10/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 nëntor 1993

PARADOKSET E DEMOKRACISË

Shumë gazetarë apo politikanë janë shprehur se paradokset e demokracisë shqiptare janë të shumta. Pa dashur të flas për ato të vjetrat, pa u rikujtuar lexuesve më të rejat. Çdo demokraci ka një pozitë dhe një opozitë. Edhe ne e kemi. Çdo demokraci ka shtyp partiak dhe të pavarur, shtyp të lirë dhe shoqata e parti independente. Edhe ne i kemi. Çdo demokraci e ka bazamentin e vet në vullnetin e popullit. Vota e tij vendos për fituesit dhe të mundurit. Edhe ne e kemi votbesimin e tij. Çdo demokraci e quan të shenjtë ligjin dhe dinjitetin. Edhe ne i kemi. Në çdo demokraci mashtruesit i thonë mashtrues, kriminelit kriminel, hajdutit hajdut dhe secili ballafaqohet me drejtësinë. Edhe ne i kemi. Në çdo demokraci ka liri shtypi e mendimi. Edhe ne i kemi... Por fatkeqësisht ne kemi edhe gjëra që në demokraci në mos fatkeqësi quhen paradokse. Me vullnetin e 70 për qind të popullit, PD e PS pushtet duke respektuar programin e vet dhe koalicionin demokratik. Partia komuniste e transformuar në Parti e Punës dhe më vonë në Parti Socialiste, për herë të parë në 50 vjet kaloi në opozitë. Ky ishte një shans për të për të rinovuar postkomuniste është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve drejt progresit. Tek ne ndodhi ndryshe. Opozita komuniste filloi fushatën antireformë. Lideri Nano deklaroi se qeveria Meksi do të jetë deri sa të piqen qershitë. Ato u poqën dhe Nano dështoi. PS deklaroi se do të bëjë qeveria në dimër. Dimri erdhi dhe kaloi dhe PS dështoi. Nano shpalli fushatë antiliberale për ta thyer PD në mars. Por marsi iku dhe Nano si gjithmonë dështoi. Pastaj PS zgjodhi muajt e verës. Bojkotoi parlamentin dhe paralajmëroi bojkotimin e pushtetit lokal. Vera, iku, socialistët u kthyen në parlament dhe të tjerët vazhduan në pushtetin lokal, kurse Nano u ndodh para akuzave të korrupsionit. Paradoksi i tretë: Në çdo demokraci ligji është ligj dhe është i shenjtë. PSSh sakrifikoi aq shumë, saqë identifikoi të gjithë socialistët shqiptarë me F. Nanon. Mblodhi firma e peticione. Thirr i ndihmë miq grekë, bullgarë e serbë, vetëm e vetëm që Nano i akuzuar për 9 milion dollarë të mos ballafaqohet me drejtësinë. Kur i humbi të gjitha dhe Nano u vetëdijëshem për akuzën ndaj tij u shmbraps. Liderët e PS plasën me mitingje të jashtëligjshme ultrashiste me K. Islamin, Ruçin e ... Paradoksi i pestë: Në çdo demokraci të botës, respektohet unanimisht lavdia dhe identiteti kombëtar. Kurse tek ne, fatkeqësisht klika e F. Nanos e copënoi, jo vetëm iu kundërvunë fushatës politike të bashkësisë ndërkombëtare, për ndërhyrje me forcë mbi demonin serb, por arritën ekstremim e tradhtisë kombëtare, duke votuar kundër pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Dhe s’kishte si të vepronte ndryshe një shqipfolës si Dokle, vëllai i të cilit siç shkruan një gazetë e pavarur e rinisë mbron juridikisht të drejtat e «pakicave» serbe në Shqipëri. Paradoksi i gjashtë: Macet e zeza të opozitës, bashkohen në një rresht, refreni i zisë. Ata ndjellin, e kërkojnë, e krijojnë, i këndojnë dhe e hymnojnë zinë. Për atë s’ka ditë të bardha, vetëm të zeza. Fatkeqësisht asgjë konstruktive s’ka në akuzat e tyre ndaj pushtetit demokratik, vetëm demagogji dhe nihilizëm ekstrem. P.sh. L.S.H. i «ZP» akuzon qeverinë si antikombëtare dhe të dësh... dështuar me faktin se «i paska kaluar zyra e vetëvenë nga kati i dytë në katin e pestë». («ZP». 5.11.93). Pa rafytroni sikur qeveria kishte çuar ato në katin e gjashtë çdo të ndodhte. Parafytroni ç’demokraci «makabre» ka SHBA që seksionin e femijëve të OKB-së e ka çuar në katin e 84-të?! Ka më paradoks që PSSH e vetëmbajtë parti evropiane që ka votuar kundër ligjit të të drejtave të njeriut, tani cirret në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke quajtur shkelje të të drejtave të njeriut arrestimin me akuzën e krimit ordiner të qytetarit F. Nano? Ka më paradoks të flasin për të drejtat e njeriut inkuzitorët ekstremë të tyre si p.sh. Ruçi, Braho, Tozaj etj? AFRIM KRASNIQI Me vullnetin e 70 për qind të popullit, PD erdhi në komuniste e transformuar në Parti të shans për të për rinovuar dhe për të ristrukturuar në çdo drejtim. Por, komunistët enverjanë e fatosjanë janë të pafatë dhe të pandreqshëm. Ata që në momentin e humbjes, kërkuan dorëheqjen e qeverisë së parë demokratike. Paradoksi i parë: Opozita shqiptare fatkeqësisht u uzurpa nga një klan karakteristik klanndestin, të korruptuar dhe të zhytur në mëkate para popullit dhe zotit. Brenda një kohe të shkurtër instituti i Studimeve M-L u transferua në Komitet Drejtues të PSSH. Sigurimi i shtetit u transferua në Këshill koordinativ i PSSH, ndërsa nxënësit dhe bashkëpunëtorët më besnikë të duetit N. Hoxha - R. Alia, u transferua në liderë të PSSH. Paradoksi i dytë: Në shoqëritë e Nanon drejtësinë. Kur i humbi të gjitha dhe Nano i vetëdijshëm për akuzën ndaj tij u shmang. Liderët e PS plasën me mitingçë të jashtëligjshme ultrafashiste me K. Islamin, Ruçin e Doklen në krye, për të krijuar trazira. Ata kërcënuan për tërheqje zvarrë e thyerje kafkash, por u thyhen dhe tërheqën zvarrë trupin dhe dëshmitarët e tyre publik. Paradoksi i katërt: Opozita quhet socialiste. Me të vërtetë nëpër rrethe larg vatrës konservatore ultra të majtë ka një masë socialistësh të ndershëm. Por klika e Nanos - Dokles - Ruçit i la pa parti. Ata e kthyen PS në pronë të Nanos. Ata e kthyen «ZP» në bibliografi të Nanos. Ata e kthyen grupin parlamentar të PS në rreshter të Nanos. Ata për Nanon harxhuan miliona dollarë të PS duke paguar avokatë të huaj. Paguan miliona dollarë për të nisur në misionet e turpit jashtë shtetit. Zenelët, Pëllumbët Doklet, që të kërkojnë aleatë për Nanon. Kësh-

QEVERIA E MBRETËRISË SË BASHKUAR ËSHTË E ANGAZHUAR PËR TË NDIHMUAR SHQIPËRINË NË RRUGËN E SAJ

- KONFIRMOI BARONESHA CHALKER NË TAKIMIN ME PRESIDENTIN BERISHA - Në pritjen që Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i rezervoi të hënën baroneshës Coker (Chalker) vur në dukje se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe të ndërprera pas luftës nga Qeveria e paligjshme komuniste, them kështu, sepse kjo Qeveri nuk erdhi në fuqi në bazë të zgjedhjeve të lira, u rivendosën dy vjetët e fundit dhe, qysh atëherë kanë qenë në rritje të vazhdueshme. Në pritjen që Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i rezervoi të hënën baroneshës Coker (Chalker) vuri në dukje se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe të ndërprera pas luftës nga Qeveria e paligjshme komuniste, them kështu, sepse kjo Qeveri nuk erdhi në fuqi në bazë të zgjedhjeve të lira, u rivendosën dy vjetët e fundit dhe, qysh atëherë kanë qenë në rritje të vazhdueshme. Unë falenderoj Qeverinë e Madhërisë së saj, institucionet, shoqatat humanitare, qytetarët e Britanisë së Madhe për ndihmën e madhe që na kanë dhënë si bilateralist, ashtu edhe nëpërmjet Komunitetit Evropian. Ne mendojmë se Shqipëria megjithë vështirësitë e saj ditë të përdorë në mënyrë eficente këtë ndihmë. Ajo është shumë e interesuar për bashkëpunimin të gjithanshëm e të ngushtë me Britaninë e Madhe. Ne, gjithashtu, kërkojmë mbështetjen britanike në përpjekjet tona për t’u integruar në Këshillin Europian e në institucionet e tjera europerëndimore. Shqipëria është e vendosur të punojë për paqe e stabilitet në rajon. Ajo është e vendosur të vazhdojë rrugën e dialogut. Por, nuk mund të quhet dialog ajo që kërkon të zhvillojë Milosheviçi me disa elementë të diskredituar e proserbë, që nuk u beson kurrkush. Dialogu duhet të vendoset me udhëheqësit e forcave politike në Kosovë, me Presidentin Rugova e të tjerë, që kanë besimin e mandatën e shqiptarëve të Kosovës. Në këtë dialog duhet të ketë edhe përfaqësues të palëve të treta siç është Konferenca e Gjenevës. Fatkeqësisht, Milosheviçi jo vetëm që nuk e ka pranuar dialogun, por ai pengoi zotin Rugova të dialogojë me Evropën, duke mos e lejuar t’i përgjigjet ftesës së bërë nga ministri i Jashtëm francez, zoti Zhype e nga Ju. Unë shpreh vlerësimin për Ju e Qeverinë Britanike për ftesën që i keni bërë zoti Rugova. Ne jemi jo për ndryshimin e kufijve me dhunë, por për një zgjidhje të çështjes së Kosovës sipas parimeve të KBS-së. Për Evropën, Shqipëria është një partner i besueshëm në këtë rajon të trazuar që lufton në vështirësi të mëdha për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit të saj. Shqipëria është e do të jetë faktor paqeje e stabiliteti e do të kërkojë një politikë konstruktive me fqinjët e saj. Edhe me Greqinë, Shqipëria synon të ketë marrëdhënie miqësie e korrektësie. Ne shpresojmë se vizita e ministrit Papulias do të jetë një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim. Baronesha Chalker konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj. Ajo vlerësoi lart ndryshimet e arritura në vend gjatë 18 muajve të fundit, në fushën e ngritjes së Shtetit të së drejtës, të respektimit të të Drejtave të Njeriut e të reformave ekonomike. Ajo konfirmoi interesimin e një numri në rritje firmash britanike për investime në Shqipëri. Baronesha Chalker i dorëzoi Presidentit shqiptar një letër nga Kryeministri britanik, Joh Meixher (Major), ku ai ndër të tjera e fton zotin Berisha për një vizitë në Angli gjatë vitit 1994. (ATSH)

Edhe një herë për PRONËSINË

Nesër në Kuvendin Popullor: Edhe një herë për PRONËSINË 20 MIJE ZGJEDHES DHE SHOQATA PRONESI ME DREJTESI» PARAQESIN NE KUVENDIN POPULLOR NJE PROJEKTLIGJ MBI KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE DHE PRONESINE MBI TOKEN - Ndërkaq, SHOQATA e PRIVATËVE të LIRË SHQIPTAR i drejtohet GJYKATËS KUSHTETUESE si më poshtë vijon: - Siç jeni vetë në dijeni, ajo Gjykatë më datën 1 dhe 10 shtator të vitit në vazhdim, ka marrë në shqyrtim padinë që Shoqata jonë kishte drejtuar kundër neneve 12 dhe 17 të ligjit «Për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve». Megjithëse hetimi gjyqësor ka dë... përfunduar, nga ajo gjykatë ende nuk është dhënë vendimi përkatës. Ndërkohë mësuam se ajo gjykatë e ka pezulluar gjykimin pasi është vënë në dijeni se Kuvendi Popullor ka në rendin e ditës për muajin nëntor të vitit në vijim një projektligj të ri në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Për këtë arsye; Duke u nisur nga fakti se gjykatësi kësaj periudhe, që nga dalja e ligjit e deri më sot janë vrejtur raste të cilat e kanë cenuar rëndë veprimtarinë e privative, jemi detyruar të shprehemi para jush me kërkesën që ju kemi drejtuar më datë 12.10.1993. Duke u nisur nga fakti që ju vetë e keni pezulluar gjykimin, nisur nga projektligji i ri që po pritet të futet në parlament, atëherë ky veprim ipso jure na jep të drejtën që për analogji duhet të kërkojmë që të pezullohen edhe ju vazhdimin e aplikimit të e pronave ish-pronarëve». Paraqesim edhe një herë kërkesën tonë duke theksuar se: Gjendja paraqitet shumë e rëndë në dë. Bashkitë e qyteteve dhe komisionet përkatëse që janë ngritur për zbatimin e ligjit «Për kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarëve», por veprojnë dhe jashtë frymës së ligjit. (Bashkëngjitur me kërkesën po paraqesim rastin më tipik që kemi të dokumentuar). Nga ana tjetër, dihet se kur një gjykatë më e lartë merr në shqyrtim një çështje, pezullimi i veprimit juridik për objektin që është në shqyrtim është një veprim i domosdoshëm juridik, pasi në të kundërt procedurialisht të dyja palët e interesuara mund të veprojnë në mënyra arbitrare. Kjo është praktika dhe kjo është edhe fryma e drejtësisë. Po ashtu nuk kemi si të mos theksojmë se argumenti juridik që silllet për pezullimin e gjykimit, pra futja e projektligjit të ri në parlament, është i njëjtë me atë që ngremë ne, pezullimin e neneve 12 dhe 17 të ligjit që kemi atakuar para jush. Nuk besojmë ajo gjykatë nuk do të veprojë me një peshë e me një masë të arsyetuar, pasi ky është vetë principi kushtetues mbi të cilin është ngritur ai institucion. Jemi përpara një kaosi të tillë; kemi një projektligj të ri që pritet të hyjë në parlament, projekt ky që ka rikon­sideruar nenet 12 dhe 17 të ligjit të atakuar para jush; kemi një proces gjyqësor që e ka ndërmarrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me nenet në fjalë; kemi një pezullim të gjykimit parlamentar të vetë ligjit, prandaj - ipso jure duhet të kemi edhe një pezullim të zbatimit të neneve të përmendur, pasi në të kundërt fryma e së drejtës cënohet, sepse nëse të dy nenet nuk përmirësohen sipas kërkesës me të cilin po zhvillohet gjyqi kushtetues, çelja e procesit është e pashmangshme, kurse dhënia e drejtësisë merr në të vërtetë një qëndrim të njëanshëm. Prandaj për të gjitha këto, duke u mbështetur te neni 24/10 të ligjit mbi Organizimin e Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, kërkojmë: Pezullimin e zbatimit të neneve 12 dhe 17 të ligjit Nr. 7698, pasi që dihet këta janë ende objekt gjykimi para asaj gjykate, kurse vetë Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit të përmendur i jep e drejta «të marrë masat që çmon të përshtatshme për çështjen që gjykon», në një kohë kur vetë ka pezulluar gjykimin për shkak të përligjura, pra kur juridikisht ndodhet përpara një legjitimiteti bilateral (të dyanshëm). Me respekt Për Shoqatën e Pronarëve të Lirë Shqiptarë Presidenti AZIS BORAKAJ PS. Bashkëngjitur ju drejtojmë kërkesën e engjëllit 12.10.1993, si dhe praktikën që kemi cekur në këtë kërkesë, si rast tipik për konfliktet që ka nisur të krijojë ekzistenca e sforcuar e një ligji kontradiktor.

Të drejtat e njeriut shtrihen deri tek qelia e Fatos Nanos

Na shkruan një ish i burgosur politik: «ZP», kjo shtrigë gjysmë-shtetare 50 vjeçare, gjatë gjithë jetës së saj, me artikuj e kryeartikuj bombastikë është munduar t’i mbushë mendjen opinionit kombëtar e ndërkombëtar se Shqipëria ishte vend demokratik dhe të drejtat e njeriut respektoheshin në vend më demokratik dhe të drejtat e njeriut respektoheshin si në një vend tjetër të botës. Po e vërteta si është? Pa vjedhje, pa vrasje, vetëm për pikëpamje të kundërta me P. Po për cilin Nano e ura, vetëm për pikëpamje të kundërta me P. Të cilën Në Shqipëri, kampe e burgje, pa avokatë, në çdo rast me dëshmitarë. Çfarë e keqja na dënon po me akuzën e agjitacionit për demokraci? Kushdëri se do të vazhdonin po të mos ua prisnin fjalën Demokracia? Për të gjitha këto «ZP» jo vetëm që s’tha asnjë fjalë, por u vu për kryengritjen Enver, veprime të tilla makabre i mbështeti demokraci e kulluar. E pra, përpara ZP-ista, kjo është diktatura me e egër në të gjitha vendet e ish-demokracive popullore. Dëshira, që një turp (megjithëse s’e njoh) që e quan zbatimin e ligjit të sotëm demokrat të kishte me ish-diktaturën e kohës tuaj. Por «ZP»-ja, me artikujt e përditshëm në mbrojtje të kryetarit të madh Nano nuk bën gjë tjetër veçse vërteton se si më në Shqipëri. në Shqipëri 50 nga diktatura e sotme sa u 10h duke akuzuar në qendër nga qeveria demokratike. ... «ZP» me mendimin tim është se demokracia ... ... dhe Fatos.

Rritet eksporti i mallrave

BERAT, Po vjen në rritje eksporti i mallrave nga tregtarët beratës. Vetëm muajin e kaluar u eksportuan afro 35 tonë prodhime bujqësore si, duhan, hudhra, shegë, rrigon, lëkurë e papërpunuar etj. Në vëllimin e eksportit, sipas specialistëve, duhen llogaritur edhe prodhime të tilla si, bateri tekstile.

Është fjala për jetën!...

SOS Ministrisë së Shëndetësisë - Rreth 40 të sëmurë me leucemi kronike jetën prej mungesës së medikamentit LEUCERAN - Ai quhej B.H., qytetar nga Tirana. Erdhi në redaksi i shqetësuar me një shqetësim pafajësie: «Jeta jonë tashmë është në pikëpyetje. Në Shqipëri jemi rreth 40 pacientë me këtë diagnozë. LLC (leucemi kronike). Qysh prej disa kohësh në farmacitë tona mungon medikamenti Leuceran, mjekimi ynë i përditshëm e prej të cilit varet jeta jonë. Nëse pacientit i ndërpritet mjekimi me të, atëherë ai kalon në një anemi akute dhe, brenda disa ditëve, jeta e tij merr fund. Në fakt, ne atë e marrim falas, por përballë «mimitë të jetës», të gvlerësohet çdo grim tjetër. Rezervat që kam nga ky medikament po më mbarojnë. Jemi interesuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe zv/ministri na ka thënë se nuk ka as në depon e farmacive e as në farmacinë e ndryshme. Ministria i qenka drejtuar disa organizmave humanitare dhe si pas zv/ministrit, ky medikament do të vinte brenda tetorit. Tetori iku e s’ka akoma nuk ka ardhur. Ndërkohë që mërzimo­shmi se Leuceran paska në farmacitë e spitalit, por na thanë se ai është për pacientët e shtruar aty(!) (vijon në faqen 4)

KAPET NJË GRUP VJEDHËSISH I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE

SHKODËR, Policia e rendit në Shkodër ka kapur dhe ndaluar pesëtarët e një grupi vjedhësish, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë vjedhur disa nga institucionet shëndetësore të qytetit, duke shkaktuar një dëm, që kap vlerën prej 200 mijë lekësh. Të katër të rinjtë e këtij grupi, me moshë nga 15 deri në 18 vjeç, janë: Kujtim Vesel Pepa, Lec Pal Mejnshata, Nikolle Gjergji Shkembi dhe Altin Xhelli Billa. Mendohet që ky grup të ketë realizuar edhe vjedhje të tjera në objekte shtetërore. ATSH

TELEGRAM I Z. EDUARD SELAMI PËR Z. MILTIADHIS EVERT

TELEGRAM I Z. EDUARD SELAMI PËR Z. MILTIADHIS EVERT Z. Mitjadhis Evert Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj urimet e mia më të mira me rastin e zgjedhjes tuaj kryetar i Partisë Demokracia e Re. Shpresoj që marrëdhëniet bilaterale midis dy partive tona si parti me të njëjtin spekter politik të hyjnë në rrugën e kooperimit të mëtejshëm mbi bazë të interesave reciproke. Sinqerisht i juaji, EDUARD SELAMI Tiranë 9.11.1993