28/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 janar 1994

NJE HAP ME TEJ PER PRANIMIN E SHQIPERISE NE KESHILLIN EVROPIAN

-Caktohen reporteret qe do te vijne ne Shqiperi- Dje paradite, Komisioni per Marredheniet me Vendet jo-Antare, Komisioni per Çeshtjet Ligjore e te Drejtat e Njeriut, si dhe Komisioni per Çeshtjet Politike vendosen qe dergojne Reporteret te cilet do te hartojne raportin per pranimin e Shqiperise si Antare me te Drejta te Plota ne Keshillin e Evropes. Ne perputhje me proceduren e pranimit te vendeve jo-Antare dergimi i reportereve behet pas paraqitjes se raportit te pergatitur nga Juristet e emeruar nga Keshilli i Europes, ne komisionet e lartpermendura, raport i cili eshte pranuar nga keto komisione. Ky raport u pergatit vitin e kaluar nga zoterinjte Makarcik e Lukaidhis, dhe bazohet mbi reformen kushtetuese e ligjore, dhe mbi funksionimin e institucioneve demokratike e zbatimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Komisioni per Marredheniet me vendet jo-Antare i dha nje vleresim pozitiv raportit te pergatitur, duke i hapur keshtu perfundimisht rrugen reportereve per te ardhur ne Shqiperi gjate muajit mars ose ne fillim te prillit. Reporteret jane: 1- PHUL (Gjermani) Komisioni per çeshtjet Politike. 2- Kolumberg (Zvicer) Komisioni per Çeshtjet Ligjore dhe te Drejtat e Njeriut. 3- Kalcermans (Belgjike) Komisioni per çeshtjet Politike. Vendosja per dergimin e Reportereve shenon nje hap te madh per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes. Departamenti i shtypit dhe Informacionit te PDSH (Marre me faks nga delegacioni yne ne Strasburg)

“KONSTATOVA SHKELJE TE SHUMTA”

-Interviste e hetueses Evelina Canale dhene BBC- Pyetje: A ishte i efektshem ky udhetim per misionin e saj? Pergjigje: Udhetimi ishte vecanerisht i dobishem, pasi autoritetet shqiptare me afruan bashkepunim te me tadh, me krijuan mundesine te degjoj shume funksionare, qeveritare e autoritete politike, si p.sh. ish-ministra. Pyetje:A zbulat ndonje gje qe mund t’ju vleje per hetimet tuaja? Pergjigje:Arrita te vertetoj se zgjedhja e “Levante Companise” per levizjen e ndihmave, u diktuan nga ambiente qeveritare shqiptare dhe vecanerisht nga Ramiz Alia. Pyetje: Konkretisht, cilin dejguat si deshmitar ne Shqiperi? Pergjigje: Nuk mund te them se ke kam degjuar, mundem vetem te perseris se degjova funksionare te larte qeveritare, e autoritete politike te asaj epoke qe i njihnin mire faktet. Pyetje:Juve ju rezulton se “Levante Compani” ka bere levizme te rregullta apo se ka patur edhe shkelje ne keto levizme? Pergjigje: Konstatova shkelje te shumta, vecanerisht persa i perket levizjeve te ilaçeve, ilaçe qe nuk ishin kerkuar nga pala shqiptare dhe te panevojshme ne ate çast per shqiptaret. Gjithashtu edhe persa u perket mallrave ushqimore, jane levruar mallra qe nuk jane te nevojshme. Pyetje:Per te realizuar nje shkelje te tille duhet qe te jene dy partnere. Kush i ka perkarhur keto shkelje nga pala italiane? Pergjigje: Hetimi qe une po zhvilloj ka te pandehur, zevendesministria, drejtorin e pergjithshem te Ministrise se Jashtme si dhe funksionare te larte te drejtorise se pergjithshme per bashkepunimin me Ministrine e Jashtme. Pyetje:Siç e dini, lideri i PS, Fatos Nano, ndodhet prej 5 muajsh ne burg per kete çeshtje. Juve rezultoni ndonje implikim? Pergjigje:Nuk mundem t’ju jap nje pergjigje specifike per kete pike. Pyetje:Pas pak kohesh, do te zhvillohet procesi i Nanos, ç’mendoni, a mund t’i rezistoje akuza e nje trupi gjykues te paanshem? Pergjigje: Persa u perket autoriteteve shqiptare, ato nuk jane nen proces ne Itali, por ne Shqiperi. Pergjigjen ua japin autoritetet shqiptare. Pyetje:Po ju vete nuk kishit asnje mendim? Pergjigje:Jo, nuk mundem absolutisht te bej nje parashikim. Sigurisht, besoj se do te kete elemente akuzues. Fjala eshte per persona qe ndodhen nen arrest per nje kohe te gjate, ndaj dhe mendoj se elementet akuzues ekzistojne. Pyetje: Cila eshte e ardhmja e ketij hetimi? Pergjigje: Hetimi tashme eshte ne çastet e tij perfundimtare dhe ndoshta ne qershor mund te debatohet. Pyetje:Parashikoni se do te kete nje proces gjyqesor? Pergjigje:Mendoj se per disa persona do te kete proces gjyqesor. Pyetje: Edhe per “levante Compani”? Pergjigje: Epo eshte subjekt me me shume interes.

AKUZA NDAJ FATOS NANOS NUK ESHTE PER FAJE POLITIKE

Heqja e imunitetit eshte kerkese ligjore Pergjigje e z.Pjeter Arbnori per grupin e deputeteve te PDNJ-se, deputeteve Paskal Milo, Gjergji Rakaj, Teodor Keko, Perikli Teta e Gramoz Pashko. Zoterinj deputete, Letren tuaj e mora dhe e lexova kane qene ato ne rastet e zoterinjve deputet Azem Hajdari dhe Ilir Meta Por nese deputeti ... PJETER ARBNORI Kryetar i Kryesise se Kuvendit Popullor

“DISIDENTET” DHE I”PERSEKUTUARI” S.BROKA

Disidentet e pi...lafjit Kohet e fundit “disidentet” dhe te”persekutuarit” po dalin kudo. Eshte e vertete per t’u admiruar guximi dhe paturpesia e tyre. E kam fjalen per ata disidente qe PP i “persekutuan” duke i çuar nga sekretar partie ne Mars ne sekretar partie ne Hene per ata qe i “persekutonin” duke mos i lejuar te parakalonin per 1 Maj apo per ata qe i çonin ambasadore ne vende te dores se dyte me gjithe meritat qe kishin. Eshte e vertete per te luajtur mendsh per keto çenje guxojne edhe ti shkruajne e t’ej bejne publike gjera te tilla. Speçia e fundit e ketij lloji eshte “disidenti i persekutuar, antikomunisti i terbuar” S.Broka. Une e kuptoj qe shume njerez do te shkulen gazit nga nje pohim i tille, por ... -Vargut te”disidenteve” brenda PP iu shtua edhe S.Broka me intervisten e tij te “KJ”.- A.Kasrati i thashe mos e shkruaj. Kryetari i Shoqates e min vesh ne Rome ne çastin e dorezimit te statutit...Doktor ti nuk e kish nxjerre sekretin”. Te jeni te bindur qe ky nuk eshte humor, S.Broka keta deshmi te”disidences” se tij i ka dhene seriozisht. Pra ne ’89 nga statuti qe i dergohej nje Organizate Botereore,S.Broka”merr guximin” dhe ne sekret te plote heq nenin per marksizem-leninizmin. A nuk eshte A ka persekutim me te rende se ky? Ta lesh S.Broken per 7 vjet pa e aktivizuar ne institucion qendrore ne kryeqytet. E ç’jane ata qe kane bere nga 30 vjet burg perpara Brokes, po ata qe u kane pushkatuar familjet?! Fatkeqesia eshte qe Broken po e”persekutojne” dhe tani per arsye politike. Keshtu “RD” e quan enverist, por e keqja eshte se njoiten gjë edhe ndoshta me akte e tij ne Kryesine e PS.(Nga theshteme gazetaresh ka dale sikur dikur Broka ka qene edhe ne rolin e sozise se E.Hoxhes) Perveç kësaj “RD” i ka kerkuar llogari S.Brokes dhe per ndihmat franceze (ne ilace) “te zhdukura” (si 9 milionet e Nanos) si dhe mbi 1 milion ndihma ilaçe ... ilace qe nuk erdhen kurre nga Italia. Te dy keto raste kane ndodhur kur S.Broka ishte Minister i Shendetesise. Broka thote tek “KJ” se “RD” shpif kunder tij per qellime politike(justifikim i njohur ky),por nuk pergjigjet aspak per keto fakte, bile kercenon se do ta hedhe ne gjyq “RD” per shpifje. Athere le te pergjigjet:A eshte e vertete qe nga ndihmat franceze “zhdukur” dhjetera tone ilace gje qe e ka zbuluar kontrolli i shtetit?A eshte e vertete qe nga ndihmat italiane nuk kane ardhur mbi 1 milion dollare ilace? Pergjithshtroi po te deshirosh shoku Broka. Keto qene bemat e para te intervistes qe zinte nje faqe gazete tek “KJ”. Pjesa e dyte qe ze po nje faqe gazete fillon me pyetjen e gazetarit te antikomunistes “KJ”: “Ju njiheni si kondensator i regjimit”. Se si vazhdon me poshte nuk ka nevoje per komente, mbetet vetem qe Broka kete interviste ta perdore per te marre deshmi e persekutimit. EDI PALOKA dyte me gjithe mental qe kishin. Eshte e vertete per te luajtur mendsh por keto qenie guxojne edhe t’i shkruajne e t’i bejne publike gjera te tilla. Specia i terb uar” S.Broka. Une e kuptoj qe shume njerez do te shkruajne gazet nga nje pohim i tille, por fakti eshte qe “antikomunisti” S.Broka keto deklarata i ka bere ne intervisten qe i ka dhene gazetes “antikomuniste”, “KJ”. Po le te shohim se ku del qarte disidenca e S.Brokes. Qe ne pyetjen e pare gazetari i “antikomunistes” “KJ” thote: “Inteligjenca gjithe ka bere perpjekje per pavaresi. Me sa dime edhe ju nuk keni qene jashte ketyre perpjekjeve. Apo jo?” Pra gazetari e dinte qe Broka ka qene disident i vjeter dhe nuk kuptohet sepse e pyet. Pergjigja e disidentit S.Broka eshte: “...mbetet e para Shoqata Mjekesore Shqiptare e krijuar me 1989, e cila ne statusin e vet te depozituar ne Organet Botetore te Shendetesise nuk e ka shenuar nenin mbi mbeshtetjen ne teorine marksiste-leniniste”. Gazetari i manitur nga nje guxim i tille pyet: “Si ka mundesi?” Dhe ja pergjigja qe e nxjerr Broken disidentin e pare kunder regjimi (me 1989): “Statuti ne shqip... natyrisht qe kete nen e ka, por kur e shtypem ne anglisht me doktor e dorezimit te statut... Doktor u ky nuk eshte humor, S.Broka keto deshmi te “disidences” statusi qe i dergohej nje Organizate Botetore, S.Broka “merr A nuk eshte kjo disidence e kulluar? Vertete kur u diskutua ne shoqate statuti,S.Broka nuk e hapi goje te kerc onte nje nen i tille qe sharak te mos vihej duke patur parasysh dhe qe do t’i dergohej nje Organizate Botetore, por sidoqofte nga kopja ne anglisht e hoqi. A nuk eshte Broka disident i pare? Jo vetem kaq, por ndonjerhen pas kesaj vepre heroike te Brokes filluan edhe ndryshimet e dhjetorit ’90. Te pakten kete nenkupton Broka kur menjehere mbasi tregon faktin e mesiperm shton: “Nderkohe idene e pluralizmit e zhvilluan ngjarjet e vitit 1990”. Pra Broka me vepren e tij u hapi rruge dhe ngjarjeve te dhjetorit ku “disidenti” tjeter F.Nano “kercenoi” pluralizmin politik (keshtu shkruante edhe ai ne intervisten e tij po tek “KJ”): “... nuk i kemi harruar ato qe kerk uam ne dhjetor”. Pra Broka nuk ishte vetem disident, ai ka qene edhe i “persekutuar”. “Une humba 7 vjet derisa u vura ne startin e nje aktiviteti klinik dhe shkencor ne institucionet e Tiranes”-thote Broka.

Zoterini deputete,

Letren tuaj e mora dhe e lexova me kujdes. Klima e mirekuptimit, respektit dhe tolerances midis subjekteve politike, mendoj se nuk duhet dhe nuk ka arsye te prishet kur akuzohet nje deputet i tyre per faje me motive jo politike. E kam shfaqur boterisht mendimin tim dhe po e perseris, se nuk kam deshiruar dhe nuk eshte ne vendin tone te kete sikur edhe nje te denuar politik. Nuk pajtohem me mendimin qe te quhen antiligjore veprimet e ndermarra ndaj deputeteve, per te kryer ndaj tyre hetime per akuzat qe u behen. Ju e dini me organet perkatese nuk mund te kryejne asnje veprim ndaj deputetit per le hetuar ndaj akuzave, pa u hequr me pare imuniteti. Pra, heqja e imunitetit nuk eshte qellim ne vetvete, por kerkese ligjore, ndryshe ndaj tyre nuk mund te veprohej asnjehere. Dhe te tilla dhe Ilir Meta qe ju i permendni. Mbasi u pane dhe u hetuan ceshtjet ndaj tyre nga organet e drejtesise, ata sot jane midis nesh, te nderuar si gjithe deputetet e tjere. Ndoshta do te ishte me mire qe ndershmeria e cdo personi ose pafajesia e tij ndaj akuzave te ngritura te vertetohej nga organet kompetente te hetimit se sa te mbrohej ai nga imuniteti, per te mos u lene rruge organeve per te kryer hetime. Ne kete veshtrim pajtohem me ate cka kane ne legjislacionin e tyre disa vende te botes se qyteteruar, qe nuk kane pranuar imunitetin. Ndaj deputetit Fatos Nano nuk ka akuza per faje politike. Atij ju hoq imuniteti, por Kuvendi Popullor ne marrjen e vendimit nuk mund te shprehej edhe per masen e sigurimit. Ai ne kohen e marrjes se vendimit dinte llojin e fajit dhe te denat e nevojshme per te formuar bindje se duheshim zhvilluar hetime, pra u konkludua se i duhej hapur rruge hetimit. Me heqjen e imunitetit, cdo veprim qe lidhet me hetimin ndermerret dhe vleresohet nga organet perkatese, ne vartesi dhe ne baze te provave dhe nevojave per nje hetim objektiv. Ne rast se hetimet e deritanishme kane vertetuar se masa e paraburgimit tani e mbrapa nuk justifikohet me, i akuzuari ose mbrojtjes i tij, sipas Kodit te Procedures Penale, kane te drejte te kerkojne nga gjykata ndryshimin e mases se sigurimit. Duke respektuar ndarjen e pushteteve, ne nuk mund t’ua imponojme nje gje te tille. Ne vesh qesaj, qenia e zotit Fatos Nano politikan, nuk i jep hetimit e gjykimit te tij karakter politik, sepse akuza ndaj tij nuk eshte per faje politike.

TATIMI MBI TE ARDHURAT SI DHE NDIHMA E PERKUIDESJA SHOQERORE NE FOKUS

Kronike nga Kuvendi Popullor TATIMI MBI TE ARDHURAT SI DHE NDIHMA E PERKUIDESJA SHOQERORE NE FOKUS -Masa e ndihmes ekonomike behet jo me e vogel se 50% dhe jo me e madhe se 100% e te ardhurave te familjes- -Te ardhurat deri ne 4 mije leke ne muaj perjashtohen nga tatimi- -Pensionistet perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale- Dje Kuvendi Popullor zhvilloi seancen e fundit plenare per kete jave. Duke qene se rreth projektligjit “Per ratifikimin e Marreveshjes se Kredise per Zhvillimin Rural te Zones Veriperendimore ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Fondit Nderkombetar per Zhvillimin e Bujqesise(IFAD)” pati disa paqartesi, ai u kthye perseri Qeverise. Mandje u miratua projektligji “Per ndryshimin e ligjit nr.7710 dt.18.5.1993 ‘Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore’” sipas te cilit masa e ndihmes ekonomike mujore eshte madhe se 100% e te ardhurave te familjes. Keshtu nje person perfitone familjes perjashtohet. Ky ndryshim hyn ne fuqi menjehere dhe i shtrin efektet prej 1 janarit 1994. Diskutime te shumta pati pastaj rreth projektligjit “Per nivelin e pagesave personale”. Ne fund ligji mbi te ardhurat personale u vendos te ruhej niveli i parashikuar prej Overqe ne kete projektligji. Pra, te ardhurat deri ne 4 mije leke ne muaj te perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale. Po ashtu, prej ketij tatimi perjashtohen edhe pensionistet. Masa e tatimit mbi te ardhurat do te jete si me poshte: 1. Per te ardhurat nga 4 mije deri 10 mije leke ne muaj shuma mbi 4 mije leke tatohet 10%. 2. Te ardhurat nga 10.001 deri 20.000 leke ne muaj tatohen 600 leke plus 15% e shumes mbi 10000 leke. 3. Te ardhurat 20.002 deri ne 30.000 leke ne muaj tatohen 2100 leke plus 20% e shumes mbi 20000 lek. 4. Te ardhurat 30.001 deri ne 40.000 leke ne muaj tatohen 4100 lek plus 25% e shumes mbi 30 mije leke. 5. Te ardhurat mbi 40 mije lek ne muaj tatohen 6600 plus 30% e shumes mbi 40 mije leke, kurse te ardhurat nga veprimtari krijuese, tatimi mbi te ardhurat do te jete ne masen 5% ndersa per llojet e tjera te te ardhurave ne masen 20%. Projektligji i miratuar parashikon si shkelje ligji fshehjen e te ardhurave dhe aplikon gjobe deri ne masen 5 fish te shumes se tatimit te fshehur. Me kaq kjo seance i mbylli punimet e Kuvendit, per ti rifilluar diten e hene mbasdite. P.S Ne seancen e mbasdites se pardjeshme Kuvendi Popullor, perveç projektligjit (Per nje ndryshim ne dekretin per çeqet) miratoi edhe projektligjet: Per miratimin e projektmarreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Sllovenise per mbrojtjen e ndersjellte, nxitjen dhe stimulimin e investimeve, si dhe “per ratifikimin e marreveshjes ndermjet qeverise Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Polonise lidhur me tatimet mbi te ardhurat dhe kapitalin”. KORRESP I “RD”-se

LLOGJIKA E NXEHTE TE ÇON NE RRUGE PA KRYE

Kembengulja e disa lidereve te PAD-it qe kane qene peronazhishe te zanafilles se ngjarjes se 14 janarit ne Shkoder, per t’i dhene asaj “ngjyra politike”, eshte pretendim me teper se nje absurd banal, te kujton thirrjen e hajdutit “kapeni hajdutin”. Ne gjykimin e gjërave qe ndodhin ne jeten tone te perditshme, perdoren dy rruge, sipas interesave. “Logjika e ftohte” qe shmang çdo subjektivizem dhe “llogjika e nxehte” qe çon ne rruge pa krye dhe qe u jep gjërave shpjegime krejtesisht subjektive. Kreret e PAD-it qe ishin organizatoret e takimit ne Shkoder duke qene koshiente si rjedha e ngjarjeve deri tek krimi nxjerr si shkak fyrejet, sharjet, akuzat e paargumentuara ndaj kombit, Shqiperise, PD dhe Presidentit, gje qe krijoi grindje ne salle.(Te tilla debate politike nuk kane munguar ne asnje nga takimet e organizuara nga PAD ne qytete te ndryshme) kercenimet qe pasuan, por njerrezit e Sokrrakut, Kreret e PAD-it te ndodhur para nje fakti te tille ne Shkoder, u shtyre nga pasione e nxekhta kerceniste dhe urrejta ndaj PD preferuan ne krimin e kryer ate dite per qellime te dobta ta shpallin si krim politik te kryer nga PD. Aty synuan te mbrohen vetem duke akuzuar te tjeret. Keshtu e shfrytezuan fatkeqesine e fatkeqve, per kapital politik dhe biznes publicistik dhe dihet se si u mobilizuan te gjitha hallkat antidemokratike dhe antikombetare ne lojen e 14 janarit. Ne kete menyre PAD krijon nje situate oportun per PS dhe “ZP” per nje fushe te re akuzash kunder PD-se. Qeverise dhe Presidentit. Populli thote se “ço do e keqe e ka dhe nje te mire”. Politizimi absurd i kesaj ngjarje, akuzat, sharjet, shpifjet histerike kundra PD dhe qeverise se saj kane te miren se kreret e PAD jane sinonimi i krereve te PS. Kane te miren se dhe njhere na jepet rasti te zbulojme pas maskave fytyren e vertete te tyre, si enveriane apo ramiziane. Cilet jane emrat e tyre. Mjafton te thuash “lider i sotem i PS ose PAD” nenkupton Doklet, Rucet, Brokajt, Cekat, Imami, Pashkot, Tetal e te tjere bishta te levizjen sipas drejtuesve qe jep shoku Ramiz. Alia dhe shoku Fatos Nano ne frymen e PPSH. MENTOR SHEHU

“UNE I QUAJ GABIM THIRRJET QE U KAM BERE OFICEREVE PER SHPAGIM”

Fatmir Zanaj i kerkon falje Ministrit te Mbrojtjes -Megjithate nje vit heqje lirie me kusht (Nga shenimet ne sallen e gjyqit) Fatmir Zanaj i kerkon falje Ministrit te Mbrojtjes “UNE I QUAJ GABIM THIRRJET QE U KAM BERE OFICEREVE PER SHPAGIM” -Megjithate nje vit heqje lirie me kusht (Nga shenimet ne sallen e gjyqit) Fatmir Zanaj i akuzuar per vepren penale te fyerjes dhe te shpifjes per shkak te detyres, vepra keto te parashikuara ne nenet 118,186 te Kodit Penal, ne daten 18.1.1993, kunder tij zhvillohet gjyqi me dyer te hapura, gjyqi i cili duhej te ishte zhvilluar me pare, por per shkak te mosparaqitjes te paditurit Zanaj, ky gjyq u zhvillua ne kete date. Per shkak anomine (Vezhguesi) me titull: “Zoi Zhulali ben pastrime telefonash”, botuar ne “ZP”, date 13.11.1992, zoti Zanaj pohon: “Une nuk e kam na tyren time te fyej te subjekti”. Por prokurori ne kete pohim e gjeti te pavlefshme te drejtoje nje pyetje: “Po ç’mund (vijon ne faqen 4)