«1993 - VITI I KONSOLIDIMIT TË REFORMËS DHE INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE»
- Konferencë shtypi e Presidentit të Republikës z. Sali Berisha -
- SHQIPËRIA NGA VENDI I FUNDIT PËR INVESTIME, ME 1994 DO TË JETË NË NJË VEND MË TË LARTË.
- MILLEFET POLITIKE NUK SIGUROJNË TË NESËRMEN.
Takimin e fundit për këtë vit me gazetarët, Presidenti Berisha e zhvilloi dje në një sallë të Presidencës.
«Unë nuk mund ta mbyllja vitin pa ardhur përpara jush - tha z. Berisha - në radhë të parë për t’ju uruar. Më pas si zakonisht z. Berisha u vu në dispozicion të gazetarëve për pyetjet që do të drejtonin.
Pyetje: - Si do t’a përcaktonit ju vitin ’93?
Përgjigje: - Të japësh përcaktime për një vit është e vështirë, por unë do t’a përcaktoja si vitin e konsolidimit të reformës dhe institucioneve demokratike. Si vitin në të cilin Shqipëria shënoi hapa shumë të rëndësishme në drejtim të kapërcimit të pasojave të errësirës e mbarë të reformës. Po të marrim eksportin, është rritur rreth 3 herë.
Në fushë sektoriale ka një rritje të ndjeshme prodhimi.
Pra është e sigurtë se programi i qeverisë Meksi i paraqitur në muajin qershor përpara opinionit publik shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare, ishte program i suksesit.
Ky program u vlerësua nga organizmat ndërkombëtare, si një program i shkëlqyer. U përqesh nga disa qarqe të caktuara skeptike, por koha provoi se ai ishte program i një kthesë të madhe, i një reforme serioze. Prandaj unë mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që të mbështetet qeveria Meksi. Që qeveri paraqi-
mbështesin atë, punojnë sot për nesër. Funjojnë për një të ardhme.
Reformatori bazohet tek individi i vetorganizuar, bazohet tek ligji. Ai synon një shoqëri qytetare, ndërsa antireformatori bazohet tek urdhëri i partisë. Ai nëpërmjet urdhërit superon dhe bllokon procese të tëra. Është katastrofale ecja nëpërmjet urdhërit. Shqipëria e ka provuar për gjithëmë shekulli çdo të thotë të ecësh me urdhër.
Reformatori kërkon që institucionet të kenë një kontakt direkt me individin. Antireformatori bazohet tek centralizmi, bazohet tek kontrolli burokratik. Praktikisht janë këto dy korrente të cilat janë ravijëzuar më qartë gja-
vitin ’93?
Përgjigje: - Të japësh përcakti-me për një si vitin e konsolidimit të reformës dhe të izolimit.
Pse do ta cilësoja si vitin e konsolidimit të reformës?
Në rast se kthehemi në vitin ’92 gjatë një periudhe 8 mujore ne arritëm të sigurojmë ecuri të mbarë për një nga komponentët më thelbësorë të reformës ekonomike, komponentin financiar, kontrollin e inflacionit. Por kjo ishte e pa-mjaftueshme. Reforma ka dhe komponentë të tjerë shumë të rëndësishëm si prodhimi.
Rritja 8 për qind e prodhimit të përgjithshëm që është rritja e lartë në Europën Lindore, tregon më të vërtetën të saj, të një tregues i pakontestueshëm si konsolidimit dhe ecurisë së mbarë të reformës ekonomike.
Nuk është vetëm rritja e prodhimit tregues pozitiv i kësaj reforme. Tregues i rëndësishëm mesojmë është dhe fillimi i investimeve.
Shqipëria ka një fillim investimesh në shumën e dytë dhe ka një fillim të mbarë, i cili e nxjerr Shqipërinë nga viti i fundit që ishte për investime, në një vend më të lartë.
Investimet e këtij viti kanë qenë rreth 200 milion dollarë, por janë përgatitur kontrata të parashikueshme të cilat shumë shpejt do të dyfishojnë këtë shumë.
Tregues të tjerë që flasin për
... programi a verë ... që të mbështetet qeveria Meksi. Kjo qeveri paraqiti këto kohë përpara parlamentit programin afatmesëm. Ju garantoj se ai është po aq serioz sa dhe programi që paraqiti para dy vjetësh. Kjo qeveri ka punuar me faktet se është një qeveri e aftë për të realizuar dhe zbatuar programet e saj.
Mbështetja e qeverisë nuk i ka munguar pavarësisht nga disa tentativa të çoroditura. Në tërësi shqiptarët e mbështetën qeverinë Meksi e kjo është zgjuaësi. Çfarë mbështetje? Të zbatohet ligjet, kjo është mbështetja më e madhe që qytetari i jep qeverisë së tij. Këto ligje janë reforma dhe reforma për të gjithë forcat reformatorë është procesi që do ta çojë Shqipërinë në një shoqëri qytetare me institucione demokratike.
Natyrisht ekziston dhe tendenca anti-reformatorë. Janë një realitet i shoqërisë post-totalitare, i shoqërive post diktatoriale.
Cili është dallimi midis reformuesve dhe antireformuesve? Dallimi është se reformuesi është vizionar, është progresist, është njëri që punon sot për nesër. Po të kthehemi prapa, për gjysëm shekulli Shqipëria punoi sot për sot, gjë që e çoi në katastrofë. Kurse qeveria Meksi, forcat që e
... më shekulli çdo të thotë të çesh dhe Praktikisht janë këto dy korrentë të cilat janë ravijëzuar me qartë gjatë këtij viti. Natyrisht ka predominuar, forma e korrentit reformator.
Ka dhe një ndryshim substancial këtë vit, në psikologjinë e njeriut dhe të shoqërisë. Përpjekjet dhe tentativa të shumta u bënë që nëpërmjet aktit të zhgënjimit, të krijohej turbullira, mosmbështetje ndaj reformës, përpjekje të cilat dështuan. Pse dështuan? Mund të them jo nga forca, por dështuan sepse tek shqiptari ka dominuar historikisht dhe tani po ringjallet e po forcohet çdo ditë e më shumë fuqia e të menduarit pozitivisht. Kështu dhe njerëzit vitin ’93 do ta quaja vit të konsolidimit të reformës. Natyrisht ky vit kishte dhe vështirësi, por ne si popull i vjetër kemi bërë dhe na përket të bëjmë rrugë të gjata. Por njëkohësisht ne jemi dhe një popull i ri e mund të ecim shpejt. Prandaj unë e shoh me optimizëm vitin që vjen.
Pyetje: - Mbas konfiskimit të disa anijeve italiane dhe largimit të «Pelikanit» flitet për një acarim të marrëdhënieve me Italinë. Si qëndron e vërteta?
Përgjigje: - Lidhur me kon
Përse është i suksesshëm viti ’93?
Ekonomia shqiptare trashëgoi nga vitet 91-92 një industri gati të rrënuar. Prodhimi kishte rënë në nivelet më të ulta të çdo kohe, një pjesë e punëtorëve kishin dalë në asistencë.
Shumë ndërmarrje ishin mbyllur ose bllokuar për mungesë lëndësh të para ose mjetesh likuiduese bankare. Shumë të tjera prodhonin nën kapacitet dhe me humbje të ndjeshme. Çmimi i prodhimit të tyre dilte në treg me një vlerë më të vogël se kostoja dhe shumica e produkteve qëndronte stok, e pashitur. Cilësia e dobët dhe mungesa e një politike marketingu të gjetjes së tregjeve të shitjes vulosnin dështimin ekonomik të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore. Bujqësia nuk startonte e lirë, ajo ishte mbërthyer në darën e vonesave në ndarjen e tokës. Mungesa e mjeteve mekanike dhe e plehrave kimikë dekurajonin fermerin e porsakrijuar privat në fshat që ta punonte tokën intensivisht. Mungesa e fondeve financiare dhe një bankë e pafuqishme bujqësore e pengonin atë të investonte të rriste prodhimin.
Investitori i huaj vinte i tërhequr nga burimet e lira të punës; të lëndëve të para, nga niveli i ngritur profesional i inteligjencës shqiptare. Kurajoja e tij mjaftonte kur ballafaqohej me një sistem ligjesh të pa plotësuara, plot kurthe burokratike, mungesë trajtimi dhe ambiguitet interpretimi për procedurat e kthimit të fitimit të tij nga investimi i kryer. Ai, ose qëndronte si vëzhgues, pa guxuar të fuste masivisht kapital në Shqipëri, ose largohej me mendimin për të ardhmen më vonë.
Barka shtetërore kishte arritur të mbyllte vrima të tilla si 80 përqindshmi turoral, kishte ngrirë kreditë për fondet e pagave të ndërmarrjeve, por zgjavra e deficitit buxhetor rritej frikshëm:
(Vijon në faqen 4)
VENDIME TË REJA TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave diskutoi dhe mori disa vendime:
- Vendimin «Për mbështetjen e përkohshme financiare nga shte-
ti në shifrën 500 milionë lekë të punonjësve të NB-ve që privatizohen».
- Vendimin «Për miratimin në parim të fondit prej 10 milionë
DM që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, do t’i akordojë Republikës së Shqipërisë në
(Vijon në faqen 4)
DEKLARATA «ZYRTARE» ME RASTIN E VITIT TË RI
PRESIDENTI Berisha: - E bekofte Perëndia dhe Partia Demokratike këtë Vit të Ri! Nuk është më sekret ta themi, po le ta marrin vesh të tjerë, se dhe pas këtij Viti të Ri, do të duhen edhe 900 ditë të tjera për të bërë zgjedhje parlamentare.
Eduard Selami: - Siç edhe e kam theksuar, guvernatorin e Bankës nuk e kishim tonin, por pjesë të socialisteve. Në qoftë se edhe këtë Vit Ri ndonjë guvernator bie në korrupsion, socialistet të jenë ata që sepse atyre do t’ua kaloj.
Ali Spahia: - Ne jemi parti e hapur për të gjithë ata që nuk kanë bërë krim edhe për të gjithë ata që nuk kanë asnjë vërejtje për PD-në.
Fatos Nano: - E pres bashkëmoshatarin tim, Vitin e Ri, tek qelia e burgut të Tiranës. Të gjithë e dinë që unë jam i pafajshëm, me përjashtim të organeve të drejtësisë.
Aleksandër Meksi: - Kam në dorë edhe tri dë-rehje të miratuara. Pritet vetëm të caktohen emrat e ministrave që do të japin dorëheqje.
Pjetër Arbnori: - Siç e dini, unë kam bërë 28 vjet burg dhe kam dalë nga mendja në Shkodër, kur njëri nga referuesit foli keq kundër Ismail Qemalit. E deklaroj solemnisht se këtë Vit të Ri do të dalë nga Kuvendi në qoftë se flet ndokush ndonjë fjalë të keqe për partinë.
Dylber Vlioni: - Jam i gatshëm që këtë Vit të Ri të ngrihem edhe me detyra të tjera, veç atyre që kam. Jam ushtar i partisë dhe guvernator i Bankës.
Tritan Shehu: - Nuk e kuptoj pse më bëjnë disa pyetje provokuese për shëndetin. Unë, zotërinj, 16 nderuar, mund t’ju flas me kompetencë për korruptimin në Partinë Socialiste, për vendimin e drejtë për burgosjen e Fatos Nanos, për origjinën sllavo-komuniste të socializmit, por jo, ama, për korrupsionin në mjekësi. Ju lutem mos më ngatërroni me këto gjëra...
Agron Musaraj: - Mund t’ju them me kompetencë se kemi vendosur rregullin e qetësisë me përjashtim të disa krismave automatiku në mes të ditës, të disa vjedhjeve në mes të natës, të ndonjë vrasjeje apo aksidenteve të tjera, që në shumicën e rasteve bëhen pa dijeninë e policisë. Veçse duhet ta dini se policia është në gatishmëri të plotë dhe në të gjitha rastet e vrasjeve, asnjë i vrarë nuk na ka shpëtuar, ndërsa, s’mbajmë përgjegjësi sepse na ikin në drejtime të panjohura vrasësit.
Safet Zhulali: - Fenomeni Zhirinovski në Rusi ka shqetësuar kolegët e NATO-s, Deklaroj botërisht me përgjegjësinë e ushtarakut civil, se NATO-ja duhet të rrijë e qetë. Ushtria jonë, pas reformës, është në gjendje t’i dalë në mbrojtje asaj, pa kërkuar asnjë ndihmë, me përjashtim të bukës, automatëve, ndryshe edhe të ushtarëve helmetakët. Komandantët dhe gjeneralët i cakton ministria jonë.
Sabri Godo: - E kam thënë edhe herë të tjera se Partia Republikane është një parti e pavarur, me një program të qartë, me një elektorat të gjerë që ka simpatinë e mbarë popullit shqiptar; kuletat e mëdha të tyre, Republikanizmi është e ardhmja e botës. Prandaj nga zemra na del urimi: Rroftë Partia Demokratike!
Skënder Gjinushi: - Partia jonë nuk do të lejojë që një parti tjetër ta mbajë atë në pushtet. Ne do të vazhdojmë t’i kritikojmë dhe mbrojmë programin tonë, kundër Partisë Socialiste dhe gjithë partive të tjera të mëdha e të vogla. Kuptohet se në këtë parti të mëdha e të vogla nuk hyn Partia Demokratike, me të cilën kemi marrëdhënie të mira, me nënshkrime të tjera dhe të tjera të papajtueshme. Dhe në programin që ...
Përfundoi gjyqi i 10 ish bllokmenëve
PALLATI I GJYKATËS ATA TË GJYKOJNË KATER VJET.
Dje, në orën 14.00 në një nga sallat e gjykatës së rrethit Tiranë përfundoi gjyqi i 10 ish-bllokmenëve.
Procesi u zhvillua me dyer të mbyllura, në përfillje të kërkesës së organit të akuzës, për shkak të paraqitjes së akuzave dhe mbrojtjes.
... dëshmi ...
Të dënuarit ...
Falen 81 të burgosur nga Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha
Në bazë të propozimit të organëve të pushtetit lokal, Ministrisë së Rendit Publik, Gjykatës së Kasacionit e Prokurorisë, në përputhje me Kushtetutën, Presidenti Berisha, në bazë të kompetencave të tij të kushtetuara, liron nga dënimi dhe dekretin për faljen e dënimit të mbetur për 81 të burgosurit të dënuar kryesisht për vepra penale me rrezikshmëri të pakët shoqërore.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë.
Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit
Gëzuar Vitin e Ri 1994!
Partia Demokratike uron mbarë popullin shqiptar, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj:
Të gjithë bashkatdhetarëve
URIMET MË TË MIRA ME RASTIN E VITIT TË RI 1994!
«Rilindja Demokratike»