14/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 tetor 1993

Përurohet Divizioni i 8-të i Këmbësorisë

- Mori pjesë edhe Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Sali Berisha - Në Akademinë e Forcave Tokësore «Skënderbej» në Tiranë u zhvillua ceremonia e përurimit të Divizionit të 8-të të këmbësorisë në Tiranë. Në këtë ceremoni ndodhej edhe Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Sali Berisha, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Duke përshëndetur efektivat pjesëmarrëse në këtë ceremoni, Presidenti Berisha theksoi se «kjo ditë shënon përfundimin me sukses të etapës së dytë të ristrukturimit të ushtrisë shqiptare. Kjo ngjarje e shënuar shënon rikthimin e ushtrisë shqiptare në gazeta, përstatjen e saj me kushtet e reja, me sistemin e ri demokratik në Shqipëri». Në vazhdim Presidenti dhe Komandant i Përgjithshëm, theksoi se «ndryshimet institucionale në ushtrinë shqiptare u realizuan në një shpejtësi më të madhe se sa në institucione të tjera. Ato iu përgjigjën dhe i përgjigjen në mënyrë dinamike kërkesave të vendit dhe situatës së kërkuar në Ballkan». Më pas zoti Berisha vuri në dukje se me fazën e dytë hapet rruga për kryerjen e fazës së tretë të reformës së ushtrisë. Sipas tij, në këtë fazë synohet modernizimi i saj, krijimi i kushteve optimale për jetë, stërvitje dhe mbrojtje nga ana e ushtarakëve shqiptarë. Synohet gjithashtu përsosja e të gjithë sistemeve të mbrojtjes, të domosdoshme për mbrojtjen e çdo agresioni, për mbrojtjen e integritetit, sovrani- (Vijon në faqen 6)

TË SHFRYTËZOJMË ME MIRË POTENCIALIN INTELEKTUAL TË ANËTARËVE TË PD

Opozitarët tanë na kritikojnë për shumë gjëra. Sipas meje, me të drejtë e me të padrejtë. Ata i lejnë mënjanë ose i minimizojnë faktorët objektivë që ndikojnë në mosveprimin ose gabimet tona. Për ne ka rëndësi të rregullojmë ato që janë të drejta e të mos përfillim kritizerët. Nga ana tjetër, pas 18 muaj qeverisjeje, është barra e PD dhe e titullarëve të tëra rangë të bëjnë karakterizimin e punës së secilit, qoftë ai drejtues apo nëpunës i thjeshtë. Koha më duket plotësisht e mjaftueshme për të shmangur të paaftët, neglizhentët e fajtorët. Pa hezituar e pa sentimentalizma! Vetëm kështu pushteti shtetëror do të mbetet gjithnjë i gjallë, veprues e në ballë të situatave që sa vijnë e ndërlikohen. Pra të orvatemi vazhdimisht për t’i gjetur punën njeriut e përshtatshëm! Ajo që më preokupon është se opozitarët kërkojnë me çdo kusht të trumbetojnë se PD nuk ka forca të afta për të drejtuar Shqipërinë në rrugën demokratike. Kjo, tërthorazi, nënkuptohet edhe nga emërtimi, sipas tyre përçmues, se PD është «populiste»! Dialektikisht e në realitet, ndër anëtarët e simpatizantët e PD ka një mori kuadrosh plotësisht të aftë për të drejtuar shtetin në rrugën e aspiratave të popullit e mbi bazën e programit tonë. Megjithë punën e madhe që është bërë, nuk mund të mos jemi dakord se ka patur edhe nxitime, keqpërdorime të pushtetit, ngatërrime dhe pasqyrime të koncepteve tashmë të tejkaluara, si psh bajraktarizimit e kriminalizimit. Ka mjaft rrugë që mund të sugjerohen. Të më lejohet të propozoj disa të tilla. Mendoj se duhet kufizuar sa të jetë e mundur më shumë ndikimi i disa personave me më shumë se një detyrë. Më duket se po të veprohet kështu, do të lejomë fetishizmin, nënvleftësimin e potencialin krijues të shumë njerëzve të tjerë dhe do të zgjerojmë shtigun për të bërë më shumë gabime. Jam partizan për të realizuar një kombinim më të drejtë të të moshuarve me të rinjtë në administratat tona, kombinim i cili të verifikohet vazhdimisht në jetë. Gjithashtu, më duket i drejtë mendimi se kriteri i parë për një nëpunës shteti të jetë respektimi rigoroz i ligjeve e rregullave të shtetit. Jo vetëm i atyre të fushës nëpunës shteti të jetë respektimi rigoroz i ligjeve dhe rregullave të shtetit. Jo vetëm i atyre të fushës specifike. Ndryshe nuk ka si bëhet! Si është e mundur të tolerohet që, siç u tha, nëpunës të shtetit të demostrojnë në rrugë anti-ligjore kundër tij, siç qe rasti i atyre që dolën në sheshin «Skënderbej», në korrik ’93? Po ne, a na lejohet të bëjmë sehir të krijojmë precedentë të rrezikshëm, apo vetëm të konstatojmë?! Një njeri që dënohet nga ligjet për krime ordinere e që bën pjesë në rrethin e ngushtë familjar të secilit prej nesh është një fatkeqësi dhe një gjë e dhimbshme për pjesëtarët e tjerë të familjes. Psikologjia e popullit tonë, pavarësisht nga deformimet që pësoi, është shumë e ndjeshme ndaj nderit. Kam vënë re se disa parti politike, psh PR e PSD, disa shoqata dhe, në mënyrë të veçantë Qeveria demokratike, praktikojnë me sukses mbledhjen e organizuar të informacionit nga anëtarët dhe simpatizantët të kualifikuar të tyre, ose specialistë. Për probleme të ditës, projekt-ligje, etikë, kërkojnë opinione dhe opcione, për të gjetur variante sa më të përkryer. Pse PD tregoi e ngathët në këtë lëmë? Sektori organizativ i saj sigurisht e di shumë mirë që në gjirin e PD-së ka specialistë të të gjitha fushave, njerëz të mësuar me përgjegjësi që mund dhe duan të japin ndihmesë. Është preksëse të konstatoosh se edhe shumë anëtarë të thjeshtë të PD-së, ofrohen për mbarëvajtjen e punëve të shtetit demokratik! Çfarë mund të thuhet ndaj idesë për specialistët? Por angazhimi i tyre nuk duhet të lidhet vetëm me takimeve individuale dhe spontanitetit. Kryesorja, mendoj, është pjesëmarrja aktive në punët e shtetit. Kështu forcohet demokracia dhe përgjigjëndia njerëzore që do të çojnë përpara, në ekonomi, mbrojtje, drejtimin e shtetit, shëndetësi, arsim, kulturë, etj.

Shqipëria-anëtare e Organizatës Botërore të Turizmit

- Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Turizmit. Vendimi i mëshirëm u mor nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në sesionin e saj të dhjetë që u mbajt ditët e fundit në Bali të Indonezisë. Në punimet e këtij sesioni mori pjesë edhe një delegacion i Ministrisë tonë të Turizmit, i kryesuar nga ministri Edmond Spaho. Në Organizatën Botërore të Turizmit, organizmin më madh ndërqeveritar në shkallë botërore, bëjnë pjesë më se 120 shtete. (ATSH)

Do të vendosen arka regjistruese në njësitë tregtare

Në Kuvendin Popullor - Kuvendi Popullor miratoi projektligjin «Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet». Në këtë projektligj përcaktohet për herë të parë detyrimi për vendosjen e arkave regjistruese në njësitë tregtare, që shesin ose kryejnë punime e shërbime, për publikun dhe për lëshimin e kuponave tatimore. Një detyrim i tillë, i cili do të shtrihet shkallë shkallë brenda një afati të caktuar, përfaqëson një masë themelore për të siguruar kontrollin mbi nxjerrjen e të ardhurave të tatueshme nga tregtarët me pakicë. Projektligji është hartuar duke u mbështetur në legjislacionet tatimore të Italisë dhe Francës. Ndërkohë ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka nisur tratativat për sigurimin e arkave regjistruese. Gjithashtu Kuvendi Popullor shqyrtoi dhe miratoi dekretin e Presidentit të Republikës Sali Berisha, për një ndryshim në ligjin «Për vendosjen e mbikëqyrësve doganorë për mallrat e importit». Sipas tij të gjitha mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen mbikëqyrjes së detyrueshme doganore në masë 5 për qind të vlerës së tyre doganore. Kjo mbikëqyrje zbatohet veç nga taksat normale të importit. Përjashtohen nga pagimi i mbikëqyrjes doganore të gjitha rastet që përshtahen edhe nga taksat doganore normale të përcaktuara në ligjin ekzistues. (ATSH)

Ministri Serreqi priti nënkryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Francez Zhan Fransua Denjo

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Alfred Serreqi priti në takim nënkryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Francez Zhan Fransua Denjo. (ATSH)

Për pastrimin e kryeqytetit do të konkurrojnë 7 firma italiane.

zhvillohet tenderi për 7 firmat pjesëmarrëse. Siç na shpjeguan në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Bashkisë, konkursi po vonohet pasi Ministria e Ndërtimit po heziton të kalojë fondet e caktuara nga qeveria italiane, në Bashkinë e Tiranës. Vazhdojnë procesi i Privatizimit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme. Në kuadrin e privatizimit të 500 ndërmarrjeve të vogla e të mesme, Bashkia e Tiranës vazhdon privatizimin e këtyre ndërmarrjeve nëpërmjet ankandeve. Deri tani janë privatizuar 32 objekte nga 35 që janë paraqitur në bordin e privatizimit. Këto objekte përgjithësisht kanë qenë të aktivitetit tregtar, si depo, magazina, furra buke, reparte të vogla të prodhimit industrial etj. Pronarë të këtyre objekteve janë bërë ish-pronarët e trojeve, punonjësit privatizimi i 50-80 objekteve Furnizimi me ujë në rrugë të mbarë Shtimi i ndjeshëm i konsumatorëve të ujit të pijshëm, njësi tregtare, zyra të ndryshme dhe banesa private ka ulur së tepërmi presionin e ujit dhe për rrjedhojë; janë evidentu sheqetësimet për furnizim normal, sidomos në katet e sipërme. Me investimet e bëra këtë vit kur qeveria caktoi 87 milionë lekë të reja, u shtruan 12 km tubacion me diametër 200 deri 500 milimetra që ndikoi në zona të veçanta si në qendër të kryeqytetit, në rrugën «A. Demi» etj. Por fluksi i ndërtimeve sa vjen e rritet. Vetëm këto dy vjet, nga 43 mijë njësi private të ndërtuara, 20 mijë janë furnizuar me ujë. E ndodhur përpara kërkesave të ngutshme për ujë, pushteti lokal po bën një studim propozues për të cilin janë caktuar fondet përkatëse. Krahas ndërtimit të ujëmbledhësit të Bovillës, në sajë të një kredie prej 13 miliardë lirtash, ndihmë e qeverisë pritet që këto ndërtimin e ujëmbledhësit, tubacionit kryesor, veprës së pastrimit si dhe të rrjetit të brendshëm, të cilat parashikohen të përfundojnë brenda vitit 1995, do të bëhet i mundur furnizimi i bollshëm me ujë i kryeqytetit. A është i dëmshëm gazi i lëngët Ardhja në shkurt të këtij viti e 11 mijë copë reflektorëve si dhe 22 mijë copë bombolave me gaz të lëngët, ndihmë e qeverisë italiane, ka ngjallur debate në opinion. A është i dëmshëm përdorimi i këtij gazi për ngrohje? Sipas të dhënave të marra në drejtorinë përkatëse, të Ministrisë së Ndërtimit bëhet e ditur se analiza e kryera nga një komision i posaçëm i Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë, ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, kanë nxjerrë një ndotje të mjedisit shumë herë më të lartë se ajo e lejuara. Konkretisht, ndotja me monoksid karboni CO nga 4-6 miligram me palën italiane, e cila ka pranuar rezultatet e analizave. Megjithatë, prej dy muajsh ajo nuk është shprehur për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Specialistët janë të mendimit se, i përdorur në furrnalta për gatim, ky gaz nuk paraqet aspnjë rrezik për shëndetin. Kthimi i pronave po vonon investimet Të 500 apartamenteve të publikuara këtu e një vit më parë të cilat do të ndërtoheshin brenda vitit nga firma Al-Mak, ende nuk u janë hedhur themelet! Arsyeja. Pengojnë ish-pronarët e truallit. Ata nuk pranojnë që trojet e tyre të zihen me ndërtesa banimi. Kështu, jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë Tiranën, janë ndërprerë ndërtimet masive për arsye e thjeshtë se Bashkia e Tiranës ende nuk e di se ku i ka pronat e saj. Për pastrimin e kryeqytetit do të konkurrojnë 7 firma italiane. Duket se problemi i pastrimit të qytetit të Tiranës po shkon drejt zgjidhjes. Për fondet e dhëna nga qeveria italiane janë ofruar disa firma zbatuese. Kështu, së shpejti pritet të zhvillohet tenderi për zgjedhjen e njërës apo subjekte të tjera private, siç ka vendosur bordi i privatizimit. Pritet që në fillim të muajit nëntor të miratohet privatizimi i 50-objekteve të tjera të shpallura për ankand në organet e shtypit. Furnizimi me ujë në rrugë të italiane, do të bëhet rikonstruksioni i plotë i rrjetit të brendshëm të qytetit, ku do të shtrohen 40 km tubacione me diametër 200 deri në 900 milimetra. Për këtë qëllim pritet që këtë ditë të organizohet tenderi midis 4 firmave ndërtuese italiane. Me ndërtimin e ujëmbledhësit gram për metër kub e lejuar, ka rezultuar 20-30 miligram. Për këtë arsye është bllokuar sasia e pashpërndarë e reflektorëve dhe e bombolave me gaz të lëngët si dhe është njoftuar firma përkatëse «Comerint». Mësohet se është bërë edhe një ballafaqim me palën

Takime të zotit Arbnori me sheikun Khalid Alireza dhe me zotin Françua Denjo

Në pritjen e ngrohtë e miqësore që rezervoi për sheikun Khalid Alireza, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori, vuri në dukje ndjenjat e ngrohta e të mirënjohjes për gjirin e atij shteti e populli që sinqerisht e të ndihmojnë Shqipërinë në këto periudha të vështira të kalimit nga diktatura në demokraci. Lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet arabe e Arabinë Saudite, zoti Arbnori shprehu besimin se me një miqësi tradicionale do të forcohet në të ardhmen. Zoti Ariza në fjalën e tij tha se në këto dëngje për vendin tuaj, për popullin tuaj, do tash që i pamë me sy si e ka shkatërruar komunizmi, i besojmë plotësisht, ashtu siç besojmë në rrugën e demokracisë, paqes e të stabilitetit Shqiptëria do të begohet. Ne vijmë këtu, theksoi ai, me qëllimin për të ndihmuar Shqipërinë e popullin e saj mik, se sa në interesat e shoqërisë simë. Vendi juaj mund të bëhet shembull për Europën e Lindjen e Mesme. Hapi i parë, tha ai, është ai që hap rrugën dhe ne do ta hedhim këtë hap në Shqipëri. Zoti Pjetër Arbnori priti nënkryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Francës, zotin Zhan Fransua Denjo (Jean François Denian). Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona. Ne jemi të gatshëm, tha zoti Denjo, të japim ndihmën tonë në fushën e teknikës parlamentare. Lidhur me pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, zoti Denjo u shpreh se është për pranimin e menjëhershëm të Shqipërisë në këtë organizëm të rëndësishëm. Zoti Arbnori falenderoi për ndihmën që Komuniteti Europian dhe Franca i kanë dhënë popullit në këto dy vjet dhe tha se tash Shqipëria ka më tepër nevojë për ndihmë të karakterit investues. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Kuvendit Popullor

TIRANA - INFORMACION