12/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 dhjetor 1993

Ne jemi një komb i vogël, por me kulturë, letërsi dhe art të madh

- Kultura është shpirti i një kombi - Qeveria duhet të mbështesë zhvillimin e kulturës shqiptare Nga takimi i Presidentit Berisha me një grup artistësh, që u zhvillua më 8 dhjetor 1993 Së pari, dua t’ju përgëzoj për suksesin e madh të javës së teatrit gjithshqiptar, - e filloi bisedën me artistët, Presidenti Berisha. Nga shfaqjet e shumta mund të ndjek dhe të shoh «Në pritje të Godosë». Duke rikujtuar pritjen që për ne shqiptarët ka qenë e gjatë dhe e vështirë shijova nivelin dhe forcën madhështore të artit dhe artistit. Dua të përgëzoj zotërinjtë Kumbaro, Hila, artistët Radoja e Qirjagi dhe të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë arritje të madhe të skenës shqiptare. Më jepet rasti të përgëzoj, gjithashtu artistin e mirënjohur Enver Petrovën për nivelin e lartë të lojës së tij. Zhvillimi i kulturës, si shpirti i një kombi, si faktor i mbijetesës së tij, është më i rëndësishëm i veçantë për ne, sepse është fakt se kombet kanë dalë nga historia kur kulturat e tyre janë shuar. Objektivat, e përjetshme të artit janë e bukura dhe e vërteta. Të vërtetosh Shqipërinë me sy të thjeshtë vë në kontrastin e madh midis bukurisë natyrore që i ka dhënë Zoti dhe traumave të mëdha që i ka shkaktuar regjimi komunist, duke e mbushur me kampe, burgje dhe bunkerë. Por për syrin e artistit nuk është kështu. Mendoj se Shqipëria nuk ka qenë më e bukur, më e veshur dhe më e dëgjuar se sot, se bukuria më e madhe e saj është vullneti i lirisë. Është ky vullnet i madh që i jep artist dhe gjenisë së madhe krijuese shqiptare mundësinë të shpërthejë në Shqipëri, Evropë dhe kudo. Artisti sot është krejt i lirë dhe nuk ka si të mos përjetojë fuqinë e këtij vullneti. Ai merr porosi nga vëzhguesi e tij dhe ndaj tij ka vetëm një kërkesë të jetë i vërtetë me veten e tij. E është kjo një kërkesë që duhet t’i japë atij kënaqësi. Arti si gurra si zonjë e rëndë në vendet dhe kombet e qytetëruara të Evropës. Ndokush mund të thotë se edhe diktatura i vlerësoi disa nga kolosët e Rilindjes, por kjo është e papranueshme dhe absurde. Vërtet Samiu apo Naimi i kishin bustet në ndonjë vend, porse hapësira shqiptare ishte e vorfëruar, si romane të Xhorxh Oruellit dhe në të Frashëllinjët e mëdhenj e ndjenim veten si në një hapësirë të huaj e të pajetë për idetë, emrat, idealet e tyre. Idetë e tyre vetëm sot po bëhen realitet. Po kështu është e domosdoshme të mbrojmë krijimet tona të së kaluarës nga qëndrimet nihiliste që mbajnë disa elementë ndaj tyre. Askush nuk mund të mohojë se artistët shqiptarë krijuan ende në diktaturë. Ata e mbajtën gjallë kulturën tonë. Për të gjithë në ishte e qartë se kur Bardhyl Londo shkruante për vakan-cat në Vjenë dhe vajzës së presidentit e kishtë fjalën për familjen e diktatorit apo Ismail Kadareja tek «Pallati i ëndrrave» përshkruante Komitetin e PPSH, Agolli tek «Shoku Zylo». Të gjithë e dinin se për kë bëhej fjalë. Të njëjtin nëntekst kishin «Tuneli» i Dhimitër Xhuvanit, shkrimet e Kasëm Trebeshinës, Kapllan Resulit, Bilal Xhaferrit, punimet e Janaq Paços e të Çudhisë Paskalit, apo tablotë impresioniste të Abdurahim Buzës. Natyrisht nuk mund të mohohet se në krijimtarinë dhe veprat e diktaturës pati dhe ndikime pseudo-kulturore të hoxhizmit. Por sot është e drejta e çdo artisti të ripunojë veprën e vet. Ai sigurisht çdo njeri ka të drejtë të ndryshojë mendimin e tij, të kërkojë ndjesë, madje kërkimi i ndjesës është shprehje e pendesës dhe është një akt qytetarie, një përpjekje njerëzore për t’iu çliruar përfundimisht nga ai ngërç. Është e domosdoshme që Qeveria të mbështesë zhvillimin e kulturës shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët. Ndër të tjera ajo duhet të mbështesë e të ndihmojë në hapjen e studiove të piktorëve të rinj, si Buzа, Paço, Paskali etj., jo vetëm se ato ruajnë veprat më vlerë, po edhe sepse këto studio zbukurojnë e i ngjallin vlerat vetë qytetit të Tiranës dhe kulturës sonë. Përfiton nga rasti për të përgëzuar për organizimin e veprimtarisë kulturore mbarëshqiptare që japin një shtytje të veçantë kulturës kombëtare. Mbështetja e Qeverisë duhet të jetë më e madhe. Artistët falënderuan Presidentin për pritjen dhe vlerësimin që u bëri atyre personalisht dhe për javën e teatrit. Duke marrë fjalën zoti Kumbaro, ngriti nevojën që Qeveria të përkrahë artin sipas projekteve të veçanta, të mbështesë talentet e vërteta dhe të krijojë hapësirë artistëve. «Në fjalën e tij Zoti Petrovci vuri në dukje domosdoshmërinë e mbështetjes së zhvillimit të teatrit, duke cituar Shekspirin i cili ka thënë se sa më shumë teatro të ketë një shtet aq më i zhvilluar është ai. Ai përkrah idenë e shprehur nga Guljelm Radoja dhe Agim Qirjagi për hapjen e teatrit eksperimental. Ministri Anagnosti u shpreh se Qeveria do të përkrahë zhvilli- të mos përjetojë fuqinë e këtij vrulli. Ai merr porosi nga ndërgjegjja gurra që ushqen rrënjët e kulturës është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ne jemi një komb i vogël por me kulturë e gjeni krijuese të madhe, një komb i vogël, por me letërsi, kulturë dhe art të madh. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të shpëtojmë vlerat e saj sot, dhe të qëndrojmë në lartësinë e trashëgimisë tonë kulturore e ta zhvillojmë atë më tej. Kultura dhe qytetërimi ynë shndrit ndërmjet kulturave të tjera dhe të mos harrojmë se kur të tjerët kanë trashëguar idenë e pastrimit etnik në krijimet apo veprat letrare, Sami Frashëri në veprën e tij të pavdekshme na tregon rrugën se si të bashkohemi me Evropën. Vepra e tij dhe e rilindasve tanë të mëdhenj është testamenti i integritetit të Shqipërisë. Duke patur si objektiv të vërtetën, artisti duhet, natyrisht, ta përshkruajë atë si e ndjen ai vetë. Unë shoh se artistëve të huaj u kanë tërhequr vëmendjen eksodet shqiptare dhe kjo është normale. Është pjesë e pasojave të përçudnimit dhe e një politike barbare. Por unë do të thoja që është e dobishme të mos harrohen shkaqet e kësaj drame dhe të paraqiten ato, sepse sa më shumë kohë që kalon aq më të pabesueshëm bëhen ata që kemi jetuar në pritjen e gjatë infernale të Godosë. Dua të përgëzoj Koço Devolen, VasilIaq VangjelI, Mirush Kabashin, Leka Bungon, Lumturi Billoshimin e shumë shkrimtarë, piktorë e skulptorë të tjerë që janë angazhuar direkt në paraqitjen e veprës së tyre, për «ZP» fakt që e Cana... [tekst i vijueshëm] Që [tekst i paqartë] GjelIimi Radonja dhe Agim Qirjaqi Qeveria do të përkrahë zhvillimin e artit dhe bëri të ditur se ligji i fondacionit, sipas të cilit artistët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë, nuk do të tatohen për atë pjesë që do të kalojë si mbështetje për veprimtaritë kulturore është tashmë pothuajse përfunduar. Zoti Anagnosti përkrah idenë e hedhur nga zotërinjtë Radonja e Qirjaqi që Teatri kombëtar të kthehet në një skenë ku të debutojnë më të talentuarit. Zotërinjte Londo dhe Hila mbështetën idenë e rolit që luan testimi artistik dhe krijimin e elitës artistike për zhvillimin e artit dhe kulturës së një kombi. Në fund Presidenti u tha artistëve se vlerësonte teatrin si nyje nervalgjike që lidh letërsinë, skenën, televizionin dhe i siguronte ata se do të kishin mbështetjen e tij të plotë në projektet për krijimin e teatrit eksperimental.

12 DHJETORI - DITËLINDJA E PD DHE E EPOKËS SË PLURALIZMIT

Sot mbushen plot tre vjet nga dita e paharruar e dhjetorit 1990, kur në zemër të qytetit «Studenti», të shndruar në atë dhjetor të stuhishëm, në zemër të gjithçkaje Shqipërisë, një grup intelektualësh dhe studentësh antikomunistë, e gëzuan popullin dhe e sfiduan diktaturën ramizjane, me aktin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë shënon njëkohësisht disa ditë të të parës parti opozitare në Shqipëri si të epokës së pluralizmit. 12 dhjetorin e përgatitën dhe e sollën aspirata dhe përmbysjet popullore për liri dhe demokraci të vërtetë, revolta masive që vlonte si vullkan ndaj diktaturës, nga gjysmë shekullore dhe socializmit fals aventurës të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. 12 dhjetori e përgatitën dhe e sollën demonstratat dhe manifestimet e tëra të revoltës në Kavajë, Shkodër, Vlorë, marritë e rëna dhe të gjallë të 2 korrikut, Dita e PD dhe të pluralizmit në Shqipëri e përgatitën dhe e sollën edhe artikujt e guximshëm dhe apelues të intelektualëve të shquar si Ismail Kadare, Sali Berisha, Ylli Popa, poezitë fisnikëruese të poetëve të Bardhyl Londo-s etj., emisionet «Zëri i Amerikës» etj. 12 dhjetori më hapën dhe lehtësuan rrugën dhe përmbysjet e mëdha demokratike në Evropën lindore, shembja e sistemit socialist, shpërbërja e BS. Megjithatë 12 dhjetori 1990 është plotësisht vepër e shpirtit dhe e sakrificave të demokratëve shqiptarë. Qysh në ditën e parë të lindjes së saj PD fitoi aftësinë e shumicës së popullit shqiptar dhe një njëkohësisht e futi flamurin PP-së në Pushtet, duke i treguar se më 12 dhjetor 1990 kishte përfunduar një herë e përgjithmonë epoka e monizmit, e pushtetit të saj absolut dhe antiligjor. E konceptuar dhe e ndërtuar si parti e vërtetë e moderne demokratike, ajo hartoi dhe shpallosi përpara vendit një program shkencor, konkret, të qartë dhe të zbatueshëm, që u bë flamur dhe promotor për lëvizjet dhe transformimet demokratike në Shqipëri, varrmihës për diktaturën dhe komunizmin. Me këtë program transparent dhe afatgjatë PD arriti fitore historike të 22 marsit 1992. Qysh nga kjo ditë kanë kaluar rreth 20 muaj, pra dy vjet, por brenda kësaj periudhe të shkurtër në Shqipëri janë realizuar përmbysje, transformime dhe reforma të tilla, që e kanë bërë Shqipërinë vend me liri dhe demokraci të vërtetë, me rend dhe situatë politike dhe sociale të stabilizuar, me ritme më të larta dhe të shpejta në procesin e reformave ekonomike, të kalimit në ekonominë e tregut të lirë, etj. Nga vendi më i izoluar Shqipëria tani është integruar në strukturat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, bën një politikë të pavarur dhe kombëtare që respektohet dhe vlerësohet. Konseguente në programin e saj PD është përpjekur dhe do të përpiqet që të realizojë të gjitha objektivat e tij dhe premtimet që ka bërë. Ato janë arritur deri tani në një të prekshme nga të gjithë, por jo për opozitarët tanë, që nxijnë dhe mohojnë me qëllime meskine e fanatike partiake dhe keqdashje edhe ato suksese që i shohin edhe të vërtetë. Edhe në të ardhmen PD do të luftojë me të njëjtën vendosmëri dhe përkushtim qytetar dhe kombëtar për realizimin e plotë të programit të saj, për ta nxjerrë vendin sa më shpejt dhe me sa më pak dhimbje nga humnera ku e gremisi socializmi enverjan, për ta bërë atë një vend të denjë për Evropën moderne. Nga dhjetori në dhjetor PD është bërë më e fortë, më e pjekur, më e konsoliduar, më e efektshme. Kjo u shpreh qartë edhe në Kuvendin e dytë Kombëtar, ku u shënuan pikëta për suksese edhe më të mëdha, për stade edhe më të lartë.

Sot në Vjenë Pietër Arbori

TIRANË: - Me ftesë të Presidentit të Parlamentit austriak, zotit dr. Heinz Fischer, një delegacion i Kuvendit Popullor, kryesuar nga kryetari i Kryesisë, Pietër Arbori, është për një vizitë zyrtare në Vjenë.

Klubi sportiv «Butrinti» shpëton nga falimentimi

SARANDË: - Ndërkohë që klubi i futbollit «Butrinti» në Sarandë, ishte në prag të falimentimit, firma private «Tipikon» i akordoi këtë ditë shumën prej 100000 lekësh. Niko Vaso, president i kësaj firme e deklaroi ATSH-së se ndërmerr sponsorizimin e këtij klubi për të ruajtur traditën e pasur futbollistike në këtë rreth. (ATSH)

Mbi 1500 vetë janë punësuar në sektorin privat

TROPOJË: - Vetëm në tre muajt e fundit në rrethin e Tropojës janë punësuar në sektorin privat mbi 200 punonjës. Kështu bëhet e ditur se punojnë mbi 5000 të punësuar, kundrejt 5000 të tjerëve që punojnë në sektorin shtetëror. Punësimi lokal në këtë zonë është bërë i mundur në bazë të kujdesit të shtetit për përmirësimin e infrastrukturës. Në ATSH-së, [tekst i paqartë]…

«Nano është i pafajshëm»

Duket që luftëtarët e kauzave të humbura do të vazhdojnë të shkruajnë pambarin në «ZP»: «Lironi Nanon». Sikur gjithë kriminelët të lirohen me firmën e dokleve, me siguri që sot nuk do të kishte nevojë për burgje, pasi ata kriminelët i duan rrugëve. Në një kohë që përfaqësuesit e organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe Itali deklarojnë se në lëvizjen e ndihmave të para italiane për Shqipërinë ka korrupsion, «ZP» mundohet në fjalët e të akuzuarve të bindë opinionin për të kundërtën. E. Canale deklaron që çmimet e mallrave të ndihmës ishin më të larta se tregu, por «ZP» merr parasysh vetëm fjalët e Pernioles dhe kuptohet pse Gjykata merr vendim që të hetohet më tej mbi çështjen Nano, për të parë dhe vërtetuar një akuzë më të rëndë se shpërdorimi i detyrës, përvetësimin, kurse «ZP» shkruan se vendimi për hetime të mëtejshme vërteton pafajësinë e Nanos. Nga hetimet e mëtejshme të hetuesve shqiptarë në Itali dhe të Canales në Shqipëri rezultojnë fakte të reja që konfirmojnë akuzat, por propaganda e ekstremit të majtë vazhdon avazin: «Dështim i misionit të hetuesve shqiptarë në Romë». Canale deklaron në TV shqiptar se «korrupsioni i ndihmave ka prekur dhe ish-qeveritarë shqiptarë». …por për «ZP» fakt i Canales nuk e mori mundimin të pyesë Nanon, tregon që «çështja Nano» është «kurth politik». E të gjitha këto kur ende nuk dihen të rejat që përmbajnë dosjet e Erwibet e Qeleshit për këtë çështje. Në këtë çështje Nano e bashkëpunëtorët e tij kanë lënë gjurmë më kudo, mirëpo këto gjurmë nuk mund t’i shohë vetëm «ZP». Të firmosësh emër të qeverisë (pa pyetur asnjë anëtar të saj) akte që do të çonin në «zhdukjen» e 9 milionë dollarëve, sipas «ZP» nuk qenka faj! Të bësh kontrata e të lidhësh marrëveshje qeverie nëpërmjet faksit privat të R. Alisë dhe «këshillave» të tij «të veçanta» qenka rregull për «ZP», edhe pse këto shoqërohen gjithnjë me 9 milionë dollarë. Apo 9 milionët kanë qenë shpënzime faksi? Megjithatë «ZP» dhe «vullnetarët e Fatosit» kanë të drejtën e tyre të vazhdojnë të kërkojnë lirimin e Nanos. Të jenë të bindur që me këmbëngulje një ditë do ta realizojnë qëllimin e tyre ditën që Nano do t’i mbajë brenda në parashikuar nga neni 106. Shënim: Në numrat e ardhshëm do të botojmë: «Fatos Dervishi për Fatos Nanon». Çfarë deklaron kryetari i grupit të hetimit në këtë fazë të çështjes?

Sot vjen Vladimir Dlouhy, ministër i Industrisë dhe Tregtisë i Republikës së Çekisë

Me ftesë të ministrit të Burimeve Minerare dhe Energjëtike, zotit Abdul Xhaja, sot arrin në vendin tonë për një vizitë zyrtare ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Republikës së Çekisë, zoti Vladimir Dlouhy. Zoti Vladimir Dlouhy në qershor të vitit 1992 ishte emëruar në postin e ministrit të Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Republikës së Çekisë. Ai është, gjithashtu, zvëndës president i Aleancës Civile Demokratike. ASTRIT KARADAKU zëdhënës i shtypit i Ministrisë së Burimeve Minerare dhe Energjitike

Në gjyqin e ish bllokmenëve «DO ISH BYROIST: FAJIN E KA BYROJA»

- TË GJITHË TË PANDEHURIT E PYETUR REZULTOJNË «TË MASHTRUAR» - - EDHE BLLOKMENËT ME TOLLON! - Bashkë me të pandehurit e pyetur ditën e parë të gjyqit numri i të pyeturve në dy ditët e seancës gjyqësore ndaj ish bllokmenëve arrin në nëntë. Konkretisht janë pyetur Pali Miska, Qirjako Mihali, Besnik Bekteshi, Vangjel Tërava, Prokop Murra dhe Llam bi Geprifti. (Pardje, mungesën e vendimit të gjykatës është e ndaluar paraqitja e një kronike besnike nga salla e gjyqit, për përpjekimi të informojë lexuesin nëpërmjet du-kurive e tendencave të spikatura ditën e dytë të tij). Të pandehurit dhe avokatët mbrojtës të tyre u përpoqën të bënin një mbrojtje të tipit: «akuza ka gabuar, mbrojtja ka gjithnjë të drejtën». Nga mbrojtja e vetë të pandehurve dilte se shumën lehtësi konkluzioni se ata kanë qenë «të mashtruar», se ata «nuk e kanë ditur ç'po trajtonin e veçantë i tyre, krijimi i privilegjeve ka patur për bazë justifikues një vendim partie, se ata «paskan ditur» që baza e tyre në qëndër një vendim i Këshillit të Ministrave. Alla, pra, ish byroistët nuk mendojnë se këto paskan qenë privilegje. Ata paskan patur bindje se ato që populli i ka quajtur «privilegj-blloku» kanë qenë lehtësi për kryerjen e funksioneve të tyre. Secili i pandehur mbrohej me vërtetim arsyetimi që ai nuk ishte iniciator i vendimit, mirëpo harrohej se ky vendim ishte për një organizëm që quhej Byro Politike, anëtar apo kandidat i së cilës ka qenë çdo njeri prej tyre. Pra çdo ish byroist, me mënyrën e mbrojtjes dhe mashtrimin: «fajin e kishte byroja. Ai grup i vogël njerëzish të bashkuar me emrin Byro Politike ishte fajtor, ndërsa të gjithë të tjerët jo!» Rezulton se bllokmenët paskan jetuar jo të izoluar Shpëtimi e tyre paskan qenë të hapura për të gjithë. Ata paskan provuar tollonat e rradhët e gjata, ata paskan jetuar si gjithë populli! Ata pranojnë se janë tërhequr para nga bankat si gjithë pjesa e madhe e [tekst i paqartë]. Bllokmenët tanë ka patur raste që kanë refuzuar kryerjen e shpenzimeve për shtim ambientesh e meremetimin e tyre, por siguru-se rezultoi nga dëshmia e të pandehurve, kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur e rregulluar në këtë mënyrë vila e njërit prej tyre bëhej lakmi për të tjerin, pra vetëm në rivalitetet e tyre për një jetesë sa më të kushtueshme e komode, vetëm në përpjekjet e tyre për të ruajtur privilegjet për veten duke parë me lakmi «rivalin» që synonte objektin e tij. Nga dëshmia e deritanishme të bllokmenëve shkurt del se populli shqiptar na qenkësh i gabuar, sepse bllokmenët nuk paska patur. E thonë vetë bllokmenët këtë!

Me: [tekst i prerë]