20/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 nëntor 1993

Me preokupacionin për ta përkrahuar fuqimisht demokracinë në Shqipëri

- KONFERENCË SHTYPI E ZOTIT SELAMI DHE ZOTIT HUBER - Konferenca e shtypit e dhënë dje në Pallatin e Kongreseve nga zotërinjtë Eduart Selami, kryetar i PDSH dhe Ervin Huber, sekretar i përgjithshëm i O.S.U. (Bashkimi Kristian – Social), ishte dhe epilogu i vizitës së bërë në vendin tonë nga delegacioni i kësaj partie. «Ishte një vizitë e rëndësishme në kuadrin e lidhjeve midis CSU dhe PDSH, midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në si PD e kemi platformën tonë prioritetin e marrëdhënieve me Gjermaninë». Kështu e konsideroi vizitën e Z. Ervin Huber në vendin tonë zoti Selami. «U diskutua për zgjerimin e marrëdhënieve dy palëshe, për ecurinë e reformës në Shqipëri, për arritjet dhe vështirësitë aktuale, për situatën në rajon, për forcimin e kontakteve shqiptaro-gjermane». Z. Selami vlerësoi kontributin e Gjermanisë, CSU dhe Z. Huber. Intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë ishte qëllimi i vizitës së sotme në Shqipëri, pohoi zoti Huber. Ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë me PDSH për pranimin e saj me të drejta të plota në Unionin Demokratik Evropian. Zgjerimin e marrëdhënieve tona ne nuk do ta bëjmë vetëm duke sjellë në Shqipëri përfaqësuesit tanë, por në të njëjtën kohë duke hapur dyert e Gjermanisë për politikanë shqiptarë – tha zoti Huber. Ne e ndjekim jo vetëm (Vijon në faqen 2)

LIRIA ËSHTË PRANVERA E INTELEKTUALIT

Fjala e Presidentit të Republikës SALI BERISHA në takimin me intelektualët Fjala e Presidentit të Republikës SALI BERISHA në takimin me intelektualët Zonja dhe zotërinj, Kam kërkuar me kënaqësi të veçantë këtë takim me ju, intelektualë të shquar të Tiranës dhe me ju të dashur nxënës e studentë, gjeneratë e re e intelektualëve të ardhshëm shqiptarë. Qëllimi kryesor i këtij takimi është që në të gjithë së bashku të dëshmojmë edhe njëherë besnikërinë tonë të palëkundur ndaj idealeve për të cilat luftuam dhe ndaj të ardhmes sonë, sepse këtë besnikëri e konsideroj vendimtare për fatet e Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar. Intelektuali dhe epoka janë një e të pandarë. Intelektualët me iniciativat dhe veprimtarinë e tyre kanë qenë dhe do të jenë promotorë të ndryshimeve epokale. Ata ishin faktorë përcaktues në lulëzimin e Indisë, Greqisë, Kinës e Egjiptit të lashtë, Iluminizmit, Reformës, Rilindjes Evropiane dhe shqiptare. Ata ishin iniciatorët e mëdhenj të shembjes së sistemit totalitar komunist në Evropën Lindore dhe të fitores së demokracisë në Shqipëri. Zonja dhe zotërinj, Epoka në të cilën kemi hyrë është ajo rilindjeje të re moderne të botës shqiptare në të cilën Shqipëria duhet të shkëputet dhe shoqëri. Është pikërisht ky raport që ndan intelektualin nga armiku u tij më i egër, që është pseudointelektuali. Ky i fundit, mbron interesa ideologjike me argumenta që pretendojnë se janë rigorozisht shkencore, nuk është asnjëherë i prerë, është gjithnjë në kërkim të një statuskuoje, por jo rrallë edhe destruktiv në shërbim të atyre që e paguajnë më mirë. Kurse intelektuali për statusin e tij unik nuk i merr leje askujt, madje shpesh argumenti i tij është përvëluese nga masa, ai del si anonim dhe konsiderohet i të gjithëve. Qëndrimi ndaj këtij raporti dallon gjithashtu demokracinë nga diktatura. Kështu, në shoqëritë totalitare pushteti dhe ideologjia sunduese nuk mund të tolerojnë universalen e intelektualit, dhe këtu më mirë se kudo tjetër e provuan gjatë 50 vjetëve intelektualët shqiptarë. Pikërisht në marrëdhën me atë që «nuk u takonte», regjimi komunist mbajti buxhet me intelektualë, ndërsa trajtimin e të tjerëve e bazoi në shplarjen e trurit, qarkullimin, riedukimin, punën fizike, punën në prodhim, ndalimin dhe bllokimin e literaturës, kthimin në letër të veprave letrare, refuzimin e krijimtarisë muzikore, të skulpturave apo tablo ve me qëllim që t’i detyronte intelektualët të hiqnin dorë nga universalia, nga një kulturë». Në diktaturë intelektuali ngjet me atë drurin në dimër, që pret pranverën për të lulëzuar përsëri. Liria është pranvera e intelektualit, prandaj sot si asnjëherë tjetër në historinë tonë, shpërthen fuqishëm hovi i botës intelektuale shqiptare, i qindra e mijëra prej tyre që po prisnin me padurim lirinë, po luajnë rolin dhe kanë zënë vendin që u takon. Intelektuali vetëm i lirë mund të luajë rolin e tij dhe sot këtë rol, ai po e përmbush me përgjegjësi dhe dinjitet si asnjëherë tjetër në historinë e kombit shqiptar. Të injorosh rolin e tij në ndërtimin e Shqipërisë demokratike do të thotë të jesh skllav dhe të mos jesh çliruar nga ideologjika skllavëruese komuniste, nga bëmat e lavdet e djeshme të saj. Të nderojmë se në vendin ku vetëm 3 vjet më parë mungonin avokatë dhe Ministria e Drejtësisë, ku fjalët liri dhe drejtësi sociale, ekonomi tregu, pluralizëm, ishin herezi, në vendin e kolektivizimit total, ku krijimi i partive dënohej me pushkatim, ku feja dhe besimi ishin të ndaluara, sot zhvillohen dhe konsolidohen çdo ditë dhe me shpejtësi të tillë, që asnjë nga ne nuk e ka imagjinuar, institucionet e reformës dhe të shoqërisë së lirë. Të gjitha këto institucione u projektuan paraprakisht në mendjen dhe zemrën e intelektualëve shqiptarë. Ishin ata që hanën the Epokat janë njëlloj si individët, shndërrimi i tyre kalon nëpër trauma të mëdha, prandaj dhe shoqëritë postdiktatoriale janë shoqëri të traumatizuara. Në procesin e shndërrimit të tyre roli i intelektualit dhe i veprimit të tij është një rëndësi parësore. Në këtë proces tepër të ndërlikuar ulja e çmimit të shndërrimeve politike dhe shndërrimeve të tjera është dhe mbetet një objektiv i pandryshueshëm i veprimtarisë intelektuale. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse në këtë periudhë shndërrimesh historike intelektualët shqiptarë e luajtën si duhet këtë rol. Nga analiza objektive e zhvillimeve në Shqipëri, del se bota intelektuale shqiptare luajti me përgjegjësi të plotë rolin e saj të madh historik edhe në çmimin që Shqipëria duhej të paguante gjatë këtyre shndërrimeve të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Nuk ka dyshim se ishte pikërisht veprimtaria intelektuale ajo që bëri të mundur që këto ndryshime në Shqipëri, në vendin-bunker të komunizmit evropian të zhvillohen pa konflikte sociale dhe me një çmim shumë herë më të ulët nga sa e kishte parashikuar çdo njëri prej nesh apo miqtë, dashamirësit dhe analistët e Shqipërisë. Ishin intelektualët shqiptarë dhe jo liderët e kuq që zgjodhën dhe përcaktuan vendosjen e demokracisë në me rrugë dhe mjete demokratike. Ishin ata që në fillimet e opozitës u shprehën hapur kundër çdo forme hakmarrjeje. Opozitarë por vëllëzër - ishte deviza e shndërrimeve të mëdha politike. Ishte bota intelektuale bartëse dhe zhvilluese e koncepteve vlerore, ajo që mobiloi, zhvilloi e mbrojti në Shqipëri dhe madje e shndërroi në institucione, koncepte dhe vlera të tilla si liria dhe të drejtat njerëzore, liria e mendimit, iniciativa e lirë, ekonomia e tregut e dhjetra koncepte të tjera si këto, të cilat deri dje ishin herezi, ndërsa sot qëndrojnë si shtylla kryesore të demokracisë në Shqipëri. Dua të theksoj se, pavarësisht se çfarë thonë skeptikët apo kritizerët, këto arritje, ndonëse tani të mbuluara nga anonimat­i, janë vepër madhore e intelektualëve shqiptarë. Po kështu, ishin intelektualët me një nivel disa herë më të lartë se zhvillimi ekonomik i vendit, që bënë të mundur projektimin, zbatimin dhe shpjegimin e reformës. Ndërhyrja e tyre për të shpejguar domosdoshmërinë e privatizimit, liberalizimit të çmimeve, të lojës së tregut, të investimeve, të asistencës sociale, ka luajtur një rol përcaktues në pranimin nga ana e popullsisë të ndryshimeve dhe çmimeve të tyre. Por mendoj se një rol parësor luajti dhe luan bota intelektuale shqiptare në shpjegimin, mbrojtjen, përparëtimin dhe zhvillimin e krijimtarisë kulturore shqiptare të të gjitha kohërave. Ajo më mençuri nxorri nga harresa, ku i kishte zhytur regjimi i mëparshëm, kollosët e ndaluar të mendimit shqiptar Fishtën, Konicën, Kolqin, etj. Mbrojti dhe mbron nga sulmet e pamoralta krijimet e mëdha letrare e artistike, të cilat gjatë diktaturës mbajtën gjallë kulturën, krijimtarinë dhe shpirtin e popullit shqiptar. Ajo sot ka një shpërthim të vërtetë. Në një vit janë botuar libra apo hapur ekspozita në Shqipëri sa asnjë herë tjetër më parë. Dhe të gjitha këto janë krijime në liri. Ndaj artistët sot ka vetëm një kërkesë: të jetë i vërtetë me veten e tij, çka do të thotë të shprehë apo të pasqyrojë të vërtetën siç e ndjen ai vetë. Zonja dhe zotërinj, Arritja e madhe të botës intelektuale shqiptare në këtë periudhë të shkurtër, roli dhe kontributi i saj historik, janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimin e raportit ndaj të vërtetës. Raporti i intelektualit ndaj të vërtetës është përcaktuesi parësor i rolit të intelektualit. Është ky raport që e dallon atë nga pseudo-intelektuali. Intelektuali është gjithnjë “spokesman of the truth”. Në këtë raport qëndron edhe dallimi ndërmjet diktaturës dhe demokracisë. Diktatura bazohet në terrorin dhe mashtrimin. (vijon në faqen 2) … iniciativa­toret duhet të shkëputet dhe të kapërcejë sa më shpejt trashëgiminë e hidhur të pushtimeve të shumta të huaja dhe të natës së gjatë komuniste. Në këtë epokë ajo duhet të shpallojë dhe të zhvillojë vlerat e mëdha shpirtërore, materiale, kulturore që trashëgon dhe të realizojë idealet e korifejve të mëdhenj të mendimit shqiptar, të Budit dhe Bogdanit, të Buzukut dhe Bardhit, Naimit dhe Fishtës, Nolit dhe Migjenit. Detyra jonë e madhe qëndron në rivlerësimin dhe ridimensionimin e vlerave dhe parimeve universale të lirisë dhe demokracisë, si kusht sine qua non, për të ndërtuar në Shqipëri një shoqëri të qytetëruar, të lirë dhe humane, në standardet e qytetërimit të sotëm evropian. Pra, epoka që jetojmë është ajo e vështrimeve, kërkesave, detyrimeve, sakrificave të mëdha. Ajo është e vështirë, por nënshëdët tona janë të mëdha. Ajo sot më shumë se kurrë fton intelektualin shqiptar të luajë rolin e tij të madh. Intelektuali si njeri që ka për mision kryesor shqyrtimin kritik të fushës së mendësive dhe si njeri që, siç thotë Adam Smith, duhet të ekonomizojë dhe të shpërndajë gjithçka duhet para së gjithash të përvetësojë qëllimet e tij të mëdha dhe universalitetin e dijes, lirinë e mendimit, të vërtetën. Intelektuali, pavarësisht nga specialiteti që ka falë karakterit universal të dijes, është i përgjithshëm dhe i shërben të përgjithshmes. Intelektuali në një shoqëri nuk mund të jetë spektator, por një kërkimtar i vërtetë jete dhe i fushave të institucioneve ekzistuese. Ai duhet të jetë i devotuar të shërbejë të përgjithshmes, gjithë shoqërisë, dhe këtë ai e bën, para së gjithash, duke u marrë me atë që në pamje të parë “nuk i takon”, pra me universalin, por që përbën edhe thelbin dhe rolin e tij social. Aftësia e intelektualit qëndron në racionalizmin dhe sintetizimin, në abstragimin e ideve. Me këto intelektualët ndihmojnë fuqimisht në ndryshimet e mëdha, u hapin rrugë ndryshimeve të reja institucionale, njëlloj sikundër zbulimet e shkencëtarëve në fizikë çojnë në zhvillimet e teknologjisë. Mendimi i tyre inovacionem objektive të zhvillimit të shoqërisë. Ai gjithnjë paraprin, është para ligjeve dhe dekreteve, pra është embrioni i institucioneve të reja. Natyrisht, intelektuali është jo vetëm ideator, por ai duhet të jetë edhe një element përcaktues i institucioneve të reja. Vetëm se për zhvillimin e tyre dhe që të jetë i shtyjë e gjëzojë të drejtën e kritikës së hapur, duhet që shoqëria e respektuese kontrapër, duhet që shoqëria të respektojë universalizmin dhe partikularizmin, të cilën Hegeli e ka quajtur vetëdije të intelektualit. Pikërisht ky raport, d.m.th. raporti ndërmjet asaj që i takon, dhe asaj që i takon, epo ndërmjet universales dhe të veçantës, përcakton fatin dhe rolin e intelektualit në… …tare. Pikërisht si merren me atë që “nuk u takonte”, regjimi komunist bashkë me intelektualët, ndërsa trajtimin e tërjerëve apo tablove universalia, që për intelektualin do të thotë të shndërrohet thjesht në një teknik të dijes. Në këtë proces apo më mirë të themi në këtë duel me diktaturën, u martirizuan, por nuk u dorëzuan dhe u bënë të pavdekshëm, në altarin e mendimit demokratik shqiptar me dhjetra, qindra dhe mijëra intelektualë, sikundër fatkeqësisht pati edhe nga ata që u thyhen, që vunë shkencën dhe dijen në funksion të ideologjisë barbare sunduese, madje në raste të caktuara lejën pendat e tyre me gjakun e të tjerëve, ndaj dhe gjykimi i historisë le të bëjë mbi ta. Zonja dhe zotërinj, Roli i intelektualëve shqiptarë në shembjen e institucioneve të vjetra dhe në ndërtimin e institucioneve të reja ka qenë vendimtar. Ishte qëndresa e tyre si dhe veprimi i tyre permanent mbi institucionet e vjetra të diktaturës, lufta e përpjekjet për institucione të reja, që patën një rol përcaktues në zhvillimet shqiptare të viteve ’90. Pikërisht me universalën e tyre studentët e Universitetit të Tiranës, si dhe qindra e mijëra intelektualë shqiptarë, themeluan në shërbim dhe në funksion të drejtëpërdrejtë të interesave jetike të individit, vendit, kombit dhe të çështjes kombëtare opozitën demokratike shqiptare dhe hapën kështu erën e pluralizmit në Shqipëri. Historia e kombit shqiptar do ta mbajë mend këtë përgjithmonë. Ishte thirrja e Shqipërisë që dilte si zëri i shpirtit intelektual, që bashkoi 183 intelektualë të shquar shqiptarë në manifestin e tyre, në një moment kur nomenklatura e kuqe me bashkëpunëtorët e saj u përpoq të varroste opozitën shqiptare. Manifesti intelektual që zëmbra­si sulmin bizantin të pallateve të kuqe që të shndrisë gjithnjë në analet e demokracisë shqiptare. Pra, të nderuar të pranishëm, ishte para së gjithash në shpirtin, zemrën, d.m.th., në thelbin e botës intelektuale shqiptare, ku u mblodh, lindi dhe u zmadhu që Shqipëria e sotme. Të vjen shumë çudi kur dëgjon sot disa individë që, duke vënë veten në rolin tragjik të intelektualit spektator, roli i cili ishte jo aq i rrallë edhe gjatë diktaturës, apo të tjerë që jo vetëm nuk ishin spektatorë, por nëpërmjet mashtrimit u pompuan dhe u mitizuan nga diktatura, kurse tani në demokraci nuk janë dhe nuk mund të jenë më ata që ishin dje, pikërisht këta individë mjeranë shpërndajnë mjegull mbi rolin e intelektualëve në Shqipërinë e sotme, duke njësuar kështu tragjedinë e fundit të tyre me gjoja tragjedinë e të tjerëve. Më lejoni me këtë rast të theksoj se përkrahja më e madhe për intelektualin është liria. Do të rikujtoj këtu fjalët e Saharovit që thoshte se “liria intelektuale është e vetmja garanci për një qëndrim shkencor e demokratik ndaj politikës, zhvillimit të ekonomisë dhe… …ekonomisë dhe tregut, e intelektualëve shqiptarë. Ishin ata që hapën dhe themelët, që po i rrisin, zmadhojnë dhe drejtojnë çdo ditë dhjetra e dhjetra parti dhe organizata, qindra gazeta, revista e shoqata joqeveritare, institucione të reja gjyqësore, katedra e degë të reja, qendra kualifikimi, afarizmi, marketingu, etj. Janë intelektualët shqiptarë që sot me një përkushtim të madh po aplikojnë çdo ditë dhe me të gjitha degët e dijes praktika dhe metoda të reja, dhe natyrisht, jo mbi bazën e planeve 5-vjeçare po të urdhërit nga lart, por me vullnetin e tyre të lirë. Një njeri që e ka zënë gjumi në vitin 1990 dhe zgjohet pas tre vjetësh, nuk njeh më institucionet shqiptare. Shqipëria duket gjithmonë të krenohët me kurajon, mençurinë, devocionin dhe përkushtimin e intelektualëve të saj. Zoti i bekoftë intelektualët e saj. Ata e futën vendin në rrugën e lirisë dhe sot po ndërtojnë shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut. Brezat që vijnë do t’ju jenë përjetë mirënjohës. Zonja dhe zotërinj, Institucionet e reja mbetën gjithnjë struktura të njoma, prandaj konsolidimi dhe përsosja e tyre është vendimtare për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe integrimin e Shqipërisë në Evropë, dhe ky nuk është një proces i thjeshtë. Mungesa e eksperiencës nga njëra anë, si dhe prania e praktikave e qëndrimeve të trashëguara nga sistemi komunist nga ana tjetër, kanë një ndikim negativ të fuqishëm në ecurinë e tyre. Prandaj dhe për konsolidimin e përsosjen e shpejtë të institucioneve tona është e domosdoshme që në të të futen dhe angazhohen intelektualët më të zotë, të cilët si gjeneratore të ideve të reja dhe rafinues të atyre ekzistuese, do kenë mundësi t’i mbrojnë këto institucione nga ide­të, praktikat dhe qëndrimet e vjetra. Por edhe kjo nuk mjafton. E domosdoshme është që ata t’i vënë këto institucione para kritikës dhe natyrisht të kultivojnë respektin për të. Vetëm në këtë mënyrë këto institucione do të konsolidohen, përsosen dhe funksionojnë si institucione të shtetit të së drejtës dhe do të mund t’u shërbejnë brezave demokratë dhe shumendujve të tjera të rrezikshme. Kështu, në rast se baza e çdo përparimi social qëndron para së gjithash në veprimtarinë intelektuale, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet shpejt dhe qartë nga të gjitha hallkat e shtetit të sotëm të terthiqta, maslo e intelektualëve në institucione, krijimi i kushteve shplirtërore dhe materiale, në mënyrë që ata të zhvillojnë lirshëm veprimtarinë e tyre, inventimin përpargjegjshëm dhe kualifikimin e tyre janë parakushtet për zhvillimin dhe ardhmërinë e Shqipërisë. Zonja dhe zotërinj,