09/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 mars 1994

Demokracia dhe shteti ligjor nuk lejon asnje presion mbi organet e drejtesise-

Zoti Eduard Selami, Tritan Shehu, ministrat Uka e Cela ne Puke: -PD u krijua nga rinia dhe do te kete kurdohere mbeshtetjen e saj- Partia zotërinjtë Eduard Selami, Tritan Shehu, ministrat Rexhep Uka, Kudret Çela dhe deputetët e zonës Simon Puci e Marash Ibra patën një takim me banorë të rrethit të Pukës. Fillimisht ata shkruan në Komunën e Lufit ku u pritën me përzemërsi nga banorët vendas. Kryetari i komunës z. Zef Çoku i njohu të pranishmit me arritjet e këtyre dy vjetëve të fundit. Keshtu tha ai vetem kjo komune perfiton nga shteti rreth 21 milion leke ne muaj, ndihme shoqerore per familjet me pak ose pa te ardhura. Nje hop i dukshëm vihet re edhe ne akordimin dhe zbatimin e investimeve te dhena nga shteti. Ne fushen e ndertimit jane realizuar 120 milione leke ne te cilat eshte ndërtuar shkolla e Korthpules, qe u perurua tani ne prag te 7 marsit, si dhe eshte bere riparimi i disa shkollave te tjera e jane trajtuar muret ekzistuese. Krahas ketyre realizimeve kryetari i komunes ngriti edhe disa shqetesime si mundesine e levizjes se organizuar te 140 familjeve qe te shperngulur nga baseni i hidrocentralit kane mbetur pa toke, amortizimin e rruges Puke-Shkoder, shkaterimin pa kriter te pyjeve etj. Me pas mes thirrjeve entuziaste Liri-Demokraci, rrofte Presidenti Berisha etj, e mori fjalen z. Eduard Selami. Pasi tha fjalet e pershendetjes dhe u solli pranishemve edhe pershendetjet e Presidentit Berisha zoti Selami iu drejtua banoreve te Lufit duke u thene se u nuhatet qe ne fillim se alternativa me e mire ishte ajo qe zgjodhet duke votuar edhe ne zgjedhjet e per pushtetin lokal per PD. Me vjen mire qe investimet i keni bere per shkollat. Shqiperia eshte nje vend i ri me mbi dy milion vete te (Vijon ne faqen 4)

PER TE NDIHMUAR LEXUESIN QE TE KUPTOJE MEKANIZMIN E KORRUPSIONIT DOSJA NANO

-SHANE KORBECI I DERGON PER MIRATIM FATOS NANOS LISTEN E MALLRAVE USHQIMORE QE DUHEJ TE FURNIZOHESHIN NGA PALA ITALIANE. NE KETE LISTE BEHET FJALE PER: 1) ORIZ-TON 10.000; 2) SHEQER-TON 15.000; 3) QUMESHT PLUHUR-TON 1.000; 4) GJALP-TON 1.000; 5) MISH DHE SALLAM-TON 3.000; 6) DJATHE-TON 1.000; 7) VAJ LULE DIELLI TE PARAFINUAR RINFUXHIO-TON 15.000. -DISA DITE ME PAS PERNIOLA PARAQET NJE LISTE TJETER DUKE KERKUAR QE AJO TE MOS NDRYSHOHET. FATOS NANO NE VAZHDIM JEP KETE POROSI: ”SHOKU ALEKO, SHOKU GAVROSH. KJO ESHTE LISTA E MALLRAVE. E RENDESISHME ESHTE QE MIN.TREG.BRENDSHME DHE AJO E SHENDETESISE TE HARTOJNE NJE DOKUMENT TE PERBASHKET SI MARRES NE DOREZIM TE SASISE SE MALLRAVE SIPAS (FAQES 2). ME KETE NE DORE, ROBERTI DHE LUTFIU DO TE PARAQITEN SI PERFAQESUES ZYRTARE TE PALES SONE TEK I ZOTI I TRAGETIT BASHKE ME ATA TE AMBASADES ITALIANE. NDRYSHE NUK FILLON SHKARKIMI”. CILAT MALLRA U MUARREN NE DOREZIM SIPAS POROSISE SE NANOS? -FLETA NR.2 BEN FJALE PER: BIZELE NE KUTI PREJ 500 gr., LENG FRUTASH, MARMALATE DHE REÇEL NE VAZO ETJ. KETO ARTIKUJ KANE ZEVENDESUAR ORIZIN, SHEQERIN, GJALPIN, MISHIN E SALLAMIN, DJATHIN ETJ. MALLRA USHQIMORE TE NEVOJES SE PARE PER POPULLIN E URITUR SHQIPTAR. NE KETE VEPRIM KRIMINAL ISH KRYEMINISTRI NANO KA DHENE VISTON. [tekst i prerë në skajin e sipërm]

EDHE ”ZP” DESHMON QE F.NANO ESHTE FAJTOR

Qëndrimi i Nanos ne gjyq tashme eshte i njohur. Ai nuk pranon te flase e te jape shpjegime per ate qe akuzohet megjithese nepermjet tyre dhe “fakteve” ai duhej te vertetonte sa ka thene deri tani” qe eshte i pafajshem”. Nano nuk e ben kete sepse nuk ka mundesi te mbrohet dhe fakti eshte qe nje moment qe atij i “shpetoì goja” e filloi te flase per çeshtjen, deklaroi gjera qe vertetuan absurditetin e justifikimeve te tij per shkeljet qe ka bere. Per te mos dhene shpjegime Nano ka gjetur nje shkak banal dhe krejtësisht falls. Ne se nuk do te gjente kete, do te gjente nje tjeter te ngjashëm, si psh se nuk mund te jape shpjegime sepse nuk me pelqen boja me te cilen eshte lyer gjykata apo do te kerko… qe te nderohej trupi gjykues sepse numri i kembes se kryetarit nuk eshte aq sa duhet te jete. Por arsyeja e vertete sic permenda edhe me siper eshte qe ai nuk mund te mbrohet dhe duke e ditur kete, duke ditur se fajtor eshte dhe do te denohet ai perpiqet qe ne vazhden e lojës qe ka filluar te protestoje me vone tek ata qe nuk e njohin duke thene se e denuan ne menyre te rregullt. Qe Nano nuk mund te mbrohet nuk ka me dyshim por qe edhe “ZP” te vertetoje qe ai eshte fajtor kjo eshte interesante. Fakti eshte qe “ZP” deri tani ka botuar vetem deklaratat politike te Nanos. Asnje fjale tjeter, fakt apo denonim qe hedh drite mbi çeshtjen. Ka botuar fjalën e S.Plakes me idene se ajo eshte ne favor te tyre por nuk ka botuar pergjigjet e tij ndaj pyetjeve te prokurorit ku ai deshmon qarte se u udherdat i vinin” nga lart” nga “kryeministria” pra nga Nano. “ZP” boton te gjitha pretendimet e avokatit Sanxhaku por nuk shkruan asnje fjale per pergjigjet e prokurorit Gjukotaj, bile shkruhet se Prokurori “u pergjigj sipas menyres se tij, domethene nuk u pergjigj”. Po ne se Prokurori “nuk u pergjigj”, pra nuk arriti te hedhë poshte pretendimet e Nanos, pse nuk boton ”ZP” pergjigjet e tij per t’i vertetuar” qe Nano ka te drejte. Ne se Prokurori nuk ka qene ne gjendje t’i pergjigjet pretendimeve te Nanos, kjo eshte ne favor te ”ZPN”, pra duhet t’i botonin per te bere bashkime sa thone. Por sigurisht qe ”ZP” nuk mund te boto… fakte qe nxjerrin ne shesh mashtrimet e saj te deri tanishme. Nuk mund te pasqyronte se si Gjokutaj, i nxorri bllof Nanon dhe avokatet e tij. Keshtu qe ”ZP” boton fakte dhe dyshohet qe ”RD” i botoi si pretendimet e Nanos ashtu edhe pergjigjet e Prokurorit nga ballafaqim”derset i dolen” pikerisht Nanos dhe avokatete e tij te cilët mbas kesaj u detyruan te kerkojne “terheqjen e disa pretendimeve”. Me kete trajtim te detyruar qe ”ZP” po i ben çeshtjes se kryetarit te vet po verteton se Nano nuk mund te mbrohet sepse eshte fajtor. EDI PALOKA

NË Ç’REND E KLASIFIKONI VETEN JU, LUAN HAJDARAGA?

-Ju që i quani ish të persekutuarit politike hendikapate dhe eunukë, a mund të përfaqësoni vertete idealet e socializmit demokratik evropian?! Ishte diçka e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhimbshme dhe tepër tronditëse deklarata e Luan Hajdarages per te persekutuarit politike, qe pafytyresisht, me ligesi prej djalli, me urrejtje patologjike, i zhveshur nga çdo gjë njerezore, nga çdo perceptim human, shprehet ne menyre posteriore: “Nuk e di se si do te luftonin keta eunukë”. Kjo deklarate full pas asaj qe i ka quajtur te persekutuarit politike, “shqiptaret qe kurre nuk e pranuan doktrinen komuniste dhe totalitarizmin enverian, nga me te zinjte qe ka njohur historia bendikapate. Pyetja e pare qe do t’i drejtoja Luan Hajdarages pas ketij deklarimeve te papergjegjshme eshte: a jeni ju njeri, i cili do t’i sille ato fatkeqesi e mjerime popullit shqiptar per nje gjysmeshekulli. Keta martire te lirise, te vetedijes kombetare e te ndergjegjes qytetare, nuk e kursyen veten dhe jo vetem veten por as familjet e tyre, por deshmuan me rezistencen e tyre heroike se liria, vetedija kombetare e ndergjegjien qytetare, kurkush s’mund ta shkulë e ta asgjesoje nga shpirti i shqiptarit, madje as nje perbindesh, siç ishte diktatura, qe ju “profesor” me aftesite tuaja(afesi?!)-jo, jo, ligesite tuaja jeni munduar ta justifikoni, jeni munduar ta modeloni e ta perjetesoni, me krijimin e qenies se perçundur laboratorike, te ngjashme me ju, njeriun e n, si maksimumin e degenerimit total te races njerezore, duke synuar pikerisht te perkundertin e njeriut-antinjeriut. Jane pikerisht keta, ish te persekutuarit e te perndjekurit politike qe na deshmuam me vepren e tyre se si po fundosej kombi, se si po neperkembej njeriu, se si po shkatërrohej çdo vlere, na deshmuan me brezat e rinj, duke klithur pikerisht ne ndergjegjen tone, kur ju me shoket e koleget e tu(ge sot guxoni t’i fyeni paterpshep) perpiqeshit te na e fryeni partupshep?), perpiqesit me na e narkotizonit shpirti, kerkonit te na fshinit nga shpirti çdo gje njerezore, te na shnderronit ne monstra. Jane pikerisht keta, ish te perndjekurit dhe te persekutuarit politike qe ne keto tre vjet te proceseve demokratike dhane nje shembull te jashtzakonshem te vetedijes se lirise, te tolerances, te ndergjegjes demokratike e qytetare dhe kete e bene ne emer te se ardhmes se kombit, ne emer te shpetimit tone, sepse ata nuk ishin sakrifikuar jone, se ata nuk ishin sakrifikuar ... [vazhdon] Kurse sa per ju keni kurajon e çmendur t’i fyeni, t’i poshteroni, t’i quani hendikapate dhe eunukë. A vertet ju jeni nje lider politik qe perfaqeson aspiratat e socializmit demokratik evropian? Jo Luan Hajdaraga, asnje te perbashket s’keni me Evropen, me asgje te perbashket dhe humane. Ju jeni idealet e saj qytetare dhe humane. Ju jeni per nje kamari i verber ne rrymen e enverizmit, me nje diagnoze vertete te paparashikueshme. Per fat te keq, zoti Sidoqofte, prape mire, qe ju gjeni çdo perde iluzore per vete dhe ... [pjesërisht e palexueshme] LAZER STANI [Fotografi e një burri në konferencë shtypi, me tabelën “REPRESI”]

KRIMI FILLON TE ZBULOHET

“Çeshtja Nano” ne gjyq Diten e hene vazhdoi seanca e dyte e procesit gjyqesor lidhur me skandalin e indimeve. Kryetari i trupit gjykues i dha fjalen per shpjegime fillimisht Robert Gjininit, ish sekretari i pergjithshem i Ministrise se Tregtise. “Megjithese kundershtova me urdheruan te marr mallrat ne dorezim” R.Gjini akuzohet se ne periudhen ne fjale ka nenshkruar deklarata per marrjen ne dorezim te mallrave pa shenuar sasite dhe strukturen e tyre. Perveç kesaj ka rezultuar se mallrat mungonin. R.Gjini deklaroi se nuk ishte fajtor pasi me trajtimin e mallrave duhej te merrej reparti 101/K. “Une nuk kisha nje detyre te tille-tha R.Gjini-dhe vendi i punes nuk e ka ne kompetence”. Por fakti eshte qe me nje autorizim ai ngarkohesh te merrej me marrjen ne dorezim si perfaqesues i shtetit shqiptar. Ja ç’thote ai per kete: “Vendimi erdhi nga Kryeministria ne Ministri. Une i thashe ministrit se nuk merrem me kete pune por ai me tha se po te mos shkoja une nuk vinin ndihmat”. Pra perse del kushti: “Po nuk u be keshtu nuk vijne ndihmat”. Perseri caktohen persona qe nuk i mbulojne ato sektore. Dhe perseri del emri i Nanos pasi me nje shenim te Nanos eshte kryer edhe ky veprim. Ne proces u vertetua se nga deklaratat e perpiluara prej R.Gjinit vetem e para kishte sasine dhe llojin e mallit, te tjerat jo. R.Gjini deklaroi per kete se roli i tij ishte vetem te konfirmonte mbërritjen e mallit e jo mallit e jo te shenohej sasite. Atehere pse tek e para i kishte shenuar dhe tek te tjerat jo. Mos valle dikush “nga lart” e detyroi edhe per kete? Perveç kesaj deklarata e pare ku shenohen sasite dhe lloji i mallrave eshte formuluar pa mbërritur ende keto mallra. I pyetur per kete fakt R.Gjini tha se sasite qe do te vinin dhe llojin e mallrave e “dinin qe me pare”. Nga? Mos valle edhe ate nga faksi i R.Alise e dora e Nanos? Siç u denua nga S.Plaka pa kete deklarate te leshuar nga R.Gjini apo te tjera nuk shkarkoheshin mallrat. Nga bisede e R.Gjinit me Permiolën, kur ky i fundit ka ardhur ne Shqiperi, tension se shqetesimit per mallrat Permiola i eshte pergjigjur: “Une nisa ato mallra qe me tha Ministria e jashtme Italiane”. “Ndersa çmimet nuk i bej une, vetem i çoj ne Ministri”. Nderkaq dihet qe verteta eshte ndryshe. Permiola ishte i detyruar te dergonte ato mallra qe i kerkoheshin nga qeveria shqiptare, pra mallrat per te cilat populli shqiptar kishte nevoje, dhe Ministria e Jashtme Italiane miratonte pikerisht kerkesat e qeverise shqiptare. Sipas te dheneve nga depoinimet e tij dhe te tjeret, H.Hallko, drejtor i drejtorie ne Ministrine e Tregtise, nga ana e tyre ishte pergatitur lista me mallrat per te cilat ishte nevoje ne baze te kerkeseve dhe ushqimeve te tollonit. Ketu, siç deklaroi R.Gjini, ambasadori italian, shqetesimet per çmimet dhe strukturen e mallrave u eshte pergjigjur se “keto jane ndihma”. Megjithate, R.Gjini, nuk jep pergjigje per faktin se pse pranoi, qofte edhe me urdher nga lart, te kryeje veprime qe atij vete i dukeshin jo te rregullta. -Avokati i R.Gjinit mbron F.Nanon dhe Levante Co- Duket e çuditshme, por avokati i R.Gjinit, megjithese duhej te mbronte kete te fundit, perpiqej qe te justifikonte shkeljet e Nanos dhe te Levante Co, te mos i denonconte keto te fundit, megjithese ishin pikerisht keto qe kishin shtyre klientin e tij ne shkeljet qe ka bere. Keshtu, duke “mbrojtur” R.Gjinin ai deklaroi se “F.Nano jep urdher te ligjshem qe me trajtimin e mallit te merret 101/K”. Pse ndjehet i detyruar ky avokat qe te sqarojë nese urdherat e Nanos kane qene ose [Vijon ne faqen 2] [Karikaturë: “KORRUPSION FALLSIFIKIME”]

KORRUPSION FALLSIFIKIME

NE Ç’REND E KLASIFIKONI VETEN JU, LUAN HAJDARAGA?

-Ju qe i quani ish persekutuarit politike