Dosja Nano
AVOKATET E NANOS SHKELIN LIGJIN
-Mbasi u kthye nga Parisi, Sanxhaku vendosi qe te beje mbrojtjen!
-Kur u thirr nga Bendo, Sanxhaku nuk pranoi t’a shoh dosjen duke e quajtur te paligjshem ate veprim por ne seancen e fundit kerkon perseri dosjen. A nuk eshte i paligjshem ky veprim?!
Nano u jep “keshillen e fundit” avokateve te tij
Foto: A. Babani
Nano u jep “keshillen e fundit” avokateve te tij; Foto: A. Babani
PRESIDENTI BERISHA TAKOHET ME KRYEMINISTRIN MEIXHER DHE PRITET NE PALLATIN BAKINGAM
Ne diten e dyte te vizites, Presidenti Berisha, pati ne Davning Strit ne Londer, bisedime me kryeministrin britanik Xhon Meixher.
Hera e pare qe nje personalitet i larte shqiptar takohet me kryeministrin e Britanise Zoti Xhon Meixher doli jasht ne Davning Strit nr.10, per te pritur presidentin shqiptar Sali Berisha dhe me pas ne zyren e tij zhvilloi me te nje ore bisedime. Ata biseduan kryesisht mbi ceshtjet rajonale duke perfshire Kosoven dhe Maqedonine. Zoti Meixher i kerkoi presidentit Berisha ta perdore pozitivisht influencen e tij ne rajon. Duke folur mbi sanksionet kunder ish-Jugosllavise, presidenti Berisha kerkoi qe heqja e sanksioneve te kushtezoje me zgjedhjen e ceshtjes se Kosoves.
Ne takimin me kryeministrin britanik, presidenti shqiptar foli edhe mbi te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni. Nje vemendje e veçante ne takim iu kushtua edhe marredhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe Britanise. Kryeministri Xhon Meixher dhe presidenti Berisha shprehen shpresen se marredheniet tregtare do te vazhdojne te permiresohen. Qe nga vendosja e marredhenieve diplomatike me 1951 pas 50 vjet nderprerje Shqiperia dhe Britania kane nenshkruar marreveshjen mbi transportin dhe nje memorandum bashkepunimi ne fushen ushtarake. Tani te dy vendet po pergatisin marreveshjen mbi sherbimin ajror, turizmin si dhe nje marreveshje per mbrojtjen e investimeve.
Dje Presidenti Berisha e filloi diten me viziten ne Tempullin e nderimit te figurave te shquara te kombit britanik ku vendosi dhe nje kurore mbi varrin e ushtarit te panjohur.
Ne mesdite Presidenti Berisha u prit ne nje audience private ne Pallatin Bakingam prej Madhërisë se Saj Mbretereshes Elizabet. Kjo eshte hera e pare qe nje kryetar shteti shqiptar nderohet me nje audience private nga Mbretëresha Elisabete.
Me pas, per me teper se dy ore gazetare te shumte nga te gjitha organet e masmedias dhe te shtypit i drejtuan pyetje Presidentit Berisha ne nje konference shtypi. Sot Presidenti Berisha do te kthehet ne Atdhe.
FORCIMI I NDJENJES KOMBETARE, QELLIM PARESOR
Tritan Shehu dhe deputete ne qytetin e Ersekes
Diten e shtune paradite me 26 mars 1994 ne sallen e shtepise se Ushtrakeve ne qytetin e Ersekes u zhvillua nje tubim i gjere me popullin.
Mlds qindra banoreve te Ersekes e te fshatrave perreth ne kete takim ishin te pranishem edhe Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike zoti Tritan Shehu, nenkryetari zoti Tomor Dosti, Kryetari i Komitetit te ish te Permdjekurve Politike Eduart Ypi deputetet Butka e Malaj, zoti Idriz Xhomari drejtor ne Ministrine e Bujqesise etj.
Takimin e hapi zoti Taul Lala Kryetar i degës se PD-se se rrethit te Kolonjes.
- Eshte nje fakt sinjifikativ kontributi here gjate gjithe historise dhe sot per demokracine dhe ne fillim te fjales se tij zoti Tritan Shehu.
Kjo edhe per faktin sepse rrethi juaj ka qene tejet i persekutuar nga regjimi komunist. “Liria juaj”, lidhjet tuaja fizike e shpirterore me boten nuk u nderprene asnjehere. Kete e tregoi vota juaj e 22 marsit, tha me tej zoti Shehu.
Jemi te ndergjegjshem se kemi shume gjera per te
(Vijon ne faqen 4)
ITALIA ”SHPETON” NGA KOMUNIZMI
-Fitore e padiskuteshme e qendres se djathte
-Berluskoni dhe ”Forca Italia” numrat nje ne politiken italiane
-Berluskoni :”Nuk do te kete kompromis me te majtet,”
-Fitore e padiskutueshme e qendres se djathte
-Berluskoni dhe ”Forca Italia” numrat nje ne politiken italiane
-Berluskoni :”Nuk do te kete kompromis me te majtet”
-Nje opozite”armike”apo...
-”Republika e dyte”nje republike e qendres se djathte
Italia jetoi keto ditë fushaten me intensive me te ashpper elektorale qe nga zgjedhjet e pas luftes. Kriza e thelle politike e shkaktuar nga skandali i tangentieve, kushtetoi dhe ashpersine e kesaj fushate. Italianet kerkonin “te ndryshonin” dhe me kete qellim u drejtuan ne kutite e votimit. Po cila ishte pasqyra politike e Italise ne muajt e fundit?
Skandali i tangentieve dhe te vinte partia qe ze skajin e djathte ne spektrin e politikes italiane Nderkaq, pergjithesisht ne jug, te majtet e perfaqesuar nga Partia e Oketos, Demokracia e Majte, do te kishin suksesin me te madh te viteve te fundit.
Kriza politike nderkoh vazhdonte te thellohet, qeverite jane te paqen-drueshme njerezit te pakenaqur, partite qe rezultuan te sukseshme ne zgjedhjet lokale, kerkojne ndryshime te shpejta politike. Atehere ne kulm te kesaj krize Presidenti Skalfaro shperndan Parlamentin dhe shpall zgjedhjet e reja per daten 27 mars. Qe nga ai moment do te fillonte fushata e ashper elektorale. Kete here kundershtaret qendronin ne dy pole: djathtas e majtas. Sidoqofte sondazhet e para tregonin per nje avantazh te qarte te te majteve. Lideret e ketyre partive deklaruan paraprakisht se me ne fund Italia do te qeverisej nga te majtet. Ne kete moment vetem dy muaj me pare Silvio Berlusconi, bosi i njohur milanez, do te deklaronte se ishte dore nga biznesi dhe do t’i futej politikes: “Nuk mund t’a le Italine ne duart shkaterrimtare te komunisteve”-deklaroi ai. Me pas ne disa debate Berlusconi do t’i sulmonte ashper ata qe ai i quante komunistet italiane. Bosi milanez ngriti menjehere partine e tij ”Forca Italia” ku vendin kryesor e zune intelektualet e fushave te ndryshme, te cilet,siç shpreheshin vete, bashkonte qellimi per te mos lejuar komunizmin ne Itali.”Forca Italia” filloi te fitoje gjithnje e me teper pike e ndersa sulmet e majteve ndaj Berluskonit beheshin gjithnje e me te egra.
Te majtet vendosen qe te hynin ne zgjedhje ne bllok dhe formuan Polin e Progresisteve ku benin pjese PDS(demokracia e majte) PSI, Rifondacioni komunist, Rrjeta dhe te Gjelbrit.
Ne keto kushte, ne anen tjeter Berluskoni vendos te grupohen qendren e djathte. ”Forca Italia” behet nyja e lidhjes per Legen e Veriut te Umberto Bosit dhe Aleancen Nazionale(MSI) te Finit. Grupimi i ri quhet Poli i Lirise e ne te bejne pjese dhe Qendra kristian Demokratike e nje grup kandidatësh nga Lista Panella.
Ne kete menyre forcat kryesore jane grupuar ”Progresistet” ne te majte te bindur ne fitore dhe ne qendren e djathte Poli i Lirise. Nderkaq qendra perfaqesohej nga Partia Popullore e Martinazzolit dhe Paktit per Italine e Senijt, dy parti te dala nga DC.
Me 27 dhe 28 mars italianet u gjenden perpara kutive te votimit dhe...
(Vijon ne faqen 4)
Silvio Berluskomi
Achille Occeto
Nano u jep “këshillën e fundit” avokatëve të tij
14 vjet heqje lirie, kërkoi akuza për F. Nanon ndërsa Sanxhaku kërkoi me shumë se 20 dite per te bere ate qe nuk kishte bere deri tani, mbrojtjen e Nanos.
“Çuditërisht”, ne mënyre te papritur, Nano dhe avokatet e tij vendosen te mbrohen. Deri me tani qendrimi i tyre ka qene i ndryshem.
Nje seance me pare A. Tirana njoftoi (pasi e kishte njoftuar “ZP”) se do te mbroheshin ne gjykaten e apelit por ja “papritur” Sanxhaku njofton se do te mbrohen qe te.m. Kjo “e papritur” vjen mbas kthimit te Sanxh akut nga Unioni Nderparlamentar ne Paris. “ZP” me zhurme te madhe e barazonte 20 marsin, diten kur do te mblidhej ky Union, me diten e limit te Nanos. Se ç’u tha e se ç’u be ne Unionin Nderparlamentar kete e dijne ata qe morren pjese per “ZP” mbas punimeve te Asamblese kishte shkruar vetem pese rradhe ku theksohej qe parlamentaret “u interesuan” shume per çeshtjen Nano. Sidoqofte ne ato 5 radhe “vendimi” per lirimin e menjehershem te Nanos nuk gjendej. Nderkaq mbas kthimit nga Parisi, Sanxhaku vendos qe te ndryshoje qendrimin e deri tanishem e te beje mbrojtjen e Nanos por...kerkon qe te njihet me dosjen. Me kete kerkese Sanxhaku kerkon te mbuloje blofin e dertanishëm por mbase nga nxitimi ben nje blof tjeter. Ai duke “kerkuar” te njihet” me dosjen kerkon te bej te ditura edhe “njhere” shkeljet qe i jane bere por ketu doli blofi i tij.
Kryetari i trupit gjykues pasi hodhi poshte kete kerkese te paligjshme sqaroi dhe njehere qendrimin e tij dhe te mbrojtjes.
Tashme eshte bere e ditur qe, nga te gjithe avokatet mbrojtes vetem avokatet e Nanos nuk kane pranuar te paraqiten ne gjykate e te shohin dosjen, mbas njoftimit te kryetarit te trupit gjykues. Keshtu ne dy jave qe dosja qendroi ne gjykate perpara fillimit te procesit, avokatet e Nanos nuk e morren mundimin t’a shihnin. Pse vepruan ne kete menyre eshte thene disa here, per t’u ngritur te protestojne se jane shkelur procedurat e ata nuk i kane njohur me dosjen.
Ne seancen e fundit Sanxhaku perballë ketyre fakteve iu pergjigj z.Bendo se nuk ishin paraqitur ne gjykate pasi e quanin nje veprim te paligjshem qe te njiheshin me dosjen ne gjykate. Z.Bendo me plot te drejte, pyeti ne se tani nje veprim i tille nuk ishte i paligjshem. Sigurisht qe Sanxhaku kesaj pyetje nuk mund t’i japë pergjigje, te pakten nje pergjigje logjike, pasi bie brenda nga do qe te rrotullohet. Ne se njohja me dosjen ne sygjykate per Sanxhakun ishte e paligjshme atehere pse kerkon tani qe te njihët me te? Kur vete kryetari i trupit gjykues i kerkoj te paraqiteshin ne gjykate per dosjen veprimi ishte i paligjshem, tani qe kane kaluar te gjitha fazat e procesit gjyqesor, kerkesat e Sanxhakut mos valle eshte e ligjshme? Siç duket udhetimi ne Paris e beri Sanxhakun qe t’a ndryshoje disi konceptin e tij per ligjet por ja qe blofi e tyre te shumta nuk priten sa te ndodhin keto ndryshime. Nano u perpoq te ndryshonte mentalitetin e shqipetareve qe “nuk e kuptonin Evropen” por siç duket Evropa e detyroi Nanon qe te ndryshoje mentalitetin e tij. Dukët se me ne fund Nano e kuptoi qe Evropa nuk mund te behet avokate e atyre qe jane zhytyer ne llumin e krimit.
Sidoqofte me ne fund pasi degjuam keqenimet “mbrojtes” do te kemi mundesine te degjojme dhe “argumentat” mbrojtes te Nanos, megjithese Sanxhaku ka deklaruar se “do te sulmojne”. Ne se do te “sulmojne” me ato “argumenta” qe kane perdorur deri tani me siguri qe “do te jene” bindes.
EDI PALOKA
Foto: A. Bahani
MARREDHENIET SHQIPTARO-BULLGARE LE TE JENE MODEL PER RAJONIN
-Konference shtypi e Ministrit te Jashtem bullgar Stanislav Daskallov-
Ministri i Jashtem Bullgar Daskallov gjate vizites se tij zyrtare ne Shqiperi u takua dhe pati bisedime me ministrin e jashtem Serreqi, kryeministrin Meksi, kryetarin e kryesise se Kuvendit Popullor z.Arborni, kryetarin e Komisionit te Puneve te jashtme te Kuvendit Popullor zotin Selami.
Pas ketyre bisedimeve dhe parlame ne nje nga sallat e Pallatit te Kongreseve ne kryeqytet, dha nje konference shtypi Daskallov dhe zoti Serreqi. Ai shoqerohej nga per gazetaret. Ai shoqerohej nga ministri i jashtem bullgar dhe zoti Alfred Serreqi.
Nga kjo konference veçojme:
SERREQI: Marredheniet shqiptaro-bullgare kane njohur zhvillime mjaft pozitive. Gjate kesaj vizite me delegacionin bullgar te ministrise se Puneve te Jashtme diskutuam per marredheniet bilaterale me synimin se si ti zhvillojme ato ne interes te ndersjellte. Diskutuam gjithashtu edhe rreth krizes ne ish Jugosllavi, procesin e integrimit te vendeve ne organizmat europiane e nderkombetare.
Ne perfundim zoti Serreqi theksoi se midis Shqiperise dhe Bullgarise ekzistojne te gjitha mundesite qe marredheniet te jene nje model per tere rajonin.
DASKALLOV: Vizita ishte shume e dobishme per te zgjeruar bashkepunimin midis dy vendeve ne te gjitha fushat. Momentalisht midis Shqiperise dhe Bullgarise nuk ka asnje problem te hapur qe te pengojne keto zhvillime. Marredheniet e mira midis nesh jo vetem qe jane ne interesin e te dy vendeve por edhe te krejt rajonit tone. Eshte detyre e jone te takoheni me shpesh ne nivele te ndryshme, madje deri ne nivele ekspertesh. Sidoqofte nje dialog i vazhdueshem po mbahet dhe ai do te konkretizohet.
(Vijon ne faqen 4)
ANETARESIME TE REJA NE PD
Vetem tre jave e fundit jane anetaresuar 120 te rinj ne degen e PD Vlore.
Lexoni ne faqen 4
Delegacioni i Forumit Rinor te PDSH- se ne Strasburg