TAKIME TË PRESIDENTIT BERISHA ME: AMBASADORIN AHRENS
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin Gert Ahrens, të Konfederatës Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë, me të cilin bisedoi mbi të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Kosovë.
AMBASADORIN E MALAJZISË
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Malajzisë, Dato Tan Kun San, i cili paraqiti Letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave merrte pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi.
Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës malajziane.
PROF.NIKOLLA PANON
Jam i gëzuar që takohem me ju dhe dua t’ju falënderoj për të gjitha kontributin tuaj, qysh nga fillimi, në proceset demokratike në Shqipëri,-i tha Presidenti Berisha intelektualit të shquar nga Diaspora shqiptare në SHBA, prof.Nikolla Panos. Presidenti bisedoi me të për rolin e pakontestueshëm të potencialit intelektual të kombit tonë në ecjen e sigurt përpara të Shqipërisë së lirë e demokratike.
(ATSH)
FRYTET E REFORMES NE BUJQESI
Situata Ushqimore e fshataresise-
502.6 mijë ha toke e ndare-
430 mijë ton grure, ne vitin 1993-
180 mijë krere bageti te imta me shume se me 1992-
Neper dikastere FRYTET E REFORMES NE BUJQESI Situata Ushqimore e fshataresise- 502.6 mijë ha toke e ndare- 430 mijë ton grure, ne vitin 1993- 180 mijë krere bageti te imta me shume se me 1992- Reforma ekonomike ne bujqesi po zbatohet me sukses dhe ka hyre ne nje faze te rendesishme qe karakterizohet nga zhvillime ekonomike ne permiresim te treguesve makroekonomike dhe me tendenca pozitive ne transformimin e pergjithshem te bujqesise dhe te fshatit. Pas nje rritje prej 12% te prodhimit te pergjithshem bujqesor ne vitin 1992 ndaj vitit 1991, ne vitin qe mbyllem ky tregues rritet edhe 14% te tjera ne krahasim me nje vit me pare. Ende pa u mbushur dy vjet te Qeverise Demokratike, eshte permiresuar ne menyre te dukshme situata USHQIMORE E FSHATARESISE per te cilen mund te thuhet se per pjesen me te madhe te produkteve ushqimore, vetushqehet. Ne fshatin shqiptar nuk eshte me ajo gjendje e rende tragjike e krijuar ne vitet 80 nga regjimi komunist, ku ne çdo familje fshatare shqiptare mungonin fare produktet bujqesore te dores se pare si qumeshti, mishi, agroushqimore. Pas privatizimit te Ndermarrjeve te Mekanikes Bujqesore, shtohet shpejtuar procedura edhe per privatizimin e ndermarrjeve agroteknike e te bonifikimit. Konkretisht jane privatizuar 268 ndermarrje shteterore dhe jane ne proces edhe 320 te tjera te sistemit te bujqesise dhe te ushqimit. TE GJITHE TREGUESIT ME MIRE SE ME 1992 Te dhenat e vrojtuara tregojne se ne vitin 1993 u korrën 155 mije ha te mbjella me grure. U realizua nje prodhim prej 430 mije ton, ndaj 261 mije ton te realizuara ne vitin 1992 ose 65% me shume. Rezultate mjaft pozitive solli viti 1993 persa i perket rritjes te shpejte te numrit te bagetive dhe ne menyre te veçante te lopeve. Ne fund te 1993-it numri i lopeve arriti ne rreth 370 mije krere, ose 46 mije krere me shume se nje vit me pare, me nje rritje prej 14%. Po keshtu me rreth 180 mije krere mijë krere perkatezi 100 mijë dhe dhe 80 mijë dhi u rrit edhe numri i bagetive te imta. RENIE PRODHIMI NE NDERMARRJET SHTETERORE Çfare vihet re ne aktivitetin prodhues te ndermarrjeve shteterore te industrise agroushqimore gjate 9-mujorit te vitit 1993? Nje renie graduale nga nje tremujor ne tjetrin per shkak te privatizimit te nje pjese te tyre ku ende nuk është marre fuqi si duhet dhe per pasoje edhe te mungeses se lendeve te para per perpunim. Ne ndermarrjet e ketij sistemi kane punuar mesatarisht 21083 vete, ndaj 31828 vete qe kane punuar ne 92-shin, ose 10745 vete me pak. Kjo ulje e numrit te punesuarve ka per shkak privatizimin ne kete sektor. Per 1 punonjes te sektorit te industrise agroushqimore paga mesatare gjate vitit 1993 ka qene 2535 leke ne muaj, ndaj 1513 leke qe ishte ne vitin 1992, dhe 504 leke ne 90-ten. TERAPIA E RRITJES, PRIVATIZIMI Krahësuar me vitin 1992 ka renie edhe prodhimi i miellrave te bukes nga ndermarrjet shteterore. Renie edhe ne industrine e pijeve, te konservave, te qumeshtit etj. Eshte fjala per prodhimin e vendit. Renie edhe ne aktivitetin e peshkimit. Gjate 9-10 muajve te vitit 93 u zune vetem 334 ton peshk dhe 35 ton midhje, ndaj 2637 ton peshk e 357 ton midhje qe u zune ne vitin 1992, megjithëkëtë tregu ka patur peshk perditë... Terapia e rritjes vjen vetem nga PRIVATIZIMI edhe ne kete ndermarrje. Pergatiti: DYLEJMAN KARAJ
te mullët se për pjesën e më madhe të prodhimeve ushqimore, vetushqehet.
Në fshatin shqiptar nuk është me ajo gjendje e rëndë tragjike e krijuar në vitet 80 nga regjimi komunist, ku në çdo familje fshatare shqiptare mungonin fare produktet bujqësore të dores së parë si qumështi, mishi, vezet etj.
BAZA E NDRYSHIMEVE; PRIVATIZIMI DHE DECENTRALIZIMI
Këto ndryshime cilësore të fshatit e kanë bazën padyshim tek decentralizimi i bujqësisë dhe privatizimi i tokës, proces i cili është drejt përfundimit.
Pranë dikasterit përkatës mësojmë se situata deri në muajt e fundit të 1993-shit është si më poshtë:
Sipërfaqja e tokës që i është ndare fshatareshtise është 502.6 mijë ha. Gjithashtu specialistëve të bujqësisë ju është dhënë 3.7 mijë ha. Mbetet për tu ndare edhe 61.2 mijë ha tokë kryesisht në zonat e thella të rretheve Dibër, Has, Malesi e Madhe, Mat, Përmet e Sarande, Kater rrethe si Devolli, Gramshi, Kuçova, dhe Puka e kane përfunduar ndarjen e tokës, e ndersa jane ne përqindjet e fundit(mbi 98%) Pogradeci, Tepelena, Librazhdi, Korçë, Kavaje, Gjirokaster e Durres.
Me tej privatizimi i ndermarrjeve te vogla e te mesme, ka qene nje detyre paresore ne industrine
TAKIM NE SELINE E PDSH
Dje paradite, ne seline e PDSH, kryetari i PDSH, z.Eduart Selami priti dhe bashkebisedoi me parlamentaret evropiane te grupit liberal demokrat zj. Meshtild Fon Aleman, dhe z.Jash Gavorfski.
Midis te tjerash, z.Selami falenderoi per mbeshtetjen qe grupi liberal demokrat ne Parlamentin Evropian i ka dhene proceseve demokratike ne Shqiperi. Eshte nje mbeshtetje, theksoi z. Selami, qe ne e vleresojme dhe kerkojme te vazhdoje.
Z.Selami i njohu miqte me strukturat dhe funksionimin e Partise Demokratike, me perberjen dhe perqindjen e shtresave te ndryshme shoqerore ne te, me kujdesin qe po tregohet per terheqjen e intelektualeve, per organizimin e gruas dhe te rinise demokratike, etj. PD-theksoi Selami,- eshte nje parti popullore, me nje program dhe ne perputhje me vlerat e tij, me nje statut e norma organizative qe mundesojne e synojne tolerancen, debatin konstruktiv.
PD eshte parti e qendres se djathte ne spektrin e politikes shqiptare dhe ka lidhje te ngushta jo vetem me EDU por edhe me forca te tjera politike evropiane dhe botërore.
Me tej biseda u perqendrua ne zhvillimet e reformes ekonomike, ku u vleresuan nga miqte ulja e inflacionit, shkalles se papunesise, procesi i privatizimit, fillimet e investimeve te huaja. Shqiperia, theksoi Selami-nga gjendja e anarkise dhe e kolapsit te djeshem, vleresohet sot edhe nga institucionet nderkombetare si vendi me ritme me te larta te rritjes se prodhimit. Miqte treguan interes per problemet e qetesise dhe te rendit publik, per lenien ose jo te denimit kapital, per sistemin arsimor etj. Ata vleresuan arritjet e deritanishme dhe siguruan per mbeshtetjen e metejshme te liberal demokrateve evropiane ndaj proceseve demokratike ne Shqiperi. Ne takim ishte e pranishme dhe anetareja e kryesise se PDSH dhe kryetare e LDGSH,zj.Flutura Hasko.
NGA TAKIMET E Z.SELAMI NE SHBA
Ndermjet takimeve te shumta te zhvilluara gjate vizites se tij ne SHBA, kryetari i PDSH dhe kryetar i Komisionit te Jashtem Parlamentar, z.Eduart Selami u takua gjithashtu me keshilltarin e presidentit Klinton, z.Richard Shifter.
Ne takim u diskutua lidhur me iniciativen e fundit te qeverise amerikane per perfshirjen e vendeve ish-komuniste te Evropes Lindore dhe Qendrore ne”Aleancen per Paqe” ne kuadrin e NATO-s per ecurine e reformes politike-ekonomike ne Shqiperi si dhe per marredheniet ndermjet dy vendeve.
Z.Shifter vleresoi arritjet e reformes ne Shqiperi si dhe shprehu mbeshtetjen e presidentit Klinton per qeverine demokratike dhe per presidentin Berisha.
Gjithashtu z.Selami u takua dhe bisedoi dhe me zj.Jane Hall, drejtore per çeshtjet e sigurimit evropian ne Shtepine e Bardhe. U diskutua per situaten ne rajon, per marredheniet e Shqiperise me fqinjet si dhe per perpjkejet per parandalimin e shtrirjes se konfliktit ne jug te ish-Jugosllavise.
Departamenti i Shtypit dhe Informacionit te PDSH.
GRATE SALLAKSE TE”ZP”
”ZP” ndan bindjet politike sipas seksit-
“Grate jane pergjithesisht te majta” shkruan “ZP” e djershme dhe megjithate sipas ketij titulli nuk eshte vene shenimi “Humor”.
Disa kohe me pare”ZP” kishte nje titull tjeter kopje me te supermin: “Artistet jane te majte”. Per nje profesion te caktuar mund te jete edhe e pranueshme te thuash qe eshte i prirur nga nje bindje e caktuar politike per shembull karrocieret jane te majta(dikur PP i kishte edhe ne Byro) ose industrialistet jane te djathte, por te perçaktosh bindjet edhe nepermjet seksit, kete mund ta beje vetem “ZP”.
Sipas “ZP” e gjithe bota(perfshi Shqiperine) do te kishte te majtet ne pushtet, pasi siç dihet raporti i grave eshte me i madh ne krahasim me burrat.
Ne te vertete ne bote, perveç Lenka Çukos, femrat e te tjera qe jane shquar ne politike nuk kane qene te majta. Sidoqofte kjo nuk ka pse ia ul entuziazmin grave socialiste. Une nuk di nese grate jane te gjitha(ose pergjithesisht) te majta, por qe di qe ato qe jane te majta e kane te flakte... entuziazmin. Kete ka rreth dy jave qe ma verteton nje nga femrat e PS ne telefon. Ajo e “frymezuar” nga artikujt e mi kunder ekstremit te majte ne PS, lidhet here pas here me familjen time ne telefon(jo me mua) dhe pasi ben kercenimet e zakonshme per hedhje dinamit, thyerje karkash etj, nxjerr fjalorin qe une deri me sot mendoja se ishte fjalor rruge, por siç duket e paskan profesorat , edhe te zjarrtat e PS.
Sa per “ZP” do t’i keshilloja te gjithe gazetaret e saj te regjistrohen ne BGSH(+S) sepse keshtu askush nuk do te vere ne dyshim bindjet e tyre te majta.
E.PALOKA
Humor i huaj (Marre nga Le Monde)
SOUVENIR D’OSLO
Shkelje te perseritura te anijeve te peshkimit italiane ne ujrat territoriale shqiptare
Me date 4.1.1994 ne oren 8.00 sherbimi i vrojtimit i Forcave Detare verejti nje grup anijesh te paidentifikuara ne perendim te gjirit te Durresit, 3-4 milje ne brendesi te ujrave tona territoriale.
Pas verifikimit nga sherbimi i kufirit te Forcave Detare doli se ishin anijet italiane te peshkimit: “Polaris-7798”, “Korsario Rosso” dhe “Riviera”. Ato kishin hyre ne menyre te paligjshme ne ujrat tona territoriale dhe ushtronin peshkim te paligjshem brenda ujrave shqiptare, ne kundershtim me ligjet dhe rregullat nderkombetare.
Per kete arsye sherbimi i kufirit detar veproi menjehere per ndalimin dhe kapjen e ketij grupi anijesh. Anija “Polaris-7798” nuk pranoi te ndalonte, edhe pse anija jone patrulluese paralajmeroi me breshëri automatiku ne ajer.
Dy anijet e tjera “Korsario Rosso” dhe “Riviera” nuk iu binden kerkeses se bere nga sherbimi i kufirit duke dhunuar rende autoritetin e ketij sherbimi.
Pas informimit ne rruge diplomatike te autoriteteve italiane, anije jone e sherbimit te kufirit vazhdoi ndjekjen dhe beri te mundur dorezimin e peshkatores “Polaris-7798” tek nje nga anijet lufterake italiane, te angazhuara ne operacionet e Embargos.
Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se shkelje te tilla te paligjshme jane bere edhe here te tjera nga anije italiane te peshkimit. Mjafton te permendim se vetem kohet e fundit ka patur mbi 4 raste te shkeljes se ujrave tona territoriale dhe peshkimi ne menyre te paligjshme nga disa anije te caktuara italiane te peshkimit. Siç shihet, verehet nje tendence thyerje ne vazhdimesi e rregullave e ligjeve shqiptare qe kane te bejne me kalimin dhe peshkimin ne ujrat territoriale shqiptare.
Ne keto kushte Forcat tona detare do te forcojne regjimin e ruajtjes se kufirit, duke marre masa per le mos lejuar shkeljen e ujrave tona si dhe çdo veprimtari tjeter te paligjshme. Autoritetet perkatese italiane nga ana e tyre, duhet te imponohen qe te mos perseriten raste te tilla, duke mos lejuar shkelje te perseritura te ujrave territoriale shqiptare.
ZEDHENESI I MINISTRIT TE MBROJTJES
FSHATARI NGURON, AKTIVITETI GRUMBULLUES KA RENE
Nje prodhim gjithnje e me rritje edhe me tutje nuk po i pergjigjet nje aktivitet GRUMBULLUES efikas. Eshte pakesuar dukshëm, pothuajse ne te gjitha zerat grumbullimi i produkteve bujqesore dhe blegtorale madje shume me i ulet se ne 1992. Dhe konkretisht. Mish pese e gjalle ne vitin 92 u grumbullua 2115 ton ndersa me 1993 vetem 338 ton, qumesht ne 92-shin 11705 ton me 1993 4229 ton, fasule 2089 ton me 22 ton etj. Ne kushtet e tregut te lire kjo renie e treguesve grumbullues ka shkaqet e veta. Ne radhe te pare kjo shkaktohet me renien e interesit te fshatareve per arsyet te nivelit te ulet te çmimeve ne raport me tregun e lire ku edhe i kane shitur tepricat e veta. E me tej edhe roli i ndermarrjeve te grumbullimit, nuk i pergjigjet kushteve te reja te krijuara pas privatizimit. Kesisoij ndermarrje Kesoj ndonese prodhimi i grurit kete vit ishte 65% me i madh se vitin e kaluar dmth ne 92-shin u grumbulluan vetem 45.6 mijë ton ose gjysma e nje viti me pare. Per efekt te çmimit fshatari nguron, aktiviteti i ndermarrjeve te grumbullimit ka rene.
Tirane
PER NGROHJEN E POPULLATES
Per t’u ardhur ne ndihme banoreve te kryeqytetit nga Italia jane sjelle nje kontigjent prej 600 cope sobe me vajguri, ne pjese e vleftes se cilave subvencionohet nga shteti. Veç ketyre ne banesat e qytetareve po praktikohen edhe ngrohja me gaz. Nga sasia prej 22000 cope reflektore jane vene ne shitje per kete vit rreth 600 cope.