12/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 tetor 1993

Shqiptarët janë të vendosur që atë që kanë arritur në liri ta zhvillojnë më tej

NGA FJALA E ZOTIT BERISHA NË SAMITIN E KËSHILLIT TË EVROPËS QË U MBAJT NË VJENË MË 8-9 TETOR 1993 Samiti i Vjenës me pjesëmarrjen e Kryetarëve të shteteve ose të Qeverive të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës ishte i pari i këtij niveli në historinë e këtij Këshilli. Dy ishin linjat kryesore ku u përqëndruan parimet e kësaj mbledhjeje: 1. Roli i Këshillit të Evropës në Evropën e re dhe 2. Përpjekjet për forcimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë Samit ishin të ftuar edhe shtetet që kanë kërkuar të bëhen anëtarë të Këshillit të Evropës si Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Letonia, Moldavia, Rusia e Ukraina. Gjatë punimeve dyditore të Samitit pati një seancë të veçantë me pjesëmarrjen e shteteve joanëtare të lartpërmendura. Në këtë seancë kryetarët e delegacioneve të shteteve joanëtare, paraqitën situatën në vendet e tyre në këndvështrimin e kritereve të pranimit si anëtarë në Këshillin e Evropës, pra: 1. të zhvillimit të demokracisë e zgjedhjeve të lira; 2. të respektimit të të drejtave të njeriut e të minoriteteve; 3. të vendosjes së shtetit ligjor. Në këtë seancë e mori fjalën edhe Presidenti ynë, zoti Berisha. Më poshtë po botojmë pjesë nga fjala e tij. E gjithë reforma në Shqipëri ka patur dhe ka si qëllim ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut. Për realizimin e këtyre objektivave jetikë, për fatet e vendit, vendi u angazhua në reforma të thella politike, legjislative, institucionale dhe ekonomike. Kështu në rrafshin politik sot në Shqipëri ka tre zhvillime pozitive: Së pari, pushteti qendror dhe lokal është i zgjedhur me vota të lira; Së dyti, pluralizmi politik është konsoliduar dhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë. Me dhjetra e dhjetra parti të harkut parlamentar dhe joparlamentar, dhjetra shoqata dhe organizata joqeveritare plotësojnë spektrin e pluralizmit politik në Shqipëri; Së treti, një arritje e rëndësishme ka qenë zëvendësimi i nomenklaturës së vjetër dhe aparatçikëve me veprimtarë dhe punonjës të rinj. Në rrafshin legjislativ, Shqipëria sot ka si ligje kushtetuese mbi 95 për qind të një Kushtetute Parlamentare Shqiptare, ka aprovuar dhjetra e qindra ligje që garantojnë zhvillimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut. Në këtë drejtim një rëndësi të madhe i ka dhënë Shqipërisë Këshilli i Evropës dhe Misioni i tij në Tiranë «Task Force Albania» dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Ndër këto ligje që janë të standartit evropian, padyshim më themelore të vogla dhe të mesme janë privatizuar. Rritja e prodhimit këtë vit është më e larta në Evropë, rreth 8 për qind, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit afatmesëm me FMN. Nga të gjitha këto del se reforma në Shqipëri ka qenë një sukses i vërtetë dhe shqiptarët janë të vendosur që atë që kanë arritur me liri ta zhvillojnë më tej duke zgjeruar lirinë. Por i gjithë suksesi i reformës i detyrohet dy faktorëve: Së pari, kurajos së shqiptarëve, të cilët pranuan dhimbje dhe sakrifica të mëdha, që karakterizojnë terapinë e shokut dhe ndërtimin e ekonomisë sociale të tregut; Së dyti, ndihmës së madhe të Komunitetit Evropian, vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe vendeve të tjera mike. Z. Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë qeveritë, institucionet dhe vendet që na ndihmuan. Shprehu një mirënjohje të veçantë për të gjithë qytetarët e Evropës që paguan taksa dhe që ndajmë nga taksat e tyre djerësën e tyre qindra e qindra milionë dollarë për shqiptarët në këtë periudhë të vështirë të historisë së tyre. Pas mbaroi fjalën zoti Berisha, kërkoi të flasë z. Çuderu, kryetarja e delegacionit grek, që ngriti problemin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Në përgjigje Presidenti falenderoi edhe një herë për ndihmën e madhe që ka dhënë populli grek, qeveria greke dhe Greqia në këtë periudhë të vështirë për Shqipërinë. Ai e siguroi zotin kryetar dhe të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës se mirënjohja jonë për këtë ndihmë mbetet e palëkundur. Pastaj shprehu shqetësimin për ngritjen e problemit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, në një kohë kur Shqipëria është e angazhuar dhe ka bërë përpjekje konkrete për respektimin e të drejtave të tij. Ai tërhoqi vëmendjen e Kryetarit dhe të gjithë shteteve pjesëmarrëse që të mbahen shënim se krahasimi i çështjes së Kosovës me atë të minoritetit grek në Shqipëri është shumë i rrezikshëm dhe synon të lehtësojë Millosheviçin në emër të aleancës serbo-greke, e cila krijon tensione në rajonin e Ballkanit. Prandaj çdo përpjekje për politizim të çështjes së minoritetit jo vetëm që s’është reale, por nuk i shërben as situatës në rajon. Lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri kohët e fundit ka parraqitur raportin e tij komisioneri i lartë për minoritetet zoti Van der Stoel, i cili është një raport i paanshëm dhe që nuk flet për shkelje të të drejtave të minoritetit. Përsa i përket të drejtës së tij për arsim ai shpjegoi se Shqipëria jo vetëm nuk ka mbyllur shkollat për minoritarët, por mban klasa edhe me dy veta, gjë e cila është e kushtueshme për Shqipërinë sot. Veç kësaj, kur takoi z. Micotaqis në Ankara, ky e falenderoi si ishte shumë i kënaqur me gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë, si për çudi, pas dy muajsh ai në deklaratën e tij pohoi të kundërtën duke e nxjerrë minoritetin të shtypur. Presidenti uroi që qëndrimet të cilat të jenë refleksë të fushatës paralektore, të cilat nuk përbejnë klimën e vërtetë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Shqiptarët kanë arsye mbi shumë të jenë fqinj të mirë me Greqinë. …risë dhe marrëdhëniet mes saj me Greqinë. 95 për qind të Kushtetutës Në këtë drejtim një ndihmë standartit evropian, padyshim më themelori është Karta e të Drejtave të Njeriut, e cila sot është ndër më të përparuari. Por ajo që ka më tepër rëndësi është se sot në Shqipëri liritë dhe të drejtat e njeriut jo vetëm që sigurohen në jetën e përditshme, por po zgjerohen dhe do zgjerohen çdo ditë. Kështu sot shqiptarët kanë të garantuar plotësisht lirinë e mendimit dhe të shprehjes së tij, ka numrin më të madh të gazetave private për frymë në Evropë. Ajo është vendi i lirisë fetare dhe tolerancës fetare. Shqiptarët lëvizin kudo pa pengesë nga autoritetet e vendit gëzojnë plotësisht të drejtën e iniciativës së lirë. Këto të drejta, shqiptarët i gëzojnë pa asnjë diskriminim. Edhe minoriteti ka patur, shoqatat, shtypin e tij të lirë, shkollat dhe praktikon fenë e tij, ka të garantuar zhvillimin dhe forcimin e identitetit të tij etnik, por nga ana tjetër, mendoj se Shqipëria është shembull në zhvillimin e integrimit të tij me mazhorancën. Pikërisht për këto arsye minoriteti ka deputetë, ministra, ambasadorë, gjykatës, të kandiduar nga parti të tjera. Në Shqipëri për t’u punësuar apo zgjedhur nuk pyetet kombësia, por vetëm qytetaria. Megjithëkëtë qeveria greke me politikën e saj të rritjes së tensionit në jugun e Ballkanit, po bën shumë dhe abuzon me minoritetin grek në Shqipëri. Për këtë qëllim zoti Van der Stoel dhe raporti i tij shprehu të vërtetën mbi këtë minoritet. Në rrafshin institucional Shqipëria ka shënuar hapa të mëdha përpara në ndërtimin e sistemit juridik të pavarur; në përgatitjen e juristëve; Gjykata Kushtetuese është ngritur për herë të parë; një reformë e thellë dhe transparente u nënshtruan të gjitha institucionet shtetërore, Ushtria, policia, SHIK-u, diplomacia, etj. Në rrafshin ekonomik Shqipëria e filloi reformën në kushtet e një shkatërrimi të madh, paralizë të plotë prodhimi dhe inflacioni galopant. Sot pas 18 muajsh, inflacioni ka rënë në 1.3 për qind, janë liberalizuar çmimet, leku mbahet stabil, është privatizuar toka, apartamentet po privatizohen. Po kështu tregtia, transporti dhe së fundi 300 ndërma- [vijon në faqe 6]

TAKIME TË Z. BERISHA

me Kryetarët e Shteteve ose të Qeverive dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të ndryshme gjatë Samitit të Vjenës (8-9 Tetor 1993) Takimin e parë z. Berisha e bëri me Presidentin e Austrisë, z. Klestil. Në këtë takim zoti Berisha shprehu pikëpamjet e tij mbi krizën në Ballkan duke theksuar idenë se plani i tanishëm i ndarjes së Bosnjë - Hercegovinës justifikon pastrimin etnik dhe pushtimet e bëra nga ana e serbëve. Ai shprehu një tej shqetësim për represionin gjithnjë në rritje ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për rezikun që Millosheviçi do të shpërthejë konfliktin në Kosovë për shkak të pasivitetit të treguar nga komuniteti ndërkombëtar. Më pas u bë një ekspoze e shkurtër e ecurisë së reformës ekonomike në Shqipëri. Në fund ai kërkoi mbështetjen e Austrisë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale. Nga ana e tij z. Klestil, shprehu mendimin se Shqipëria i plotëson kriteret për anëtarësimin në kuadër të Këshillit të Evropës, z. Martine[z?]. Në këtë takim z. Berisha insistoi në praninë sa më të shpejtë të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, meqë Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim. Z. Martinez i theksoi z. Berisha se është dakord që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim, por kërkohet një kohë e caktuar proceduriale për t’u realizuar ky anëtarësim, që lidhet me punën e komisioneve, rekomisioneve e raporteve të Këshillit të Evropës. Më pas z. Berisha u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Mok, të cilin e falenderoi për përkrahjen e madhe që i jep Shqipërisë e pastaj i përsëriti shqetësimet për krizën në rajonin e Ballkanit e rrezikun e luftës në Kosovë. Pas kësaj bisede të shkurtër, takimi me z. Mok vazhdoi vetëm për vetëm. Në takim tjetër me Kryeministren e Turqisë, znj. Çiler, z. Berisha falenderoi Turqinë për ndihmën e madhe që ia ka dhënë Shqipërisë dhe për përkrahjen e Nuk i le të regad… [teksti në krye është i prerë] … komprometar. së reformës Këshillin e Evropës dhe se ai është plotësisht dakord me pikëpamjet e z. Berisha për krizën në Ballkan e në veçanti për çështjen e Kosovës. Ai shprehu gjithashtu, konfirmimin për vazhdimin e qëndrimit të njohur të Austrisë për problemet e mësipërme. Ai premtoi me tej të japë mbështetjen e vet si për integrimin e Shqipërisë në Evropë ashtu dhe për nxitjen e marrëdhënieve bilaterale dhe pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë. Takimin tjetër, z. Berisha e bëri me Kryeministrin e Hollandës, z. Lubers. Edhe në këtë takim u bë një ekspoze e zhvillimeve të reformës në Shqipëri, duke theksuar idenë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Gjithashtu u bë një tablo e pikëpamjeve të Shqipërisë mbi krizën në rajon, duke u ndalur veçanërisht në masat që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar përhapje të mundshme të luftës në Kosovë, e cila do të ishte pasoja më e paimagjinueshme. Zoti Berisha hodhi idenë se Hollanda mund të luajë rolin e saj për të bërë që Këshilli i Sigurimit të bëjë një rezolutë, e cila, të kushtëzonte përdorimin e forcave të NATO-s nëse Millosheviçi shpërthen luftën në Kosovë. Zoti Berisha duke vlerësuar rolin e dialogut për zgjidhjen e problemeve, theksoi se dialogu deri tani ka dështuar në Kosovë, sepse serbët nuk i kanë bërë kurrfarë hapërie shqiptarëve. Më pas kërkoi mbështetjen e Hollandës për marrëveshjen e arritur midis KE dhe ecurisë së anëtarësimit e Shqipërisë në NATO dhe për nxitjen e marrëdhënieve e bashkëpunimit të gjithanshëm me Hollandën. Z. Lubers për një vizitë në Shqipëri. Zoti Lubers nga ana e tij e pranoi me kënaqësi ftesën dhe premtoi se veprimet e veta për nxitjen e bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimeve midis të dy vendeve. Lidhur me krizën në rajon, z. Lubers shprehu mendimin e z. Berisha për zgjidhjen e luftës në Kosovë dhe theksoi idenë se duhen bërë përpjekje për kapërcimin e … [vazhdimi i prerë] …ti z. Mokvazhd oi vetëm për vetëm. Në takimin Turqinë për ndihmën e madhe që i ka dhënë e jep Shqipërisë dhe kërkoi mbështetjen e saj për zhvillimin e një bashkëpunimi të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona mike. Në këtë drejtim theksi u vu në heqjen e vizave për tregtarët e dy vendeve dhe nxitjen e investimeve turke në Shqipëri. Znj. Çiler, foli për marrëdhëniet tradicionale miqësore të Turqisë me Shqipërinë dhe ndihmën që Turqia do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë edhe në të ardhmen. Më pas u bë një pasqyrë e zhvillimeve mes Shqipërisë dhe ecurisë që Turqia ta mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe NATO. Në fund z. Berisha e ftoi znj. Çiler të vijë në Shqipëri. Më tej z. Berisha takoi Kryeministrin e Sllovenisë, z. Dërnovshek, të cilit pasi i foli për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe situatën në rajon i theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Sllovenisë. Z. Dërnovshek shprehu aprovimin lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj krizës në rajon e për problemin e Kosovës. Z. Berisha i përsëriti atij ftesën për të ardhur në Shqipëri Presidenti slloven, z. Kugan. Z. Berisha u takua edhe me Ministrin e Jashtëm Hungarez, z. Jezensk, i cili që në fillim e përgëzoi z. Berisha për përmbysjen e diktaturës në Shqipëri dhe sukseset e arritura në zhvillimet demokratike. Shprehu gjithashtu dëshirën për ta ndihmuar Shqipërinë për gjetjen e rrugëve sa më të frytshme të bashkëpunimit. Z. Berisha nga ana e tij shprehu kënaqësinë për krizën në Ballkan e për mbështetjen që po i japin serbëve disa forca në Evropë. Ai theksoi se Serbia dhe Maqedonia nuk mund të jetë kurrë faktor stabiliteti. Ai kërkoi më tej mbështetjen e Hungarisë për futjen në Këshillin e Evropës. Për këtë çështje z. Jezensk tha se Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për t’u futur në Këshillin e Evropës e se do të ketë mbështetjen e misionit hungarez në Strasburg për këtë. Të nesërmen, më datë 9, vazhduan takimet dypalëshe. Takimin e parë z. Berisha e pati me Kryetarin e Asamblesë Parlame- [vijon në faqen 6] …ntare Evropiane. Më pas z. Berisha takoi Kryeministrin e Suedisë, z. Bildt. Në këtë takim z. Berisha shpjegoi hollësisht krizën në rajon dhe qëndrimin shqiptar për të, duke theksuar ndjekjen e një politike të një zgjidhjeje paqësore «step-by-step» nga shqiptarët. Ai i kërkoi z. Bildt që të bashkohet me përpjekjet për të lidhur embargon ndaj Serbisë dhe të lidhë Z. me zgjidhjen e problemit të Kosovës, si e vetmja rrugë për t’i imponuar Millosheviçit që të merret seriozisht me problemin e Kosovës. Përndryshe, Millosheviçi nuk do të ndalet së përdoruri të dy mjetet e tij për realizimin e Serbisë së Madhe: pushtimin dhe pastrimin etnik. Z. Bildt duke e marrë fjalën u shpreh se do të shqyrtojë mundësinë e përpjekjeve për të lidhur embargon me problemin e Kosovës, por siguroi se është dakord plotësisht me idenë që Millosheviçi duhet vënë nën presion dhe se duhet kundërvepruar ndaj asaj që ai mund të ketë planifikuar për të ardhmen. Më pas z. Bildt u interesua për mendimin e z. Berisha për rrezikun e vendosjes së konfliktit Kosovë nga Millosheviçi. Z. Berisha iu përgjigj duke theksuar se rreziku për këtë është real. Z. Bildt, duke iu përgjigjur theksoi praninë e Suedisë në Ballkan me vëzhguesit dhe shprehu mendimin se do ta shqyrtojnë mundësinë e një iniciative të veçantë për Ballkanin. Më pas z. Bildt u interesua për marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë dhe me Greqinë. Z. Berisha i theksoi vullnetin e qëndrueshëm dashamirës të Shqipërisë ndaj Maqedonisë, gjë që vërtetohet edhe me aktin e njohjes së Maqedonisë nga Shqipëria si dhe me marrëdhëniet praktike që kanë dy shtetet aktualisht. Ai theksoi dallimin e qëndrimit shqiptar dhe atij grek në çështjen e pranimit të Maqedonisë në KSBE. Greqia, shtoi z. Berisha, nuk foli 50 vjet kundër «Republikës së Maqedonisë», sepse kjo ishte pjesë e Jugosllavisë, pra kishte kufij të përbashkët. Kjo tregon se nuk është emri shkaku i vërtetë i qëndrimit grek, por synime shoviniste për të pasur kufij të përbashkët me përbërjen e saj. Ndërsa Shqipëria ka një synim human që bazohet tek interesi për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Duke iu përgjigjur interesimit të z. Bildt për marrëdhëniet Shqipë- [vijon]

TELEGRAM URIMI Z. PAPANDREU

ATHINË-GREQI I nderuar z. PAPANDREU, Më lejoni t’ju shpreh urimet e mia me rastin e fitores tuaj në zgjedhjet e përgjithshme në Greqi si dhe të përfitoj nga ky rast për të shprehur gadishmërinë time për rritjen e bashkëpunimit midis dy partive tona, si parti në qeveri në interes të dy vendeve. Me respekt EDUARD SELAMI Kryetar i PDSh-së Tiranë, 11.10.1993

Fitore e PASOK-ut në zgjedhjet e fundit në Greqi

Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Greqi shënoi një ndryshim të pushteti. PASOK-u i drejtuar nga 75 vjeçari Andreas Papandreu fitoi rreth 46 për qind të votave, ndërsa Partia «Demokracia e Re» e kryeministrit Konstantin Micotaqis rreth 41 për qind. Partia e tretë u rendit ajo e Antonis Samaras, ish-Ministër i Jashtëm i Micotaqisit. Papandreu ishte Kryeministri i parë socialist i Greqisë. Ai fitoi në zgjedhjet ’81 e më pas qëndroi për tetë vjet në pushtet. Gjatë periudhës që Papandreu qeverisi, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë patën zhvillime pozitive: Papandreu anuloi gjendjen e luftës që në mënyrë absurde vazhdonte të ekzistonte prej vitesh midis Shqipërisë dhe Greqisë. Hapja e pikës kufitare të Kakavijës do të ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Papandreu u largua nga skena (Vijon në faqen 6)