PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRITI MINISTRIN E MBROJTJES SË AUSTRISË, WERNER FASSLABAND
«Austria është ndër vendet me të cilat kemi marrëdhënie ndër më miqësoret.»
«Austria është ndër vendet me të cilat kemi marrëdhënie ndër më miqësoret. Gëzohem shumë që bashkëpunimi në shumë fusha që kemi me vendin tuaj po konkretizohet edhe në marrëdhëniet midis dy ushtrive tona», - i tha Presidenti i Republikës, Sali Berisha, ministrit austriak të Mbrojtjes, Werner Fasslaband, Z. Fasslaband përcolli përshëndetjet e Presidentit austriak, Klestil për Presidentin Berisha dhe foli për shkëmbimet e parashikuara në marrëveshjen e firmosur me ministrin Zhulali.
Presidenti Berisha e falenderoi gatishmërinë e shtetit austriak për ndihmën edhe në fushën e ushtrisë.
Më tej u bisedua për situatën kritike në rajon dhe për rrugëdaljet e mundshme. Në këtë bisedë u konfirmua se Shqipëria dhe Austria kanë pikëpamje të njëjta për krizën në rajon.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit
Tiranë, më 25.10.1993
DHËNIA E LLOGARISË - NJË NORMË DEMOKRATIKE
Parimi i dhënies së llogarisë është një koncept i konsoliduar në jetën e partive demokratike.
Ai është një element që sjell gjithënjë përgjegjësinë e individit në seksionin e tij dhe në mënyrë më të spikatur përgjegjësinë e drejtuesit të seksionit e deri në qendër të partisë. Brenda seksionit shpesh është kuptuar liri pa kufi, një liri subjektiviteti që ka sjellë rëndim të frymës konstruktive brenda tij. Para së gjithash, dhënia e llogarisë është nënkuptuar si provë e një të kaluar partie dhe jo si një sjellje normale e demokratike të ruajtjes së frymës ndërtuese të seksionit. Vërtet PD kaloi tre vjet të jetës së saj në një periudhë që solli një shembull të ri ndërtues për vetë dhe për shoqërinë. Ajo mësoi për vete dhe ndoqi te të tjerët, ajo vetorganizoi shtrirjen e saj në një kohë të ngjeshur politike, por edhe ka shumë gjëra për të organizuar në, jetën e saj. PD në Këshillin e fundit Kombëtar theksoi nevojën e vetëkorigjimit, për vetëkorigjimin e një fenomen që e ka të nevojshme para së gjithash dhënien e llogarisë. Kjo do të thotë që drejtuesit e PD, që nga seksioni e lart, të orientojnë punën e zgjedhjeve të reja në drejtim të dhënies së kësaj llogarie. Vërtet drejtuesit e seksioneve të PD kanë kryer një punë voluminoze dhe zhvillohen, në rrethanat të tjera, të ndikuara e të përcaktuara nga faktorë të tjerë, deri te fakti që PD do të shkojë atje si parti në pushtet e jo si një opozitë e re, siç ndodhi më 1992, do të thotë që PD në pikëpamje të organizimit, veçanërisht në fushat do të përshkohet nga një frymë realizmi dhe llogarie të dyanshme. Seksionet e fshatit shpesh janë të paorganizuara mirë. Nuk zhvillohet jetë partie, nuk paguhen kuota, nuk njihet mirë programi. Po kështu, shumë drejtues seksionesh në këto hapësira të gjera, ku jeton shumica e shqiptarëve, i kanë ngritur pranimet me njerëz të kulturës, mendimit, inteligjencës. Këta drejtues partie duhet të japin llogari para seksionit dhe vetë seksioni duhet të mbajë qëndrim të rreptë ndaj tyre, pasi këta njerëz shpesh i kanë sjellë dëme politikës së PD në aspektin e zgjerimit të saj, përkatësisht në aspekt të bërjes për vete të sa më shumë njerëzve. Nga vëzhgimet e bëra rezulton që seksioni mbledh me shtë shumti dhe diskuton për çështje të reformës ekonomike, politike e administrative, çka ka qenë majft e përligjur për periudhën që kaluam. Por ai është ndalur fare pak në aspektet organizative të partisë, dmth edhe seksionit. Duke mbyllur këtë shënim do të theksojmë se vërtetë PD ka një jetë të shkurtër trevjeçare, çka nuk nënkupton mundësinë e krijimit të atmosferës burokratike, megjithatë, dhënia e llogarisë nuk duhet trajtuar as si teprim burokratik dhe as si tendencë kundërshtie në seksion. Ajo është një ndërmarrje bashkëkohore në jetën e çdo partie demokratike. MUJE BUÇPAPAJ
gjimit, për vetëkënaqësinë në dhënien e logarisë. seksioneve të PD kanë kryer një punë voluminoze, vërtetë këta punëtorë partie bënë të mundur që me një pasion historik të ndikojnë në fitoren e 22 marsit 1992 dhe, më pas, të drejtojnë PD drejt reformave të mëdha ekonomike, politike, administrative e institucionale. Po kjo nuk duhet të sjellë eufori politike, një gjendje të pakontrolluar zhvillimi, që do të kushtojë shumë në të ardhmen. Posaçërisht, kur thuhet që zgjedhjet e ardhshme do të gj[jë?]...
«Shqipëria do të ketë mbështetjen e Austrisë për të qenë një faktor stabiliteti në rajon»
Në shohim tek Austria një shtet mik dhe dëshirojmë që marrëdhëniet me të të vazhdojnë të thellohen.
- Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, priti ministrin Federal të Mbrojtjes së Austrisë, Fasslaband. -
Në shohim tek Austria një shtet mik dhe dëshirojmë që marrëdhëniet me të të vazhdojnë të thellohen, tha Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, ministrit Federal të Mbrojtjes së Austrisë, Fasslaband.
Duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Austria në dy vitet e fundit Shqipërisë, zoti Arbnori e cilësoi qëndrimin e Austrisë ndaj situatës në Ballkan si favorizues dhe mbështetës ndaj Shqipërisë, si dhe ndaj shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni.
«Ju keni tashmë një sistem demokratik të stabilizuar, dhe keni arritur sukses në fushën e ekonomisë», - tha personaliteti i lartë austriak. Duke folur për gjendjen e tensionuar në Ballkan, ai, theksoi se është e domosdoshme parandalimi i rëndimit të gjendjes në Ballkan dhe se «Shqipëria do të ketë mbështetjen tonë për të qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në rajon».
(ATSH)
Përurohet Brigada e 42-të e këmbësorisë në Korçë
Më 24 tetor në qytetin e Korçës u zhvillua ceremonia e përurimit të Brigadës së 42-të të këmbësorisë.
Ajo përkoi me përvjetorin e çlirimit të këtij qyteti. Trupat u rreshtuan në sheshin e «Luftëtarit Kombëtar», ndërkohë që këtë ceremoni e ndiqnin mijëra banorë të qytetit e të fshatrave përreth.
Për të marrë pjesë në këtë ceremoni u erdhën edhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali dhe të ushtrisë të tjerë të lartë, si dhe ministri Federal i Mbrojtjes të Austrisë, dr. Werner Fasslaband dhe anëtarët e tjerë të delegacionit Austriak.
Ministri i Mbrojtjes, Zhulali, i shoqëruar nga komandanti i Divizionit, kolonel Shkëlqim Nure, kaloi në revistë nderi efektivat e rreshtuara me këtë rast.
Në mitingun e organizuar me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali i përshëndeti të pranishmit. Ai theksoi se është e domosdoshme ristrukturimin e ushtrisë, khtimin e saj në kazerma, që ajo të bëhet më e disiplinuar, më e organizuar dhe më e fortë, për të kryer detyrat që kërkon mbrojtja kombëtare. Më pas, ai vuri në dukje drejtimet kryesore të reformës në të ardhmen, modernizimin dhe pasjisjen me të mirë të ushtrisë zgjerimin e arsimimit dhe të kualifikimit ushtarak, lidhjen dhe bashkëpunimin me ushtri të vendeve demokratike të NATO-s, Bashkimit Evropianoperëndimor dhe të gjitha vendeve që me Shqipërinë.
Trupat pjesëmarrëse të Brigadës i përshëndeti edhe ministri i Federal i Mbrojtjes i Austrisë, dr. Fasslaband, i cili ndër të tjera theksoi se ishte e gëzuar që merrte pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme, duke parë nga afër njerëzit, përgatitjen dhe cilësinë e stërvitjes së tyre. Austria, - tha ai, është një mike e popullit shqiptar, shq...
reshtuara ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali i përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit, Sali Berisha. Ndër të tjera, ai tha se kjo ceremoni shënon kalimin e kësaj brigade në strukturën e re të ushtrisë, e cila përfundoi me sukses për një periudhë të shkurtër kohe, duke realizuar një nga objektivat e guximshme të reformës,
Ministri i Mbrojtjes i dorëzoi Flamurin e Brigadës së 42-të të këmbësorisë.
Pastaj u bë parakalimi ceremonial i trupave të Brigadës së 42-të këmbësorisë.
(ATSH)
Sqarim i Zëdhënësit të PDSH
Një prej «analistëve» të ZP, vëzhgues i saj i të Dielës, pasi i referohet qëndrimit vetë RD të datës 15 Tetor 1993, në lidhje me konferencën e shtypit konkludon se «Selami Mohan Selami» për deklaratën e PS me PASOK-un.
Për opinionin gazmor ka s vijon. Në Konferencën e tij të shtypit, dt 14.10.1993, pyetjes së gazetarit të ZP, z. Ardian Myslimi: «Ju e keni cilësuar deklaratën e PS me PASOK-un si antikombëtare, antishqiptare, etj... cili është mendimi juaj tani?», z. Eduard Selami iu përgjigj, «Ashtë e vërtetë, unë jam prononcuar për deklaratën që ka bërë Fatos Nano, në emër të PS me PASOK-un dhe jam prononcuar pikërisht me pjesën ku ai kërkoi bashkë me PASOK-un që të hiqet ndërhyrja e huaj dhe e Komunitetit Ndërkombëtar nga rajoni, të largohen ata nga rajoni sepse problemet që janë në rajon janë probleme ballkanasve dhe mund t'i zgjidhin vetë ballkanasit. Këtë unë e kam quajtur një deklaratë antikombëtare dhe në kundërshtim me politikën kombëtare të shqiptarëve, sepse politika e shqiptarëve është që ne duam praninë dhe kemi kërkuar praninë e Komunitetit Ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin në rajon. Të kërkosh sot që të largosh NATO-n, të largosh trupat e Kombeve të Bashkuara dhe Trupat e tjera ndërkombëtare nga konflikti në rajon, në mendimin që është drejtëpërdrejt në favor të agresorëve serbë. Kështu që unë nuk kam ndërmend t'i heq asgjë kësaj. Nuk ka të bëjë fare kjo që a fiton PASOK-un, apo nuk fitoi PASOK-u në zgjedhje. Është shumë e vogël kjo gjë përpara asaj deklarate që është bërë. Në këtë aspekt unë e quaj atë deklaratë jashtëzakonisht të dëmshme për interesat kombëtare dhe unë jam befasuar dhe vazhdoj të befasohem se si pjesa tje- aspekt unë e quaj këtë befasuar dhe vazhdoj të befasohem se si pjesa tjetër e PS nuk është distancuar nga kjo. Mendoj që kjo nuk është vetëm pjesë e interesave të Shqipërisë por edhe të rajonit, sepse mendimi jonë është që në qendër të krizës rajonale është Serbia, potenciali i saj ushtarak, agresiviteti i saj, politika e saj ultranacionaliste. Çdo masë e cila lehtëson dhe ndihmon Milosheviçin dhe Karaxhiqin dhe përfaqësuesit e tjerë të ekstremit serb për në eshtë destabilizues sepse do të thotë të vazhdojë konflikti e të vazhdojë lufta. Në këtë aspekt unë nuk kam ndërmend t’i lëviz asgjë asaj deklarate që kam bërë por dhe një herë shpreh habinë time se si u gëlltit kjo nga pjesa tjetër e PS, sepse unë e kuptoj që Fatosi kishte hallin e atyre parave për të cilat po vihet përpara drejtësisë dhe mund të bënte të gjitha kurse pjesa tjetër më befason se si nuk reagoi ndaj një qëndrimi të tillë. Nuk ka të bëjë fare kjo me një pozicion të ngurtë nacionalist, përkundrazi e thashë është jo vetëm në interes të Shqipërisë por dhe në interes të rajonit, sepse duhet të pranojmë një gjë, që edhe në Greqi ka plane dhe ka qarqe të cilat kanë luajtur hapur politikën nacionaliste, ekstremiste të Serbisë dhe të Milosheviçit dhe që është një nga arsyet që ne nuk merremi vesh me ta, sepse ne mendojmë që duhet një qëndrim i prerë dhe i qartë kundër agresionit, kundër forcave aktuale serbe të cilat janë përgjegjës kryesorë të krizës në rajon. Së fundi diçka për ty o vëzhgues. Herë tjetër, pyet në redaksi për gazetat e ZP-së që kanë ndjekur konferencën përpara se të konkludosh në përfundime që më sa duket i parapëlqen. Mendoj se z. Myslimin do t’ju ketë sqaruar me vërtetësi. Ose në paç kaq merak, je i mirëpritur në zyrën e shtypit të PDSH, ku mund të bindesh në epërsinë e aparateve të incizimit ndaj dezinformimit e dilettantizmit.
Deputeti KEKO kërkon DYLuftim
rit të PD. Kjo bëhet sipas skemës së vjetër të çetnikëve serbë, të cilët (të paktën siç e përshkruan një epikë) përpara ndeshjes me krishnikët tanë lëshonin nga goja grogësirë vere dhe tymëra arshish poshtë mjegullave të murrtaftalave shqiptare.
Megjithatë duke ndalur vetëm në aspekt e këtij zemërimi të analizit Keko, ndaj deklaratës së z. Selami,
Së pari kryetari i PD nuk ka asnjë faj “Për gafat e aleancës”, që e ka quajtur President Rugova vizitën e PAD në Beograd, siç e ka quajtur Presidenti Rugova vizitën e PAD në Beograd, dhe, për më tepër, kryetari i PD nuk ka asnjë faj pse shqiptarët vazhdojnë të jenë patriotë dhe të duan atdheun e tyre, përkundër dëshirës së Kekos dhe eprorëve të tij. Kryetari i P. Demokratike, nuk i ka asnjë faj, Aleancës së Kekos e cila ka mbetur pa asnjë anëtar, pa asnjë kredibilitet, pa asnjë ekuilibër politik, as kombëtar.
Megjithatë, deputeti Keko kërkon të bëjë një ofensivë sharjesh të pamerituara për P. Demokratike dhe kryetarin e saj Selami. Harron, se Keko se brenda vetes e tij janë të një modeli në vjetër, të një stili të vjetër të Beogradit dhe se ato nuk arrijnë askund, ya më tepër tek kryetari i PDSH.
Z. Eduard Selami i përket brezit të ri të politikanëve shqiptarë, që nga ky intelektual i kompletuar, në dhjetor 1990 u gjend në krye të parë në krye të lëvizjes studentore bashkë me Prof. Berisha, dhe zotin Hajdari.
Ju, zoti Keko ju vlen më mos e keni harruar se atëherë kur brezit të ardhshëm shqiptar, në fillimet e hershme, të plotë, të shfrytëzimit të mbështetje ...
„Mercenarët janë të guximshëm kundër miqve, frikacakë, ndaj armiqve,“ - thotë Kamya në një trajtesë filozofike. E këtu do të ndalesha dhe unë për të zbuluar këtë pellg të nëntëksit absurd të Kekos dhe papjekur të marrë në analizë deklaratën e Kryetarit të PDSH, z. Eduard Selami, e kur në fakt s’bën gjë tjetër veçse zbulon një pjesë qesharake të substratit të vjetër të fjalorit të rrugës, e kur së fakt nuk zotëron aspak logjikën e atij që duhet të nxjerrë mësim nga dështimi i alenaës së tij.
Z. Keko, ky pronar i madh i epiteteve të fëlliqta në shkrimin e tij, i thotë Selamit “karrierës së tij politike” botuar në «Aleanca»; dt. 24 tetor 1993 merr përsipër që me shpatën e mprehur nga «Aleanca» në Beograd tek Milosheviçi; t’i kërkojë dyfltimin kryeta-
e deri më sot, z. Selami është një nga figurat më të shquara të PD. Z. Selami, posaçërisht pas ardhjes në krye të PD (me shumicë absolute votash), i është përkushtuar me pasion dhe këmbëngulje të veçantë organizimit të PD, për të ndërtuar një parti sipas modelit perëndimor.
Ndoshta një nga arsyet e mllefeve të Kekos ndaj z. Selami, është pikërisht pozicioni i qartë i këtij të fundit ndaj çështjes kombëtare.
Posaçërisht mbrojtjes dinjitoze që i ka bërë z. Selami çështjes shqiptare në të gjitha forumet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë, qoftë si kryetar i PD, qoftë si kryetar i Komisionit të jashtëm të K. Popullor.
Ndërsa për ta cilësuar si antikombëtare vizitën e krerëve të partisë tuaj në Beograd, zotit Selami nuk i është dashur të konsultohet me asnjë analist, pasi të tillë e kanë trajtuar shqiptarët nga Prishtina deri në Sarandë. Një veprim mercenarësh të shitur tek Beogradi. Për mua tashmë fenomen historik dhe shoqërore dhe për qytetaruan mercenarizmi i fenomën i cili thotë: «Trupat mercenare janë gjithmonë ambiciozë, të pabesa, të guximshëm kundër miqve, frikacakë ndaj armiqve. Ata nuk kanë frikë prej Zotit, as ndershmëri ndaj njerëzve».
Po kështu duhet thënë se shkuarja në Beograd ishte jo vetëm një veprim mercenarësh por edhe më skandaloz ndaj atdheut, ndaj vashtë të reja që hapen çdo ditë në Kosovë nga plumbat e mikpritësve të «Aleancës».
Z. Selami përveç të tjerash në deklaratën e tij u bëjnë thirrje ndërgjegjes tuaj për t’u kthyer në udhë të zotit, në udhë të atdheut tuaj, si bashkëkombës që ju ka, për të shpëtuar nga krimi total. Dhe ju zoti Keko për këtë sjellje njerëzore nuk mund ta mallkoni me atë fjalor rrugaçi, asesi, për atë që ka mbushur mendjen për të pranuar udhën e lirisë së shpëtimit nga krimi?!
M. B.
Ndersa shqiptarët nga Prishtina deri në Sarandë. Për mua tashmë fenomen historik dhe shoqëror dhe për qytetarin mercenarizmi i fenomenit mercenarësh por edhe një mëkat ndaj atdheut, ndaj vashave deklaratën e tij u bënte të pranuar udhën e lirisë së shpëtimit nga krimi?!
PRIVATIZIMI i BANESAVE - BRENDA NENTORIT
Nga rreth 45 000 apartamente që janë gjithsej, gjej tani, në qytetin e Tiranës janë privatizuar 36 230, që do të thotë afërsisht 80 për qind e tyre.
Nisur nga këto ritme, kryetari i komisionit për privatizimin e banesave shtetërore dhe nëndsekretar i Bashkisë së Tiranës, Gëzim Kallecu, i tha ATSH-së se parashikohet që ky proces të përfundojë në fund të muajit të ardhshëm.
Megjithatë privatizimi i banesave ka edhe probleme. Në analizën e tij të fundit, Këshilli Bashkiak konstaton se pengesë e madhe për ecurinë e punës janë ritmet e pakënaqshme të hipotekimit të banesave. Janë vetëm 6 065 banesa të hipotekuara gjer tani, ndaj në Këshillin Bashkiak u kërkua edhe një herë që Komisioni Qendror të ndërhyjë pranë Ministrisë së Drejtësisë për organizimin më të mirë të noterimit dhe hipotekimit, të cilat varen nga kjo ministri.
Këshilli trajtoi edhe banesat me sipërfaqe të tepërta dhe u kërkua nga komisioni që të forcojë kontrollin, si për ato që tashmë janë privatizuar, ashtu edhe për ato që janë në proces.
Po kështu, u shqyrtuan rastet e banesave që nuk do të privatizohen, konkretisht kjo e Këshillit Bashkiak, të cilat më pas, në bazë të ligjit, do t’i përcillen Këshillit të Ministrave për t’u miratuar.