29/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 shtator 1993

U çel java parlamentare e punimeve

Nga Kuvendi Popullor - Mocioni i grupit të PSD nuk arrin të miratohet - - Deputeti Imami përjashtohet nga seanca për shkëlje të etikës qytetare. - Deputeti Meçe, në emër të 20 deputetëve, anëtarë të Partisë Transnacionale Radikale, propozon një mocion sensibilizimi të opinionit botëror, për gjendjen e rënduar në Kosovë. - Zoti Arbnori «ankohet» se kryetari i Lidhjes së Gazetarëve nuk ka biseduar asnjëherë me të për Ligjin «Për shtypin». Të hënën, në orën 17.00, Kuvendi Popullor çeli punimet e javës në vazhdim. Sipas rendit të ditës, kjo seancë iu kushtua debatit të mocionit prej 5 pikash të grupit parlamentar të PSD në lidhje me raportin e paraqitur para dy javësh prej komisionit për hartimin e projektkushtetutës. Me anë të një letre, lexuar fillimisht nga zoti Arbnori, kryetari i komisionit në fjalë, kryeministri, zoti Aleksandër Meksi, shprehte në emër të këtij komisioni vlerësimet në lidhje me mocionin. Ndërkohë, kryetari i grupit të PSD, deputeti Teodor Laço, lexoi edhe njëherë mocionin. Më tej seanca vazhdoi me diskutime dhe debate mes deputetëve. Gjatë diskutimit të deputetit Imami, mes tij dhe Kryetarit të Kryesisë, zotit Arbnori pati një shkëmbim të tensionuar fjalësh, jashtë etikës qytetare dhe disi arrogant prej zotit Imami. Kjo e detyroi zotin Arbnori të kërkonte largimin e deputetit Imami nga salla dhe, për këtë arsye, të ndërpriste seancën disa minuta. Pas rifillimit, seanca vazhdoi përsëri me diskutimet e deputetëve të cilët, në përgjithësi, u shprehën në të mirë të mocionit. U propozuan dhe u pranuan gjithashtu, që komisioni i projektkushtetutës të mblidhet njëherë në javë, ndërkohë që specialistët do të punojnë për redaktimin e pjesëve të punuara nga komisioni dhe për redaktime të tjera. Të paktën një herë në muaj duhet t’i raportohet Kuvendit për punën e bërë. Në votimin në parim mocioni u miratua. Kurse në diskutimin paragraf për paragraf, nga 5 pika, u miratuan vetëm dy pikat e para të tij. U propozuan, gjithashtu, që për përcaktimin e procedurës së miratimit të Kushtetutës të hartohet një ligj i veçantë. Në votimin në tërësi mocioni nuk u miratua. Pra, si përfundim, mocioni i paraqitur nga grupi parlamentar i PSD, nuk arriti të miratohej. Më tej, deputeti Arben Meçe, në emër të 20 deputetëve shqiptaro-anëtarë të Partisë Transnacionale Radikale, lexoi një mocion për sensibilizim të opinionit botëror për gjendjen e rënduar nga dhuna dhe represioni serb mbi shqiptarët në Kosovë. Ideja për një material të tillë u përkrah edhe nga deputetët e tjerë por u sugjerua që më parë ky material të përpunohej dhe, pasi të kalojë në komisionet përkatëse, t’i paraqitet Kuvendit. Në fund, disa deputetë sugjeruan se, në lidhje me ligjin «Për shtypin», që pritet të diskutohet këto ditë në Kuvend, është mirë që në paraprakisht të merret mendimi serioz dhe kompetent edhe i të interesuarve, pra i gazetarëve. Zoti Arbnori u «ankua» se gjer më tash asnjëherë kryetari i Lidhjes së Gazetarëve nuk ka takuar, apo të ketë kërkuar të takojë me të për këtë problem. Me këtë «ankesë» në gojë, zoti Arbnori, deklaroi të mbyllur seancën e mbajtur të së hënës. Korresp. i «RD»

BALLAFAQIM ME VLERË ME PROBLEMET E QYTETARËVE

Nga përvoja e pushtetit lokal në Durrës - Në «pritjen e popullit» ... bashki m... këshillave të lagjeve - Kryetari i Bashkisë së Durrësit, në vend të kryetarit të këshillit zoti Tomor Golemi, atë ditë kishte ditën e pritjes së qytetarëve për shqetësimet dhe problemet e tyre, apo, siç i kanë thënë dikur, «pritjen e popullit». Sapo ishte kthyer nga një shërbim në Tiranë dhe radhë aty, të dera e zyrës së tij ishte bërë e gjatë. Në fakt, nuk do të më bënte aq përshtypje ajo, sa çdo të më bënte prania e aq shumë njerëzve, brenda në zyrën e tij... Por habia ime zgjati aq sa ç’u desh të mësoja prej zotit Golemi, gjatë të paraqitjes, ata ishin kryetarët e këshillave të lagjeve të qytetit, të cilët ai i thërrret për çdo ditë në vend prej kryetarit të këshillit përkatës të lagjes ku banonte çdo qytetar i ardhur në takim. Zvogëlohet kështu shkalla e subjektivizimit dhe e njëanshmërisë në interpretim, vlerësim dhe gjykim. Tri palë (kryetar bashkie-qytetar-kryetar këshilli) përballë njëra-tjetrës. Zvogëlohet ndërlikueshmëria e abuzimit me pushtetin dhe rritet shkalla e drejtësisë në vlerësim: Tre janë gjithmonë më tepër se dy... Kjo është një mënyrë për të mos mbajtur «shumë kunj në stetull», vetëm titullari. Kështu ngarkohen me punë edhe hallkat e tjera të pushtetit dhe problemet ... bëjnë Por habia ime zgjati aq sa s'u desh të besoja prej zotit Golemi, gjatë të cilët ai i thërret për çdo ditë pritje të qytetarëve. Të them të drejtën, për mua ajo mënyrë pritjeje ishte një zgjidhje e goditur për t'u ballafaquar me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, një zgjidhje vërtetë origjinale, por, mbi të gjitha, një zgjidhje efektive. Kjo zgjidhje siguron ballafaqim të plotë mes hallexhinjve dhe të ngarkuarve ligjërisht me pushtet për zgjidhjen e halleve. Për çdo shqetësim qytetari, zoti Golemi ballafaqohej dhe merrte përgjigje të... Në fakt, nuk do të më bënte mundësia e abuzimit me pushtet aq përështypje ajo, sa çdo të më tin mos mbajtur «shumë kunguj nën sqetull», të pushtetit dhe problemet e qytetarëve zgjidhen më shpejt. Duke i shtuar kësaj praktike efektive edhe tryezën javorë të rrumbullakët me organet e pushtetit, rendin, gjykatën, prokurorinë, policinë financiare dhe drejtoritë e ndryshme në rreth, do ta cilësoja këtë përvojë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit si një përvojë që ia vlen të përqafohet edhe nga pushtetarë të tjerë lokale në Shqipëri.

FTESË PËR «ZP» DHE N. DOKLEN:

- Botoni emrat e vullnetarëve të Fatosit. - Dokle ka zili Milloshin, Një milion vullnetarë të Enverit shpalli Milloshi, 700 mijë vullnetarë të Fatosit nxorri Dokle. Siç duket, Dokle nuk zuri mend nga anekdotat që njerëzit sajua për Milloshin dhe vendosi që ta shpallë veten pasues të tij. Pra, Fatosi, pasues i Enverit dhe Dokle i Milloshit. Disa gojë «të liga» thonë se Dokle e pati zoti Milloshin për faktin që në një kohë të shkurtër nxiti fantastizën dhe frymëzoi gjithë bejtexhinjtë e Shqipërisë, prandaj vendosi jo vetëm ta pasojë por edhe ta kalojë. Po ato gojë «të liga» thonë se në mbledhjen e kryesisë së PS, ku do të vendosej se sa do të ishte numri i firmave të mbledhura, që do të shpallnin Dokle është grindur keq me disa nga anëtarët e tjerë. Dokle ngulte këmbë që të shpallnin se kanë nënshkruar mbi një milion, të paktën një milion e një sa për t’ia kaluar pak Milloshit, por disa të tjerë nuk ishin me atë mendim. Atëherë vendosën të marrin mendimin e vetë kryetarit Fatos. Fatosi, që siç shprehet nëpër intervista, i bën gjimnastikë trurit dhe nuk i lejon vetes lajthitje si ato të Dokles, vendosi ta ulë disi shifrën. «Unë nuk mund t’ia kaloj Babës - tha ai, - Le të jenë 700 mijë vullnetarët e mi». Kështu tha ai dhe kështu u bë, Disa nga ata «të moderuarit» në PS kundërshtuan përsëri: «Nuk do të na besojnë shqiptarët» - thanë. Por Dokle, që ndërkohë i kishte dërguar telegram dhe Islamit, tha se këto firma nuk kishin vlerë për brenda por për jashtë. Thonë se ndërkohë Kaqi, që nga telegrami me pak fjalë nuk e kuptoi që bëhej fjalë për lojë numrash, filloi të bëjë gati plakat për t’u rikthyer në Shqipëri. Me siguri ka menduar që me 700 mijë mund të thyhej kaskat e demokracisë yo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Perëndimin deri në SHBA. I vetmi problem që i ka mbetur Dokles për të zgjidhur në Shqipëri është që t’ju mbushë mendjen vetë anëtarëve të PS që 700-mijë firmat janë të vërteta. Për ta ndihmuar Doklen, do ta këshilloja që t’i botonte emrat nga pak te «ZP», kështu që dhe ata anëtarë të PS, që kanë ndonjë dyshim, do të sqaroheshin. Do ta këshilloja, gjithashtu, Doklen që të tregojë i kujdesshëm dhe në rast se dëgjon këshillën time të parë, të mos nxjerrte emra personash që kanë vdekur përpara 20 vjetësh por vetëm brenda 10 vjetësh e këtej. Po ashtu në emrat e refugjatëve të mos përdorë ata të të arratisurve politikë, por vetëm ata të rreth 400 mijë refugjatëve ekonomikë të ikur këto 3 vjet. Së fundi, nëse do të përpiqet të sajojë emra, duhet të ketë kujdes që ata të jenë sa më të jashtëzakonshëm se, larg qoftë, qëllon ndonjëri prej tyre i vërtetë dhe ec e boto përgjegjshmërinë në «RD» pastaj. E. PALOKA

Binjakëzim’ i Komunës së Nikëlino-s - Itali me qytetin e Laçit

Nga data 24-26 shtator bë në një vizitë në qytetin e Laçit kryetari i komunës së Nikolinos lagje e Torinos në Itali zoti Anxhelo Rixhi dhe këshilltari i tij ekonomik. Karlo Kolombo. Qëllimi i vizitës ishte hedhja e hapave të mëtejshëm në procesin e binjakëzimit të qyteteve të Nikolinos dhe Laçit; i nisur që me vizitën e kryetarit të bashkisë së Laçit; Zef Gjonaj në Nikolino në maj të këtij viti. Kryetari i komunës së Nikolinos, Anxhelo Rixhi, tha se vinte nga Torino, endra FIAT-it, me automjetet e të cilit qyteti i Laçit është mbushur plot. Ai premtoi shkëmbime në fushën e arsimit e të komunikacionit. Së shpejti në Laç do të vijnë sipërmarrës nga Torino për t'u njohur me problemet ekonomike, mundësitë e investimeve, etj.

Krijohet në Amsterdam Qendra Shqiptare për Ndihma Humanitare

Këto ditë u krijua në Amsterdam të Hollandës Qendra Shqiptare për Ndihma Humanitare Shqipërisë. Këshilltari i Kryeministrit dhe kryetari i Komisionit Qeveritar të Ndihmave, zoti Zekeria Pera-lushi, i cili mori pjesë në inaugurimin e kësaj qendre, i bëri të ditur ATSH-së se në përbërje të këtij asociacioni bëjnë pjesë biznesmenët më të njohur të Hollandës. Presidenti i kësaj qendre, është zoti Ernest Stucko. Në këtë takim gjithashtu shum-më biznesmenë, nga më të njohurit në Hollandë, u angazhuan për të investuar në Shqipëri krahas ndihmave humanitare që do të grumbullojnë. Prej disa kohësh në Shqipëri vepron shoqata humanitare hollandeze «Zoti e do Shqipërinë» me presidente Gezina Blaun, nëpërmjet së cilës kanë ardhur ndihma nga Hollanda, duke u shpërndarë në të gjithë territorin e vendit.

Çuarja deri në fund e reformës, domosdoshmëri për zbatimin e programit të PD

- U mbajt aktivi i degës së PD-së i rrethit të Mirditës - Në një nga sallat e pallatit të kulturës të qytetit të Rrëshenit ditën e premte më datën 24 shtator u mbajt aktivi i zgjeruar i degës së PD-së i rrethit të Mirditës. Në këtë aktiv ishin të ftuar dhe morën pjesë zëvendësministre Leza Tota, dhe Afrim Hagi, si dhe deputeti i zonës Ndue Gjika, Pashk Biba etj. Z. Zef Bardhi, kryetari i degës së PD, pas fjalës hapëse dhe fjalën Z. Pashk Gjoka analizoi fjalën e drejtuës dhe mbajti ... Në të bëhej analizë raportin, për realizimin e reformës në rrethin e Mirditës. • E gjithë veprimtaria e punës sonë, tha Z. Gjoka, e kryer në këto kohë kur ne e morëm pushtetin nga socialkomunistët me një sërë problemesh, sidomos në ... sa mungonin burimet, uji dhe energjia ... Për gjatë gjithë këtyre ... Megjithë vështirësitë e shumta që kemi pasur për problemet e tokës, e kemi, ndarë atë rreth 97 për qind dhe pa probleme sociale. Një punë më të mirë duhet të bëjnë komisionet e ndarjes së tokës se ka lëshatra që nuk kanë marrë tapitë. Në fund të fjalës së tij z. Gjoka i sugjeroi kontrollit të rrethit që të shqikohet dhënia e kredive nga banka be ato u janë dhënë afaristëve të kuq dhe njerëzve të korruptuar. Z. Gaspër Topallaj, kryetar i Forumit të Rinisë të PD-së në fjalën e tij theksoi se nga organet e specializuara nevojitet një studim i saktë dhe i detajuar për lëvizjen e familjeve të rrethit tonë në rreth të fushore. Gjithashtu, tha ai, duhet të bëhet sa më shpejt privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për t'i prerë rrugën korrupsionit. Z. Ndue Gjika, deputeti zonës, tha se i ka ndjekur shqetësimet e ... Si pikë kryesore për kryetarin, ai ... përmirësimin e gjendjes duhen bërë reforma administrative, duke vënë në krye të punëve njerëz ... Në këto ... përkushtuar. Në këto ... pasur shumë ankesa për pushtetin lokal, prandaj dhe ndihma jonë duhet të jetë më konkrete. Mangësi të mëdha në rrethin tonë në drejtim të administrimit ka te komunat ku kanë fituar socialistët. Administrata duhet të jetë më në pozita pune dhe njerëzit të mos presin që t'ua zgjidhin punët vetëm kryetarët e rrethit dhe të bashkisë. Z. Gjergj Marku, shefi i zyrës së punës dhe emigracionit, u ndal në shifra konkrete. Nga rreth 13 mijë banorë që ka bashkia e Rrëshenit rreth 4 mijë vetë janë pa punë dhe marrin asistencë. Në sektorin privat janë punësuar rreth 1000 vetë. Që nga janari i këtij viti qeveria ka dhënë 142 milionë lekë të reja si ndihmë dhe ... krahu social për rrethin, shifër kjo tepër e madhe, të cilën në të kaluarën Mirdita nuk e ka marrë në disa vjet ... (Vijon në faqen ... )

Kush firmos peticionin socialist, qen[k]a demokrat!

Opinione Kush firmos peticionin socialist, qen[k]a demokrat! Titulli i kryeartikullit të «ZP»-së të ditës së diel është intriguese: «700 mijë njerëz nën një mesazh Lirie kërkojnë demokraci». Lexuesi i shkretë bie në mendime, aq më tepër që edhe nëntitujt të shkruajnë: 700 mijë njerëz që kërkojnë Evropën e lirë dhe jo izolimin; - 700 mijë njerëz që aspir-ojnë ëndrrën e tyre, jetë më të mirë si gjithë bashkëkombëtarët e tyre. (!?) Përnjëherë ni esetë në mendjen: unë, si lexues, ku hyjnë këta shtatëqindmijë që kërkojnë demokraci, apo në ata dy milionë e pesëqindmijë që mbeten dhe që, sipas «ZP» kërkojnë izolimin? Leximi i paragrafit të parë të kryeartikullit nuk të thotë gjë, po as paragrafi i dytë dhe i tretë. Aty përsëritën ca të vërteta të lashta sa «vlerëzimi, si demokracia nënkupton lirinë» «kurre nuk mund të burgosësh mendjen, shkëputi me parē kina lindur ... opozita e element i domos...?» Të shohim demokracinë, eti etj. Ta vetë një gazetë e cilat ku të verëshekulli rresht na ka mësuar me të vërteta të tjera, pala, e shumëma-rikët? Por, nejse, edhe... – Ky është konkluzioni i «ZP»-së. Kjo gazetë mund të evoluojë, si shumë të tjera, pavarësisht se një fjalë e urtë e lashtë pohon të kundërtën: nuk po gaj se po vdes, por nuk po ndërroën vesh! Vetëm në fund të këtij kryeartikulli pretencioz lexuesi merr vesh se janë këta 700 mijë. Siç pohon «ZP», këta 700 mijë janë ata që i thanë «ndal» dhunës dhe përshëndetën marrëveshjen e lirë dhe demokracisë. Dhe, që të mos hutohen ata milionët e tjerë që mbetën jashtë shtatëqind mijëshes, me pak fjalë, këta qenkan armat[a] që ka firmosur peticionin për lirimin e Fatos Nanos. Pikëçudit këtij armate sipas «ZP»-së, është ajo që ëndërron Evropë dhe aspiron lirinë e demokracinë. Pra, çështja qen[k]a fare e thjeshtë: kush nuk ngrihet për lirimin e liderit socialist dhe nuk firmos peticionin, që të ofron partia socialiste, nuk është për liri e demokraci, nuk është për Evropën dhe, natyrisht, mbetet jetë për Azinë apo për Afrikën. «Mirë debora, mirë dhe ngrica, po ‘kërkon kërcia’...» Frika, - i thonë kësaj. Po mirë atë që nuk deshën ta firmosin, se, në fund të fundit, e pranojmë dëshirë të shkojmë nga Azia dhe jo nga Evropa, po ne, a varfëri, që nuk patëm fatin dhe nuk na u bë ndër të na ofronte një peticionin, ç’faj kemi që të mos mbetemi në Evropë, apo një ç’se të saj? Nga një anë më vjen mirë që mbeta me ata 2 milionë e ca të, që nuk firmosën peticionin socialist. Sepse unë jam me shumicën, mbasi ky vitet më ka mohuar qysh prej pubertetit e kolektivitetit të kohëve të mëparshme, dhe leximi i «ZP»-së të atyre viteve. Duke mos paragjykuar arrestimin e liderit socialist, unë jam me shtetin ligjor. Për këtë shtet të ligjeve është deklaruar edhe partia Socialiste, edhe gazeta e saj. Dhe shteti ka organet kompetente që e vendosin për fillime çështjesh penale, për ndalime, ashtu siç ka edhe gjykata që gjykojnë drejtësinë e këtyre vendimeve. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për liderin socialist. Pra, kur flasim për shtetin ligjor, le t'ia lëmë atij të thotë fjalën e me kompetencë. Njerëzit nuk mund të burgosen apo të zhbëgjohen me mbledhjen e peticioneve, po në bazë të ligjit. Pse nuk u pritet socialiste sa të zhy-hohet gjyqi i udhëheqësit të tyre o pastaj të mbledhin firma?

Fjalim në redaksi

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Fjalim në redaksi Të martën, më 28 shtator, në redaksinë e gazetës «RD» u bë një takim miqësor pune m.dis prof. Paul Lendvai, drejtor i Radio Austria International dhe kryeredaktorit të «RD», zotit Bashkim Trenova. Zoti Lendvai u interesua për historikun e «RD»-së dhe mbarëvajtjen e saj si edhe për probleme të ndryshme të jetës politike në Shqipëri. Prof. Lendvai, si mik dhe njohës i mirë i vendit tonë, foli me simpati për zhvillimet demokratike në Shqipëri, falënderoi për bisedën dhe u angazhua në zgjidhjen e disa problemeve me të cilat po ndeshet aktualisht gazeta «RD».

Krijohet në Amsterdam Qendra Shqiptare për Ndihma