05/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 nëntor 1993

TAKIME TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SALI BERISHA

Me deputetët gjermanë... ...me zotin Galloni Me deputetët gjermanë... Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti grupin e deputetëve gjermanë, formues të grupit parlamentar të miqësisë Gjermani-Shqipëri. Presidenti Berisha i falënderoi ata për këtë iniciativë, që do të forcojë më tej marrëdhëniet tradicionale e shumë të ngrohta midis dy vendeve. Ai foli për ndihmën që Qeveria dhe institucionet gjermane, i kanë dhënë demokracisë shqiptare dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi të forcohet edhe më shumë. Deputetët gjermanë shprehën dëshirën dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. (ATSH) ...me zotin Galloni - Në takimin që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, pati me Zëvendëspresidentin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Xhovani Galloni, e falënderoi për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë në fushën, sidomos në atë të drejtësisë. Zoti Galloni, pasi foli mbi përshtypjet pozitive që kishte këtu nga takimet e bisedat me juristët dhe gjykatësit e rinj shqiptarë, shprehu angazhimin e Magistraturës italiane për të ndihmuar kolegët shqiptarë. (ATSH)

ADERIMI JUAJ NË PDSH, ËSHTË NË TË MIRËN E VENDIT

Takim i kryetarit të PDSH me pedagogë të Universitetit Politeknik, të Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike. Ditën e Mërkurë, në selinë e PDSH, kryetari i PDSH z. Eduard Selami dhe pedagogë të Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike bashkëbiseduan mbi një orë në lidhje me zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, për reformën ekonomike, mbi rolin e misionin historik të PDSH, për reformën e arsimit etj. Ajo që spikati në këtë bashkëbisedim qe fryma e një mirëkuptimi të ndërsjelltë mbi rëndësinë e pjesëmarrjes të intelektualit në jetën politike shqiptare, në realizimin e reformës ekonomike e në përgjithësi në tërë sferat e aktivitetit shtetëror e shoqëror. Është në të mirë të këtij vendi, aderimi në PDSH, - theksoi z. Selami, Misioni i saj, padiskutim është ndryshimi i rrjedhës historike të këtij vendi. Obligimi për këtë është i përbashkët. PDSH, nisur nga fakti se studentë e pedagogë kanë qenë iniciatorët e parë të lëvizjes demokratike dhe të krijimit të saj si forcë politike, e ka vlerësuar gjithmonë pjesëmarrjen tuaj si të një rëndësie të veçantë. Nga ana tjetër, inteligjenca shqiptare s’e ka toleruar praktikën e qëllimshme të sistemit të kaluar, atë të rrafshimit, nivelimit të mendimeve, ideve e individëve, të mosdijimit të mendimit të kualifikuar. PDSH është hapur për tërë ata individë të pakomprometuar dhe të ndershëm, që duan të kontribuojnë në marrjen pjesë në proceset demokratike. Veçanërisht për inteligjencën. Ka një fluks të madh aderimesh në PDSH nga kjo shtresë. Kjo përkon me rëndësinë e veçantë që paraqet momenti i riorganizimit, i ripërtëritjes së kësaj partie. Por ka dhe një rëndësi të perspektivës. Ne jemi të ndërgjegjshëm botës, por dhe kupton e kërkon të korrigjohen të metat. Do të ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike të intelektualit e veçanërisht atij të sferës së arsimit. Shoqëria që rrënjëtoret, padyshim, që nga pikëpamja e përfitimit ekonomik përparësi ju jep biznesmenëve dhe tregtarëve. Por, shteti demokratik duhet dhe do të kujdeset për intelektualin. Në një vështrim të shkëputur duket sikur obligimi ynë për arsimin është harruar. Në të vërtetë nuk është kështu. Është spo[?]stuar disi, sepse dhe vëmendja ka qenë përqendruar kryesisht në zgjidhjen e problemeve madhore dhe të atyre të përditshme. Presidenti, qeveria, PD dhe grupi i saj parlamentar janë të një mendimi se duhet treguar një kujdes ndaj reformës në arsim. Një investim në këtë sektor do të japë fryte të rëndësishme. Shqipëria i nevojitet brezi i ri i arsimuar dhe i kualifikuar. Ai do të jetë kontigjenti i preferuar i administratës shtetërore. Më tej, diskutantët mbështetën vijën politike të PDSH, rolin e saj, domosdoshmërinë dhe rëndësinë që paraqet reforma si dhe dhanë objeksione konkrete, kryesisht për arsimin. Ata kritikuan dualizmin e Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit të Shkencave, sugjeruan një ndarje të anës akademike me atë ekonomike, kërkuan një takim me parlamentarët të PD që bëjnë pjesë në grupin parlamentar të arsimit etj. Me interes qenë pikpamjet e shkëmbyera për trajtimin ekonomik të studentëve dhe për rregulloren përkatëse të këtyre fakulteteve. U vlerësua si e një rëndësie të veçantë puna që po bëhet për riorganizimin e degës së PD në qytetin Studenti, degë e cila do të ndihmojë në struk- Fatos ... [teksti i prerë në skajin e sipërm] ... PDSH është ... një rëndësi të perspektivës. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ai që jeton reformën më dhimbshëm është intelektuali, por njëkohësisht ai vlerëson më shumë se kushdo arritjet në drejtim të respektimit të të drejtave e lirive të individit, respekt on ndryshimet e mëdha të arritura, hapjen e Shqipërisë ndaj ...

Vazhdojnë pranime të reja në PD

MALESI E MADHE Fushata e zgjedhjeve ka filluar dhe po shoqërohet me anëtarësime të reja. Deri tani janë anëtarësuar 96 anëtarë të rinj, 23 prej të cilëve me arsim të lartë. KUKËS Kanë aderuar në PDSH 76 anëtarë të rinj, 41 prej tyre me arsim të lartë. Fushata e zgjedhjeve vazhdon.

Interpelancë e Kryeministrit Meksi

Nga Kuvendi Popullor - Cilësohet e pathemeltë kërkesa e deputetëve të pavarur për largimin e zotit Bashkim Gazidede nga posti i Kryetarit të SHIK-ut. - Zoti Teta s’rrin dot pa «emëruar», «gjenerale e rreshterë» as edhe në një seancë të thjeshtë parlamenti - Dje paradite kryeministri Meksi erdhi në Kuvendin Popullor në një seancë interpelance me kërkesën e një grupi prej deputetëve të pavarur dhe pikërisht G. Pashko, A. Jupës, R. Peshkopisë, A. Mamiti, T. Kekos dhe P. Tetes. Objekti i kërkesës ishte i lidhur me pretendimet e këtyre deputetëve ndaj Kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) zotit Bashkim Gazidede. Deputeti Perikli Teta duke bërë prezantimin e kërkesës së tyre për interpelancë paraqiti fillimisht argumentimet e këtij grupi (vijon në faqen 4)

ARRESTOHET ILIR HOTI ish-

Korrupsioni nuk është as i kuq dhe as blu, por i zi

Flitet shumë për korrupsionin në shkallë e në hallka të ndryshme të jetës së vendit, për të dijshëm dhe të sotmin, për atë të kuq dhe atë blu. Në të vërtetë korrupsioni, në çdo kohë, në çdo hallkë, vend, person etj., ka vetën një ngjyrë, atë të zezë. Kjo temë një ngjyrë, atë të zezë. Kjo është teza e Partisë Demokratike, kështu e vështrojnë ajo këtë dukuri negative gërryese, që, përveç pasojave shkatërruese ekonomike, ka të bëjë edhe me moralin e individit, të shoqërisë, të sistemit dhe mekanizmave të tij, pra ka edhe pasoja tepër të rënda politike. Nisur nga ky realitet, Partia Demokratike e ka si një nga objektivat e saj themelore luftën e pakompromis kundër korrupsionit kudo që shfaqet ai, cilido qoftë bartësi dhe përgjegjësi i tij. Ajo nuk është pajtuar dhe as mund të pajtohet kurrë me të korruptuarit, me korrupsionin si dukuri e hapur apo e maskuar, si edhe me rrugët e mjetet që çojnë drejt tij ose që e favorizojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme atë. Në organet të ndryshme të shtypit, por edhe në opinion të gjerë, flitet për korrupsionin, p.sh. të doganat, në mekanizmat e policisë financiare etj. Sigurisht nuk është e lehtë të konkludosh ... Megjithatë, fakte të shumta ... Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, janë vënë re shkelje flagrante ... 70 për qind më i ulët se çmimi dysheme. Nga parregullsitë në doganat e Tiranës dhe të Qafë-Thanës për periudhën 6-12 shkurt dhe 5-9 mars 1993, shteti ka pësuar një humbje në vlerë prej 1.871.100 lekësh. Informacione të ndryshme bëjnë të ditur se Drejtoria e Doganave nuk kontrollon sa automjete me mall hyjnë në Pikën e Kalimit të Kufirit dhe sa prej tyre shkarkohen. Dogana e Tiranës, sipas disa informacioneve, ka rreth 1200 praktika të humbura, nga këto rreth 390 i përkasin vitit 1993. Vetëm nga mosregjistrimi i duhanit në pikat doganore në kufi shteti ka humbur për një vit rreth 5 milionë lekë. Fakte mund të përmenden edhe për Policinë Financiare. Shumë vendime të bazës janë shfuqizuar në mënyrë të padrejtë nga Drejtoria e Policisë Financiare. Kjo dukuri vihet re në Elbasan, Tiranë, Sarandë, Korçë etj. Janë shfuqizuar vendime të Policisë Financiare nga drejtoria e Policisë Financiare edhe kur qytetarët të proceduar kanë qenë pa licensë, edhe kur është sekuestruar marrëveshja, dokumentë, edhe kur objektet në shitje janë edhe shoqëruar me një ushtrim profesioni. Shfuqizimet janë bërë edhe thjesht me një ankesë verbale, pra pa patur fare një dokument ankimi, madje në vlera milionëshe. Janë hartuar fatura ku në vend të zhdoganimit, është 88830 dollarë mall, ankuesi ka regjistruar në faturë 8830 dollarë. Mund të vazhdojmë me tej. “Implantet...” është sekuestruar me 230.000 dollarë. Drejtoria e Policisë Financiare e ka anuluar vendimin përkatës dhe është majftuar vetëm me 5000 lekë gjobë. “Igol...sone” është sekuestruar me mallra me vlerë 89.000 dollarë, i janë lënë në ... Drejtoria e Policisë Financiare si sekuestroi vetëm 8.000 dollarë. “Swisair” është sekuestruar me 87.000 dollarë, ndërsa Drejtoria e Policisë Financiare është mjaftuar me vetëm 5000 lekë gjobë. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që Drejtoria e Policisë Financiare të t’i ketë gjetur të padrejta vendimet e Policisë Financiare në bazë për t’i ndrequr ato duke e shuar masën e dënimit apo të detyrimit. Si mund të justifikohen drejtuesit e Policisë Financiare dhe të Ministrisë së Financave kur kanë ndodhur të gjitha këto? Është folur shumë edhe për bllokimin e prodhimit të birrës shqiptare dhe për birrën “Kru-na”. Drejt ka vepruar Prokuroria, megjithëse duhet të thellojë problemin. Si mund të justifikohen drejtuesit e birrës dhe ministria përkatëse në këtë rast? Se fundi, është ngritur disa herë shqetësimi për vënien në jetë të Dekretit të Presidentit, zotit Berisha për pasurimin nëpërmjet korrupsionit dhe në rrugë spekulative. Kujt nuk i intereson që të ballafaqohet plotësisht me realitetin ky Dekret. Shteti ligjor duhet t'u tregojë me vendosmëri vendin të gjithë të korruptuarve dhe atyre që, në një mënyrë apo në një tjetër, të strijojnë rrugën e tyre. Në fund të fundit, duhet kuptuar se korrupsioni është ndër armët më të fuqishme kundër demokracisë dhe lufta për mbrojtjen e demokracisë, luftë për mbrojtjen e demokracisë. BASHKIM THENOVA

PDSH 70 ditë në ...

... Al prej Yve me ...

Fushata e zgjedhjeve vazhdon.

QENDRA E KORDINIMIT TË FUSHATËS SE ZGJEDHJEVE NË PDSH.

MIRDITË

11600 familje mirditore janë trajtuar me ndihmë ekonomike Për 3 muaj shteti ka harxhuar për to një fond prej 20 milion lekësh

Arrestohet Ilir Hoti ish-Guvernator i Bankës Kombëtare

Dje u muar në përgjegjësi penale ish guvernatori i Bankës Kombëtare, Ilir Hoti. Ai akuzohet për përvetësim të pronës shtetërore në përpjesëtim të mëdha, në bashkëpunim me persona të tjerë, vepër penale e parashikuar nga nenet 62 dhe 13 të Kodit Penal. (ATSH)

Firmoset ligji i ri për shtypin

Nga sot në gazeta e vërteta dhe vetëm e vërteta Ligji mbi Shtypin lindi. Pas javësh diskutime, propozime, debate, madje edhe një grevë, Presidenti i Republikës firmos Ligjin e miratuar më 11 tetor nga Parlamenti. Që ai të hyjë në fuqi, duhet të kalojnë vetëm 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare.

Zgjidhen përfundimisht kërkesat e studentëve

Pas takimeve të lodhshme gjatë shumë ditëve me radhë të përfaqësuesve studentë dhe përfaqësuesve që qeverisë, mbetet pa u zgjidhur problemi i bursave të studentëve. Më 3 nëntor 1993, në mbrëmje, anëtarë të Presidencës së FRPD, Afrim Krasniqi zhvilloi një takim pune me Kryeministrin Aleksandër Meksi. Në takim u ra dakord zgjidhja e problemit të bursave të studentëve, vendim që në nesërmen u konfirmua nga Ministria e Arsimit. Në përfundim të bisedimeve, Presidenti e Forumit Rinor të PD dhe Dega e studentëve njoftoi se: - Afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve të bursës për vitet II, III, IV dhe V shtyhet deri në 11 dhjetor '93. - Brenda javës së ardhshme studentët e viteve II, III, IV dhe V do të dërgojnë pranë fakulteteve kuotat e bursës sipas pasqyrës së vitit të kaluar. - Pas 1 dhjetorit '93 do të bëhet verifikimi i dokumenteve të bursës për çdo student, sipas kritereve të shpallura nëpër fakultete. - Njihet e drejta e ndjekjes së dy fakulteteve, një drejtëpërdrejt dhe një me korrespondencë. - Eliminon masa e ndëshkimit financiar në rastin e mungesave të studentëve në leksione e seminare. - Frekuentimi i leksioneve kalon në kompetencë të rektorateve dhe pas bisedimeve me dekanateve, katedrave dhe studentëve, brenda datës 20 nëntor 1993. - Deri më 20 nëntor '93 mungesat në leksione nuk merren parasysh. - Brenda 3-4 muajve do të miratohet statusi i Universitetit. Në sezonin universitar të ardhshëm, provimi i semestrit do të lejohet të jepet edhe ... - Viteve të para bursat u jepen nga pushteti lokal. Në këto kushte është i panevojshëm vazhdimi më tej i protestave të studentëve. Nëpërmjet këtij komunikimi në ftojmë studentët të vazhdojnë të punojnë universitar dhe të tregohen më të kujdesshëm ndaj implikimeve të politikave komuniste të dështuara në rastet keqkuptimesh. PD ka qenë, vazhdon të jetë dhe do të jetë forcë politike e intelektualëve dhe studentëve, programi i saj mban vulën e shqip “Demokraci”. Kështu e shpjegon edhe fakti se këto ditë e shoqëron me dhjetëra studentë në universitete tona, po aderimi ... Dega e Studentëve të PD

Ligji i ri - mundësi e plotë për investime nga jashtë

1. Eliminon procedura e marrjes së autorizimit për kryerjen e investimit nga Këshilli i Ministrave apo dikastere e organe të tjera. 2. Garantohet investitori i huaj për transferimin e kapitalit dhe fitimeve jashtë Shqipërisë, duke eliminuar edhe procedurën e verifikimit nga Banka. 3. Parashikohet procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me investitorët të huaj dhe palës shqiptare. Do të njihen vendimet e gjykatës ndërkombëtare.