Presidenti i Republikës Sali Berisha priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian serb Xhek Stjuart-Klark
Presidenti i Republikës Sali Berisha priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, ser Xhek Stjuart-Klark, me të cilin bisedoi për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe rrezikun e përhapjes së konfliktit në jug të ish-Jugosllavisë.
Presidenti Berisha theksoi se Shqipëria është angazhuar fort në ndërtimin e një shoqërie demokratike e respektimin e të drejtave njerëzore, në përputhje me kriteret e Kombeve të Bashkuara dhe standardet evropiane. Ai u ndal në reformat që po kryhet në fushën e ligjshmërisë, drejtësisë dhe policisë, si masa të domosdoshme për një shoqëri demokratike si dhe në rrugën e kryerjes së privatizimeve si bazë e reformës ekonomike.
Ser Xhek Stjuart-Klark vlerësoi rezultatet e arritura dhe theksoi se Parlamenti Evropian mendon se ju po ecni shumë mirë në rrugën e standardeve për të hyrë në Këshillin e Evropës dhe për t’u integruar në Evropë.
Në takim u bisedua gjithashtu për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe masat që duhet të marrë bashkësia ndërkombëtare për të frenuar regjimin e Milosheviçit dhe shmangur rrezikun e shpërthimit të një konflikti që do të përfshinte gjithë Ballkanin.
(ATSH)
Presidenti Berisha merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të KE-së për problemin e pakicave kombëtare
Në Vjenë Presidenti i Republikës, Sali Berisha, merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të shefave të shteteve, organizuar nga Këshilli i Evropës, për problemin e pakicave kombëtare.
Në aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, antarë të qeverisë, etj.
(ATSH)
MIRATOHET NË PARIM PROJEKTLIGJI «PËR SHTYPIN»
- Grupi parlamentar i PS dhe 6 deputetët e pavarur votojnë «kundër», kurse grupi i deputetëve të PSD-së «abstenojnë»
Nga Kuvendi Popullor
Pardje mbrasdite vazhdoi seanca e diskutimit në parim për projektligjin: «Për shtypin», seancë kjo që u çel me diskutimin e deputetit të PS, Musa Ulqini.
Deputeti Ulqini diskutimin e kish formuluar me citate të kryeredaktorëve e gazetarëve të gazetave, shumica e të cilave u përkitasin tashmë krahut të njohur për destruktivitetin dhe antikombëtarizmin e tyre shëmbullor. Ai e kundërshtoi këtë projektligj, por ndërkohë u shpreh «pro» për domosdoshmërinë e një ligji për shtypin. Më tej, deputeti Ulqini vazhdoi të na «çudiste» akoma kur, të gjitha incidentet e gjer tanishme me gazetat, të qenë e pagëna, ia atribuoi si «meritë» shtetit dhe qeverisë demokratike. «Zbulimi» më i madh i tij ishte kur u shpreh se «para 22 marsit 1992 nuk ka pasur asnjë rast të tillë lincimi të gazetave...»!
Edhe në diskutimet e deputetëve të tjerë të PS-së, si Agasi, Lloshi, Lalaj, dhe Baci në përgjithësi mbizotëroi e njëjta frymë. Si argumente të tjera kundër këtij projektligji u përdorën edhe ato e paskura as Amerika!! PS dëshiroka më së fundi t’i «ngjasoka» Amerikës! A mos duhet ta shënojmë këtë si një eveniment kësaj te saj?!...
Projektligjin e paraqitur e kundërshtuan edhe deputetë: Mehmet Çeliku si dhe Teodor Keko, i cili u shpreh për një liri të pakufizuar për shtypin. Kurse deputeti i PSD, Gago Apostoli u shpreh «abstenoj» për projektligjin.
Deputetët e PD në diskutimet e tyre në përgjithësi e mbështetën dhe argumentuan domosdoshmërinë e projektligjit për shtypin.
Kështu, deputeti Tonin Alimehilli, mes të tjerash, u shpreh se ky projektligj ka për qëllim «operojë» redimentin totalitar të tejkalimit të së drejtës e lirisë nga disa shkruese, që duke spekulluar në kuptimin e personalitetit të njeriut, pa përfillur ligjin kushtetues të mbrojtjes, së lirive e të drejtave të individit, po shkruajnë çka u vjen për dore. Jam i bindur, vazhdoi më tej deputeti Alimehilli, se gazetarët e
[teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit]
Drejtësia i bindet vetëm ligjit së saj të patjetërsueshme
- Për të korruptuarit nuk do të ketë shanse -
Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar kërkesën e F. Nanos dhe duke lënë në fuqi masën e arrestit të marrë ndaj tij, nga prokuroria e këtij rrethi më 30 korrik 1993, tregoi se drejtësia shqiptare është e vendosur të çojë deri në fund luftën kundër korrupsionit.
Ky vendim tregoi gjithashtu se në shtetin ligjor, ky institucion i drejtësisë nuk mund t’i nënshtrohet ndikimeve partiake turmave politike dhe përkrahjeve në formën e flëtërrufeve komuniste që janë një sjellje arkaike për natyrën e një shteti demokratik për të cilin ligji është i shenjtë. Mërupe deklarata e z. Nano e mbushur me mllefe partiake dhe paralajmërime kërcënuese, sikur ai i paska dhënë shanset e fundit Shqipërisë dhe gjithë botës demokratike, ishte një situatë psikike e pakontrolluar, që i shkon për shtat vetëm komunistëve arkaikë të frikësuar nga veprat e Enver Hoxhës, së cilës klasë i përket edhe z. Fatos. Shanset e Shqipërisë janë vendosur më 22 mars në favor të lirisë dhe demokracisë, në favor të shtetit të së drejtës, lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky fat nuk mund të përcaktohet nga deliri i [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] klasa i një njeriu të akuzuar për shpërdorim posti. Gjithashtu shanset e Shqipërisë dhe Presidentit Berisha për sot dhe të ardhmen janë të lidhura vetëm me të drejtën dhe përkushtimin ndaj saj, vetëm me mbrojtjen e ligjit dhe pastërtinë morale, politike e juridike të shtetit demokratik shqiptar. Nëse drejtësia shqiptare vendos edhe njëherë të ndriçojë me gjakftohtësi dhe deri në fund «çështjen Nano» ky është së pari një shans që i jepet ish-kryeministrit të PPSH për të dalë përpara drejtësisë, çka është e natyrshme në jetën demokratike të një shteti. M. BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NË SHUMË DREJTIME ËSHTË PARA VENDEVE TË TJERA TË EVROPËS LINDORE
- Intervistë e dhënë nga Dr. Mathias von Bismarck-Osten, manaxheri i parë në Shqipëri i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, - për BBC - Departamenti për Shqipërinë.
- Ka rezultuar që është shumë e vështirë për zbatimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri për shkak të ekonomisë së centralizuar që zgjati për 50 vjet. Si i gjykoni përpjekjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim?
- Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekjen të rëndësishëm në drejtim të vendosjes së kuadrit ligjor dhe institucional për një ekonomi tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar - de facto, Shqipëria ka arritur konvertibilitet të plotë të lekut në llogaritë kapitale dhe qarkulluese. Tarifa e importit dhe norma është më liberale se sa në vendet me një nivel të krahasueshëm zhvillimi. Inflacioni ka qenë nën kontroll dhe deficiti buxhetor është pakësuar dukshëm. Qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të inkurajimit të investimeve të huaja. Ministri i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, kohë e fundit, ka përgatitur një dekret shumë liberal të investimeve të huaja, i cili së shpejti do të merret në shqyrtim nga Kabineti dhe Parlamenti. Janë bërë shumë përpjekje privatizimi, veçanërisht në fushën e bujqësisë dhe të biznesit të vogël dhe të mesëm. Komuniteti i biznesit perëndimor dhe Banka Evropiane i kanë vlerësuar shumë këto hapa të reformës. Shqipëria, në shumë drejtime, është para vendeve të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilat filluan tranzicionin më herët. Megjithatë ka akoma shumë për të bërë, si psh ristrukturimi i sektorit tregtar-bankar dhe privatizimi i sektorit industrial. Por ne jemi optimistë, që me ndihmën e institucioneve multi-palëshe dhe dy-palëshe qeveria do t’i përfundojë këto çështje me sukses. - Si e shpjegoni faktin që gjatë analizave të fundit të bëra nga Banka Evropiane për rikonstruim dhe zhvillim, Shqipëria është analizuar si një vend bashkë me Poloninë, e cila këtë vit do të pësojë një ngritje të vogël të rendimentit? - Kjo është një gjë që nuk ndodh në vendet e tjera. Si e shpjego- Si e shpjegoni këtë fakt? - Sipas vlerësimeve të fundit të FMN-së për 1993, parashikohet një rritje prej 8 për qind që është më e lartë nga ç’është parashikuar. Ka 3 arsye për këtë rritje, e para, konsolidimi i suksesshëm i kuadrit makroekonomik, e dyta dhe më e rëndësishmja, prodhimi i ngritur në sektorët bujqësorë duke ndjekur privatizimin e avancuar, dhe së treti, ngritja e prodhimit në fushën e industrisë së konsumit të lehtë duke ndjekur një rritje në investimet e huaja direkte. - Sa domethënës dhe optimist është fakti i mësipërm? - Mendoj se është shumë i rëndësishëm që zhvillimi dramatik i produktit të përgjithshëm shoqëror në 1991 dhe 1992 është përfunduar. Jam i sigurt që, po që se procesi i reformës do të jetë i qëndrueshëm dhe investimet e huaja do të rriten, sigurisht që rritja do të ruhet. - Papunësia është akoma më e lartë se kurrë. Çfarë do të bëjë qeveria për të pakësuar shifrat e tanishme? Papunësia është e lartë dhe si e tillë do të mbetet për të ardhmen një problem që qeveria duhet ta zgjidhë. Qeveria ka bërë shumë për të siguruar vende pune, veçanërisht përmes privatizimit të bujqësisë, që ka ecur mirë. Sektorët ku mund të krijohen fronte pune mund të jenë industritë e konsumit të lehtë, agrobiznesi, turizmi, minierat, nafta dhe jo më pak turizmi. Shqipëria duhet të inkurajojë investitorët e huaj për të dhënë investime në këta sektorë. Banka Evropiane dhe institucionet e tjera po ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Banka Evropiane ka ndërmarrë përpjekje të shumta për inkurajimin e investitorëve të huaj, veçanërisht në fushën e industrisë së konsumit të lehtë, turizmit dhe minierat,
VETEKORRIGJIMI SI VLERËSIM DREJT SË ARDHMES
Në sjelljen politike të një partie, vetëkorigjimi, zhvillimi i arsyes së saj në çdo kahjen vepruese në strukturat e brendshme organizative në shfaqjen shtetërore (parlamentare) dhe rrafshin qeveritar është një shenjë normaliteti.
Tabuja arkaike se «Partia bën gabime nga shenjtëria e saj i tregullon në formë mbikëqyrëse punët e kësaj bote, të tokësore punët e papranueshme për njerëzit e një shoqërie demokratike» Paraqet e parë e një partie politike, vetëkorigjimi i brendshëm kaq i tillë... [?]
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të PD, e cila...
VETEKORRIGJIMI SI VLERËSIM DREJT SË ARDHMES
është vendosja e dialogut me forcat e tjera politike brenda parimeve të njohura të demokracisë evropiane. PD ka arsyetuar me kohë se në Shqipëri nuk mund të ndërtohet qytetërim tjetër përpos atij perëndimor, çka i ka të gjithë faktorët, të gjitha të dhënat, çdo shfaqje morale, shpirtërore e psikologjike. PD theksoi se ky orientim njerëzor drejt Perëndimit modern nuk mund të shënohet si ekstrem i madhës së djathtë, si thjeshtësirë filozofike dhe as si trysni njerëzore.
Ky kompleks drejt ngjitjes morale të kombit do të bëhet së pari si mobilizim i vlerave kombëtare në fushë të krijimit e të mendimit të përtritjes, të çlirimit nga e kaluara, për të shpëtuar atë çka mundet nga e kaluara si proces ndërtimi kombëtar që natyrisht mund të shërbejë sidoqoftë njësisë për të nesërmen ballafaquese me botën përreth. Kjo dukuri është një hap vetëkorigjues i PD, por jo i vonuar. Vetëkorigjimi si cilësi nuk mund të nënkuptojë ndërrim programi, por vlerësim të tij, prej nga buron mendimi se e ardhmja është e tolerancës, e arsyeve demokratike. Vetëkorigjimi nuk mund të nënkuptojë gabim të lëndës politike të partisë, por strukturim të saj, dhe një sjellje natyrore organizative drejt ngjitjes. Vetëkorigjimi si aksion organizativ dhe politik është ekzistenca e një partie bashkëkohore që mendon për të ardhmen.
MUJE BUÇPAPAJ
120000 dollarë ndihma për arsimin dhe shëndetësinë
14 specialistë të drejtjuar nga Scot Willsin kanë filluar punën në shkollën e mesme «Pandeli Sotiri».
Scot i ardhur bashkë me shokët e tij nga ishulli Xhersi në Angli i bëri të ditur ATSH-së se «misioni i tij përfshin një ndihmë prej 120 000 dollarësh, dhuratë e qeverisë lokale dhe e qytetarëve të Xhersetit për qytetin e Gjirokastrës».
(ATSH)
Një ditë pas vrasjeve tragjike në Shkodër; F. Nano e kompani diskutojnë për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Demokratike
- Komunistët kërcëllijnë dhëmbët.
- F. Nano, M. Zeko, Z. Pepa, S. Broka etj. ironizojnë 2 prillin dhe diskutojnë strategjinë për nxjerrjen jashtë ligjit të PDSH-së dhe lutjen e saj -
Megjithëse Fatos Nano ndodhet i arrestuar me akuzën si përvetësues i milionave të ndihmave humanitare si shumë bashkëidealistë të përfaqësuesve socialistë italianë, nuk mund të lëmë pa përmendur për hir të së vërtetës edhe përpjekjet e tij të turpshme dhe antidemokratike për shtypje të revolucionit demokratik, gjë e cila do të finalizohej ma nxjerrjen jashtë ligjit të PD-së dhe lutjen nëpër burgje të liderëve demokratë.
Por kjo ëndërr e komunistëve nuk u realizua sepse nuk mund të nxirrej jashtë ligjit populli shqiptar i shumëvuajtur nën diktaturën e etërve komunistë të Fatos Nanos, Sabit Brokajt, Molotov Zegos etj.
Më 3 prill 1991, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, një ditë pas 2 prillit të përgjakshem, Fatos Nano, i zgjedhur si kryeministër i vendit pa miratimin e votës legjitime të popullit, kryesoi një mbledhje të zakonshme. E shtunë mbledhja e parë dhe çlajtur eeverore [?] që diskutohet është qëndrimi i mëtejshëm i qeverisë puniste mbi thirrjen e Partisë Demokratike, e cila e ftonte popullin në grevë të përgjithshme dhe shënjë zë për martirët e Shkodrës. E vërteta është se një nga pjesëtarët e kësaj mbledhjeje, i nisur nga kush e di se çfarë interesi pëlqeu të më publikonte diçka nga diskutimet e asaj mbledhjeje. Ato janë të vërteta dhe nuk shtojnë asnjë presje nga origjinali të cilin ai e disponon. Unë zgjodha vetëm fragmentet nga ajo që më dha ai, sepse besoj se këto të majftojnë. Ai më tha se këto janë edhe të inçizuara.
Një nga anëtarët e qeverisë Nano, Drini Mezin, të cilit F. Nano i kërkon pezullimin total në sektorin që mbulonte, të grevës së shpallur nga PD - thotë se kjo është gati e pamundur, sepse jo vetëm që nuk kishte kohë, por «pothuajse» gjithçma e administratës është me atë thirrje. I nervikosur në kulm, kryeministri «demokrat» Nano i thotë shprehimisht: «Në qoftë se gjysma e administratës, shoku Drini është me atë thirrje, ajo pushohet e para nga puna dhe këtë analizë shko bëjua që sonte».
Ndërsa liderët e Partisë Demokratike ndodheshin në gjirin e popullit të Shkodrës dhe të familjeve të katër viktimave të komunizmit që po jepte shpirt, qeveria vetëm z. R. Aliaj kërcëllin dhëmbët për të nxjerrë jashtë ligjit këtë parti që mbronte të drejtën.
(Vijon në faqen 2)