30/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 shtator 1993

KONSEKUENCA NË PROGRAM DHE TRANSPARENCA - BAZA E FORCËS SË PD

PD ËSHTË E AFTË TË ANALIZOJË VETVETEN DHE TË VETËKORIGJOHET Edhe pse është një parti e re, me gati 3 vjet jetë dhe me mungesa të mëdha materiale, financiare, për nga përvoja dhe kompetencat e kuadrove të specializuar për punë politike, partiake dhe administrative, përballë PS 52-vjeçare, PD ka triumfuar me armët e mbështetjes masive popullore, seriozitetit, transparencës, konsekuencës dhe përkushtimit për zbatimin e programit të saj, për mbajtjen e premtimeve. Këto cilësi të saj u shprehën qartë në nivele edhe më të larta, në frymën dhe përmbajtjen e mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të PD. PD është e ndërgjegjshme se gjatë periudhës në pushtet nuk ka mundur të shpejtojë nga të metat, dobësitë dhe gabimet të karakterit objektiv dhe subjektiv. Shumicën e tyre mund ta vlerësojmë si të pashmangshme për kushtet në të cilat e mori pushtetin më 22 mars 1992. Në këtë fazë tepër të vështirë dhe të ndërlikuar tranzicioni, të varfërisë së tejskajshme është i mundshëm edhe dorëzimi i ndonjërit konstatuese, por edhe të korrigjues. Pa mohuar dhe nënvleftësuar rolin e sinjalizimeve nga aleatët e saj në pushtet, nga BSPSH, nga shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, nga opozita etj, PD ka treguar mprehtësi dhe aftësi për të zbuluar edhe vetë në kohë dhe për t’i korrigjuar disa të meta dhe gabime të saj, pa menduar aspak t’i fshehë apo mbulojë ato në vend dhe në botë. Këtë mund ta bëjë vetëm një forcë politike që e njeh realisht potencialin e saj, që ka mbështetje të gjërë në popull, që seriozitetin, transparencën dhe konstruktivitetin i ka parime themelore. Krejt ndryshe nga PD, udhëheqja aktuale e PS, viktimë e paaftësisë ose e ndërgjegjshme e praktikës enverjane, nuk i ka bërë analiza kritike vetes, nuk është rrëfyer për gabime kolegjiale apo individuale të liderëve të veçantë. Ajo humbi me ndërgjegje edhe shanset që iu dhanë me arrestimin të Fatos Nanos dhe me deklaratat ekstremiste, agresive, të dënueshme ligjërisht të Kastriot Isl[a?]mit, bëri dhe papjekuri edhe me shansin që i dha vetë PD në mbledhjen e fundit të këshillit të saj Kombëtar. Në vend që të përfitojë një nga kurajoja e PD, për të zbuluar dhe korrigjuar të metat e veta, propaganda socialiste, në radhë të parë «ZP», vazhdon avazin e vet të vjetër, të shkruajë kundër PD-së më 1991 apo 1992. Në vend që të përshëndesë dhe të reflektojë në teorinë dhe praktikën e vet, udhëheqja e PS, me sa duket, i ka dhënë «ZP»-s direktivën, të godasë me të gjitha bateritë çdo dukuri pozitive të PD. Kuptohet, absurditete të tilla mund të priten të bëhen vetëm nga komunistë-socialistët tanë. Edhe në këtë rast, e fituar është më shumë PD. Duke mos zbuluar dhe duke mos korrigjuar të metat dhe gabimet e veta, PS zhytet edhe më thellë në moçalin 52-vjeçar enverian, dëmtohet në mënyrë të pandreqshme nga euforia, vetëkënaqësia, hipokrizia, demagogjia, aventurizmi dhe donkishotizmi, nga braktisja masive prej elektoratit të vet, që kurrësesi rakterit mundshëm edhe dorëzimi i ndonjërit para tundimeve të shumave të majme dhe dhuratave marramendëse. Ky rrezik as nuk mund të mohohet kategorikisht, as nuk mund të përgjithësohet dhe përfligjet. Atje ku gjen shtrat të ngrohtë nga rreziku potencial kthehet shpejt në dukuri reale, me aftësi të lartë përhapjeje dhe infektimi. Prandaj, aysh në ditët e para të marrjes së pushtetit prej saj, PD e ka vlerësuar korrupsionin si armikun më të rrezikshëm të demokracisë. Kështu ai u trajtua edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në raportin e z. Eduard Selami, në fjalën e z. Sali Berisha, në të gjitha diskutimet. Është shumë e rëndësishme të theksohet se PD po thellon, forcon dhe persos jo vetëm aftësinë

GRUPI I PËRBASHKËT SHQIPTARO - ITALIAN BEN BILANCIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

Në mbledhjen e grupit të përbashkët shqiptaro-italian, që u zhvillua të hënën në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, u bë bilanci i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe u analizua puna e kryer nga ky grup në këtë dy muajt e fundit. Grupi në fjalë zhvillon rregullisht mbledhjet e tij në kuadrin e Komisionit të Madh të Përbashkët Shqiptaro-Italian për Bashkëpunimin për Zhvillim. Sipas Viktor Kasimatit, drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në mbledhjen e fundit të dy palët vunë re kënaqësi se është bërë e mundur që brenda vitit 1993 të fillojë financimi i disa projekteve të rëndësishme për ekonominë tonë. Kështu, pritet miratimi për financim nga Komiteti Drejtues i MPJ Italiane për projektetëndërtim, mbështetje agroozoteknike në dy rrethe të vendit, silos drithrash në rrethin e Durrësit projekt-zhvillimi sanitar dhe projekt-shtëse për zhvillimin e zonave të thella malore. Në rrugë të mbarë janë projektet e kredisë ndihmë, si hekurudha Durrës-Tiranë, rrjeti i ujësjellësit të Tiranës, ujësjellësi i Bovil[l]ës, projekti i integruar i telekomunikacionit etj. Në mbledhje u shpreh impenjimi i të dy palëve për t’i realizuar sa më parë këto projekte, që përkasin fazës së ngritjes ekonomike të vendit tonë.

Miratohet projektligji «Për policinë e ndërtimit»

Të martën paradite Kuvendi Popullor miratoi në parim dhe në nen për nen projektligjin «Për policinë e ndërtimit», diskutimi rreth të cilit filloi një javë më parë. Debate të shumta pati kryesisht rreth neneve 3 e 4, që kanë të bëjnë me varësinë e këtij organi dhe detyrat e të drejtat e tij. Policia e ndërtimit krijohet si organ ekzekutiv, i armatosur dhe i specializuar për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën e projektimit, zbatimit e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe urbanistikës. Kompetencat e kësaj policie janë të tilla që lejojnë kontrollin e kantierëve, studiove projektuese, magazinave, dokumentacioneve përkatëse etj. Gjithashtu ajo ka kompetencë të prishë në çdo fazë të punimeve ndërtimet e kundraligjshme.

«Ndërgjegjësimi i opinionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit»

Edukimi ambientalist dhe ndërgjegjësimi i opinionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, vlerësimi serioz që kërkon realiteti i situatës së mjedisit sot në botë. Ishte në qendër të seminarit të organizuar më 28 shtator në Tiranë, nga Fondacioni gjerman «Friedrich Ebert», në bashkëpunim me Komitetin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ministrinë e Arsimit. Fondacioni «Friedrich Ebert» me një aktivitet në rreth 77 vende të botës, i themeluar në vitin 1925, e filloi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 1991, dhe deri më sot ka zhvilluar një numër seminaresh mbi politikën, ekonominë, shtypin etj. Seminari i sotëm ishte i pari me këtë temë që zhvillohet në Shqipëri. Eksperienca gjermane mbi mbrojtjen e mjedisit një nga më të zhvilluarat në botë, e solli në këtë seminar dr. Elmar Rompczyk, koordinator i politikës ambientaliste pranë këtij fondacioni në Bon, themelues «Politika Ambientaliste, ndërtues të shoqërore, ekonomikë dhe politikë». Duke vlerësuar kushtet e veçanta të Shqipërisë, si një vend postdiktatorial, dr. Rompczyk, u ndal gjatë referimit të tij në politikën ambientaliste që duhet të ndiqet në Shqipëri, konkretisht në fenomene të tilla negative si shpyllëzimin pa kriter si dhe në masat që duhen marrë kundër erozionit, problemeve të ndotjes së ajrit, ujit tokës etj. Gjatë seminarit i diskutua edhe për çështje të tilla si rëndësia e edukimit ambientalist në shkolla dhe ndërgjegjësimi i moshave të reja mbi këtë shqetësim me karakter botëror etj.

Dekorohen 12 mësues të persekutuar nga diktatura

DURRËS. Të hënën pasdite në sallën e teatrit «Aleksandër Moisiu» në Durrës, shoqata «Durrësi» dhe drejtoria e arsimit të rrethit në bashkëpunim me pallatin e Kulturës, organizuan ceremoninë e dekorimit të 12 mësuesve të persekutuar nga diktatura komuniste. Bashkë me familjarët e tyre si dhe mësuesit e nxënësit e shumtë, kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë gëzim edhe sekretari i përgjithshëm i Presidencës Kolec Topalli, si dhe drejtues të organeve të pushtetit lokal. Pas fjalës së hapjes nga kryetari i shoqatës «Durrësi» Halil Myzyderizi, anëtari i kryesisë së kësaj shoqate, mjeku Ali Sula, e videntoi rëndësinë që ka patur dhe ka për shqiptarët emri më-sues. Në fjalën e tij drejtori i arsimit të rrethit Shpëtim Myshk[e]ka për-shkoi cinizmin e diktaturës ndaj figurës së mësuesit, ndërsa studiuesi Danish Beb[e]ziqi bëri një ekspoze të shkurtër të veprës së 12 mësuesve që u dekoruan. Më pas mësuesve Jusuf Puka (pas vdekjes) dhe Hysen Çela ju dha titulli «Mësues i Popullit», ndërsa 10 mësuesve të tjerë ju dorëzua titulli «Mësues i merituar». Për të përshëndetur të pranishmit grup[a?] e estradës dhe aktorët e teatrit «Aleksandër Moisiu» dhanë një program artistik.

Akordohen fonde për riparimin e hidrocentralit të Ndërlysës në Dukagjin

SHKODËR, Qeveria akordoi këto ditë fondet e nevojshme për rivënien në punë të hidrocentralit të Ndërlysës në komunën e Dukagjinit, i sha...

dhe mbrojtjen e mjedisit»

gabimet e veta, PS zhytej edhe më thellë në moçalin 52-vjeçar enverian, dëmetonte kurrësesi nuk mund të pranojë të bashkëjetojë gjatë me liderë që nuk kanë aftësi dhe forcë për të zbuluar dhe mbajtur qëndrimin e duhur ndaj fakteve apo dukurive që duhen bërë objekt kritike, korrigjimi apo mbështetjeje. PS le të vazhdojë rrugën e vet të vjetër në fundin e së cilës i pret dështimi, turpi dhe demaskimi. PD do të vazhdojë rrugën e vet dhe Dhjetorit 1990, një rrugë që e ka nxjerrë nga qeverisja të gjitha partitë që e kanë përshkruar me vendosmëri, pjekuri dhe largpamësi, duke parë edhe afër edhe larg edhe të tjerët, edhe vetveten, edhe sukseset edhe dështimet apo gabimet. Edhe pse kryetari i PS akuzonte me fakte që nuk kundërshtohen dot, udhëheqësit socialistë krijuan dhe mbrojtën fort kultin Nano. Ata organizuan në mbrojtje të tij një fushatë të ethshme alegjike, demagogjike, destruktive, që bëri një efekt krejt të kundërt me atë që kishin llogaritur të arrinin strategët e saj. Duke synuar të mbronin më pa të drejtë dhe pa moral Nanon, liderët socialistë u braktisën edhe nga masa e anëtarëve me ideale të pastra socialiste. Kështu, ata e dëmtuan edhe më shumë imazhin dhe emrin e partisë së tyre. Në fund të fundit, ajo që fitoi nga kjo fushatë ishte PD. Udhëheqja e PS po tregon ver-

Dukagjin

SHKODER, Qeveria akordoi këto ditë fondet e nevojshme për rivënien në punë të hidrocentralit të Ndërlysës në komunën e Dukagjinit, i tha gazetarit të ATSH-së drejtori i ndërmarrjes elektrike të Shkodrës, Sokol Ramadani. SHKODER, tha gazetarit të ATSH-së drejtori i ndërmarrjes elektrike të Shkodrës, Sokol Ramadani. Rreshjet e shumta, që ranë në Dukagjin më datën 4 shtator të këtij viti, shkaktuan dëme të mëdha edhe në hidrocentralin e Ndërlysës, i cili furnizon me energji elektrike komunat e Shkodrës, Shalës dhe Pultit që janë edhe zonat më të thella malore të rrethit të Shkodrës. Kanali, që furnizon me ujë këtë hidrocentral zonal, që është i vetmi burim energjie elektrike për Dukagjin, është mbushur me gurë e çakull në 50 për qind të gjatësisë së tij, ndërsa 60 m janë shkëputur plotësisht.

Një disinformim dashakeqas në «Alternativa SD»

Në gazetën «Alternativa SD», në numrin e ditës së mërkurë, 29 shtator 1993, gjen vend një shkrim i vogël me pasaktësi të mëdha. Shkrimi: Jam shumë i lumtur që vij në vendin tuaj, rrjedh nga një tru i lodhur dhe logjikë të errësuar nga egoizmi, përndryshe nuk mund të justifikohen gjithë ato shpifje, në adresë të ambasadorit tonë në Malajzi zotit Ferit Hoti. Autori të shkruarit, zotit P. Korça i duhet thënë se stili i shkrimeve që disponon të sheshtë e pavlerë. Zoti Ferit Hoti është një intelektual me kulturë të gjerë dhe nuk është; sikurse flitet për autorin, një sfilun i PPSH dhe kur komunizmi kishte marrë trokun, një spiun i PPSH dhe kur komunizmi kishte marrë trokun. Zoti Hoti zotëron katër gjuhë të huaja nga të cilat tre i flet rrjedhshëm. Ai sapo është kthyer nga një specializim gjashtëmujor në Francë. Është një intelektual me interesa të gjera jo vetëm në fushën shkencore po edhe në atë shoqërore e politike. Zoti Hoti i ka zbuluar dhe në mënyrë të veçantë revolucionit demokratik, duke qenë ndër themeluesit e kësaj përmbysjeje të madhe demokratike, të kësaj ndërtimi shoqëror dhe politik në favor të arsyes dhe ngritjes morale. Pra nuk është aspak naiv ai të dijë dhe as lëvizje demokratike. Po ku ka akoma njerëz dashakeq në Shqipëri, 1 cili trillim deri në absurd, duke pretenduar se Malajzia ka zgjedhur një ambasador me anglisht. Këtu zoti Korça tregohet ashpër një ambasador në mbarështimin për një vend të huaj. Verbëria politike, profesionistët në kombëtare e një ambasador të huaj, do praktike ndajkombëtare dhe për një ambasador të huaj, e një zoti Korça nuk ndalet vetëm në trillimet ndaj ambasadorit të vendit. Këtë Korça nuk ndalet vetëm në trillimet ndaj ambasadorit dhe të Malajzi. Ajo shkon drejt etheve të njënjësur e kujt që në është në nderin e një qetësie. Bëj tundës duhet të dijë, të jetë vetëm sa dizinformojë —; kjo lojë e pavlerë dhe e tillë…

Faza e re e reformës kërkon dinamikë të re

Nga aktivi i PD-Patos Ditën e shtunë paradite, në sallën e mbledhjeve të ALBPETROL-it zhvilloi punimet aktivi i PD-Patos. Përveç drejtuesve të degës, në aktiv morën pjesë edhe shefi i organizimit të PDSH, zoti Engjëll Hysenbegasi, zv/ministri i Burimeve Minerare dhe Energjetike, zoti Bujar Nepravlata, të ftuar nga forcat aleate politike, sindikaliste etj. Aktivi pati si rend dite aktivitetin e PD dhe zbatimin e Reformës së cilës iu përmbajtën në raportin e tij edhe kryetari i këtij dege, zoti Ilaz Vrloni. Në mes të tjerave, ai evidentoi se janë anëtarësuar edhe 23 anëtarë të rinj nga të cilët 11 me arsim të lartë. Faza e parë e reformës administrative është vlerësuar, theksoi zoti Vrloni, por mbetet akoma për t’u bërë. Qeveria duhet të shtojë seriozitetin dhe të vlerësojë ndër të tjerë unifikimin e sektorët që e japin aktivitetin shpërndarë, siç janë bujqësia, dhe turizmi. Bashkëpunimi me Albpetrol dhe ministrisë përkatëse nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Për këtë ka përgjegjësi edhe ministri Abdyl Xhafa, theksoi zoti Vrloni. Më tej ai vazhdoi se në fushën e korrupsionit dhe antikorrupsionit duhet të fillojë ky i fundit. Ndërkaq, nuk është ulur për të biseduar seriozisht për problemet kapitale, si lufta kundër korrupsionit dhe dobësive të tjera të reformës, qoftë edhe për dobësitë e vetvetes. U theksua gjithashtu se nafta është pasuri kombëtare, por në kushtet e ekonomisë së tregut duhet të punohet për rritjen dhe hemorragjinë së intelektualëve dhe të specialistëve. Ndër të tjera, vërejtën se arritje investimi i 450 milionë lekëve për banesa si dhe sigurimi i transportit të punëtorëve të naftës me autobus, etj. Më pas aktivi i vazhdoi punimet me pyetje e diskutime, në të cilat u trajtuan problemet e rehabilitimit të pëndjekurve politikë, koalicionit me forcat demokratike, çështjes kombëtare, luftës kundër komunizmit, korrupsionit dhe spekulimeve për interesat personale që bëhen në fund të fundit për të goditur njerëz demokratë e për të përlyer demokracinë, për të bërë shpërndarë vëmendjen e mbuluar korrupsionin e kuq, etj. Në aktiv foli edhe zv/ministri Bujar Nepravlata. Me kërkesën e punonjësve të ALBPETROL-it, ai lexoi dhe bëri vërejtje atyre lëshuara, më së fundi, pas rreth 6 muajsh raportin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit për Naftën, me të cilin gjer tani nuk ishin të njohur as drejtuesit e as punonjësit e të tjerë të korporatës(!?) Më pas zoti Nepravishta vlerësoi, arritjet dhe vështirësitë në fushën e Naftës, arritjet e Qeverisë Demokratike si dhe situatën në rajonin tonë. Jemi në një fazë të re të Reformës, theksoi ai, kur duhet të kalojmë nga emergjenca në fazën e futjes së investimeve në Shqipëri. Në këtë kuadër Naftës i janë akorduar 25 milionë dollarë nga Banka Botërore. Në fund aktivin e përshëndeti zoti Engjëll Hysenbegasi, i cili shprehu konsideratën e PD. Detyrë parësore mbeten PD-së sot, tha ai, është përsosja e strukturave dhe institucionale, kurse jashtë PD-së mbetet parësore kurdoherë më mirë me pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ. Po ashtu, duhet të kemi kërkesa më të rrepta, në radhë të parë ndaj vetes edhe për cilësinë e punës dhe korrupsionit dhe shkeljeve administrative-financiare, si dhe aftësisë, profesionalizmit, etj. Fjalën e tij Hysenbegasi e mbylli duke deklaruar se së shpejti PD do të çelë fushatën për përzgjedhjen e Kuvendit të ri kombëtar të PDSH-së. Korresp. «RD»

Një refugjat shqiptar i mbytur në Korfuz

SARANDE. Para disa ditësh organet e policisë greke të Korfuzit, konfirmuan mbytjen e një refugjati shqiptar. Pas identifikimit mësohet se ai është Mejdi Hajrredin Bruci, i datëlindjes 1974, nga fshati Lukaj i rrethit të Dibrës. Sipas burimeve të policisë kriminale të komisariatit të policisë të rrethit të Sarandës, bëhet e ditur se shtetasi në fjalë është mbytur në det pranë brigjeve të Korfuzit, natën e 19 gushtit gjatë transportimit ilegal të një grupi refugjatësh për në Greqi. Në mjetin e motoskafit një pronar sarandjot, donte t’i paidentifikuar.