24/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 shkurt 1994

DEKLARATE E ZEDHENESIT TE MINISTRISË SE PUNEVE TE JASHTME

Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes Federative te Jugosllavise (Serbia-Mali i Zi), keto dite publikoi nje ashtuquajtur memorandum mbi incidentet kufitare ne kufirin me Shqiperine, me anen e te cilit, behen perpjekje me qellime te caktuara per te formuluar akuza nga me absurde kunder Shqiperise. Sipas nje logjike tipike shoviniste serbe, aspak te panjohur, e cila nuk respekton as skrupujt me natyrshem morale -deklarohet se Shqiperia po rrit me vetedije numrin e incidenteve ne kufirin shqiptaro-jugosllave, duke dashur te tensionoje marredheniet me Jugosllavine, qe ne nje moment te caktuar, te realizoje idene e Shqiperise se Madhe duke marre Kosoven. Ky memorandum, pasi artikulon deri ne hollesi akuzat serbe, ofron dialog, qe s’eshte gje tjeter veçse farse per konsum politik, kane nje inkoherence karakteristike e cila, se bashku me perseritjen ciklike te ideve e jep atij tiparet e fjalimeve te diktatoreve, te cilet synonin te ngjallnin besimin e verber te njerezve tek ta dhe jo tek e verteta. Te ashtuquajturat ”Incidente dhe provokacione ne kufi, nga pala shqiptare” jane te njohura mire brenda dhe jashte. Sipas organ eve kompetente shqiptare dhe konkluzioneve te misioneve vezhguese te KE-se, shkaku kryesor i viktimave ne kufi ka qene hapja e zjarrit nga rojet kufitare jugosllave ndaj shtetasve shqiptare, qe nuk kane qene te pa armatosur. Te plagosurit dhe te vraret ne incidentet ne kufirin e Shqiperise me Serbine e Malin e Zi, qe kane arritur ne 21 vete qe nga fillimi i vitit 1993 kane qene te gjithe shqiptare dhe asnje serb. Natyrisht, akte te tilla te provokuara me qellim jane pjese e strategjise se tensionit e te luftes qe ndjek Millosheviçi dhe çojne ne pasoja te paparashikuara. Republika e Shqiperise ka deklaruar me se njhere se eshte per mosndryshimin me dhune te kufijve dhe organet e saj perkatese kane bere dhe bejne perpjekje per ruajtjen,respektimin dhe mirembajtjen (Vijon ne faqen 4)

BERISHA - VERNER: U NENSHKRUA PARTNERITETI PER PAQE

Mbas mbërritjes ne Bruksel presidenti i republikes zoti Sali Berisha u prit dje nga sekretari i NATO-s Manfred Verner. Ne kete takim u shpreh shqetesimi i perbashket per gjendjen ne rajonin e Ballkanit, per ate qe vendemja e opinionit nderkombetar eshte perqendruar ne Bosnje ne nje kohe kur tashme eshte e qarte se problemi i Kosoves eshte nje problem kyç pa zgjidhjen e te cilit nuk ka zgjidhje te krizes ne rajon. Gjithashtu ne kete takim u shpreh shqetesimi per ndarjen e Bosnjes dhe se kjo ndarje u tha, favorizon agresorin dhe krijon premisa per krijimin e shteteve te rinj jopermjet forces. Ne takim u bisedua edhe per zgjerimin e marredhenieve midis Shqiperise dhe NATO-s, konkretizimi i te cilave do te jete edhe firmosja e marreveshjes per “Partneritet per Paqe”. Takimi Verner - Berisha zgjati rreth 30 minuta. Perpara Keshillit te Atlantikut Verior, perpara se te nenshkruante marreveshjen e Partneritetit per Paqe”, Presidenti Berisha mbajti nje fjalim. Berisha theksoi se vendi i interesuar eshte plotesisht per nje paqe te qendrueshme ne rajon, te cilesojme se zhvillimet e 22 muajve te fundit ne rrafshin ushtarak, se bashku me deshtimet e shumta te negociatave provojnë qarte se obsioni i ndarjes se Bosnjes, eshte nje obsion i pashprese per perflundimin e luftes dhe vendosjen e paqes dhe se ndodfta ka ardhur koha qe ai te zevendesohert nga nje opsion tjeter qe respekton principet e ruajtjes se teresise se Bosnjes, te drejten e njerezve per t’u rikthyer ne vatrat e tyre shtepi kore dhe mosshperblimin e agresorit. Sado te veshtira te duken ne pamjen e pare ruajtja e ketyre principeve mendoj se ajo eshte e vetmja rruge per te vendosur paqen dhe shume here me produktive se sa pranimi dhe operimi mbi principe te kunder ta me to. Presidenti Berisha u kujtoi te pranishmeve se nje nder nyjet madhore te krizes se tanishme eshte edhe problemi i Kosoves pa zgjidhjen e te cilit nuk mund te kete zgjidhje te kesaj krize. Prandaj ai u kerkoi atyre qe kjo ceshtje mund te behet ne cdo minute shkak per nje lufte te rre ballkanike te vleresohet me gjithe seriozitetin e duhur dhe me dimensionet qe ajo ka. Per kete qellim konsideroj si nje moment shume te rendesishem -tha Presidenti Berisha lidhjen e shpenzimeve ndaj Serbise me gjendjen e krijuar ne Kosove prej saj, dergimin e monitor eve te OBK-se ne kete krahine, ushtrimin e presionit mbi Serbine per fillimin e negociatave me perfaqesuesit e ligjshem te kesaj krahine ne kuadrin e Konferences se Gjeneves si dhe rikthimin e te gjitha institucioneve te suprimuara dhe dhune te zgjedhjen e statutit te saj respektuar te drejtat njerezore dhe kombetare te 2 milion shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre mijeravjecare. Presidenti i Republikes se Shqiperise Sali Berisha ne prani te anetareve te Keshillit te Atlantikut Verior ne oren 10 e 45 minuta te dates 23 shkurt 1994 nenshkroi marreveshjen “Partneritet per Paqe”.

FATOS NANO NE GJYQ ME DATEN 5 MARS

Siç njoftohet nga Gjykata e Tiranes, mbas dergimit te dosjes lidhur me skandalin e ndihmave italiane per Shqiperine, te njohur dhe si “çeshtja Nano”, dje u vendos data e gjyqit te ish-kryeministrit Nano dhe te pandekurve te tjere.

EVELINA CANALE KERKON LARGIMIN NGA DETYRA

-Por pasi te mbylle çeshtjen e ndihmave per Shqiperine. Nje burme te mireinformuara, ...

DATEN 5 MARS

Siç njoftohet nga Gjykata e Tiranes, mbas dergimit te dosjes lidhur me skandalin e ndihmave italiane per Shqiperine, te njohur dhe si “çeshtja Nano”, dje u vendos data e gjyqit te ish-kryeministrit Nano dhe te pandehurve te tjere. data e gjyqit te ish-kryeministrit Nano dhe te pandehurve te tjere. Gjyqi do te zhvillohet me 5.3.1994, diten e shtune ne Gjykaten e Tiranes. Drejtues i trupit gjykues do te jete kryetari i Gjykates se Tiranes z. Agim Bendo. Korresp i “RD”-se

KERKON LARGIMIN NGA DETYRA

-Por pasi te mbylle çeshtjen e ndihmave per Shqiperine. ndihmave per Shqiperine. Nga burime te mireinformuara, pas interesimit qe tregoi redaksia, veç te tjereve u informuam ne disa nga zyrat e organeve te drejtesise italiane, se hetuesja e njohur Evelina Canale e cila trajton çeshtjen e skandalit te ndihmave italiane per Shqiperine do te “nderroje zyre”. Ky nderrim behet me kerkesen e saj. Ne detyren e re pas ndërrimit të sektorit, Evelina Canale do te trajtoje çeshtje te korrupsionit qe kalojne shumen prej 5 milione dollaresh. Ajo qe duhet theksuar eshte se siç deklaron njeri nga burimet Dr.Canale do te vazhdoje te ndjeke çeshtjen e skandalit te ndihmat per Shqiperine deri ne fund. E.P.

Dje ne Kuvendin Popullor NDRYSHIME NE LIGJIN PER AKCIZAT DHE LIGJIN PER ZGJEDHJET E ORGANEVE TE PUSHTETIT LOKAL

-Favorizohen duhani vendas e prodhimet e tij me 50 per qind akcize, vera e birra me 40 per qind, si dhe nuk zbatohen akcize per alkoolin vendas, nenproduktet e naftes dhe energjine elektrike per nevojat e popullates- Ne logjiken e plotesimeve e disa boshllëqeve ne ligjin ekzistues “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise dhe ne mbeshtetje te masave aktive per realizimin e te ardhurave per Buxhetin e Shtetit te ‘94 vinte dje ne Kuvendin Popullor prej Qeverise Projektligji “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7678, dt. 3.3.1993 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”. Ne logjiken e plotesimeve e disa boshllëqeve ne ligjin ekzistues “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise dhe ne mbeshtetje te masave aktive per realizimin e te ardhurave per Buxhetin e Shtetit te ‘94 vinte dje ne Kuvendin Popullor prej Qeverise Projektligji” per disa ndryshime ne ligjin nr. 7678, dt. 3.3.1993 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”. Nderkohe, komisioni parlamentar i ekonomise, per te favorizuar prodhimin e disa produkteve vendase, sugjeroi disa verejtje te cilat gjate votimit u miratuan. Keshtu akciza e duhanit vendas dhe e prodhimeve te tij nga 80 per qind qe kishte variantin i projektligjit u vendos 50 per qind. Po ashtu, ajo e birres dhe e veres perkatësisht nga 50 dhe 60 per qind u bene 40 per qind, pijet e buta dhe freskuese si dhe uj mineral (glina) dhe gazuar, nga 35 per qind dhe 25 per qind, u bene perkatesisht me 30 per qind dhe 20 per qind akcize. Paragrafi i fundit te nenit 1 te ketij projekti, pas verejtjeve te komisionit u miratua ne formen “Per mallrat e percaktuara ne shkronjen “a” (duhan e prodhime duhani, shen.red.)”, kur importohen, zbatohet nje akcize plus 35 per qind nga ajo e caktuar me lart, perjashtuar cigaret per te cilat behet 50 per qind dhe per ato te pikes “b” (pije alkoolike shen. red.) plus 25 per qind”. Projektligji i sapomiratuar perjashton nga akciza alkoolin e prodhuar ne vend dhe perdorur per prodhimin e pijeve alkoolike. Per kafen, megjithese nga grupi i PS-se, pas kundershtimeve, u vendos qe te vihet akciza 30 per qind. Akcize ne intervalin 25-80 per qind u sanksionuan edhe per nenproduktet e naftes, me perjashtim te vajgurit, energjise elektrike dhe gazit te lengjet, qe i shitet popullise. Akcize, gjithashtu nuk do te zbatohen as ndaj letres se cigares se importuar, qe perdoret per nevoja te prodhimit vendas. Projektligji me nje fjale hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne “Fletoren zyrtare”. Deri me tash ligji i ekzistences “Per zgjedhjet e organeve te pushtetit lokal” nuk i jepte zgjidhje se kush i kryen detyrat (kompetencat) e Komisionit qendror te zgjedhjeve kur ka zgjedhje pjesore te parakohshme. Ne keto raste nuk eshte praktike dhe normale qe per zgjedhjen e nje kryetari komune, te ngrihet nje Komision qendror zgjedhjesh ne Tirane. Ky ishte shqetesimi me te cilin vinte projektligji tjeter i Qeverise “Per nje shtese ne ligjin 7573, dt.16.6.1992 “Per zgjedhjet e organeve te pushtetit lokal”. Per kete ai sanksionoi qe ne ligjin ekzistues te shtohet (Vijon ne faqen 4)

3 VJET DHE 41 MILION LEKE KONFISKIM PER PRESIDENTIN E FIRMES “KOCI”

-Nderkohe, organi i prokurorise ka veçuar çeshtjen dhe ka shpallur kerkimin e dy ortakeve te tjere- Ne perfundim te gjykimit te çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Fatmir Koci, president i firmes “Koci”, akuzuar per vepren penale te mashtrimit ndaj shtetasve, te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 104, pika 2 dhe 13 e Kodit Penal, trupi gjykues vendosi deklarimin e tij fajtor dhe denimin me tre vjet heqje lirie si dhe konfiskimin e 40 milione lekeve. Lidhur me kete çeshtje, kryetari i trupit gjykues, Martin Deda, i deklaroi ATSH-se se hetimi gjyqesor ka zgjatur me shume se dy jave, per arsye se numri i deshmitareve, te cilet duheshin pyetur ne kete proces gjyqesor, i kalonte te 300 vetet. Secili prej tyre duhej te deshmonte per episodet e veçanta te mashtrimit, qe u kishte bere i pandehuri. Trupi gjykues vendosi gjithashtu deklarimin fajtor dhe denimin me 5 muaj heqje lirie, me nje vit kusht, te te pandehures Pranvera Shala, per deshmi te rreme, lidhur me kete çeshtje penale. Me te njejtin motivacion trupi gjykues vendosi deklarimin fajtor dhe denimin me 4 muaj heqje lirie me nje vit kusht, edhe per te pandehurin, Faik Topulli. Gjithashtu, zoti Deda beri te ditur se, organi i Prokurorise se Tiranes ka shpallur kerkimin edhe per dy ortaket e tjere te kesaj firme, vellezer te presidentit te saj. Per kete arsye, eshte vendosur veçimi i çeshtjes penale ne ngarkim te tyre. Shuma e lekve te konfiskuara do t’u kthehet personave te mashtruar prej te pandehurit Koci. ATSH

NESER GJYQI I GAZETAREVE FRANGAJ, LEKA DHE DY OFICEREVE

Me akuzen e perbashket “perhapje te sekretit shteteror” dhe veçmas per Martin Leken “Per shpifje” neser me 25.2.1994 ne oren 9 te paradites, ne gjykaten e Tiranes, nen drejtimin e trupit gjykues te perbere nga zoti Arben Ristani kryetar dhe Anila Kristani e Maks Shupali anetare, zhvillohet seanca e pare e gjyqit me dy te akuzuarit gazetare te “KJ” Aleksander Frangaj dhe Martin Leka si dhe dy oficereve Romeo Lici dhe Bashkim Feta. Akuza mbrohet nga prokurori Ardian Leka. KORRESP I “RD”-se

MBI ÇESHTJEN E VJEDHJES NE MUZEUN KOMBETAR

-Neser perpara gjykatesve Drejtori i Muzeut- Per çeshtjen e vjedhjes ne Muzeun Historik siç dihet jane arrestuar disa persona e midis tyre dhe drejtori i Muzeut z. Myslym Islami. Neser ne kerkesën e tij do te zhvillohet nje seance pergatitore lidhur me ndryshimin e mases se arrestit. Ne te vertete drejtori i Muzeut here pas here ka kerkuar, siç vertetohet dhe me dokumenta, qe te merren masa me te forta sigurimi duke patur parasysh rendesine e vlerave qe mbante muzeu por keto masa nuk u morren. SHENIM I REDAKSISË: Ne njoftimin e disa muajve me pare lidhur me arrestimin e z. Myslym Islami, redaksia e “RD”-se pas interesimit nga fjale te pabazuara kishte vene epitete qe nuk i perkasin personit te tij. Redaksia e “RD”-se i ndjen keq veç te jereve se bashkepuneton e saj, pra si te tille dhe si nje nga intelektualet e pare qe me mbeshtetjen demokratike e respektin.

[Teksti në flluskën e karikaturës i palexueshëm] DEVERIA

PERGENJESHTRIM

Ne gazeten “Zeri i Popullit” te dates 22 shkurt 1994 eshte botuar nje deklarate e Grupit Parlamentar te PS-se, drejtuar Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor, zotit Pjeter Arbnori. Thelbi i kesaj deklarate bie ndesh me te verteten, e cila konfirmohet nga faktet. Lidhur me kerkesen e Kryesise se Grupit Parlamentar Socialist per te biseduar rreth ceshtjeve qe ngrihen ne tri dokumente te rendesishme nderkombetare, ne deklarate thuhet se zoti Pjeter Arbnori nuk pati kohen e mjaftueshme njekohore per t’u pergatitur per nje shkembim te lire mendimesh dhe se refuzimi i ketij takimi na detyron ... etj. Theksojme se me 16 shkurt eshte marre me dorezim kerkesa e Kryesise se Grupit Parlamentar te PS-se nga sekretari i Kryetarit. Me 18 shkurt i eshte derguar zotit Namik Dokle pergjigja nga zoti Pjeter Arbnori me kete permbajtje: “Ne pergjigje te kerkeses suaj te paraqitur prane Kryesise se Kuvendit Popullor ju pres ne takim diten e marte, date 22.2.1994, ora 8.30’ ne seline e Kryesise”. Po me daten 18 shkurt shkresa i eshte cuar ne dore zotit Dokle, po ai i tha korrierit t’ia dorezoje sekretareve te tij, e cila e mori ne dorezim me firme ne librin e dorezimit. Ditën e marte me 22 shkurt, i bashku nga Kryesia e Grupit Parlamentar te PS-se nuk u paraqit per bisedime ne Kryesine e Kuvendit Popullor. Per sa i perket pretendimit qe ngrihet ne kete deklarate se si letra e derguar Kryetarit te Parlamentit Evropian, zotit Klepsh, nenshkruhet nga anetaret e me emer te parlamentit shqiptar etj., duhet thene fakti se letra eshte nisur ne emer te Kryetarit te Kuvendit dhe jo ne emer te Kryesise apo te Kuvendit Popullor, prandaj s’kishte pse te diskutohej ne Kuvend. Deputetet e PS-se shkojne ne katern et e botes, deklarojne ç’iu do zemra, po askushi nuk u ka kerkuar t’i miratojne ne Kuvend ato çka thone. Keto jane te vertetat lidhur me genjeshtrat e deklarates se botuar ne gazeten “ZP”. Po ju dergojme per botim fotokopjen e shkreses, derguar z.Namik Dokle dhe fotokopjen e librit te dorezimit, qe vertetojne te dhenat tona. Perngenjeshtrimi te botohet ne te njejtin vend e me te njejtat shkronja ne baze te ligjit “Per shtypin”. ZYRA E SHTYPIT DHE E INFORMACIONIT TE KUVENDIT POPULLOR Tirane, me 22.2.1994 SHENIM I REDAKSISË: “ZP” nxitoi te justifikoje Doklen duke thene se letra me zarf e z.Arbrnori ndodhej e pahapur mbi tavolinen e sh.Dokle. Pra N.Dokle nuk arrin te shoh as se ka mbi tavoline dhe pastaj pa pike pergjegjesie ben deklarata grupi te genjeshtra. Mjafton ky fakt per te vertetuar se sa te bazuara jane deklaratat e be(h)aprahes(h)me te grupit te PS dhe kryesise se saj. REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI POPULLOR Nr 26/ prot Tirane, me 18.2.1994 Z. NAMIK DOKLE Kryetar i Grupit Parlamentar te PS Ne pergjigje te kerkeses suaj te paraqitur-prane me daten 18 shkurt shkresa i KRYETARI I KRYESISE Pjeter ARBNORI [shkrime dore të palexueshme]

Pranime te reja ne PD

Ne PD e Memaliajt vetem brenda 10 diteve te fundit jane bere 60 pranime te reja. Pergjithesisht te sapoantarësuarit jane te rinj dhe te reja. Dega e PD Memaliaj

Mblidhet Keshilli Kombetar i FRPD

NJOFTIM Te shtunen ne ora 12.00 ne seline e Partise Demokratike do te mblidhet Keshilli Kombetar i FRPD. Kryetaret dhe sekretaret e degeve neper rrethe duhet te jene te pranishem. KRYESIA E FRPD