07/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 maj 1994

KOMUNITETI EVROPIAN DREJT ZGJERIMIT

-Rriten mundësitë e një ndihme të madhe per vendet postkomuniste- Asambleja e Bashkimit Evropian, konsiderohej deri me daten 5 maj si pengesa me e madhe lidhur me planet e BE per t’u zgjeruar. Bashkimi Evropian prej disa kohesh diskutonte dhe kishte planifikuar zgjerimin nga 12 ne 16 vende duke i shtuar bllokut Austrine, Finlanden, Norvegjine dhe Suedine. Votimi ne Asamblene e BE do te jepte nje rezultat surprize dhe mjaft pozitiv. Pranimi i kater vendeve te tjera u miratua njezeri nga e gjithe Asambleja, duke qetesuar mjaft personalitete qe prisnin te shqetesuar rezultatin. Keshtu Parlamenti miratoi planin per zgjerimin e BE pertej Qarkut Arktik. Data e planifikuar per zgjerimin e BE eshte 1 janari 1995 por perpara kesaj Parlamentet e Austrise, Finlandes, Norvegjise dhe Suedise duhet te ratifikojne marreveshjet perkatesë. Megjithese disa diplomate shprehin dyshime lidhur me referendumet qe duhet te zhvillohen ne te kater vendet, duket se 1 janari i ardhshëm do ta gjeje BE me 16 anetare. Ne Austri, sipas nje ankete te zhvilluar se fundi, rezulton te jete mitur numri i perkrahesve te anetaresimit ne BE. Austria do ta zhvilloje referendumin popullor lidhur me kete problem, me 12 qershor. Nderkaq 3 vendeve nordike ku njerëzit janë disi më skeptikë lidhur me interesat e anëtarësimit me BE, mund t’i zhvillojnë referendumet në nëntor. Të katër vendet që shpresojnë të futen në BE, kanë qenë prej kohësh ndër bashkëpunëtorët më të afërt të BE sidomos në fushën e tregtisë. Shumë eurodeputetë në Bruksel se të katër vendet me sistemet e tyre demokratike tepër të zhvilluara do të jenë akte të vlefshme për t’i bërë vendimet e BE me efikase e më të hapura Zhan Pier Kot, kryetar i grupit socialist të Parlamentit Evropian, theksoi: “Ne kemi shumë për të mësuar nga këto vende”. Ndërkaq që qeveria e qendrës së djathtë në Finlandë përshëndeti këtë vendim te Parlamentit duke e cilësuar këtë vendim të Parlamentit duke e cilësuar si një lajm mjaft pozitiv. Kryeministri Esho Aho theksoi se në 26 maj qeveria do të vendose për datën e referendumit. Edhe qeveria laburiste e Norvegjisë shprehu kënaqësinë për miratimin nga Parlamenti Evropian. Norvegjia kishte probleme lidhur me politikën për gjetjen e balancës që mund të bllokonte shpresat për anëtarësimin në BE. Zgjerimi BE-së me katër vende nga më të pasurat e Evropës është një faktor mjaft pozitiv për vendet post-komuniste pasi ky zgjerim konsiderohet veç të tjerave dhe si kusht paraprak për një zgjerim të mëtejshëm me vendet “novojtare” të Evropës Lindore në fund të dekadës. Siç dihet Polonia e Hungaria dhe nga vendet me të zhvilluara të Evropës Lindore, kanë kërkuar zyrtarisht që të pranohen në BE. Edhe për Shqipërinë zgjerimi i BE do të ketë rezultate pozitive sidomos po të kemi parasysh marrëdhëniet shumë të mira me vendit tonë me Austrinë. Marrëdhëniet e deritanishme të Shqipërisë me BE kanë qenë marrëdhënie ndihme e në këtë aspekt zgjerimi i BE është jo pak i rëndësishëm për gjithashtu edhe për Shqipërinë.

SE SHPEJTI KRIMET PERPARA DREJTESISE

Gjykimi i Ramiz Alise dhe nente ish-funksionareve te tjere te larte te qeverise komuniste do te filloje me 21 maj 1994. Gjykata e rrethit te Tiranes vendosi dergimin ne seance gjyqesore te çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Hekuran Isai, Simon Stefani, Aranit Cela, Rrapi Mino, Zylfytar Ramizi dhe Veiz Haderi. Gjykimi i kesaj çeshtjeje do te filloje me daten 21 maj 1994, diten e shtune, ne ora 9.00, ne nje nga sallat e gjykates se ketij rrethi, ben te ditur zedhenesi i kesaj gjykate. Te pandehurit R.Alia, A.Çarçani, M.Myftiu, R.Marko, akuzohen per vepertesim te pasurise shteterore ne bashkepunim, vepra penale keto te parashikuara nga nenet 62 dhe 13 te kodit penal, si dhe per shperdorim te detyres te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 106 dhe 13 te kodit penal. Te pandehurit H.Isai dhe S.Stefani akuzohen per shperdorim detyre kodit penal, si dhe per shkelje te barazise se shtetasve ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 107 dhe 13 te kodit penal. Ndersa te pandehurit A.Çela, Z.Ramizi, Rr.Mino dhe V.Haderi akuzohen per vepren penale te shperdorimit te detyres te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 106 dhe 13 te kodit penal. Trupi gjykues, qe do te shqyrtoje e gjykoje kete çeshtje do te kryesohet nga gjyqtari Andi Çeliku, zevendeskyetar i gjykates se rrethit te Tiranes. ATSH 107 gjyqtari Andi Çeliku, zëvendëskryetari i gjykatës së rrethit të Tiranës. ATSH

RASTI I REFUGJATËVE SHQIPTARË NË GJERMANI MUND TË TRAJTOHET SI RAST I VEÇANTË

Në takimin e ambasadorit tonë në Bon, Xhezair Zaganjoni, me Sekretarin e shtetit për punët e brendshme në Landin Nordrhein-Westfalen, z.Riotte, i cili u zhvillua dje në Dysseldorf, fillimisht u diskutua për gjetjen e mundësive për një ndihmë e bashkëpunim me të ngushtë mes Ministrive tone te rendit publik. Pasi u shpreh gatishmëria e plotë lidhur me këtë problem, z.Zaganjoni kërkoi të dinte për gjendjen e statusin e refugjatëve shqiptarë, që jetojnë në këtë land. Duke patur të qartë faktin se atyre nuk mund t’u jepet statusi i refugjatit politik, ambasadori argumentoi arsyet e interesimit që refugjatëve t’u krijohet mundësia e qëndrimit në Gjermani edhe për disa kohë. Nga ana e tij, z.Riotte, pasi e vlerësoi dhe e kuptoi interesimin e ambasadorit tone për këtë çështje, premtoi se me dëshirën e mirë do të udhëzonte që rasti i shqiptarëve të trajtohej si rast i veçantë. Për personat e ardhur nëpërmjet ambasadës gjermane në Tiranë dhe ata, të cilëve u është garantuar qëndrimi, ai premtoi se nuk do të kthehen të paktën edhe për disa kohë. Përjashtim, sipas tij do të bëhet për ata që kryejnë vepra penale, ndërsa personat e ardhur muajt e fundit do t’u nënshtrohen procedurave ligjore. ATSH

HOMAZHE DHE VIZITA TE ZOTIT SELAMI ME RASTIN E 5 MAJIT

Me rastin e dites se 5 majit, ne emer te Partise Demokratike Shqiptare, kryetari i saj zoti Eduard Selami dhe sekretari i pergjithshem z.Tritan Shehu bene homazhe dhe vendosen nje kurore me lule ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Gjithashtu kryetari Selami i shoqeruar nga anetaret e kryesise zotrinjte Toto Vesiu dhe nga deputetet Memia e Petrela bene vizita ne familjen e deshmoreve te LANÇL, z.Skender Kosturi, vellait te te shumevuajturit zonjes Lazi Kosturi dhe ne familjen e deshmorit nacionalist te LANÇL, z.Besnik Çani. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PD-se

PRESIDENTI BERISHA DO TE BEJE NJE VIZITE ZYRTARE NE RUMANI

Me ftesë të Presidentit te Republikes se Rumanise, z. Ion Iliesku, Presidenti i Republikes, z. Sali Berisha, do te beje nje vizite zyrtare ne Rumani nga dt. 9 deri me 11 maj 1994. Gjate kesaj vizite Presidenti Berisha do te shoqerohet nga Ministri i Financave, z. Pirro Dishnica, Kryetari i Komitetit te Shkences dhe Teknologjise, z. Maksim Konomi, Zevendesministri i Puneve te Jashtme, z. Arjan Starova etj. Ne Bukuresht do te firmosen nje Traktat i Miqesise dhe Bashkepunimit midis dy vendeve si dhe disa marreveshje bilaterale. Gjate kalimit nga Budapesti, Presidenti Berisha do te zhvilloje nje takim pune me Presidentin hungarez, z. Arpad Goncz. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT

Rreth ngjarjeve ne Kukes

NJOFTIM I MINISTRISË SE RENDIT PUBLIK 5 Maj: Pardje pasdite me 5 maj nje grup personash, ne prani te efektivave e grevisteve, bllokuan me mjete motorike, si makina e traktore, rrugen nacionale Tirane-Kukes, prane ures, duke kryer keshtu nje krim te shemtuar e te paramenduar. Policia ne menyre te perseritur tentoi e i paralajmeroi ta zhbllokonin rrugen duke i sqaruar se me kete akt, ata kryenin nje veper te rende penale. Por ata e liruan vetem nje gjysme ore dhe e bllokuan perseri. Atehere policia prambremne ne mesnate ne oren 02.00 nderhyri dhe e zhbllokoi rrugen. Ministria e Rendit Publik sqaron se ajo do te marre masa te rrepta ligjore per të marrë masa të rrepta ligjore për vepra të tilla të renda penale, të cilat pengojnë ushtrimin e lirisë së levizjes së lire të qytetarëve shqiptare. ZEDHENESI I MINISTRISË SE RENDIT PUBLIK

QEVERIA, PARLAMENTI DUHET TA TRAJTOJNE ME PERPARESI PROBLEMIN E TE SHPERNGULURVE

-Presidenti Berisha priti ne nje takim te zgjatur Kryeministrin Meksi dhe ministrat Xhaja, Musaraj, Manushi dhe Halili- Presidenti i Republikes Sali Berisha priti ne nje takim te zgjatur Kryeministrin Meksi, dhe ministrat Xhaja, Musaraj, Manushi dhe Halili. Ata e informuan Presidentin per problemet e krijuara nga greva si dhe per kerkesat e grevisteve, te cilet perfaqesojne familje te shperngulura nga ndertimi i digave dhe hidrocentraleve. Presidenti i Republikes Sali ministrat Xhaja, Musaraj, Manushi dhe Halili. Ata e informuan Presidentin per problemet e krijuara nga greva si dhe per kerkesat e grevisteve, te cilet perfaqesojne familje te shperngulura nga ndertimi i digave dhe hidrocentraleve. Ne kete takim Kryeministri Meksi theksoi se qeveria ka qene dhe eshte e angazhuar seriozisht ne trajtimin e te gjitha problemeve te familjeve te shperngulura si dhe kerkesave te tyre te arsyeshme, pavaresisht nga fakti se ne keto kerkesa ka edhe te atilla, te cilat jane financiarisht absurde dhe te paperballueshme. Per keto qellime, tha ai, eshte fiksuar per diten e dielë edhe nje takim i tij me perfaqesuesit e familjeve te shperngulura. Ministrat, te cilet nga ana e tyre kishin marre kontakte me perfaqesuesit e grevisteve, u shprehen gjithashtu se pretendimet e grevisteve permbajne ne vetvete kerkesa serioze dhe te drejta. Ministri Halili informoi se me porosi te qeverise, Ministria e Bujqesise ka hartuar dhe vazhdon hartimin e listave te gjithe familjeve te shperngulura dhe sipas vendimit do t’ia paraqiste qeverise per shqyrtim nga fundi i majit, ne menyre qe qeveria te mund te merrte masa konkrete, per te zgjidhur problemet e ketyre familjeve. Presidenti Berisha theksoi se ai ka studiuar peticionin dhe kerkesat e familjeve te shperngulura, kupton mire dhe eshte i ndjeshem ndaj problemeve te krijuara dhe veçterisve qe kane perballuar, si rezultat i shpernguljes nga trojet e shtepite e tyre. Ai, lidhur me ngjarjet e djeshme ne Kukes, vuri ne dukje se kemi te bejme me me dy realitete. Se pari, kemi te bejme me disa kerkesa te drejta dhe veshtiresi serioze te familjeve te shperngulura. Keshtu qe, edhe ne rast se ka ndonje kerkese absurde dhe te paarsyeshme, kjo nuk do te thote aspak qe ky faktor te erresoje sado pak zgjidhjen e kerkesave te tjera te drejta dhe se dyti, ne rast se dy, pese apo dhjete elemente te bindjeve enveriste apo te qellimeve te liga, i dalin te futen ne mes te grevisteve dhe t’i kocgjerontojne ata, pra realiteti tjeter i perfaqesuar nga disa elemente te shkeputur ekstremiste, ne asnje menyre nuk mund te zbehe interesin e ngutshem te qeverise per trajtimin me perparesi te kerkesave te drejta te familjeve te shperngulura; sepse keto manipulatore qe marrin persiper te pushtojne godinat shteterore, te bllokojne rrugët nacionale, nuk kane asgje te perbashket me hallet dhe dertet e popullsise se shperngulur, dhe qeveria duhet te ishte treguar dhe duhet te tregohet me aktive ne zgjidhjen e problemeve te tyre. Eshte e domosdoshme te perfundoje regjistrimi i ketyre familjeve, te identifikohet kush prej tyre ka marre toke sipas ligjit dhe cilet kane mbetur pa toke, cilet jane ne marredhenie pune dhe cilet jo, cilet kane marre shtepi dhe cilet jo, si dhe te filloje hartimi i nje programi per zgjidhjen ne menyre te perbashkelzuar te problemeve te ketyre familjeve te shperngulura, te kompensohen sipas mundesive. Une kam bindjen se pasi te shohin se qeveria po zgjidh konkretisht problemet e tyre, ata vete do ta kuptojne se disa kerkesa jane te papranueshme dhe do heqin dore prej tyre. Prandaj dhe qeveria, Parlamenti duhet ta trajtojne me perparesi dhe me kompleksitet problemin e te shperngulurve. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT

TREGUES TË VULLNETIT TË MIRË PËR BASHKËPUNIM

-Patenta shqiptare do të jetë e vlefshme edhe në Itali dhe e anasjellta- Zotërinjtë Fatos Bitincka dhe Paolo Foresti nënshkruajnë dy marrëveshje Dje në Ministrinë e Transporteve, u nënshkruan dy marrëveshje: ajo për bashkëpunimin detar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe ajo për njohësimin e këtyre marrëdhënieve shqiptaro-italiane dhe ato janë tregues të vullnetit të mirë dy palësh për bashkëpunimin. Ja konsideratat e dy zotërinjve, përfaqësues të qeverive përkatëse, Fatos Bitinckës dhe ambasadorit të Italisë në Shqipëri Paolo Foresti të cilët nënshkruan marrëveshjen: Paolo Foresti: Kemi arritur të firmosim dy marrëveshje që unë i konsideroj fondamentale jo vetëm për progresin social, ekonomik të Shqipërisë, por edhe për integrimin e saj në Evropë. Fatos Bitincka: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve është tregues i frymës së mirë të bashkëpunimit. Mundësitë për bashkëpunimin janë të medha dhe unë besoj se edhe predispozicioni i qeverisë sonë pasorikjanuar eshte ekzistent për një problem të tillë. Veçohet ndër dy marrëveshjet ajo për njohësimin e patentave për vetë vështirësitë e refugjatëve shqiptare apo të tjerëve që shkojnë në Itali që ajo menjanon. Tani e tutje një patentë shqiptare do të vlejë dhe në Itali dhe e anasjellta. Është parashikuar në marrëveshje rasti se kur dëshmia e aftësisë (patenta) humbet vlefshmërinë e saj. Dhe kjo gjë ndodh kur mbajtësi i saj i stabilizohet në territorin e pales tjetër ose nëse banon pa ndërprerje në këtë shtet 1 vit rresht pa u stabilizuar. SH.LUKU

DEKLARATE E KRYESISE SE PARTISE DEMOKRATIKE KUKES

Ne zbatim te programit te Partise Demokratike, Dega e PD-se Kukes, ka qene dhe vazhdon te mbroje me kembengulje zgjidhjen e problemeve ekonomike, sociale te rrethit, kompensimin e pronave ish-pronareve, kompensimin e tokave te permbytura per 27 fshatrat e rrethit te Kukesit, shpenguljene lire dhe te organizuar te familjeve me toka te permbytura, kerkimin e rrugeve per punesimin e ketyre familjeve dhe stimulimin e tyre me perkrahje sociale deri ne zgjidhjen e mundshme dhe perfundimtare nga Qeveria Demokratike te problemeve te tokave te permbytura. Problemet e mprehta qe kane 27 fshatrat e rrethit tone, te fushes ekonomike e sociale, nuk jane pasoje e Qeverise Demokratike, e cila me te gjitha forcat po mundohet t’i zgjidhe, por jane pasoja e sistemit diktatorial socialist te Enver Hoxhes, jane pasoje e elementeve pinjolle te sistemit enverist, te ish sekretareve te Byrose, e sekretareve te pare, te sigurimit te shtetit qe me aq zell i sherbyen sistemit duke lene mijaf probleme ekonomike sociale mbi fshatrat tone. Ne si kryesi e Partise Demokratike kemi kerkuar dhe do vazhdojme te kerkojme qe kerkesat qe jane te drejta dhe te mundshme te kryesise se Shoqates se permbytur te merren parasysh nga Qeveria dhe shpejt te prononcohet per kete problem me dy ligjet baze, ate te cmimit te tokes bujqesore dhe ate per tokat qe perdoren per qellime publike, gjithashtu te prononcohet edhe per problemet e tjera sociale qe ka rrethi. Po keshtu edhe qeveritaret qe erdhen ne Kukes, deklaruan qe brenda dites se dielë te organizohet takimi mes Kryeministrit dhe kryesise se shoqates, brenda muajit qershor, qeveria do te dale nje vendim dhe vendimet per fshatrat e permbytura nga liqeni i Fierzes. Kerkesat e grevisteve ne fushen e ekonomike e sociale i quajme te drejta dhe do t’i mbeshtesim deri ne fund, por ne te njejten kohe do te kerkojme, qe keto kerkesa te behen ne menyre te ligjshme dhe jo duke bere veprime te paligjshme, duke shkelur ligjin, siç qene ato, e zaplimit te salles se Keshillit te Rrethit, si objekt i rendesise se veçante; bllokimit te rruges nacionale qe nuk ka te beje fare me kerkesat e ligjshme te grevisteve; perdorimi i altoparlanteve per qellime te caktuara destruktive, nga forcat qe jane te interesuara per konfrontime dhe lufte civile. Ne e dime qe pjesa dermuese e grevisteve jane hallexhinj dhe ne si parti politike do t’i mbeshtesim, por ne te njejten kohe ju bejme thirrje ketyre hallexhinjve, qe me hallet e tyre te mos spekullonje te tjeret, te mos spekullone ato qe u shkaktuan keto halle, te mos spekullonje me ju forcat destruktive e destabilizuese, te mos spekullonje me ju ish kreret e Partise se Punes, ish sigurimsat e shtetit. Ju bejme thirrje te distancoheni nga keto spekullatore. Duke theksuar edhe nje here qe ne do t’i mbeshtesim te gjitha kerkesat e tyre te drejta ekonomike, por gjithashtu do te denojme te gjitha dhunet dhe antikushtetues, ju bejme thirrje grevisteve hallexhinjve e nderpresin greven pas permtimit qe dhane Qeveritarët, qe brenda qershorit te dale nje vendim i Qeverise per kete problem dhe diten e diel e realizohet nje takim me Kryeministrin, ju bejme thirrje te nderpresin greven, te dalin nga salla e Keshillit te Rrethit, dhe t’i hapet rruge dialogut, bisedimeve per zgjidhjen e halleve te tyre. Njekohesisht i bejme thirrje edhe elementit demokrat, kudo qe jane, te ruaje gjakftohtesine, t’u largohen veprimeve antiligjore, te jene ne mbrojtje te ligjshmerise, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te demokracise dhe te lirise. Tirane, me 6.05.1994

NANO DHE KRAKSI NJE BINOM

Sipas shtypit italian rezulton se nga organet e drejtesise italiane kerkohet qe B.Kraksit, ish kryetar i PS t’i merret pasaporta, per te evituar mundesine e arratisjes, sepse ben pjese ne grupin prej 37 te akuzuarve per korrupsion ne radhet e politikaneve italiane per pervetesimin e miliarda liretave. Kur njihesh me kete njoftim sht e pamundur qe te mos te vije ne mendje propaganda, zhurma qe u be rreth aktit te dhenies se teseres nr.3 te PSSH nga kryetari i saj Fatos Nano - Betino Kraksit. I korruptuari orider qe abuzoi me ndihmat e popullit italian i beri elozhe te korruptuarit Betino Kraksi. Te pa ndershmit e korruptuarit e gjene gjuhen e tyre ndaj dhe kryetaret e PS u morem vesh shume shpejt midis tyre. Kraksi si lider i nje partie antikomuniste nuk perfillte propaganda antikomuniste shqiptare kunder F.Nanos, si pjelle e Enver Hoxhes dhe R.Alise Per te nuk kishte rendesi nese Nano ishte i kuq apo roze, rendesi kishte gjuhen e perbashket ne korrupsion, ndaj dhe e pranoi me kenaqesi teseren e PSSH te dhuruar prej Nanos. E ardhmja i siguronte me sa duket ortak profesionist e shembull per “pune” e tyre. Fatmiresisht, jo gjithmone, llogarite e bera prapa kulisave te errta arrijne te realizohen edhe pse jane bere nga mjeshtrash. F.Nano arrestohet dhe denohet nga drejtesia shqiptare per korrupsion dhe B.Kraksi me te njejtat motive akuzohet nga drejtesia italiane. Veçse ne kete mes ka nje ndryshim thelbesor, per sa i takon te mbajturit qendrim. Per B.Kraksin, partia e tij apo shoket e miqte e tij nuk akuzuan te tjeret per lufte politike ndaj PS dhe Kraksit si lider i saj. Barren per t’provuar pafajesine e la tane vete te akuzuarit. Keshtu qe drejtesia italiane vazhdon punen e saj, e nder kohe jeta politike e PS vazhdon normalisht. E kunderta ndodhi dhe vazhdon te ndodhe me te korruptuarin Nano. Ky i fundit jo vetem qe nuk dha doreheqjen si lider, si ben kolegu i tij Kraksi, por angazhoi dhe mobilizoi te gjitha arsenalin propagandistik qe nga kryesia PS, “ZP”, fanatike enveriste, per ta tranguar “fshehjen Nanon” si nje fenomen politik, si nje lufte politike te partise ne pozite per ta eliminuar opoziten, pra Partine e famshme Socialiste. Kjo loje ende vazhdon, mirepo te perekrahsh hajdutine apo kriminelin dhe kur drejtesia provon me argumenta fajësine e tij, do te thote se je bashkepunetor me te. Keshtu qe mos u duket Doklet, Rrugët e te tjer, si të vërtetë në këto marre trolium kenane si kapak Nanon qe po provuan ta heqin do te zbulonin se fare shihet mbrenda, dhe adoshta eva e korrupsionit do te pershtinte dyqanet e socialisteve.