29/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 maj 1994

VOTAT PER PD QE NDERTON DHE JO PER ATA QE BEJNE PREMTIME NE ERE

ASNJE MEDYSHJE: Sot zgjedhesit ne komunat Libofshe, Zall-Req, Zall-Herr, Igracan dhe Greshice votuan per kandidatet per kryetar komune. Ne planin gjeografik e sasior ne shkalle vendi keto kater komuna, pa dashur aspak t’i nençmojme nuk çojne raportin aktual politik. Megjithate PD i ka vleresuar ato maksimalisht, me synim per te fituar. Kjo jo thjeshte per ambicie apo gare partiake, por si mundesi apo shans per te dhe per komunat ne zgjedhje per te konsoliduar fitoren e madhe te 22 marsit 1992, per t’i dhene nje shtytje te re procesit te pandalshem e pakthyeshem te reformave. Ne kete kontekst zgjedhjet ne keto komuna perfitojne hapesire dhe thellesi mbarevendore, jane nje testim apo anketim psikologjik dhe politik te elektoratit si dhe te reputacionit dhe realizimeve te forcave politike qe perfaqesohen me kandidate. Ne keto drejtime, edhe pa i hyre nje analize te thelle, kuptohet lehte se PD eshte superiore ndaj te gjitha forcave te tjera rivale. Duke qene ne pushtet, qysh nga 22 marsi 1992, duke u konsoliduar dhe afirmuar si forca politike me mbeshtetje masive, me me force realizuese e konstruktive, duke pasur nje program konkret dhe duke luftuar me konsekuence per realizimin e tij, PD i dekoi dhe zhvilloi nje fushate elektorale te ndershme, te hapur, konkrete. Duke i njohur shtrirjen dhe kerkesa te banoreve te komunave qe jane ne zgjedhje ajo e ndertoi fushaten elektorale jo me premtime, por ne angazhime e vepra konkrete, te perfshira ne programin qe fitoi votebesimin e gjere popullor me 22 mars 1992. Te perbashketa per keto komuna jane problemet e mungesave apo te papergjithshme ne furnizimin me uje te pijshem e per vaditje, te hapjes apo shtrimit te rrugeve, mes fshatrave apo qe i lidhin ato me qytetet etj. Dy muaj me pare ne “RD” eshte botuar ne disa numra madhesia e gjate e ujësjellesve dhe rrugeve qe do te ndertohen me investimet shteterore gjate periudhes 1994-1996. Nje pjese e tyre eshte realizuar, ndersa per te tjeret puna vazhdon e do te vazhdoje, deri sa te shpetojne njerezit nga halle apo shqetesime qe nuk ua zgjidhin socializmi i E.Hoxhes, R.Alise, F.Nanos, N.Dokles e S.Pellumbit per 50 vjet. Pra PD nuk hartoi ne ngut nje program special, emergjent per zonat qe votonin sot, ajo iu referua premtimeve dhe objektivave te saj te 22 marsit, te cilat eshte perpjekur e do te luftoje t’i materializoje, t’i konkretizoje ne vepra ne dobi te popullit, te demokracise e te Shqiperise, per brezat e sotem e te ardhshem. Tani ne Ngracan e Greshice, ne Libofshe, Zall-Herr e Zall- të popullit, të demokracisë e të Shqipërisë, për brezat e sotëm e të ardhshëm. Tani ne Ngracën e Gresibucë, në Libofshë, Zall-Herr e Zall-Reç fshatarët i shohin me syte e tyre dhe i gjykojnë me mendjet e tyre konkretizimin e endrrave dhe dëshirave te tyre te hershme, te premtruara ne fjalimet e E Hoxhes dhe ne kongreset e PPSH dhe te mbetura fjale ne erë apo dënge me letra. Keshtu fshatarët e këtyre komunave po binden gjithnjë e me shumë per ndryshimin nevojshëm te PD nga PP apo PS, se PD eshte nje force politike serioze, e përkushtuar dhe e afte per t’i realizuar premtimet qe jep dhe objektivat e saj. Ashtu si ne mbarë vendin, edhe fshatarët e këtyre komunave, janë të ndërgjegjshëm se megjithëse PD e mori pushtetin me 22 mars kur Shqiperia ishte katandisur nga R.Alia e F.Nano si Hiroshima e Nagasaki me 1945, gjatë dy vjetëve të qeverisjes se saj janë kryer shndërrime historike, të pakontestueshme ne atë kohe. Brenda nje kohe te shkurtër ata i prekin, i shohin dhe po i gezojne frytet e para te demokracise. Kane fituar mbi te gjitha lirine e vertete, dinjitetin dhe sigurine e pronarit te ligjshem te tokes, djerses dhe pasurise se vet, punojne e fitojne per vete e per

VOTAT PER PD QE NDERTON DHE JO PER ATA QE BEJNE PREMTIME NE ERE

familjet, per te sotmen e te ardhmen. Kane shpetuar nje here e pergjithmone nga gogolët qe i lemërisën per 50 vjet, qe ua bene ferr Shqiperine si gogoli i luftes se klasave, i bukes, i kooperatives, tufezimit, kryetareve dhe brigadiereve, operativëve dhe aksioneve per te ngritur keshtjella ne rere. Ne keto 2 vjet PD i rikthehu shume nga ato pasuri e vlera qe ua rrembeu dhe ua mohoi me perdhune partia e sistemi i E.Hoxhes, R.Alise, F.Nanos. Duke qene konsekuente ne kete mision, edhe pse trashegoni nga epoka socialiste nje mjegull e nje plage e pengesa si dhe nje opozite histerike, destruktive, ajo eshte angazhuar t’u siguroje shqiptareve mireqenie e prosperitet, integrimin e denje ne Europe. Natyrisht ajo nuk ka premtuar dhe as premton per demagogji e manipulim qe ta beje Shqiperine Zvicere e Suedi per 4 vjet. Por çdo njeri realist, objektiv e shikon, e kupton, e ndjen se jemi futur ne rrugen e drejte e te sprovuar per te bere kete kapercim epokal. Shqiperia e ketij fundmaj 1994 eshte krejt tjeter edhe nga ajo e 22 marsit 1992. Ajo eshte ne nje zhvillim te vrullshem, ne transformim, rilindje. Kete realitet terper shprehes e vlereson edhe bota nuk duan ta shohin dhe pranojne vetem regjimet dhe aktoret e rrenimit ekonomik e shpirteror te Shqiperise, vetem ata qe zbatuan taktiken e tokes se djegur deri ne prag te 22 marsit qe ua rrembeu pushtetin gjysmeshekullor, vetem nihilistet, kobndjellesit, shpreses e besim vrasesit, komunisto-socialiste, nostalgjiket histerike te allasocializmit enverian. Qysh me 23 mars 1992 ata deklaruan dhe filluan fushaten sabotuse te reformave te ndermarra nga Qeveria Meksi, luftojne hapur, ne menyre te paskrupullt, amoralë, shpesh te paligjshme e kriminale per te mos lene te mbinje e te rriten fidanet e demokracise, qe Shqiperia te mbetet e paralizuar dhe te endet ne rrethin e vorbulles se socializmit te tyre. Ata i shqetesojne dhe i trembjne sukseset e arritura ne kete 2 vjet, hapat qe behen perpara sepse keshtu shtyhet pafundesish realizimi i endrres se tyre te cmendur per te rimarre pushtetin. Perballe PD qe realizon e nderton rruge, ujësjellsa etj, ata luftuan gjate kesaj fushate elektorale me arme te tyre te vjetra, te njejtes, shpifjes, demagogjise, primitivçe e nere, destruktiviteti, shantazhi e kercenimit fizik e psikologjik. Mesazhi i tyre absurd, anti-human apo edhe antikombetar per zgjedhjet e tjera komunale dhe per mbare shqiptaret ka qene: sulm frontal per zgjedhje te parakohshme, per t’i kthyer perseri ne balte dhe ne... komunitete shqiptare dhe për mbarë shqiptaret ka qenë: sulm frontal per zgjedhje te parakohshme, per t’ia mbërthyer pushtetin koalicionit demokratik, per t’ia pas per imirmin e F.Nanos dhe rikthimin e tij ne kolltukun e kryeministrit. Historia dhe destruktiviteti i tyre armiq deni aty sa me gojen e vet apo edhe te një papagalli vullnetar si Idajet Beqiri t’u bejne thirrje zgjedhësve te mos i vlerësojnë dhe pranojne veprat qe nderton PD, ne ngopjen me premtimet lene ere te PS. Por demagogjisë se tyre te shndërruar per 50 vjet ne arti ka dale boja me goje. Tani shqiptari te vlerëson e nderon, nga veprat ne dobi te tij dhe jo nga fjalët e bukura me ere. Ai eshte bindur me kohe se PS, ashtu si PK apo PP, eshte e afte vetem per mashtrime e shantazime. Prandaj pjesa dermuese e zgjedhësve realiziste e objektive te komunave te Libofshes, Zall-Herrit, Zall-Reçit, Greshices e Ngracanit shkojne sot prane kutive per te votuar pa medyshje, me bindjen e plote per t’ia dhene votat kandidateve te PD-se, qe brenda nje kohe te shkurter, per dy vjet u dha me shume se PK,PP apo PS per 50 vjet. XHEVAT MUSTAFA

“Tirana” - fituese e Kupes se Republikes

Ne tribune ndeshjen e ndoqi edhe Presidenti i Republikes z. Sali Berisha qe i dorezoi kupen ekipit fitues Dje pasdite ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ne kryeqytet u zhvillua ndeshja e dyte finale mes dy ekipeve me te mira ne kete sezon futbollistik, “Teutes” kampione dhe “Tiranes” ne kampionine. Duke fituar me rezultatin 1:0, me gol te Malkos ne pjesen e dyte, Tirana shpallet keshtu, per te shtaten here, fituese e kupes se Republikes. Ne ceremonine e perfundimit te ketij aktiviteti dhe te kurorezimit te fituesve, kupen e dorezoi Presidenti i Republikes z. Sali Berisha. Korresp i “RD”

Ministri i Jashtem Serreqi ne konferencen e BE ne Paris

Ne konferencen qe po zhvillon BE ne Paris mbi stabilitetin ne Europe, e mori fjalen dhe Ministri i jashtem z.Serreqi. Nder te tjera z.Serreqi tha se Shqiperia deshironte te ishte model per te drejtat e pakicave ne Ballkan. Ai tha se minoriteti grek ne Shqiperi, gezon liri dhe te drejta te plota dhe shtoi se raportet e nje komisioneri te larte panevropian per te drejtat e pakicave e provonin kete. Ministri Serreqi tha se e kuptonte interesimin dhe shqetesimin e qeverise greke, per minoritetin grek ne Shqiperi, por paralajmeroi se manipulimet e minoritetit grek dhe minoriteteve te tjera ishin te rrezikshme dhe te papranueshme. Zoti Alfred Serreqi, i beri thirrje Greqise te pranoje protokollin e Frances te vitit 1913, i cili garanton kufijte e Shqiperise. Ai tha ne konference se nje zgjidhje e drejte e çeshtjes shqiptare, perben problemim kyç te Ballkanit. “Shqiperia e perkrah parimin e mosndryshimit te kufijve me force, por kerkon nje hapesire demokratike, per shqiptaret ne vendet fqinje”. Ndersa ministri grek, pergjegjes per Çeshtjet Evropiane Teodoros Pangalos tha se nuk kishte liri fjale per minoritetin grek ne Shqiperi dhe theksoi shperterimin e Greqise, lidhur me 6 greke etnik te arrestuar ne Shqiperi javen e kaluar. Konferenca per “Stabilitetin ne Europe” u organizua nga Franca dhe me pas u kryesua nga Bashkimi Evropian me synimin per te krijuar nje program, qe do t’i lejoje vendet qe kane mosmarreveshje, te shmangin konfliktin ndermjet bisedimeve. Takimi perfundoi me vendimin per te ngritur dy grupe qe do te diskutojne ne tryeza te rrumbullaketa nje mbi shtetet baltike dhe Rusine dhe tjetri mbi Hungarine dhe minoritetet hungareze ne Rumani dhe Sllovaki.

SHBA NUK SHOHIN NDONJE FAKT TE QARTE QE TE TREGOJE SE QEVERIA SHQIPTARE NDJEK POLITIKE SHTYPJEJE NDAJ MINORITETIT GREK

Deklarate e Departamentit amerikan te Shtetit Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Majkell Mekkeni, beri diten e fundit nje deklarate, ku, midis te tjerash, foli edhe per marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Greqise. Lidhur me kete problem, ai tha: Persa i perket abuzimit te ligjit ne rastin e te akuzuarve per spiunazh, Shtetet e Bashkuara te Amerikes i bejne thirrje Shqiperise “qe ta zbatoje ne menyre skrupuloze shtetin ligjor ne rastin e gjashte shqiptareve me origjine greke, te akuzuar per spiunazh ne favor te Greqise, dhe tu siguroje atyre nje gjyq politik dhe te paanshem”, tha Mekkeni. “Ne kemi qene te shqetesuar rreth lajmeve te fundit se gjashte shqiptare me origjine greke, perfshi edhe nje qytetar amerikan, jane akuzuar nga autoritete shqiptare se kane punuar ne favor te sherbimit sekret grek dhe kane zhvilluar veprimtari spiunazhi”, tha ai. Mekkeni vuri ne dukje se Shtetet e Bashkuara qeveria shqiptare ndjek politike shtypjeje ndaj minoritetit grek”. Kjo eshte nje akuze, vuri ne dukje ai, qe eshte ngritur nga greket.

SHQIPERIA SHPREH VENDOSMERINE PER TE QENE FAKTOR PAQEJE E STABILITETI NE RAJON DHE EVROPE

Ministri i Mbrojtjes i Republikes se Shqiperise, Safet Zhulali po merr pjese ne mbledhjen vjetore te Ministrave te Mbrojtjes se NATO-s dhe vendeve te “Partneritetit per Paqe”. Gjate koherendimit atje, ministri Zhulali ka bere nje sere takimesh me homologe te vendeve pjesemarrese, ne te cilat ka shkembyer mendimet per bashkepunimin bilateral. Zoti Zhulali ka marre pjese gjithashtu edhe ne ceremonine e inagurimit te qendres se re te Partneritetit per Paqe ne Komanden e Forcave Aleate te Evropes ne Mons. Ne fjalimin qe mbajti atje ministri i Mbrojtjes, theksoi nder te tjera se Republika e Shqiperise i kushton nje vemendje te vecante bashkepunimit me NATO-n. Perkrahja dhe nenshkrimi i Partneritetit per Paqe, ne nivelin me te larte nga Presidenti Sali Berisha, tha ai, (Vijon ne faqen 4)

VAZHDON PROCESI GJYQESOR NDAJ RAMIZ ALISE E 8 ZYRTAREVE TE LARTE TE DIKTATURES KOMUNISTE

Kronike nga salla e gjyqit Edhe dje paradite vazhdoi gjykimi i çështjes penale ndaj 9 të pandehurve. Ramiz Alia, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Rita Marko, Simon Stefani, Aranit Cela, Rrapi Mino, Zylyftar Ramizi e Veiz Hadeti të akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë se shtetasve per pervetesim te pasurise shteterore ne perpjestime te medha etj. Ne fillim te kesaj seance avokati i te pandehurit Ramiz Alia, Kleanti Koci protestoi ndaj pavetesise qe ai ka vene re ne njoftimin e zbardhjes se gjykates per zhvillimin e seances se nje dite me pare duke mos dhene asnje fakt se ku konsiston kjo pavetesia. Me pas sipas radhes depozoi i pandehuri Aranit Cela i cili per nje periudhe te gjate kohe ka patur funksionin e kryetarit te Gjykates se Larte dhe te Prokurorit te Pergjithshem. Duke mos e pranuar akuzën, ai u mundua te shpjegoje veprimtarine kriminale e diktatures, e cila sipas tij ka qene e mbeshtetur ne ligj. Ai shpjegoi se veprimtaria e këtyre organeve paraqiste ... [?] se veglave dhe ... [?] me akte nuk shpjegon, ne se edhe ... [?] fakt ... [?] (Vijon ne faqen 4)

NE KONFERENCEN E SHTYPIT TE PS KISHTE DHE GAZETARE

-PS e perdor RTV per te mbrojtur krimin -Perballe kerkesa te fshatareve PS jep vetem nje alternative-lirimin e Nanos -PS e perdor RTV per te mbrojtur krimin -Perballe kerkesa te fshatareve PS jep vetem nje alternative-lirimin e Nanos Ka konferencë shtypi PS”.-Per çfare?-Per Nanon.-E hua”. Ky ishte dialogu qe u zhvillua te shtunen midis dy gazetareve perpara konferencës se fundit per shtyp te krereve te PS. Thënie i ketij dialogu u paqyra me pas me pjesemarrjen e gazetareve ne konferencen e shtypit. Per hir te se vertetes duhet thene se salla ishte plot (sic u pa ne TV) e po per hir te se vertetes duhet thene qe ne sallen kishte dhe ndonje gazetar. Ndodheshin gjithashtu te ngarkuarit me shtypin te ambasadave greke dhe te Federates se jugosllave. Po pse ra interesi i gazetareve? Konferenca e PS zhvillohej menjehere mbas procesit qe u zhvillua ne Gjykaten e Apelit, proces qe gazetaret e ndoqen dhe e pasqyruan. Ndersa se ç’do te thuhej ne konferencen e shtypit te PS e dinin mire te gjithe. Do te leshoheshin slogane boshe e nuk do te jepej asgje e re, ashtu si ndodhi ne te vertete. Fakti eshte (dhe kreret e PS duhet ta kene kuptuar) se te gjithe jane bajatur me perreseritjet qe nuk bejne gje tjeter veçne mbrojtje ne parim krimin. Bile PS vazhdon te diskreditohet duke dale ne mbrojtje te krimit edhe perpara TV. E kerkuan me te madhe TV, protestuan se nuk paqyroheshin veprimtarite e tyre sidomos tani qe eshte fushata elektorale e kur vjen puna dalin ne TV vetem per te mbrojtur krimin. Asnje alternativë e tyre s’duhej te jete, asnje opozion përveç “Lironi Prometeun”. Ku ishin alternativat qe kreret e PS ishin ne “shtetuasht” [sic] i paraqitën ne TV perpara ketyre zgjedhjeve. Fakti eshte qe edhe me traktet qe kane shperndare neper komuna ata shkrejne? “Mos votoni per ata qe kane denuar Nanon”. Perballe fushates elektorale dhe PD, alternativa qe paraqit PS per zgjidhjen e problemeve te fshatareve eshte lirimi i Nanos. Fushata e tyre nuk nenvje por mbarë? ... [tekst i palexueshëm] kreret e PS nuk u ka mbetur gje tjeter veç te perserisin “Lironi Nanon” e legalizoni krimin. E.P.

GJYQET E ALISE DHE NANOS NE SYRIN E GAZETAREVE TE HUAJ

-Gazetari italian, 28 vjeçari Carlo Pizzati i cili ndoqi ne sallen e gjyqit proceset e Nanos dhe Alise ka botuar artikujt e tij ne gazeten “La Repubblika”. Ne hapjen e gjyqit te ish Presidentit komunist R.Alia, ne sallen e gjyqit se bashku me gazetaret e tjere shqiptare e te huaj ndodhej dhe gazetari italian 28 vjeçar, Carlo Pizzati i gazetes “La Repubblika”. Me pas ky gazetar do te ishte i pranishem edhe ne Gjykaten e Apelit ku ndoqi procesin ndaj Nanos. Me 22 dhe 24 maj do te botoheeshin ne “La Repubblika” dhe dy artikujt e tij. Me poshte ne pamundesi per t’i botuar te plote po japim pjese nga keto artikuj. Ne numrin e sotem nga artikulli per Nanon e ne numrin e neserm nga ai per R.Aline. “Duart e Pastra ne Tirane” “Ne hekura F.Nano, ish-kryeminister i akuzuar per marjte tangentesh”. Ky eshte titulli i artikullit botuar me 24 maj dhe qe Carlo Pizzati jo rastesisht e lidh me operacionin “Duare te Pastra” kunder korrupsionit ne Itali. Duke permendur pozitën e S.Plakes, Pizzati shkruan: “Faji i tij ishte sepse nenshkroi, kur ishte zvendësminister i Jashtem, nje leter ku deklaronte se shoqeria Levante Co e Barit kishte punuar me pare ne Shqiperi dhe ishte nje firme e besueshme. Per Lev Co ne Shqiperi nuk kishte vene kembe kurre nga 20 miliardat qe Ministria e Jashtme italiane i pagoi asaj per ndihmat italiane, sipas gjykates shqiptare, vetem gjysmat e kaluan kanalin e Otrantos. Sokrat Plaka e drejtoi gishtin e tij akuzues drejt F.Nanos, sekretari i PS qe ngriti jonë ish-komunist shqiptarë. Me poshte Pizzati shkruan mbi zhvillimin e procesit ne Apel duke pershkruar debatin midis kryetarit te trupit gjykues dhe Nanos gjatë deklarates se ketij te fundit. Duke shpjeguar fjalet e Nanos gjate mbrojtjes per mbërritjen e ndihmave, Pizzati permend faktin e perdorur nga mbrojtja ne fillim se “ish-Ministri i Jashtem De Mikelis ka thene se ka shume shpenzime te tilla e qe nuk mund te la kush çfare eshte premtuar”, por “Asnje permendje per faktin qe edhe De Mikelis ne Itali eshte nen hetim per çeshtjen “Levante Co”,” shkruan Pizzati. E me poshte “Avokati i tij (Nanos, shen. red.) radhit detaje nga kontratat midis Ministrise se Jashtme italiane e Lev Co, “Kontrata”, “Fatura” “De Mikelis” (gjane fjale qe Pizzati i rendit per te shkaktuar sa me poshte shen.red). E pastaj lista e shifra, kerkesa e fatura qe shumëzohen ne menyre te mrekullueshme sa edhe te pandehurit shfryjne. Nano degjon i veshur me kemishe me menge, duke pertupur chewing gum e duke e pire cigaren e nervozuar. Pastaj nje thirrje e papritshme vjen nga gjyqtarja dhe fytyra e Nanos skuqet. Mbasi per nje moment te dyshuar se jane turmat e socialisteve qe me 26 korrikun e shkuar mbas lajmit te arrestimit te tij, dy ore perpara nje mitingu ne stadium, marshuan neper rruget e Tiranes duke kerkuar lirimin e tij te menjehershem. Por ishin vetem thirrjet e ushtarëve qe kishin mbuluar sherbimin (Vijon ne faqen 4)

FUNDI I DOSJES NANO

-Asnje fakt, asnje prove per te hedhur poshte akuzat ndaj Nanos -Edhe ne konferencen e shtypit te PS vertetohet se “dosja Nano” eshte mbyllur Akuzat ndaj Nanos kane qene mjaft te qarta dhe ne perpjekje te plote me kronologjine e ngjarjeve. Nano ka urdheruar Ministrine e Jashtme qe duke filtruar te dhena te reme per Lev Co te insistojë ne caktimin e saj si levruese e ndihmave fakt ky i konfirmuar nga vete De Mikelis dhe pala italiane. Çfare fakte solli Nano per ta hedhur poshte kete? Asnje. Nano eshte akuzuar se ka eleminuar organet kompetente te tregtise per t’u marre me ndihmat ne Shqiperi dhe ai nuk mund ta hedhe poshte as kete. Nano eshte akuzuar se me kerkese te Lev Co ka ndryshuar listen e mallrave. Kjo faktohet shume lehte nga lista e Sh.Korbecit dhe nga faktet e Pernioles. Çfare solli Nano kunder kesaj akuze, vetem fjalet boshe te avokatit (dhe absurd joekzistues) se lista nuk eshte ndërruar. Ne drejtësi nuk mjafton te thuash “Nuk jam fajtor” qe te shpallesh i pafajshëm. Duhen prova dhe provat i ka paraqitur akuza. Nano akuzohet per falsifikim dhe akuza e provon kete me procesverbale dhe deshmitare qe nuk fshihen poshte me arsyetime te bera lemsh nga avokati se prania e dy ministrave ne mbledhjen e kryesise i jepte te drejte Nanos ta nenshkruante si vendim te Keshillit te Ministrave, vendim e tij. Dy ministra nuk perbejne Keshillin e Ministrave. Nano akuzohet se ka urdheruar qe per mbërritjen e mallrave te behen vetem deklarata (sipas porosise se Lev Co) me te cilat paguhej me pas Lev Co nga Ministria e Jashtme italiane dhe keto jane vertetuar me dokumenta e deshmitare. Çfare solli Nano kunder kesaj akuze? Asgje. Çfare te reje solli Nano per te vertetuar qe çmimet ishin jo te larta? Avokati i tij tha vetem qe ekspertet shqiptare nuk duhet te merren per baze nje buletin ku nderron çdo muaj pasi ndihmat kane ardhur ne muaj te ndryshëm. Por mos valle nga muaji ne muaj çmimet dyfishohen e trefishohen? Pse nuk solli ai nje dokument me bindes ku te vertetohej se çmimet e Lev Co ishin normale. Kontratat e bera midis atyre qe sot jane nen ndjekje penale ne Itali per te njejtin problem dhe fjalet e Pernioles nuk jane prova, sepse dihet qe bashkëfajetoret do mbrojne njeri tjetrin. Qe nuk ka asgje te re ne favor te Nanos kjo u duk dhe ne konferencen e shtypit te PS ku vetem u perseritën slogane per vendimin e padrejte drejtesise etj. Per zhvillimin e procesit le t’ja leme fjalën nje gazetari te huaj qe e ndoqi kete proces. Nuk besoj se kryesia e PS do te mendoje qe edhe gazetari i huaj per pasqyrimin qe i ben çeshtjes ka marre urdhra nga PD.