PD, PSD, PR, PBDNJ bien dakort t’i sugjerojnë Parlamentit krijimin e nje komisioni te ri per hartimin e Projektit te Kushtetutes
Presidenti i Republikes Sali Berisha ne takim me kryetaret e Partive Parlamentare
Presidenti i Republikes Sali Berisha thirri dje ne nje takim kryetaret e partive parlamentare zotërinjtë Eduard Selami, Kryetar i PD, Servet Pellumbi, zv. Kryetar i PS, Skender Gjinushi, Kryetar i PSD, Sabri Godo, Kryetar i PR dhe z. Vasil Melo, kryetar i PBDNJ lidhur me problemin e Kushtetutes.
Presidenti theksoi se Kushtetuta duhet te jete perparesia me e madhe e te gjitha forcave politike shqiptare sepse pavaresisht se rezultatet perfundimtare nuk jane konfirmuar, me date 6 Nentor populli me referendum i tij te pare i tha JO projektit te Kushtetutes qe ishte hartuar mbi parimet kushtetuese te nje republike parlamentare te shtetit te se drejtes dhe ekonomise se tregut dhe kishte gjetur nje perkrahje te gjere te eksperteve dhe organizmave te specializuara nderkombetare. Por verdikti i popullit me voten e lire respektohet dhe nuk diskutohet.
Fakti qe populli nuk e miratoi kete projekt kerkon domosdoshmerisht hartimin e nje projekti te ri nga nje komision i kushtetues.
Prandaj dhe ju sugjeroj partive politike ne Parlament qe te zgjidhin ne Parlament nje komision te ri dhe te arrijne konsensusin duke u nisur nga qellimi qe Shqiperia te kete sa me shpejt nje projekt kushtetute me te persosur si kusht per konsolidimin e reformes dhe integrimin e Shqiperise ne institucionet evropiane dhe t’i paraqitet perseri per miratim popullit mbase, pas referendumit te pare popullit i takon te vendose per Kushtetuten.
Ne kete drejtim ajo qe mund te sugjeroja duke analizuar mosmarreveshjet tuaja per projekt kushtetuten eshte qe te vendosni te zgjidhni me konsensus formen e shtetit bazuar ne nje model te vendeve te suksesit, te demokracise evropiane. Si nje alternative te dyte, do te sugjeroja krijimin nga Parlamenti te nje Komisioni ekspertësh jo partiak me pjesemarrjen e eksperteve te huaj per hartimin e Projektit te Kushtetutes.
Kryetaret e partive vleresuan kete hap te Presidentit si nje perpjekje te rendesishme per gjetjen e rruges qe sa me pare Shqiperia te behet me Kushtetute.
Kryetari i PD, z. Eduard Selami, kryetari i PSD, z. Skender Gjinushi, kryetari i PR, z. Sabri Godo dhe kryetari i PBDNJ, z. Vasil Melo rane dakort t’i sugjerojne Parlamentit krijimin e nje Komisioni per hartimin e Kushtetutes, ndersa z. Servet Pellumbi, nenkryetar i PS u shpreh se po nuk u denua procedura e ndjekur per miratimin e Kushtetutes ai nuk jep pelqimin e tij per krijimin e nje komisioni te ri nga Parlamenti per projektin e ri te Kushtetutes.
Lideri i PDSH, Eduard Selami i pyetur per takimin e partive parlamentare me Presidentin Berisha i dha kete opinion Kryeredaktorit Lorenc Ligori:
- E vleresoj si shume pozitive iniciativen e Presidentit Berisha qe Shqiperia te behet sa me pare me Kushtetute. Ne kete takim te pare partiak, ne u bashkuam me sugjerimin e Tij. Se bashku me tre parti te tjera parlamentare, me PSD, PDNJ dhe me aleatin tone te perhershem PR, rame dakord qe t’i sugjerojme projektit te ri te Kushtetutes.
Me tej, duke marre mendimin e Keshillit Kombetar te PDSH-se, do te shohim formen e paraqitjes se projektit dhe menyren e aprovimit te tij.
E vleresoj pozitiv takimin e zhvilluar, sepse nga te gjitha partite parlamentare, u vu re fryma e konsensusit per te zgjidhur problemin e Kushtetutes. Une debato-va me z. Pellumbi duke kundershtuar idene e tij per te bere zgjedhje te reja, duke e konsideruar kete si nje kerkese te paarsyeshme. Populli me 6 Nentor nuk votoi per karriget e njeres apo tjetres parti, dhe ne nuk beme fushate partiake, por u perpoqem per te bere Shqiperine me Kushtetute. Ne e gjykojme “JO”-ne per projektin e votuar, si nje problem i cili lidhet ne radhe te pare me vete kete projekt. Mesazhi qe dha populli ne e vleresojme dhe do te perpiqemi te permiresojme draftin e Kushtetutes dhe punen tone si partie ne qeveri.
Ne projektin e votuar, patjeter qe ka gjera me te cilat populli nuk ishte dakort, dhe eshte detyre e jona dhe e specialisteve per te saktesuar se cilat jane ato. Per kete arsye, ne rame dakord per te krijuar nje Komision te ri per hartimin e projektit te ri te Kushtetutes.
Lideri i PDSH, Eduard Selami i pyetur per takimin e partive parlamentare me Presidentin Berisha i dha kete opinion Kryeredaktorit Lorenc Ligori:
- E vleresoj si shume pozitive iniciativen e Presidentit Berisha qe Shqiperia te behet sa me pare me Kushtetute.
Do të vazhdojmë punën që Shqipëria të ketë kushtetutën e saj
Dje në Kuvendin Popullor
- DEKLARON SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PD TRITAN SHEHU -
Kuvendi Popullor i vazhdoi edhe dje punimet ne seance plenare. Ne fillim te seances se djeshme Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor Pjeter Arbnori u beri te ditur deputeteve vendimin e Kryesise se Kuvendit Popullor sipas te cilit deputeti i pavarur Rivdan Peshkepia ndalohet te marre pjese ne punimet e parlamentit per nje jave, sepse ne disa raste radhazi ka folur pa leje si dhe ka ofenduar rende deputetet dhe kryetarin e kryesise se Kuvendit Popullor.
Me pas sipas rendit te dites filloi shqyrtimi i projektligjit “Per nje perjashtim nga rregullat e parashikuara ne trashegimine ligjore sipas Kodit Civil,1 paraqitur nga nje grup deputetesh. Per kete projektligj deputeti Halit Shamata u shpreh se ai nuk eshte shqyrtuar akoma ne Komisionin e Ligjeve ndaj dhe duhet lene qe te shqyrtohet dhe miratohet ne parlament pasi per te kete diskutuar me pare ky komision parlamentar. Nisur nga kjo parlamenti vendosi qe ky ligj te lihet per t’u shqyrtuar e miratuar ne nje tjeter seance plenare.
Me pas u diskutua per projektligjin lidhur me sekuestrimin e automjeteve me te cilat kryhen vepra penale.
Perkete projektligj u debatua gjate nga deputetet Agron Musaraj, Halit Shamata, Azem Hajdari, Petinka Minga, Gjergji Raka, Blendi Cela, Genc Ruli, Fadil Çepelë, Ndue Gjika etj., te cilet sollen opsionet e tyre lidhur me organin i cili ka te drejte te beje sekuestrimin e automjeteve me te cilat kryhen vepra penale.
Sipas projektligjit, shefi i
komisariat ka te drejte te sekuestroje mjetin me te cilin mund të kryhet vepra e caktuar penale, por kete nen te ketij projektligji deputeti Halit Shamata kryetari i komisionit te ligjeve e quajti si shkelje te ligjshmerise prandaj u shpreh se ky nen duhet rregulluar ne nje menyre tjeter konform dispozitave ligjore ne fuqi.
Deputeti Agron Musaraj, Minister i Rendit Publik duke folur rreth ketij projektligji dhe ne vecanti per nenin ku me ane te cilit jepet e drejta shefit te komisariatit te vendosur sekuestro mbi automjetin me te cilin kryhet vepra penale, u shpreh se nje ligj i tille e kane edhe shume vende te tjera te botes, madje nje te drejte te tille per sekuestrone si parlamenti kemi dhene me ligj edhe policise financiare.
Pas diskutimeve te shumta rreth ketij projektligji u vendos qe ky projektligj te diskutohet me pare ne komisionin e ligjeve dhe ate te finances dhe me pas t’i kthehet parlamentit per shqyrtim dhe miratim.
Punimet e dites se djeshme te parlament vazhduan me pas me diskutimin rreth projektligjit “Per nje interpretim te nenit 1 te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave” te paraqitur nga nje grup deputetesh.
Lidhur me kete projektligj diskutuan deputetet Gaqo Rrota, Gëzim Luli, Perikli Teta etj., te cilet u shprehen se nuk ka te drejte parlamenti te beje interpretim te neneve te ligjeve te miratuara, por kete te drejte e ka Gjykata Kushtetuese. Per kete projektligj deputetet e diskutuan ushprehen se duhet te bere reformulimi i ketij neni dhe me pas te paraqitet ne parlament per diskutim.
Ne fund te seances kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor dha fjalen per te bere deklarate deputetit te pavarur Perikli Teta i cili foli ne emer te AD-se dhe deputetit Haxhi Aliko i cili foline emer te grupit parlamentar te PSD-se. Me pas deputeti Tritan Shehu, sekretar i pergjithshem i PD, beri nje deklarate ne emer te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku nder te tjera theksoi se: “Qendrimi i PD-se eshte dhe do te jete qe Shqiperia te kete kushtetute, sepse kjo do te konsolidoje demokracine ne vend dhe do te krijoje kushte per t’u integruare ne strukturat evropiane.
Projekt i Kushtetutes qe paraqitem, tha ai, ka qene i mire, i standarteve evropiane, mbeshtetur ne principet demokratike te saj, por, sigurisht jo i persosur. Siç duket, nga te dhenat e deritanishme, populli nuk e pranoi ate. Ne pa dyshim do t’i bindemi verdiktit te tij, sepse e respektojme ate. Njëkohësisht do ta vazhdojme punen qe Shqiperia te kete kushtetuten e saj. Per kete jemi te gatshem te bashkepunojme me ato forca politike qe e deshirojne nje gje te tille, duke respektuar te gjitha normat e rruges ligjore, por nuk pranojme kurre asnje lloj diktati qe bie ndesh me mandatin qe na ka dhene populli me 22 mars 1992.
Me kaq u mbyllën punimet e dites se djeshme. Seanca tjeter hapet diten e merkure ne oren 10.00.
NDREKE GJINI
përkrahje të gjere të ekspertëve dhe organizmave të specializuara ndërkombëtare. Por verdikti i popullit me votën e lire respektohet dhe nuk diskutohet.
komisariat ka të drejte të sekuestroje mjetin me të cilin mund të kryhet vepra e caktuar penale, por këtë të ligjeve e quajti si shkelje të ligjshmërisë prandaj u shpreh se ky nen duhet rregulluar në një mënyrë tjetër konform dispozitave ligjore në rreth këtij projektligji dhe në veçanti për nenin ku me anë të cilit jepet e drejta shefit të komisariatit të vendosur sekuestron mbi automjetin me të cilin kryhet vepra penale, u shpreh se një ligj i tillë e kanë edhe shumë vende të tjera të botës, madje një të drejtë të tillë për sekuestrone si parlamenti kemi dhëne me ligj edhe policisë financiare.
Pas diskutimeve të shumta rreth këtij projektligji u vendos që ky projektligj të diskutohet më pare në komisionin e ligjeve dhe ate të finances dhe me pas t’i kthehet parlamentit për shqyrtim dhe miratim.
Punimet e ditës së “Për një interpretim të nenit 1 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave” të paraqitur nga një grup deputetësh.
Lidhur me këtë projektligj diskutuan deputetët Gaqo Rrota, Gëzim Luli, Perikli Teta etj., të cilët u shprehën se nuk ka të drejtë parlamenti të bëjë interpretim të neneve të ligjeve të miratuara, por këtë të drejtë e ka Gjykata Kushtetuese. Për këtë projektligj
Deputetët e diskutuan ushprehën se duhet të bëre se Kuvendit Popullor dha fjalën për të të tij, sepse e respektojme ate. Njëkohesisht diten e merkure ne oren 10.00.
NDREKE GJINI
Konferencë shtypi e Misionit vëzhgues të Shoqatës për Kulture Demokratike
Dje ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, Misioni vezhgues i Shoqates per Kulture Demokratike dha nje konference shtypi per gazetaret.
Fillimisht znj. Miranda Gaqe sekretare per shtypin e kesaj shoqate, shperndau nje raport ne te cilin nder te tjera thuhet:
Me 6 Nentor 1994, me shume se 1800 vullnetare te Shoqates per Kulture Demokratike vezhguan procesin e votimit gjate Referendumit per projekt Kushtetuten ne me shume se 2000 nga afersisht 4600 qendra votimi ne gjithe Shqiperine. Perveç vezhguesve qe qene caktuar nga qendra te veçanta votimi, Shoqata pati 10 grupe televizhmes dhe secili prej tyre pershkoi 3-4 rrethe. Shoqata vetem vezhgoi Referendumin dhe nuk u perpog te mbikqyrte procesin.
Misioni i Shoqates eshte te nxise transparencen, tolerancen dhe mirekuptimin ndermjet aktiviteteve civile, si dhe te vezhgoje zgjedhjet. Shoqata ka vezhguar per here te pare zgjedhjet kombetare ne Mars 1992, dhe qysh atehere ka vezhguar 2 zgjedhje lokale, ne Shtator 1993 dhe ne Maj/Qershor 1994. Shoqata nuk u pozicionua ne lidhje me Kushtetuten por vetem nxiti qytetaret e Shqiperise qe te votonin sipas preferencave te tyre.
Perpara Referendumit, Shoqata pati takime me te gjitha partite politike parlamentare ne Tirane per te diskutuar qendrimin e partive te tyre ne lidhje me Referendumin si dhe per aktivitetet e partive ne lidhje me te. Perveç kesaj, Shoqata pati kontakte dhe me komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne Tirane; grupet e levizshme dhe koordinatoret lokale u takuan gjithashtu me komisionet e zgjedhjeve ne rrethe dhe, kur qe e mundur, dhe me perfaqesues te partive PD dhe PS ne rrethe, si dhe forcat kryesore politike me pikepamje te kunderta ne lidhje me Projekt Kushtetuten.
Shoqata sipas rezultateve te bazuara ne vezhguesit e saj, informoi se shumica votit kunder Projektkushtetutes.
Shoqata verejti se pergatitjet per Referendumin nga ana e qeverise kane qene me mira se sa per zgjedhjet e Marsit 1992 dhe zgjedhjet e fundit lokale.
Qendrat e votimit qene te rregulluara mire, shumica prej tyre me shenja qe i identifikonin ato si qendra votimi, dhe ne shumicen qendra votimi, vezhguesit e shoqates pane anetare te komisionit te zgjedhjeve qe punonin me kerkese te larte llogarie per te zbatuar ligjin e zgjedhjeve. Per me teper, pjesemarrja e votuesve prej 70%, tregon interesin e shqiptareve ne proceset demokratike.
(Vijon ne faqen 2)
Jane konfirmuar parregullsite dhe aktet tragjike
REAGIM NDAJ SHKRIMIT TE A.SH.KULLAKUT
Referendumi tregoi qe Shqiperia eshte vertet nje vend demokratik, sepse u respektua vota e lire dhe votimi perg jithesisht qe i rregullt.
Referendumi tregoi qe Shqiperia eshte vertet nje vend demokratik, sepse u respektua vota e lire dhe votimi pergjithesisht qe i rregullt. Por nenuk biem dakorte me mendimin e kolegut tone te “Koha Jone” A. Shkullaku qe e cileson “humoristike” shqetesimin e kryetarit te PD z. Eduard Selami se ka patur parregullsi dhe se komisionet elektorale kane lene per te deshiruar ne punen e tyre. Per me teper kur gjate zhvillimit te referendumit pati dhe ngjarje te dhimbshme tragjike si vr asja e 34 vjeçarit Mark Gjini Prenga, apo zhdukja e vezhguesit te PD ne Beral Ermal Sino.
REDAKSIA
Ekzistojne mundesi per bashkepunim te metejshem
Para pak kohesh vizitoi Shqiperine keshilltari presidencial rumun z. Mishu Negriciou.
Pas kthimit nga vizita qe beri ne Shqiperi, ai i dha gazetarit ne origine shqiptare Arben Grada, nje interviste per gazeten veterane “Vocea Romuniei”.
Arben Grada: Zoti Negriciou, u kthyet nga vizita qe bete ne Shqiperi. Mos ka qene kjo nje deshire e hershme e juaja?
Mishu Negriciou: Eshte e vertete. Kam ndjere terheqjen ndaj nje zone, ndaj nje vendi te cilin nuk e kisha vizituar asnjehere dhe t’u them te drejten prisja qe te ishte
(Vijon ne faqen 2)
Perberja e re e Senatit, Dhomes se Perfaqesuesve dhe Guvernaturave te SHBA-se
SHBA
UASHINGTON:- Me poshte po japim perberjen e re te Senatit, Dhomes se Perfaqesuesve dhe guvernaturave amerikane, mbeshtetur ne njoftimet e dhena nga rrjetet televizive.
Dhoma e Perfaqesuesve:
Perberja e vjeter: 256 demokrate, 178 republikane, nje i pavarur.
Perberja e re: 225-230 republikane, 198-204 demokrate, nje i pavarur (11 vende nuk jane percaktuar).
Senati:
Perberja e vjeter: 56 demokrate, 44 republikane.
Perberja e re: 52 republikane 48 demokrate.
Guvernatoret:
Perberja e vjeter: 29 demokrate, 20 republikane, nje i pavarur.
Perberja e re: 29 republikane, 20 demokrate (nje i pacaktuar ende).
Disfata elektorale e demokrateve nuk do te kete pasoja mbi diplomacine amerikane
UASHINGTON,-Ndryshimi i shumices ne Kongres pas disfates se demokrateve ne zgjedhjet legjislative nuk do t’i ndryshoje linjat e medha te politikes se jashtme amerikane, deklaroi nje zyrtar politik dhe eksperte.
I vetmi ndryshim, shpjegon Robert Leiber, drejtor i departamentit te shkencave politike te Universitetit te Xhorxhtaunit, eshte se presidenti Bill Klinton, te cilin Kongresi kundershtuar e ka kufizuar ne problemet e brendshme dhe ekonomike, ndoshta do te perpiqet “te jete me aktiv ne politiken e jashtme, nje nga fushat e malla ku ai mund t’i beje gjerat te ecin”.
Kongresi ka me pak pushtete ne kete fushe: Klintoni, ashtu si paraardhesi i tij, republikan, Xhorxh Bush, nuk kerkoj lejen e tij per te derguar mijera trupa ne Gji.
Sekretari i Shtetit, Warren Kristofer, riteksoi gjate vizites se tij ne Seul “vazhdimesine e politikes se jashtme” te Shteteve te Bashkuara duke permendur se “elementet e saj kryesore kane pasur nje mbeshtetje ne gjirin e dy partive”. Lidhur me te gjitha problemet kryesore (GATT, Bosnje, Haiti, Kuba), Klintoni ne fakt eshte sulmuar nga disa demokrate dhe i perkrah nga disa republikane.
Kristoferi paralajmeroi japonezet dhe evropianet “se do te kete gjithashtu vazhdimesi ne angazhimin tone per te liberalizuar tregtine”.
Testi i pare i bashkejeteses midis nje presidenti te dobesuar dhe nje opozite republikane te gjalleruar do te jete marreveshja e GATT-it per tregtine nderkombetare, qe do t’i paraqitet Kongresit te tanishem. Ne deklaraten e paraqese votimit, Klintoni beri nje thirrje demokratëve dhe republikanëve te bashkohen per te ratifikuar marreveshjen para fundit te vitit.
FAQE 2
- DELEGACIONI SHQIPTAR NË KONFERENCËN E RISHIKIMIT TË KSBE-SE
FAQE 3
- PLUHRAT LARES DO T’I REZISTOJNË KONKURRENCËS
DO TË RIORGANIZOHET SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN
FAQE 4
ÇESHTJA "BIRRA" DHE UJI I GLINES DY HISTORI TË NGJASHME?!
FAQE 5
- NJË RETROSPEKTIVË: KRYQI I KUQ SHQIPONJA E ZEZË
FAQE 6
- KENDZABURO QE MEGJITHATE KJO KA NDODHUR NË TË SHKUAREN
FAQE 7
- REKLAME
FAQE 8
- EURO '96 VAZHDON SERIA E NDESHJEVE ELIMINATORE
Njoftim i Komisionit Qendror te votimit te Referendumit per Projekt Kushtetuten e RSH
Me dekret te Presidentit te Republikes se Shqiperise Sali Berisha, ne daten 6 nentor 1994 ne te gjithe territorin e vendit u zhvillua referendumi popullor per miratimin e Projekt Kushtetutes te Republikes se Shqiperise.
Komisioni Qendror i votimeve per referendumin duke patur si kopetence kryesore, kontrollin per respektimin e perpikte te tenjollte te ligjit nr 7866 date 6 tetor 1994 “Per Referendume” mori te gjitha masat per votimet e miratimit te Projekt Kushtetutes qe te zhvilloheshin ne perputhje te plote me te. Me gjithe referendum u zhvillua per here te pare ne Shqiperi nga pikepamja proceduriale, rregullat ishin pergjithesisht te njeta me ate qe percaktohen nga ligji 7873 date 16.6.1992 “Per zgjedhjet e organeve te Pushtetit lokal”. Megjithe eksperiencen e ketyre zgjedhjeve, ne disa rrethe te vendit, si Tirane, Korce, Berat, Fier e ne ndonje tjeter u vertetuan parregullsi si ne hartimin, shpalljen ne kohe dhe plotesimin e sakte te listave te votuesve, ne krijimin e komisioneve te hallkave te ndryshme te votimeve, ne zbatimin e te gjitha procedurave ligjore te votimit e ndonje tjeter. Pavaresisht nga keto te meta ku nje pjese e te cilave u rregulluan nga komisionet e rretheve dhe Komisioni Qendror, ky i fundit eshte i mendimit se referendumi u zhvillua normalisht. Referendumi u vezhgua edhe nga perfaqesues te organizmave te ndryshme nderkombetare dhe vendas. Nga keto rrethana ne mbeshtetje te nenit nr.38 te ligjit Nr.7866 date 6 tetor 1994, “Per Referendumet” Komisioni Qendror shpall rezultatet perfundimtare si me poshte; te cilat u perpunuan nga ekipi i Institutit te Informatikes dhe Matematikes se Aplikuar nga ngerit pasqerisht ne kete rast. Nga 1.985,986 shtetas te regjistruar ne listat elektorale moren pjese ne votime 1.676.833 ose 84,43 % e tyre. Prej ketij numri votuan Projektit te Kushtetutes 699242 shtetas ose 41,7 %, ndersa kunder, 903630, ose 53,9% e shtetasve shqipetare. Si perfundim, ne mbeshtetje te nenit 36 te ligjit “Per Referendumet” Kushtetuta per te cilen u zhvillua referendumi quhet e papranuar, meqenese per te votuan pro me pak se 50 % e shtetasve zgjedhoren pjesene votime. Sekretari ARBEN BRAÇE Kryetari VLADIMIR KRISTO Nen/Kryetari ETHEM RUKA [shënim me dorë: 11 nëntor 1994]
Dje ne Kuvendin Popullor
Konference shtypi e Misionit
Ekzistojne mundesi per