SHQIPËRISË NUK DO T’I MUNGOJË PËRKRAHJA E GJERMANISË
«Miqësia dhe simpatia e RFGJ-së nuk do të mungojë për Shqipërinë. Ne gjithashtu vlerësojmë simpatinë që vendi ynë gëzon në Shqipëri. Gjermania është shumë e angazhuar në ndihmat humanitare dhe është prezente në çdo kohë në vendin tuaj»
- më këto fjalë iu drejtua ministrit të Jashtëm Alfred Serreqi ministri i Shtetit gjerman Bernd Shmidbauer, në takimin që patën mes tyre.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë sonë të Jashtme, Ministri Serreqi vlerësoi ndihmën e madhe që po jep Gjermania, veçanërisht në situatën aktuale, respektin dhe simpatinë që populli gjerman shpreh për Shqipërinë. Duke bërë një ekspoze të së kaluarës, ai theksoi se izolimi 50 vjeçar nën diktaturë i solli vendit dëm të madh, dëm të cilin qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta riparojë duke garantuar një stabilitet, një parlament demokratik, një të ardhme më të mirë për popullin e saj punëtor.
Më tej ministri Serreqi, duke folur për situatën ndërkombëtare, shtoi se Shqipëria, si rast unik, e ndarë më dysh për faktë që tashmë dihen, nuk ka asnjë pretendim territorial dhe nuk kërkon ndryshimin e kufijve me anë kon ndryshimin e kufijve me anë të forcës. Duke u ndalur në situatën në ish-Jugosllavi, ai theksoi se asnjë nuk mund të zgjidhet atje pa zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Nga ana e tij zoti Shmidbauer shprehu shqetësimin për çka po ndodh në ish-Jugosllavi dhe angazhimin e shtetit gjerman për zgjidhjen e çështjes në dobi të paqes në Ballkan.
MISIONI I INTELEKTUALËVE ËSHTË PROGRESI
300 anëtarët e parë të PD, nga të cilët 200 janë studentë dhe mbi 80 emra të njohur të ekonomisë, kulturës, mjekësisë, artit, ishin dhe mbetën krushqit e dijes për këtë komb.
Në mes territorit psikologjik dhe politik, PD arriti që brenda katër muajve t’i shkëpute komunizmit një të tretën e pushtetit absolut. Ndërsa në një vit më pas që 22 mars, PD, triumfojë. Piramida komuniste u shemb. Dhe kushdo që i kujton ditët e fitores së madhe dhe padyshim që i vjen ndërmend apel i 182 intelektualëve, nënshkresë me memorandumit të fitores. Nga shtypi komunist ata u etiketuan si «barbarë», ndërsa në të vërtetë misioni i tyre ishte progresi. Dhe mijëra të huaj, diplomatë e gazetarë, politikanë dhe specialistë, artistë dhe njerëz të njohur të kulturës, janë bashkuar në dy pika, në përshtypjet e tyre nga Shqipëria. Së pari që mbi rrënojat e komunizmit u rrit dhe doli një brez inteligjencë mjaft e përgatitur dhe e çliruar nga bolshevizmi. Dhe së dyti, që shteti i ri në Shqipëri, i vendosur pas 22 marsit, është fryt i mendimit intelektual dhe politik thellësisht bashkëkohor. PD i premtoi njerëzve të dijes progres e liri, dinjitet e respekt dhe i realizoi premtimet. Demokracia i hapi arkivat e artit, kultu- Konica, Poradeci, Koliqi e Ha-xhiademi... Me ta rilindi kultura e mohuar shqiptare, lindi pasuria më e madhe kombëtare. PD ishte dhe mbeti tribunë e mendimit evropian, thellësisht progresiv dhe shkencor. Në zbatim të programit të saj, jo fitoi të gjitha hallkat e shtetit të ri shqiptar që gjindra intelektualë të njohur, të cilët, aty ku punuan kontribuan për vendosjen e demokracisë dhe personalitetin e lirisë. Aq më tepër që njëri ndër emrat më të nderuar të plejadës intelektuale shqiptare është vetë presidenti reformator Sali Berisha, i cili përqafoi mendimin më progresiv të inteligjencës dhe udhëhoqi opozitën shqiptare deri në triumfin e demokracisë dhe tani udhëheq reformat e gjithanshme në Shqipërinë demokratike. Asnjëherë PD nuk u ndje e vetme. Së bashku me inteligjencën shqiptare ata i fituan mundësitë e shprehjes dhe veprimi dhe hapën udhët e modernizimit moral të kombit. Ata luajtën një rol të jashtëzakonshëm në krijimin e një morali më të lartë, në krijimin e personalitetit shqiptar para botës dhe ruajtjen e vlerave të larta kulturore dhe kombëtare. Gjatë tranzicionit turma mediokrish që më parë të ftuara në tregun e zi, botuan gaze- donime apo fejtonë të hartuara, shtypi komunist i disa forcave të opozitës, fyenë rëndë, përgojuan dhe ushtruan terror psikologjik, e njëherësh një krim moral kombëtar, mbi inteligjencën shqiptare. Fatkeqësisht këto radhë argatësh të destinuar për vetëdënim, u përkrahen, edhe nga «poetë opozitarë të cilët «nuk lejonin» asnjë njeri të shkencës dhe kulturës të afrohet PD. Kur dhjetra intelektualë, botuan mendimet e tyre mbi demokracinë apo kulturën në RD, ata u etiketuan në mënyrë të pandershme dhe të pamoralshme nga shtypi dygjuhësh i agjonomëve të opozitës si «programatistë» dhe «turp kombëtar». Por, tashmë ato ditë kanë kaluar mjaft herë e mirë. Ligji për shtypin dhe kodi penal i disiplinuar mllfin e presedimeve antilintelektuale. PD e hapi politikën dhe programin e saj për të gjithë ata që votuan për të. Reformatet demokratike kanë dhe do të kenë vendin në PD. Vetë fakti që vetëm këtë muaj me dhjetra intelektualë, veçanërisht me universitete dhe qendra të rëndësishme shkencore, aderuan në PD, tregon se PD ka dhe do të ketë mbështetjen e tyre, sepse ata kanë dhe do të kenë njëmijë më respektin ndaj demokracisë e progresit, kanë qenë më tej të qarta. dhe do të kenë mirënjohjen dhe respektin ndaj demokracisë e progresit, që garanton programi i PD, programi i dalë nga afshi studentor i dhjetorit 90. A. KRASNIQI
Në demokraci duhet të falemi vetëm kultit të ligjit
- U mbajt Aktiv i degës së PD-së të rrethit Mirditë
Ditën e mërkurë datë 17 nëntor në ora 10 paradite, në një nga sallat e Këshillit të rrethit në qytetin e Rrëshenit u mbajt aktivi i degës së PD-së për rrethin e Mirditës.
Në këtë aktiv përveç deleguarve nga Kryesia e PDSH-së. Tomor Malasi e Azem Hajdari dhe Lidhjes së Gruas, znj. Shqipe Nebia morën pjesë gjithashtu dhe deputeti i zonës Ndue Gjika dhe kryetari i këshillit të rrethit z. Pashk Gjoka.
Z. Zef Bardhi kryetar i degës së PD-së për rrethin lexoi projekt raportin e pregatitur nga grupi i punës që do të paraqitet konferencës për miratim. Zotërinjtë Nikolin Marena, Petrit Pičaku, Ndue Frrok Prenga, Pjetër Lleshi, Ndue Kacori dhe Ndue Gjeta u ndalën dhe bënë vërejtje që në raportin e pregatitur duhej të evidentoheshin më qartë mangësitë në ristrukturimin e degës së PD-së, mosfunksionimin sa duhet të Forumit Rinor, për marrëdhëniet parti-pushtet, për thithjen e intelektualëve të aftë në PD dhe në poste drejtuese, për problemin e shpërndarjes së ndihmave, mbi verifikimin e fondeve të dhëna për përmbytjet e nentorit të vitit të kaluar si dhe për shumë probleme të tjera. Ndue Gjika në fjalën e tij u ndal lidhur me dhënien e përkrahjes sociale të disa familjeve të varfëra fshatare që janë me pak tokë, për ta ndjerë dhe ata sa më pak pak dhimbjen dhe vështirësinë e reformës. Deputeti i rrethit z. Ndue Gjika theksoi se Qeveria Demokratike i ka dhënë rrethit të Mirditës një ndihmë shumë të madhe me fonde të konsiderueshme, prandaj na del ne si detyrë si PD dhe rreth që ti administrojmë sa më mirë këto fonde dhe ndihma. Z. Pashko Gjoka kryetar i këshillit të rrethit në fjalën e tij u ndal në problemet lidhur me reformën administrative. Në shumë ndërmarrje ka drejtues që pengojnë reformën me paaftësinë e tyre, por akoma po vonohet përzgjedhja e njerëzve të aftë për do i zëvendësojnë këta - theksoi ai. Z. Zef Simoni specialist në degën e PD-së në Fushën e tij ngriti si problem kryesor zbatimin dhe cuarjen deri në fund të reformës politike dhe administrative në rreth, ku pothuajse shumica e drejtorëve të ndërmarrjeve ekonomike në rreth janë ish komunistë që po pengojnë reformën, Ideali i shoqatës sonë ka kontribuar në thellimin e demokracisë tha në diskutimin e tij z. Gjon Mark Ndolaj kryetar i shoqatës së të Përndjekurve politikë të rrethit. Ne vijoi ai mbështesim pa rezerva PD-në se ishte ajo partia që luftoi dhe po lufton për realizimin e aspiratave tona. Një nga problemet më kyçe në Mirditë është thellimi i reformës, kërkojmë nga ana jonë që të shikohet më me përparësi shtrsa jonë që është më e vuajtur që edhe ajo të ingranohët në një jetë normale. Pas diskutimeve të pranishemve fjalën e mori i deleguari i Kryesisë së PDSH-së zoti Tomor Malasi, i cili pasi bëti disa vërejtje në lidhje me raportin e paraqitur në emër të këshillit drejtues tha: Mirdita
Përgjigje pyetjeve për automjetet
108 automjete destinacion përdorimi i 1.182.370 dollarëve.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit me blerjet, dhurimet e automjeteve nga Ministritë osa Institucionet e tjera Shtetërore paraqitet si më poshtë:
Gjithsejtë janë blerë 108 automjete të tipeve të ndryshme si
1. Ministria e Financave
2. Ministria e Arsimit
3. Ministria e Bujqësisë
4. Ministria e Punës dhe Emigracionit
5. Ministria e Shëndetësisë
6. Ministria e Rendit
7. Ministria e Turizmit
8. Prokuroria e Përgjithshme
9. Kuvendi Popullor
10. Komiteti i të Përndjekurve Politikë
11. Komiteti i Shkencave
12. Gjykata e Kasacionit
13. Gjykata Kushtetuese
14. Presidenca
15. Presidenca
16. Këshilli i Ministrave
17. Bashkia Durrës
18. Bashkia Berat
19. Bashkia Elbasanit
20. Bashkia e Kavajës
21. Këshilli i Rrethit Tiranë
22. Këshilli i Rrethit Shkodër
Më poshtë:
a) Ma kredinë e Bankës Botërore janë blerë gjithsejt 55 autovetura me një vlerë 1.182.370 US D. Kredia e Bankës Botërore ka afate shlyerje 40 vjet, interesa 0.75 për qind dhe kësti i parë i kësaj kredie fillon të shlyhet pas 10 vjetësh.
Ministritë, Institucionet Qëndrore dhe subjektet e tjera që kanë përfituar nga blerjet me këtë kredi si dhe tipat e automjeteve të çmimeve e blerjes janë sipas pasqyrës që vijon (Pasqyra 1):
copë 1 Tajota, vlef[a] 23.150 USD
1 Kroma 17.800 $
2 Tajota 46.300 $
1 Kroma 17.800 $
3 Xhipsa 63.900 $
1 Tipo 12.150 $
3 Tajota 69.450 $
1 Kroma 17.800 $
1 Tajota 23.150 $
1 Kroma 17.800 $
1 Tipo 12.150 $
1 Kroma 17.800 $
2 Tipo 24.300 $
1 Tajota 23.150 $
8 Tipo 97.200 $
1 Kroma 17.800 $
1 Tipo 12.150 $
1 Kroma 17.800 $
1 Tajota 23.150 $
1 Fiat Tipo 12.150 $
1 Tajota 23.150 $
Blerja e këtyre autoveturave është realizuar nga organizmat e Bankës Botërore që veprojnë në vendin tonë duke u mbështetur në kriteret e zgjedhjes së ofertës më të mirë. Për blerjen e këtyre automjeteve janë kërkuar 9 (nëntë) oferta, në fakt janë paraqitur vetëm 5 (pesë). Kërkesa Bankës Botërore për blerjen e automjeteve është bërë nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministri e cila ka bërë dhe shpërndarjen e automjeteve institucioneve përkatëse që kanë përfituar nga kjo kredi.
Nga 55 automjetet e blera nga kredia e Bankës Botërore 11 copë autovetura janë blerë për nevojat e realizimit të 8 projekteve që do të financohen nga Kredia e Bankës Botërore, si rrjedhojë automjetet e blerta nga kjo kredi në përdorim të Ministrive dhe institucioneve shtetërore janë 44 copë me një vlerë 836.270 $.
(vijon në faqen 4)
Reformimin e drejtësisë shqiptare nuk mund ta pengojnë ulërimat komuniste të «ZP»-së
- PS nuk trembet nga ardhja në drejtësi e kursantëve, që «ZP» i quan «pilotë të vdekjes», se sa trembet se po i ikin pilotët komunistë të drejtësisë -
Drejtësia shqiptare është fusha ku komunizmi dominoi totalisht, përndryshe nuk mund të ushtronte diktaturë që provuan shqiptarët për gati 50 vjet.
Të mësuar me gjyqet pa: izan(e), krerët komunistë të ardhur në pushtet filluan masakrimin fizik, material e intelektual të mijëra njerëzve pa përfillur asnjë normë drejtësie dhe humanizmi. Gjyqet komuniste ishin kalkulim i gjyqeve moskovite të Stalinit, kur sekretarë organizatash partie merrnin vendime në emër të popullit pa e pyetur popullin. Pra, në vend të reformave shtetërore administrative dhe rimëkëmbjes së vendit nga lufta, pushtetarët komunistë për vite me radhë punuan për të burgosur njerëzit e vendit që mendoheshin se nesër dhe ata që mendoheshin se mund të ishin kundërshtarë politikë, Lincoln thoshte se «nuk mund të tolerosh të dobëtin duke dënuar të fortin». Në Shqipëri përkështi kjo u zbatua; duke dobësuar të fortët që forcuar të dobëtit, duke shkallërruar të gjitha familjet më të mëdha dhe duke varfëruar tregtarët e vegjël shqiptarë, konfiskimi i pasurive është akti më barbar i këtij regjimi.
Me qindra ishin ato që i përthithë vala e persekucionit, megjithëse vala e persekucionit, megjithë ... dhe diplomuar në universitete perëndimore për drejtësi. Por për shkak të bojkotit të partisë regjimi komunist, duke i varfëruar, burgosur, internuar ... Ata po bënin ...
... në një vijë kundër një të radhë, ndëhuri, të cilin nuk e mbronte askush as nga dhuna fizike, as nga terrori psikologjik apo vetoj[a] e dëminim absurd.
Pikërisht sot kur drejtësia shqiptare po reformohet jo mbi bazën e direktivave pahekate dhe urdhërrave, por mbi bazën e ligjit dhe së drejtës juridike ndërkombëtare, kur është miratuar Karta e të Drejtave të shqiptarëve, dhe është krijuar një bazë legjislative gati e plotë, ish-komunistët konservatorë që kanë ndryshuar petkun, por jo gjakun. Nën ombrellën socialiste, përpiqen me çdo kusht të pengojnë. Kjo praktikë, në fakt nuk është e panjohur për herë ne, sepse janë ato që kanë kundërshtuar çdo gjë. Ata që çirren për të drejtat e njeriut, nuk miratojnë Kartën e të Drejtave të Njeriut apo ligjë tjera,
Jo për paralelizëm justifikues i kujtuam në krye të shkrimit disa nga bazat mbi të cilat ndërtuar e ashtuquajtura drejtësi shqiptare, por për të treguar se reformimi rrënjësor i kësaj fushe edhe në strukturë edhe në kuadro është një imperativ i kohës, që sa më shumë të vonohet aq më keq është. Ata që deri sot kanë marrë vendime në emër të popullit kanë qenë mbi 90 për qind bij bllokmenësh, nipër e mbesa të tyre dhe të sekretarëve të partive. Pas kësaj, këta kuadro nuk kanë mëseuar në fakultetin e drejtësisë asgjë juridike veç direktivave të partisë dhe sh. Enver për shtetin e «kalbur kapitalist dhe ku s’ka drejtësi se drejtësia e vërtetë ishte në Shqipëri». Ato kuadro pra as më shumë e as më pak janë komisarë të PPSH-së në organet e drejtësisë dhe nuk kanë qenë kurrë në mbrojtje të popullit dhe të viktimës. Mjafton të kujtojmë vetëm një fakt historik.
Nuk ishte jurist Koçi Xoxe në krye të këtij pushteti special të Tiranës në prill 1945, por megjithatë ai dënoi 17 veta me vdekje, 8 me burgim të përjetshëm, 30 veta me burg, 3 të tjerë me nga 20 vjet, 5 me 5 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 6 vjet burg etj. Sa dënime të tilla janë dhënë? Mirëpo PPSH-së edhe sot nuk i pëlqen largimi i njerëzve të korruptuar drejtësisë që në atë post i ka sjellë regjimi komunist. Ajo i do këto njerëz të korruptuar dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, sepse do anar-shinë, moszbatimin e ligjit dhe mospërfilljen e imazhit në popull se
(vijon në faqen 4)
Shërbim i Kontrollit të Shtetit përballë Kuvendit Popullor
Lajmërim
SOT ZOTI EDUARD SELAMI, KRYETAR I PDSH, DHE ZOTI HUBER, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I CSU (BASHKIMI KRISTIAN - SOCIAL), DO TË JAPIN NJË PA LAJ-TIN E KONGRESEVE, NË ORËN 12.00 NË KONFERENCË SHTYPI.