PRESIDENTI BERISHA PRITI DELEGACIONIN E KESHILLIT TE EVROPES KRYESUAR NGA LORDI FINCBERG
TIRANE:-Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Europes dhe vendet anetare te tij, si dhe nga institucionet evropiane, dhe sot konstatohet me kenaqesi se reformat ne Shqiperi ne keto dy vjet kane ecur shume me shpejt se ne vende te tjera, u tha Presidenti Berisha anetareve te delegacionit te Keshillit te Evropes,
kryesuar nga lordi Fincberg, te cilet i priti dje ne seline e Presidences.
Gjithashtu, Presidenti u deklaroi atyre se, Shqiperia ka plotesuar te gjitha kushtet e anetaresimit ne Keshillin e Evropes: zgjedhjet e lira, respektimin e te drejtave te njeriut, respektimin e te drejtave te minoritetit. Shqiperia, vijoi Presidenti Berisha, eshte e vendosur ne thellimin e bashkepunimit me Keshillin e Evropes dhe integrimin e saj ne Evrope.
Lordi Fincberg u shpreh se, vleresojme ndryshimet e thella ne rrugen e reformave dhe deshirojme ta shohim sa me pare Shqiperine anetare me te drejta te plota te Keshillit te vropes.
DESTABILIZIMI I VENDIT, QELLIMI I MBLEDHJES SE FUNDIT TE KRYESISE SE PS
Sipas burimeve te brendshme ne PS
-GRUPI KRIMINEL NE KRYE TE PS NE VAZHDEN E DISFATAVE
Sipas burimeve te brendshme ne PS
DESTABILIZIMI I VENDIT, QELLIMI I MBLEDHJES SE FUNDIT TE KRYESISE SE PS
-GRUPI KRIMINEL NE KRYE TE PS NE VAZHDEN E DISFATAVE
Denimi i F.Nanos i detyroi kreret e PS te mblidhen e te diskutojne “strategjine” e mbrapme te PS, ne nje mbledhje qe zgjati gati 6 ore. Nga burime te brendshme e te sigurta rezulton se nga mjaft diskutante jane propozuar ide me nje qellim te vetem,: destabilizimin e vendit.Grup ekstrremist ne krye te PS me Rucin ,Doklen,Brokajan e se fundi dhe Abdun nuk u mjaftuan qe e bene te tyrin krimin e Nanos por e shtruan ate si çeshtje qe do te kriminalizonte te gjithe PS.”Kafkëthyesit” qe u prine turmave ne korik qe ne emer te Nanos ishin gati te shkaktonin gjakderdhje te reja,organizuan dhe ate qe do te dilte me pas vetem nje deshtim i turpshem,4marsin diten e mborojtjes se krimit.Per fajin e keq te tyre shqiptaret e priten me qetesi dhe indiferentizëm gjyqin ndaj Nanos qe ishte gjyq kunder korrupsionit.Te vene ne nje pozite te tille deshtake grupi nanoist ,duke vazhduar politiken e kriminalizimit te PS,perkuan te terheqin dhe te tjere me vete por...
Ajo qe u propagandua me te madhe ne “ZP”,qe u nis per aktiv por perfundoi vetem ne mbledhje te kryesise se PS,do te vertetoje jo vetem deshtimin e ekstremisteve ne demagogjine e tyre por dhe qellimet e tyre te zeza.Ne PS ka njerez qe e kane kuptuar se ndjekja e aventures se organizuar nga Ruci e Dokle ka vetem nje fund te keq.Mbledhja e realizuar qellimet e tyre te mbrapsha. Ne pamje te pare keto mund te duken si demokratike por pa ngrirun mund t’u vihet dhe emri “grusht shteti”: perderisa sic do te dale me vone qellimi dhe menyrat e realizimit te tij jane krejtesisht te paligjshme.
Ne aktivin e kryesise se PS eshte zhvilluar nje debat i lidhur me riorganizimin e PS dhe nje grup prej 4-5 vetesh ka kerkuar zgjidhjen e nje kryetari te ri. Ky mendim eshte mbajtur nga pjesa me e madhe e kryesise se PS me ne krye N.Doklen.
Dokle ka thene se kryetari do te qendroje deri ne shtator, ne momentin qe mendohet te shkaktohet kriza parlamentare, dhe pas zgjedhjeve te reja do te lirohet si i burgosur politik.
Ne se drejtesia edhe ne dy shkallet e tjera apel e kasacion, le ne vend vendimin per denimin e Nanos, atehere asnje forme tjeter per lirimin e Nanos nuk do te jete ligjore. Te ben pershtypje qe kreret komuniste te PS e lidhin lirimin e Nanos me marrjen e pushtetit dhe dhune por harrojne qe koha e “revolucionit” te Enverit nuk vjenme dhe kasketat e qelbura qe ata mendojne te nxjerrin ne mitingje do te zene ate vend qe duhet te kishin zene prej kohesh per krimet qe kane kryer.
Ky nuk eshte presion por rrejdhoje e idese qe eshte dhene ne mbledhjen e kryesise se PS per te organizuar mitingje dhe kishin leshuar kolltuket askush nuk doli “nga elektorati”
Nga i gjithe diskutimi ne mbledhjen e kryesise se PS rezulton se grupi ekstremist synon qe te perdore çeshtjen Nano per te realizuar qellimet e tij. Kryetari i PS se Shkodres pasi mori detyrat e reja u kerkoi shokeve dy rroga, “Ne punojme ne kushte me te veshtira prandaj duam mbeshtetje me te madhe” - tha dhe ai.
Perfaqesuesi i Shkodres eshte mbeshtetur nga ai i Durresit, F.Avdiu. Siç rezulton nga diskutimet e pjesemarresve ne mbledhjen e kryesise se PS, kriza parlamentare ishte parashikuar qe te shkaktohej paralelisht me çeshtjen Nano por fakti qe PSD fillimisht ka qene dakord e me pas eshte terhequr e ka penguar kete “zgjidhje”. Po ashtu ne PAD ka patur nga ata qe jane treguar te gatshëm te shkojne mbrapa qellimit te PS duke dale nga Parlamenti sepse keshtu kenaqin dhe egoizmin e atij qe sot mban dhe mbiemrin Alia. e qe nuk eshte ne Parlament. “Por te tjere e quajten “te pajustifikueshem” kete veprim vetem per te mbrojtur Nanon. Sidogofte mocionisteve nuk ju erdhi fort per mbare kur moren vesh se largimi i tyre nga Parlamenti do te shoqerohej me zevendesimin e menjehershem me deputete te listes se PD. Keshtu qe PAD nuk dha nje fjale perfundimtare.
Ajo që u propagandua me të madhe në “ZP”, që u nis për aktiv por përfundoi vetëm në mbledhje të kryesisë së PS, do të vërtetohet jo vetëm dështimin e ekstremisteve në demagogjine e tyre por dhe qellimet e tyre të zeza. Në PS ka njerëz që e kanë kuptuar se ndjekja e aventurës së organizuar nga Ruci e Dokle ka vetëm një fund të keq. Mbledhja e kryesisë së PS do t’i tregonte të gjitha këto.
Sipas të dhënave, S. Pellumbi në fjalën e tij është përqendruar në emërin e organizimit të PS pas denimit te Nanos. Duke përjashtuar mundësine e krijimit të krizës parlamentare për efekt të numrit jo të mjaftueshëm të deputetëve (gjë që u tha dhe në konferencën e shtypit) Pellumbi parashtroi dy rrugë:
-Krijimin e nje koalicioni me partitë e tjera si PAD, PSD etj. Në këtë aspekt PSD do të duhet të tërhiqet nga koalicioni ndërsa PS do të kërkojë përfaqësuesit e pushtetit lokal
-krize nëpërmjet propagandës që do të zhvillohet në të gjithë vendin për të nxitur elektoratin që të kërkojë zgjedhje të tjera.
Si “strategji” këto dy rrugë “nuk kanë të share”. Pra PS kërkon të shfrytëzojë ambicjen dhe egoizmin e disa elementëve të PSD (të cilët i kanë shprehur hapur dëshirat për “pak kolltuk”) e PAD për t’i ...
... me marrjen e pushtetit me dhune por harronje qe koha e “revolucionit” te Enverit nuk vjen eshte presion per rjedhoj PS per te organizuar mitingje edhe po nuk arriten te marrin leje per to
... te Parlament. Por të tjerë Nanon. Sidoqofte qe PAD nuk dha nje fjale perfundimtare.
Per keto arsye kreu e PS u detyruan
EDI PALOKA
(Vijon ne faqen 4)
HORIZONTE TE REJA NE MARREDHENIET SHQIPTARO-TURKE
(Interviste e Presidentit te Republikes, zoti Sali Berisha dhene Televizionit shqiptar, pas kthimit nga Turqia)
Berisha: shqiperia ofron shume perparesi, ofron nje pozicion gjeografik jashtzakonisht te favorshem, Shqiperia ofron rezerve ta medha natyrore, nje force pune te kualifikuar, treg pune te leverdisshem dhe mbi te gjitha nje legjislacion qe bazohet ne lirit e investitorit, ne lirine e individit, lirine e iniciatives se lire.
-Zoti President, cili ishte qellimi i vizites qe ju bete ne Turqi?
-Ne Turqi shkova me ftesen e Presidentit Demirel dhe qellimi kryesor i vizites sime ka qene nxitja e shtytja e zhvillimit te metejshem te marredhenieve politike, ekonomike e te gjithanshme, miqesore ndemjet dy vendeve si dhe diskutimi i problemeve rajonale.
Mund te them se marredheniet midis Shqiperise e Turqise po ecin e po zhvillohen me shpejtesi. Kjo se pari sepse, pre keto marredhenie ekziston nje baze e shendoshe dhe solide e mbeshtetur kjo ne lidhjet e fuqishme te gjakut qe ekziston ndemjet Shqiperise e Turqise dhe lidhjet historike e kulturore. Ne dy vjet marredheniet ne rrafshin politik, jane ridimensionuar dhe kane marre nje zhvillim shume te mire.
Po keshtu marredheniet teknik dhe ne fusha te tjera zhvillohen mire, shpejt dhe ne nje fryme miqesore, kurse bashkepunimi ekonomik dhe marredheniet ekonomike ngelen per tu fuqizuar. Theksoj se Turqia gjate ketrye dy vjeteve i ka dhene Shqiperise nje ndihme ekonomike te konsiderueshme mbi 30 milione dollare ndihma humanitare dhe ndihma te tjera.
Por perseri ka nje hapesire te madhe ne bashkepunimin ekonomik dhe ne kete aspekt une insistova si te Presidenti Demirel, ashtu edhe tek Kryeministrja Çiler, si dhe ne takimin e Stambollit me investitoret turq, qe investimet turke jane shume te mirepritura dhe do te luajne nje rol te madh ne afrimin ndermjet dy vende tona.
- A u realizuan objektivat e kesaj vizite, sipas mendimit tuaj?
-Une mendoj se objektivat e kesaj vizite u realizuan plotesisht.
Se pari ne rrafshin politik, vullneti eshte i dy anshem dhe i sigurte per te zhvilluar me tej keto marredhenie. Te dy palet konstatojne me kenaqesi nje zhvillim te shpejte dhe te harmonishem te ketyre marredhenieve.
Po keshtu Shqiperia dhe Turqia kane pikepamje te njejta per zhvillimet ne rajon.
Te dy keto vende japin nje kontribut te vertete ne paqen e stabilitetin e gadishullit Ballkanik. Ne diskutimet tona çeshtjet ekonomike e problemet ekonomike zune nje vend te veçante.
Vecanerisht insistova qe qeveria turke, Presidenti, Kryeministrja te kontribuojne me fuqishem ne zgjerimin e bashkepunimit ekonomik dhe e solla ne vemendjen e tyre interesimin e shume investitoreve turq ne kete drejtim.
(Vijon ne faqen 4)
XHORXH XHULLUEN NE SHQIPERI
Dje mbërriti në vendin tonë Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë dhe Kryekomandant i Forcave Amerikane ne Europe, Xhorxh Xhulluen.
PËRFAQËSUESIT E SHTYPIT I THONË UNANIMISHT: “PO” SHQIPËRISË NË KËSHILLIN E EUROPËS
-Nga takimi i përfaqësuesve të shtypit me delegacionin e Këshillit të Europës
Takimi i fundit në Shqipëri delegacioni i raporteve të Këshillit të Europës e bëri me përfaqësues të shtypit. Interesi i tyre drejtohej në faktin se sa i lirë ishte shtypi shqiptar dhe a i plotësonte kushtet Shqipëria që me këtë liri shtypi të bëhej anëtare e Këshillit të Europës.
Në lavdinë e diskutimit ishin përfaqësues nga masmedia dhe gazetat me të njohura shqiptare.
Duhet thënë që diskutimi edhe pse bëhej nga gazetarë, nuk i shpëtoi nuancave politike përkatësisht mes partive që përfaqësoheshin.
Prej zogaj drejtor i “Aleancës” dha një lloj shtypi është i pavarur por denoncoi ato masa që sipas tij janë represive në këtë ligj.
“Y. Rakipi, kryeredaktor i “Republikes” theksoi faktin se sot ne Shqipëri botohen mbi 250 gazeta por problemi është se ka shumë gazeta e pak gazetarë. Në përpjekësin u ngrit problemi i mungesës së etikës profesionale të gazetarëve.
Ver higjen per shtypin dhe disa denime ndaj gazetareve pati replika nga perfaqesuesit e shtypit. Keshtu u be e qarte se ligji për shtypin shqiptar është adaptuar nga ai i landit të Vestfalisë dhe bile nga masat represive që përmbante ai ligj (Vestfalisë) është hequr nga Parlamenti shqiptar dënimi me burg. Nga gazetarët u pranua njëshisht që dënimi me 8 mijë dollarë është tepër i rëndë për gazetat shqiptare por u theksua njëkohësisht se ishin të pafajshme abuzimet e bëra me lirinë e shtypit.
Përfaqësuesi i “RD” tha se Demokracia nënkupton respektim të të drejtave. Por nëse të drejtat e dikujt kalojnë cakun duke shkelur të drejtat e një personi tjetër atëherë nuk ka demokraci. Gazetarët me mjetet që disponojnë e kanë të lehtë të çojnë opinionin publik në njëanshmëri e dikë tjetër prandaj nuk mund të lejohet një abuzim i tillë. Pati disa replika për sa i përket dënimit të gazetave. Në parim si gazetarët e gjithë ishin dakord që gazetari nuk duhet të denohet por edhe gazetari duhet të respektojë rregullin e ligjit. Nga një pjesë e gazetarëve denimi është për gazetat të “KJ” apo dhe gazetave të tjera u interpretuan si shkelje por pjesa tjetër e gazetarëve sqaroi (edhe disa pasaktësira të dhëna nga grupi i parë) se ata që ishin dënuar kishin çenuar jo vetëm personalitetin e figurave të veçanta përmendjes së shpifjeve për kishin çenuar dhe interesat kombëtare të cilat kanë lidhje në radhë të parë me detyrat e çdo shtetasi pavarësisht nga profesioni. Kryetari i delegacionit të raporteve të Këshillit të Europës, Lordi Finsberg dëgjoi me vëmendje të gjithë diskutimet e më pas i dha fjalën z. Lambrt Kelcherman senator belg anëtar i Komisionit politik të Këshillit të Europës.
Kelcherman tha se kishte vetëm dy pyetje për të bërë, për të cilat kërkonte përgjigje të shkurtuara:
1- A është Shqipëria sipas jush nje vend me demokraci parlamentare pluraliste.
2- Mendoni se ka rëndësi futja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës?
Përgjigjet e të gjithë gazetarëve për të dy pyetjet ishin “Po”. Këtu u mbyll dhe takimi i fundit i delegacionit të Këshillit të Europës.
KORRESP I “RD”
XHORXH XHULLUEN NË SHQIPËRI
Dje mbërriti në vendin tonë Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europe dhe Kryekomandanti i Forcave Amerikane ne Europe, Xhorxh Xhulluen.
në Europe dhe Kryekomandanti i Forcave Amerikane ne Europe, Xhorxh Xhulluen.
Ne aeroportin e Rinasit ai u prit nga Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali etj.
PRESIDENTI BERISHA PRITI GJENERALIN XHORXH XHULLUEN
BERISHA: Shqipëria është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha strukturat e NATO-s
XHULLUEN: Aleanca është e hapur për integrimin gradual të Shqipërisë në NATO.
Vizita juaj është një ngjarje shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n. Se pari dua t’ju përgëzoj ju personalisht dhe Admiral Borden per operacionin e suksesshëm në qiejt e Bosnjes, i cili do të mbetet historik, pasi shënoi fillimin e funksionimit të NATO-s në një rol të ri, iu drejtua Presidenti Sali Berisha Komandantit Suprem te NATO-s, Gjeneralit Xhulluen.
Dua t’ju siguroj vijoi Presidenti Berisha se ushtria shqiptare ndjen admirimin e thelle per NATO-n e mbrojtjes të vlerave demokratike te sigurise dhe paqes. Ushtaraket shqiptare po punojne me kembengulje per te adoptuar standarte te kesaj Aleance. Ne ishim te paret qe kerkuam anetaresim ne NATO dhe sot mbeshtesim fuqimisht Partneritetin per Paqe si nje proces dinamik i natyrshem per anetaresim ne kete Aleance. Shqiperia eshte e vendosur te marre pjese ne te gjitha strukturat e NATO-s te parashikuara nga Partneriteti per Paqe dhe eshte e gatshme te zhvilloje manovra te perbashketa ne vende apo grup vende anetare te NATO-s. Shqiperia kerkon ndihmen e NATO-s per pergatitjen e trupave paqeruajtese apo pjesemarrese ne operacionet humanitare te shpetimit dhe gjithashtu rikonfirmon gatishmerine e saj per t’i siguruar NATO-s te ...
(Vijon ne faqen 4)
SHIPFJE TE PAMORALSHME NGA SHYQYRI ÇELA DHE GAZETAT “KJ” E “ALEANCA”
Ministri Musaraj prononcohet per “akuzat” kunder tij
Ne lidhje me artikujt e fundit te gazetës “Koha Jone” dhe “Aleanca” ku pergjohët ne menyre te papergjegjshme Ministria e Rendit Publik dhe titullari i saj, korrespondenti ynë u interesua pranë Ministrit të Rendit Publik, per te prononcuar publikisht ne lidhje me keto “akuza”.
Po ta lexosh me vemendje artikullin e shkruar nga Shyqyri Çela, te bie menjehere ne sy kontradita qe ekziston ndermjet pjeses se pare te shkrimit, ku ai pershkruan krimin te rastishem, te kryer ne zënie e sipër, pra ordiner dhe pjeses se dyte ku ky krim quhet ne politik. Gjithkush i kupton qarte arsyet qe e kane detyruar te “buroje” Shyqyri Çela
a) Zakoni i malësisë: ai nuk donte te mbetej ne gjak me Çuniket, pra ky i duhej shitur, s’ka rendesi se kujt, Agroit. Fiktimi apo ndonje tjeter (pa tjeter sipas porosisë)
b) Duhej bashkuar akuza e F. Nanos kundrejt zoti Musaraj me ndonje tjeter ngjarje te bujshme, qe ajo te behej e besueshme. Ajo qe e komandone zgjodhen pikërisht këtë.
Per sa me siper, dua te sqaroj:
Është e vërtetë që disa ditë pas vrasjes se te ndjerit Çuni me e kam thirrur zotin Shyqyri Çela, ne zyre, ne prezence te te tjereve dhe i kam kerkuar qe te me dorëzonte te vellanë. Duke ia shpjeguar se ja kerkoja pikërisht atë, i cili me shume se kushdo tjetër e ktheu te ...
... officer i vjeter qe ishte, se dorezimi i te vellait, i cili pa tjeter shprehje pendese, mund te ndikonte pozitivisht ne gjykimin e tij dhe per te shuar ado abuzime politike nga forca te caktuara qe abuzonin me faktqenesine e Çekinit.
Une jam i bindur se per te trajtuar problemin ne kete forme, siç e trajton ai, e ka ndihmuar jashtë mase eksperienca e tij disa vjeçare ne Organet e Sigurimit te Shtetit, ku shpifja dhe intriga kane qene motoja e punes se tyre.
Është e vërtetë që e kam takuar ne Shkoder, kur kam shkuar per problemin e Çekiut, ne prezence te Kryetarit te SHIK-ut dhe kam perseri kerkuar
(Vijon ne faqen 4)
Karikaturë: FLETORË HARTIMI; FLETORË HARTIMI; Ruke 94(?)