02/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shkurt 1994

A KA “FTOHJE” NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI?

-Sipas shtypit të opozitës “po”- Raimondo Çeli këshilltar i pare i Ambasades se Italise ne Tirane: “Raportet me Shqipërine vazhdojne te jene plot ndjenja te miqesise se thelle”. Eduard Selami: “Shqiperia i eshte mirenjohese Italise. Raportet tona do te vazhdojne te zhvillohen gjithnje pozitivisht”. -218.5 miliard lireta per programin trivjeçar te zhvillimit, aktualisht ne fazen e realizimit- -“Investitoret italiane te diskriminuar?” “Italia ne vendin e pare me 200 ndermarrje dhe 130 milion dollare investime- -Sipermarrja italiane perben 60% te gjithe ndermarjeve te perbashketa- Ka kohe qe gazetare te ndryshem te opozites shkruajne per nje “ftohje”ne marredheniet midis Shqiperise e Italise. Duket se ata e kane te veshtire te harrojne terminologjine e E.Hoxhes per sa u perket marredhenieve nderkombetare. Dikur flitej per “ftohje”me jugosllavet me ruset, e kinezët. Mjaftonte qe nje zyrtar i larte i PP te mos buzeqeshte “embel” si zakonisht marredheniet midis dy vendeve?Te mos harrojme qe ka nga ata parlamentare qe e perdorin karrigen e tyre edhe per interesa personale. Megjithate me mire te bazoheni ne fakte dhe ne deklaratat e perfaqesuesve zyrtare te te dy vendeve. Keshilltari i pare i Ambasades se Italise ne Tirane,z.Raimondo Çeli Trambajolo thote:”Shqiperia eshte percaktuar nga Italia si vend i prioritetit absolut per bashkepunimin ne zhvillim dhe eshte mbasi e vetmi vend qe edhe sot kur bilanci italian eshte shtrenguar, nuk ka pare te zvogelohet impenjimi ne favor te saj, perkundrazi” Faktet qe hedhin plotesisht poshte pretendimet e parlamentar italian i Ka kohe qe gazetare te ndryshëm te opozites shkruajne per nje “ftohje” ne perket marredhenieve nderkombetare. Dikur flitej per “ftohje” me jugosllavet me rusët, e kinezet. buzeqeshte “embel” si zakonisht ne takimet me kinezet dhe menjëherë shqiptarët e kuptonin se do te kishte nje “ftohje” tjeter. Nderkaq egzagjerimi i fakteve, gjyajtja e skandaleve dhe ç’eshte me e keqja sajimi i tyre kur nuk ekzistojne, jane bere domosdoshmeri per gazetat e opozites. Po cilat jane” problemet” qe kane shkaktuar”ftohjen” midis Italise e Shqiperise? Perpara disa muajsh rojet bregdetare shqiptare ndalojne dy anije peshkimi italiane qe ne menyre ilegale gjuanin ne ujrat territoriale te Republikes se Shqiperise. Njera prej ketyre peshkarexhave ishte kapur edhe here tjeter dhe eshte gjobitur. Pra keto dy peshkarexha kane shkelur ligjet shqiptare e nderkombetare dhe per nje shtet ligjor zbatimi i ligjeve eshte mbi mbi gjithçka.Sidoqofte duke patur parasysh pikërisht marredheniet mjaft te mira midis dy vendeve, po kryhen tratativa per zgjidhjen e ketij problemi. Nderkohet ne Itali gjenden mbi 20 anije te vogla shqiptare, qe kane shkelur ligjet e shtetit italian. E megjithate te permendesh nje fakt te tille banal per te treguar se midis dy vendeve punet nuk shkojne mire, eshte me teper se egzagjerim. Fakti qe eshte perdorur si argument me i forte per teorine e “ftohjes” eshte debati i nje parlamentari italian lidhur me “veshtiresite qe u krijohen sipermarrjeve italiane per te investuar ne Shqiperi”.Perpara se te vertetoje me fakte se sa e pabazuar eshte nje akuze e tille, do te doja t’i beja te logjikojnë gazetarët e tezes se ftohjes.Mos valle fjalet e nje parlamentari çfaredo ne Parlamentin italian tregojne qendrimin e nje vendi e te nje qeverie?Qdo te ndodhte sikur pas fjales se çdo parlamentari te prishehshin marrëdhëniet midis dy vendeve? Te mos harrojme qe per interesa personale. Megjithate me mire te bazohemi Tirane,z.Raimondo Çeli konfirmon qe”nga pala italiane raportet me Shqiperine vazhdojne te jene plot ndjenja te miqesise se thelle,shpirtit konstruktiv e bashkepunimi”. “Kjo veç te tjerave konfirmohet nga ndihma qe ka dhene Italia qe ne 1991, nga roli qe ka luajtur e luan per sensibilizimin e Komunitetit Nderkombetar mbi domosdoshmerine e nderhyrjes ne favor te Shqiperise,nga shperndarja e ndihmave si italiane ashtu edhe te vendeve te tjera,si dhe me mbeshtetjen e vazhdueshme qe i jep Shqiperise per hyrjen ne organizatat nderkombetare”. Ne te njejten kohe perfaqesuesit e Ambasades Italiane na japin edhe disa te dhena mjaft interesante qe ne menyre konkrete tregojne nivelin e bashkepunimit me Italine. Kontributi i Italise ne ndihmat per Shqiperine ka qene me 600 miliard lireta te barabarta me 32% te totalit dhe me e larte se te gjitha vendeve te tjera. Sot prezenca e kooperimit me Italine materializohet nga programi 3 vjeçar(1992-1994) i zhvillimit, prej 218.5 miliard lireta, aktualisht ne fazen e realizimit. Nga keto 90.5 miliard te destinuara ne infrastrukture 78.2 ne agrikulture,32.1 ne industri dhe 20 miliard per ndihma te jashtëzakonshme. Parlamenti italian ka hequr debatin lidhur me qendrimin e Qeverise Shqiptare ndaj Italise kishte si argument te tij pengesat qe i nxjerr qeveria shqiptare sipermarrjeve italiane duke favorizuar te tjeret. Po cilat jane faktet? “Prezenca ekonomike e tregtare e Italise eshte ne rritje te shpejte, gje qe e ka vene Italine ne vendin e pare ndermjet vendeve qe po investojne ne Shqiperi, me mbi 200 ndermarrje prezente dhe 130 milion dollare investime”-thote z.Çeli. Gjithsesi ne kete aspekt, sekretari i pare i Ambasades Italiane z.Amedeo I] [?]Celi,qe veren vështirësi midis italianeve dhe shqiptareve,sepse bazohemi Tirane,z.Raimondo Çeli konfirmon qe “nga te tjera, si milion dollare investime”-thote z.Çeli. Gjithnje [i palexueshem] [?] deklaron: “raportet midis dy vendeve? Të mos harrojme qe per interesa personale. marrim perseri ne Ambasaden Italiane. Sipermarrja italiane perben mbi 60% te ndermarrjeve te perbashketa ne Shqiperi, ndonëse qe ajo greke rreth 17%, franceze e gjermane rreth 5% e pjesa tjeter e ndare midis 15 vendeve.Pra as nuk mund te flitet per “diskriminim” te investitoreve italiane nga qeveria shqiptare apo prishje te marredhenieve. “Ne kete shkalle bashkepunimi perfundon Z.Çeli-mundesitë qe te lindin probleme me partneret eshte e natyrshme, por sidoqofte keto probleme jane ne nje perqindje fare te parendesishme e nuk mund te ndikojne ne marredheniet midis dy vendeve.” Nje konfirmim i sakte vjen edhe nga perfaqesuesi i politikes shqiptare. Kryetari i Komisionit Parlamentar per marredheniet Nderkombetare dhe kryetar i PD,z.Ed[uard] Selami pasi ve ne dukje se çeshtja ne fjale eshte vetem nje problem i sajuar nga gazetare qe nuk kane as informacionin minimal te politikes se jashtme, thekson:”Shqiperia nga Qeveria Demokratike vazhdon t’i jete shume mirënjohëse Italise per ndihmen e saj dhe kete mire­njohje e shpreh sidomos ne raportet mjaft te mira qe mban me kete vend. Keto raporte ne po i zhvillojme e do t’i zhvillojme gjithnje pozitivisht”. Lidhur me”problemet” midis dy vendeve, zoti Selami theksoi se”Vetem disa vende qe kane bashkepunime te gjera mund te lindin probleme teknike, por qe nuk kane se si te ndikojne ne marredheniet e mira midis dy vendeve”. Pra si shihet”prishja me Italine”eshte vetem nje iluzion i gazetareve me kulture te paqendrueshme. E njejta me propaganden qe perpiqet te vertetoje se Evropa nuk eshte qellimi primar i Shqiperise. E.PALOKA

INTERVISTE E PRESIDENTIT BERISHA MBI VIZITAT NE MALAJZI DHE BRUNAI DHENE RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR

Presidenti i Republikes,Sali Berisha dha te henen nje interviste per Radiotelevizionin shqiptar lidhur me vizitat e tij ne Malajzi dhe Brunai. Ne ate ai theksoi: Dua te falenderoj nga zemra mbretin e Malajzise, kryeministrin, si dhe sulltanin e Brunait per pritjen jashtezakonisht te ngrohte e miqesore qe na rezervuan gjate ketyre vizitave ne Azine Juglindore, konkretisht ne Malajzi dhe Brunai. Natyrisht, qellimi i vizitës ishte forcimi i metejshëm i bashkepunimit dhe miqesise midis Shqiperise dhe Malajzise e Brunait. Shqiperia dhe Malajzia, sido te largëta që janë gjeografikisht, kane disa ngjashmeri qe i bashkojne ato shpirterisht. Te dy jane vende me pluralizem fetar. Ne Malajzi gershetohen fe te ndryshme, te cilat jetojne ne harmoni, ashtu si dhe ne Shqiperi. Te dy vendet kane patur nje te kaluar te veshtire dhe nje zhvillim te prapambetur. Malajzia e ka kapercyer me sukses kete periudhe dhe eshte nga vendet qe konsiderohet si mrekulli ne Azine Juglindore persa i perket zhvillimit. Cilat ishin sfidat kryesore dhe rruget e ketij zhvillimi me shpejte te ketij kombi e te ketij vendi? Mund te them se Malajzia kishte resurse te medha, por sekret i zhvillimit te saj nuk qendron tek resurset, por tek mencuria e malajzianeve, vendosmeria e tyre per pune, disiplina e tyre ne pune, tek vendosmeria e tyre per te zhvilluar ekonomine e tregut. Ne nenshkruam marreveshjen e bashkepunimit ekonomik, kulturor e teknik me Malajzine, mbi bazen e se ciles te dy vendet angazhohen per te bashkepunuar ngushtë ne fushen ekonomike e teknike dhe mendoj se do te perfitojme shume nga eksperienca e tyre, si nje vend qe ka ditur te kompesoje kohen e humbur. Dhe ne shqiptaret jemi shume te interesuar te kompensojme kohen e humbur nepërmjet metodave e praktikave qe kane perdorur edhe te tjeret per te mos perseritur gabimet e tyre. Ne nenshkruam marreveshjen per heqjen e tatimit te dyfishte, per pagesat, per garantimin e investimeve. Mendoj se marreveshjet e nenshkruara midis Shqiperise dhe Malajzise krijojne nje baze te shendoshe, te plote, te fuqishme ligjore per bashkepunimin midis te dy vendeve. Malajzia u angazhua te ndihmojë Shqiperine ne fushen e ndermjetimit, te telekomunikacionit, ne infrastrukture. Ne Malajzi ka nje interes te madh ne qarqet afariste dhe biznesmenet per te investuar ne Shqiperi. Po keshtu ne fushen e edukimit, ne fushen e arsimit, ku ne Malajzi studiojne rreth 50 shqiptare dhe na erdhi shume mire qe disa prej tyre ishin nga me te shquarit ne universitet. Po keshtu, ne Brunai, isha per vizite pune te shkurtër, ku diskutuan gjeresisht per zhvillimin e marredhenieve midis te dy vendeve tona. Ai eshte nje vend shume i pasur, keshtu qe diskutuam gjeresisht per te patur nje bashkepunim te ngushtë ekonomik. Mund te them se madhëria e tij, Sulltani dhe ministrat qe takuam, treguan mjaft interes per projekte te ndryshme, sidomos ne komunikacion, ne infrastrukture. Ne lame nje sere projektesh, te cilat do te studiohen nga Agjencia e Investimeve te Brunait dhe me vone do te vendose per investimet perkatese. Jemi te dy vende te vegjel, por me mundesi te medha bashkepunimi. ATSH

INFLACIONI ULI KOKEN

Qeveria e fitoi nje beteje gjate vitit ’93 INFLACIONI ULI KOKEN -Por a do te ndodhe kjo gje edhe gjate vitit 1994?- Inflacioni i kontrolluar-ky ka qene referimi me i shpeshte i qeverise ndaj veprimtarise se saj. Perdorimi i tij ne trajten e argumentit te nje arritjeje te rendesishme dhe sulmet e opozites edhe ne kete drejtim imponojne pyetjen: eshte modesti e tepër apo krenari e perligjur? Alternativa e pare justifikohet ne rasin e nje arritjeje normale, ndersa e dyta ne rastin e nje suksesi te dukshëm. Ndaj le te mundohemi t’i japim pergjigje kesaj pyetjeje, por per kete nevojitet sjellja ne kujtese e situates financiare nga ’90-ta e ketej. Inflacioni ka ekzistuar edhe ne vitet e ekonomise se planifikimit ne detaje, 686.9% dhe synimin te numrat me tri shifra. Percaktimi si objekt kryesor i frenimit dhe ne funksion te tij aplikimi i masave te tilla si ngushtimi i kanaleve nga mbytje para e tepert, shkurtime i shpenzimeve buxhetore, politika e shtrenguar e kreditit, te ardhurat ne rritje si rrjedhoje e aplikimit te sistemit fiskal kane bere qe ne muajin dhjetor te vitit qe sapo kaloi indeksi i çmimeve te konsumit, duke patur per sistem referimi vitin 1990 te arrije kuoten 899%. Këtij indeksi i korrespondon nje norme inflacioni 30.9%. Ballafaqimi i kesaj shifre me ate te dytyrat e saj ne drejtim te strukturimit dhe gjallerimit te ekonomise, me qellim zvogelimin e papunesise, rritjen e te ardhurave reale, bene qe qeveria te mos jete ne luften antiinflacioniste. Mendohet qe te lejohen nje ritem i kontrolluar i inflacionit, ne menyre qe te arrihen disa objektiva nga ato qe permendem me lart. Megjithate kujdesi lipset te jete i pranishem pasi pasojat e rritjes se hapave te gabuar do te jene te renda. SHPETIM LUKU INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT te ardhurat ne mije si fillim? Ballafaqimi i kesaj shifre me ate te regjistruar ne vitin 1992 qe ishte rreth 200% i jep te drejte qeverise qe ta konsideroje kete nje sukses te dukshëm. Por, a do te ndodhe kjo edhe gjate vitit 1994? Marrja parasysh e efekteve negative te politikes antiinflacioniste ne papunesi, ne uljen e fuqise blerese ne drejtimet e tjera si

“ZP” BEN THIRRJE PER REVOLUCION BOTEROR

-Ne ndihme te proletareve qe nuk kuptojne metaforat e “ZP”- Ne numrin e djeshem te “ZP” me shkronja te medha dhe te zeza (“Imzot, si “ZP” shikon vetem endrra te zeza) i ben thirrje gjithe opinionit kombetar dhe nderkombetar, qe te ngrihet ne kembe per mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi, pasi ne fundin e endrres zezene, eshte shfaqur kushedi çfare perbindeshi. “ZP” pra u ben thirrje te gjithe proletareve te botes qe te bashkohen ne lufte kunder regjimit te ri kapitalist ne Shqiperi, qe po shkel me te dyja kembet mesimet e shenjta te Marksit, Engelsit,Leninit,Stalinit, vazhduesit me gjenial te tyre ne kete shekull, shokut Enver, Ramiz si dhe te shokut Mao, qe ne e shikojme me rezerva dhe dyshime te medha. -As’e shikoni ju o proletare se ç’po ben regjimi kapitalist shqiptar, as’e shikoni se si i rasi ne burg dy internacionaliste te medhenj, dy njerez qe ç’kishin per gje te mohonin kombin e vet, gjuhen e vet, vetem e vetem qe t’u sherbenjce te tjereve?! Dhe a ka padrejtesi me te madhe se kjo, a ka kercenim me te madh se ky?! Po ne ju kishim treguar me kohe per fytyren e vertete te kapitalizmit, per permbajtjen ç’njerezore dhe egersine e tij te pameshirshme. Dhe thone se mbeshteten ne ligji, pa le! Po ju o proletare shqiptare dhe ju o proletare te gjithe botes kini mendje vete dhe gjykoni: çfare ligjesh jane ato qe vene ne plan te pare interesat kombetare, duke mohuar keshtu parimin e shenjte te internacionalizmit proletar. Se fundja, çfare bene dy gazetaret qe u arrestuan: botonin here pas here ndonje skret te vogel ushtarak dhe kjo kushdi u konvenon shovinisteve fqinj. Po te ndihmosh fqinjët do te thote te jesh internacionalist. Dhe per kete, te te vene para ligjit?! Prandaj ne o proletare te te gjithe botes ju bejme thirrje per te mbrojtur demokracine internacionaliste ne Shqiperi, per te cilen ne po punojme ne kushte te veshtira dhe nen represion te vazhdueshem!

FATOS NANO ”PUSHTON” KUÇOVËN

-Qindra fotografi me fytyren e F.Nanos shperndahen ngutësisht. -Levizje te medha makinash me targa TR drejt Kuçoves- -Mospërfillësin e ligjit s’do ta perfillte askush- Ka dite, por me shume pas Konferencës se dyte te PS dhe ngjarjes Konferencë, qe drejt Kuçoves po vërshojnë makina me targa te Tiranes, te cilat parkohen prane Bashkise dhe gendrojne disa dite per dite. Nga keto makina u nxjerrin fytyra te njohura dhe dalin nga zyra e mësia te PS. Nga ana e dalin nga zyra e mësia te PS. Nga ana tjeter, makina te Bashkise, makina te Bashkise dhe makina te tjera jane nisur drejt Kuçoves, kane shtuar udhetimet drejt Tiranes, ne godinen ku qendrojne “prelonianet e pathyeshem” te plakur, por te vendosur per ta rikthyer edhe njehere rrëmujen, varrjen, padrejtesine neper rruge, institucione e perndjekjen per t’i hapur perseri plage gjithe kombit. Ajo ç’ka çuditi njerezit kurreshëtar nje dite, te ndodhur ne ato çaste prane disa makinave qe shkarkoheshin, ishin disa pako kartoni, qe me shume kujdes numeroheshin dhe mbaheshin nga disa fytyra te veshura e djallezake. Por do te zgjasë shume kjo haba e kurreshtje. Pakot e dërguara ne katin e dyte, ne zyrat e PS me nje perkudesje, qe per nje sy te vemendshem ishte shume lehtatore. Ne dite te mepastajme fotografi te F.Nanos, te permavase se tij ne letra normale bile edhe akoma me te medhaja, filluan te shperndaheshin neper Kuçovë. Grupe komerçante u ndane ne te gjitha fshatrat e komunave dhe shperndane neper bazat e tyre fotografi. Ishin dite ngjeshur e shfrenuar, plot zell, qe mundesuan qindra fotografi te vogla e te medha te F.Nanos. (Vijon ne faqen 2)

KRITIKAT E PPS-PERPELITJE PER PUSHTET

Zedhenesia e PPS-se, “ZP” çdo dite i nxin faqet e saj me kritika per Qeverine. Po keshtu çdo ligj qe eshte provuar ne Parlament gjithashtu ka patur kundershtimin e ekstremisteve te PS. Ata vuajne nga mania e kundershtimit si babai i tyre shpirteror Enver qe kundershtonte gjithe boten per pasoj qe te kesaj çmendurie ne Shqiperi u mbyll prej pavionin nr.6 te shtepise se verdhe. Kur demokracia ben lufte kundër komunistëve si eshte rasti me Kryetarin e saj Nano,ZP e gabimisht akuzon: “Ne Shqiperi po behet lufte klasash.(Megjithese Nano nuk akuzohet per politike). Kur dike qe ka qene me PP, por qe ka denuar diktaturen dhe eshte distancuar e tash punon ne Qeveri, perse “ZP” akuzon: “Apo ky nuk jane demokratet se kane qene me PP etj”. Se sa “konservative” jane akuzat e ZP-se ndaj atyre qe lexoni ne faqet e saj, kur shkruajne se ne Shqiperi ka radhë per banane. Me keto lajthitje ata fyejne nje popull te tere, duke e kujtuar per qorr. Prandaj them—sado mire te punojë shteti demokratik, kritikat dhe akuzat e ZP-s do te pushojne. Me PP ka qene balane bota, ndersa me PPS po gjenj balane Shqiperia. Enveristet e gormollesur qe do-minojne ne PS shohin endrra me sy hapur

KRITIKAT E PPS-PERPELITJE PER PUSHTET

por çka shkruajne se ne Shqiperi ka radhe punoje shohin endrra me sy hapur. Po e mirem ne pushtetin, do ta bejne Shqiperine keshtu edhe ashtu (a thua se nuk e paten per 45 vjet). Ne kemi vuajtur burgjeve vetem per pikepamjet kundra PP ju njohim mire. Ju do te beni zakonin e vjeter, do te hapni spacen e burrelave mbi dhe nen dhe. Ju jeni ata qe keni qene, vetem emrin keni ndryshuar nga dhe nga Haxhiu. ISMET SHESHORI Ish i perndjekur politik

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT

1990 1991 1992 1993 1994 JAN SHKUR MAR PRILL MAJ QER KOR GUSHT SHTAT TET NËNT