25/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 mars 1994

Xhorxh Bush i shkruan Presidentit Sali Berisha: "Jam shume i impresionuar nga dashuria per lirine qe ekziston ne Shqiperi"

I dashur Z. President Nuk di si mund t’u falenderoj per viziten e mrekullueshme qe bera ne vendin tuaj. Ishtenje kenaqesi e veçante qe takova njerez te mrekullueshem dhe qe pashe fytyra miqesore gjate gjithe rruges. Deshiroj te shpreh respektin tim dhe per Ju dhe per punen qe ju po beni ne vendin tuaj, ne Shqipërine e lire. Duke ju falenderuar perzemersisht per te gjitha dua t’ju them se u largova nga Shqiperia shume i impresionuar nga dashuria per lirine qe ekziston atje. Duke ardhur nga nje vend ku liria shpesh konsiderohen si te dhuruara, eshte e veshtire te kuptosh plotesisht se cdo te thote te dalesh pertej perdes se hekurt te totalitarizmit dhe izolimit. Por tek bisedoja me Kryeministrin tuaj si dhe me z.Demaçi i cili kishte vuajtur per nje kohe shume te gjate ne burg,ndjeva thelle se sa shume ka vuajtur vendi juaj. Por kjo kohe ka marre fund njhere e pergjithmone ne saj tejuaj dhe gjithe atyre qe besojne fuqimisht tek demokracia dhe liria. Me shume respekt, pranoni urimet e mia me te ngrohta. XHORXH BUSH

Miratohet ligji "Per Amnistine" i propozuar nga 25 deputete te Partise Demokratike

Dje ne Kuvendin Popullor ME 28 NENTOR - PRANE FAMILJEVE Dje ne Kuvendin Popullor Miratohet ligji "Per Amnistine" i propozuar nga 25 deputete te Partise Demokratike ME 28 NENTOR - PRANE FAMILJEVE NDREKE GJINI Shqiptaret me 28 Nentor te ketij viti do te gjuhen me nje dimension te ri lirie. Ligji per Amnistine qe u miratua mbreme nga Parlamenti Shqiptar ben qe qindra familje shqiptare te kene prane vratave te tyre baballaret, vellezerit apo edhe motrat e tyre, qe u gjykuan dhe u denuan pa avokat, qe u gjykuan dhe u denuan sipas Kodit Penal te regjimit komunist. Ky akt eshte nje deshmi e pamohueshme e vendosmerise se Shqiperise dhe shqiptareve per ta thyer me tej lirine dhe demokracine e tyre, per te konsoliduar shtetin e se drejtes si dhe per t’u ndare nje here e pergjithmone nga kuraea e hidhur diktatoriale komuniste. Kuvendi Popullor shqyrtoi dhe miratoi mbreme Ligjin per Amnistine, me rastin e 50 vjetorit te çlirimit te Atdheut. Ky ligj u propozua nga 25 deputete te PD-se dhe u fut per faktin se ky projektligj eshte diskutuar jo vetem nga autoret e ketij komisioni, por edhe me pranine e Ministrit te Drejtesise Kudret Cela, te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit Zef Brozi, te Zv/Ministrit te rendit Publik Haxhi Mezini si dhe te specialisteve te ndryshem te fushes se jurisprudences. Me pas e mori fjalen per ta mbrojtur kete projektligj ne emer te 25 deputeteve te PD-se qe e kane propozuar ate deputeti Ali Spahia. Rreth ketij projektligji diskutuan me pas dhe u shprehen pro tij ne parim edhe deputetet P. Milo, P. Teta, S. Gjinushi, M. Çeliku, T. Dosti, P. Majko, N. Dokle etj. Deputeti Teta duke folur ne emer te deputeteve te te pavarur pasi u shpreh pro ketij projektligji ne parim kerkoi qe "kjo" amnisti te perfshije ne radhe te pare kundershtaret politike si dhe 5 minoritetet", propozoime te cilat nuk gjeten mbeshtetje nga parlamenti. Qekjo amnisti u perfshie edhe 5 minoritet greke, kerkoi edhe dakord ne parim me kete projektligj, duke folur per aspektin human dhe politik te kesaj amnistie kerkoi qe ne te te perfshihen edhe vepra te tjera penale duke aluduar per minimimin e ish-udheheqesve te larte komuniste. Deputeti Baleta quajti kete akt si falje e jo si amnisti. Ndersa Dokle duke folur ne emer te grupit parlamentar te PS-se pretendoi sipas tij se kjo nuk eshte amnisti, por llogari politike. Ai insistoi qe ne kete amnisti te perfshihet edhe F. Nano. Mbas diskutimeve, projektligji i propozuar nga 25 deputete te PD me verejtjet dhe propozimet e komisionit te ligjeve, u votua dhe u miratua ne parim me 100 vota pro, 3 abstenime dhe nje vote kunder. Me pas u vazhdua me votimin e ketij projektligji nen per nen sipas verejtjeve dhe propozimeve te bera nga Komisioni i Ligjeve. Per nenin 4 te ketij projektligji u diskutua dhe u debatua gjate, duke u hedhur ne votim 3 propozime te ndryshme te deputeteve. Ne fund ne shumice votash u vendos qe ky nen te mbetet si me poshte: “Pushohen ndjekjet penale per te gjitha çeshtjet hetimore, per te gjitha çeshtjet e pashqyrtuara nga gjykatat si dhe per te gjitha kallzimet qe ndodhen ne keto organe si dhe ne zyrat e Rendit Publik lidhur me veprat penale te kryera deri ne daten 24.11.1994, per te cila nga Kodi Penal parashikohet nje denim deri me heqje lirie me 1 vit ose çdo lloj denimi tjeter me i bute. Ne perfundim te kesaj seance plenare rezultati i votimit te ketij projektligji ne teresi qe asnje vote kunder, 84 pro dhe nje abstenim. Ky ligj hyn ne fuqi me 27.11.1994. Dje Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin “Per Amnistine” i iniciuar nga deputetet e PD-se. Lidhuar me kete gazetari ne kerkoi opinionin e saj deputetes Rushen Golemi, e cila tha: “Kjo amnisti e cila u miratua sot nga Parlamenti Shqiptar tregon me se miri konsolidimin e shtetit te ri demokratik. Edhe nje dite te humbasesh lirine eshte shume, per nje njeri qe e vlereson lirine. Keshtu qe mbas ka kaluar nje fare kohe ne burg, kjo kohe i ka sherbyer per te korigjuar vetveten. Ne fund te fundit eshte populli qe i fal kete njerèz. Asnje njèriu qe i ka ngelur ana pozitive, e shendoshe, dhe për t’u ndare nje here e përgjithmonë nga kaluara e hidhur diktatoriale komuniste. Kuvendi Popullor shqyrtoi dhe miratoi mbremë PD-se dhe u fut per diskutim e miratim ne parlament me procedure te pershpejtuar. Ne fillim te seances se djeshme plenare per shqyrtimin dhe miratimin e ketij projektligji Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, Pjeter Arbnori dha fjalen per te paraqitur verejtjet e Komisionit te Ligjeve kryetarit te ketij komisioni deputetit Halit Shamata, i cili u shpreh se “Komisioni i Ligjeve ne mbledhjen e tij te dates 23.11.1994 mori ne shqyrtim Projektligjin At’dheut nga pushtuesit nazifashiste dhe me konsensus dhe me votim pranoi keto verejtje dhe propozime. “Ne nenin 1 pika 1 te hiqen fjalet ‘para dates 1 nentor 1990’ e zevendesohen me fjalet ‘para hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 7382, date 1 tetor 1990’. Pika 3 e ketij neni riformulohet: “Amnistohen te gjithe personat e denuar me heqje lirie qe ne kohen e kryerjes se vepres penale kane qene nen moshen 18 vjeç”. Neni 2 riformulohet ne kete menyre: “Nuk perfitojne nga kjo amnisti te denuarit per vepra penale te kryera me dashje me pasoje vdekjen, te denuarit per marredhenie seksuale me dhune (neni 97 i Kodit Penal), per marredhenie seksuale me te mitura (neni 98 i Kodit Penal) si dhe te denuarit per grabitje te pasurise shteterore dhe te pasurise se tjetrit (neni 65 e 102 i Kodit Penal) dhe per rrembim te personit (neni 94 A KP). Gjithashtu ne mbledhjen e komisionit u debatua per modalitetet te tilla si: Projektligjit “Per amnistine” si shkallezimi i veprave penale, mosha, krimet nga pakujdesia, si dhe nga deputetet e veçante u propozuan te perfitojne nga kjo amnisti te denuarit per krimet kunder shtetit. Ne frymen e ketij projekti u shtruan edhe problemet qe lidhen me politiken e sotme shqiptare. Komisioni konkludoi qe te realizoi detyren ne perputhje me mandatin e tij dhe qe nje pjese e problemeve te diskutuar ne mbledhjen e Parlamentit dhe fondeve publike. Zoti Shamata vuri ne dukje,

Ndryshimet ne jeten politike, ekonomike, shoqerore,i japin mundesi shoqerise te kujdeset per problemet humane

FJALA E KRYETARIT TE GRUPIT PARLAMENTAR TE PD z.ALI SPAHIA I nderuar Zoti Kryetar! Te nderuar zotërinj deputete! I nderuar Zoti Kryetar! Te nderuar zotërinj deputete! Eshte nje nder i madh dhe lumturi per mua qe marr fjalen sot, para ketij parlamenti te nderuar, per te folur per nje çeshtje qe per dimensionin human te çdo shoqerie ka nje rendesi te jashtezakonshme. Ata qe kane qene prapa hekurave te burgut, familjet e tyre, e gjithe shoqeria e dijne mire se çdo te thote te jesh i privuar nga liria. Nja poet i madh John Doune me shume se 300 vjet me pare thoshte se” kur dangalla e Oqeanit mer nje plis Europa behet me e vogel...” Pra kurre mos pyet per cilin bien kembanat, ajo bie per ty! Zotërinj,kur nje pjese tari e shoqerise shekulli me mire nga te tjeret. Grupi i deputeteve te Partise Demokratike qe mori iniciativa ligjvenese dhe solli para jush kete projektligj u nis nga idea se ne keto 2-3 vjetet e fundit ne Shqiperi kane ndodhe ndryshime te medha. Eshte zhvilluar ne nje shkalle shume te larte demokracia, eshte vendosur rendidhe shteti ligjor, kane ndodhur ndryshime te atilla ne jeten ekonomike, shoqerore, politike, eshte arritur nje stabilitet i tille ekonomik dhe politik qe i jep mundesi shoqerise, ne pajtemindesi te gjithëve te sjellim syte edhe tek problemet humane,tek ato probleme qe qendrojne ne themel te natyres njerezore. Prandaj u perpoqem kur hartuam projektligjin qe amnistia t’ish sa me e gjere, qe nga kjo amnisti te perfitonin sa me shume njerez, shume prej ketyre te denuarve as nuk kane marre mend se duhet te kishin nje avokat mbrojtes ne procesin e tyre gjyqesor. Sot ,te gjithe ne ne Shqiperi, fale demokracise kemi ndertuar ,i gezojme keto te drejta e liri si çdo qytetar i botes te qyteteruar demokratike. Zoterinj deputete! Te japim liri brenda ligjit edhe per keta te emargjinuar qe nje fat i keq dhe difektete nje shoqerite te mbrapshte i hodhen prapa hekurave te burgut. Ne Shqiperi po ndertojme nje shoqeri demokratike. Le t’i bejme vend ne kete sofer te madhe edhe t’u japim mundesi ketyre njerezve te integrohen ne shoqerine tone. I ftoj zoterinjte deputete te votojne ne favor te projektligjit per amnistine. eshte e gjithe shoqeria qe e vrau. Kete shume deputete te grupit te PD dhe familjet e tyre per fat te keq e paten mesuar prej kohesh. Kete shqiptare kane mesuar nga historia e hidhur e ketij gjyssem shekulli e pergjithesisht te papavarur pasi u shpreh pro ketij projektligji nje parim kerkoi qe “kjo” amnisti te perfshije te perfshije rreth... Nje vend i madh John Doune ... I prej zotime deputete te votojne ne favor te projektligjit per amnistine. Perfitoni nga rasti te falenderoj ne emer te grupit parlamentar te gjitha ata deputete qe dhane konsensusin ne komisionin e ligjeve dhe ata qe e mbeshtesin sonte projektligjin per amnistine. Ju faleminderit!

Presidenti Berisha pret afariste gjermane

Pritje ne Presidencë Presidenti Berisha priti perfaqesuesit zyrtare te grupit te afaristeve gjermane, shoqeruar nga Ambasadori gjerman ne Shqiperi, z. Felers. Presidenti Berisha u shpreh se midis dy popujve dhe vendeve tona mike ekzistojne marredhenie shume te mira dhe bashkepunimi ekonomik po ecen mire. Ne vleresojme shume, tha ai, perspektivat qe behen me te gjera per bashkepunimin ekonomik, veçanerisht ne fushen e investimeve per te cilat Shqiperia ka nevoje. Afaristet gjermane u shprehen se ardhja ne Shqiperi dhe takimet me afaristet shqiptare ishin shume te dobishme per vendosjen e kontakteve te vazhdueshme midis investitoreve gjermane dhe shqiptare dhe çuarjen me tej te projekteve tashme ne zbatim.

Takim i Presidentit Berisha me senatore franceze

Presidenti Berisha priti dje senatoret franceze Zharo dhe Bernar me te cilet bisedoi per ecurine dhe rezultatet e reformave ne Shqiperi. Marredheniet e Shqiperise me Francen, perspektiva e tyre, si dhe problemet qe preokupojne rajonin tone, ishin gjithashtu temat e bisedes se zhvilluar. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT

Takim i PDSH dhe PLPSH

Dje lideri i Partise Lidhja Popullore Shqiptare Hasan Hasani dhe sekretari i pergjithshem Sokrat Temo zhvilluan bisedime dhe arriten ne shumepika te perbashketa me sekretarin e pergjithshem te Partise Demokratike zotin Tritan Shehu dhe nenkryetarin e PD-se Tomorr Dosti, ne takimin qe u rezervua atyre ne seline e PDSH. Dje lideri i Partise Lidhja Popullore Shqiptare Hasan Hasani dhe sekretari i pergjithshem Sokrat Temo zhvilluan bisedime dhe arriten ne shumepika te perbashketa me sekretarin e pergjithshem te Partise Demokratike zotin Tritan Shehu dhe nenkryetarin e PD-se Tomorr Dosti, ne takimin qe iu rezervua atyre ne seline e PDSH. Partia e LPSH, si parti e djathte, sipas liderave te tyre mohon totalisht mundesine e bashkepunimit me PSSH, te konsideruar prej tyre si perfaqesuese e komunizmit ne kushtet aktuale ne Shqiperi. LPSH deshiron qe PDSH te ruaje rolin e lidershipit ne jeten politike shqiptare se bashku me forca te tjera te qendres dhe te krahut te djathte. Nje perfaqesuese e kesaj partie ne takim me zotin Shehu u sugjeruan disa ide ne perputhje me programin e PLPSH, mbi pronat, privatizimin, vleresimin e pasurise kombetare etj. Perfaqesuesit e te dy partive, ne pike komune perkrah çeshtjes madhore te kushtetutes dhe miratimin e saj permes institucionit te demokracise direkte-referendumit. Zoterinjte e LPSH perkran idene e zotit Shehu per organizimin e nje tryeze te rrumbullaket me parti joparlamentare per te diskutuar çeshtjen e kushtetutes dhe vleresuan opcionin e zotit Shehu lidhur me pjesemarrjen e partive joparlamentare ne komisionin per hartimin e projektit te ri te kushtetutes. Takimi u çmua per efektivitetin e tij, qe hap rrugen e vazhdimit te tyre dhe ne te ardhmen. ZEDHENESI I PDSH SOKOL BALLA

Njerezoren e ndien dhe e çmon shume ai qe mund te jete trajtuar çnjerezisht

FJALA E Z.TOMORR DOSTI I nderuar z. Kryetar Te nderuar deputete Njerezoren e ndien dhe e çmon shume ai qe mund te jete trajtuar çnjerezisht dhe kush ka qene i burgosur e di fare mire ç’eshte çlirimi nga prangat dhe hekurat kur ky behet ne nderhyrjen e drejte te shoqerise si nje akt humanizmi dhe mundesi pendese e ringritemi ne nder­shen ne shoqeri. Dhe çmohet me teper prej atij qe mund te jete denuar apo te kete marre denim te pamerituar ne periudhen e enverizmit kur shkelej fare lehte e drejta e individit, e dinjitetit dhe personalitetit. Po zoterinj, ne ate periudhe kur lufta e klasave u institucionalizua dhe krimi u ligjerua. Nuk dua te flas ketu per ata qe u denuan politikisht, por per ata te ngrate te ashtuquajtur perorine qe gjynjten nga paragrafi per rezikshmeri shoqerore - politike (Merrni ju letem zoterinj, nga çdo ane qofshi, dosjen e te ndjerit Fetah Hodo qe e pagoi me jeten e tij) o sa shume te tilla nene e paragrafe nxori i famshmi “Instituti i Studimeve M-L”. Kam gjashtdhjete parasysh rastin e ish-bllokmenve, funksionareve apo zyrtareve qe kane qene edhe ekzekutore krimesh dhe herekoi te mos perfshihen ne kete amnisti. Ata jane denuar shume me pak se sa mendoj per fajin lehte mund te duen qesharake deponimet per shpordorim detyre apo per abuzime te tjera, dhe qe as tregojne pendesen me te vogel, por perkundrazi fortifikohen me ligjet e kohes. E njeriu i formuar me dinjitet a mund t’i pranoante ato! Jo kurre! Zoterinj deputete, mos me keqkuptoni, nuk kerkoj hakmarrje. Sa dhimbshem tingellon kjo fjale e tmerrshme per mua e shoket e mi te vuajtjes. Nje jo te madhe ketij instinkti e mos ardhte kurre ajo dite, vetem drejtesi e asgje me teper. Te nderuar deputete Po duroj themer gergjes saj dhe ejani per nje çast ne vendin e atyre qe u burgosen, u pushkatuan, u groposen te gjalle, qe vdiqen ne torture pse donin lirine e drejtesine. Ejani per nje çast ne vendin e atyre nepave qe ne kampin e Tepelenes e gjetke, shihnin foshnjen kerthi tek lebeteji per nje pike qumesht, e qe gjiu i nenes se ngrate kish shterruar. Ejani ne vendin e atyre neneve qe shihnin dhjente e tyre te vrare ne kufi e te therqur zvarre per te kaluar muret e panik. Te vini per nje çast ne vendin e atyre qe digjuan tere ankth njererize Zydi Mancakut, Isuf Melçanit, Mark Zefit e Abdullahit, qe mbyten deri ne vdekje me dru. E sa te tjera te tilla. Kam thene shume me pak se ç’mund te thuhet. Nuk e teproj dhe jam i bindur ne te drejten per çka deklarova. Nje lutje te vetme para se te votoni: kerkoni vetes drejtesi dhe vetem drejtesi.

Edhe nje dite te humbasesh lirine, eshte shume per nje njeri qe e vlereson lirine

Dje Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin “Per Amnistine” i iniciuar nga deputetet e PD-se. Lidhur me kete gazetari ne kerkoi opinionin e saj deputetes Rushen Golemi, e cila tha: “Kjo amnisti e cila u miratua sot nga Parlamenti Shqiptar tregon me se miri konsolidimin e shtetit te ri demokratik. deputetet e PD-se. Lidhur te fundit eshte populli qe i fal keto shendoshe, duhet ta vleresoje kete gjest human dhe mjaft njerezor te Parlamentit Shqiptar. Jane shume pak te burgosur, dhe tanime nuk ka asnje te burgosur te ndergjegjes. Jane vetem ata qe kane bere krime ordinere, dhe jo krime te ndergjegjes.

Detyra jone eshte qe t’ju ndihmojme e do te na keni mbrojtës te mire

Pritje ne Komisionin Parlamentar te Politikes se Jashtme Grupi i Senatoreve Franceze te kryesuar nga zoterinje Zharo dhe Bernard beri nje takim me anetare te Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashtme. Deputeti Izet Shehu mbasi falenderoi per takimin, tregoi se komisioni eshte pluralist dhe ndertohet mbi strukturat e reja te demokracise, prandaj dhe komisioni yne ben nje politike te hapur me te gjitha vendet e botes dhe institucionalizon politiken e jashtme. Ndersa deputeti Hali Lalaj afirmoi se Shqiperia i ka ndjere nga afer organizmat e jashtem dhe sidomos ato Europiane. Ardhja e senatoreve franceze eshte pjese e ketij interesimi, qe e shton edhe pergjegjesine tone. Deputetet tane u treguan miqve franceze se vendi yne jeton prane konflikteve, jemi komb i pergjysmuar, por shtetu shqiptar, forcat politike, te gjithe jemi te interesuar per maturi dhe qetesi. Akoma shprejme nje ndikim dhe angazhim te opinionit nderkombetar dhe Komunitetit Europian qe keto probleme te veshtira te kapercen. Senatori francez Zharo pohoi se asnjehere nuk ka zgjidhje absolutisht te mire por duhet gjetur ajo qe eshte me pak e keqe. Kurse kolegu i tij Bernard tha se fitorja e demokracise ne Shqiperi na beri te ditur qe vendi juaj nuk eshte vetem gjeografikisht Europe. Persa i perket situates se Shqiperise ne lidhje me konfliktet ne Ballkan ne mendojme se Europa ka interes qe Shqiperia te jete vend stabiliteti ne rajon, sepse dihet qe nacionalizmat qe shfaqen jane te rezikshme. Vizita jon ka per qellim, theksuan senatoret franceze, te krijojne mendimin e Europes per Shqiperine. Kudo jemi pritur mire dhe jemi ballafaquar me deshiren qe Shqiperia te jete Europe. Detyra jone eshte qe t’ju ndihmojme e do te na keni mbrojtjes te mire. Nga ana e tij deputeti Lalaj tha se ka ardhur koha qe gjera t’i bejme me shpejt dhe qe jo gjithmone t’ia hedhim fajin diktatures. Eperikesh tani, Qeveria po e sheh me sy kritik punen e saj. Ne mendojme se te gjithe bashkekuptojne dhe duan ndonje Shqipërine. Dhe per kete mundesi jane.