SHQIPËRIA ËSHTË E ANGAZHUAR SERIOZISHT NË RESPEKTIMIN E EMBARGOS
Nga fjala e z. Eduard Selami në Asamblenë e Këshillit të Europës, në Strasburg
Gjate punimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, ne diskutimin ne seance plenare rreth efekteve te embargos mbi vendet fqinje me Serbine dhe Malin e Zi, e mori fjalen dhe Kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar z.Eduard Selami. Midis te tjerash, z. Selami vuri ne dukje humbjet e ekonomise shqiptare te shkaktuara nga sanksionet mbi ish - Jugosllavine, qe llogariten rreth 400 milion USD, 100 milion prej tyre si humbje direkte dhe pjesa tjeter indirekte. Efekti i embargos ndihet me shume ne zonat kufitare, vijoi Selami. Pasojat jane mbylljet e minierave te kromit, te bakrit, humbja e tregut dhe bllokimi i eksportit te energjise elektrike, linja e vetme hekurudhore qe lidh Shqiperine me Evropen, duke krijuar veshtiresi te medha ne transportin e mallrave. Ne keto kushte, z.Selami kerkoi qe Komuniteti Nderkombetar dhe Komuniteti Evropian te ndihmojne Shqiperine, per te kompensuar humbjet e shkaktuara nga embargoja.
Z. Selami sugjeroi qe kompensimi te perfshije asistencen materiale per popullsine e prekur me shume nga efektet negative te embargos, si dhe krijimin e lehtesive per sherbimin doganor dhe per transportin.
Megjithese, Shqiperia po vuan pasojat ekonomike te embargos, vijoi
Z. Selami, ajo eshte angazhuar seriozisht ne respektimin e saj. Ne kemi kunder heqjes se embargos ndaj Serbise dhe Malit te Zi, sa kohe qe ne ish Jugosllavi nuk shihen ndonje zgjidhje paqesore. Heqja e embargos, theksoi Kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar z.Eduard Selami, do te ishte lehtesim i agresorit serb dhe nje mundesi me shume per mos zgjidhjen e konfliktit ne Bosnje dhe shtrirjen e tij ne Kosove e me gjere. Nese Komuniteti Nderkombetar, vijoi Selami, do te realizonte te parandalojë shtrirjen e metejshme te ketij konflikti, dhe te perfitoje nga gabimet e bera ne Bosnje, duhet qe heqjen e embargos ta lidhë me zgjidhjen e drejte te tij.
SHQIPËRIA OFRON PJESËMARRJEN AKTIVE NË “PARTNERITETET PËR PAQE”
-Deklarate e Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise -
Kohet e fundit opinioni publik shqiptar, krahas atij nderkombetar, eshte njohur me nismen e re te Qeverise se SHBA dhe personalisht te Presidentit Klinton te “Partneritetit per paqe”.Duke e pare kete nisme ne kontekstin e rrethanave te sotme ne bote Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise e vlereson ate si hap me rendesi qe i kontribuon zhvillimeve te sotme demokratike, sidomos ne vendet e ish bllokut komunist, i kontribuon paqes e stabilitetit ne Evrope e me gjere, ndaj e pershendet ate pa rezerva.
Duke mbeshtetur kete nisme , njekohesisht shprehim gatishmerine per te qene partnere aktive te saj , me bindjen se vendi yne i ka keto mundesi dhe do t’i permbushe me korrektese kushtet e nevojshme te partneritetit.
Me vendosjen e demokracise, Shqiperia permes qeverise se saj, ka kerkuar anetaresimin e plote ne Paktin e NATO-s , pasi e vleresojme kete jo vetem deshire e nevoje tonen , por edhe hap ne interes te paqes e te stabilitetit ne rajonin e trazuar te Ballkanit.Kemi besim se konsensusi i “Partneritetit per paqe” ( nuk na largon) , por na afron me tej me organizmat e NATO-s dhe pergatit anetaresimin tone ne kete Pakt.Shqiperia jo vetem eshte e gatshme , por do te beje edhe ne te ardhmen nje politike aktive me te gjitha vendet anetare te NATO-s , ne sherbim te modernizimit te ushtrise e forcimit te mbrojtjes se saj, dhe me gjere ne sherbim te thellimit te reformave ekonomike dhe konsolidimin e demokracise.Duke njohur detyrimet e saj ndaj ketij partneriteti, Shqiperia do te reshtet gjithmone ne parimet e demokracise , te respektimit total te lirive dhe te drejtave te njeriut, te respektimit te shtetit ligjor.
Me besimin se aderimi ne kete nisme do ta ndihmoje gjithanshmerisht vendin, ne ofrojme pjesemarrjen tone aktive ne “Partneritetin per paqe”, duke i uruar atij suksese e mbare si.
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tirane , me 26.1. 1994.
KRYEMINISTRI MEKSI PRITI DELEGACIONIN E KOMISIONIT MONITORIZUES TË KOMUNITETIT EVROPIAN
Kryeministri Aleksander Meksi priti ne nje takim te veçante delegacionin e Komisionit monitorues te Komunitetit Evropian te kryesuar nga kryetari i ketij komisioni, zoti Kostandin Jercostopulos.
Zoti Meksi theksoi rendesine e misionit te KE, si nje mision i paqes dhe faktor stabiliteti ne kushtet e situates se luftes qe ekziston ne ish-Jugosllavi. Ai shprehu mbeshtetjen e qeverise demokratike per krijimin e te gjitha kushteve per funksionimin e misionit. Kryeministri Meksi i shprehu edhe njehere zyrtarit te larte te komisionit evropian perk rjet e shtetit shqiptar per t’i sherbyer paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone.
Zoti Jercostopulos duke folur per angazhimin e misionit te KE per te garantuar paqen ne rajon, nenvizoi ndihmen e autoriteteve shqiptare per kryerjen me sukses te detyres se misionit. “Eshte nje rast unik-tha zoti Jercostopulos-bashkepunimi i plote dhe efikas i anetareve te misionit tone dhe autoriteteve shqiptare. Ruajtja e kufijve dhe stabilitetit ne rajon jane objektivat e misionit tone”.
ATSH
ZOTI PJETER ARBNORI PRITI DELEGACIONIN GJERMAN TE KRYESUAR NGA ZOTI ERNST HINSKEN
Delegacioni gjerman, i kryesuar nga z.Ernst Hinsken, deputet ne Bundestagun gjerman u prit nga kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, z.Pjeter Arbnori. Ne atmosferen e ngrohte e te perzemert te takimit u shprehen ndjenjat e miqesise qe ekzistojne mes dy popujve e dy parlamenteve tona. Anetaret e delegacionit gjerman jane personalitete ne fushat e ekonomise e te tregtise folen per gatishmerine e Gjermanise per te ndihmuar Shqiperin, qe ajo te ece e sigurt ne rrugen e demokracise e te prosperitetit. Per kete qellim eshte krijuar edhe Shoqata e bashkepunimit ekonomik gjermano-shqiptare, drejtuesit e te ciles jane anetare te ketij delegacioni. ATSH
NENSHKRUHET PROGRAMI I BASHKEPUNIMIT MIDIS MINISTRIVE TE MBROJTJES SE SHQIPERISE DHE BULLGARISE PER VITIN 1994
Keto dite ndodhet per nje vizite zyrtare ne vendin tone nje delegacion i Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te pergjithshem te ushtrise bullgare.
Pritje te veçante u rezervoi ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, zevendes shefi te Shtabit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant Zaharin Atanasov Iliev dhe shefi te Bllokut Ekonomiko-Ushtarak te Ministrise se Mbrojtjes se Bullgarise, gjeneral major Kiril Jordanov Mazner.
ATSH
MARREVESHJE DANIMARKE-SHQIPERISE
Me 25 janar 1994, ne Kopenhage u nenshkrua marreveshja per Transportin Nderkombetar te Udhetareve dhe Mallrave, ndermjet Mbreterise se Danimarkes dhe Republikes se Shqiperise.
Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga ministri i Transportit dhe i Komunikacioneve, Fatos Bitincka, ndersa per palen daneze nga i Plotfuqishmi i Qeverise dhe Sekretari i Shtetit per Transportin, Ole Zaki.
Ne ceremonine e nenshkrimit mori pjese edhe ambasadori i jashtzakonshem e fuqiplote i Republikes se Shqiperise, i akredituar ne Stokholm, Bardhyl Kokalari.
NE DEGEN E PD TE SHKODRES U BENE 150 PRANIME TE REJA
Vazhdojne anetaresimet e reja ne PD
Ne degen e PD te rrethit te Shkodres po vazhdojne pranime te reja ne PD.
Per periudhen pas Kuvendit te Dyte te PD, jane pranuar 150 vete ne radhet e PDSH. Kjo flet se pari per mbeshtetjen e popullit shqiptar, ndaj programit te PD dhe se dyti per besimin qe po krijojne çdo dite e me teper njerezit tek PD dhe ne kete periudhe te kryerjes se reformes se veshtire e komplekse.
KORRESP I “RD”
TATIMI MBI PASURINE - BALANCIMI I BARRES TATIMORE
Eshte parashikuar per vitin 1994
Do te ke zgjerim te objekteve qe do t’i nenshtrohen zbatimit te sistemit fiskal.
Tokat bujqesore, bagetite e gjalla, ndertesat dhe objektet e paena jane parashikuar nga nje projektligj qe sapo i kalua nga qeveria, qe per vitin 1994 te jene burime kontributi ne favor te buxhetit te shtetit. Jane transformime qe kane ndodhur ne fushen e pronësise apo qe imponojne shtrirjen e kontributit fiskal edhe ne 2/3 e popullsise. Kjo perkon me fundin e afatit te premtimit te PD per moszbatim te taksave te tatimeve direkte per vitet e para ndaj fshataresise, politike qe ka ndihmuar zhvillimin e shpejte te bujqesise, por qe gjithashtu ka cuar ne faktin qe barra tatimore te rendojë mbi shtresat qytetare, pikesisht, gjujnesi i balances ne kontributet e popullsise qytetare dhe fshatare kjo eshte logjika argumentuese e projektligjit te tatimit mbi pasurine.
Koncepti baze ne vendosjen e tatimit qendron ne faktin qe tokat kane pjellori te ndryshme e per pasoje edhe te ardhurat qe vijne nga to, jane te ndryshme. Nisur nga ky koncept tokat e kategorise se ulet do te taksohen me masen 0.6 leke per m2, te lartat me 0.6 leke per m2. Ndertesa ose klasave se 9-te dhe 10 do te taksohen me masen 0.1 leke per m2. Tatimi mbi tokat bujqesore eshte nje mase qe do te ndikojë ne pasurine e tokes pasi vete ky tatim aplikohet mbi token e punuar dhe jo mbi prodhimin e realizuar. Jo vetem kaq,
Masa e tatimit per tokat e papunuara eshte parashikuar 10 here me e larte. Dhe per te nxitur pagimin vullnetar te fshatareve, figuron si lehtesi e parashikuar, zbritja nga 5 per qind e tatimit ne rast se kjo paguhet kryerjen e afatit e percaktuar. Ajo qe vlen per t’u theksuar eshte fakti se te ardhurat e perfituara nga kjo mase do te jene si destinim shperndarje buxhetin e pushtetit qendror dhe buxhetin e pushtetit lokal ne perpjestimin 40% dhe 60%, gje qe per pushtetin lokal do te thote mundesi dhe fonde te mjaftueshme per financimin e shpenzimeve te tyre. 2.8 miliard leke-ky eshte kontributi i parashikuar i takses bujqesore. Por jo vetem toka bujqesore do t’i nenshtrohet tatimit. Siç e thamë dhe me lart edhe bagetite e gjalla, qe i kushtojne 3.2 milion krere bageti dhe imta, 170 mije krere gjedhe, si dhe kushte... [?] shpendet me rritje te shpejte, 900 milion leke.
Mbi mase tatimi i varfueshem do te aplikohet edhe per ndertesat. Kriteri qe do te percaktoje masen e tatimit do te jete lloji i apartamentit. Konkretisht, per nje garsonier do te paguhet nje tatim 50 leke ne vit. Ndersa per apartamentet me 4 dhoma e guzhine, kjo mase tatimi do te jete 1100 leke. Diku me shume do te paguhet per ndertesa te cilat do te perdoren per qellime tregtare. Saktesisht 100 leke per m2 te siperfaqes se jashtme te nderteses.
Projektligji ka parashikuar ngarkimin ne nje tatim simbolik edhe te pronareve te trojeve vendas apo te huaj qofshin ato, ne masen 2% te vleres se trojeve. Ngarkesa tatimore ne kete lloj eshte e tille:
Per qytetin e Tiranes 8 leke per m2 banore mbi 4 leke per m2.
Per qytetet me popullsi mbi 30 mije nga 10 mije deri ne 30 mije banore 2 leke per m2.
Per qytetet me popullsi nen 10 mije banore 1 leke per m2.
Per trojet afer rrugeve kryesore me trafik te larte vlerat siper pikave 1.2.3.4 shumzohen me 2.
Per trojet qe ndodhen ne zonat turistike sipas kategorive te tyre 4 deri ne 16 leke per m2.
Eshte qe nga tatimi mbi pasurine do te kete ndikimin e tij ne zvogelimin e deficitit te shtetit duke cuar ne kete menyre ne permiresimin e funksioneve qe atij i takojne per t’u kryer.
SHPETIM LUKU
NGA KUVENDI POPULLOR
-Deklarate ne mbeshtetje te nismes “Partneritetit per paqe” -Vitore Tusha - anetare e re e Gjykates se Kasacionit - - Deputeti i listes se PD, Adem Sula ne vend te deputetit Gezim Agastra- -Maiko dhe Baleta repliko jne me “RD”-ne - -Miratohet Projektligji per disa ndryshime ne Dekretin “Per Çekun”- Dje paradite Kuvendi Popullor filloi punimet ne Seance Plenare. Kryetari i Kryesise, zoti Pjeter Arbnori u paraqiti ne fillim deputeteve propozimin per te futur ne rendin e dites kater dekrete te Presidentit te Republikes, midis te cilave Dekretin “Per kompetencat per caktimin e pagave te punes “, si dhe ate “Per perjashtimin nga taksat doganore te mallrave te importuara ne kuadrin e projekteve me kredí ne kushte lehtesuese “Propozimi me fjale u miratua. Pastaj deputeti Petrika Minga lexoi deklaraten e Kuvendit Popullor per mbeshtetjen e nismes “Partneritet per Paqe”. Deklarata u miratua unanimisht nga deputetet. Me tej, sipas propozimit te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit Zef Brozi, deputetet miratuan anetare te kesaj gjykate zonjen Vitore Tusha.Me pas , nenkryetari i Komisionit te Mandateve dhe imunitetit deputeti, Bahri Bregu, paraqiti per miratim sipas rregullores, kandidaturen e zotit Ali Adem Sula, per deputet te grupit parlamentar te Partise Demokratike ne vend te deputetit Gezim Agastra, i cili eshte ngarkuar me nje detyre tjeter qe nuk pajtohet me ate te deputetit. Ne fund te kesaj seance , sipas kerkeses se bere qysh me pare , e moren fjalen deputetet Pandeli Majko dhe Abdi Baleta, te cilet shprehen kundershtimet e tyre ne lidhje me dy shkrime , botuar kohe me pare ne gazeten “RD”, Seanca plenare e mbasdite vazhdoi punimet me diskutimin dhe miratimin e projektligjit “Per disa ndryshime ne Dekretin Nr.3702, dt. 8.7.1963 “Per çekun”, ndryshime ne fushen e sistemit bankar shqiptar. Korresp. i “RD”-se
NENSHKRUHET PROGRAMI I
MARREVESHJE DANIMARKE-
Vazhdone anetaresimet e reja ne PD
THIRRJE E LIDHJES SE GAZETAREVE TE SHQIPERISE
Lidhja e Gazetareve te Shqiperise, qe perfshin ne gjirin e vet pjesen dermuese te gazetareve te mbare vendit, ndjen si pergjegjesi te sajen t’u drejtohet te gjitha gazetave, per me shume realizem, objektivitet dhe qe te jesi, per kontributin ne informacionin dhe publicistiken e sotme.
Duke qene te mendimit se Shqiperia hyri ne rrugen e pluralizmit pas nje diktature te pashoqe ndaj individit dhe fjales, e shohim si te natyrshem dhe te pazmangshem nje vershim deri ne tepri te lirise se fjales se lire.
Lidhja e Gazetareve te Shqiperise, si njejsi profesionale, e ka pasur dhe e ka synim te sajin, qe ne tere bashkesine e vet te kontribuoje sa me ndershmerisht ne progresin ne te cilin Shqiperia sapo ka hyre. Duke synuar te jete e pavarur politikisht, ajo nuk pretendon te mbetet jashte politikave te dites dhe te momentit demokratik e kombetar te vendit. E kunderta do te ishte dicka absurde. Ajo bashkon ne teresine e saj gazetaret e te gjitha spektrit politik te vendit dhe kjo nuk e pengon ate si lidhje qe te funksionoje dhe te behet me e pergjegjshme per misionin e saj.
Me qene se pluralizmi ne natyre te tij ka respektimin e shumsecilit, kjo e ben te mundur bashkejetesen e pozites me opoziten, le shfaqura keto ne plan gazetash, bordesh drejtuese dhe partish politike, ku jane te punesuar gazetaret dhe bashkepunetoret e korrespondentet e shtypit pluralist.
Por pluralizmi demokratik i kultivuar dhe i shfaqur per organet e ndryshme te shtypit dhe masmedias, do ta lodhte dhe komprometonte veten te lexuesi dhe brenda vete nuk do te respektonte sa me shume te verteten e plote, realitetin e trasheguar dhe ate qe synohet, aspiraten e shpallur te ketij populli per nje shoqeri gjithnje e me shume demokratike. Edhe duke qene gazetare te gazetave politike te partive, gazetaret duhet dhe eshte mundesia per te qene me te pergjegjshem per ate qe hedhin ne tregun e perditshem te fjales dhe te informacionit.
Nuk ka si harrohet fakti se lexuesi nuk eshte vetem ai i partive perkatesese, nuk ka si neglizhohet fakti se demokracia vjen dhe konsolidohet vetem e vetem nga informacione te verteta. Te dizinformosh, te krijosh opinion joreal, apo me keq akoma, te fysh individin e shoqerine, nuk sjell per nje fenomen apo nje ngjarje, nuk ka asnje te perbashket me te qenin apo te vepruari si opozite, apo si gazete e pavarur. Destruktiviteti i ndonje llojde partive, apo egersiviteti i nje grupi te caktuar njerezish, te zhytur deri ne verbimin e tutjen per pushtet dhe per fitime paligjshme, nuk ka perse percjell te lexuesit dashur pa dashur me paneat e gazetareve.
Jo rralle ndodh qe gazetare te veçante behen marioneta politike ne duart e politikanave, fati i te cileve duket se nuk eshte i njejte me shqetesimet dhe fatin e ketij populli. Aq me shume kur ne ndonje rast eshte i veshtire te behet identifikimi kombetar i gazetes! Ndodh jo rralle qe gazetaret te behen pazarmore e te akuzuar per korrupsion dhe kjo hedh mjegull e dyshim per vete dinjitetin e gazetareve. harron se misioni i gazetareve eshte qe ata te mbeten si figura shoqerore dhe morale, pse jo edhe me te pastra se te politikaneve te dites, me tejet, me te besueshem, me njerezore per opinionin e gjere te lexuesve si qytetare te vendit.
A gabon gazetari? A ka kohe ai per verifikimin e çdo informacioni? A duhet te behet ai i pergjegjshem per ate qe shkruan dhe hedh per konsum publik?
Pikerisht ky eshte mesimi qe duhet paguar per te mbetur si gazetar i vertete, i ndershem dhe i respektuar.
Te perpiqemi te ushqejme te gjithe ne kete rruge!
KRYESIA E LIDHJES SE GAZETAREVE TE SHQIPERISE