13/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 prill 1994

PRESIDENTI BERISHA MBI MASAKREN KRIMINALE NE PESHKЕPINE E SIPERME

Zedhenesi i Presidentit njoftoi se Presidenti Berisha duke komentuar sulmin terrorist ne gazetmen e rekrutëve ne Peshkepine e Siperme tha: Shpreh ngushellimet e mia dhe te mbare popullit shqiptar familjeve te ushtarakëve qe rane ne krye te detyres dhe denoj me indinjaten me te thelle masakren ne gazetmen e rekrutëve ne Peshkepine e Siperme, e cila shenon nje akt armiqesor te shemtuar dhe jashtēzakonisht te rende te Greqise ndaj Shqiperise, sovranitetit dhe integritetit te saj, per pasojat e te cilit qeveria greke mban pergjegjesi te plote. I kam kerkuar qeverise per te marre te gjitha masat e duhura per te parandaluar akte te tilla dhe per t'u pergjigjur ne menyre adekuate ketij akti dhe kesaj politike. I bej thirrje gjithe opinionit shqiptar, qeverive te mbare botes dhe institucioneve dhe opinionit publik nderkombetar te denoje kete masaker kriminale dhe te veje ne dukje se Greqia me politiken e saj te bllokadave dhe bandave synon lehtesimin dhe inkurajimin e agresorit serb ne veri te Ballkanit dhe destabilizimin per qellime ekspansioniste greke te jugut te rajonit. Greqia deshires per marredhenie te mira dhe miqesise se ofruar nga Shqiperia i eshte pergjigjur sistematikisht me njeri aktesh armiqesore te kane synuar destabilizimin e vendit, por theksoj se duke u rikthyer tek politika e bandave, e fillimit te shekullit, dhe sponsorizimit te terrorit, qeveria greke merr persiper te shnderroje vendin e vet ne nje burim konfliktesh te rrezikshme per te cilat ajo do te mbaje pergjegjesi. Gjithashtu shpreh vendosmerine time dhe te qeverise per te insistuar me kembengulje, sikunder dhe deri tani, qe politika shqiptare t'i sherbeje ruajtjes se paqes dhe stabilitetit te jugut te Ballkanit. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Tirane, me 11 prill 1994

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE DENON AKTIN KRIMINAL

DEKLARATE Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise eshte thellesisht i indinjuar nga akti i pashembullt kriminal i dates 10 prill 1994, kryer nga forca speciale terroriste greke ndaj integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise, ne keto rrethana: Sipas konfirmimit zyrtar, rreth ores 2.30 te mengjesit, nje komando terroriste greke, e perbere nga 7 vete, e armatosur me arme zjarri dhe e veshur me uniforme ushtarake greke, u fut ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepije te rrethit te Gjirokastres. Afro 4 kilometra ne thellesi, ne Qendren e Sherbimeve se Rekruteve, dy prej tyre vranë ne befasi, me automatik, ushtarin Ansen Llazar Gjini, 18 vjeçar, nga fshati Seman, i rrethit te Fierit. Pas ketij veprimi, kater te tjere u futen ne fjetoren e ushtarakeve, ndersa ata ishin ne gjume dhe hapen zjarr. Nga ky akt barbar mbeti i vrare shefi i stervitjes, kapiteni i pare, Fatmir Sali Shehu 33 vjeç, lindur ne Tepelene dhe banues ne Gjirokaster. Gjithashtu, u plagosen tre ushtare, si dhe u rrezikuan shume te tjere. Gjate kryerjes se ketere veprimeve çnjerezore, njeni nga pjesetaret e komandos terroriste therriste ne gjuhen greke: “Kete e kemi per Vorio-Epirin! Mos kujtoni se e kemi harruar!”. Pas ketij akti, komandoja u largua, e ndjekur nga forcat kufitare shqiptare dhe kaloi kufirin grek. Ndjekja e komandos deshmoi se gjurmet e itinerarit te pershkruar prej saj te çonin ne drejtim te postes greke te Argiurohont. Ky ishte nje akt i paramenduar i kesaj bande kriminale, per te cilin Qeveria Greke mban pergjegjesi te plote. Ngjarje te tilla ne kufirin tone shteteror jane te perseritura pavaresisht nga protestat dhe denimi i kujdesshem i Qeverise sone. Ne situaten tejet te tensionuar aktuale ne Ballkan, nje shkallezim i ngjarjeve te tilla rrezikon mbarvajtjen e marredhenieve nder-shteterore qe ekzistojne mes dy vendeve tona. Shqiperia eshte nje shtet demokratik qe respekton te gjitha parimet e normat e njohura nderkombetare ne marredheniet midis shteteve dhe perpiqet me te gjitha forcat per krijimin e nje klime mirekuptimi, paqeje dhe ekuilibri ne Ballkan. Por ngjarje te tilla precedent luajne nje rol te kundert me perpjekjet e komunitetit boteror dhe evropian per paqe e stabilitet. Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise kerkon nga Parlamenti i Republikes se Greqise qe Qeveria Greke te pergjigjet per kete akt dhe te ndeshkoje personat pergjegjes, si dhe te marre masa serioze per mosperseritjen e ngjarjeve te tilla, te cilat mund mund te sjellin zhvillime te paparashikueshme, ne dem te marredhenieve tona dypaleshe dhe te paqes ne Ballkan. Ne ju drejtohemi organizmave homologe nderkombetare te ushtrojne ndaj Parlamentit dhe Qeverise Greke te gjithe ndikimin e tyre per nje zgjidhje te shpejte te gjendjes se tensionuar te shkaktuar nga pala greke. Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise, perfaqesuesi legjitim i popullit shqiptar, duke ndjere thelle dhimbjen e familjeve te viktimave si nje dhimbje te perbashket shqiptare, u shpreh atyre ngushellimet me te sinqerta. Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise duke denuar dhe denoncuar njezeri nje akt te tille kriminal, iu drejtohet njehereshishte gjithe shtetaseve shqiptare te ruajne gjakftohtesine dhe maturine qe karakterizon popullin tone, vendosmerine per mbrojtjen e vendit dhe per ruajtjen e paqes e te fqinjësise se mire. KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE Tirane, me 12.4.1994

DEKLARATE E QEVERISE SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

-Akt kriminal ndaj sovranitetit te Republikes se Shqiperise dhe stabilitetit ne Ballkan- TIRANE:-Lidhur me incidentin e dates 10 prill 1994, kur nje komando e armatosur greke te mbrojtjes qe, siç eshte

TAKIM I PRESIDENTIT BERISHA ME DREJTUES TE PARLAMENTIT, ANETARE TE QEVERISE, LIDER TE PARTIVE POLITIKE, KRYETARE TE GRUPEVE PARLAMENTARE, KRYETARIN E BSPSH DHE KRYETARIN E SHOQATES TE PERNDJEKURVE POLITIKE

Dje pasdite Presidenti i Republikes organizoi nje takim ne te cilin moren pjese zotërinjtë Meksi, Vukaj, Malasi, Sereqi, Musaraj, Gjinushi, Laco, Godo, Shamata, Hajdaraga, Kola e Xheka per te diskutuar ne lidhje me masakren qe nje njesi e komandos greke kryen me paramendim orët e para te mengjesit, diten e diel, ne gazermen e rekruteve ne Peshkepine e Siperme, kater kilometra ne thellesi te territorit shqiptar. Ky akt, theksoi Presidenti Berisha, eshte nje masaker e vertete dhe nje shkelje e paprecedente e integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise qe nga viti 1949. Ajo shenon nje veper te hapur armiqesore te Greqise kunder Shqiperise dhe eshte nje vazhdim i akteve te tjera terroriste te kryera nga forcat greke, si ishte rasti i vrasjes se barinjve ne Devoll, i gjuajtjes se anijes sone ushtarake ne ujrat tona territoriale, te gjitha keto, ndonese te dokumentuara jane mohuar ne menyre te pandershme nga Qeveria greke, gjate dy vjeteve ne kemi bere perpjekje intensive per te zhvilluar bashkepunimin dhe marredheniet me Greqine. Jemi perpjekur dhe do te perpiqemi qe minoriteti grek ne Shqiperi dhe emigrantet tane ne Greqi, te jene nje faktor i fuqishem bashkepunimi dhe mirekuptimi midis dy popujve dhe vendeve tona. Per fat te keq, do te thoja per fatkeqesine e qarqeve qeveritare greke kemi konstatuar se nga pala greke emigrantet shqiptare jane perdorur si nje mjet presioni ndaj Shqiperise, madje u bere thirrje hapatas per destabilizimin e saj, kurse ndaj minoritetit jane bere tentativa qe ta manipulojne dhe ta shnderrojne ne molle sherri per Shqiperine. Kete dua te theksoj se politika jone kundrejt minoritetit nuk mund te ndryshoje per shkak te qendrimit absurd te zyrtareve dhe qeverise greke ndaj Shqiperise. Minoritetet tane dhe do te (Vijon ne faqen 4)

NJE GRUP GREK DERI ME SOT I PANJOHUR MERR PERSIPER KRIMIN

Nderkohe Venizellos flet per provokacion shqiptar- Zedhenesi i qeverise greke Evangelos Venizellos mohoi çdo pergjegjesi te Greqise pa perjashtuar mundesine e “nje provokacioni” shqiptar. Nderkohe po sipas AFP nje organizate greke deri tani e panjohur mori pergjegjesine per sulmin kunder garnizonit shqiptar ne kufi nje dite me pare, gjate te cilit u vrane dy veta. Gazeta e Athines “Eleftherotipia” boton nje leter nga nje grup, qe e quan veten Fronti per Çlirimin e Epirit te Veriut dhe ankohet se qeveria nuk po ben asgje per te mbrojtur minoritetin grek ne Shqiperi. Sipas AFP

LETER PER PRESIDENTIN BERISHA NGA “LLAIKO VIMA”

Presidentit Sali Berisha i ka ardhur kjo leter nga botuesi dhe kolegiumi i redaksise “Llaiko Vima” ne te cilen thuhet: Ngjarja e djeshme ne piken kufitare te Peshkepise se Siperme na hidhëroi dhe lendoj gjithe punonjesit dhe lexuesit e saj. Veprime te tilla, ngado qe vijne, nuk kane asnje lidhje me ndjenjat e sinqerta te popujve dhe deshiren e minoritetit grek ne Shqiperi per te ruajtur rolin e urës dhe faktorit te miqesise midis popullit shqiptar dhe atij grek. Besojme se do mbizoteroje vullneti per sqarimin deri ne fund te ketij incidenti qe te mos vazhdoje te plago se shpresat per marredhenie te fqinjësise se mire. Gjithashtu me kete rast shprehim ngushellimet e thella e me te sinqerta familjeve te te vrarëve padejtesisht. Gazeta jone u ofron familjeve te te vrarëve si mbeshtetje nje shume modeste prej 80.000 leke (te reja). ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Tirane, me 11.04.1994

DEKLARATË E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

-Akt kriminal ndaj sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe stabilitetit në Ballkan- TIRANË:-Lidhur me incidentin e datës 10 prill 1994, kur një komando e përbërë nga 6-7 persona grek foles, të veshur me uniforme të ushtrisë greke, sulmoi një qender stërvitore te rekruteve shqiptare, rreth kater kilometra ne brendesi te territorit shqiptar, duke vrare ushtarin roje Arsen Gjini, 20 vjeç dhe kapitenin e pare, Fatmir Shehu, 34 vjeç, duke hapur zjarr mbi rekrutet qe po flinin e plagosur tre prej tyre, Eduard Vermishi, Frederik Kalemi dhe Janaq Xega, si dhe duke lenduar shume te tjere para se te largoheshin e ndjekur nga forcat e rendit, dhe qe deshmohet se perfundoi ne posten kufitare greke te Argjirohit, Qeveria e Republikes se Shqiperise shpreh indinjaten e saj te thelle per kete akt madhor agresor, i cili eshte nje sulm direkt ndaj sovranitetit dhe integritetit te Republikes sone. Qeveria Shqiptare veren se masakra e 10 prillit 1994 perben incidentin me te rende ne serine e nje vargu incidentesh te provokuara nga forcat e armatosura te Greqise, te tilla si sulmi i anijeve ushtarake greke ne ujrat territoriale shqiptare e hapja zjarr me 4 e 10 janar 1994, futja e nje drage greke ne ujrat shqiptare me 10 mars 1994, vrasja e shetasit shqiptar Alfred Muço me 21 mars 1994 nga nje patrull e forcave te armatosura greke ne afersi te Kosturit, pasi i kishin ndaluar ate, etj. incidente keto te ndodhura vetem gjate ketij viti. Te gjitha keto, te shoqeruara nga propaganda antishqiptare e radiosacionove te instaluara ne Greqine e Veriut, te cilat u bejne haptazi pretendime territoriale te qarqeve shoviniste greke ndaj Shqiperise. Politika e akteve terroriste dhe e masave eshte ne perputhje me politiken e re greke te mbrojtjes qe, siç eshte deklaruar, shtrihet nga Qiproja deri ne ashtuquajturin “Vorio Epir”, siç e quan Athina Shqiperine e Jugut, le te permenim ketu edhe deklaratat e here pas hereshme te pretendimet territoriale ndaj Shqiperise, te qeveritareve dhe politikaneve te larte greke, si ato te ish-kryeministrit Micotaqis, i cili me 14 korrik 1993 flet per aneksimin e Epirit te Veriut nga shteti shqiptar ne vitin 1913, ajo e zedhenesit qeveritar Evangelos Venizellos, i cili ne tetor 1993 njehson Shqiperine me Vono Epirin grek, deklarata e Ministrit te Presidences Kuvellos, qe me 10 gusht 1992 flet publikisht ne Stadiumin e Athines per Himaren si toke “e paçliruar” apo deklaraten e ident e opozites aktuale Miltiadhis Evert, i cili shkon edhe me larg, duke thene ne janar te vitit 1994 se Epiri i Veriut eshte Greqia e Veriut. Ballkani dhe Evropa e njohin mire politiken dhe moralin e bandave greke. Shume here, ne gjysmen e pare te ketij shekulli njësit e armatosura greke kane penetruar ne territorin shqiptar, duke kryer masakra, djegie, shkaterrime dhe akte te tjera terroriste. Shqiptaret nuk i harrojne masakrat e ushtrise dhe te bandave parashtetare greke te gjeneral Dhamianos te kolonel Santos-Vardas nen/toger Stratos kapiten Cipuros etj.ne vitet 1912-1914 ne rajonin Korçë-Kolonje, as masakrat e barbarizmat e Delianakit me 1913 e te Zerves me 1914 per pastrimin etnik te popullsise shqiptare te Camerise, as faktin qe edhe sot e kesaj dite Qeveria greke refuzon te njohë Protokollin e Firences mbi kufijte jugor te Shqiperise. Njedkja e te njejtes politike dhe ne ditet e sotme eshte a e çuditshme aq edhe e turpshme ne mbylljen e ketij shekulli, sidomos tani qe Bashkimi Evropian i ka besuar Athines presidencen e tij. Ne vend qe autoritetet greke te punojne per forcimin e urave te miqesise e te bashkepunimit me fqinjet dhe per stabilitetin e rajonit te tensionuar te Ballkanit, Greqia vendos bllokaden kunder Maqedonise, formon dhe stervit banda terroriste dhe organizon terrorizmin kunder Shqiperise. Nje politike e tille qe synon te lehtesoje aleatet, agresoret serbe, misherohët dhe vizitat e takimet e ndersjella ne Athine, Beograd e Pale si dhe deklaratat e krimineleve serbe “se vetem zoti ne qiell e greket ne toke jane aleatet tane”. Deklaratat e zyrtareve greke se, Greqia eshte “faktor paqeje, sigurie, dhe stabiliteti ne rajonin e Ballkanit” nuk mbeshteten nga realiteti. Lidhur me masakren e dates 10 prill 1994, zedhenesi i qeverise greke, duke mos shprehur as keqardhjen per viktimat nuk shpreh asnje angazhim te qeverise se tij per te zbuluar dhe denuar autorët e kesaj masakre, te cilet, pasi kryen vepren kriminale, shkuan ne drejtim te postes kufitare greke. Perkundrazi, ai perpiqet te sajoje kontradikta te paqena ne Noten e qeverise shqiptare. Nga ana e saj, qeveria shqiptare do te ndermarre hapa per t’iu kundervene me vendosmeri çdo akti armiqesor ndaj Shqiperise, si dhe rezervon te drejten per te marre masa te duhura ne pergjigje te kesaj politike te provokimit.

GJAKU I OFICERIT FATMIR SHEHU DHE USHTARIT ARSEN GJINI BËJNË THIRRJE PËR VIGJILENCË

GJIROKASTËR:-Sot ora 11.00 u zhvillua ceremonia e varrimit te kapitenit te pare, Fatmir Sali Shehu. Ne kete ceremoni moren pjese mijera qytetare nga rrethet e Gjirokastres, Tepelenes, Permetit etj, deputete, ministra, perfaqesues te organeve te pushtetit lokal, intelektuale, studente, nxenes e shkollave. Ata kishin ardhur ketu per te ndare hidherimin dhe per t’i dhene lamtumiren e fundit oficerit trim Fatmir Shehu, u varre pabesisht e kriminalisht nga dora gjakatare e forcave shoviniste greke. Shtatoria e lajzes “18 Shtatori” dhe shtepa e ushtrakeve, ku qe vendosur trupi i martirit te lirisë, kapitenit te pare, Fatmir Shehu, ishte mbushur si rralle ndonjehere me mijera njerez, te cilet, te revoltuar e te prekur thelle ne ndjenjat e tyre, por me koken lart, shprehen dhimbjen per kete vrasje tragjike te kryer nga komando teroriste greke.

AKT BANDITESK I SHOVINISTEVE GREKE

-Deklarate e shoqates kombetare te ish-te denuarve dhe te persekutuarve politike- Akti banditesk i shovinisteve greke kunder postes kufitare te Peshkepise ne Gjirokaster, ku u vrane pabesisht ne gjume ushtaraket e asaj poste, deshmon me se miri se shovinizmi grek me veprimet e tilla kerkon te krijoje tensione per nje gjakderdhje te re ne Ballkan. Ne nuk pajtohemi me disa nga politikanet tane, te cilet shprehen me frymen e leshimeve te palejueshme, duke i cilesuar keto veprime si te “QARQEVE TE CAKTUARA”, ndersa realisht pergjegjesia e plote i bie QEVERISE GREKE. Si Shoqate Kombetare e ish-te Perndjekurve Politike te Shqiperise, i kerkojme qeverise te marre te gjitha masat qe çdo veprim tjeter i shovinisteve te tebuar te MEGALALIDHESE te marre kunderpergjigjen e merituar. PER KRYESINE KOMBETARE KRYETARI KURT KOLA

NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT POPULLOR

-Denoh et veprimi terrorist i komandos greke- TIRANE:Dje pasdite u mblodhen komisionet e perhershme te Kuvendit Popullor per Politiken e Jashtme dhe Marredheniet Nderkombetare dhe ai i mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut. Ne kete mbledhje te perbashket u shqyrtua ngjarja tragjike e shktuar nga nje komando terroriste greke, ne afersi te fshatit Peshkepie te rrethit te Gjirokastres. Pas degjuan informacionin e dhene nga ministri i Rendit Publik, Agron Musaraj, e denuan kete veprimtari antishqiptare te precedente dhe hartuan nje projektdeklarate, e cila do t’i paraqitet neser per miratim seances plenare te Kuvendit Popullor.

DEKLARATË E FORUMIT RINOR TË PARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE, UNIONIT TË PAVARUR STUDENTOR DHE FORUMIT DEMOKRATIK STUDENTOR SHQIPTAR

Ne emer te studenteve shqiptare dhe ne emer te rinise demokratike shqiptare shprehim indinjaten dhe protesten tone te ashper ndaj aktit barbar e terrorist te trupave speciale greke ndaj bashkemoshatareve tane ushtarak te repartit te Peshkepise. Duke vleresuar kete akt terrorist si pjese e veprimtarisë te paramenduara te autoriteteve shoviniste te kishes dhe shtetit grek, ne konstatojme se politika zyrtare greke ndaj rinise shqiptare eshte tejet provokuese dhe armiqesore. Ura e miqesise ndermjet dy popujve dhe brezit rinor te dy vendeve nuk mund te ndertohet mbi urrejtjen dhe agresionin qe pala greke kerkon te imponoje me çdo kusht. Operacionet e tipit “Fshesa” keqtrajtimet dhe vrasjet ne kufi, thirrjet per luftë me Shqiperine e te ashtuquajturun “Vorioepir”, nderhyrjet e njeanshme ne punet e brendshme te shtetit shqiptar me deklarime prokomuniste, dhe se fundi sulmi terrorist kunder sovranitetit dhe pavarsise se shtetit shqiptar, nuk mund te flasin kurrsesi per miqesi fqinjsh, por per nje platforme zyrtare greke antishqiptare. Jetet e te rinjve qe plumbat e “miqesise” greke moren naten e 9-10 prillit, i bejne apel arsyes dhe drejtesise, paqes se rrezikuar dhe Zotit, per nje ndershkim te barbareve, per nje denim moral, politik dhe juridik nga mbare bota. (Vijon me faqen 4)

FORCIMI I NDJENJES KOMBËTARE-DETYRE PARESORE

-Aktiv i Degës së PD se në rrethin e Devollit- -Merr pjese Sekretari i Pergjithshem i PDSH Tritan Shehu- Keto dite ne qytetin e Bilishtit u mblodh aktivi i deges se PD-se ne rrethin te Devollit. Ne kete aktiv merrnin pjese kryetare te seksioneve e te grupseksioneve, kryetare e sekretare te komunave, perfaqesues te pushtetit lokal ne rreth, e te ftuar te tjere. Nderkohe pjeserisht edhe Sekretari i Pergjithshem i PDSH-se zoti Tritan Shehu, Zoti Afrim Haxhi etj. Aktivin e hapi zoti Serri Macka sekretari i deges se PD-se ne rrethin. Ne diskutimin e tij Kryetari i Deges se PD ne rrethin te Devollit zoti Gëzim Begolli vuri theksin ne disa nga shqetesimet kryesore qe preokupojne sot ne devollin, ne kete periudhe mbijetese e ndryshimesh te medha. Ai nenvizoi edhe sukseset ekonomike te kesaj krahinë te cilat nuk kane te krahasuar me periudhen e para dy-tre viteve me pare. Synimi kryesor ne te ardhmen mbetet auteresimi i atyre qe jane pa parti dhe veçanerisht i

ARSEN LLAZI GJINI SHPALLET DËSHMOR I ATDHEUT

Me date 11 prill 1994 Keshilli i rrethit Fier ne mbledhjen e tij te jashtezakonshme duke vleresuar aktin heroik te ushtarit Arsen Lazi Gjini i vrare me date 10 prill 1994 ne vendrojën e tij ne kufi afer fshatit Peshkepie te rrethit Gjirokaster nga nje pjese e komandos terroriste greke e armatosur me arme zjarri vendosi te shpalle Deshmor te Atdheut ushtarin Arsen Lazi Gjini nga fshati Sheqmarinas, Komuna Topoje Trupi i tij do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve te rrethit

ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANË PRESIDENTIT

Tirane, me 11. 04.1994