16/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 janar 1994

PS NE DISPOZICION TE NANOS

Nano u lirua nga detyra e kryeministrit, pas një greve të përgjithshme të sindikatave që çoi në paralizimin e jetës ekonomike në vend, duke marrë përsipër dështimet e tij në kompleksin ekonomik dhe politik. PS beri sakrificën e pare duke pranuar ne menyre emocionale dhe te rastesishtme F.Nanon ne krye te Byrose se saj politike, si nje njeri me bagazhe te pasur demetimesh, si nje figure te djegur politike qe nuk perfaqesonte asnje alternative per nxjerrjen e vendit nga kriza, qe nuk kishte asnje predispozicion t'i sherbente levizjes se majte. PS me mungesen e realizmit te saj vazhdoi t'i kontribuoje sakrificave te saj, duke u vene ne sherbim te rehabilitimit te figures se deshtuar te Nanos. Gjithe historia qe ka rjedhur pas 22 marsit e ketej eshte e karakterizuar nga revanshi i PS, e vene ne sherbim te politikanit te deshtuar F.Nano, per ta rehabilituar ate, mundesisht per ta kthyer ne pushtet. Kjo ka qene sakrifica me e madhe e PS ne planin aktual dhe perspektiv, pasi ajo ka pranuar ne menyre te erret te vihet ne dispozicion te egos private te F.Nanos per te rimarre pushtetin bashke me klanin e tij. Tragjedia politike e kujdestareve te shkollës "V.I.Lenin" te cilet kane pergatitur Nanon,eshte se ata e ushqejne ate me platformen politike te revolucionit proletar te hartuar nga K.Marksi, nepermjet 12 pikave qe perfundon me kryengritjen e armatosur. Te thirra per te perdorur skemen e Revolucionit te Dhjetorit, per te permbysur regjimin demokratik, skeme qe e etiketon perfundimisht PS si nje krijim i ngutshem i PPSH, si nje lidhje historike me PP dhe Enver Hoxhen, si nje ideoliste politike ne rrethanat e reja historike, politike dhe shoqerore. Pra PS vazhdoi te sakrifikoje, vazhdoi te numeroje hapa prapa ne drejtim te perfaqesimit te levizjes se majte, perkatesisht ne fushen e mbrojtjes se shtresave te paprivilegjuara dhe politikes sociale ne favor te tyre. Ne kete kuptim PS sakrifikoi programin, idete, nocionet politike dhe filozofike per nje karrige te ish kryeministrit te PPSH. PS duke u lidhur pas qenres se tyre me boje te kuqe te Nanos, ishte dhe eshte destinuar te shkalqeloje deshtimet e saj politike, ishte dhe eshte destinuar te sakrifikoje se pari interesat e popullit shqiptar ne teresi dhe se dyti interesat e "shtrsave paprivilegjuara". Sakrificat e PS per F.Nanon kane qene te vazhdueshme edhe ne te gjitha aleancat e kesaj partie me boten e jashtme. Te gjitha takimet qe realizohen nga kreret e PS, ne vend qe te shfrytezohen per te miren e Shqiperise ,ne vend qe te shfrytezohen per kerkesa kembengulese per ndihma dhe investime per popullin shqiptar me qellim qe te zbuten pasojat e tranzicionit, sidomos per “shtresat e paprivilegjuara” per te cilat ajo vajton dite e nate nepermjet “ZP”, vazhdon te beje thirrje per bojkoti[?]n e Shqiperise dhe ne Europe. Idetusia e leadershipit enverist te PS shkon deri atje sa ajo te sakrifikoje edhe vete idealet eurosocialiste dhe pretendon se perfaqeson.Kjo per behet edhe duke ndjekur nje politike minuse dhe penguese te aksionit social te qeverise demokratike edhe me fushata cinike ne mbrojtje te Nanos per te nxedzur politikën e grindjeve, per te stimuluar politiken e tensioneve dhe mosbesimit ne produktivitetin e programit ekonomik te shtetit demokratik. Ketu çdo njeri me logjike normale e kupton se zbritja e PS deri tek kembesa e kariges se Nanos, eshte nje poze e diskriminuese e kesaj force politike. Nje primitivitet politik qe ka siguruar udheheqjen ne krye te PS ka siguruar udheheqjen ne krye te PS nepërmjet ish -sigurimit te shtetit.Ketu çdo njeri brenda dhe jashtë PS e kupton se te gjitha keto shkrime te “ZP” sikur te ishin bere me thirrje per pune, per investime dhe vleresim real te gjendjes do te ishte shume me para Shqiperia, qeveria do ta kishte shume me te lehte angazhimin e saj ne drejtim te nxjerrjes sa me te shpejte te vendit nga tranzicioni. Pasi realisht, gjithe kjo fushate e PS per deputetin Nano, sa njerez ka futur ne pune? Sa fabrika te reja ka ndertuar ? Sa ka lehtesuar popullit shqiptar ne sakrificat e tij per ndertimin e demokracise dhe shtetit ligjor ? Asgje, veçse sa i ka kontribuar kulit te Nanos, kult i cili po ngritet se pari mbi sakrifikimin e pergjithshem te PS dhe idealeve socialiste ne teresi.

Administrata KLINTON mbeshtet Shqiperine dhe politiken e saj

NGA TAKIMI BERISHA - ALBRIGHT TIRANE ,14 Janar- Sot paradite Presidenti i Republikes ,Sali Berisha priti te derguaren e Presidentit amerikan Klinton , Madaleine Albright (Ombrait), ambasadore e SHBA-se ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe anetare e Kabinetit te Presidentit Klinton .Ajo shoqerohej nga funksionare te larte te Keshillit te Sigurimit Kombetar te Departamentit te Shtetit dhe te Departamentit te Mbrojtjes. “Jam e autorizuar nga Presidenti Klinton t'ju transmetoj mesazhin se , ai dhe Qeveria e SHBA-se jane direkt te interesuara per sigurimin dhe stabilitetin e Shqipërise “- tha zonja Albright.Ajo shtoi se SHBA admiron e mbeshtesin plotesisht reformat institucionale e ekonomike ne vend dhe falenderojne Presidentin Berisha per perkrhjen qe Shqiperia i ka dhene Partneritetit per Paqe.Ajo njoftoi per krijimin e nje Fondi Sipermarres Amerikan per Shqiperine, prej 25 milion dollare , i cili do te nxise investimet amerikane ne vend.Veç kesaj , do te caktohen 5 milion dollare per asistence teknike per vendin tone. Presidentit iu parashtrua ne menyre zyrtare oferta e NATO-s e nisur nga amerikanet per Partneritet per Paqe ne modalitetet kryesore se saj.”Ne mbajme parasysh se Shqiperia eshte vendi i pare qe ka kerkuar te anetaresohet ne NATO dhe çmojme shkallen e bashkepunimit qe keni vendosur me Aleancen “-tha zonja Albright.Pala amerikane beri te qarte se mbeshtetja e Washingtonit ne planin ushtarak bilateral do te vazhdoje me tej. Zonja Albright vleresoi gjithashtu respektimin e embargos nga ana e Shqiperise. Presidenti Berisha theksoi se , ne i jemi mirenjohes per perkrahjen qe qeveria, institucionet e qytetaret amerikane i kane dhene Shqiperise gjate kesaj kohe.Ne e konsiderojme bashkepunimin me SHBA shume te rendesishem jo vetem per lidhjet historike dhe per faktin se ky vend eshte mbeshtetja kryesore e lirise dhe e demokracise ne bote, por edhe sepse pranine amerikane e konsiderojme jetike per paqen e stabilitetin e kontinentit tone, pra jo vetem per shqiptarët por per te gjithe te tjeret. Presidenti Berisha shprehu aprovimin e tij per te nenshkruar Partneritetin per Paqe , duke theksuar se ai e konsideronte kete si nje faze integrimi aktiv te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut.”Por, ne do te vazhdojme te insistojme qe te behemi anetare te NATO-s “, tha ai. Krijimi i Fondit te Sipermarrjes ne Shqiperi eshte nje lajm shume i mire per shqiptaret dhe do te jete nje mbeshtetje e fuqishme per reformen ne vendin tone, tha zoti Berisha dhe kerkoi qe te shpejtohen procedurat per aprovimin e Traktatit Bilateral te Investimeve.Presidenti shprehu vleresimin e Shqiperise per vendosmerine e SHBA-se per te respektuar sanksionet ndaj Serbise megjithe demet qe i sjell ekonomise shqiptare.”Çdo lehtesim i embargos eshte mbeshtetje e politikes militariste te Millosheviçit”, nenvizoi ai.Zoti Berisha kerkoi ne baze te Kartes se OKB-se kompensime per humbjet e ekonomise shqiptare nga embargo. Presidenti Berisha theksoi se pranimi i monitoreve te KB ne Kosove eshte e domosdoshme.Ai kerkoi qe heqja e embargos te kushezohet edhe nga zgjidhja e çeshtjes se Kosoves. Çështja e shqiptarëve ne Ballkan eshte kyç per stabilitetin e gadishullit, - tha ai, dhe embargo eshte aktualisht mjeti i vetem per te detyruar zgjidhje te tilla.Presidenti Berisha diskutoi me perfaqesuesit amerikane mbi bashkepunimin ne fushat ushtarake duke shprehur vullnetin per thellimin e tij.Ai gjithashtu kerkoi mbeshtetjen e qeverise se SHBA per zgjidhjen e problemit te borxhit te jashtem te Shqiperise e per projekte te tjera. Presidenti Berisha i dergoi pershendetje te perzemerta Presidentit Klinton e zvendespresidentit Gore dhe shprehu deshiren per t'i pritur ata ne Shqiperi.Gjate bisedimeve u trajtuan edhe probleme te tjera bilaterale e te gjendjes ne rajon .

TAKIM NE SELINE E PDSH

Te premten mbasdite, kryetari i PDSH, z.Eduard Selami priti ne seline e Partise Demokratike perfaqesuesit e grupit parlamentar te Partise per Prosperitet Demokratik te Maqedonise, te kryesuar nga z.Xheladin Murati, nenkryetar i Kuvendit. Perfaqesuesit e grupit parlamentar te PPD vleresuan rolin e Partise Demokratike dhe te Presidentit Berisha ne vendosjen e demokracise ne Shqiperi, ne mbrojtjen e interesave te shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre ne ish-Jugosllavi si dhe rolin e saj konstruktiv ne kapercimin e krizes ne PPD te Shqiptareve te Maqedonise.Delegacioni parlamentar i PPD theksoi se shkaku i krizes se tanishme ne kete parti lidhet me bllokimin prej disa muajsh te jetes politike te kesaj partie nga ana e kryesise se vetër , e cila nen presionin e anetareve te thjeshte te strukturave te partise u detyrua te jape doreheqje kolektive pak kohe me pare. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit te PDSH

FUSHATE MASHTRIMI E PUTHADOREVE TE BEOGRADIT

(Takim i lidereve te AD ne Shkoder) - Një viktimë. Rezultati i politikës rrugaçe të AD. - AD në mbrojtje të Nanos dhe serbëve. - Lideret e AD me sharjet e tyre irritojnë auditorin që reagon. Diten e premte me 15 janar disa nga lideret e PAD organizuan nje takim politik ne Shkoder. Siç njoftohet nga burime te ndryshme ky takim nuk ka qene nje takim “intelektualesh te zgjedhur” qe aspirojne per demokraci te paster dhe etike ne politike, por nje takim ku eshte perdorur gjuha e politikes rrugaçe si ne gjitha takimet e ketij lloji, ku politikanet mundohen te japin ide dhe bindjet e tyre, auditori eshte i gatshëm te degjoje alternativat qe i ofrohen dhe me pas zgjedh midis alternativave. Dikush mund t'i aprovoje ato qe thote nje grupim politik e dikush jo pasi edhe auditori ka preferencat e tij lidhur me çeshtje te ndryshme, kjo eshte demokracia. Fatkeqesisht lideret e AD aq te vendosur dikur per te mbrojtur diversitetin e mendimeve brenda PD, nuk kane lejuar qe sharjet dhe mashtrimet qe kane hedhur ne auditor te replikohen. Rezultati: nje i ri 26 vjeçar behet viktime e nje krimi sidomos te patolerueshem. Si u provokua grindja me pas perfundoi me vra(sjen e Gjovallin Çekidën. Te njohur per deklarata dhe mashtrime bombastike lideret e AD e kane shfrytezuar tribunën per te vjelle vrer kunder atyre qe drejtojne sot shtetin shqiptar, jo e vetem kaq por sipas te dhenave deshira per te kundershtuar gjithçka qe ben shteti shqiptar, sot, i ka çuar ne qafa te reja politike. Keshtu pas akuzave (pa fakte), “pushte(t)aret e sotem i ka mbuluar korrupsioni” (dhe kete e thote G.Pashko) apo akuza ndaj S.Berishes, lideret e AD kane dale ne mbrojtje te Nanos (dikur kane votuar kunder tij). Megjithate si thuhet “kulumsi eshte arritur ne deklaratat e bera lidhur me Serbine, “Serbet as i kemi vrare, e as na kane vrare ndonjehere”, ndersa “qeveria demokratike lidhjet me islamiket e na prish me fqinjte”. Siç duket vizita e “puthadoreve” ne Beograd nuk paska qene thjesht nje lajthitje e kreut te AD. Imamij ka thene se ne Beograd shkuam per te “shamangur luftën”. Nuk eshte çudi qe ate te cilin nuk po e shamang dhoti nje Europe e tere, t’a shmange AD e ndihmuar fuqimisht nga N.Hoti. Me “optimizmin minor” te lidereve te AD dhe inteligjencen komike te N.Hoti gjithçka mund te realizohet. Te irrituar nga deklarata te tilla nje pjese e njerezve ne salle ka reaguar duke replikuar. Kjo ka ardhur edhe pasi lideret e AD nuk u jane pergjigjur te gjitha pyetjeve qe jane bere me shkrim ne drejtim te tyre, dhe dhe ka nderhyre policia. Pas replikimeve salle eshte shkatkuar trremuje. Pjesa e irrituar e njerezve (gati gjysma e salles) qe nuk pranon te degjonte me sharjet dhe mashtrimet per “çeqe te bardha” ka dale jashte. Nderkohe disa persona kane dale me t'u mbyllur takimi dhe kane ndjekur nga Teatri tek Rruga Shkodra, duke e goditur, personin me replikoi me drejtuesit e takimit. Prane jane ndodhur disa nga miqte e tij te fundit dhe ka filluar grindja midis dy paleve. Duke qene e armatosur njeri prej tyre ne grindje e siper ka goditur viktimen. Pra nje i ri 26 vjeçar behet viktimë e politikës rrugace të AD. Organet përkatëse duhet të hetojnë rreth kësaj ngjarjeje tragjike, Siç duket deputetet e PD-së kane filluar fushatën e mashtrimeve në përkrahje të hirinjës së bërë nga kryetari e PD për zgjedhje të reja. Ata kane deklaruar se mund te ftojne 15-20 perqind ne zgjedhje te ardhshme, por po vazhduan keshtu do te rrisi vetem numrin e kundershtareve. pushtetin bashkë me klanin e tij. Tragjedia politike e kujdestarëve të shkollës “V.I. Lenin” të cilët kanë përgatitur Nanon,është se ata e ushqejnë atë me platformën politike të revolucionit proletar të hartuar nga K.Marksi, nëpërmjet 12 pikave që përfundon me kryengritjen e armatosur. Moderimi i Nanos ka shkuar deri Shqipërisë ,në vend që të shfrytëzohet për kerkesa kembengulëse për ndihma dhe investime për sidomos per “shtresat e paprivilegjuara” te beje thirrje per bojkottimin e Shqiperise dhe mosintegrimin perfundimtar te saj per te gjitha pyetjet kanë deklaruar se mund të ftojnë 15-20 perqind në zgjedhje të e kundershtareve.

PROKURORIA E ROMES KERKON HETIME SUPLEMENTARE PER DEPUTETET GRAMOZ PASHKO DHE SABIT BROKAJ

Burime te mireinformuara i konfirmuan korrespondentit tone se Prokuroria e Romes kerkon hetime suplementare per deputetet Gramoz Pashko dhe Sabit Brokaj si te implikuar ne skandalin e korrupsionit nderqeveritar shqiptaro-italian. Tani per tani te dyve u ka dale emri. Mund te jete fillimi i nje procesi te madh te humbjeve nga ndihmat ne kurriz te nje populli te uritur e te vuajtur. Ka mundesi qe eshte implikimi i ketyre te dyve faktori qe i ben ata te jene ne mbrojtje fanatike te Nanos. Te shohim ç’do te nxjerrin hetimet.

KORI I FANTAZMAVE TE VJETRA E TE REJA ENVERIANE NE UNISON KUNDER DEMOKRACISE

Dje krahu enverist i social-demokratëve shqiptarë, në krye të gazetës “Alternativa SD” shpall me përdredhje si të ndershëm dhe të persekutuar ata që para disa kohe po kjo gazete i cilesonte si fashiste. Në këtë shkrim per Kalakulen gjene vend “opinione pozitive si njeri i ndershem dhe vertetesish i persekutuar.” Xhonglerizma te tilla politike behen me qellim te vetem forcimin e radhëve te enveristeve, per te goditur Partine Demokratike. Kuptohet se kujt mund t’u sherbejne objektiva te tilla. Eshte koha qe social-demokratet e ndershem e te vertete te ndahen nga hienat enveriste, ti largojne ata nga gjiri i tyre, te mbrojne deri ne fund idealet e social-demokracise evropiane. Le te bashkohen enveristet me kalkulat e baletat. Ata thelle ne shpirtin e tyre kane Enverin, psikologjine totalitare e krimet qe kane kryer ne diktature. Se sa i ndershem mund te cilësohet nje qe ka mohuar vellane, kete mund ta konceptoje vetem ata qe amoralën mund ta marrin per morale. Sa poshte kane rene kaq fatkeqinj. Keta elemente qe dje mbushin faqet kunder Baletes sot e mbrojne duke treguar se nuk kane asnje parim, mjafton t’i sherbejne enverizmit. Ky shkrim botuar ne “Alternativa” tregon se social-demokratet perbehen nga grryma te papajtueshme ose te pajtueshme aq sa mund ta pajtohet enverizmi kriminal me fashizmin me idealet e verteta socialiste. Nuk duam te leme asnje social-demokrat te vertete apo personalitete te kesaj partie qe u permbahen parimeve te social-demokracise. Sidoqofte, eshte ne nderin e tyre qe te partise se tyre qe t’i “thone stop” enverizmit dhe te vendosin nje linje te qarte ndarese me dhe bartez te tij. Kështu do te fitoje me shume vete PSD dhe ne pergjithesi demokracia shqiptare kunder se ciles çirret kori i fantazmave te vjetra e te reja enveriane.

1 MILION DOLLARE PER MODERNIZIMIN E KUVENDIT POPULLOR

Projekte dhe ndihma nga Kongresi Amerikan dhe Bundestagu Gjerman -Sipas bisedes me kryetarin e Komisionit Parlamentar per Kulturen dhe Mjetet e Informimit Publik, zotin Uran Butka- Kuvendi Popullor eshte ai institucion i shtetit shqiptar, ku perveç 140 deputeteve, punon edhe nje administrate prej rreth 85 vetesh. Vlen te theksohet se pjesa dermuese e saj (37 vete) perbehet prej shoferove te kryesise dhe deputeteve. Kurse stafi i punëve cilesore e profesionale, qe kane te bejne drejtperdrejt me aktivitetin kryesor, ate juridiko-ligjor te Kuvendit, eshte relativisht i vogel: vetem prej pese keshilltaresh juridike dhe ekonomike. Por ç’po behet aktualisht per rritjen e efektivitetit dhe cilesise se punes se Kuvendit Popullor? Duke biseduar me Kryetarin e Komisionit Parlamentar per Kulturen dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetin Uran Butka, mesuam se Kuvendi Popullor eshte ndihmuar nga BUNDESTAGU Gjerman me mjete teknike si fotokopje, makina shkrimi dhe pritet te instalohet nje paisje sistem-konference per sallen e seminareve te Kuvendit Popullor. Po ashtu, Bundestagu ka ndihmuar edhe me asistence teknike per stafin e Kuvendit Popullor qe ka konsistuar ne shkembimin e vizitave te ndersjellta mes tyre. Kjo ndihme llogaritet ne nje vlere rreth 40 mije dollare. Nje projekt tjeter ndihme eshte ai i Kongresit Amerikan qe menaxhohet prej Fondacionit “FROST TASK FORCE” ne kuadrin e ndihmes per parlamentaret e vendeve te ish-bllokut komunist. Projekti ne fjale synon: 1. Pasurimin e Bibliotekes. Biblioteka e Kongresit Amerikan eshte me e madhja ne bote e llojit te (Vijon ne faqen 2)

PROKURORIA E ROMES KERKON HETIME SUPLEMENTARE PER DEPUTETET

DEKRET PER LIRIM DHE EMERIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 28, pika 7, të ligjit nr. 7491, date 29.4.1991. “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim te Kryetarit te Keshillit te Ministrave DEKRETOJ: Neni 1 Zoti Tritan Shehu lirohet nga detyra e Ministrit te Shendetesise dhe i Mbrojtjes se Mjedisit, megjithese eshte ngarkuar me nje detyre tjeter. Neni 2 Zoti Maksim Cikuli emerohet Minister i Shendetesise dhe i Mbrojtjes se Mjedisit. Neni 3 Ky dekret hyn ne fuqi menjehere. Tirane, me 14.1.1994 Numri i dekretit 755 Presidenti i Republikes SALI BERISHA