01/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 tetor 1993

SQARIM i drejtorisë së personelit të MPJ

SQARIM i drejtorisë së personelit të MPJ Për të sqaruar opinionin publik shqiptar lidhur me dezinfomimin keqdashës e të bashkërenduar të gazetave Alternativa SD e ZP datë 29 shtator 1993 ndaj politikës që ndiqet nga MPJ, Këshilli i Ministrave dhe Presidenca në emërimin e antarëve të Trupit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet e huaja njoftojmë se zoti Ferid Hoti, ambasador i Shqipërisë në Malajzi, është ndër intelektualët që i plotësojnë kushtet për të kryer këtë detyrë në mënyrë dinjitoze për shtetin. Një specialist i ndëruar me përvojë pune 25-vjeçare, njohës i 3 gjuhëve të huaja (frëngjisht, italish, rusisht), me një kulturë të gjerë e me një kontribut të spikatur në vendosjen e demokracisë në Shqipëri, jep të gjitha garancitë së do të dijë të përfaqësojë me dinjitet shtetin e ri shqiptar në Malajzi apo dhe kudo tjetër ku mund të jetë emëruar. Në funksion të kësaj detyre zoti Ferid Hoti kaloi edhe një periudhë përgatitjeje profesionale të mjaftueshme pranë drejtorisë përkatëse të MPJ, sipas procedurave. (Vijon në faqen 4)

KONKURSI I FATOS NANOS NË FILMET DHE ZHVILLIMET DEMOKRATIKE NË SHQIPËRI ESHTE I PAMOHUESHEM

Sot mbushen dy vjet nga dita e arrestimit të kryetarit të PS, Fatos Nano – kështu titullohej artikulli i djeshëm «ZP», kryeartikull që dilte kaq i qartë. Vetëm në kolonën e parafundit nga 6 kolonat e saj «ZP» kërkon t’i japë shpjegimin e vet, pra që të Nanos në demokraci. Por në këtë Fatos Nano ishte kryeministër dhe funksionar i lartë i PPSH, sot kryetar i PS. Ishte deputet i PPSH, sot deputet i PSSH. Ish-ekspert dhe bashkëpunëtor i shkencor (dhe jo i ri siç thotë «ZP») në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Nano luftoi për shkëputjen e revizionizmit modern, të imperializmit dhe kapitalizmit. «ZP»-i i datës 13 prill 1991, e përmend këtë kontribut të madh të Nanos. Që në atë kohë, Nano u shqua për pesimizma dhe fjalime të bukura. I pari i klasës, i kursit, i fakultetit, i rinisë, një i pari edhe i Partisë, porse parta e tij, siç ishte më e para Shqipërisë. Që në fëmijëri Nano kërkoi pluralizëm politik, në rrugën e tij kërkoi zgjidhje pluraliste dhe ekonomi tregu. Kurse në moshën e pjekurisë Nano kërkoi babën. Ai demaskoi në ditët e para pluralizmin politikën e gabuar të PPSH, Enverin deklaroi e ka baba dhe çdo shqiptar i sojit të tij e në zemër. Pra Enveri i mirë, po PPSH e keqe! Kur shpërthen demonstratat e studentëve, Nano ishte i pari në shesh veçse me ndryshim: studenti për të sjellë pluralizmin, Nano për të koordinuar policinë kundër studentëve. Siç thotë «ZP», eporket e tij e kaq anat sa e gjodhën zv. kryeministër e pastaj kryeministër vetin. Nano kështu edhe në zhvillimet demokratike. Shpirti i tij humi dhe demokrat vrau vetëm 4 martirë në 2 prillin shkodran dhe një më shumë. Se, po të mos ishte demokrat, kuptedi sa do kishte vrarë. Pas 2 prillit ai ndërtoi një qeveri që populli aq shumë e donte dhe i besoi, saqë e rrëzoi pas 30 ditësh! Tanti prej ekonomisti modern bëri që në kohën kur Nano drejtonte reformën më shumë e 85 përqind e popullsisë së aftë për punë të dilte në asistencën e të famshmit 80 përqind, që Shqipëria të digjej... drejtonte reformat punë të dilte në asistencën e famshme 80 përqind, që Shqipëria të digjej e shkatërrohej, të vihej, që borxhi i vendit të kalonte 500 milionë dollarët, që inflacioni të rritej deri në 900 për qind, që Universiteti i vetëm kombëtar të mbyllej, që shkollat të shkatërroheshin dhe gjindra e mijëra njerëz të braktisnin tragjikisht atdheun nga toka, deti dhe ajri. Po Nano s’u mjaftua me kaq. Aq shumë e donte popullin e vet dhe Shqipërinë, saqë i solli në vend të bukës e orizit, lëng limonash e marmalatë; në vend të kapitalit të huja investues, mashtrues të tipit H. Sejdia apo Levante Co... S’ka gjë se 9 milionë dollarë humbën nga «mënçuria» e tepruar e Nanos. Rëndësia ka që Nano gezoi shëndet të mirë, se futi në greve uri studentët e shquar të demokracisë dhe minoriteti, të persekutuarit dhe sindikalistët, Nano ishte për iniciativa e lirë edhe kur e kish vendin që drejtonte në një lagje bandash si në filmat aventurierë. Dhjeta të pafajshëm u vranë, të tjerë u zhdukën, plasi zija e bukës, u përfshinë nga mjerimi, askush s’punonte, vetëm vuante dhe kërkonte lëmoshë. Dhe Nano, pasi mendojë se të gjithë u bënë shtresa të paprivilegjuara, formoi Partinë Socialiste, alias komuniste, e cila nuk mori nga PP dhe PK, vetëm R. Alinë e Xh. Gjonin. Më vonë Nano u bë mbret i komunisteve. Ai luftoi aq shumë për të drejtat e njeriut, u konsumua aq shumë për to, saqë votoi kundër ligjit të tyre në parlament. Ai e deshi aq shumë Shqipërinë saqë kërkoi masakrimin në Këshillin e Europës. Ai e deshi aq shumë Kosovën saqë doli kundër planeve të OKB, SHBA, NATO-s, KE për ndërhyrje atje. Ai e deshi aq shumë Çamërinë saqë ia fali Pasok-ut në shkëmbim të tridhjetë vizave për në Greqi. Dhe atë donte aq shumë popullin saqë disa i thanë «hajdut», ndërsa disa të tjerë u pritën me domate, salcë dhe vezë të prishura. Dhe ai ishte aq krenar kur e arrestuan, saqë tha se është krenar që ra në burg, sepse çdo aventurier politik, çdo i akuzuar për vjedhjen e 9 milionë dollarëve të kishte krenar të arrestohet dhe të vijë në burgjet që ai vetë ka ngritur për miliona shqiptarë. Nisur nga kjo biografi e shkurtër, shumë e shkurtër e liderit Nano, jam në një mendje me përfundimin e «ZP», që «demokratët e vërtetë të mbështeten e të mbrohen, sepse ata që luftojnë për të vendosur drejtësinë në vend, megjithëmend duhen mbështetur dhe mbrojtur.»

Kryeministri Meksi do të vizitojë Turqinë në fillim të muajit tetor

I ft uar nga Kryeministrja e Turqisë, zonja Tansu Çiller. Kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi do të bëjë një vizitë tre-ditore në Turqi nga data 4 deri më 7 tetor. I ftuar nga Kryeministrja e Turqisë, zonja Tansu Çiller. Kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi do të bëjë një vizitë tre-ditore në Turqi nga data 4 deri më 7 tetor. Sipas zëdhënës së Kryeministrit Meksoi, «në bisedimet që do të zhvillohen, dy homologët do të diskutojnë mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale që aktualisht janë në nivel të kënaqshëm». Pritet gjithashtu që dy kryeministrat të diskutojnë edhe për çështje rajonale e ndërkombëtare. Nga burime të tjera mësohet se gjatë kësaj vizite mund të nënshkruhet edhe ndonjë marrëveshje ekonomike.

Një nobelist takohet me artistët shqiptarë

- Aktivitet për nder të piktorit me famë botërore Masur (mani dhe prezantimit të librit «La liberta» të Vitorc Lekës. Në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve, të martën e kaluan nën kujdesin e Forumit Rinor Republikan u organizua një koktej për nder të piktorit të njohur me origjinë persiane Masrur Imani dhe prezantimi i librit «La liberta» të Vitorc... libertà» të Vitore Lekës. Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe kryetari i Parlamentit, z. Pjetër Arbnori, nënkryetari i Parlamentit z. Tomorr Malasi, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, artistë dhe gazetarë. Masrur Imani, i diplomuar në Londër për inxhinieri mekanike, do të shkëlqente me talentin e tij në pikturë. Për pikturën z. Imani ka marrë disa çmime; - Luani i Artë në Jubileun Ndërkombëtar të Venecias 1986. - Dekoratë me Artet e Bukura 1987. - Çmim Nobel në Artet Italiane 1987 - Çmimi i kalvarit të artit të urdhërit të Maltës etj. Zoti Imani, që mori fjalën në hyrje të aktivitetit, pasi shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe konsideratën e lartë për zhvillimet në Shqipëri, parashikoi disa nga planet dhe idetë që dëshironte të zbatonte, Pjetër Arbnori, që e mori fjalën më pas, tha: «Vitet e fundit po na vijë shumë politikanë dhe kjo është pozitive, por është shumë mirë kur vijnë artistë. Nje-

Vetëm sa për t’i kujtuar stafit të «Alternativës SD»

... se para se të shkruajë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, duhet të paktën të takohet e të bisedojë me Zëvendësministrin e dikasterit. - Nëse lexuesi do të kishte në dispozicion të dhënat e plota për problemet e ngritura në «Alternativën» e datës 29.09.1993 në shkrimet «Deri kur shqipëtarët do të çudisin edhe botën?» dhe «Jam shumë i lumtur që vij një vendin tuaj për të cilin më ka folur që në fëmijni babai...», mbase edhe ideja për t’i shkruar ato do t’i dukej pa vend. Por më tepër edhe botimi i tyre në faqen e parë. Dy vërejtje sidoqoftë mund t’i them me siguri për këto shkrime: 1. Kur është fjala për politikën e jashtme të shtetit shqiptar informacione, për të shkruar rreth saj duhet të jetë sa më i saktë. Çdo e shkruar pa përgjegjësi do të përbënte një dimension anti-shqiptar në propagandë. Eksperienca e shumë shteteve të botës s’ka reshtur së treguari se pluralizmi politik nuk i bëhet pengesë, kombi të vet, kundrejt kombeve të tjerë. Ç’vlerë ka të shkruash copëra të bashkëthemesh në gazetë për ambasadorin e sapo-emëruar shqiptar në një shtet të huaj? Aspak. Madje cënohet në mënyrë të palejueshme autoriteti i shtetit që përfaqëson ambasadorin dhe në të gjithë. Shqiptari kundër shqiptarit... 2. Stafi i gazetës nuk duhet të harrojë se përfaqësion një parti që bën pjesë në qeverinë e sotme, të cilën natyrisht edhe do ta kritikojë, por jo «t’i nxjerrë sytë» me një gjë gazetare që shpreh kënaqësi e që i ngjan vetëm atij të ZP-së.

Parashikime optimiste e dimrit të sivjetëm

Tiranë: Ndërsa i afrohemi stinës së dimrit natyrshëm njerëzit edhe shqetësohen që gjëllë kjo stinë. E ajo që i ka munduar së tepërmi qytetarët e Tiranës dimrat e viteve të fundit ka qenë anonmalia në rrjetin elektrik dhe mungesa e mjeteve ngrohëse. Po, a parashikojnë gjendja për dimrin e sivjetshëm? Ashtu siç është punuar për të siguruar një zgjidhje mund të sigurohet rikonstruksionit të pjesës të rrjetit elektrik, orëgjithshëm e pushteti lokal s’kanë bërë sa duhet për objektet gjatë dimrit. Kështu, nëse kronikat televizive të një viti më parë bënin fjalë për boshatisje të fushës së druve, këtë vit kjo lëndë djegëse, që në vendin kryesor për ngrohje, është siguruar me shumicë. Qytetari mund të vejë të prenotojë pranë N. K. Lëndë djegëse ose direkt në fushën e druve në Allias deri në dy racione dru, të cilat afrohet një shërbim relativisht i shpejtë (3-7 ditë nga dita e prenotimit). Ky furnizim i bollshëm me dru zjarri u bë i mundur pas «Vërheqjes në këtë front të subjekteve private. Rreth 70 përqind e sasisë së druve është sjellë nga këto subjekte dhe vetëm 30 përqind nga ndërmarrjet shtetërore. Aktivizimi i 1 rre firmave private ka bërë që kontratat të realizohen normalisht e në fakt është vëjinë vetëm dru të cilësisë së parë. Siç shpjegon drejtori i N.K. Lëndë Djegëse, Hysni Gjoni, sot janë gjendje në fushë rreth 15 mijë mat dru zjarri dhe pritet që deri në fund të vitit të grumbullohen 51 mijë m³. Ajo çka bie në sy në këtë ditë vjeshte është angazhimi i puno.», njëvje për të përpunuar e dërguar në destinacion të gjithë sasinë e druve. Këtij qëllimi i shërbejnë vënia në punë e 15 automjeteve ekzistuese, blerja e 6 «IFA»-ve të reja dhe funksionimi normal i 16 elektrosarrave. Kaq përsa i takon drurit si lëndë djegëse. Por, a do të vazhdojë gjatë përdorimi i lëndës së drurit për ngrohje? Cila është perspektiva. Dihet se druri, përsëri, do të sigurojë ngrohje me kos-

«Alternativa SD» shpreh dobësi...

- Të krahasosh Abdi Baletën me Gramoz Ruçin, «këmishëbajësin» e krimit nuk është gjë tjetër veçse mllëf verbër ekstremuisti. Në faqen e parë të «Alternativa SD» të datës 29.9.1993 me tituj të mëdhenj botohet artikulli «Qiftit Ruçi-Baleta i urojmë jetë të lumtur». Mendimet e shprehura aty më sollën ndërmend një ndodhi të gati një viti më parë. Ishin ditë tensionesh politike. Rrasti e solli që të takohesha me një nga ekstremistët e PS-së. Dhe, në vend të përshëndetjes, ai do të më thoshte: «Njeriu më i rrezikshëm, që ka në mes të saj PD, është Abdi Baleta. Kujdes nga ai! Nëse do të vijë PD shkatërrimi, atë do ta ketë peshqesh vetëm nga Abdi Baleta!...», Nuk më habiti aspak ky «merek» i tij për PD-në. Para se të kish hallin e PD-së, ai, mbi të gjitha kishte hallin e PS-së së tij, që atë ditë ndodhej në gjendje «Nokdauni» përballë PD, deputetëve të saj, midis të cilëve ishte Abdi Baleta. Ai, që më paralajmëronte «të bënim kujdes nga Abdi Baleta», ishte pikërisht i kategorisë së atyre, që një vit më vonë do na kërcënonte për tërheqje zvarrë, thyerje kafkash, etj., monstruozitete komuniste kanibalizmi. Të krahasosh Abdi Baletën me Gramoz Ruçin, «këmishëbajësin» e krimit me Abdi Baletën, nuk është gjë tjetër veçse një mllef verbëror ekstremist. Shenja e barazimit qëndron pa ekuivok mes këtyre dy demonstrimeve mllefesh. Sa për Abdi Baletën, ai nuk ka pasur dhe as ka ndonjë lidhje, me ekstremizmin kriminal komunist. Qëndrimet e tij i ka mbajtur gjithnjë hapur dhe ndershmërisht. «Lepujtë» të tipit Ceka, Çupi, Ruçi, Dokle, Islami, etj., ai ua ka treguar vendin ballazi kur ka qenë nevoja. Krahësimi i bërë nga gazeta e PSD-së, në vend që të pazëgojë «çiftin» Ruçi-Baleta, në fakt bën të kundërtën: zbulon barrën e shtuar të «lepujve» Ruçi e kompanii. Nuk kishte përse «Alternativa SD» ta humbiste ashtu «toruan», sa që të shprehej «Ekstremistët nuk e duan Kushtetutën» apo «Ata që votuan kundër, mbrojtës» votuan edhe kundër futjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës(!!!). Bile, bile aq e «trullosur» ka qenë ajo, sa që arrin të thotë edhe: «Sidogoftë kjo s’ka... duhet thënë se realizoi objektivin e kësaj partie (PSD-së R. S.) për të treguar popullit se kush është dhe kush nuk është për përgatitjen dhe miratimin e Kushtetutës». E pra, sipas «Alternativës», ja cili paskà qenë qëllimi i PSD-së, të justifikoheshte para popullit e jo halli i Kushtetutës!?... A nuk kemi të drejtë të mendojmë se në të vërtetë më të interesuar për Kushtetutën janë PD dhe deputetët e saj, midis të cilëve dhe Baleta? Më demokrat është ai që është më fisnik dhe më tolerant. Ndaj, duke përfunduar, këtë reagim të «Alternativës SD» unë do ta llogarisja vetëm si një dobësi të saj...

KADAREA NË SHQIPËRI PER ÇMIMIN NOBEL

«Alternativa SD»

shpreh dëbësi

Çmimi NOBEL

Par dje mbërriti në Shqipëri nga Franca shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare. «Kam ardhur të pres në shtëpi shpalljen e Çmimit «Nobel» - deklaroi ai. Sipas revistave dhe gazetave franceze më në zë, Çmimi Nobel për letërsinë këtë vit duhet të kthehet në Evropë dhe pretendenti numër një për ta fituar atë është shkrimtari Ismail Kadare. Siç dihet, Kadareja vite e fundit ka qenë ndër tre ose katër pretendentët kryesor për fitimin e këtij çmimi, por fitues kanë qenë të tjerë, mbase dhe thjesht për shkak të disa koniukturave që pak kanë lidhje me letërsinë, Sidogoftë, këtë vit duket se shkrimtari ynë më i njohur ndodhet pranë Çmimit Nobel si kurrëherë. Përderisa për të regjistruar Kadarenë në Shqipëri ka ardhur një grup i Televizionit francez, nuk besoj se do të ishte e vështirë që edhe një grup regjistrimi nga TV Shqiptar të informonte telespektuesit për arritjen e tij në Shqipëri.