Ish-komunistët shqiptarë bënë të pamundurën për të ruajtur kontrollin mbi politikën dhe ekonominë. Ndërsa demokratët e ardhur nga gjiri i lëvizjes popullore dhe asaj studentore të dhjetorit ’90, iu përgjigjën zgjedhjeve politike me një koalicion të pastër politik. PD gjeti mirëkuptimin e vet me PR, me PSD dhe PDK, në qëllimin e përbashkët të mposhtjes së komunizmit. Pas Qeverisë së Stabilitetit u krijuan dy fronte kundërshtare në programe, mjete lufte dhe bindje politike. Fronti antikomunist i mbledhur rreth PD, veç disa partive të tjera, mboldhi edhe sindikatat e punëtorëve dhe ish-të përndjekurit politikë. Ishte ky harmonizim multipolitik që solli triumfin spektakolar të 22 Marsit ’92 ku ish komunistët fituan vetëm në 6 zona elektorale dhe me votat klasistë arrin në më pak se 10 për qind. Konservatorët kërkonin të përdorin shanset e fundit ekstreme për të kontrolluar pushtetin. Në Ballkan vazhdon kasaphana njerëzore e Millosheviçit, Karaxhiçit, Sheshelit, në bazë të parimeve shoviniste të Serbisë së Madhe. Në Greqi, zgjedhje të parakohshme... Prandaj Shqipëria, një vend ku komunizmi ka ushtruar terror, genocid, varfëri dhe shkatërrim më shumë se në asnjë vend tjetër evropiano-lindor, ka fatin e madh që qytetarët ende s’e kanë harruar tmerrin e së kaluarës, megjithëse ish komunistët e N. Hoxhës, R. Alisë apo F. Nanos janë aktive në kundërshtimin e çdo reformë dhe programi të shtetit demokratik. Shqipëria ka një stabilitet politik falë popullaritetit që gëzon koalicioni PD-PR-PSD, falë shtetërve të përshtatur ndaj reformave, falë parlamentaritetit tepër prodhues në kuadrin ligjor, falë sinqeritetit dhe suksesëve të diplomacisë shqiptare, falë drejtësisë e cila po ndalon shumë nga ata që në dije nga pushteti e shkëputërruan dhe e vodhën këtë vend. nist i mbledhur rreth PD, veç disa partive të tjera, mblodhi edhe sindikatat e punëtorëve dhe ish-të përndjekurit politikë. I-shtë dhe me vota listash arritën më pak se 40 deputetë, nga 140 që ka krejt parlamenti. Fitorja e koalicionit demokratik u pasqyrua edhe në kabinetin e ri qeveritar dhe zgjidhjet e reja të administratës shtetërore. Koalicioni me bazë në bashkëpunim të sinqertë, jashtë prapaktheve dhe matrapazllëqeve politike, u reflektua edhe më 26 korrik në zgjedhjet lokale, veçse këtë me një reklamim më të vogël dhe më të mprehtë. Megjithatë komunistët përsëri u mposhtën me votën e elektoratit. Koalicioni demokratik iu përmbajt në shumicën e periudhës së ushtrimit të pushtetit, normave të pastra të bashkëpunimit për një progres dhe përgjegjësi kombëtare të ëndërruar nga shqiptarët. Në qeveri ky koalicion u shtri deri edhe në detajet më të vogla të programit ekonomik e social. Përfaqësuesit e PR dhe PSD patën rastin për të përfaqësuar denjësisht alternativat e veta, forcën intelektuale e vetën e profesionit. Dhe faktikisht në tre muaj u bë objekt i mosmarrëveshjes mes partive të koalicionit, përkundrazi: Pikërisht kjo përvojë dyvjeçare e suksesshme krijon dhe kërkon mundësinë e një zgjerimi të koalicionit demokratik. ... ish-të komunistët përfituan nga vështirësitë e futjes së vendit në reforma dhe nga mosmarrëveshjet e forcave demokratike, për të dominuar zgjedhje. Pra, pas katër vitesh pushtet të forcave demokratike, Les Valesa është i detyruar të bekojë një qeveri të koalicionit ish-komunist, me program të kundërt me atë të zhvillimeve të cërtianizmit ekonomik dhe socialale. Kthimi në pushtet i komunistëve në Poloni etj., tregon se lufta për të vendosur demokracinë është e gjatë dhe e vështirë, me dhimbje dhe keqkuptime, se forcat demokratike nuk bashkëpunuan me harmonizim për të bindur popujt e tyre se reformat e ndërmarra janë ringjallje, se komunizmi është kanibalist dhe shkatërrimtar. Në Rusi flitet për grusht shteti. në mënyrën në këtë periudhë «krizë» apo në momente të acarura ish komunistët e PS, trumbetuan fundin e bashkëqeverisjes në koalicion të forcave demokratike. Pikërisht në këtë «boshlleks» mes forcave politike demokratike, ish-komunistët shpërthyen në mitingje, kërcënuan për thyerje kashkash, tentuan për gjakderdhje civile në mitingun e Tiranës, përpiluan lista dënimesh për politikane dhe gazetarë... Pikërisht në këtë kohë vapë dhe nxirjeje, ata kërkuan të fitonin me lloj-lloj mënyrash atë që kurrsesi nuk u takonte, të drejten e qeverisjes të qeverisë dhe mospranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Ata nuk arritën të parën, ndërsa për të dytën fituan turpin! Këto ditë, në Poloninë e Solidarnostit, ish-komunistët përfituan nga vështirësitë e futjes së vendit në reformë ekonomik dhe sociale. Jemi një vend ku partia kryesore në pushtet, PD, ka një mandat real të zgjedhjes, ka një kapacitet të madh intelektual, ku pushteti është me i ligjshëm dhe korrekt me qytetarët, ku kryetari i shtetit është inicues i ligjit më human të një-rëzimit, atij mbi të drejtat e njeriut. Por, PD duhet të ndiejë më tepër përgjegjësinë politike, kombëtare dhe historike, për të luajtur një rol më efikas në koalicionin me gjithë ato forca antikomuniste që kanë dhënë prova se duan Shqipërinë dhe demokracinë dhe janë gati të kontribuojnë për të. Koalicioni demokratik duhet të zgjerohet e të bashkëpunojë më tepër, për të bërë realitet premtimin e bërë miliona shqiptarëve: – Never më komunizëm! Misioni i ish-komunistëve të grupuar në parti ekstremiste të majta, ka dështuar për aq kohë sa forcat demokratike në Shqipëri ta duan dhe të vlerësojnë përgjegjësinë dhe meritën historike që kanë mbi supet. Koha është e demokracisë. Koha e atyre, koha e ish-komunistëve të pafepua pa dinjitet e komb, ka përfunduar njëherë e përgjithmonë në Shqipërinë demokratike. A. K

ZHVILLOI PUNIMET MBLEDHJA E 23-të E KOMITETIT TË ZYRTARËVE TË LARTË TË KSBE-së

Më 21 shtator u hap në Pragë mbledhja e 23-të e Komitetit të Zyrtarëve të Lartë të Konferencës mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në punimet e ditës së parë një vend me rëndësi zuri çështja e krizës jugosllave, ku u diskutua gjatë edhe rreth gjendjes në Kosovë. Kryetari i delegacionit shqiptar, Lisen Bashkurti, duke marrë fjalën theksoi gjendjen e rëndë dhe shprehu keqardhjen, që ekziston në Kosovë, pas largimit të misioneve afat gjatë të KSBE-së, zgjatja e mandatit të të cilave u refuzua nga autoritetet serbe, si pasojë e intensifikimit të masave represive. Gjithashtu u ritheksua qëndrimi i vendit tonë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Lidhur me qëndrimin e Komitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, zoti Bashkurti theksoi se ajo është e lidhur me plotësimin e disa kontributeve në fusha shumë delikate, siç janë qëndrimit të kontrollit të armëve, masat stabilizuese ose stabilitetin ushtarak rajonal etj., të cilat janë jetësore për një sërë vendesh të tjera. Në seancën e djesitës së ditës së dytë të mbledhjes së 23-të të KSBE-së Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare, zoti Van Der Stoel paraqiti një informacion mbi vizitat e tij me Estoni, Rumani e Shqipëri. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për letrën dërguar në adresë të tij, letër e cila u fut si dokument i KZL-së. Përfaqësuesi i misionit shumëpalësh shqiptar në Vjenë, zoti Zef Mazi në fjalën e tij, në emër të delegacionit shqiptar falënderoi edhe një herë për vizitën e Komisionerit dhe theksoi elementët e letrës së ministrit Sërregi lidhur me angazhimin tonë të respektuar të gjitha të drejtat e njohura nga aktet ndërkombëtare për pakicat kombëtare, duke parashtruar edhe politikën e qeverisë shqiptare lidhur me këto probleme. Pastaj u kalua në pikën tre të rendit të ditës, që kishte të bënte me kërkesën e Maqedonisë për anëtarësimin në KSBE. Zoti Bashkurti, duke e marrë fjalën, pasi paraqiti faktin që Shqipëria, ishte ndër të parat që njohu republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë si shtet, duke kuptuar dhe mbështetur atë si faktor për stabilitet në rajon dhe ndihmë për një funksionim normal në marrëdhëniet ndërkombëtare, parashtroi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe kërkesat e tyre të drejta ende të pa plotësuara, si dhe ritheksoi disponimin e plotë të qeverisë shqiptare për të filluar procesin e bashkëpunimit me autoritetet e Shkupit deri në përmbushjen e kërkesave të përsëritura të shqiptarëve. Delegacionet, që morën fjalën më pas, u shprehën pro pranimit të Maqedonisë, ndërsa Greqi... [?]

Shqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Hungarisë, Janosh Shabo, nga data 20 deri 24 shtator bëri një vizitë në Hungari një delegacion i ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga ministri Hasan Halili. Në bisedimet e të dy ministrave të martën pasdite, u fol konkretisht dhe u ra dakort që marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në fushën e bujqësisë të zhvillohen si në drejtim ekonomik – financiar, ashtu edhe tekniko-shkencor. “Në veçanti, me ndërmarrjen e rritjes së peshkut TFHAC, u ra dakort që kjo e fundit të ndihmojë në modernizimin e teknologjisë së rritjes së peshkut në Shqipëri, për kualifikimin e specialistëve shqiptarë, furnizimin me materiale të kësaj fushe që mungojnë në vendin tonë etj. Bisedime për zhvillimin e zgjerimin konkret të bashkëpunimit u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e firmës së njohur Babolna Teira. U ra dakort që kësaj ndërmarrjeje t’i ofrohen mundësitë për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me disa qendra të rritjes së pulave në Shqipëri. Delegacioni shqiptar zhvilloi bisedime të frytshme edhe me drejtuesit e ndërmarrjeve të mëdha e institucioneve të njohura, si në Sinok, Godollo etj. Në përfundim të kësaj vizite ministri shqiptar Hasan Halili dhe ai hungarez Ja- Janosh Shabo nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë. (ATSH)

Delegacion shqiptar në mbledhjen e 6-të të Konferencës së Organizatës Islamike

Nga data 19-21 shtator 1993, në kryeqytetin e Pakistanit, Is-lamabad, u zhvillua mbledhja e 6-të e Komitetit të Përhershëm të Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Organizatës Islamike për Bashkëpunimin shkencor dhe Teknologjik. Nga data 19-21 shtator 1993, në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, u zhvillua mbledhja e 6-të e Komitetit të Përhershëm të Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Organizatës Islamike për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik. Për herë të parë në një mbledhje të tillë mori pjesë edhe një delegacioni nga vendi ynë, i krye nga kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, Maksim Konomi. Gjatë ditëve të mbledhjes, delegacioni ynë pati takime me shumë delegacione nga vende të tjera, anëtare të Konferencës Islamike, me të cilat u shkëmbyen mendime mbi problemet e bashkëpunimit në fushën e shkencës.

S’duam dhunim dinjiteti në demokraci

«Vullnetarët e Fatosit» kryejnë akte banditizmi. Atë ditë të korrikut të këtij viti të gjithë u habitën kur morën vesh që Fatos Nano, i cili pritej të arrestohej për korrupsion, u largua për në Gjermani – në përbërje të një delegacioni parlamentar. Atë ditë ala në Shqipëri një person i veçantë, të cilën s’e ... fantazma, midis tyre edhe një rumun, u njohur 1 226-a, e shpërbër për përkthimin. Ata bënë ... banon në një shtëpi ku i ... “Po u ... do të ...” Në të dukje se ad reaksion i ... Me mendimin që të mos ia zgjasim më shumë degët fërrës, dhe me besim te demokracia dhe ligjet e saj – nuk denoncuam zyrtarisht në polici, por me sa duket, tërheqjen tonë Nanon e paskan marrë si frikë. Tani, për këtë episod të korrikut, le të kthehemi në shtator dhe pikërisht më datë 14 të këtij muaji, kur në derën e shtëpisë ku rri Nanot, biseduam njerëzisht me shoferin e Fatosit (ishte edhe e bl... ), duke u shprehur dy alternativa: t’ia tonë për mundësinë e ... bimit të shtëpive deri në fund të ... (Vijon në faqen 6)

Pensionistët paguajnë për lirimin e Nanos

Kujtesë për ata që kanë ... për lirimin e Nanos - Deklarata për lirimin e Nanos në të vërtetë është një angazhim i atyre që firmosin për të paguar 9 milionë dollarët e «zhdukur». Pensionistëve shuma do t’u mbahet nga pensioni i tyre. - Çdo nënshkruesi i bie të paguajë të paktën 100 dollarë USA. Siç dihet, kryesia e PS ka gjykata mund ta dënojë fajtorin personat të ndryshëm, të cilët dalin dhe mbledhin firma «për lirimin e Kryetarit Nanos». «ZP» herë pas here jep njoftime për numrin e atyre që nënshkruajnë. Në fletët që u jepen pensionistëve për të nënshkruar nuk ka të shënuar asgjë, pra ata që nënshkruajnë vënë emrin në një fletë të bardhë. Ditët e fundit u morr vesh se në të vërtetë përkrahësit e Nanos nënshkruajnë një deklaratë ku angazhohen që nga pensionet apo paga e tyre t’u japin një shumë të caktuar deri sa të plotësohen 9 milionë dollarët për zhdëkjen e të cilave akuzohet Nano. Nuk është e qartë nëse ata që nënshkruajnë janë në dijeni të angazhimit që marrin, apo jo, megjithatë një rast i ndodhur ditët e fundit në një fshat të Krujës të bën dyshosh për këtë. Dy persona, që kishin nënshkruar për lirimin e Nanos, morën vesh sa më sipër dhe u hodhën përpjetë të revoltuar duke thënë se po të jetë për të paguar nuk kanë pse paguajnë ata, pasi nuk kanë bërë gjë për vete. «Le të paguajnë ata të kryesisë së PS, ata kanë para boll». Kjo që shkrova mund të jetë dhe një shaka, por, kush mund të sigurojë që nuk është edhe e vërtetë?!... Në asnjë vend të botës nuk ekziston ndonjë rregull apo ligj që nënshkruesit të bëhen me peticion. Ekziston në të vërtetë shlyerja e dënimit në para, dmth ... ... numri i atyre që kanë nënshkruar peticionin ka arritur në 700 mijë. Të gjithë të moshes mbi 18 vjeç. Praktikisht del (edhe sipas llogarive të Dokles) që 84.4 përqind e shqiptarëve kanë votuar për lirimin e Nanos. Nuk është për ta bërë me faj Doklen për njohuritë e pakta të tij në shkencat ekzakte, por po e lajmëroj që sipas shifrave që ka nxjerrë ai del që për peticionin të kenë votuar të paktën 10 herë anëtarët e PS ose t’u jenë marrë firmat anëtarëve të partive marksiste (të vërteta) që nga Toka e Zjarrtë deri në Honolulu. Nuk dihet se në cilin organ ligjor ka vërtetuar Dokle origjinalitetin e firmave. Por sidoqoftë vërtetimi 700 mijë firmave do të ishte tepër vështirë për çdo lloj organi. EDI PAKAJ

Për njohim të gjithë masmedias shqiptare

Deklaratë e punonjësve të shtypshkronjës «Demokracia» Deklarojmë publikisht se ne punonjësit e shtypshkronjës «Demokracia», duke qenë se një nga kërkesat tona kryesore, largimi i zotit P. Dhimitri si drejtor i saj është realizuar me arrestimin e tij, edhe për arsyen se greva e jo përdorët në mënyrë të pandërprerë nga forca të caktuara politike, për interesat e tyre, pranojmë të fillojmë punën menjëherë. Mbesim në pritje të një zgjidhjeje nga IMF si pronare e kësaj shtypshkronje. Kolektivi i shtypshkronjës «DEMOKRACIA» Tiranë, më 25 shtator 1993

Lexoni në faqen 3-4

Përmbledhje e raportit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit Maj 1992 - Qershor 1993, mbajtur nga zoti Berisha në Parlament më 23.9.1993.