08/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 tetor 1993

BUTROS BUTROS GALI PRITI MINISTRIN E JASHTËM SHQIPTAR

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Butros Butros Gali priti më, 6 tetor në Selinë e OKB-së ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Alfred Serreqi. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet dhe reformat demokratike në Shqipëri, për gjendjen në ish-Jugosllavi dhe në veçanti në Kosovë, për rolin e diplomacisë preventive në ndalimin e zgjerimit të konfliktit etj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Gali shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme. (ATSH)

Delegacioni ushtarak turk vazhdon vizitën në vendin tonë

Në vazhdim të vizitës në vendin tonë, delegacioni ushtarak turk, i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Husein Dogan Gyresh, bëri më 6 tetor paradite një takim me kuadro të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sonë. Në këtë takim kolonel Sheme Kosova e njohu zotin Gyresh me aspektet të punës për reformimin e ushtrisë, sipas modeleve më të përparuara evropiane. Gjeneral armate Doan Gyresh, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Ilia Vasho, shkuan në njësitë ushtarake të Forcave Ajrore, ku u takuan me efektivin dhe u interesuan për përgatitjen e pilotëve, gatishmërinë e tyre, etj. Ata ndoqën nga afër stërvitje ushtarake. (ATSH)

FILLOI DISKUTIMI I PROJEKT-LIGJIT «për shtypin»

Dje paradite Kuvendi Popullor zhvilloi seancën e zakonshme. Ajo u drejtua nga kryetari i Kuvendit Popullor zotit Pjetër Arbnori. Në rendin e ditës të kësaj seance ishte diskutimi për aprovimin i «Ligjit për Shtypin» i paraqitur nga një grup prej tridhjetë deputetësh të grupit të deputetëve të PD. Fillimisht u drejtuan pyetje specialistëve lidhur me nenet dhe momente të veçanta të këtij projektligji, të cilave iu përgjigj zoti Zef Brozi në cilësinë e specialistit në mbrojtje të këtij ligji dhe njëkohësisht anëtar i grupit të hartimit të këtij ligji. Pas pyetjeve filloi diskutimi në parim nga deputetët. Në këtë seancë morën fjalën deputetët Uran Butka; Dritëro Agolli; Mojkom Zeqo i cili në emër të një grupi të deputetëve të PS paraqiti edhe një tjetër projektligj. Diskutimet e seancës së paradites i mbylli deputeti Rudolf Marku. Mbasditë vazhdoi diskutimi i mëtejshëm lidhur me projektligjin «Për shtypin». «Korresp. i «RD»

TË BËJMË NJË LIGJ SA MË DEMOKRATIK PËR SHTYPIN

Nga diskutimi i deputetit Uran Butka, në emër të Komisionit të Ligjeve, të Kulturës e të mjeteve të Informimit Publik. Projektligji i paraqitur për shtypin ku përfshihen edhe botimet jo periodike, është i një rëndësie të veçantë, ndaj edhe komisioni i ligjeve dhe Komisioni i Kulturës dhe i Mjeteve të Informimit Publik e shqyrtoi me seriozitet e përgjegjësi në disa seanca duke bërë edhe vërejtjet që i kemi përpara. Mendoj që duke patur parasysh edhe vërejtjet e ndreqjet konstruktive gjatë debatit të sotëm në seancë plenare, do të bëjmë një ligj të mirë për shtypin. Projektligji është hartuar duke u mbështetur kryesisht në ligjin e shtypit të Vestfalisë, landi më i zhvilluar i Gjermanisë, i gjykuar nga specialistët si më i miri dhe më i përshtatshmi për Shqipërinë. Fillimisht u drejtuan pyetje disa kufizimeve e masave administrative, ky ligj pengon shpërndarimin e lirisë së shtypit, në ne ka marrë përpjestime skandaloze dhe rrezikon ndotjen e mjedisit social dhe helmon higjenën demokratike. Nuk janë të rralla rastet dhe të pakta rastet e shfaqjes së figurës së krimit nëpërmjet shkrimeve të zeza të shtypit, shfaqjet e fyerjes së gjithmbarshme e të rëndë të personit, të cenimit të lirisë së tjetrit; të shpifjes të denigrimit të pabazuar, të dhënies së një informacioni të rremë që sjell pasojë, që shkel kushtetueshmërinë, rrezikon çështjen kombëtare apo dhunon rinine nëpërmjet botimeve pornografike etj. Le të përmend një rast të tillë të tillë freskët: dje në «ZP», u botua një shkrim që hidhte dyshim mbi moralin e Presidentit dhe të një ministri, duke tentuar të cenonte personalitetin dhe dinjitetin e tyre. A është e moralshme dhe e ligjshme kjo? Në këtë projektligj është parashikuar edhe përgjegjësia, e cila bie mbi atë që ka marrë përsipër botimin, dmth mbi botuesin e jo drejtpërsëdrejti mbi gazetarin. Për redaktorin përgjegjës, apo më saktë; për kryeredaktorin si edhe për redaktorët përgjegjës në gazetat e mëdha, parashikohen, për shkeljet e ligjit, dënime administrative, kryesisht gjoba që shkojnë nga 100.000 deri në 800.000 lekë. Ndërsa për kryerjen e veprave penale nëpërmjet shtypit përgjigjet penalisht si redaktori, si gazetari ashtu edhe çdo qytetar tjetër që i kryen, sipas dispozitave të kodit penal. Këtu qëndron edhe thelbi i këtij ligji-thelbi demokratik i tij. Sa për të drejtat dhe detyrat e gazetarit, ato do të përcaktohen me statusin e gazetarit, të cilin Lidhja e Gazetarëve e ka përgatitur dhe do ta paraqesë së shpejti për miratim. Gjithashtu edhe Drejtoria e RTV po ndërton ligjin e ri të shtypit audioviziv, që do të plotësojë kuadrin e plotë të ligjit për median shqiptare. Në disa javësh tubimi i gazetarëve i bëri thirrje parlamentit për të bllokuar paraqitjen e projektligjit për shtypin derisa të vinin vërejtjet e tyre, Kryesia e Kuvendit Popullor e mori menjëherë në konsideratë këtë mendim dhe e shtyu për disa javë paraqitjen në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit, zoti P. Arbnori, i kërkoi me shkrim mendimin gazetarëve nëpërmjet z. Mero Baze, ndërsa unë, si kryetar i komisionit, u vura në dispozicion kopjet e projektligjit si dhe vërejtjet e komisioneve. Mirëpo, për fat të keq tubimi i gazetarëve për dhënien mendimesh e vërejtjesh u deshtua nga vetë kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, z. Baze. Nga njëra anë deklarime, insinuata e sulme të pabazuara për projektligjin në përgjithësi, nga ana tjetër asnjë përgjigje serioze, asnjë mendim e vërejtje konstruktive - bile shmangie nga detyrimi qytetar apo gazetaresk. Pikërisht ndaj edhe u organizua në TV një ballafaqim e bisedë për Ligjin e Shtypit me përfaqësuesit e gazetave kryesore të kryeqytetit, me ata të ATSH e të RTV. Atë, veç të tjerash, u ravijëzuan dy elementë kryesorë: së pari, domosdoshmëria e këtij ligji dhe së dyti, që ligjin e shtypit nuk e bëjnë dot gazetarët, po specialistët dhe ligjvënësit. Është detyrë e këtij Parlamenti të nxjerrë një ligj të mirë për shtypin që të jetë për sot e për nesër, që të bashkojë përvojën evropiane me atë të shtypit tonë demokratik e cili i ka rrënjët që në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare.

Internacioni Socialisë mbështet plotësisht çdo veprim të Jelcinit: PSSH e quan «Antidemokraci»!

- Një gafë tjetër politike e ish-komunistëve shqiptarë - Teoria e «revolucionit proletar» me dhunë vazhdon të mbetet parim bazë i komunistëve shqiptarë të vjetër e të rinj. - Kaq i zi dhe thirrjet e tij kriminale, shembulli më i qartë i «demokracisë socialiste». - Një gafë tjetër politike e ish-komunistëve shqiptarë - Teoria e «revolucionit proletar» me dhunë vazhdon të mbetet parim bazë i komunistëve shqiptarë të vjetër e të rinj. - Kaq i zi dhe thirrjet e tij kriminale, shembulli më i qartë i «demokracisë socialiste». Për ngjarjet e ditëve të fundit në Rusi mund të përdoret pa ekzagjerim shprehja «tronditën botën». Kishim të bënim me një dyluftim politik midis demokracisë në Rusi në një anë dhe forcave konservatore aktive antireformuese në anën tjetër. Është e vërtetë që, po ta shohësh nga lart, kriza duket thjeshtë si një luftë për pushtet midis Jelcinit dhe Rutskoi të Hazbulatovit, të cilët fillimisht ishin në krah të Presidentit Rus, por... Për të hedhur poshtë këtë teori, e cila ka një pjesë të vërtetë brënda, mjafton të shohim ndërjen ideologjike të pasuesve të të dy palëve. Për këtë le t’u referohemi edhe mendimeve të Fabrizio D’Angelit, korrespondentit të RAI-t në Moskë. Duke folur në komentin e tij lidhur me ngjarjet në Rusi, për pasuesit e Rutskoi dhe Hazbulatovit D’Angeli thotë se nga bindjet politike dhe ideologjia ata janë «stalinistë» të vjetër. Dhe janë po ata turma që ishin kundër Gorbaciovit gjatë grushtit të shtetit. Megjithatë, për të qenë të bindur lidhur me sa më sipër, mjafton flamujt e kuq të komunizmit që ata mbanin dhe parullat që hidhnin për përdorimin e dhunës. Pra, për gjithë botën ishte e qartë se kush ishin ata që në thirrjet e Ruskit u vërsulën dhe me dhunë kërkonin të rrëzonin pushtetin legjitim demokratik. Ngjarjet e 3 dhe 4 tetorit në Rusi gjithë bota demokratike i cilësoi si një grusht shteti komunist-fashist ndaj demokracisë. Në deklaratën e tij në TV Rus, pasi bëri një sqarim të situatës, Jelcini cilësoi edhe një herë rebelët si «banda vrasësish» që kërkonin të rikthenin diktaturën. «Demokracia duhet mbrojtur», tha ai, - dhe «shteti duhet të përdorë forcën në se rrezikohet siguria e qytetarëve dhe demokracia». Nuk do të jetë falje për komunistët dhe fashistët në Rusi. Ata që përdorën armët kundër demokracisë, do të përgjigjen përpara ligjit». Ishte kjo ideja e Jelcinit dhe në momentet e para të krizës, ide që u përkrah edhe pasi ai e vuri në zbatim, sepse bota vlerësoi të dy palët në konflikt. Po «socialistët» shqiptarë, ç’bënë? Askush në Shqipëri nuk ka dyshim për atë që shpreheshin komunistët shqiptarë, që u bënë dhe forcave konservatore aktive antireformuese në anën tjetër. Dhe artikulli në «ZP» shkruhet se Jelcini ka qenë nxitësi i krizave në të gjitha rastet. Veprimet e Jelcinit quhen antikushtetuese dhe antidemokratike. Ja se ç’shkruan «ZP» më 7 tetor: «Jelcini fitoi ... duke bartur mbi vete konsekuencat e kësaj ndërmarrjeje shtypëse me dhunë, e cila pa dyshim nuk ka të bëjë aspak me demokracinë dhe zgjedhjet demokratike...» Duket sikur komunistët shqiptarë shqetësohen më shumë se të gjithë për demokracinë, por, për «çudi» e të gjithë, për të ndryshme nga e gjithë bota; shkël’se të demokracisë nuk janë stalinistët që filluan sulmin e përgjakeshëm! Kjo është një gafë tjetër politike e ekstremistëve të PS, që pretendojnë gjithnjë se janë kthyer në socialistë modernë. Këtë gafë e bën mjaft të dukshme edhe deklarata e Mbledhjes së Internacionales Socialiste, e cila mbështet plotësisht veprim... (Vijon në faqen 4) e momentet e para të krizës dhe që u përhap të dy palët në konflikt. Po «socialistët» shqiptarë, ç’bëjnë? Askush në Shqipëri nuk ka dyshim për atë që shpresonin eks-

RUTSKOI «KOPION» ISLAMIN, POR ISLAMI S’PESON FATIN E RUTSKOIT

- Në vend të përgjigjeve të disa pyetjeve të Dokles (që flet në emër të Evropës) Ndër pamjet e fundit që transmetonin stacionet e ndryshme televizive lidhur me ngjarjet në Rusi ishin edhe ato të Rutskoi që m kalashnikov në dorë përgjigjej të bindte disa gazetarë francezë se n arma e tij nuk kish dalë asnjë predhë. Nga ana tjetër, Hazbullatovi me fytyrë të trembur deklaronte se nuk dinte asgjë për sulmin ndaj TV dhe se ai vetë nuk kishte urdhëruar një sulm të tillë, duke ia lënë kështu terrenazi Rutskoit përgjegjësinë për sa ndodhi . Komenti i stacioneve televizive për këto pamje qartësonte faktin se këta dy personazhe, pasi e panë të humbur qëllimin për të sfiduar Jelcinin me forcë, panë vetë frikën e vdekjes. «Është e kuptueshme një frikë e tillë pas asaj që ndodhi», do të komenton­te dhe RAI. Pasi u dorëzuan, Rutskoi dhe Hazbullatovi u arrestuan dhe u futën në njërën nga burgjet e Moskës. Një përfundim i tillë bëri që të marrë frymës lirshëm jo vetëm Rusia, por edhe gjithë Perëndimi. Edhe njëherë Klintoni dhe qeveria e tij përmendën shprehën mbështetjen e plotë për veprimet e fundit të Jelcinit. Këto ishin ato që ndodhën së fundi në Rusi. Ndërkohë, Shqipëri «ZP» boton një intervistë të Dokles nën titullin bombastik «Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, çështja Nano (vijon në faqen 4)

Zhan-Pierre Cot për «Çështjen Nano»

Kryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Zhan-Pierre Cot, në një letër të tij drejtuar ambasadorit shqiptar në Bruksel, Artur Kuko, pasi e falenderon për informacionin mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Nano, shkruan se: Jam i sigurt se z. Nano do të gjykohet sipas ligjit shqiptar me respektin e duhur për të drejtat e njeriut. Ai kërkoi edhe më tej informacion për këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e saj.

Ligji «Për shtypin» - Një mbrojtje ligjore e lirisë së gazetarëve

- Nga diskutimi i deputetit Rudolf Marku Projektligji për shtypin, që kur u shfaq si mendim zgjoi një interes kundërshtish dhe pikëpyetjesh të kuptueshme. Shtypi shqiptar, i gjendur përrepthish për së vetë radhazi, ka merituar, e padiskutueshme në këtë ndër partizanizmin e komunizmit dhe lëndën e fenomeneve të hogjërise pasdiktatoriale. Procesi demokratik shqiptar filluan mes gazetave, program, shkrimeve botuar informim në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve, «Drita» me vër... gazetat e para shqiptare. Dua të shënoj pikërisht sot kur Parlamenti shqiptar ... për diskutimet ligjin për shtypin, me parlamentin i parë i Shqipërisë. ... përpjekje pasakonsitu ... të krijua një projektligj, i cili në të vërtetë është një përshtatje e ligjit për shtypin e landit të Vestfalisë. Më duket se pyetja e parë: a duhet të kemi një ligj për shtypin, tashmë është tejkaluar. Një bisedë televizive e transmetuar para ca ditësh tregoi se përfaqësues të gazetave nga më të ndryshmet tashmë e pranojnë se trafiku kaotik dhe tepër i çrregullt i gazetarisë shqiptare duhet të ketë semaforët e vet të ligjshëm. Megjithatë, dua të shtoj se pikërisht Ligji për Shtypin rrjedh nga Dispozitat Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. (vijon në faqen 4) bëjë më i miri dhe më i përshtatshmi për Shqipërinë. Natyrisht që edhe përkthimi, transplantimi i mendimit si dhe hartësia në variantin e parë nuk janë gjithkund të arritura; por u takon deputetëve që duke marrë parasysh edhe vërejtjet e komisioneve ku kanë dorë në mënyrë të veçantë edhe profesorët e gjuhës, z. Lloshi, z. Marku si dhe juristi z. Brozi, të bëjnë plotësimet e nevojshme. Jam i mendimit që është e nevojshme të marrim në konsideratë edhe vërejtjet dhe sugjerimet e gazetave, të Komitetit të Helsinkit, të punonjësve të bibliotekave etj. Sic u tha nga përfaqësuesit e shtypit në bisedën televizive për këtë ligj, «shtypi ynë e ka hak një ligj për shtypin». Ky projektligj nga njëra anë, duke zbërthyer nenin 2 të ligjit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siguron lirinë e shtypit, garanton veprimtarinë e shtypit, ngritjen e ndërmarrjeve të shtypit pa nevojën e licencës, siguron detyrimin për të marrë informacion dhe të drejtën për ta përhapur lirisht këtë informacion, siguron mundësitë e zhvillimit të një shtypi thellësisht demokratik, opozitar dhe jokonformues, që është aq i nevojshëm për fatet e demokracisë, të lirisë e të përparimit. Por, nga ana tjetër, me anën e