Dua të siguroj qytetarët shqiptarë se verdikti i tyre do të respektohet në mënyrë të palëkundur
Konferencë shtypi e Presidentit të Republikës Sali Berisha
Dje paradite Presidenti i Republikës Sali Berisha, dhane ne Pallatin e Kongreseve nje konferencë shtypi për gazetarët dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
Ne çelje të kesaj konference Presidenti Berisha u shpreh: “Se pari ju pershendes, dhe kam ardhur këtu të perseris bindjen time se dita e djeshme ka qene nje dite shume e rendesishme ne historine e demokracise shqiptare. Dje shqiptarët për herë te parë ne historine e tyre u thirrën ne referendum per te shprehur vullnetin e tyre te lire, voten e tyre dhe bindjet e tyre mbi projektin e Kushtetutes. E kam konsideruar dhe e konsideroj nje nga problemet madhore te Shqipërise, te shtetit shqiptar e te demokracise shqiptare problemin e Kushtetutes. Nuk kam te dhena te sakta qe t’i paraqes ketu. Por dua t’u garantoj se cilido qe te jete rezultati, verdikti i popullit do te respektohet plotesisht dhe se ekziston nje ... , forcat politike duhet te vendosin nje bashkepunim dhe personalisht do te mbetem gjithnje shume i interesuar qe Shqipëria te kete Kushtetuten e saj.
XHEVDET SHEHU (Zëri i Amerikës):-Zoti President cili eshte mendimi juaj ne fushaten per Referendumin, dominoi lufta politike midis partive apo logjika normale juridike per miratimin e Kushtetutes?
PERGJIGJE:-Kam qene thellesist i angazhuar per kete fushate. Nuk mendoj se kam zhvilluar nje lufte politike ndaj individeve apo partive. Jam perpjekur me te gjitha forcen time qe te kontribuoj qe Kushtetuta te shnderrohet ne ligj te dashur per shqiptaret. Votandaj projektit nuk mendoj se eshte e lidhur vetem me projektin. Nuk perjashtoj ketu difektin ne principet kushtetucionale, por nuk perjashtoj njekohesisht as ndikimin e shume faktoreve te tjere.
BRISEIDA MEMA (AFP):- Cilet jane sipas ...
Ne respektojmë votën e lire te njerëzve
Konferencë shtypi e Kryetarit të PD Eduard Selamit
Dje, ne nje nga mjediset e Pallatit te Kongreseve, lideri i PD, z. Eduard Selami, Sekretari i Pergjithshem Tritan Shehu dhe nenkryetari Ali Spahia, dhane nje konference shtypi.
Ne qender te konferencës ishte Referendumi i zhvilluar per miratimin e Projektkushtetutes. “Neradhë te pare deshate shpreh mendimin time, tha ne fillim te fjales se tij, per te gjithe ata qe kontribuan ne kete fushate per Referendumin, per te gjithe ata qe na mbeshteten, sepse ne e konsideruam dhe e konsiderojme Referendumin si nje moment te rendesishem ne Demokracine shqiptare, nje hap perpara per Demokracine ne Shqiperi. Per ne, mbi te gjitha eshte vullneti i votes se lire, prandaj kur ju drejtuam popullit me Referendum, nuk u nisem nga interesa partiake, per nga mendimi qe eshte akoma konstant se Shqiperise i duhet nje Kushtetute dhe ne do te vazhdojme perjekjet tona qe Shqipëria sa me pare te kete Kushtetute, sepse kjo eshte ne interes te zhvillimit te Reformes ne Shqiperi, ne interes te integrimit te Shqipërise me boten. Ne do te vazhdojme me te gjitha punen tone me te gjitha mjetet demokratike qe Shqipëria te behet samepare me Kushtetute, jemi te hapur per te gjitha obie ksionet qe jane ne interes te perparimit te Shqipërise, jane ... Namik Ajazi “Telenorma”.- Z. Selami, duke patur parasysh tre fushatat elektorale, qe ka zhvilluar PD, 22 Marsin, 26 Korrikun dhe kete te fundit, nese do te jete “JO”, ku do t’i shihni ju defektet ne punen tuaj?
PERGJIGJE:- Ne mendojme qe eshte fare normale qe kete vote ule elektoratit. Ne morem persiper nje reforme mjaft te veshtire. Ne çdo vend tjeter ish-komunist reforma pati. Ne kemi synim. Ne akoma nuk mendojme me ky ishte nje votim drejtperdrejt per reformen, akoma nuk dime rezultatin, mendojme qe ky ishte per Referendumin. Por nuk ka pse te duket habi ne qofte se shqiptarët ashtu si edhe vendet e tjera mendojne se çmimi i reformes eshte me i larte. Ka edhe alternativa te tjera, kjo eshte loja e demokracise.
PYETJE:-Ne nje interviste per shtyp deputeti z. Broka thote se Presidenti Berisha, televizionin, menyra se si e paraqet ky Televizion kete fushate elektorale na dha te pakten nje mije vota. A jeni me kete mendim?
PERGJIGJE:-Nuk jam me kete mendim. Mendoj qe fushata ishte mjaft e rregullt. Nuk varet nga keto gjera ceshtja, nuk kam kete pershtypje, sepse perndryshe do te thoja se edhe ato kthimet e tyre, ato kercenimet e tyre per gjak jo me pak na ndihmuan ne. Nuk mendoj se eshte kjo arsyeja, eshte me thelle arsyeja.
Hamdi Jupe, gazeta “Zëri i Popullit”
PYETJE:- Nje “JO” me shumice ne kete votim, a mendoni se eshte vetem ...
Presidenti Berisha priti delegacionin e Këshillit të Evropës
PRITJE NE PRESIDENCE
Dje, Presidenti Berisha priti delegacionin e Keshillit te Evropes, te cilet kane ardhur per te vezhguar zhvillimin e Referendumit per Projektkushtetuten, i perbere nga zoterinjte Kolumberg, Kehltermans dhe Hartland.
“Shqiperia eshte angazhuar ne nje reforme te thelle politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe ka bere perparime te rendesishme te atilla qe meritojne vemendje-i tha Presidenti Berisha anetareve te delegacionit. Ne kemi çmuar dhe çmojme si shume te rendesishem mbeshtetjen qe Keshilli i Evropes i ka dhene dhe i jep Shqipërisë ne zbatimin e kesaj reforme si dhe per pranimin e saj anetare te ketij Keshilli”.
“Ne vizitat tona te shpeshta jemi befasuar nga rezultatet evidente te arritura ne rrugen e zbatimit te reformes per te cilat jeni per t’u pergatitur, u shprehën zoterinjte Kolumberg, Kehltermans dhe Hartland dhe theksuan se si me pare Keshilli i Evropes do te vazhdoje te mbeshtese Shqipërine, duke qene i bindur se shume shpejt ajo do te jete anetare e tij. Duke vene re konsensusin e arritur ne baze te shpresonim shume te raportin nje rezultat pozitiv te ketij referendumi ne mbledhjen e Keshillit qe do te mbahet kete te merkure”.
Ne lidhje me referendumin Presidenti Berisha u shpreh se rezultati i ketij referendumi eshte verdikti qe jep populli dhe ky verdikt duhet respektuar dhe une nga ana ime nuk do te resht perpjekjet e mia qe Shqipëria te kete sa me shpejt Kushtetuten e saj me rrugen me demokratike.
Takim me ministrin për çështje fetare të Arabisë Saudite
Presidenti Berisha priti ministrin për çështjen fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Këshilltar të Mbretit Fahd, z. Abdulla Bin Abdelmohsine Al-Turky.
“Deshiroj te falenderoj perzemersisht qeverine e Madherise se Tij per interesimin e madh qe tregon ndaj Shqipërisë dhe ndihmen e çmuar qe po i jep asaj, i tha Presidenti Berisha ministrit te Arabise Saudite duke i uruar mesaredhien. Ne vleresuam si shume te rendesishme rezoluten e qeverise suaj para disa javesh per bashkepunimin e gjithanshem me Shqipërine, ne jemi te interesuar ta shohim ate te konkretizuar sa me shpejt”. Nga ana e tij ministri i Arabise Saudite duke falenderuar per pritjen e ngrohte u shpreh se Shqipëria gezon simpatine e popullit vendit te tij dhe se qeveria e Madherise se Tij eshte e interesuar per nje bashkepunim te gjithanshem me Shqipërine. Ajo tashme i ka hapur rruge ketij bashkepunimi.
Kryeministri Meksi në Zvicer
Dje pasdite Kryeministri Aleksander Meksi u nis per nje vizite ne Zvicer.
Nje jave me pare ministri zvicerian i Ekonomise nenshkroi ne Tirane disa marreveshje me Qeverine tone. Ne perberje te delegacionit qe u nis dje per ne Zvicer shumica e anetareve jane te Ministrise se Puneve te Jashtme.
Meksi i cili konsiderohet marrdheniet me Zvicerin shume te mira. Ai para nisjes deklaroi se: “Zvicer megjithe permasat e vogla te ndihmes ne krahasim me vendet e tjera te Bashkësie Evropiane ka dhene nje ndihme konkrete, e ka sjelle rezultate konkrete me Shqiperine. Kjo vizite ne aspektin e marredhenieve te pergjithshme politike dhe ato te kooperimit ekonomik, synon te forcoje lidhjet midis Shqiperise dhe Zvicres”.
Ne takim me ministrin zvicerian mendohet te diskutohet se deri ne ç’shkalle jane marredheniet politike dhe do te percaktohet se si do te ecin ato ne ardhmen.
Meqe Zvicra ben pjese ne disa organizma nderkombetare, ku akoma nuk ka aderuar Shqiperia, zoti Meksi do t’i kerkoje ministrit zvicerian te Puneve te Jashtme, te na perkrahe, pas Shqiperia ka nevoje permbeshtetje, pasi ndodhet ne nje rajon me trazira dhe kur çeshtja shqiptare eshte e trubullt.
Pritet qe ky delegacion te takohet edhe me zevendespresidentin e Konfederates Zviceriane dhe me Ministrin e Ekonomise.
Shkoder
Akt tragjik
VRITET ME THIKE NJE VEZHGUES I PD-SE, 35 VJEÇARI MARK GJIN PRENGA
Ne zonen e thelle te komunes se Vigut, 45 km larg Shkodres, eshte vrare me thike pasi ka dale nga qendra e votimit, Mark Gjin Prenga, 35 vjec, vezhgues i PD-se.
Ketengjarje e kane konfirmuar policia e rrethit ne Shkoder, burime nga prefektura dhe dega e PD-se e rrethit.
Autoret e ketij krimi jane dy vellezer, bashkefshatare te viktimes. Burime te komisariatit te policise se rendit bene te ditur se ne vendin e ngjarjes ka shkuar menjehere grupi operativ per te percaktuar rrethanat e ngjarjes dhe per te ndaluar autoret e krimit.
ATSH
MARK GJIN PRENGA
DATELINDJA 1956 (PRENGA)
I angazhuar ne PD qe ne Mars ’91. Anetar i Shoqates se Perndjekurve Politike (Kryetar).
Aktivist i dalluar i zones Mnelë Vig. Pjesemarres ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne kete zone perfaqesuese i PD.
Dy here i denuar politikisht nga regjimi komunist.
I vendosur ne rrugen e demokracise. I ngarkuari si vezhgues ne votimet per Referendumin per Kushtetuten, per fshatin Vig.
Nje prind shembullor dhe i sjellshem e i dashur me shoket.
Redaksia e “RD”-se i shpreh ngushellimet e saj familjes si dhe indinjaten e saj per krime te tilla te shemtuara.
Sipas informacioneve tona edhe ne Lushnje ka patur nje te plagosur me arme zjarri gjithashtu anetari i PD-se. Nderkaqme disa zona te tjera ka patur incidente per te cilat ende nuk kemi konfirmim. Me siguri qe per te gjitha keto raste drejtesia shqiptare do te thote fjalen e saj fuqishem.