Po të impenjohen organet e drejtësisë e të tregohen në lartësinë e detyrës shkaktarët do të jenë në bangën e të akuzuarve
SADEDIN BALLA, DEPUTET
(F. 3 - 4)
Kur botohej “Xha Gorio”-ja
DR. ESHREF YMЁRI
ME RASTIN E 160- VJETORIT TË BOTIMIT
Kur botohej “Xha Gorio”-ja
(Faqe 6)
Komiteti special i Këshillit të Sigurimit autorizon kalimin tranzit të energjisë elektrike për në Shqipëri përmes Serbisë e Malit të Zi
Komiteti Special i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në fushën energjitike në vendin tonë, mori vendimin që të autorizojë kalimin tranzit të energjisë elektrike për në Shqipëri përmes territorit të Serbisë dhe Malit të Zi. Duke filluar që me datë 23 dhjetor Shqipëria lejohet të marrë në këtë mënyrë 10 milion kilovatore energji elektrike çdo ditë gjatë një periudhe një mujore, bëne te ditur per agjencine telegrafike shqiptare burime zyrtare te Ministrise se Jashtme Shqiptare.
Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në një informacion për ministrin e punëve të jashtme, Alfred Serreqi, vë në dukje se Komiteti i Këshillit të Sigurimit kërkon nga qeveria shqiptare që ajo të raportojë lidhur me humbjet e energjisë elektrike gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi dhe Mal të Zi, duke vënë në dijeni sasinë e energjisë elektrike që është lëshuar nga vendi - eksportues dhe atë që ka kamberritur në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, Shqipëria në fund të periudhës një mujore duhet t’i raportojë Komitetit të lartpërmendur bilancin e tij të këtij operacioni, si dhe vendet prej të cilave ajo do të importojë energji elektrike. Sikurse është bërë e ditur, ministri i Jashtëm Shqiptar Alfred Serreqi, i’u drejtua ditën e mërkurë, nëpërmjet letrave, Komitetit Special të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe zyrës së koordinatorit të përgjithshëm të sanksioneve në Bruksel që Shqipëria të lejohet të marrë energji elektrike përmes territorit të Serbisë dhe Malit të Zi, që vazhdon të ndodhet nën regjimin e embargos të OKB-së.
(ATSH)
PD duhet të zgjidhë problemet e premtuara popullit
Lideri i PD Selami takohet me anëtarët e seksionit 46
SOKOL BALLA
Dje kryetari i PD, Selami zhvilloi një bisedë me anëtarët e seksionit 46-të të PD në Tiranës,
Komisioni Evropian akordon 450.000 ECU për Shqipërinë
e energjisë elektrike gjatë gjithë vitit
Komisioni Evropian ka akorduar një paketë ndihme prej 450.000 ECU për Shqipërinë, bërë te ditur per ATSH-ne burime diplomatike te Ministrise se Jashtme shqiptare . Paketa per Shqiperine eshte nje nga 7 paketat e reja ndihmash humanitare qe Komisioni Evropian ka aprovuar permes zyrës se tij humane.
Shuma e akordur per vendin tone do te perdoret : nje pjese kryesisht per te siguruar pajisje mjekeresore dhe medikamente baze per spitalin e Peshkopise dhe pjesa tjeter per pajisje laboratorike te higjenes sanitare per parandalimin e semundjeve epidemike ne vend, kryesisht koleres.
(ATSH)
Një zgjidhje sa më optimale është e mundshme
Takim i Unionit të rinisë studentore me rektorët dhe dekanët e universiteteve
Me kërkesën e Unionit të Rinisë Studentore të mërkurën në një nga mjediset e Korpusit të Universitetit të Tiranës u zhvillua një mbledhje ku ishin të pranishëm përfaqësues të Unionit të Rinisë Studentore dhe tektore e dekane të universiteteve. Takimi i kushtoi disa shqetësimeve të studentëve dhe Rinisë Studentore u kërkua që të rritet numri i pranimeve të reja në shkollat e larta. Parimi baza është konkursi, por shtojne ata janë konstatuar raste jo të rralla që janë bërë shtesa pa konkurs. Në këtë aspekt është spekuluar me ish të përndjekurit politikë që përfitojnë me ligj.
Nga ana e rektorëve dhe
he nje nga mjediset e korpusit te Universitetit te Tiranes u zhvillua nje mbledhje ku ishin te pranishem perfaqesues te Unionit te Rinise Studentore dhe tektore e dekane te universiteteve.
Takimi i kushtohej disa shqetesimeve te studenteve lidhur me zhvillimin e proceseve mesimore ne keto universitete e probleme te tjera qe ndikojne ne kete drejtim.
Nga ana e studenteve te Unionit u ngriten probleme si ai i disiplines ne pune i pedagogeve te cilet duhet te vihen ne pozita me te forta pune dhe rektoret e dekanet duhet te rrisiin nga ana e tyre kerkesën ndaj pedagogeve si per cilesine e leksioneve dhe seriozitetin e zhvillimit te procesit mesimor.
Problem shqetesues qe ndikon ne veshtiresimin e pervetesimit te dijeve dhe pergjegjesise serioze shkencore te studenteve eshte mungesa e teksteve mesimore dhe çmimi i paperballueshem i tyre nga studentet. Per kete ata kerkuan qe te behen perpjekje nga rektoret dhe qeveria.
Ne kete takim u ngrit edhe shqetesimi i ngrohjes, i ujit, energjise elektrike, mungesa e xhamave, dhe mjediset e papershtatshme, te gjitha keto jane faktor qe ndikojne negativisht ne pervetesimin e programeve mesimore nga studentet.
Gjithashtu nga Unioni i
reja ne shkollat e larta Parimi baze eshte konkursi, por shtojne ata jane konstatuar raste jo te rralla qe jane bere shtesa pa konkurs. Ne kete aspekt eshte spekulluar me ish te perndjekurit politike qe perfitojne me ligj.
Nga ana e rektoreve dhe perfaqesuesit te Ministrise se Arsimit u moren shenim kerkesat te cilat u konsideruan te drejta. Por qe realizimi i tyre nuk varej vetem nga ata, por kryesisht nga qeveria, Ministria e Arsimit te cilat akordojne buxhetin dhe fondet nga kjo gje varen probleme si ai i teksteve arsimore dhe çmimi i tyre, po keshtu dhe ai i xhamave ngrohjes etj.
Ne nje bisede per kete problem me drejtorin e arsimit te larte Dr.Ilia Prifti informon se kemi fond te pamjaftueshem per te realizuar kete kerkese, sepse nga buxheti i Ministrise se Arsimit 2/3 e tij shkojne per paga dhe bursat dhe vetem 1/3 per zera te tjera, ku hyn edhe subvencionimi qe mbulon diferencen e kostos me çmimin e librit qe eshte 3%.
Siç shihet, per realizimin e ketyre kerkesa te Unionit te Rinise Studentore i takon qeverise ta shohe ate me interesim per te dhene nje zgjidhje sa me optimale me kushtet financiare te saja.
Lideri i PD Selami takohet me anëtarët e seksionit 46
me anëtarët e seksionit të 46-të PD të Tiranës, ku ai shkëmbeu mendime e mori ide lidhur me situatën politike në vend, opinionin e bazës mbi ndryshimet e bera e qe do behen si dhe u njoh me shqetesimet e banoreve te qytetit te Tiranes, me punen e strukturave te bazes se partise. Mbledhjen e ketij seksioni, nje nga me te dalluarit ne Tirane, e hapi kryetari i tij Fanuk Çami.
Ne fillim te fjales se tij lideri i PD-se theksoi se duhen evidentuar ato gjera qe jane bere keq ose nuk jane bere mire dhe ndryshimet ne qeverine struktura shteterore duhet te reflektojne ne zgjidhjen e atyre problemeve qe PD i premtoi popullit t’i zgjidhte.
Shume nga njerezit qe ne caktuam e deleguam ne pushtetin lokal-vijoi Selami-i kthyen kurrizin Partise Demokratike e programit te saj, duke kufizuar keshtu hapesiren e realizimit te premtimeve se saj.
PD duhet te kete e te forcoje strukturat e veta e gjithashtu partitë, por ama eshte pari ne pushtet. Te deleguarit tane ne pushtet duhet ta deshmojne kete e jo t’u kthejne shpinën halleve te njerezve.
Siqeveri-vijoi Selami, ne jemi borxhli Tiranes. Problemet tekike te kryeqytetit, si uji, drita, shpejtimi i privatizimit etj, duhen zgjidhur, duke u kujdesur llogarinë e re e halkat e duhura.
Pavaresisht se ne si PD e kritikuam ashpër qeverine ne i dhamë votbesim unanimin asaj. Por përveç gabimeve të qeverise, ne kemi dhe gabimet tona si parti që konsistojne,-tha Selami,- dhe reflektuan ne referendum si mungese e organizimit, bllokimi i punes se seksioneve, nderprerja e lidhjeve te qendres me bazen.
Mbi korrupsionin- Selami tha se duhet te marre fund situata e perhapjes se psikozes ne opinionin publik, duke u ndare perfundimisht e penalist nga te korruptuarit e vertete.
Me pas demokratet e seksionit 46, diskutuan e i drejtuan pyetje liderit te tyre.
Nga mungesa e organizimit, dhe e ideve te punes disa here mbledhjet e seksionit jane shnderruar ne debate interesash meskine.
Anetari i kryesise se deges te Tiranes Avenir Kika propozoi organizimin e seksioneve sipas modelit te struktures se partise ne qender.
Per instancat e larta u ngrit problemi i shkeputjes nga populli. U soll si shembull se deputeti tyre pasi mori votat ne mars ’92, nuk zhvilloi me asnje takim me ta.
Pjesemarresit ngriten problemin e spekullimit me çmimet, me rryshfetet tek gjyqtari apo doktori. Nuk eshte diktaturë i vesh fajtoret para pergjegjesise. Dhe nje here ashtu si ne takimet e Korçes, Beratit, Durresit problemi i mosfunksionimit te ndermarrjeve te perbashketa u ngrit si tepër shqetesues. Kete radhe “viktima” ishte fabrika e kepuceve ne Tirane.
Alarmi per energjine qe fryre dhe me pasojat e rrezikshme: kurse situata megjithese rendeka filluar te stabilizohet.
Selami nderhyri duke thene se do te merret dhe njehere mendimin e deges se Tiranes mbi bashkine ku sipas tij jane bere gabime te dukshme dhe ku jane shfaqur ane te keqija te pushtetit si korrupsioni, paaftesia, nepotizmi.
Rezar Rusi ngriti problemin e mosfunksionimit te seksioneve te ngurtura ne baze te profesionit si ai i mjekeve, kultures, inxhinereve etj qe perveç meshtesise, kangritur nje pengese paralele qe pengon punen e seksioneve te ndertuara ne baze te territorit.
Mishel Jani arsimtar, tha se toleranca e egazjeruar ndaj elementeve te kqij ka bere qe ata te sabotojne reformen ne arsim. Merita Tomorri tha se PD duhet te zbatoje me force intensifikimin e punes per realizimin e pikave te premtuara per Tiranen e me gjere: uji, dritat, pastrimi i territorit.
Ilir Aliaj ne diskutimin e tij shtroi pyetjen se nesë Kontrolli i Shtetit, do te shtrije kontrollin e tij deri ne Kryeministri.
Ne perfundimin e takimit Selami theksoi rendesine e rregullimit te punes se PD deri tek seksionet. Duhet te bejme maksimumin-tha ai -qe ne 1996 te mos kete me kthim prapa.
Situata energjitike po shkon drejt stabilizimit
Ne Ministrine e Energjise dhe Burimeve Minerare mesojme se po punohet intensivisht per venien ne eficence te plote te tera kapacitetete prodhuese te energjise elektrike, qe disponon vendi yne.
Ndersa nga Albert Laska prane KESH-it mesojme se perveç hidrocentraleve te cilet punojne me kapacitet shume minimal jane ne pune e po punojne me kapacitet te plote TEC-it ne Fier, Ballsh e Korçe te cilet po prodhojne respektivisht i Fierit 100 mijekv/orë, i Ballshit 9 mijekv/orë dhe ai i Korçes 1 mijekv/orë. Zoti Laska duke folur per punen qe po ben KESH-i per stabilizimin e gjendjes u shpreh optimist edhe per mundesite qe siguron importi ne stabilizimin e kesaj situate. Ai deklaroi se vetem diten e djeshme jane importuar nga Greqia 100 mij kw energji dhe pritet import edhe nga vendet e tjera.
Ritmike ne furnizimin me buke
Dje vezhguam 22 njësitë e shitjes së bukës në kryeqytet, dhe në të gjitha morem nje pergjigje: “Furnizimi me buke eshte stabilizuar perfundimisht”.
Ne te gjitha njesite e shitjes se bukes ne Tirane eshte krijuar nje ritmike ne furnizimin me buke sipas kerkesave te vete shiteseve, ne deklarojne ne seksionin e Tregtise ne Bashkine e Tiranes.
Ne asnjeren prej njesive qe vezhguam nuk gjetem njerez ne radhe, madje disa shitese na ankua se nuk dine si te veprojne me sasine e bukes qe ka tepruar nga furnizimi i nje dite me pare.
Pra tregu i bukes tanime eshte stabilizuar.
Pas çarjes së madhe: një parti shprese e socialdemokracisë shqiptare
"Ne duam te dalim si nje parti e re qe kerkon te sjelle ne jeten politike shqiptare nje moral te ri politik"
Bisede me z.Teodor Laço, ish nenkryetar PSD dhe nje nder nismëtaret e Partise se Reformuar Social-Demokrate
DUKA GJIN HATA
Çarja e shomatuar ne gjirin e PSD, qe megjithëse emrin e Gjinushit dhe pasuesve te tij nuk arrin te mbulohej, dhe te zgjidhin etj, një grup intelektualesh ne drejtimin e partise se vjeter, midis te cileve Laço e Sllarova, pas eksperiencave marioneta politike e sumrave degjuesve nga leadershipi komuniste, u bene nismetare per formimin e Partise se Reformuar Social-Demokrate. Sic dihet, konklafi qe njoftoi shkeputjen referendare, u mblodh elemente e intelektuale PSD nga deget e ndryshme te partise.
"Iholez Laço, ‘i ka krenjen me heret’, qe kur leadershipi i kesaj partie, per hir te konjukturave politike dhe elektorale, apo ndoshta per qellime te tjera me te larta, braktisi platformen antikomuniste ne te cilën ishin perkushtuar intelektualet e njohur. Laçoja ndihej i perjashtuar nga Partia ku per me 3 vjet dha ndihmesen e tij per socialdemokracine shqiptare e me mejlithe spekulimet qe bene e moren vazhdohne se bejne ne emër te saj nostalgjiket, prap mbetet nje segment politik qe duhet ezvaruar ne nje qender te majte vertet e propiane, qender qe synon te mbuloje Partine e Reformuar Social-Demokrate.
PYETJE-Z. Laço, ç’mund t’i thoni konfirmimit te para disa diteve e shtrydhmit e medias per formimin e Partise se Reformuar SDSH?
PERGJIGJE-Në fillim idea se mund te krijonim nje parti te re socialdemokrate lindi atehere kur ne e pam se hapësirat brenda gjirit te PSD qe s’e sollin gjthomëme duke u mbyllur. PSD duke mos qene parti që nuk hiqte nga hapesirat per diversitet mendimesh dhe debate si vinte e po mbyllej. Po marr vetem nje shembull: nese e degjuat deklaraten e Gjinushit dje, ai tha se jane nja dy element qe kane dale nga Partia dhe duan te krijojne nje
"Ne duam te dalim si nje parti e re qe kerkon te sjelle ne jeten politike shqiptare nje moral te ri politik"
(Vijon në faqen 2)
Sherbimet publike ne fokusin e Bashkise
Tirane - Aktualitete
-Prononcim i Kryetarit te Bashkise z. Sali Kelmendi-
Tirane - Aktualitete
Sherbimet publike ne fokusin e Bashkise
-Prononcim i Kryetarit te Bashkise z. Sali Kelmendi-
Nje seri masash per te normalizuar gjendjen e krijuar.
Te ndodhur para faktit te mungeses se energjise elektrike, Bashkia e Tiranes mori nje seri masash per te normalizuar ne nje kohe sa me te shpejte situaten e krijuar.
Ne planin e pare, te masave qe mori Bashkia ishte permiresimi i furnizimit me buke te kryeqytetit.
Duhet thene se prej kohesh ne si Bashki kemi menduar qe te kemi nje rezervë teknologjike e cila ka nje kujdesje dhe perçepim, ndryshe nga sektori privat. I cili edhe ai tashme eshte mjaft i zgjeruar dhe potencial ne lemin e prodhimit te bukes.
Sektori shteteror ne kete situ-ate ka patur edhe mbeshtetjen kryesore. Keshtu qe 5-se furrat shteterore qe kemi, i futem ne kapacitet te plote.
Ne fabriken nr. 1 numuri i punonjesve prej 150, qe ishte para nje viti, tani eshte rreth 450-500 punonjes. Jane zgjeruar aktivitetet e saj dhe si pasoje eshte bere e mundur qe makinerite dhe pajisjet sekondare e jene ne gatishmeri dhe te pershtaten kerkesave te kohes. Po keshtu me kapacitet te plote punoi edhe fabrika elektrike, nr.7, ajo ne qytetin Studenti. Keto masa ndikuan ne momentet e para te zbutjes se situates se furnizimit me bukë si dhe u kompensua raporti midis produhces private dhe atyre shteterore.
Sot ne Tirane kemi disa lloje furrash, me dru, me nafte, me energji elektrike te njejta si te pakët 7-8 kwh si dhe furra te fuqishme me 60-70 kwh qe jane gjithsej 25. Edhe ne strategjine e ndertim it te furrave private ne kryeqytet kemi menduar qe te punojne me lende djegese alternative.
Ky fakt ka qene nje faktor qe na ndihmoi keta dite per ta moshuar situaten e krijuar. Sepse furrat me dru punuan, ato me nafte gjithashtu vetem se kerkonin vetem 7-8 kw energji, ne krahasim me ekonomien e problem mbeten 25 furrat elektrike, nga 100 furra privat qe ka kryeqyteti.
Ky qe momenti i pare. Pardje dhe dje u paperice buke, por duhet (Vijon ne faqen 2)
Deklaratë e Grupit Parlamentar të PDSH
Duke respektuar 50 kolegët tanë deputetë, nënshkrues të premtorëve për lirimin e Fatos Nanos, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare është i mendimit se premtorja nuk i shërben as pavarësisë së organeve të drejtësisë e as luftës kundër korrupsionit.
Ne jemi për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe kundër çdo precedent që nuk i shërben luftës kundër korrupsionit por do ta legalizonte atë.
Grupi parlamentar i PDSH është kundër çdo lloj presioni mbi organet e drejtësisë.
Tiranë, më 23.12.1994
DEKRET
Për emërimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 28, pika 19 të ligjit 7491, dt.29.4.1991 “për dispozitat kryesore kushtetuese” dhe të nenit 44 të ligjit 7559, dt.22.4.1992 “për Bankën e Shqipërisë” me propozim të Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë dekretoj:
NENI 1
Zoti Kristaq Luniku emërohet Guvernator i Bankës së Shqipërisë
NENI 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 23.12.1994
nr. i dekretit 996
Presidenti i Republikës
Sali Berisha