25/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 nëntor 1993

MIRATOHET DEKRETI I PRESIDENTIT PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DISA MINISTRAVE

Pardje në Kuvendin Popullor Pardje paradite Kuvendi Popullor i zhvilloi punimet e grupit me komisione parlamentare. Në seancën e mbasdites ai miratoi dekretin e Presidentit të Republikës si më poshtë vijon: DEKRET PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DISA MINISTRAVE Në mbështetje të nenit 28, pika 7, të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 «Për dispozitat kryesore kushtetuese», me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave. DEKRETOJ NENI 1 Zoti Genc Ruli, lirohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, sipas kërkesës së tij dhe ngarkohet me detyrë tjetër. NENI 2 Zoti Artan Hoxha, lirohet nga detyra e Ministrit të Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, pasi do të caktohet në një detyrë tjetër. NENI 3 Zoti Abdul Xhaja, lirohet nga detyra e Ministrit të Industrisë Burimeve Minerare dhe Energjetike dhe emërohet Ministër i Energjetikës dhe Burimeve Minerare. NENI 4 Zoti Piro Dishnica, emërohet Ministër i Financave. NENI 5 Zoti Selim Belortaja, emërohet Ministër i Industrisë dhe Tregtisë. NENI 6 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 9 11.1993 Nr. i Dekretit 686 PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA

QË NË FILLIM SHKODRA DHE KOMUNIZMI KANË QENË TË PAPAJTUESHËM

Nga aktivet e konferencat e PD në rrethe QË NË FILLIM SHKODRA DHE KOMUNIZMI KANË QENË TË PAPAJTUESHËM Merrnin pjesë zotërinjtë Eduard Selami dhe Ali Spahia Ditën e martë, në Teatrin «Migjeni» të qytetit të Shkodrës u mbajt Konferenca e 3-të e degës së PDSH për rrethin. Morën pjesë në punimet e saj z. Selami, kryetar i PDSH dhe z. Spahia, nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit të saj parlamentar. Z. Ili Ndocaj, anëtarë e këshillit drejtues së degës, duke hapur punimet e Konferencës i dha fjalën sekretarit të degës, z. Bujar Hoti, i cili i njohu të pranishmit me aktivitetin njëvjeçar të degës, me arritjet dhe mangësitë e saj. Z. Hoti u përqëndrua kryesisht në problemet organizative të degës. Seksionet në përgjithësi kanë patur dobësi në jetën e tyre organizative, dobësi të cilat kanë tërhequr vëmendjen e këshillit drejtues në këtë fushatë zgjedhjesh. Rezultatet kanë qenë të menjëhershme. Grupsesionet kanë funksionuar mirë. Respekti për anëtarët e parë, theksoi z. Bujar Hoti, respekti për ata që u ndëshkën të parët me diktaturën, është i pamohueshëm. Por ne, vijoi Hoti, nuk do të mbyllim dy sytë për njerëzit e ndershëm dhe demokratë që me dëshirë dhe përkushtim duan të aderojnë në PDSH. Vetëm gjatë 3 javëve kanë aderuar në degë 400 anëtarë të rinj. U evidentua në raport bashkë... [i prerë] ... rrethit, z. Ali Kazazi. Preokupim i degës ka qenë dhe do të mbetet privatizimi me ritme të shpejta i objekteve të ndryshme në rreth. Zhvillimi i shpejtë i blegtorisë ka përmirësuar ndjeshëm strukturën e ushqimit. U vlerësua nga dega takimi i zotërinjve Meksi e Selami me intelektualët në rreth. Kryetari i bashkisë, z. Filip Guraziu, vlerësoi kritikat kur ato bëhen me qëllimin e mirë të riparimit të të metave. Kemi krijuar qendrën kulturore të Shkodrës, jemi i vetëm qytet që ka dhomën e tij të tregtisë, jetimorja në sajë të bashkëverprimit me të huajt është model për institucionet të tilla në Shqipëri, - ishin disa nga arritjet e evidentuara prej tij. Diskutantët falenderuan kryetarin e Partisë Demokratike, z. Selami, për interesimin dhe praninë e tij në Shkodër për të mundësuar një mbarevajtje të punëve në degë. Z. Spahia në fjalën e tij evindencoi shpirtin antikomunist shkodran. Shkodra dhe komunizmi, thësoi ai, kanë qenë të papajtueshme. Duke trajtuar qëndrimin e Parisë Demokratike ndaj ekstremeve, ai konfirmoi edhe njëherë pozicionin e saj si parti e qëndrës së djathtë. Kryetari i PDSH, z. Eduard Selami, tha midis të tjerash se në demokrat, por komunist. Potencialin e madh antikomunist dhe demokrat duhet ta organizojmë dhe strukturojmë në PD. Anëtarësimet e reja duhet të jenë obligimi kryesor i punës së degës. Ka anëtarë të Partisë Demokratike, vijoi më tej Selami, që nuk e kuptojnë siç duhet dhe shqetësohen për qëndrimin tonë të vendosur ndaj ekstremit të djathtë. Ne nuk do ta ndryshojmë në këtë drejtim, por kjo nuk duhet të kuptohet si një lëshim ndaj ekstremit të majtë. Ju siguroj, vijoi Selami, se PDSH do të vazhdojë të jetë forca kryesore antikomuniste demokratike shqiptare. Në lidhje me kërkesën për kthimin total të pronave, ai shpjegoi: Është e drejtë e pronarëve të kërkojnë të kthehen të kthehen pronat, por s’është e drejtë të imponohen PD. Ne kemi realizuar atë ç’ka premtuam. PS, iu përgjigj z. Selami një pyetjeje lidhur me të, nuk ka ndryshuar. Ajo komandohet nga enveristët. Është bindja jonë që, pa u larguar komunizmi nga Shqipëria, demokracia e ka të vështirë. U procedua më tej me zgjedhjet. Mbas tërheqjes së kandidaturës për kryetar nga z. Nestë Kiri, në favor të kandidatit Ludovik Dega dhe Pjetër Kiri, konferenca me votim të fshehtë zgjodhi kryetar... [i prerë] Pjetër Kiri, konferenca me votim të fshehtë zgjodhi kryetar të degës z. Ludovinë Dega. Korresp. i «RD» është i pamohueshëm. Por në, vëjci Hoti, nuk do të mbymë dy- et kanë aderuar në degë 400 antarë të rinj. U evidencua në raport bashkëpunimi efektiv me këshillin drejtues të degës të deputetit Luli dhe të kryetarit të këshillit të ... dran. trajtuar qëndrimin e Parisë Demokratike ndaj ekstremëve, qendrës të tjerash se në Shkodër, ndryshe nga rrethet e tjera, që në fillimet e demokracisë nuk ka qenë e vështirë gjenia ...

«Lerini këto shirje filistine!… Faktet flasin për 28 Nëntorin»

Armıqët në shekuj janë orvatur të na lënë pa identitet kombëtar, pa histori. Historia është ndalur - thonë socialistët (!?) Pse? Çfarë po kërkohet të saktësohet? Një datë: Ajo e çlirimit të Shqipërisë. «Lerini këto shije filistine!… Faktet flasin për 28 Nëntorin» - Nga fjala e z. Ali Spahia në debat’in për Ditën e Çlirimit - Armiqtë në shekuj janë orvatur të na lënë pa identitet kombëtar, pa histori. Historia është ndalur - thonë socialistët (!?) Pse? Çfarë po kërkohet të saktësohet? Një datë: Ajo e çlirimit të Shqipërisë. Askush nuk e ka mohuar luftën kundër fashizmit ajo është luftë e popullit tonë për liri e demokraci, të cilën Enver Hoxha, komunistët, e patën uzurpuar për të ndërtuar mbi ata gjak mirëqënien e kastës së tyre. Po ju, zotërinj, që pretendoni se jeni distancuar nga Enveri, nga komunizmi, nga puçizmi, çfarë ju shqetëson ju? Dita e vërtetë e çlirimit? Jo zotërinj! Lërini këto shije filistine! E vërteta është gjetur. Partia komuniste shqiptare që në fillimet e saj ka qenë agjenturë e serbëve në Shqipëri dhe serbët, prej shumë e shumë vitesh, janë munduar të lënë shqiptarët pa identitet kombëtar, pa histori. Ata të donin të mos flitej fare për luftën tonë kundër fashizmit. Kishin ata që dëshën që në të mos kishim një ditë çlirimi nga fashizmi. Dhe, për fat të keq, edhe sot, ndonëse bëjnë be e rufre se nuk kanë më asgjë të përbashkët me Enverin, komunizmin e PP, përsëri pasardhësit e komunistëve vazhdojnë të bëjnë po atë shërbim ndaj politikës antishqiptare të serbëve. Ne nuk po debatojmë kot, është po ajo Luftë: ne - për identitetin tonë kombëtar; kundërshtarët tanë - për politikën serbomadhe. Por sot zotërinj, për fat të mirë, nuk jemi më në vitet dyzet dhe këtu nuk këndojnë më Popoviqe e Mugosha, edhe në qoftë se ndokush sot akoma shkon për të vënë një gjeth fiku Milosheviçit, politika serbe nuk mund të detyrëmojë zhvillimet shqiptare. Dikush nga ju pyet: - Kush jeni ju? - Kush jemi ne? Po zotërinj, ne përfaqësojmë atë që, pasi na përbuzët për 1/2 shekulli e i quajtët tradhëtarë e i masakruat në emër të komunizmit të internacionalizmit proletar, ju pamë më në fund të mohoni edhe komunizmin, edhe Enverin (por vetëm me fjalë). Prandaj zotërinj, ju lamë fakteve, historike janë për ditën e çlirimit nga fashizmin. Faktet flasin për 28 nëntorin.

PËRFUNDOI KONFERENCA «PËR INVESTIMET E HUAJA NË SHQIPËRINË»

- Interesimi i 25 shteteve të përfaqësuara nga 280 pjesëmarrës të 150 kompanive të njohura nga pesë kontinente. - 100 milionë dollarë të deklaruar nga Banka Arabe Islame për të financuar projektet e... [i prerë] - Paraqiten projekt-programet prej Bankës Botërore, BERZH, Ministrisë së ... [i prerë]

PËRONDOR KONFERENCA «PËR INVEST- TIMET E HUAJA PËR SHQIPËRINË»

- 150 kompanive të njohura nga pesë kontinente. - - 100 milionë dollarë të deklaruar nga Banka Arabe Islamike për të financuar projektet që do t’i interesojnë investitorëve të huaj. - Paraqiten projekt-programet prej Bankës Botërore, BERZH, Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjitike, Ministria e Financave e Industrisë dhe e Tregtisë - - Themelohët Kompania investuese «Zhvillimi për Shqipërinë».

Dje në Kuvendin Popullor

Kryeministri Meksi paraqiti programin e zhvillimit ekonomik afatmesëm 1993 - 1996 Dje paradite Kuvendi Popullor i zhvilloi punimet në një seancë plenare kushtuar paraqitjes së programit afatmesëm të Qeverisë për zhvillimin ekonomik për periudhën 1993-1996. Për rreth 2 orë Kryeministri, zoti Aleksandër Meksi paraqiti para Kuvendit në mënyrë të detajuar direktivat kryesore të zhvillimit ekonomik të programit të qeverisë për periudhën në fjalë, i cili konsistonte në: 1. Hyrje mbi situatën ekonomike të viteve 80-të përshkrim i shkurtër i krizës. 2. Programin e Qeverisë për vitin 1992-93. 3. Politikën makroekonomike afatmesme 1994-96. 4. Ristrukturimin e prodhimit kombëtar dhe politikën sektoriale. 5. Programin e investimeve publike (PIP). 6. Sektorët e burimeve njerëzore. 7. Aneksi 1 - Përgatitja e kuadrit ligjor. 8. Aneksi 2 - Përmbledhja e masave kryesore në politikën ekonomike dhe afatet e tyre 1993-1996. 9. Aneksi 3 - Tabelë me disa tregues ekonomikë. Pyetjeve dhe sqarimeve të ndryshme rreth programit të paraqitur zoti Meksi do t’u japë përgjigje në një seancë tjetër të mëvonshme. Në numrat në vijim gazeta jonë do ta paraqesë të plotë këtë program. Korresp. i «RD»

28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT DHE E ÇLIRIMIT

Komisioni për saktësimin e datës së çlirimit pranë Institutit të Historisë plotësoi detyrën e lënë nga Parlamenti ynë vitin e kaluar. Grupet e punës dhe komisioni operuan vetëm mbi dokumentet e arkiva si edhe mbi dëshmitë e personaliteteve e të pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare, për të përcaktuar me objektivitet datën e Çlirimit të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë. Duke u mbështetur në dokumentin e shkruar «28 NËNTOR» lëshuar më 28 Nëntor 1944 nga Komiteti Qarkor i PK të Shkodrës, që fikson e përcakton 28 Nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës» gjithë Shqipnia po feston ditën e Flamurit pa okupatorë e tradhtarë». (AQSH, dosja 10 f. 24). Në shënimet arkivore episode lufte ku thuhet se dita e 28 Nëntorit 1944 ka qenë një ditë madhështore për partizanët e shu- (Vijon në faqen 6)

SHIMON PERES DO TË VIJË NË TIRANË

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit Shimon Peres do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare ditore nga data 28-29 nëntor. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, zoti Peres do të takohet me homologun e tij zotin Sërgej që me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Z/ shtypit i MPJ

Horizont i gjerë për investimet e huaja në Shqipëri

- Intervistë me z. Abdyl Xhaja, Ministër i Burimeve Minerale dhe Energjitikës dhe kryetar i konferencës - «RD» - Çfarë objektivash kishte konferenca dhe çfarë u arrit? - Së pari, u konstatuan dhe u konfirmua nga të tre pjesëmarrësit e huaj dhe vendas se Shqipëria disponon rezerva ekonomike, që përbëjnë objekt për investimet. Rezerva të tilla përmendim prodhimin e kulturave bujqësore, hi- (Vijon në faqen 6)

Ligji i shtypit i Vestfalisë dhe ai shqiptar sipas opinionit të zotit Braun

(JURIST GJERMAN) Përgjigje e z. Braun për «ZP»- dhe shokun Ilir Kadia, i cili i munduar nga lidhjet e tij të vjetra dezinformon opinionin nëpërmjet valëve të BBC - Ligji shqiptar i shtypit në pjesën më të madhe të tij, mund të them 95-98 për qind, përputhet me ligjin e Renani Vestfalisë. Ai është një faktor thelbësor për krijimin e shtypit të lirë në Shqipëri më mbështetje të nenit 2 të Kartave të të Drejtave të Njeriut. Ai garanton një shtyp të lirë dhe të pavarur nga shteti. Ai i jep shtypit një rol kontrollues si dhe të drejtën të kërkojë informacion nga shteti. Gjithashtu të drejtat e qytetarëve janë prekur nga shtypi, janë të garantuara në mënyrë të plotë. Për artikuj 21, 22 të kritikuar nga disa gazetarë dua të vlerësoj që ato janë rregulla formale. Këto formalitete, mosshpërputhja e të (Vijon në faqen 6)

«Italia është përfshirë nga korrupsioni dhe elementët e tij kanë prekur edhe Shqipërinë»

- Deklaron Evelina Evanole, hetuesja Italiane e ngarkuar me hetimet e skandalit të ndihmave për Shqipërinë - Sic dihet rreth një javë më parë u kthyen nga misioni i tyre në Romë të ngarkuarit me hetimet e skandalit të ndihmave italiane prokurori Qeleshi dhe hetuesi Fatos Peroshi. Misioni i tyre nga shtypi i madh u quajt «dështim». Ndërkohë të hënën mbërriti në Shqipëri hetuesja italiane e ngarkuar me këtë çështje Evelina Canale. «Hetimet për këtë çështje - tho- të ajo kanë filluar në fund të vitit 1992 duke u bazuar në denoncimet e bëra në shtyp si dhe nga ndërhyrjet dhe interpelancat parlamentare». Duke folur për bashkëpunimin midis organeve të drejtësisë të dy vendeve ajo thekson se «ka patur një bashkëpunim të gjithanshëm. Autoritetet juridike shqiptare janë vënë në dispozicion tonë. Jemi duke pyetur dëshmitarë dhe të akuzuarit. Edhe nga pala italiane ka patur një ndihmë të madhe në këtë drejtim. Prokurori i Tiranës erdhi në Romë javën e kaluar dhe mori pjesë në pyetjet e dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Këto vizita reciproke në Romë e Tiranë janë të frytshme në luftën e përbashkët të dy vendeve ndaj korrupsionit. Kuptohet që deklaratat e një hetuesi për një çështje që është në proces nuk mund të kenë dëshirën e gazetarëve për informacion të hollësishëm. Megjithatë Evelina Canale lidhur me gështjen e korrupsionit theksoi faktin që Italia është përfshirë nga korrupsioni dhe elementët e tij kanë prekur edhe Shqipërinë. Konteksti i një deklarate të tillë është i kuptueshëm. Canale deklaroi gjithashtu se nga hetimet që janë bërë në bashkëpunim me autoritetet juridike italiane e shqiptare është arritur në konkluzionin që: «Zgjidhja e Levante-Co është bërë nga pala shqiptare». Hetimet vazhdojnë dhe hetuesja italiane do të qëndrojë edhe për disa ditë në Shqipëri. Parashikohet që ajo të marrë në pyetje vetë prokurorin Fatos Nanos edhe Gra- ma? Pashkon, Zabit Brokajn etj. Përga- ED[?] PALOKA