19/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 tetor 1993

KONFERENCË SHTYPI E PRESIDENTIT BERISHA

«Sot desha të bisedoja me ju për një problem të rëndësishëm që ka ngjallur diskutime të shumta: ligji për shtypin». Me këto fjalë e hapi Presidenti i Republikës z. Sali Berisha konferencën e shtypit që u organizua ditën e hënë, dt 18 tetor në orën 11, në një nga sallat e Presidencës. Përballë gazetarëve z. Berisha paraqiti një sërë argumentesh që mbështesin formulimin dhe nevojën e ekzistencës së këtij ligji. Zoti Berisha dha gjithashtu shpjegime për disa nga problemet e ngritura mbi ligjin për shtypin. Më pas Presidenti Berisha u vu në dispozicion të gazetarëve, si zakonisht të shumë në okazionë të tilla. Korresp. i «RD»

Delegacioni i Parlamentit shqiptar i kryesuar nga z. Eduard Selami në Austri

Me ftesë të kryetarit të Partisë Popullore Austriake dhe zëvendëskancelarit Erhard Busek, u nis dje për në Austri një delegacion parlamentar shqiptar i kryesuar nga kryetari i PDSH dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për politikën e jashtme, zoti Eduard Selami. Midis takimeve të konfirmuara me personalitete të larta të politikës austriake, veçojmë takimin me dr. Alois Mock-kryetar i Unionit Demokratik Evropian (EDU) dhe ministër i Jashtëm Austriak. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të PDSH

Ligji për shtypin synon të përmirësojë raportin e shtypit me të vërtetën dhe të mbrojë dinjitetin e njeriut

NGA KONFERENCA E SHTYPIT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ZOTIT SALI BERISHA Së pari, dua të theksoj se në raport me ligjin e shtypit vendet demokratike, mund të grupohen në: 1. vende që nuk kanë ligj shtypi. Këto janë demokraci evolucioniste si SHBA, Britania e Madhe etj. Por edhe këto vende kanë amendamente të veçanta, që mbrojnë të drejtat e botuesve, pronën, dinjitetin e njeriut, informacionin. 2. Vendet e tjera, dhe këtu pothuaj futen të gjitha vendet e Europës Perëndimore, që e kanë ligjin e shtypit dhe ky ligj nuk kufizon lirinë e shtypit, të informacionit dhe shprehjes së mendimit. Të gjitha këto vende kanë firmosur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe në këto vende shtypi është i lirë. Ligjet e tyre janë në përputhje të plotë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutat e tyre demokratike. Pra, sot, po t’i shohim në raport me ligjin e shtypit, ekzistojnë dy realitete plotësisht demokratike: njëri me ligje shtypi, dhe këtë e kanë shumica e shteteve, dhe tjetri, pa ligje shtypi. Le të vijmë tani te realiteti shqiptar. Personalish[t] e kam thënë dhe e them prapë se kam qenë për realitetin, pa ligje shtypi. Por, në të gjitha diskutimet që kam patur, madje shpesh edhe me gazetarë në këtë sallë dhe gjetkë, pastaj me qytetarë të thjeshtë, politikanë, deputetë kam kuptuar qartë se në mendimin tim kam qenë në minorancë. Ky faktor, së bashku me faktin tjetër tepër të papërcaktuar që del nga studimi i Gallup-it dhe që dëshmon se në Shqipëri 75-80 për qind e njerëzve nuk i besojnë shtypit shqiptar, më imponon që unë të bashkohem me shumicën. Për këtë qëllim, duke ditur se ligji i shtypit është një ligj tepër delikat, unë kërkova ndihmën e disa institucioneve ndërkombëtare. Nga këto Fondacioni Ebert i socialdemokratëve gjermanë dhe Fondi Knoë Hoë i Britanisë së Madhe u treguan të gatshëm të na ndihmonin dhe unë u jam shumë mirënjohës. Fondacioni Ebert solli të për- Një qëndrim e miraton plotësisht ligjin e shtypit. Këta gazetarë mendojnë se ky ligj nuk kufizon lirinë e shtypit dhe e konsiderojnë të domosdoshëm për të mbrojtur dinjitetin e individit, të lënduar jo pak dhe do ditë nga shtypi, e konsiderojnë të domosdoshëm për të rritur prestigjin e rënë të shtypit dhe për ta shndërruar atë në një kollonë të fuqishme të demokracisë në Shqipëri. Qëndrimi i dytë është kategorik kundër ligjit të shtypit. Në këta kategori disa e kundërshtojnë se janë për variantin e demokracisë pa ligje shtypi, pra variantin amerikan apo britanik, por unë i garantoj ata se ky qëndrim në Shqipëri nuk ka mbështetje, është në minorancë. Kurse refuzuesit e tjerë të ligjit janë individë të cilët siç kanë qenë kundra të gjitha ligjeve të miratuara deri sot, përfshirë këtu edhe Kartën e të Drejtave të Njeriut dhe ligjet për pronën private, etj., janë edhe kundër ligjit të shtypit. Nuk ka dyshim se për ta ne duhet të kishim vetëm ligjet e vjetra. Unë u bëj thirrje atyre të kuptojnë se Shqipëria ka dhe do të ketë nevojë për ligje të reja. Mbi bazën e kundërshtimit të këtij ligji gazetat e majta me «ZP» në krye, shpallën një grevë 2-ditore. Këtu ka një paradoks jo sepse ata bënë grevë, sepse greva në një shoqëri të lirë është e ligjshme, por sepse ata bënë grevë kundër një ligji që synon të rrisë prestigjin e shtypit, por para së gjithash demokracia duhet kuptuar si dinjiteti i njeriut. Shtypi shqiptar ka humbur kredibilitetin e tij jo vetëm për shkak të raportit të shërbëmr të tij me të vërtetën, por edhe për shkak të cenimit në qindra dhe mijëra raste të dinjitetit njerëzor. Shqipëria sot ka humbur më të madhtë të gazetave private për frymë. Ligji për shtypin nuk synon aspak të ngushtojë lirinë e tyre, por ai synon të përmirësojë raportin e shtypit me të vërtetën si dhe të mbrojë dinjitetin e njeriut nga shpifjet, poshtërimet që nuk i bëjnë nder asnjë njeriu. Për krahas këtij dy qëndrimeve ka edhe një qëndrim të tretë që e miraton ligjin, por shpreh rezerva, të cilat mendoj se kanë një bazë kryesisht kuptimore. Disa prej tyre kanë shkruar artikuj që unë i kam lexuar me vëmendje, të tjerë më janë drejtuar me letra. Unë këtu do përpiqem të jap disa shpjegime që i gjykoj të nevojshme për të sqaruar keqkuptimet e krijuara. Le t’i analizojmë shkurtimisht: - Thuhet se në do votonim për këtë ligj në rast se do vendosej një nen për RTV private. Ligji i shtypit ka të bëjë me redaksitë dhe botuesit që shtypin, ndaj quhet i tillë. Krejtësisht tjetër dhe i palidhur me të është ligji i masmedia. Unë jam plotësisht dakord që ai ligj të kalojë në Parlament. Personalish[t] kam dhënë pëlqimin që VOA, BBC dhe i kam ofruar dhe DW të transmetojnë në valët tona, radio këto që nuk kontrollohen nga ne. Së dyti, është ngritur çështja e informacionit. Projekti që ka shkruar në Parlament thotë: «Hallkat zyrtare janë të detyruara t’u japin përfaqësuesve të shtypit informacione që t’u shërbejnë atyre për përmbushjen e detyrës publike». Të gjitha përjashtimet vijnë të Njeriut. Të tjera kanë ngritur problemin e konfiskimit. Së pari, dua të atyre që sepse greva në një shoqëri të lirë është një dukuri normale, por se ata u ngritën kundër një ligji që e servirri Instituti i Socialdemokracisë Gjermane. E majta shqiptare është kategorike dhe nuk pajtohet në këtë pikë me qëndrën e majtë gjermane. Nuk mund të mendoj se një institut i socialdemokracisë gjermane do të pranonte t’i ngushtonte liritë e shtypit të majtës shqiptare. Përkundrazi, jam i bindur se Ebert Stiftung ka dashur dhe do zhvillimin e demokracisë shqiptare. Por e vërteta është se reagimi i shtypit të majtë buron jo nga meraku për cungimin e lirisë së shtypit, por nga tendenca për politizime të çdo gjëje banale, të çdo ligji të ri që kalon në parlamentin tonë. Ky është sindromë që shpreh dominimin e tyre nga logjika dhe psikologjia totalitare, nga e cila uroj të çlirohen sa më shpejt. Ky shtyp sot duhet të individë njelloj sikundër dhe lavdëruar për çdo gjë diktaturën dhe krijuan mitin dhe kultin e suksesit të përhershëm tani të, çliruar kritikojnë gjithçka. Sot janë jo të pakta gazetat e majta, në të cilat nuk ka asnjë shkrim vlerësues apo pozitiv për zhvillimet e këtyre 18 muajve të fundit dhe që vazhdojnë të ushtrojnë terror psikologjik mbi njerëzit. Nga këngëtarë të zjarrit të suksesit përmanet të diktaturës së djeshme, janë kthyer në vajtues të mjerë të disfatës imagjinare të demokracisë së sotme. Të gjitha këto mendoj se kanë bërë që roli i shtypit të bjerë shumë. Ata mund të mendojnë se duke kritikuar çdo gjë i kontribuojnë demokracisë dhe vlerën e gazetës së tyre e masin me ç’mpajrë që shesin, por gabojnë sepse studimet serioze si ai i Gallup-it tregojnë se besueshmëria e shtypit në Shqipëri është më e ulta në Evropën Lindore. E drejta për informacion është e drejta për të vërtetën, pra vetëm informacioni që jep të vërtetën dhe shfrytëzon si duhet mundësitë që i krijon liria, vetëm ky informacion i shërben demokracisë, promovimit dhe zhvillimit të saj. Vërtetë në vendet demokratike me demokraci të zhvilluar, shtypi është një pushtet i fuqishëm, por ai këto e ka realizuar dhe e realizon vetëm nëpërmjet qëndrimit ndaj së vërtetës, zbulimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të saj. Në këtë drejtim dua të them se çfarë roli dhe pushteti pretendon të ketë një shtyp që 80 për qind e popullsisë nuk i beson. Ky është një tregues tepër domethënës. qytetare të zgjesë, parlamentarë, me me faktin tjetër tepër të papëlqyer Shqipëria me imponojnë që në këtë bashkëbisedim me shumicën. Për këto qëllime, dhe unë jam shumë mirënjohës. Fondacioni Ebert solli të përkthyer në gjuhën shqipe 2 ligje shtypi, ndërmjet të cilëve ne zgjodhëm ligjin e Renani-Vestfali, i përpunuar përherë të fundit në vitin 1985. Mund t’ju them se zgjodhëm këtë ligj për këto arsye: 1. Gjermania është një vend me një të shkuar të largët diktatoriale dhe me një të sotme të madhe demokratike; 2. Gjermania ka një nga Gjykatat Kushtetuese me kompetenca ndër më të fuqishmet në Evropë. Jam i bindur se ajo nuk toleron ligje që bien ndesh me ligjin kushtetues gjerman. 3. Shtypi Gjerman është një shtyp i lirë i një vendi të lirë, çka do të thotë se ligji përputhet plotësisht me Kartën gjermane të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pasi e kam studiuar me vëmendje të madhe dhe kam konsultuar me specialistë, konstatoj gjithashtu se ky ligj përputhet plotësisht me Kartën shqiptare të të Drejtave të Njeriut dhe prandaj dhe m’u duk i përshtatshëm si një ligj shtypi për Shqipërinë. Ndokush mund të thotë, pse në të përshtasim një ligj gjerman, ne jemi shqiptarë? Unë do të thosha se në këtë rrugë kemi ndjekur me të gjithë ligjet. Këtë praktikë ndodogëm me ligjet Kushtetuese, me Kartën e të Drejtave të Njeriut, me ligjin e bankave, të investimeve, të privatizimit dhe se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë koha kur ne ecim në pyll me errësirë të plotë dhe pretendonim se kishim fener ndriçues i Evropës. Zotërinj, tani ne do përshtasim eksperiencën legjislative, ligjet e atyre që ndërtuan demokracinë para nesh. Nuk ka më kushte specifike dhe rrugë të panjohura. Ne, sipas modelit të vendeve demokratike, do ndërtojmë institucionet tona, Pikërisht, për sa më sipër, ligji shkon në parlament. Përveç tekstit theksoj se ligji i shtypit, është thjeshtë ligji i redaksive dhe botuesve dhe aspak i gazetarëve apo autorëve të shkrimeve që nuk janë redaktorë. Dua të theksoj se ky ligj në një aspekt të rëndësishëm, jo vetëm nuk gëzaton, por zgjeron liritë e shtypit, pasi ai heq licencën, e cila pas censurës është mjeti i fuqishëm për të kontrolluar shtypin. Por, gjithashtu, në rast se botuesit nuk kanë paraqitur asnjë protestë deri tani, sepse me sa duket e kanë kuptuar si të dobishëm dhe jo të dëmshëm, për ta sot në gazetat gazetareske shqiptare ka tre qëndrime: ... Gjermania ka së sotme.

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme shpreh mungesën e vullnetit për të respektuar zgjedhjet e lira të 22 marsit

Pyetje: Shpesh nga opozita është bërë kërkesa për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Kjo është kërkesë permanente e saj. Ju si e gjykoni. Përgjigje: Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhvillohen në vjeshtë të vitit 1996. Por ne nuk besojmë mos kërkesat e opozitave ... (Vijon në faqen 6)

DO TË VAZHDOJMË POLITIKËN E FQINJËSISË SË MIRË ME GREQINË

Pyetje: Opinioni juaj për zgjedhjet me Greqi dhe a do të reflektohet ndjeshëm ndryshimi i raportit të forcave në pushtet, në marrëdhëniet me Shqipërinë? Përgjigje: Së pari, në të gjitha zgjedhjet e lira ajo që fiton është demokracia. Populli grek me votën e tij të lirë votoi jo për partitë në pushtet, por për opozitën. Shkaqet e humbjes së t’i analizojë. Ne shpresojmë se me ndryshimin e raportit të forcave në pushtet, do të rrisim bashkëpunimin me Greqinë mbi bazën e mosndërhyrjes në punët e brendshme, respektimit të plotë të sovranitetit, integritetit të vendeve tona dhe të leverdisë reciproke. Dua të them se nuk kam asnjë paragjykim, përkundrazi edhe para dy vjetësh në Parlamentin shqiptar, por edhe tani dhe gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj heqjen e ‘murit të luftës’ me Shqipërinë nga ana e PASOK-ut, përpjekjet ... (Vijon në faqen 6)

Mes Rusisë dhe Shqipërisë ka ngjashmëri të pakët dhe diferencime të mëdha

Pyetje: Në shtyp është bërë një paralelizëm midis ngjarjeve në Rusi dhe atyre në Shqipëri. A ka baza një gjë e tillë? Përgjigje: Mendoj se ngjashmëri ekzistojnë por më shumë nuk ekziston. Ngjashmëria qëndron në faktin që në manifestimin e paligjshëm në Tiranë, në krye qëndron an një grup kolonelësh të sigurtë, më të shtuat që gradën e kishin fituar për krimet e kryera. Në krye të këtyre kolonelëve gjendej një gjeneral që nuk e lejuan të shkëputej ndonjëherë spaletat dhe ndonjë politikan aventurier. Kurse në Moskë në krye qëndronin kriminelë dhe kolonelë të KGB të prirë nga gjenerali aventurier. Këtu platforma ishte për hapje kafkash dhe therjen varrë atje për të pushtuar Ba... (Vijon në faqen 6)

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

VEÇOJME NGA PYETJET: