26/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 prill 1994

FRONTI I DJATHTË, FILLIMI APO FUNDI I NJË AVENTURE!

Spektri politik i çdo sistemi pasurohet me forma të reja organizimi, çfarë ne vetvetiu shpreh pluralizmin e një demokracie. Por çdo ndryshim në raportet politike, ka një ndikim, një qëllim dhe një justifikim. Në Shqipëri me 22 mars 1992 koalicioni PD-PSD - PR dominoi mbi komunistët dhe tani bashkëveqeris vendin pikërisht tani pas dy vjetësh papritur na shfaqet një formule e re djathtiste e acaruar me të tjerët dhe vetveten. Fillimi i saj i përket largimit nga PD të dy deputetëve Kalakula e Baleta rreshtimi i tyre në PDD dhe norganizimin e PBD, PL etj. Ç’përfaqëson vërtet ky djathtizëm politik? Historikisht djathtizmi eshte kundërpeshë kundër komunizmit. Eksperienca italiane - franceze, angleze etj.flet se djathtistët mund të emërohen si mocion platforme dhe obligim antikomunist. Fatkeqësisht ne Shqipëri “djathtistët” kane ngatërruar porten. Ata dashje e padashje, kane filluar te godasin me çdo çmim vetem porten demokratike, pra koalicionin antikomunist PD-PR-PSD. Djathtistët u larguan nga PD te pakenaqur me ritmin e propagandes kunder komunisteve pra forcimin e sulmeve ndaj komunisteve, nderuan mendje, duke zbrazur tërë fisheket kunder ish-bashkeflutetareve . pra kunder demokratëve antikomuniste. Teorikisht ne praktikat politike nje e djathte ekstreme, perben ne vetvete edhe nje justifikim per ekzistencen e nje te majte ekstreme. Pra, dalja e ekstremit te djathte eshte me teper se nje ftesë per krijimin e norganizimin ne spektrin politik te ekstremit te majte. Dhe, duke ditur qe ekstremi i djathtiste bashkohet me ate te majtisteve. Rastesishte apo qellimisht edhe personal qe sot i drejtojne djathtistet jane pikërisht ata qe jo me larg se pak vite me pare e kane kaluar fazen e ekstremit te majte. Per djathtistet normale, gjithmone mer perparesi problemi nacional. Nacionalizmi eshte norme dhe qytetari. Qyteterisht djathtistet shqiptare e kane harruar kete nen baze te ideologjise se tyre Kreu i tyre, Kalakula eshte i pari politikan shqiptar qe me sopate ne dore u ngit kunder levizjes se lire te qytetareve, se gjoja cenon Jugun e Veriun. Aq me teper PDD njish si partner (sipas “Aleances”) PAD e cila ne aspektin nacional ngjan me teper se nje parti psh. kolumbiane apo marokene, sesa shqiptare. Apo vete lideret e PDD te cilet ne emer te nacionalizmit injorojne simbolet dhe institucionet kombetare, duke predikuar here monarki, here parlamentarizem, sipas ditese se biletave te avionit per ne moske apo Johanesburg. Aq me teper kur ne kulmin e politikes kombetare pas tragjedise ne kufirin shqiptaro - grek te tijte flasin se si kalakula me shoke heshtin. Djathtisten ne çdo kohe dhe ne çdo sistem jane perafesuar me teper nga synimi i se ardhmes nga rinia. Kurse ne Shqiperi ndodh e kunderta. As lider te tyre, as tribunat, as ne shtyp dhe as ne turmat e tyre perkerhase, vetem te rinj nuk ka Kongresi i B.K. i Legalitetit apo tubimet e PDD jane argument publik per kete. Kokai flokëthinjura nuk majfatone per te imponuar politike djathtiste, e nje vend ku mosha mesatare e popullsise eshte 26 vjec. Djathtistet kane nje program ekonomik me te cilin konkurrojne ne çdo vend te botes, por çuditerisht ndryshe veprohet ne Shqiperi. Djathtistet bazohen tek 10- porosite e dekologut te Ballit. Ata bazohen te kerkesa per kthimin e pronareve te medhenj dhe dhashje e padashje bien viktim e nje Rapaje, rrapi i te cilit i ka nrenjet tek urrejtja, egoizmi, fyerja dhe intrigja, veti aspak fisnike per nje kandidat per ofiqin e lordit apo te cirgilarit. Asnje alternative ekonomike e paraqitur perkundrazi te tere djathtistet jane pjese e votuesve te programit ekonomik te PDSH, te ligjeruar. (Vijon ne faqen 4)

ANIJA SPARTANBURG COUNTY E FLOTES SE SHBA NE PORTIN E DURRESIT

Anija Spartanburg Country e flotës së Shteteve të Bashkuara eshte per nje vizite korteze ne portin e Durresit nga 25 ne 27 prill 1994. Gjate vizites, ekuipazhi do te marre pjese ne disa projekte te komunitetit te qytetit. Anija eshte e 14-a e nje klase prej 20 anijesh oqeanike me mbijetesë ne dok apo gjate kryerjes se procedurave aty. Vendosja e kablove te instalura jep mundesi per ngarkim dhe shkarkim te shpejte te ngarkeses edhe ne porte ku mungesa e mjeteve do te shkaktonte probleme. Veçori te ndertimit te anijes e bejne ngarkim-shkarkimin te shpejte

PRESIDENTI BERISHA DO TE BEJE NJE VIZITE ZYRTARE NE BULLGARI

Me ftesë te Presidentit te Republikës se Bullgarise z.Zheliu Zhelev Presidenti i Republikes, z.Sali Berisha, do te beje nje vizite zyrtare ne Bullgari me 27-29 prill 1994. Me ftesë te Presidentit te Republikes se Bullgarise z.Zheliu Zhelev Presidenti i Republikes, z.Sali 27-29 prill 1994. Kjo vizite qe do te behet edhe ne pergjigje te vizites se Presidentit Zhelev ne Tirane, ne fillim te vitit 1993, synon te nxise zhvillimin e metejshem te marredhenieve dhe te bashkepunimit midis dy vendeve tona ne interes te popujve tane dhe te klimes se kooperimit ne Ballkan. Presidenti Berisha do te shoqerohet nga Ministri i Industrise dhe Tregtise, Selim Belortaja, Zevendesministri i Puneve te Jashtme, Arjan Starova, Zevendesministri i Financave Robert Çeku etj. Gjate vizites do te firmosen edhe dy marreveshje bilaterale. ZYRA E SHTYPIT DHE E INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Tirane 24.4.1994

Z.SELAMI NE BRITANINE E MADHE

Me ftesë, te Qeverise Britanike, te dielën paradite u nis per ne Londer, kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Z.Ed uard Selami, i cili do te marre pjese ne konferencen e organizuar prej saj me teme: “E ardhmja e Europes”. ZEDHENESI I PDSH

MANIFESTIM PROTESTE NE BRUKSEL KUNDER AKTIT TERRORIST TE KOMANDOS GREKE

Me 23 prill, Keshilli i Bashkesise shqiptare ne Belgjike, organizoi perpara ambasades greke ne Bruksel, nje manifestim proteste kunder aktit barbar te komandos greke ne 10 prill ne fshatin Peshkepi te Gjirokastres, ne te cilin u vrane dy ushtare shqiptare dhe u plagosen disa te tjere. Me 23 prill, Keshilli i Bashkesise shqiptare ne Belgjike, organizoi perpara ambasades greke ne Bruksel, nje manifestim proteste kunder aktit barbar te komandos greke ne 10 prill ne fshatin Peshkepi te Gjirokastres, ne te cilin u vrane dy ushtare shqiptare dhe u plagosen disa te tjere, njofton korrespondenti i ATSH-se nga Brukseli. Ne manifestim moren pjese mbi 1 000 shqiptare qe banojne aktualisht ne Belgjike. Oratoret Isa Bajraktari, Kujtim Lika dhe Gani Azemi ne emer te pjesemarresve, i kerkuan qeverise greke te heqe dore nga akte te tilla dhe protestuan kunder aleances greko-sllave. Ata mbeshteten politiken e ndjekur nga presidenti shqiptar Berisha dhe Rugova. Manifestuesit i dorezuan peticione proteste ambasades greke ne Bruksel, Presidentit te Komisionit Evropian, Zhak Delor dhe Presidentit te Parlamentit Evropian Egon Clepsh.

“ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME - JA PERSE”

-”Kriza e thelle politike qe perjeton vendi. Pse? Gjygje politike kunder udheheqesve te partive opozitare...vrasje politike si ato te Shkodres te dy prillit 1992...” Ne vazhden e propagandes skandaloze te PS Asgje nuk ka per t’u çuditur, nuk eshte as gabim shtypi. Keto jane disa nga frazat e botuara prej ZP” ne kryeartikullin me te njejtin titull te botuar numrin e te shtunes. Gazetarja qe nenshkruan kete artikull eshte perpjekur te realizoj ate qe nuk e realizojne dot shefat e saj, te”argumentoje” me fakte se pse duhen zgjedhjet e reja. Fatkeqesia e Maqellares eshte se nuk e ka kuptuar qe shefat e saj nuk ja kane hyre muges se argumentimit me fakte te kerkeses se tyre absurde, jo per mungese kohe po pikerisht per mungese faktesh. Keshtu”gazetarja” e”ZP” perpiqet te realizoje te paralelizhumen dhe si gjithmone ne raste te tilla mund te besh vetem gafa. Disa dite me pare, se te dile artikulli ne”ZP” dhe”faktoret” e tjere. Keshtu Maqellara ankohet per”shkeljet flagrante” te ligjit mbi te drejtat e njeriut dhe harron qe ai ligi per pak nuk u miratua ne Parlament meqenese socialistet nuk votuan pro tij. Kriza juridike sipas”ZP” duket humbjen e besimit te njerezve ne organet e drejtesise tani qe pushteti gjyqesor eshte vene nen pushtetin politik. Pra njerezit qe dikur”kishin” besim te plote tek drejtesia”e pavarur” tani me ardhjen e PD e kane humbur besimin pasi shohin”politizim” te njezve te rinj qe kane ardhur ne organet e drejtesise dhe”mungese profesionalizmi” te tyre. Pra Maqellara kerkon qe te rikthejme ne gjykate te”papolitizuar” dhe”profesionistet” e Aranit Çeles pasi keshtu nuk do te kete krize per PS. ment per zgjedhje te reja pasi dhe ne 22 mars, keto”kuadro” qe kishin zene kolltuqet e PP, kane votuar kunder PD. Sot postet e tyre, kane zene te rinjte qe vertete nuk kane”kualifikimin” e kuadrove qe ndërtuan socializmin por ky eshte vetem nje faktor pozitiv per ta. Pasi”jep keto fakte”, Maqellara rendit disa”faktore te tjere” per te cilat shkruan te nuk po i shtjellon me fakte(thua se deri me lart kishte dhene fakte bindese). Sipas saj”bllokimi i mardhenieve me fqinjët flet per politike te jashtme dilentanteske. Nuk di se ku e sheh Maqellara bllokimin por mbase e ka fjalen per marredheniet jo ashtu siç do i deshironte PS , te Shqiperise me Millosheviçin ose nuk i pelqen qe Shqiperia proteston ndaj qeverise greke kur vrane ushtaret shqiptare. Kete … është se nuk e ka kuptuar që shefat e saj nuk ja kanë hyrë mugës se argumentimit me fakte te kërkesës së tyre absurde, jo per mungese kohe po pikërisht per mungese faktesh. Keshtu “gazetarja” e “ZP” përpiqet të realizojë e paralelizueshmen vetem gafa. Disa dite perpara se te dilte artikulli ne “ZP” gazeta “RD” botoi nje artikull ku thuhej se nuk mund te kete zgjedhje te parakoheshme pa nje krize politike, ekonomike e sociale. Siç duket “ZP” vendosi pikërisht te sajoje faktet per t’argumentuar se kriza ekziston me nje artikull skandaloz e qesharak per “faktet” qe paraqet. “Faktori i pare: Kriza e thelle politike qe perjeton vendi”-shkruan “ZP” dhe me poshte “rëndit faktet”. “Gjyqe politike kunder udheheqesve te dy partive opozitare F.Nano e I.Beqiri...” -Zoti i vendos prane te dy emrat, Maqellara e ka drejtë pasi I.Beqiri është denuar per falsifikim edhe perpara se te vinte ne pushtet PD kurse Nano u denua pas ardhjes ne pushtet te PD me qellim qe PP nuk e ka patur zakon te denoje per falsifikime e korrupsion kreret e saj. Por fakti me skandaloz qe jep Maqellara e “ZP” jane”vrasjet politike“ te ndodhura nen qeverisjen e PD. Dhe a e dini per cfare e akuzon qeverine demokratike “gazetarja” e “ZP”? Per krimin e 2 prillit ne Shkoder. Fillimisht duke lexuar frazen:”vrasje politike si ato te Shkodres, te dy prillit 1992...” mendova per ndonje gabim shtypi ne date por nuk eshte nje gje e tille. Fakti qe krimin e 2 Prillit 1991 ne Shkoder Maqellarsa e “ZP” e nxjerr si nje”argument” per te treguar krizen politike nen qeverisjen e PD te ben te mendosh se ndryshimi i dates se krimit nga Prill ’91 ne prill ’92 nuk eshte thjesht gabim shtypi por nje fallsifikim idiot i ndonje te lajthituri. Te paraqitesh krimin e kryer nga Alia, Nano e Ruci si argument per te vertetuar krizen politike ne qeverisjen e PD kjo eshte çmenduri qe vetem propaganda e PS mund ta beje. Pa e marre fare parasysh çmendurinë politike vetem duke perdorur koncepte te thjeshta hapësinore -kohe nuk mund te kuptohet se si botohen gjera te tilla. PD vjen ne pushtet ne mbar marsit ’92 krimi i 2 prillit ne Shkoder ndodh ne ’91 atehere zgjidhja qe gjen Maqellara per kete rast eshte ndryshimi i dates nga 2 prill ’91 kur ne pushtet ishte PD? Nano mu 2 prill ’92 kur ne fuqi ishte PD. Ja pra argumentat e PS per ‘krizen’ dhe kerkesen e tyre per zgjedhje te parakohshme. Me te njejten logjik jep “ZP” me armi kete i armi dhe armdhjen e PD e kane “humor besimin pasi shohin’politizim’ te njerezve gjykate ‘papolitizuar’ krize per PS. Maqellara flet dhe per krizen ekonomike e “qan hallin” kapitalisteve te rinj qe u mbytën me taksa e per kete thote socialiste ja emer te kapitalisteve, ata kane te drejte te kerkojne zgjedhje te reja. Ne grupet qe kane te drejte te kerkojne zgjedhje te reja, perveç ish-persekutoreve te A.Çeles,”ZP” rendit dhe”mijra kuadro te kualifikuara” ne ekonomi qe sot nuk shfrytezohen. Ata”kuadro”t e ekonomise e ndertuan per 50 vjet ekonomine sipas kualifikimit te tyre dhe arritem kete ku jemi . Fakti qe disa nga ata jane te pakenaqur me PD nuk eshte aspak argu- ment i forte dhe shqiptarët te kerkojne zgjedhje te reja. Nuk di se ku se kerkon te lajthise “ZP” me keto “argumenta” skandaloze qe jep per kerkesen e saj absurde, por te jete e bindur qe nga njerezit qe kane te drejten e votës jane perjashtuar ata qe nuk jane ‘shkallen e duhur mentale e nuk logjikojne per ato qe shkruan “ZP”. EDI PALOKA

ANIJA SPARTANBURG COUNTY E FLOTE SE SHBA NË PORTIN E DURRËSIT

Anija Spartanburg County e flotës së Shteteve të Bashkuara ishte për një vizitë korteje në portin e Durrësit nga 25 në 27 prill 1994. Gjatë vizitës, ekuipazhi do të marrë pjesë në disa projekte të komunitetit të qytetit. Anija e klasit 14-a e një klase prej 20 anijesh oqeanike me shpejtësi të madhe që kryen zbarkime trupash, tankesh, mjetesh amfibe dhe pajisjesh të rënda të forcës tokësore sulmuese dhe për zbarkimin e tyre si forca ofensivisht të afta. Këto forca mund të lëshohen drejtpërdrejt në breg duke përdorur portën lëvizëse të këtij të anijes ose përmes portës së prapme ndërkohë që anija mund të jetë në lundrim. Anija është në gjendje të bëjë operacione ofensive sulmuese në gjendje lufte, operacione humanitare shpëtimi apo misione mbështetëse në gjendje paqeje. Spartanburg County vihet në lëvizje nga gjashtë motora dizel, tre për çdo helikë. Në këçin e anijes ndodhet një motor i vogël i cili shërben për mbikqyrje nga afër gjatë mberritjes në dok apo gjatë kryerjes së procedurave aty. Vendosja e kablove te instaluara jep mundësi per ngarkim dhe shkarkim të shpejtë të ngarkesës edhe në porte ku mungesa e mjeteve do të shkaktonte probleme. Veçoritë e ndërtimit të anijes e bëjnë ngarkim-shkarkimin të shpejtë dhe të sigurt. Anija ka mundësitë të zbarkojë trupa sulmi për periudha të gjata kohe dhe të ringarkohet në det për kërkesa të zgjedhura duke qenë ne lundrim. Anija Spartanburg County ishte përfshirë në operacionet “DESERT SHIELD”, “DESERT STORM” dhe pak kohë që është kthyer nga Somalia ku ishte në udhëheqje të operacioneve në mbështetje të operacionit CONTINUE HOPE. Ajo ka një ekuipazh prej 14 oficerësh dhe mbi 235 marinarësh. Aktualisht ka në bord 10 oficere marine dhe mbi 250 marinsa. Oficer komandues është Komandanti Patrick M. Comi, i Flotës së Shteteve të Bashkuara.

“JAM I SIGURT SE QEVERIA E RE DO TË KONFIRMOJË RËNDËSINË E BASHKËPUNIMIT ME SHQIPËRINË”

Interviste e Francesko Aluzios dhene BBC mbi marredheniet italo-shqiptare Ilir Gurakuqi, bisedoi me zotin Francesko Aluzio, drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit në Ministrinë e Jashtme italiane, dhe fillimisht e pyeti se në ç’gjendje është bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë. - Mund të them se tani kemi kaluar nga ndihmat e gjendjes së jashtëzakonshme në stadin e një bashkëpunimi të frytshëm marrëdhëniesh, gjerësisht në fushën e infrastrukturave, ekonomisë, të strukturave shoqërore. Po punojmë në shumë drejtime. Në radhë të parë në bujqësi bashkë me Bankën Botërore për ujësjellësin e Tiranës, rrjetin elektrik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ajo çka kërkojmë të bëjmë është njera anë lehtësimi i kalimit të Shqipërisë në ekonominë e tregut dhe nga ana tjetër është konsolidimi i institucioneve demokratike. Për shembull organizimi i kursit dymujor te rreth 40 gjykatësish dhe prokurorë shqiptarë në Romë, i përmban të dyja këto qëllime, pasi drejtësia është e rëndësishme si për ekonominë ashtu edhe për demokracinë. -Zoti Aluzio, megjithatë mund të mendohet se ekziston edhe ndonjë vështirësi përsembull; mbledhja e komisionit dypalësh për bashkëpunimin u zhvendos nga fillimi i vitit në vjeshtën e vonshme të tij? -Jo, nuk kanë dalë vështirësi. Ne kemi një program tre vjeçar për (Vijon në faqen 4)

Numri i fundit i saplin eve

NJOFTIM

I Bankës së Shqipërisë për hedhjen në qarkullim të prerjes së re 100 lekë, dhe nxjerrjen nga qarkullimi të kartmonedhave ekzistuese 100 lekë e vitit 1964 dhe 1976 Banka e Shqipërisë me datën 26 prill 1994 do të hedhë në qarkullim kartmonedhën e re me prerje 100 lekë. Kjo kartmonedhë do të zëvendësojë kartmonedhën e vjetër të emetuar në vitin 1964. Duke filluar nga data 1 maj 1994 Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartmonedhën 100 lekë të vitit 1964 dhe 1976. Të gjitha shtetasit, personat juridikë shtetërore apo privat mund të paraqiten pranë degëve të bankave apo agjencive bankare për të këmbyer kartmonedhat ekzistuese me të reja. Në bazë të ligjit nr.7559 “Për Bankën e Shqipërisë” afati maksimal i këmbimit të kësaj prerje është 1(një) vit duke nisur nga data 1 maj 1995 kjo kartmonedhë nuk do të ketë fuqi ligjore dhe si e tillë nuk do të pranohet nga bankat për t’u këmbyer. Me këtë rast njoftojmë se kartmonedhu 25 lekë afatin përfundimtar të këmbimit e kanë deri më datë 1 shtator 1994. Tiranë më 25.4.1994 BANKA E SHQIPËRISË