ZOTI MEKSI TAKOHET ME ZOTIN LEON BRITTAN
Orientimi i Shqipërisë ndaj KE-së është absolutisht i qartë dhe i mirëpritur.
Në bisedimet që kryeministri Meksi zhvilloi dje pasdite me Zëvendëspresidentin e Komisionit të Komunitetit Europian, zotin Leon Brittan, pasi e falënderoi për ndihmën humanitare e ushqimore që Komuniteti Europian ka dhënë Shqipërisë për të kapërcyer periudhën e vështirë të tranzicionit, i kërkoi zyrtarit të lartë të KE-së vazhdimin e kësaj ndihme edhe në të ardhmen e mëtejshme të vendit për përqendrimin e saj në fushën e investimeve, industri, turizëm, infrastrukturë etj., duke e cilësuar këtë ndihmë si vendimtare për vendin tonë.
«Kjo ndihmë - theksoi zoti Meksi - do t’i shërbente garantimit të stabilitetit politik në Shqipëri dhe pozitës së saj në rajon». «Shqipëria - nënvizoi më poshtë Kryeministri Meksi - është e gatshme të bëjë hapat e nevojshme për integrimin e saj në Komunitetin Europian».
Zoti Brittan pasi theksoi se i mirëpritur, i shprehu zotit Meksi, si gatishmërinë e Komunitetit Europian për të ndihmuar Shqipërinë në infrastrukturë, për të nxitur Bankën Evropiane për financimin e projekteve të ndryshme me Shqipërinë, për ndërtimin e institucioneve demokratike etj. «Shqipëria ka shumë miq në Komunitetin Evropian - nënvizoi zoti Brittan - sepse për këtë janë të njohura vuajtjet e saj gjatë regjimit komunist si edhe progresi që ajo ka bërë në rrugën e reformës, i pohuar ky në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar».
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANË KRYEMINISTRIT
Lufta për ndërtimin e demokracisë dhe kundër ekstremizmit - MISION HISTORIK I PD
Arma kriminale e Sigurimit të Shtetit - strumbullari i dy ekstremeve në Shqipëri
Partia Demokratike lindi dhe u rrit me shpejtësi në këtë periudhë të shkurtër të jetës së saj si parti e vlerave njerëzore, si mishëruesja e idealeve demokratike që në shekuj kanë lëshuar rrezet e shpirtnit dhe mendimin e kombit tonë.
Ajo lindi në thundrën e dhunës për të kthyer Shqipërinë dhe shqiptarëve tolerancën si domosdoshmëri e një jetë të qytetëruar, shpërtheu si protestë kundër depersonalizimit për të vënë në tempullin e merituar dinjitetin njerëzor. Mbi këtë shtyllë dhe themele të forta, që përbëjnë vetë ekzistencën e saj, ajo as ka lejuar dhe as do të lejojë të nëpërkëmbet individi, njerëzit, populli. Janë të gjitha këto që e kanë vendosur atë në piedestalin e respektit popullor. Janë të gjitha këto që e kanë bërë atë të meritojë besimin e popullit për të ardhmen e tij, për ta ngritur Shqipërinë nga gremina e komunizmit në lartësitë e demokracisë bashkëkohëse. I tillë është programi i PD-së, parti e qendrës së djathtë, që i është përshtatur në mënyrë të palëkundur ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zhvillimet 18 mujore dëshmojnë se ai është një program i shpejtimit kombëtar, një program që e nxorri Shqipërinë nga katastrofa në ekonomi e tregti, që e futi atë në familjen e madhe të vendeve demokratike. Alternativë e vetme e Partisë Demokratike është zhvillimi i lirisë, zhvillimi i tolerancës ndaj kundërshtarit. Shqiptarët vuajtën nën diktaturën e kuqe si asnjë popull tjetër. Ajo i lodhi ata, i rraskapiti fizikisht dhe shpirtërisht deri në kufirin e zhdukjes, të shfarosjes, të asgjësimit masiv nëpërmjet genocidit politik dhe krimit. Kjo e kaluar tragjike është e afërt, por pavarësisht se tekstet në vijim janë të prera nga kufiri i faqes, ... gjenocidit por pavarësisht nga ky fakt, ajo nuk do të harrohet ndër breza të tërë sepse ka lënë plagë që breza të tërë nuk mund t’i mbyllin lehtë, pa dhembje. Ajo nuk do të mund të harrohet sepse historia e Shqipërisë do të mbetet ndër periudhat më të errëta e më mizore që meriton të mos harrohet për të mos u përsëritur kurrë më. Megjithëkëtë, historia është dëshmitare dhe mësuese, por jo për të gjithë. Jo gjithnjë dhe jo kudo arrin ta kuptojë atë, të nxjerrë mësime të saj. Mbijetuarët në vende dhe popuj të ndryshëm, kanë nxjerrë në periudha të ndryshme kufizime, diktatorë, kriminelë, aventurierë, që janë munduar të frenojnë progresin, të vrasin të ardhmen, të derdhin mbi popuj zi dhe mundime, skllevëri dhe bujkrobëri, përderisa dhe vëllavrasje. Sot në Shqipëri, aventurierë si Islami, drejtues dhe ekzekutues të mekanizmit të krimit si Ruçi me kompani kërkojnë të tërheqin zvarrë demokratët, t’u thyejnë kockat, të ngrejnë qindëshët e zeza të SS-ve të kuqe për të terrorizuar shqiptarët, të nxijnë nosalgjikë që t’i kundërvihen me dhunë pushtetit demokratik. Partia Demokratike e ka për mision historik pastrimin e Shqipërisë nga elementë të tillë kriminalë që deri në grahmat e fundit mbështetën krimin dhe diktaturën, që deri në frymëmarrjen e fundit të tyre varen dhe derdhin gjak sepse vetëm me gjakun qëndron në fron e tyre, sepse vetëm me shuarje jetësh logjistikisht sigurojnë mbijetësën në këtë fron. Për këtë përkushtim e Drejtësia duhet të thotë më vendosmëri fjalën. Është në dinjitetin e saj si so-[?] (vijon në faqen 4)
Populli i Kosovës nuk përfaqësohet nga Bosi Planet e Neritan Ceka!, por nga Presidenti Rugova, Parlamenti dhe Qeveria e saj
Sa më shumë që harku i zjarrit po i afrohet Kosovës, aq më tepër diplomacia serbe po kërkon të fitojë kohë, terren për të vepruar dhe posacërisht një imazh të ri të politikës serbe në botë.
Por përderisa çështjen e Kosovës ajo e ka zgjedhur për hesap të vet, duke e patur të pushtuar dhe të kontrolluar me zjar dhe hekur, gjithë preokupimi i Milosheviçit qëndron tek justifikimi i këtij pushtimi, përkatësisht tek nxjerrja jashtë loje e përfaqësuesve legjitimë të popullit shqiptar të Kosovës dhe Presidenti Rugova, parlamentit dhe qeverisë së saj, të cilët jo vetëm që nuk e pranojnë këtë diskriminim kombëtar dhe njerëzor, por mbrojnë me çdo kusht dhe çdo rrethanë interesat e këtij populli. Në këtë mënyrë diktatorët e Beogradit, po përpiqen të sajojnë partnerë shqiptarë për bisedime, duke i ftuar për dialog Neritan Alitë dhe Basri Planet, Arben Imamet, Halit Treno[?], dhe të tjerë të korruptuar kanë asnjë të drejtë morale për të bërë një përfaqësim të tillë, por as edhe një mandat nga populli shqiptar. Shqiptarët e Kosovës, me votën e tyre të lirë u deklaruan për pavarësinë e tyre dhe për t’ia arritur këtij qëllimi ata i dhanë votëbesimin Presidentit Rugova, Parlamentit dhe Qeverisë së tij. Vetëm dialogu direkt me ta dhe në prani të një pale ndërkombëtare do të mund t’i japë zgjidhje problemit. Ky është i vetmi dialog i pranueshëm. MUJE BUÇPAPAJ
Franca është në krah të Shqipërisë
Përgjigjet e pyetjeve të bëra nga gazeta «RILINDJA DEMOKRATIKE» ministrit francez të ngarkuar me çështjet e Europës, zotit Alain Lamassoure.
1) - Duke ju uruar mirëseardhjen në vendin tonë, zoti ministër, do të donim të dëgjonim mendimin keni për shqiptarët dhe Shqipërinë? Ju drejtojmë këtë pyetje për vetë faktin se vendi ynë deri para zhvillimeve demokratike ka qenë i izoluar.
Së pari do të doja të shprehja kënaqësinë time që vij në Shqipëri. Nga ana tjetër, duke ardhur këtu me ju në ush, nuk do të gjendesha në një «terra incognita». Edhe më përpara kam pasur rastin të vij në vendin tuaj si parlamentar, ku dhe pata mundësi të takohe sha me disa personalitete të cilët atëherë ishin në opozitë, duke filluar nga Presidenti Berisha. Në këtë rast munda të njihesha me cilësitë mikpritjes së popullit shqiptar dhe me dashurinë e tij ndaj Francës dhe kulturës franceze. Jam i bindur se do të ishte në interesin e të dy palëve ta ruanim këtë kapital simpatish reciproke duke nxitur kontaktet e të gjitha niveleve. Ambasada franceze në Tiranë dhe Ambasada shqiptare në Paris nuk janë më formale, simbolike. Megjithkëtë, mendoj se mundësitë kanë qenë për shumë më tepër. A mendoni se ka një lloj vonese, dhe, nëse po, për ç’arsye? Sic e dini, Franca e ka nxitur procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe mbështet hap pas hapi ndaj botës. Kjo situatë e re hap perspektiva të reja në fushën e marrëdhënieve tona. Që prej një viti e gjysmë Franca ka filluar shumë programe bashkëpunimi në Shqipëri. Disa prej tyre kanë filluar të japin frytet: e kam fjalën këtu për veprimtarinë që kryen Assistance Publique-Hôpitaux (Asistenca Publike-spitalore) e Parisit me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, të cilën do ta vizitoj për operacionin e vaditjes së Fushës së Korçës, ose për bashkëpunimin mes Ministrive të Drejtësisë ose të Brendshme, sa për të dhënë disa shembuj. 2) - Ish-diktatori Hoxha ka shprehur një lloj simpatie deklarative për Francën. Megjithatë marrëdhëniet midis dy vendeve tona, praktikisht, kanë qenë të ngrira. Shpjegohet kjo thjesht me politikën izolacioniste të Shqipërisë? Është e vërtetë se nën diktaturën e Enver Hoxhës marrëdhëniet politike mes Francës dhe Shqipërisë ishin pothuajse fare të ngrira. Regjimi nën të cilin ishte vendi juaj nuk përputhej në asnjë pikë me idealet e lirisë, të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të hapjes drejt botës së jashtme, ideale që Franca i ka mbrojtur gjithmonë. Megjithatë, kjo e fundit, në atë periudhë, ka qenë i vetmi vend perëndimor që kishte të hapur një ambasadë sepse ajo e kishte si thelbësore moskëputjen e të gjitha fijeve. [teksti i vijës së poshtme është i prerë] 3) - zoti ministër, a mund ta konsiderojmë vizitën tuaj si një ndihmë të veçantë që do të nisë një etapë të re në marrëdhëniet shqiptaro-franceze? Siç ju thashë edhe më lart, mendoj se faza e re marrëdhënieve Francë-Shqipëri ka filluar që prej një viti e gjysmë. Presidenti Berisha është pritur në Paris pak kohë pas marrjes së funksionit. Qeveria aktuale franceze dëshiron t’i japë marrëdhënieve tona një dimension të ri. Uroj që vizita ime në Tiranë t’i japë atyre efektivisht një shtytje, që ajo të shërbejë për të siguruar pozicionet tona për disa çështje të rëndësishme që na shqetësojnë, e ardhmja e Ballkanit, siguria në Evropë, ndërtimi i një Evrope më vëllazërore. 5) - Ju do të keni një sërë takimesh me Pre- Presidentin e Republikës, zotin Berisha, me kryeministrin Meksi, ministrin e Jashtëm Serreqi. Pra, keni një program shumë të ngjeshur në kohë. Në këtë kontekst, vizita juaj bëhet për një njohje më të mirë të ndërsjellë, apo përmban edhe projekte konkrete bashkëpunimi? Siç ju thashë, do të paraqes projekte konkrete që do të bëjnë të mundur zgjerimin e fushave të bashkëpunimit tonë, pikërisht në fushën e ekonomisë, në fushën shëndetësore dhe shoqërore. Ne do të diskutojmë më në detaje me personalitetet e larta që ju përmendët. 6) – Në historinë e Shqipërisë politika franceze (vijon në faqen 4)
që kishte të hapur një ambasadë sepse ajo e shihte si thelbësore moskëputjen e të gjitha fijeve mes dy popujve dhe të krijonte mundësinë e ruajtjes së një minimumi lidhjesh në fushat e kulturës dhe kryesisht shkencore dhe teknike. Në këtë mënyrë ne kemi mundur të sigurojmë praninë e lektorëve francezë në Universitetin e Tiranës dhe t’u ofrojmë të rinjve shqiptarë, që nga vitet 70, mundësinë të ndjekin studimet në Francë.
Këto këmbime bënë të mundur të thurim rrjete simpatie dhe solidariteti të cilët, në shumë raste, janë pikënisja e bashkëpunimit të sotëm të drejtuar nga Franca.
Më gëzon fakti që, megjithë mbylljen nga ish-udhëheqësit e Shqipërisë, kontakte të tilla kanë qenë të mundura.
Të paragojmë alternativën e hapjes së PD me një frymëmarrje më të gjerë brënda radhëve të saj
U mbajt aktivi i degës së PD-së të rrethit Bulqizë – Pranohen 122 anëtarë të rinj, mbi 50 për qind e tyre janë intelektualë
– Pranohen 122 anëtarë të rinj, mbi 50 për qind e tyre janë intelektualë
Merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Tomor Dosti –
Për të marrë pjesë në këtë aktiv të PD kanë ardhur edhe kryetari i Këshillit të rrethit z. Bashkim Lami dhe deputeti i PD-së z. Agron Çoku. Pas fjalës së hapjes së zotit Petrit Shehu, kryetarit të degës së Partisë Bulqizë, z. Tomor Dosti iu drejtua të pranishmëve. Në emër të partisë e hapur për çdo njeri të ndershëm. Partia Demokratike është një organizëm demokratik ku në bazë të saj ka individin me dinjitetin e tij të lirë, ku ky njeri është i lirë dhe zot i vetvetes. Pjesëmarrja juaj e gjerë në këtë aktiv tregon besimin që keni ju tek kjo parti, tek idealet e saj të vona dhe demokratike.
Partia, jonë – vijon Dosti nuk duhet të jetë një parti e mbyllur statike, ajo duhet të jetë sa më e hapur demokratike. Ajo parti që nuk është e tillë herët apo vonë është e destinuar të vdesë. PD nuk është privilegj i një grupi njerëzish, por ajo është dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata njerëz me cilësi pozitive. Të heqim dorë nga qëndrimet “jemi ne dhe këta të tjerë”, “ne jemi nismëtarët dhe na takon kjo apo ajo”. Sot kemi nevojë për njerëz të ndershëm dhe jo për aventurierë e donkishotë politikë. Dua të theksoj me PD duhet të jetë parti e rivalitetit dhe e c-[?]
(vijon në faqen 4)
Vendime të reja të Këshillit të Ministrave
Njoftim i zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit
Në mbledhjen e dt. 1 nëntor 1993 Këshilli i Ministrave miratoi
në parim «Memorandumin e Financimit midis Qeverisë sonë e Komunitetit Evropian për programin e mbështetjes për ristrukturimin e sistemit shëndetësor Shqipëri» që synon për përmirësimin e mëtejshëm të sektorit të shëndetit primar, të mbështesë reformën spitalore, të ndërhyjë fuqishëm në sektorin farmaceutik etj.
Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Financave, në bazë të ligjit për zbatimin e reformës ekonomike në sektorin e shëndetësisë, Këshilli i Ministrave mori vendimin «Për caktimin e çmimeve për shërbimet në shërbimin shëndetësor».
Gjithashtu, duke njohur kushtet e vështira të punës të punonjësve të industrisë farmaceutike u vendos për rritjen e pagave të punonjësve në nivelin e tyre të industrisë kimike.
Midis një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë Amerikane «The Hawthorn Group, LC fi Jack Buechner» në lidhje me mbështetjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve me administratën dhe publikun amerikan.
Tiranë, më 1. 11. 1993
Zgjidhen kërkesat e studentëve
Diktën e shtunë pasdite Ministri i Arsimit z. Xh. Teliti priti delegacionin studentor të përbërë nga përfaqësues të Unionit Studentor, shoqatës së studentëve të përsekutuar dhe Forumit Rinor PD.
Z. Teliti gjatë këtij fillim nëpërmjet një njoftimi lajmeroi studentët se kërkesat e tyre janë marrë në konsideratë. Në këtë mënyrë janë liberalizuar telesnolet, simaljet, vazhdimi i lejëbërjes.
(vijon në faqen 4)
Lëreni të prehet i qetë patriotin Ismail Qemali
Më 30. 10. 1993 i ftuar në mbledhjen përkujtimore të mbajtur në Shkodër me rastin e 80 vjetorit të revistës «Ylli i Dritës», Konrad Gjonaj që në rreshtat e parë të kumtesës së tij, pa pasë shkak e rast sulmoi një nga figurat tona më të shquara me nofkën «Ismail Qemali frikacak».
Pjetër Arbnori i vetmi përfaqësues shtetëror i ndodhur në atë mbledhje u ngrit në mënyrë demonstrative nga presidiumi dhe doli jashtë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë si më poshtë:
1. Revistën e ndershme «Ylli i Dritës» nuk e ka mbyllur Ismail Qemali në 1913, por përfaqësuesit e fuqive të mëdha në Shkodër për shkak të artikullit të famshëm «Një komedi e pandershme e të nëntëzetës qind vjetë» të shkruar nga At Gjergj Fishta ku demaskohen fuqitë europiane për padrejtësitë e bëra ndaj Shqipërisë.
2. Revistën e shquar 1933, por Ahmet Zogu për shkak të një vërejtje thumbuese të redaktorit ndaj programit të paraqitur nga Mbret[i?]
3. Revistën autoritare «Ylli i Dritës» nuk e ka mbyllur Ismail Qemali më 1945, por Enver Hoxha i cili ka ndjekur një politikë të veçantë e të hapur shtypëse ndaj klerit katolik.
4. Revista kulturore «Ylli i Dritës» dhe drejtori i saj At Gjergj Fishta asnjëherë nuk e ka sulmuar Ismail Qemalin përkundrazi e ka përmendur me nderim si njeriun që ngriti flamurin e pavarsisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
5. Në qoftë se dëshiron të shkojë pas parimit të mënçurisë të klerit katolik «le e atdhe», Konrad Gjonaj do të bënte mirë ta linte të prehej i qetë në varr patriotin Ismail Qemali dhe të fliste më shumë (të paktën tani që nuk ka frikë) kundër atyre që e kanë tërhequr zvarrë atë dhe kryetarin e kryesisë së Kuvendit Popullor z. Pjetër Arbnori, burgjeve të Burrelit, kampeve të Laçit, Elbasanit e Fushë-Krujës me qëllimin e vetëm për të mos lejuar që të përsëritet kjo tragjedi.
Zëdhënësi i shtypit të kryesisë së K. Popullor