Takim i Presidentit Berisha me drejtues të pushtetit lokal dhe deputetë të rrethit të Vlorës
Të hënën gjatë qëndrimit për një pushim të shkurtër në Vlorë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti në një takim pune kryetarin e këtij rrethi, Agim Kadiu, kryetarin e Bashkisë së qytetit, Thanas Sharra, si dhe deputetë e drejtues të rrethit.
Në këtë takim drejtuesit e rrethit të Vlorës e njohën Presidentin me gjendjen në rrethin e tyre, zhvillimin e reformës, si dhe vështirësitë e krijuara gjatë këtij procesi. Ata kërkuan që Vlora të përkrahet më shumë nga Qeveria, veçanërisht në drejtim të infrastrukturës, furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm, rehabilitimit të rrugës për në Llogara, si edhe të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike. Gjithashtu, ata theksuan se ndonëse Vlora, si një port e nyje e rëndësishme për komunikacionin e të gjithë vendit ka probleme të kriminalitetit, policia e Vlorës është aktive dhe reagon gjithmonë me guxim dhe kurajo ndaj krimit dhe kriminalitetit. Pra, që këtë vit ka një rënie të ndjeshme të kriminalitetit në shkallë rrethi. Kështu, nga 98 krime që ka qenë piku mujor vitin e kaluar, ka zbritur në 39 krime këtë vit. Por theksuan, se gjendja e organeve të drejtësisë në rreth është e pakënaqshme. Apatia e veprimtarisë së tyre është faktor dekurajues për veprimet e organeve të rendit.
Po kështu, në këtë takim një vend të veçantë zuri edhe ecuria e privatizimit. Presidenti vuri në dukje se kjo nuk është e kënaqshme, është e ngadaltë dhe kjo ngadalësi është e pajustifikueshme. Në procesin e privatizimit dhe të reformave në përgjithësi ne do t’i përmbahemi në mënyrë të palëkundur parimit e mira e madhe, numrit më të madh. Sikundër, shumë shpejt ne do të fillojmë kompensimin e pronarëve nëpërmjet letrave me vlerë, duke krijuar tregun e tyre dhe tregun e tokës. Por, zvarritjet në procesin e privatizimit, theksuan drejtuesit e Vlorës, janë të lidhura me tepër me faktorët dhe pengesat administrative dhe, paqartësitë që dalin në zbatimin e vendimeve të qeverisë dhe jo nga pretendimet e pronarëve, të cilët në tërësi janë dakord me parimet e përcaktuara nga programi i qeverisë Meksi.
Në këtë takim Presidenti, pasi përgëzoi drejtuesit, deputetët dhe zyrtarët e rrethit të Vlorës për punën që kanë bërë, theksoi se qeveria gjatë vitit të ardhshëm investimet do t’i përqëndrojë kryesisht në furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm në rrethe dhe të parë të qyteteve të mëdha, por këto projekte dhe do të shtrihen edhe në qytetet më të vogla, fshatrat e kudo. Kjo do të jetë një ndër përparësitë në programin e qeverisë.
Më tej, Presidenti u ndal në domosdoshmërinë e hapjes së Universitetit në Vlorë. Vlora meriton plotësisht të ketë Universitetin e saj, tha ai, dhe në këtë drejtim, Ministria e Arsimit është duke studiuar dhe përcaktuar masat për hapjen e tij. Ne duhet të synojmë që në Vlorë të hapim ato fakultete që i mungojnë vendit dhe janë të dobishme për të gjithë Shqipërinë. Shkolla e mesme tregtare do të kthehet në shkollë të lartë dhe do të plotësojë gradualisht kuadrin e një Universiteti. Po kështu, lidhur me shqetësimin e ngritur për rehabilitimin e ndërtesës së ish-Komitetit të Partisë së Punës, dhe të hotelit në qendër të Vlorës që prej disa vitesh ka mbetur në ndërtim e sipër, dhe të rrugës për në Llogora, Presidenti u shpreh se, ju përket juve të bëni projektin për meremetimin dhe shfrytëzimin e ndërtesës së ish-Komitetit të Partisë dhe qeveria do t’ju përgjigjet me fondet përkatëse, ndërsa përsa i përket hotelit, Ministria e Turizmit do t’i japë zgjidhje gjatë vitit që vjen. Shfrytëzimi i çështjes së privatizimit në rrethin tuaj, përfundoi Presidenti, duhet të jetë një ndër përparësitë kryesore dhe në këtë drejtim, Agjencia e privatizimit në Tiranë duhet t’ju ndihmojë dhe t’ju mbështesë më shumë. Presidenti kërkoi që Bashkia dhe rrethi i Vlorës të kenë të plotë hartën e varfërisë së rrethit, e cila duhet të përcaktojë jo vetëm ligjet, fshatrat apo komunat por edhe familjet e veçanta dhe mbi bazën e saj të hartohet një program për t’i ndihmuar ato.
(ATSH)
JA PERSE AKUZOHET FATOS NANO
Në shkresë të veçantë dërguar Fatos Nanos, zoti Gavrosh Pogaçi paraqet edhe disa nga problemet që kanë dalë deri tani për shkak të ndihmave humanitare që janë dhënë vendit tonë nga Italia.
Letra përfundon me fjalët: «Lutemi mendimin tuaj për të vepruar».
Fatos Nano në këtë shkresë shënon: «Sh. Gavrosh. Dakord. Një kopje edhe për sh. Shkëlqim në ndjekje e realizimin.»
Ne e kemi botuar edhe më parë një dokument në faqet e «RD»-së por meqë «ZP» ka marrë përsipër, nga fatura që janë sjellë më vonë rezulton se ato janë vlerësuar me çmime më pakicë, duke u shtuar edhe shpenzime të tjera mbi to... Përgjithësisht mallrat e sjella nuk kanë përfaqësuar nevojat tona më të ngutshme e nga urgjenca me të cilën është realizuar kjo ndihmë, janë sjellë edhe mallra që nuk kanë përbërë as nevoja të dorës së dytë, si bizele në lëng, peshk tonë e ndoshta edhe lëng frutave».
Më poshtë zoti Pogaçi thekson: «Fatos Nanos se “nuk është përpiluar asnjë dokumentacion që e diktaturës. Por lidershi i PS “ZP” nuk janë të interesuar për zbatimin e drejtësisë. Kjo ndodh se Fatos Nano në lidershipin e PS nuk është i vetëm, se në bëmat e krimit e të korrupsionit ai është i pandarë nga të tjerë. Me tot mundet ky lidership dhe zëdhënësja e tij. “ZP” të fshehin këtë të vërtetë duke spekulluar me fraza për mirëkuptim etj. Qëllimi i tyre është tepër djallëzor Ata kërkojnë gjunjëzimin e drejtësisë së shpërpërdorur atrye që historinë e mbyllën me turp, me kampe përqëndrimi e me diktaturë.
Lutemi mendimin tuaj për të vepruar.
Me respekt
Gavrosh Pogaçi
Nga Gavrosh Pogaçi
Dalëngadalë, edhe kështu, për të vepruar... [shkrim dore pjesërisht i palexueshëm]
[Pjesa e sipërme e artikullit është jashtë kornizës.] ... për të mashtruar e ... të përcaktonte kushte të karakterit teknik tregtar që do të na krijonte mundësi për të kërkuar tregullime të marrëdhënieve e detyrimeve të ndërsjella gjatë ekzekutimit. Nga ne nuk u përcaktua asnjë organ i specializuar traktat që të hynte në marrëdhënie me «Levante Co» (firma që u caktua për livrimin e mallrave), si për çaktimin e mallrave të nevojshme ashtu edhe të kërkesave të tjera si çmimet, kushtet e livrimit e tjera, e në këtë kuptim kjo firmë mund të ketë vepruar edhe me interesa të njëanshme.
Këto të tjera vërejtje e sugjerime të Gavrosh Pogaçes, janë në veshin e shurdhër të Fatos Nanos. «ZP», prej disa ditësh, në mënyrë urdhëruese kërkon lirimin e Nanos. Por të mbrosh atë edhe pas paraqitjes së qartë të fakteve, të kërkosh lirimin e tij, do të thotë ti shërbesh mbrojtjes së korupsionit dhe të krimit. Populli kërkon drejtësi dhe jo ultimatume, për drejtësinë si në kohën e qindra milionë dollarë të «zhdukur» ose më saktë të vjedhur. Mjafton të lexosh «ZP» për të arritur në këtë konkluzion.
Fatos Nano do të gjykohet në bazë të fakteve të dokumentuara, një pjesë e të cilave janë bërë publike dhe një pjesë tjetër do të dalë në gjyq. Çfarë falsifikimi do të mund të bëni thënieve të Pogaçes, dhe dokumenteve të tij të zotërinë falsifikatorë për të mbrojtur deri në fund krimin? Fanatizmi deri në absurditet është verbimi dhe verbëria nuk të çon gjëkundi veçse në gënjeshtrën. Siç thotë, çdokush ka të drejtë të zgjedhë fatin e tij. Ndoshta ju e keni zgjedhë atë sepse nuk keni zgjedhur tjetër. Kjo është punë e juaj. Drejtësia ka punën e saj. Atë ju as nuk do të mund ta gjunjëzoni dhe as ti diktoni versionet sipas zgjedhjeve tuaja. Në një shtet ligjor dukuri të tilla janë të vdekura edhe pse ju kini nostalgji për ato që nuk mund të kthehen më në Shqipëri.
Shqipëria do të respektojë plotësisht kartën e Kopenhagës mbi të drejtat e minoriteteve
- NGA TAKIMI I PRESIDENTIT BERISHA ME ZOTIN MAKS VANDER SHTOEL -
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti të hënën Komisionerin e Lartë të KSBE-së për Pakicat Kombëtare, Marks van Shtoel.
[Pjesa e parë e artikullit është jashtë kornizës.] ... kicat Kombëtare, Marks van Shto-el. Presidenti e përgëzoi Komisionerin e Lartë për angazhimin e tij serioz dhe raportet e tij objektive mbi gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri e të shqiptarëve në Maqedoni, çka ndikon në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndër-etnike në rajonin tonë.
Në takim u bisedua për aspekte të ndryshme të të drejtave që kanë minoritetet etnike në vendin tonë pas vendosjes së demokracisë. Presidenti Berisha vuri në dukje se Shqipëria ka hapur një zyrë për problemet e minoriteteve, se është krijuar një komision që shqyrton problemet e arsimit të minoritetit grek në përputhje me Kartën e Kopenhagenit, se është hapur një degë e re e gjuhës greke pranë Universitetit të Gjirokastrës. Do ta respektojmë plotësisht Kartën e Kopenhagenit –
het një klimë më e mirë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti i tha Komisionerit të lartë të KSBE-së se, pranë Qeverisë është Do ta respektojmë plotësisht Kartën e Kopenhagenit –
Parlamentit.
Komisioneri i KSBE-së, Vander Shtoel shprehu kënaqësinë e tij për konstatimin e një klime më të mirë në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, çka pasqyrohet edhe në marrëdhëniet ndëretnike.
Në takim u bisedua edhe për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi.
(ATSH)
Fatos Dervishi për Fatos Nanon
Nano në gjyq në fillim të ’94
«KA DISA PROVA TË REJA QË KONFIRMOJNË NJË AKUZAT»
«SOT, PER ARSYE TE PROCESIT TE HETIMIT, NUK MUND TE DEKLAROJ NESE NDODHEMI E DHE, PERPARA PERVETESIMIT.»
Për të njohur me zhvillimet e fundit të hetimit rreth çështjes Nano, mbas vendimit të Gjykatës së rrethit të Tiranës për të vazhduar hetime të mëtejshme të çështjes për Fatos Nanon, gazeta «…» intervistoi kryetarin e grupit hetimor Fatos Dervishi. Ja se si shprehet prokurori i hetimit z. ...
«Në këtë vit të keq viti, që ... në praktikë të pandërprerë për Nanon, u ...»
… të nënshkruaj me akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim në bashkëpunim me të pandehurin Sokrat Plaka dhe dy të pandehur të tjerë pasi një pjesë e materialit është e veçuar.
Gjykata e rrethit mori vendim që çështja të kthehej për hetime të mëtejshme. Konkretisht, duhet të bëjmë një pyetje disa persona të tjerë dhe të kryhen hetime të tjera, gjë që për probleme teknike nuk është bërë e mundur.
Grupi i hetimit shkon në Itali dhe mori në pyetje 5 persona, ndërmjet të cilëve, përveç ish-ministrit De Mikeli, ish-ambasadorit italian në Tiranë, Kandin, dhe administratorit të Levante Co, Ponslios, drejtorin teknik për ndihmat, Altamura, dhe ministrin përgjegjës për zhvillimin dhe Kooperimin me vendet e Lindjes.
(Vijon në faqen 4)
Më tepër se protestë
Kush i çon studentët në grevë?
Megjithë vendimin e qeverisë dhe të parlamentit për kërkesat e Unionit Studentor dhe Forumit Demokratik Rinor, përsëri të martën e 14 dhjetorit, në vend të ndryshme greva vazhdoi në këto fakultete. Pyetjes «Përse bëni grevë?», shumica absolute e studentëve i përgjigjeshin: «Nuk dimë pse!». Këtij absurditeti i shtohet edhe një tjetër: asnjë nga dekanët, zvdekanët dhe rektorët dhe shef Katedre i ekonomikut, filologjikut apo gjuhëve të huaja, nuk ndodhej në fakultet megjithëse ora kishte kaluar 09.30, pra dy orë pas fillimit të mësimit. Absurditeti i tretë vjen nga rektorati. Asnjë përfaqësues i rektorateve nuk ndodhej pranë studentëve që rrinin para portës së fakultetit. Ndërkohë, grupe klandestinë të studentëve anonimë, – iu shtypën me kompjuter të rektorëve lajmerimet e paligjshme për grevë dhe u fotokopjohen e shumëfishohen po nga rektorët. Asnjë përfaqësues i policisë, megjithë protestën e shumicës së studentëve, nuk paraqitet për të vënë para ligjit organizatorët studentë të grevës të jashtëligjshme. Asnjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit s’ndodhet as në fakultete e as në rektorate. Pra, grevat e studentëve i organizojnë vetë drejtuesit e shtetit, kundër shtetit?
AKTIVI I ZGJEDHUR I DEGËS SË STUDENTËVE
Shënim:
Ky konkluzion është nxjerrë nga mallza e gjendjes në mbledhjen e ngjarun më dat. 13 dhjetor 99, mes Forumit Rinor, Forumit Demokratik Studentor, Unionit të Pavarur Studentor, të Rinjve të Persekutuar dhe shoqatave të tjera studentore prodemokratike.
PRESIDENTI I KRISTIAN-DEMOKRATËVE EVROPIANË, ZOTI MARTENS NË TIRANË
Me ftesë të kryetarit të PDSH, z. Eduard Selami, mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dyditore, një delegacion i Kristian-Demokratëve Evropianë të kryesuar nga Presidenti i saj, z. Wilfrid Martens. Përveç takimeve me drejtues të Partisë Demokratike Shqiptare, në takimet e parashikuara veçojnë ato me Presidentin e Republikës, z. Sali Berisha, Kryetarin e Kuvendit Popullor, z. Arbnori, Kryeministrin Meksi si dhe me kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike që përfaqësohen në parlament.
Departamenti i Shtypit dhe Informacionit të PDSH
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Drejtuar: Forumit Demokratik Hungarez
Qeverisë Demokratike Hungareze
Unionit Demokratik Evropian
Me dhimbje të thellë mësuam për vdekjen e kryetarit të Forumit Demokratik Hungarez, Kryeministrit të Republikës Hungareze dhe nënkryetarit të Unionit Demokratik Evropian, z. Jozef Antall.
Unë dhe Partia Demokratike Shqiptare bashkohemi në hidhërimin tuaj për humbjen e parakohshme të z. Antall, i cili me personalitetin e tij përbën jo vetëm një nga figurat qendrore të periudhës postkomuniste të Hungarisë, por edhe të zhvillimeve demokratike të Evropës Lindore.
Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.
EDUARD SELAMI
Kryetar i PDSH
Tiranë, 13.12.1993
NESËR DHE PASNESËR NË FAQEN 3 «TERRORI KOMUNIST» VAZHDON. NËPËRMJET FAKTEVE DHE DOKUMENTAVE NGA PLENUMI I 11 I KQ TË PRSH-SE. NË BRENAT ME 23-27 NËNTOR 1944, URAN BUTKA ARGUMENTON SE FSHIHTE KRIMET DHE VEGEL E BINDUR E PK TË JUGOSLLAVISË, NDËRSA ENVER HOXHA MANEKIN NË DUART E MILADIN POPOVIÇIT DHE DUSHAN MUGOSHËS.