09/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 dhjetor 1993

PD do të mbetet edhe në të ardhmen forca më e madhe antikomuniste dhe drejtuese e proceseve demokratike në Shqipëri

- Konferencë shtypi e Kryetarit të PD zotit Eduard Selami Dje në orën 11.00 në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit, pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, z. Eduard Selami dha një konferencë për shtyp me rastin e mbylljes së Kuvendit të Dytë Kombëtar të PD. Z. Selami shoqërohej nga Sekretari i përgjithshëm i PD z. Tomor Dosti dhe shefi i zyrës së shtypit dhe informacionit të PD, z. Lorenc Ligori. Z. Eduard Selami në hyrje të konferencës për shtyp, e quajti Kuvendin e Dytë Kombëtar të PD një sukses për PD dhe programin e saj, një hap cilësor në drejtim të organizimit dhe strukturimit të PD, në aspekt të vazhdimit të reformës, dhe promovimit të demokracisë në Shqipëri. Por pa diskutim çështja më e rëndësishme e këtij Kuvendi ishte ajo që kishte të bënte me aspektin politik. Unë mendoj se edhe në këtë drejtim Kuvendi i Dytë i PD shënoi një sukses, një afirmim të vlerave humane, të mbrojtjes dhe zhvillimit të lirive njerëzore, të ndërtimit të shtetit ligjor, të përshpejtimit të reformës, të cilat janë në bazë të programit tonë elektoral. Përmes një debati të lirë që është i natyrshëm në PD Kuvendi miratoi një rezolutë, ku u shpreh mbështetja ndaj programit të PD, mbetet e saj edhe në të ardhmen si forca më e madhe antikomuniste në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë si forca më e madhe drejtuese e proceseve demokratike në Shqipëri. Unë do të vlerësoja në mënyrë të veçantë frymën realiste që karakterizoi Kuvendin e Dytë të PD sepse nuk ishte thjesht një afirmim i arritjeve, por njëkohësisht është shtrim me sinqeritet dhe kompetencë i problemeve që preokupojnë shoqërinë tonë në këtë periudhë. Politikisht do të veçoja si një sukses të Kuvendit ndarjen e prerë nga tendenca për ta shtyrë PD drejt ekstremit të djathtë. Unë mendoj se ishte një konsolidim i vlerave të PD si një parti e qendrës së djathtë dhe në të njëjtën kohë mendoi se ishte një fitore politike, po të kemi parasysh se simptoma të tilla kanë prekur thuajse të gjitha partitë e spektrit tonë politik në vendet ish-komuniste. Në vazhdim të konferencës z. Eduard Selami iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes së gazetarit të «Aleançës Demokratike» për një intervistë të z. K. Kalakula dhënë tani së fundi, ku shprehet se largimi i tij nga grupi parlamentar i PD do të pasohet edhe nga deputetë të tjerë, zoti Eduard Selami iu përgjigj: «Është e vërtetë, kështu është shprehur Kakalula. Unë e pashë në gazetën tuaj me një surprizë, sepse ekstremi ynë i majtë me ekstremim tonë të djathtë po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, kjo është normale në politikë. Realisht Kakalulën nuk e ndoqi kush pas nga PD. Me të shkoj vetëm Baleta i cili nuk është anëtar i PD, por deputet i PD. Mendimi im është se Kakalula huk do të ndiqet nga deputetët e tjerë. Këtu ka një imoralitet politik prej dy deputetëve, sepse n.q.s kanë firmosur mandatin e deputetit të PD nuk mund të kërkojnë ndryshimin për gjërat themelore të programit, të cilat i kanë parashtuar elektoratit të tyre dhe jam i bindur se elektorati i tyre nuk ka votuar për ta, por për platformën dhe dhe nëse dëshirojnë do të kërkonë të linjën mandatin dhe të shkojnë të provonin sa vlejnë në drejtëpërdrejt, dhe jo t'ju hynin në parlament me programin e PD dhe pastaj të bëjnë lojë kundër saj. Një pyetje për ekstremizmin e majtë zoti Selami tha se tek ne ekstremi i majtë është shumë më i rrëzikshem dhe më i organizuar se ai i djathti. Ekstremistët e djathtë, ndonëse janë të rrëzikshem për demokracinë në Shqipëri, tani për tani nuk kanë forcën e ekstremit të «majtë». Ka njerëz që kanë qenë në PPSH, njerëz të thjeshtë, që nuk kanë kryer krime, nuk kanë mëkate, kanë bërë pjesë dhe do të bëjnë pjesë në PD. Dhe kjo kjo sepse PD ka qenë një parti e gjerë dhe jo vetëm e atyre që kanë qenë të persekutuar, jo vetëm e atyre që e filluan, por edhe shumë shtresa të tjera të shoqërisë. Këtë e tregon edhe fakti që në kemi një elektorat kaq të gjerë mbi 60 për qind. Për PD janë të mirëpritur përherë njerëzit e ndershëm dhe që vijnë tek ne - është përgjigja e zotit Selami për pranimet në radhët e PDSH. Pyetjes për rolin e faktorit shqiptar sot, në Kosovë e më gjerë iu përgjigj: duhet llogaritur faktori shqiptar si faktor real; sepse nuk mund të ketë një zgjidhje të drejtë në rajon pa zgjidhur çështjen shqiptare jo vetëm me trojet e tij në Jugosllavi, por edhe në tërësi si një komb. Pyetjes lidhur me korrupsionin ai iu përgjigj: se ne i përmbahemi qëndrimit të njohur se korrupsioni nuk ka ngjyrë si dje, ashtu edhe sot. Sa i përket Ilir Hotit, ai nuk ka qenë kurrë anëtar i PD. Por ju në PS me bollëk të tillë e kërkoni t'na i shisni ne...! Koncepti ynë për pajtimin kombëtar është një proces i natyrshëm, që do të bëhet krahas vendosjes së demokracisë. Pyetjes si po përgatitet PD për zgjedhjet e vitit 1996, z. Selami iu përgjigj. Ne duhet të mendojmë që tani për zgjedhjet e ardhshme, duke ua prerë çdo shpresë atyre që kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E njëkohësisht në tregojmë edhe synimin tonë, në përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të vitit 1996. Përgatitja më e mirë është zbatimi i asaj, pjesë të programit që nuk është bërë deri tani, thellimi i reformës ekonomike, rritja dhe zhvillimi i Shqipërisë nga ana ekonomike e sociale. Nga ana organizative ne po përpiqemi që të korrigjojmë disa nga gabimet që bënë disa parti të Evropës Lindore. Përgatiti: MUJE BUÇPAPAJ 1

DHJETORI ËSHTË I YNI

8 DHJETOR: FILLIMI I LËVIZJES STUDENTORE. - 12 DHJETOR: FORMIMI I PD - KATER DITET QË NDRYSHUAN HISTORINË. - Jemi në dhjetor ’93, vetëm 3 vjet kanë kaluar, duket sikur dhjetori ’90 po kthehet në legjendë, ndërsa studentët e dhjetorit në figura mitike, të paqarta e abstrakte. E jo vetëm kaq... Ne duhet të kujtojmë, por të mos lejojmë që të kthehet në legjendë. Ishim ne që e bëmë ... e jo figura abstrakte. Me pa turpësinë, që vetëm mashtrues të neveritshëm e trillues të ndyrë mund ta kenë, sot nga ata që guxojnë na thonë se demokracia në Shqipëri e sollën ata, R. Alia me kriminelët e këlyshët e tij. Ka të tjerë, më të «moderuar», thonë se na lejuan të sjellim demokracinë se, të mos dëshironin ata... Prandaj duhet të kujtojmë e të mos harrojmë. Të kujtojmë radhët e policëve e të sampistëve që qëndronin në fytyrë, të kujtojmë shkollën e gojës që na kërcënon brinjëve, të kujtojmë... Katar radhë me policë, ushtra të sampistë ishin përpara studentëve në rrugën e Elbasanit, pishinës te Liceu Artistik. Radhë të tjera me policë kishin bllokuar rrugën më poshtë te dyqanet e të lart të ish-ambasada italiane. Gati 3 mijë të studentë konviktorë, studentë tiranas, por edhe që banonin aty pranë, ishin «ambyUur» në të loj kurrthi e megjithatë, frika nuk ndodhej ... rreth «kurrthit». Dikush, në atë kohë, sekretar i parë i BRPSH, duke të bindte studentët të largoheshin pasi kërkesat e tyre «ekonomike» po manipuloheshin, por përgjigje mori vetëm vërshëllimat e studentëve. Për ore të tjera vazhduan thirrjet: «Liri demokraci», «Jemi paqësore, nuk duam dhunë». «Ushtaret, vëllezërit tanë», «Policia është me ...», «Qëllimet e atyre që kishim përballë nuk ishin paqësore.» Për qëllimet e atyre që kishim përballë nuk ishin paqësore. ... çikë për arkivën e zezë. Ata përgatitën burgjet, vrasjet në errësirë dhe as që u shkonte ndër mend të «na dhuronin demokracinë». Atëherë zemërimi shpërtheu më i fortë: O se mjaft në robëri, O e mjera Shqipëri, O djem rrëmbeni pushkët, Ja vdekje, ja Liri! 3 mijë njerëz u elektrizuan dhe u vërsulën të çanin radhët e policëve. Nga poshtë vazhdonin të grumbulloheshin qytetarë. Gjendja po acarohesh. Kur u shkëput shumë urdhëri nga lart erdhi. Byroja e R. Alisë kishte vendosur që thirrjeve tona «Jemi paqësore, nuk duam dhunë», t’u përgjigjej me furinë e shkëponjve të gomës e bishtave të lopatave. Ikje, britma, gjak e baltë, studentët të shtrirë në këmbët e sampistëve që godisnin pa mëshirë. Kjo ishte demokracia që na dha R. Alia. Ishte 9 dhjetor ’90. Por ata që mbanin në dorë shkëponjtë e Alisë nuk mund të ishin më shumë e më të fortë se ata që na hapën dyert e shtëpive për të na mbrojtur. Policët që rrethuan Qytetin Studenti nuk arritën të ndalonin mijërat e qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë për t’ua bashkuar me studentët. Mbi 20 mijë njerëz përcollën përfaqësuesit te R. Alia, të cilit iu tha hapur se ata mijëra njerëz prisnin përgjigjen e tij dhe kjo përgjigje duhej të ishte vetëm pozitive, përndryshe... E do të ishin ata mijëra që do të brohorisnin më 12 dhjetor formimin e Partisë Demokratike e, më vonë, do të mbushnin radhët e saj. Jemi ne, është PD, prandaj askush të mos guxojë të ndryjë dhjetorin e demokracisë me emrat e Alisë e të Nanos. Ata, pasi nuk arritën ta vrasin dhjetorin, po përpiqen ta rrethojnë me mjegullën e harresës. Por ne nuk mund ta harrojmë. Dhjetori është i yni. EDI PALOKA DITOR ore të tëra vazhduan thirrjet: «Liri demokraci», «Jemi paqësorë, nuk duam dhunë». «Ushtarakët, vëllezërit tanë», «Policia është me…» Por qëllimet e atyre që kishim përballë nuk ishin paqësore. Nga dritaret e Liceut një kamera regjistronte

Investimet e huaja - të stimuluara

Enverizmi - linjë e sotme e lidershipit të ekstremizmit të majtë Një tendencë e spikatur me çdo ndërmarrje e qeverisë, çdo vendim, çdo ide, çdo realizim saj, do të ndodhet përballë masës, të opozitës. Edhe problemadore të kombit, nuk i deformojnë dot socialistët të heqin dorë nga destruktiviteti i tyre. Me atë askush nuk ka arsye të besoj kur të kujtojë se koha e saj opozite janë ekstremistët e majtë e doktrina e tyre është enverizmi. Çdo hap i qeverisë ka kundërshtim, spekter vlerësimi me ballafaqimi, pikërisht këtë doktrinë. Padyshim edhe konferenca e investimeve të huaja, që u mbajt para disa kohëve në Tiranë, nuk kishte se si t’i shpëtonte kësaj tradite «socialiste». Ajo nuk mund të konsiderohej prej tyre pa përgjegjësi serioze e qeverisë për të ballafaquar investimet e huaja me realitetin shqiptar. Një realitet që ofron atë që ekonomisti i madh Keynes e përcaktonte si burim sipërmarrjesh, pra fitim. Ajo nuk mund të vlerësohej prej tyre si një hap i rëndësishëm për t’i siguruar investitorëve të huaj një «atak» me legjislacion liberal shqiptar ndaj sipërmarrësve të vetë, ku ata janë bërë koshientë të faktit se ligji i investimeve të huaja në Shqipëri është nga më liberalët në krahasim me vendet e tjera të Lindjes. Ajo nuk mund të pranohej prej tyre si eveniment historik për ekonominë shqiptare, si një vijë starti për konkretizimin e këtyre investimeve. Rreth 300 pjesëmarrës që erdhën në konferencë, përfaqësues të firmave të njohura në botë si Shell, Mobil, Ina, Naftaplin, Chevron, Indelustries, Smelt, Mecallou, Italia e shumë të tjerë përfaqësues të investimeve të huaja janë gjerë tjetër vese njerëz të sjellë për dore. Pjesëmarrja aktive e organizatave financiare botërore si Banka Arabe Islamike, Banka Botërore, BERZH, paraqitja prej tyre të programeve për Shqipërinë nuk do të thotë gjë për ekstremistët e majtë. Në fakt këta ekstremistë, ky lidership i ekstremizmit të majtë, duke patur për linjë enverizmin, nuk ka se si të pajtohet me hapjen e Shqipërisë ndaj investimeve të huaja. Ky grup presupozon parimin e mbështetjes në forcat tona dhe izolimin, parim që u zbatua mirë në përpjekjen e tyre. Në funksion të këtij qëllimi ata nuk ngurrojnë që nëpërmjet ekzagjerimit të problemeve të lëna trashëgim prej tyre, t’u transmetojnë kandidatëve që mund të investojnë në Shqipëri mesazhe: mos investoni. Megjithëse ata nëpërmjet veprimeve të tilla prezantojnë lakuriq veçten para opinionit, përkthimi i duarve prej tyre nuk mund të zgjasë shumë.

Presidenti i Sllovenisë në Shqipëri

Presidenti i Sllovenisë Milan Kucan arriti dje në Shqipëri për një vizitë dyditëshe, gjatë së cilës ai duhet të nënshkruajë me presidentin Sali Berisha, një marrëveshje bashkëpunimi kulturor dhe shkencor. Një dialog politik i vazhdueshëm me Shqipërinë ka rëndësi të madhe për Slloveninë kryesisht për shkak të situatës në ish-Jugosllavie, e veçanërisht në Ballkan. Presidenti Kucan theksoi ngjashmërinë e mendimeve sllovene dhe shqiptare lidhur me situatën në Ballkan dhe, gjithashtu mundësitë për zgjidhjen e krizës. «Për më tepër, është e nevojshme të shkëmbejmë mendime lidhur me pjesëmarrjen e të dyjave vendeve në integrimet evropiane. Sipas Kucanit, Shqipëria është një nga vendet që Sllovenia mban marrëdhënie të ngushta. (ATSH)

Zoti Arbnori takohet me zotin Nikola Todorçevski

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori priti të parapërfaqësuesin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Shqipëri, zotin Nikola Todorçevski. Në fjalën e tij zoti Arbnori tha se «Shqipëria ka qenë gjithmonë për marrëdhënie miqësore me Maqedoninë dhe me shtetet e tjera të Ballkanit. Në këtë kuadër, marrëdhëniet me Maqedoninë fqinje ne i shohim me një sy të veçantë. Ne kemi deklaruar disa herë se jemi në mënyrë të vendosur për sovranitetin e vendit tuaj dhe për paprekshmërinë e kufijve tuaj. Gjithashtu ne s’do të pushojmë asnjëherë së kërkuari të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni. Përpjekjet tona për këto të drejta njerëzore e kombëtare janë të mbështetura në parimet e KSB-së. Ne i kemi shtruar ato disa herë edhe në bisedimet me përfaqësuesit e republikës suaj. Realizimi i formulës i Reçkës të drejtave nuk e dëmtojnë vendin tuaj, sepse shqiptarët janë dhe do të jenë faktorë stabiliteti në Maqedoni. Kemi kërkuar shpjegimin e regjistrimit të popullsisë në Republikën tuaj, sepse cënojnë të dhëna nga të ndryshmet lidhur me numrin e shqiptarëve. Një regjistrim i drejtë e i ndershëm nuk do të bëntë asnjë dëm Maqedonisë, vetëm do të dihesh që këta njerëz në Kushtetutën e mëparshme, konsideroheshin element shtetformues, çka duhet ta kenë përsëri me Kushtetutë, sepse kjo e drejtë nuk cënon as sovranitetin, as tërësinë territoriale të Maqedonisë». Pastaj zoti Arbnori theksoi se «në këtë Ballkan të turbullt asnjë rrezik nuk i vjen vendit tuaj nga Shqipëria. Mendoni se nuk kemi probleme që të mos zgjidhen me anën e bisedimeve dhe të vullnetit të mirë për paqe e miqësi. Nga ana e tij zoti Todorçevski shprehu besimin se në të ardhmen marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve tona do të thellohen. Bashkëpunimi midis dy parlamenteve, tha ai, do t’i hapë rrugë mjaft nismave ekonomike e kulturore që priten të realizohen. Vizita në muajt e parë të vitit të ardhshëm të Kryetarit të Parlamentit maqedon në Shqipëri, zotit Andov do t’i ndikojë me siguri në forcimin e marrëdhënieve tona. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Kuvendit Popullor Tiranë, më 8.12.1993.

Më i ri, më i vjetër dhe më i persekutuari në fokus

Opinione nga Kuvendi i Dytë Kombëtar i PD-së • Aty mes delegatëve të Kuvendit të 2-të Kombëtar të PD-së të munduam të ndërtojmë një cikël opinionesh. • Trianguli ynë i pyetjeve vëren nga Kuvendi i kaluar në këtë të dytin? • Për tri pyetjet e mëposhtme morëm përgjigjet e mëposhtme: • Jam student dhe, ai përfaqësues i degës së PD-së studentëve që nga organizimi i arritjen të regjistroja e realizua në mënyrë… [pjesërisht e palexueshme] 1. Natyrahti PD nuk është një fjalë e mirë… [pjesërisht e palexueshme] Dritan Brod (20 vjeç) - student: … shoh diçka në lidhje me kriteret e bursave që duhet t’u jepen studentëve. Është detyrë e qeverisë demokratike Meksi që ta kapë sa më shpejt një fond për zgjidhjen sa më drejt të problemit të këtyre bursave. Kuire, duke folur për mangësi të tjera, do të thosha se është i pahijshëm monopolin i PD-së për ngjarjen e një memoriali… (Vijon në faqen 4)

PRITJE NË SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE

Dje mbasdite në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i PDSH z. Eduart Selami priti zj. Jane Hall, drejtoreshë për çështjet politike dhe të sigurisë të Evropës, në Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Z. Eduart Selami, në emër të PDSH falënderoi për ndihmën që SHBA i kanë dhënë dhe i japin proceseve demokratike në Shqipëri. Më tej, zoti Selami bëri një ekspoze të situatës politike ekonomike në vend, duke vlerësuar qeverinë demokratike të z. Meksi. Ai i njohu miqtë e pranishëm me analizat dhe përfundimet e arritura në Kuvendin e II Kombëtar të PDSH, si dhe me riorganizimin dhe strukturimin e saj sipas shembullit të partive perëndimore. Zonja Jane Hall falënderoi zotin Selami për pritjen si dhe për konsideratat e tij për SHBA. Ajo përgëzoi për rezultatet e reformave si dhe për rritjen dhe pjekurinë që po fiton PDSH. Ndërmjet të tjerash zj. Hall u interesua… (Vijon në faqen 4)

Lexoni në faqen e 3-të nga Elez Biberaj artikullin me titull «RRUGA E SHQIPËRISË DREJT DEMOKRACISË»