ÇFARË FSHIHET PRAPA TULLUMBACEVE TË FUNDIT NË MAQEDONI?
Kohët e fundit ka patur një shkallëzim të politikës dhe zhurmës propagandistike antishqiptare të qarqeve të Beogradit.
Nga njëra anë të bie në sy aktivizimi si asnjëherë tjetër i disa elementeve prosërbe të cilët për të përmirësuar imazhin paraelektoral të shefëve të tyre vrapuan njerëzi pas tjetrit në Beograd për dialog. Por me këtë rast, rikujojtëm se Planet, Blaçat, Imamet, Cekat apo Çupët e Ternovcat në variantin më optimal përfaqësojnë vetëm e tyre dhe ato nga të cilët ndërshehen dhe paguhen dhe asnjë forcë qëndrore politike shqiptare dhe deri këtu nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Mirëpo fill pas këtyre akteve të mirëkuptimit dhe shqiptarët e ndershëm siç i quan Beogradi shqiptarët e shitur, Milosheviçi paralajmëron për rrezikun e madh që i kanoset Maqedonisë nga gogoli shqiptar dmth separatizmi shqiptar në emër të të cilit ai mban të pushtuar Kosovën. Dhe për të provuar këtë rrezik vëllavrasës të vet serbë në Maqedoni dhe atyre që janë të interesuar për krijimin e Serbisë së madhe kësaj rradhe ai nuk rëndi të krijojë më, siç bëri para dy vjetësh, ndonjë Iliriadë apo Dardaniadë, sepse me ato dështon, i nxori nga arsivat sekretë një kurth të vitit 1991 që agjentët e shërbimit të fshehtë të ish bashkimit popullore jugosllave me bashkëpunimin e tyre në Shqipëri dhe Maqedoni e organizuan, filmuan dhe arkivuan për ta përdorur në kohën dhe momentin e përshtatshëm si dokument të veprimtarisë së separatizmit shqiptar. Pikërisht ky kurth u nxuar nga arshivat vetëm dy ditë pasi u paralajmërua rreziku që i kanosej Maqedonisë nga separatizmi shqiptar. Kurse në një plan më të largët kjo zhurmë synon të përligjë shkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon dhe aneksimin «vëllazëror» të Maqedonisë nga Beogradi dhe realizimin për shkak të faktorit të «rrezikshëm» shqiptar të Serbisë së madhe. Përse Milosheviçi nxjerr sot nga arshivat një ngjarje të montuar para tre vjetësh dhe ku synon zhurma e madhe rreth saj? Zhurma dhe tymnaja e Beogradit që vërbehen i bëjnë jehonë mjetet e Maqedonisë për gjoja veprimtari spiunazhi, luftë civile apo kryengritje të përgjakitur nga paraushtarakë shqiptarë numri i të cilëve nga nga 300 deri në 20.000 dhe listat e të cilëve përbëhen nga njerëz të pafajshëm dhe janë nërpiluar në zyrat sekrete, synon imedialisht që të hedhë baltë mbi faktorin shqiptar si faktor stabiliteti në Maqedoni dhe në rajon dhe të përmirësojë në një farë mënyre në prag të zgjedhjeve, imazhin e diktatorit si agresor në Ballkan dhe mundësisht të ndikojë në lehtësimin e ndëshkimeve ndërkombëtare ndaj tij. të faktorit të «rrezikshëm» shqiptar të Serbisë së madhe. Por është edhe një herë rasti të kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë t’i japë fund ndjekjes së shqiptarëve dhe të mos bjerë në kurth të tilla dhe të paralajmërojmë se rojmë se ato që luajnë me Maqedoninë luajnë me paqen dhe stabilitetin në Ballkan sikundër ata që synojnë të destabilizojnë rajonin duke manipuluar me faktorin shqiptar, luajnë me zjarrin e një lufte ballkanike dhe se çdo tentativë për të manipuluar apo nxitur shqiptarët sot edhe në të ardhmen do të dështojë. dëshmojë. dëshmojë.
DEKLARATË E ZEDHËNËSIT TË PD
Kohët e fundit, PD dhe Qeveria shqiptare kanë shënuar arritje të mëdha në drejtim të hapjes së vendit dhe integrimit të Shqipërisë në Evropë, të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit, të institucioneve, të demokracisë, të avancimit, të pakundërshtueshëm, të reformës ekonomike dhe të luftës pa kompromis kundër korrupsionit të çdo ngjyre.
Po kështu PD siç kishte premtuar në fushatat elektorale me lupë në dorë po lufton korrupsionin dhe krimin. Me sa duket pikërisht për këtë arsye, shtypi ekstremist i majtë në bashkëpunim të ngushtë me elementë të korruptuar dhe miqtë e regjimit komunist shqiptar, jashtë vendit janë angazhuar në një fushatë shpifjesh të ulta ndaj PD dhe Qeverisë së saj. Në krye të kësaj fushate qëndron Deputeti Alessi dhe miqtë e tij, ish punonjës dhe ambasadin italianë në Tiranë, ZP dhe, ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit të punësuar në masmediat të ndryshme. Ndërsa para tyre fshihen forca të caktuara që donin të pasuroheshin vetë dhe Shqipëria të ishte një vend i korruptuar, i manipuluar dhe drejtuar sipas oreksit të tyre. Duke denoncuar publikisht para drejtësisë dhe opinionit publik si shpifjet e ulta, ashtu edhe motivet që qëndrojnë prapa tyre zëdhënësi i PD i lidhur me deklaratat e deputetit italian Alessi dhe bashkëpunëtorit të njohur të institutit Lazri dhe që u botuan me shpejtësi në ZP, deklaron sa vijon:
1. Nikolla Arsidi, në Shqipëri sipas dokumentave që disponon Qeveria e Shqipërisë është futur nga ish-Kryeministri i PPSH, Fatos Nano, tani i akuzuar për një korrupsion prej 9 milion dollarësh.
2. Nikolla Arsidi është ngarkuar si negociator i borxhit të jashtëm nga kryeministri i Qeverisë së PPSH, Vilson Ahmeti dhe të gjitha veprimet financiare lidhur me skandalin Arsidi janë kryer para ardhjes në pushtet të PD.
3. Të gjitha veprimet jo ligjore dhe parregullsitë financiare të këtij skandali, frut i bashkëpunimit dhe korrupsionit të Qeverisë së fundit të PPSH me qarqe të caktuara mafioze si dhe të gjithë personat e implikuar në këtë skandal u denoncuan para gjyqit nga Qeveria demokratike.
4. Përsa i përket financimit të PD, për të cilin aludon mborxhi i njohjes Hoxha, Alesi i është lëshuar nga një qytetarë nga huamarrje financiare dhe dyshmta apo të paligjshme: i gjithë financimi i fushatës elektorale të PD është bërë në përputhje me të gjitha legjislacionin shqiptar, pa asnjë shkelje ligjore. PD i ka patur dhe i ka llogaritë e hapura ndaj çdo revizioni shtetëror, apo të huaj dhe konkretisht kontrolle të përhershura të qeverive puniste dhe asaj demokratike kanë provuar qartë dëshmitë dhe korrektësinë e saj. Janë të tjerë ata që së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë për qindra e mijëra dollarë të grabitur nga Banka e Shtetit Shqiptar.
Së fundi, theksojmë se nëse deputeti Alesi përfaqëson tanxhenjtopolin italian, korrupsionin e familjes Hoxha, apo ndonjë forcë tjetër ne nuk e dimë dhe nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, por nga deklaratat dhe qëndrimet e tij të papërgjegjshme del qartë se:
1. Ai është bashkëpunëtor në skandalin dhe krimin Arsidi, mbasi siç pohon vetë disponon dokumentat origjinale të këtij krimi çka do të thotë se ose dikush i ka depozituar tek ai për të mbuluar krimin, ose ai për qëllime të tij i ka fabrikuar ato.
2. Me zhurmën e tij, ai synon të lehtësojë miqtë e ngushtë të tij të korruptuar në qeveritë e përbashme shqiptare dhe italiane që me sa duket mbushën xhepat e tyre e ndoshta edhe të tjerëve me 9 milion dollarë të përvetësuara nga ndihma bujare e popullit italian për popullin shqiptar.
3. Me zhurmën e Alesit dhe të atyre që fshihen prapa tij synohet që goditet PD si forcë kryesore politike që denoncoi dhe po denoncon korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë dhe italianë dhe që kërkon të presë rrënjët e tanxhenjtopolit në Shqipëri, që po ndërton një shtet të fortë demokratik në përputhje të plotë me interesat kombëtare dhe standardet e sotme ndërkombëtare, në të cilin vendet e tjera do të kenë një partner të denjë dhe jo një Shqipëri të nëpërkëmbur nga Alessi dhe miqtë e tij.
Sot vjen në Tiranë Karolos Papulias
Ka lindur në Janinë më 1929.
Ndodqi mesimet Plotësues i Mbrojtjes. në gjimnazin e Pogonianisë, Janinës dhe Athinës. Diplomohët nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Athinës dhe ndjek studimet pasuniversitare në Milano, Munih dhe Këln. Mbron disertacionin shkencor në Universitetin e Këlnit, për të Drejtën Ndërkombëtare Private. Mori pjesë në Rezistencën Kombëtare kundër pushtuesve gjermanë në periudhën 1943-1944 në zonën e Epirit. Gjatë periudhës së diktaturës së kolonelëve (1967-1974) u dallua në organizimin e rezistencës kundër juntës ushtarake duke qenë Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Evropës në Bashkimin Socialist Demokratik. Punoi si bashkëpunëtor i përhershëm i emisionit në gjuhën greke të Doice Veles. Është anëtar i Komitetit Qendror të PASOK-ut që nga dhjetori 1974. Ishte anëtar i shumë organizmave dhe Komitetit të Veles. Pas zgjedhjeve të 10 tetorit 1993 në qeverinë e PASOK-ut zoti Papulias mori përsëri postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe filloi nga detyra me turneun që ka filluar dhe mbarë kryeqytetet ballkanike nga 7-13 nëntor 1993. Ministri i Jashtëm Greg do të gjendet në Tiranë më 12-13-11-1993. Sikurse dihet, gjatë kohës së qëndrimit të tij në postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë gjatë viteve 1985-1989, në sajë të kontributit të tij personal marrëdhëniet greko-shqiptare morën një përmirësim shumë të dukshëm: u hapën pikat kufitare mes dy vendeve, u hoq ligji absurd i gjendjes së luftës që nga viti 1940, u rritën shkëmbimet mes të dy vendeve, veçanërisht shkëmbimet njerëzore. Lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë shqiptaro-greke, z. Papulias i është përmbajtur parimit të njohur se minoritetet janë ura afri- afrimi mes popujve dhe është përpjekur të vërë në zbatim këtë politikë. Pritet që vizita e tij në Tiranë t’ju japë një shtytje pozitive marrëdhënieve të ngurta mes dy vendeve tona nga incidentet e ndodhura në kufirin mes dy vendeve. Pritet, gjithashtu, të shtrohet në bisedime edhe çështja e rregullimit zyrtar të statusit të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi.
greke të Radio dhjetori 1974. Ishte anëtar i shumë organeve koordinuese të PASOK-ut si dhe Sekretar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Partisë nga 1975 deri më 1985. Zgjidhet deputet i PASOK-ut të prefekturës së Janinës nga 1977 deri sot. Gjatë periudhës 1981-1984 ishte zv. ministër i Punëve të Jashtme, më 1984-1985 ishte ministër Plotësues i Punëve të Jashtme. Në Qeverinë Ekumenike (1989-1990) kreu funksionet e ministrit shqiptar, luajti për të. Demokratik.
Në themel të punës së Partisë Demokratike është programi i saj
MALESI E MADHE, Në themel të punës së Partisë Demokratike është programi i saj, ndaj ne nuk do të lejojmë të futen në të njerëz me synimin që ta kthejnë atë nga e majta apo nga e djathta, - tha kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, në aktivin e 11-të të degës së PD-së për rrethin e Malësisë së Madhe, ku merrnin pjesë kryetarë dhe sekretarë të seksioneve, kryetarë komunash, si dhe deputeti i zonës Dodë Çapja.
Duke folur për përgatitjet, që po bëhen për Kuvendin e Dytë Kombëtar të PD-së, zoti Arbnori theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të partisë që janë eksponentët e saj. Për këtë, ai vlerësoi nevojën e forcimit të partisë më a- nëtarë të rinj si dhe shtimin e numrit të intelektualëve brenda radhëve të PD. “Shteti i ri demokratik” tha zoti Arbnori nuk mund të drejtohet në mënyrë empirike. Na duhen njerëz të shkolluar, kompetentë, specialistë dhe demokratë. Në këtë drejtim, ai vlerësoi punën e degës së PD-së në këtë rreth, që ka arritur të tërheqë rreth vetes një numër të madh nga intelektualët e rrethit.
Vëmendje të veçantë në fjalën e tij, zoti Arbnori i kushtoi marrëdhënieve mes komiteteve drejtuese të degëve të PD-së dhe pushtetit lokal. “Partia dhe pushteti lokal janë si dy krahë të një trupi, tha ai. Po nuk punuan të dyja krahët, nuk mund të shkojë mbarë asgjë. Mosbashkëpunimi është në dëm e të dyja palëve”.
Si problem më të rëndësishëm, që kërkon një angazhim më të madh për zgjidhjen nga pushteti lokal dhe seksionet e PD-së, zoti Arbnori evidentoi ritmet e ulta të ndarjes së tokës në rrethin e Malësisë së Madhe. Ai bëri ditur në aktiv se, Kuvendi Popullor do të miratojë tre ligje të rëndësishme: ligjin mbi buxhetin lokal, atë për taksat lokale dhe ligjin për pasuritë lokale, ligje këto që do t’i japin mundësi pushtetit lokal të tërheqë e të funksionojë më mirë.
(ATSH)
Mbetet në fuqi ligji ekzistues për pronat
Me votat “pro”, të socialistëve dhe social demokratëve si dhe abstenimet dhe pak “pro” e “kundër” të grupit të PD mbetet në fuqi ligji ekzistues për ndarjen e tokave.
Shoqata e ish-pronarëve kishte paraqitur pranë parlamentit një projektligj të nënshkruar nga 20 mijë zgjedhës, në bazë të ligjit, pro ky projektligj nuk u miratua dhe në parlament.
Në deklaratat e kryetarëve të grupeve parlamentare PS, PSD, dhe PD u tha se miratimi i një ligji të ri do të shkaktonte probleme sociale. Edhe komisioni i bujqësisë me 7 vota pro dhe 3 kundra ishte për ligjin ekzistues. Në shpjegimet që dha kryetari i grupit parlamentar të PD, Ali Spahia, ndër të tjera theksoi se duhej nxjerrë një zbatim e ligjit ekzistues dhe mbas duhen zgjedhur disa forma më të përshtatshme për të kompensuar sa më shpejt dhe në mënyrë të kënaqshme ish pronarët.
Korresp. i “RD”-së
Sesion përkujtimor kushtuar Ataturkut
Përvjetori i 55-të i vdekjes së themeluesit të Turqisë moderne dhe mikut të madh të popullit shqiptar, Mustafa Qemal Ataturku, u përkujtua më 10 Nëntor në mesditë në një sesion përkujtimor organizuar nga Instituti i Historisë në mjediset e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në kryeqytet.
Merrnin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Metin Ornekol, deputetë, është në dëm e të dyja palëve.
(Vijon në faqen 4)
Emiratet e Bashkuara Arabe do ta ndihmojnë Shqipërinë
Zhvillohen bisedime zyrtare midis delegacionit qeveritar shqiptar dhe delegacionit qeveritar të Emirateve të Bashkuara Arabe
.
Më 8 nëntor, në Abu Dhabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe, u zhvilluan bisedime zyrtare midis delegacionit qeveritar shqiptar, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Bashkim Kopliku, në përbërje të të cilit bënin pjesë edhe ministri i Burimeve Minerare dhe Energjetike, Abdyl Xhaja, ministri i Ndërtimit, Ilir Manushi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Dylber Vrioni dhe delegacioni qeveritar të Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga zëvendëskryeministri, i lartësia e tij,
(Vijon në faqen 4)
Këtë të tërheqë. janë përpiluar në zyrat sekrete, synon imediatisht të hedhë baltë mbi është në dëm e të dyja palëve.
NDËRKOMBËTARIZIMI I ÇËSHTJES NANO-BUMERANG PËR KUBENË E PS
Ka disa muaj që klani drejtues i PS, nëpërmjet emisarëve të tij, të takimeve, po punon intensivisht, me forca të shumëfishuara (bile dhe jashtë orarit) për ndërkombëtarizimin e çështjes Nano, duke munduar e vënë në lëvizje të paparashikueshme.
Ka disa muaj që klani drejtues i PS, nëpërmjet emisarëve të tij, të takimeve, po punon intensivisht, me forca të shumëfishuara (bile dhe jashtë orarit) për ndërkombëtarizimin e çështjes Nano, duke munduar e vënë në lëvizje të paparashikueshme opinionin i cili është shndërruar në një instrument manipulimi dhe njëkohësisht i bën të drejtës së vendit dhe institucioneve politike ndaj liderëve të opozitës shqiptare. Në funksion të këtij misioni grotesk filluan të dërgojnë me qindra letra e telegrame nëpër kancelaritë, forumet e organizmat e ndryshme ndërkombëtare në mbrojtje të çështjes Nano, pastaj në vend nuk u ecën as peticionet, as letrat dhe as kërcënimet për thyerje të kafkash.
Një lukuni rrështerësh doklellë të lë pajisur edhe me çanta të zeza diplomatike po ngjitin e zbresin avionët e Rinasit përditë (dollarë kanë edhe për dreqin e të birin e dreqit) dhe nuk po lënë derë forumi apo instance ndërkombëtare pa trokitur që nga Asambleja e Parlamentit Evropian e deri tek kryetari i bashkësisë së Prizrenit. Për këtë të fundit flitet se është futur në greve urie deri në lirimin e Nanos).
Dhe këtu vëre, po lëkon edhe vjeshta me këtë klimë “socialiste” protestash, letërth ankime e peticioniesh me 700 mijë firma të shpikura nga referendum i Nanos. Dokle, Kukuvelim është një pikë vetme - lirimi i Nanos pa gjyq. Përse pa gjyq? Përse nga frikë nga gjyqi? A ka familje shqiptare që atë periudhë spektakle diktature nuk shkohej para trupit gjykues për procedurën nga më e ndershme? (Bile edhe pa avokat mbrojtës!)
(Vijon në faqen 4)
Në themel të punës së Partisë
NJOFTIM
Zyra e Shtypit të Ambasadës Greke në Tiranë u bën të ditur Medieve Shqiptare të Informimit Masiv se më dt. 13.11.1993 në orën 12.30, në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit në Pallatin e Kongreseve, pas përfundimit të bisedimeve, do të ketë Konferencë të përbashkët Shtypi të Ministrit të Jashtëm Greq z. Karolos Papulias dhe të homologut të tij shqiptar z, Alfrer Sereqi.
CHRISTOS FAILADIS
Këshilltar Shtypi
Përgënjeshtrim
Z. Rexhep Uka, Ministër për problemet e Pushtetit Lokal, pranë Këshillit të Ministrave, përgënjeshtron lajmin e dhënë në gazetën “Zëri i popullit” datë 7.11.1993, lidhur me trojet që ai disponon.
Këtë shpifje të qëllimshme dhe tendencioze e hedh poshtë edhe vërtetimi i nxjerrë nga kontrolli që iu bë regjistrave të Zyrës së Hipotekës, se nuk ekziston asnjë truall në emër të z. Uka.