PRESIDENTI BERISHA, PRITI AMBASADORËT E REPUBLIKËS SË KROACISË DHE TË KOMUNITETIT EVROPIAN
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti në takim të veçantë ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Kroacisë, Mladen Juric dhe ambasadorin e Komunitetit Evropian, Elio Germano, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, të cilët paraqitën letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi dhe të tjerë.
(ATSH)
Notë proteste
Ministria e Jashtme lidhur me incidentet e ndodhura në ambasadën e RFJ të Jugosllavisë në Tiranë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë shpreh qëndrimin e saj rreth dy incidenteve të pretenduara që kanë ndodhur në datat 30 shtator dhe 11 tetor 1993 në Ambasadën e RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) në Tiranë. Grupet hetimore të ministrisë së Rendit Publik, që kanë vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, pas kryerjes dhe ekspertimit kimik, kanë konkluduar se lëndët plasëse janë vënë nga punonjësit e kësaj ambasade. Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh protestën e saj të vendosur ndaj këtyre provokacioneve, të cilat synojnë të krijojnë probleme të paqena dhe të nxisin me çdo kusht tensionin në Rajon. Të ashtuquajturat incidente të organizuara në Ambasadën RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) në Tiranë bëhen në një kohë kur marrë Komuniteti Ndërkombëtar është mobilizuar që të ndalojë përhapjen e luftës nga Bosnja në Jug të Ballkanit. Ngjarje të tilla provojnë se qarqet drejtuese në Beograd në mënyrë të përsëritur po inskenojnë incidente në Shqipëri për të fajësuar atë dhe për të pasur një pretekst të zbritjes së konflikteve në Jug. E vërteta e ngjarjeve të dërthanishme në ish Jugosllavi është provuar se kush janë agresorët dhe kush nxit luftërat. vendosur kundër veprimeve provokative të kësaj natyre dhe u kërkon autoriteteve të Beogradit që t'i ndërpresin menjëherë ato. Shqipëria demokratike ka qenë dhe është për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon, për vendosjen e marrëdhënieve të besimit e të respektit reciprok midis popujve. Gjithashtu u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përfaqësuesi i ambasadës së RF të Jugosllavisë (Serbia e Mali i Zi), Mirko Manojloviç, të cilit iu bë e njohur nota e protestës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ndaj dy incidenteve të pretenduara prej tyre. Pasi u njoh me tërësinë e notës e notës shqiptare, zoti Manojloviç nuk e mori atë në dorëzim. (ATSH)
4-5 DHJETOR 1993 KUVENDI I DYTË KOMBËTAR I PDSH
Kuvendi i konsolidimit dhe çuarjes më tej të platformës politike të 22 marsit
DEMOKRACIA NË SHQIPËRI NUK DO TË KETË KTHIM PRAPA
- Konferencë shtypi e kryetarit të PD zoti Eduard Selami -
Kuvendi i konsolidimit dhe çuarjes më tej të platformës politike të 22 marsit DEMOKRACIA NË SHQIPËRI NUK DO TË KETË KTHIM PRAPA - Konferencë shtypi e kryetarit të PD zoti Eduard Selami - Dje, në orën 10, në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit, pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Kryetari i PD të Shqipërisë, z. E. Selami, dha një konferencë shtypi me objekt qendror çështje të zgjedhjeve të reja në parti. Kryetari i PD i cili shoqërohej nga nënkryetari i PD, z. Ali Spahia, nga sekretari i përgjithshëm i PD, z. Tomorr Dosti dhe zëdhënësi i PD, z. Lorenc Ligori në fjalën e hyrjes theksoi: «Në datën 4-5 dhjetor 1993 mbahet Kuvendi i ... për të dhënë një shtytje të mëtejshme historike së vendit tonë, për të çuar më tej idealet e Dhjetorit Dyti Kombëtar i EPSD. Ky Kuvend do të jetë Kuvendi i mbështetjes dhe çuarjes më tej të platformës së 22 marsit, të idealeve të fitoreve. Analiza e punës së asaj që është arritur nga platforma jonë si në fushën politike-ekonomike-sociale, si në politikën e brendshme për rilindjen e Shqipërisë, ashtu edhe në politikën e jashtme për hapjen dhe integrimin e saj në botë. Një nga motivet e fushatës do të jetë thirrja e të gjithë njerëzve të ndershëm e patriotë që na kanë mbështetur e na kanë përkrahur që në fillim, por njëkohësisht edhe e atyre elementëve skeptikë që nuk kanë patur besim te ne në fillim, por që koha provoi drejtësinë e parimeve dhe të idealeve tona, si ideale të lirisë e të drejtësisë, si ideale të zhvillimit të Shqipërisë. Ne po tregojmë me prova çdo ditë që u qëndrojmë premtimeve e programit tonë dhe që ky program po jep çdo ditë frytet e tij pozitive. Është ky program dhe qeverisja e PD në 18 muaj që e vendosi Shqipërinë nga vendi i fundit i kaosit dhe anarshisë vendin e shpresës dhe të një fillimi të mbarë, të kthesës së madhe historike. Programi ynë është program i ndarjes së dy kohërave të historisë së Shqipërisë, programi i ndarjes dhe i kapërcimit të së djeshmes, programi i hapjes së perspektivës e prosperitetit për zhvillimin e vendit. Rrallë Shqipëria në historinë e saj ka qenë më e hapur dhe më në lëvizje drejt progresit e zhvillimit sa në këtë periudhë. Ndaj edhe njëherë u bëjmë thirrje gjithë njerëzve të ndershëm, patriotë, të rinj e të reja, intelektualëve të të gjithë fushave të na mbështesin për ditën e idealet e Dhjetorit dhe idealet e 22 marsit. Eksperienca jonë, si dhe e vendeve të tjera të Lindjes, na mëson se në një problem me këcyе politike të këtyre periudhave të mëdha transformuese që po jetojmë është konsolidimi i forcave të reja politike, riorganizimi dhe strukturimi i tyre jo vetëm mbi bazën e platformës politike, por edhe mbi funksionimin organizativ të tyre në të gjitha nivelet. Në planin organizativ motivi dhe objektivi kryesor do të jetë organizimi, ristrukturimi dhe rifreskimi i seksioneve si njësia themelore e strukturave të PD. Puna në këtë drejtim ka filluar. Është bërë ndarja e përgjegjësve të PD në të gjitha nivelet, që nga qendra deri në degë e seksione, për të realizuar zgjedhjet e reja në PD. Një objektiv tjetër është përthithja e elementit të ri demokrat, që na ka mbështetur dhe na mbështet, që për një arsye apo tjetër, akoma nuk është anëtarësuar, por me shpirt, zemër e mendje është me ne. Synojmë afrimin dhe vendosjen e tyre në vende drejtuese pa xhelozi dhe smirë, në radhë të parë të njerëzve të ndershëm e të zotë, intelektualë të shquar e të përkushtuar, patriotë dhe atdhetarë për të cilët ka nevojë sot demokracia dhe Shqipëria, të rinj e të reja që jo vetëm filluan proceset demokratike, por që kanë peshë dhe rol kyç në ecurrinë e vendit. Riorganizimi dhe strukturimi në nivelin më themelor në seksione në qytet dhe fshat, mbarëvajtja e seksionit si bazë e PDSH, e cila ka një mision historik; bashkëpunimi në të gjitha nivelet ku njerëzit tanë janë nga piramida shtetërore e parlamentare deri në nivelin lokal, janë gjithashtu themelore. Pasatj u kalua në pyetjet e gazetarëve të pranishëm. Pyetjes se si, e komenton idenë e një shkrimi për zgjedhje të parakohshme, botuar dje në një gazetë, zoti Eduard Selami iu përgjigj: Ne do ta falënderojmë gazetën „Aleanca“ për sugjerimin, por njëkohësisht do të theksojmë se kjo nuk është dëshira jonë. Ne jemi përcaktuar për kohën e zgjedhjeve të zakonshme, të cilat do të mbahen më 1996. Pyetjes, se ç’n dikim do të kenë këto ide vende të Europës Lindore dhe ardhja në pushtet e socializmit në Greqi? Z. E. Selami u përgjigj: Së pari unë dua të veçoj politikën. Së pari ish-komunistëve të vendeve të Europës Lindore dhe ardhja në pushtet e PASOK-ut dhe një pjesë e partisë komuniste, po kështu edhe Greqia është një vend demokratik dhe pushtet e qeveritë janë të zgjedhura. Këto nuk ka asnjë lidhje. Në Greqi nuk njeh parti që i përket dhe është Europiane, po kështu edhe Greqia është një vend i KE. Atje të pushtet e ish-komuniste dhe disa vende të Lindjes, janë duke kaluar ndryshime ashtu sikurse me ardhjen e drejtimin të forcave të majta në Spanjë dhe Greqi. Ne kemi ndjekur me kujdes, mënj i vëzhgoj zhvillimet në vendet e Lindjes dhe kemi nxjerrë konkluzione nga gabimet e tyre. Një nga këto gabime ishte se partitë e reja ishin të shkëputura, të paorganizuara mirë, kështu që edhe e humbën mazhorancën. Duhet thënë se gjendja në Shqipëri është krejt ndryshe. PD e ruan mazhorancën, ka stabilitet politik në vend dhe stabilitet. Këto janë faktorë që garantojnë se në Shqipëri nuk do të ketë kthim prapa. Pyetjes se si e argumenton PD ekzistencën e saj si Parti e qendrës së djathtë, kur këtë hapësirë e kanë zënë edhe parti të tjera, z. E. Selami u përgjigj: PD e argumenton pozicionin e saj politik me programin e saj dhe me platformën e saj, për të cilat ka votuar 60 për qind dhe 40 për qind e elektoratit shqiptar. Unë mendoj se në këtë mënyrë jemi më të konsoliduar në qendrën e djathtë. Z. Eduard Selami i pyetur rreth konkluzioneve që ka nxjerrë PD pas ngjarjeve në Rusi, theksoi se historikisht këtë qëndrim absolutisht ngjarjet në Rusi kanë patur refleksionet e veta edhe në Shqipëri. Dhe për këtë z. Selami solli shembullin e rregjallërimit të komunistëve pas grushtit të shtetit në Rusi më 1991. Po kështu duhet thënë se ajo që ndodhi në Rusi në vendin tonë mund të kishte ndodhur më 30 korrik 1993. Avantazhi ynë është sepse njerëzit, populli iu kundërvunë paqësisht këtij, revanshi për gjak të komunistëve shqiptarë, i pyetur rreth disa të dhënave organizative të PD, z. Selami iu përgjigj se ne kemi 37 degë të PD dhe dy nëndegë të saj mbi 3000 seksione të cilat janë të shtrira thuajse në çdo fshat. PD ka afërsisht 100 mijë anëtarë dhe po punojmë që të rritim numrin e anëtarësimit të tyre, veçanërisht në fshat. Pyetjes se si i parashikoni marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas ardhjes në pushtet të Papandreu, z. Selami iu përgjigj: Ardhja e tij në pushtet, prej të gjithë vëzhguesve pritet një afrim i marrëdhënieve me politikën Greke. Të jemi të sigurt se do të marrë… (Vijon në faqen 2)
Dje në Ministrinë e Mbrojtjes
U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe SHBA
- I pari dokument zyrtar i kësaj shkalle të lartë serioziteti dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona.
- I pari dokument i këtij lloji i nënshkruar nga SHBA me vendet e bllokut ish-komunist të Lindjes - një vlerësim dhe konfirmim tjetër i botës demokratike për suksesin e pakthyeshëm të reformave demokratike në Shqipëri.
, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, zoti Glen Lazarus, bashkë me shtrëngimin e duarve me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, zotin Safet Zhulali, sillte nga Washingtoni edhe dokumentin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, firmosur paraprakisht nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, zoti Les Aspin. Pikërisht, në orën 8.00 të ditës së djeshme ky dokument i parë zyrtar i kësaj shkalle të lartë serioziteti dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona u firmos në një ceremoni zyrtare edhe nga ministri ynë i Mbrojtjes, zoti Safet Zhulali. Në ceremoninë e nënshkrimit nga pala shqiptare merrnin pjesë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-lejt-nant Ilia Vasho, zëvendësministri i Mbrojtjes, zoti Bashkim Shehu, si dhe ushtarakë të lartë dhe madhorë të ushtrisë sonë. Nga pala amerikane morën pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zoti William Rajerson, atasheu ushtarak amerikan në vendin tonë, Pol Maser, përfaqësuesi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, zoti Glen Lazarus, etj. Pas aktit të nënshkrimit të Memorandumit prej ministrit Zhulali, të dy palët shprehën kënaqësinë e shëndetjet, konsideratat dhe vlerësimet e rastit, për rëndësinë dhe seriozitetin e këtij dokumenti. Ministri ynë i Mbrojtjes, ndër të tjera në fjalën e vet, tha se ky Memorandum Mirëkuptimi, që sapo nënshkruam, është një hap tjetër përpara në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Shqipërisë dhe ... SHBA, të cilat zënë vend kryesor. Ai është rezultat i arritjeve demokratike në vendin tonë i reformimit dhe ristrukturimit të ushtrisë, në sajë të shpirtit të lartë të përkushtimit dhe atdhedashurisë të ushtarakëve tanë. Është ky një vlerësim edhe i punës dhe kontributit të qeverisë demokratike dhe Presidentit Berisha. Nënshkrimi i këtij dokumenti çel rrugën e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona në fushën e arsimit, kualifikimit, shkëmbimit të përvojës dhe asistencës së gjithanshme në fushën e mbrojtjes. Nënshkrimi më parë i Memorandumit të Mirëkuptimit nga zoti Les Aspin, tha zoti Zhulali, është nder, por edhe konfirmim, si për rolin që luan Shqipëria në rajon me politikën e saj paqësore mbrojtëse, ashtu dhe mbështetje e siguri për vendin tonë. Pastaj, zoti ministër vuri në dukje se kjo marrëveshje midis dy vendeve tona nuk drejtohet kundër asnjë vendi të tretë, por i shërben paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon. Por vlen të theksohet, shtoi ai, se fakti që SHBA e vlerësojnë në këtë shkallë Shqipërinë do të ndikojë edhe tek ata që kanë synime jo të mira ndaj saj. Në fund, zoti Zhulali përcolli përmes përfaqësuesit të Departamentit të Mbrojtjes, zotit Lazarus, përshëndetjet më të mira për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, zotin Les Aspin dhe të gjithë amerikanë për ndihmësën e dhënë në nënshkrimin e këtij traktati me rëndësi. Nuk është rastësi, tha në fjalën e vet zoti Rajërson, që nënshkrimi i këtij Memorandumi përkon me përfundimin e ristrukturimit të ushtrisë shqiptare. Nënshkrimi i tij është një hap tjetër përpara. Do të krijohen grupe pune të përbashkëta për t’i çuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe SHBA. Në fund të kësaj kronike do të shtonim një fakt domethënës: Shqipëria është vendi i parë ndër vendet e bllokut ish-komunist të Lindjes, me të cilin SHBA nënshkruajnë një dokument të tillë. Ky fakt është njëkohësisht edhe një vlerësim dhe konfirmim tjetër prej botës demokratike për suksesin e padiskutueshëm të reformave në Shqipërinë demokratike. Korresp. i «RD»-së
Dita e Shqipërisë
Në Akademinë e Drejtimit të Bundesverit gjerman në, qytetin e Hamburgut, u organizua Dita e Shqipërisë.
Merrnin pjesë ushtarakë të vendeve të ndryshme që specializohen aty, drejtues të Akademisë, oficerë madhorë, përfaqësues e drejtues të disa institucioneve gjermane, politikanë etj. Ndodhej edhe zvendëskryetari i Parlamentit të Hamburgut, zonja Buseck.
Përpara fillimit të veprimtarisë, komandanti i Akademisë, gjeneral-major Hubener, priti në një takim të veçantë ambasadorin e Shqipërisë në Gjermani, Xhezair Zaganjori, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt lidhur me gjendjen në Shqipëri dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe të kualifikimit ushtarak.
(ATSH)