17/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 nëntor 1994

Sot Konferencë Shtypi e Kryetarit te PDSH z. Eduard Selami

Sot ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, ora 12.00, Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare z. Eduard Selami jep Konference Shtypi. Jane te ftuar gazetare te organeve qendrore te shtypit, te RTVSH, ATSH, Agjencive te Huaja, si dhe perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne Tirane. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit te PDSH

Kreret socialiste mohojne konsensusin e arritur

Dje ne Kuvendit Popullor Ne fillim te seances z. Arbnori i kerkoi deputeteve qe, ne rendin e dites per seancen e ardhshme te shtrohen per diskutim e miratim me procedure te shpejtuar. 1- Statusi i veteraneve te LNÇL. 2-Nje shtese ne ligjin 7688 per kthimin e pronave. 3- Krijimin e komisionit te hartimit te projektkushtetutes. Per kete pike, Kryetari i Kuvendit tha se e bëj kete propozim i nisur nga konsensusi i arritur ne takimin midis Kryesise se Kuvendit Popullor dhe kryetareve te grupeve parlamentare A. Spahia, N. Dokle e S. Gjinushi, ku midis te tjerash rame dakord qe ne kete komision te mos dominoje asnje force politike dhe perberje te tij te jene pos specialisteve shqiptare edhe te huaj si nga komisioni i Venecias e te tjere. Edhe ekspertet shqiptare do te propozohen ne baze te ketij kriteri. Pas ketij propozimi me pare se te fillojne diskutimet, z. Arbnori ia dha fjalen zotit Teodor Laço, i cili beri nje deklarate. Ne kete deklarate z. Teodor Laço deklaron dorëheqjen e tij si kryetar i grupit parlamentar te PSD, per faktin se midis tij dhe shumices se grupit te PSD kishte mosperputhje mendimesh. Rreth pikes se trete, Komisionit te Hartimit te Projektkushtetutes, u zhvillua nje debat i ashper. Kryetari i grupit parlamentar te PS, z. Dokle shprehu agresivitetin e tij. Ai mohoi konsensusin e te grupeve parlamentare dhe shprehu edhe nje here pretendimet e partise se tij, si per komisionin ashtu edhe per referendumin dhe kushtetuten. Ai dhe partia e tij se bashku me PAD-n nuk e njohin raportin faktik te forcave politike te parlamentit. A thu se Referendumi nuk ishte per Kushtetuten, por zgjedhje elektorale. Si gjithnje nuk kursen fyerjet dhe akuzat absurde per hir te egoizmit politik per pushtet te pa merituar. Zoti Arbnori ne pergjigje te diskutimit te z. Dokle i thote se e kuptojme poziten tuaj te veshtire sepse sa mundesi qe grupi juaj parlamentar pasi ka ndegjuar raportimin tuaj se cfare u tha ne biseda ne mbledhjen tone, grupi mund t’u kete kritikuar per konsensusin e arritur, dhe ju tani kete mohoni ato qe pranuat dhe rate dakord. Kjo praktike e juaja eshte e zakonshme dhe nuk e keni per here te pare. Dhe ju e dini shume mire se gjitheka u arrit ne ate takim, u arrit mbas diskutimesh te gjata dhe ju rate dakord. Me te mira dhe e ndershme eshte qe te deklaroni se terhiqeni nga ajo marreveshje se nuk jeni dakord, kjo eshte e drejta juaj. Por jo te beni manovra te tilla te pandershme. Ndersa z. Eduard Selami ne vazhdim te ketij diskutimi theksoi midis te tjerash se: Se pari do te thoja se ne qofte se besojme ne demokraci, nuk eshte e pranueshme dhe aq me shume e moralshme per nje politikan, qe t’ i heqim te drejten kujtdo per te shprehur mendimet e tij perme teper per nje problem kaq te rendesishem si eshte kushtetuta dhe aq me pak Presidentit i cili (Vijon ne faqen 2)

Nga takimi i forcave politike parlamentare per Kushtetuten dhe menyren e miratimit te saj

Dje ne Pallatin e Kongreseve u zhvillua nje tavoline e rrumbullaket midis partive politike qe perfaqesohen ne Parlament me grupe parlamentare dhe te atyre qe perfaqesohen ne Parlament me deputete te pavarur. Qellimi i organizimit te kesaj tavoline ishte diskutimi i ideve mbi hartimin dhe menyren e miratimit te Projektkushtetutes se re te Shqiperise. Ne fillim u diskutua gjate per menyren e procedimit si dhe u hodh ideja qe keto kontakte duhet te vazhdojne edhe ne te ardhshmen sepse siç u shpreh nga pjesemarresit keto jane te nevojshme dhe te domosdoshme per jeten politike te vendit. Per drejtimin e kesaj tavoline te pare te rrumbullaket, per kete problem, u propozua Kryetari i PR-se Sabri Godo, i cili e kreu kete propozim. (Vijon ne faqen 2) Foto: G. Xhengo

Sot 17 nentor: 50 - vjetori i çlirimit te Kryeqytetit te Shqipërisë - Tiranes

DJ E NE TIRANE DJE NE TIRANE Veprimtari me rastin e 50-vjetorit te çlirimit te Kryeqytetit SPARTAKIADE E RINISE TIRANASE Megarat atletikes, çiklizmit etj, nisi dje ne oren 10.00 prej sheshit “Skenderbej” e deri tek korpusi qendror i Universitetit te Tiranes spartakiada e qindra te rinjve e te rejave tiranase zhvilluar me rastin e 50-vjetorit te çlirimit te kryeqytetit nga pushtuesit e huaj nazifashiste. Per te percjelle kete veprimtari te bukur sportive veç autoriteteve lokale kishin dale edhe dhjetera e dhjetera banore tiranas. SESION SHKENCOR Po dje, me rastin e dites se çlirimit te kryeqytetit ne nje nga sallat e Muzeut Historik Kombetar pasditen e oren 17 nisi nje sesion shkencor, ne te cilin merrnin pjese Kryeministri i Republikes z. Aleksander Meksi, Ministri i Pushtetit Lokal Rexhep Uka, Prefekti i Tiranes Rexhep Krapaci, kryetari i Bashkise Sali Kelmendi, etj. Kishin ardhur gjashtedhe ... gjithashtu edhe mjaft studius te shkencave historike, pjesemarres te luftes antifashiste nacionalçlirimtare - pjesetare te familjeve te deshmoreve, veterane, banore te kryeqytetit etj. Sesioni shkencor jubilar e hapi veterani Hamit Keci. Fjalen e rastit e mbajti zoti Rrahman

Lufta per çlirimin e Tiranes

Lufta e Tiranes (29.10-17.11.1944) ishte nder operacionet me synimet me te medha te shkalles operativo-strategjike, me rendesi te veçante politiko-ushtarake, si konsiderohet me i pergjegjshmi dhe me rezultativi i UNÇSH, kunder dy ushtrive te huaja pushtuese, veçanerisht ndaj gjermaneve, per çlirimin e plote te atdheut, lufta per Tiranen zinte vendin e pare ne krahasim me operacionet e tjera ne Shqiperine e Mesme e te Veriut. Ajo u pergatit dhe u zhvillua si pjese belesore e kesaj mesymjeje ballore. Ishte veprimtaria kulmore dhe finalizimi i gjithe Luftes ANC te popullit shqiptar. Idea per te sulmuar e çliruar kryeqytetin ne strategjine politike dhe ushtarake te LAF te SHP te UNÇSH u evidencua nje vit me pare, sapo kapitulluan Italia fashiste, dhe, per te, u bene disa percapje. Mirepo, ne kushtet e brendshme e te jashtme (te shtatorit 1943) jo fort te pershtatshme, nje sulm mbi Tiranen do te ishte nje aventure e loder demonstrative me efekte me shume negative se sa pozitive. Situata dhe koha, per ta çliruar dhe mbajtur pergjithmone kryeqytetin, rrjedhen ne vjeshten 1944, ne fazen e tretë e te fundit te LANÇ, nga mbarimi i Luftes se II Boterore. UNÇSH zbatonte me sukses planin strategjik te Mesymjes se Pergjithshme dhe thellonte nisemen e marre operativo-strategjike. Njësitë e korparmatës I, bashke me forcat territoriale te vendit, popullore, me perkahjen e popullit, operonin ne Shqiperine e Mesme e te Veriut dhe godisnin kudo hitlerianet e kolaboracionistet. Me drejtperdrejt per Tirane kryenin veprime Br.3,5,6,S duke u nisur (Vijon ne faqen 5)

PD shprehu vendosmerine e saj per domosdoshmerine e kushtetutes

-Interviste me Sekretarin e Pergjithshem te PDSH z. Tritan Shehu- PYETJE.- Sot u zhvillua tryeza e rrumbullaket midis forcave politike te perfaqesuara ne parlament lidhur me finalizimin e hartimit te Kushtetutes dhe menyren e procedimit te saj. Mund te na thoni diçka rreth zhvillimit te kesaj tryeze te rrumbullaket? Pergjigje:- Po, sot u zhvillua nje takim i llojeve te rrumbullaketi midis partive politike parlamentare dhe atyre qe kane ne parlament deputete te pavarur. PYETJE.- Cili ishte thelbi i diskutimit ne kete tryeze te rrumbullaket? Pergjigje:- Thelbi ishte se si te krijoj komisioni i hartimit te Projektkushtetutes. Ne fillim u dakort per proceduren e zhvillimit te takimeve u pa nevojeshme qe takim e kesaj tryeze te zhvillohej pa u bere pjese e akimeve te kesaj partie politike si keme nje drejtesi e barazise, i cili ne fund te zgjidhe nga partite qe kane nje perfaqesim me numer me te paket ne parlament dhe me do te marrin vendimin ne baze te votacionit. Ne fillim pati verejtje nga perfaqesuesi i PDD-se i cili sugjeroi qe te zgjerohet pjesemarrja ne keto takime edhe me parti te tjera politike qe nuk bejne pjese ne parlament. Per kete sugjerim nuk pati kundershtim, por u tha qe te vendosen disa kritere per thirrjen e ketyre forcave politike. Me tej te gjithe forcat politike pjesemarrese ne kete takim shprehen konsideratat e tyre per nevojen e domosdoshme te kushtetutes dhe rregjet e miratimit te saj. PD shprehu vendosmerine e saj per domosdoshmerine e kushtetutes. Konfirmoi edhe njehere deshiren e saj qe Shqiperia te kete nje kushtetute te standarteve europiane, natyrisht duke pasur parasysh realitetin shqiptar, stadin e zhvillimit te demokracise ne Shqiperi, e cila t'i sherbeje te tashmes dhe se ardhmes se demokracise ne Shqiperi. U ra dakort ne parim se eshte domosdoshmeri shpejtimi i percaktimit te procedurave per krijimin e komisionit te hartimit te Projektkushtetutes, per te cilen ne PD jemi dakort qe te perfshihet e gjitha forcat politike qe jane ne Parlament sipas raportit te perfaqesimit ne te, dhe specialistet shqiptare e te institucioneve akademike. Intervistoi: MENTOR SHEHU Mbi kete baze te behet hartimi i Projektkushtetutes, e cila pastaj ti kaloje referendumit popullor te cilit tanime i jane hapur portat dhe tregoi se eshte menyra me e drejte demokratike per te miratuar e vendosur, jo vetem per kushtetuten por edhe per gjera te tjera te rendesise fondamentale per te ardhmen e Shqiperise dhe te demokracise. PYETJE.- A pati ndonje parti qe kundershtoi idene e shumices qe kerkonin konsensus? Pergjigje:- Per çudi PS dhe ajo e PDNJ-se mohuan ate konsensus qe ishte arritur ne mbledhjen e kryesise se kuvendit dhe te grupeve parlamentare. Kjo beri qe pjesemarrjet ne kete tryeze te rrumbullaket vetem te shprehin idete e tyre por pa arritur ne ndonje konkluzion perfundimtar. Si perfundim u la marreveshja qe kjo praktike takimesh te forcave politike ne tryeze te rrumbullaket te vazhdoje me tej, ne menyre qe te shikohet mundesia e nje konsensusi per komisionin dhe kushtetuten.

Komunistet kercenojne ...

Nuk e di ne ç'vend qe fshehur, ku qe tulatur perkoheisht per te shperthyer pas 6 Nentorit etja e shfrenuar per pushtet komunisteve e konvertuar ne nje hakmarrje te enderruar te tyre ndaj demokratave, ndaj atyre qe i ç'fonezuan mbreterit e kuq 50 vjeçare me proteza e floke te bardha e me shpirtin te kyçur te zi. Ne 22 Mars ata vidhen, por nuk vdiq shpirti i komunistit, etja e tij per gjak e viktima. S'mbaron ende lista e ish-te denuarve e ish-te perndjekurve politike, te botuara ne gazeten “Liria”, ende s'jane gjetur eshtrat e varret e mijera njerezve te pafajshem te masakruar nga komunizmi, dhe... hijet u ngjallen dhe i kercenojne “sovranit e zemerohet”. Po kunder kujt? Kunder bijve te tij, qe i zgjodhi vete, i mbeshteti e i mbeshtet ne detyren fisnike te transformimit te nje shoqerie te re. E bejne kete thirrje e urojnë “zemerimin” (Luften e klasave) profesore te “teorise se diktatures se proletariatit”, “eurosocialisti” i zgjedhur nga kryetari i vazhdueses se PP, ish-ministra te brendshem, edhe ..., ish-punonjesit e sigurimit te shtetit, ish-persekutoret e ketij populli, me emrin e te cilit kerkohen “zemerimin” e tij, per t'u “zemeruar” me vone ata vete kunder Tij. Euforia, ethet e karrigeve, lufta e berrylave drejt karrigeve, i kane nxjerre sot me teper se kurre ashtu siç jane ne te vertete, bije e vazhdueshe besnike te eterve te gjakshem e te urryer. Kur u zgjenua sovrani me 22 Mars, u s'ditet ku te fshiheshit, ndaj thirni kujteses. Sovrani ka votuar per demokracine, per ligjet e saj, te cilat duhet te ndjehen e te veprojne ndaj ekstremisteve, te cilet s'u mjaftoi makabra 50-vjeçare, por kerkojne edhe sot aventura me fatet e ketij vendi. ANXHELIN DARA

Lidershipi socialist operon me nje logjike perverse e kriminale

NDREKE GJINI Logjika perverse e kriminale me te cilen operojne lideret e opozites ne vleresimin e situates aktuale politike ka si promotor nostalgjine e ketij lidershipi per rikthimin e “parajses” se humbur. Shpratjet e tyre mbushur me barren e krimeve makaber kerkojne me çdo çmim e flirt veç anarhike, gjakderdhjen destabilizimin. Per kete flasin qarte jo vetem shkriminurat e fletushkes komuniste “ZP” por dhe deklaratat e stilit bolshevik te krereve te PS-se. Ata me synimin e rikthimit te “parajses” se humbur me 22 mars te '92 dhe te fsheshjes se gjurmeve te krimeve qe kane kryer, sajojne gogole fantazem te cilet sipas tyre po kercenojne dhunshem demokracine ne Shqiperi. Keto lidere qe gjer dje ishin vete gogolet e vertete te ketij populli te martirizuar, gogolet qe sajojne tani u vene emra te frikshem si krize parlamentare, neodiktature puç komplet etj, etj. Madje shpesh here keto dite perveshteti i tyre politik arrin deri aty sa ato ta shpallin vetveten si shpetimtare te ketij kombi. Qellimi final i ketij kursi politik aventuresk e kriminal i lidereve te PS-se shfaq permasat e veta reale ne vete kontradiksionet qe mbajne deklaratat e tyre. Dhe konkretisht ne deklaraten allabolshevike te Kom. Pergj. Drej, dhe grupit parlamentar te PS-se te botuar “ZP” ku per here te fundit çfaqen politikat e paradokse te cilat mund ti prodhoje vetem nje tru jonomal. Pasi referendumi i 6 nentorit per jave me radhe eshte quajtur, puç konstitucional, antikushtetues, etj, etj, ne deklaraten e djeshme thuhet “Edhe njehere populli nje

Kryetari i grupit parlamentar te PSD Teodor Laço jep doreheqjen si kryetar i ketij grupi

-DEKLARATE PER MOSPERPUTHJE MENDIMESH ME SHUMICEN E KETIJ GRUPI PARLAMENTAR- I nderuar z.Kryetar, Te nderuar kolege Kerkova ua bej kete deklarate para jush, per te njoftuar se kam dhene doreheqjen nga detyra e kryetarit te grupit Parlamentar te PSDSH. I nderuar z.Kryetar, Te nderuar kolege Kerkova ua bej kete deklarate para jush, per te njoftuar se kam dhene doreheqjen nga detyra e kryetarit te grupit Parlamentar te PSDSH. Shkaku eshte se kam mosperputhje mendimesh me shumicen e grupit per probleme dhe qendrime qe une i konsideroj si parimore. Ne keto rrethana, e quaj detyrim moral te mos e mbaj me kete funksion ne menyre qe sipas rregullave te demokracise, shumica e ketij grupi te plotesoje mendimet dhe vendimet e saj per t'u shprehur per ligjet qe do te diskutohen. Une ia njoh vetes me ndershjen e paster te drejten morale per te folur ne kete tribune te larte te perfaqesuesve te popullit dhe do ta perdor kete te drejte ne mire te kombit e te demokracise. Shtoj se vendimi im nuk ka te beje me Referendumin sepse doreheqjen e kam paralajmeruar qe ne mbledhjen e Keshillit Drejtues me 14 tetor te ketij viti. Me kete rast, ju siguroj se nuk do te me mungoje zelli dhe deshira mire te kombit e te demokracise.

U vijua me tej me ligjeratat e Nevila Nikes, Muharrem Dezhgiut, (Vijon ne faqen 5)

Emblema e re e Tiranes

1614 1920 Emblema e re e Tiranes. 1614 1920