Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIEL 3 shtator 1995

PS - forca e vetme politike ne Europe qe nuk miratoi ligjet e shitblerjes se tokes

Udheheqja e larte e PS me nje vendim unanim urdheroi grupin e deputeteve te PS ne parlament qe te mos miratonte ligjet per shitblerjen e tokes bujqesore dhe trojeve. Pas votimit kunder Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe Kodit te Ri Penal, mosmiratimi i ligjeve te shitblerjes se tokes, perben qendrimin me absurd, me cinik, me antiperendimor te marre ndonjehere nga PS. EDITORIAL PS - forca e vetme politike ne Europe qe nuk miratoi ligjet e shitblerjes se tokes Udheheqja e larte e PS me nje vendim unanim urdheroi grupin e deputeteve te PS ne parlament qe te mos miratonte ligjet per shitblerjen e tokes bujqesore dhe trojeve. Pas votimit kunder Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe Kodit te Ri Penal, mosmiratimi i ligjeve te shitblerjes se tokes, perben qendrimin me absurd, me cinik, me antiperendimor te marre ndonjehere nga PS te reformes dhe ekonomise se tregut ne teresi, qe nje force politike ka mbajtur ne te gjithe historine e zhvillimit te demokracise dhe tregut ne Europe e pas luftes se dyte boterore. Ne kundershtim e ligjit te shitblerjes se tokes bujqesore, qendron para se gjithash vendosmeria udheheqese e PS per te ruajtur pronesine shteterore mbi token. Duke votuar kunder ligjit te shitblerjes se tokes bujqesore, udheheqja socialiste doli haptas ne njelloj si ne vitin 1991 kunder mbrojtjes se fshatarit shqiptar mbi token, ata deshmuan se per partine socialiste, fshataret shqiptare mund te jene argate por jo pronare te tokes se tyre, mbasi ajo nuk mund te shitet dhe nuk mund te blihet, pra praktikisht nuk mund te jete prone e fshatarit. Kreu socialist shqiptar me kete qendrim deshmoi pashmangshmerisht nje vjetersi, vendosmerine e madhe per te mbrojtur te gjitha mjetet kunder prones private dhe ndergjegjshmerisht pronen dhe te huajt, shkaterrueshmërinë e pare te kolektivizmit, pronen e fshatareve, semundjet nga me te ndryshmet, mjereimin me thelle. Ne emer te ruajtjes se prones shteterore mbi token, socialistet shqiptare shpallen se interesat jetike te qindra e mijra fermereve shqiptare qe kane votuar per PS, duke u deshmuar atyre se interesi i partise dhe jo interesi i tyre eshte ai qe mbron njelloj si me pare e/te vjeter. Duke votuar per mosmiratimin e ligjit te shitblerjes se tokes, udheheqja socialiste shqiptare deshmoi se kundër investimeve dhe kredive financiare nga kreditoret e huaj dhe vendes ne fshatin shqiptar, mbasi dhe se toka qe nuk shitet dhe blihet, nuk pranohet si hipoteke per te nuk garantohet krediti bankar, se nuk konsiderohet si prone e vertete. Me te drejte mund te shtrohet pyetja valle nuk mendojne socialistet shqiptare se kjo i jep elektoratit dhe se ne kete menyre ata zgjedhin qindra e mijera shqiptare? Sigurisht qe ata e votojne per PS! Sigurisht qe ata e mendojne kete. Po perse atehere ngrihen kunder interesave te elektoratit? Kete qendrim ata e mbajne pothuajse ne unitet dhe koshience te plote jo se ata jane budallenj por sepse mendojne se per PS, te ardhmen e programit e saj armiku i perjetshem me i papajtueshem eshte prona private. Ajo dhe para se gjithash ajo eshte sipas mesimeve te Marksit “djalli i zi” qe duhet shkaterruar! Udheheqja socialiste eshte e bindur se vetem duke votuar per kete ligj mund te mos largoje voten e saj, por nese ky votim do ta largonte perfundimisht kete elektorat prej tyre dhe do ta lidhte me pronen dhe forcen politike qe respekton pronen private. Ruajtja e pronesise shteterore dhe kthimi tek kooperativat bujqesore - objektiv i programit te PSSH Ne qendrimin e tyre kundershtues ndaj ketij ligji si paresor ka luajtur edhe ideja socialiste per krijimin e shembullin bullgar te kooperativave bujqesore. Ndonj qi synon p.sh. rritjen dhe demokratizimin e tyre? Ne te vertete absurde dhe joreale ndonjehere po te mendoje ndryshe. Socialistet shqiptare pronen shteterore mbi token do ta duan me qellim e me krijimin e kooperativave bujqesore. Shume me bindes bile kjo po te kemi parasysh shembullin bullgar. Socialistet ne Bullgari qe po i vendosin kooperativat bujqesore, sot drejtohen nga nje bashkemoshatar i P. Malkovs, pra jane se paku 5 here me te reformuar se socialistet shqiptare, qe i drejton Inp?i/?? Studimeve M - L dhe ish policia sekrete shqiptare. Keshtu qe mundesite e rikthimit tek kooperativat bujqesore jane disa here me te medha ne Shqiperi se sa te nje fitoreje imagjinare te PS se ne Bullgari apo ndonje vend tjeter lindor. Kjo nuk deshmon vetem ne shkalle krejt te ndryshme e rinovimit te PSSH dhe PSB, apo nga parimet marksiste qe PS e Shqiperise ka vendosur ne themel te programit te saj, por nje deshmi edhe nga qendrimi dhe dokumentat e tjera te PS, ne detaje kritikë kolektivizimin e realizuar nga PPSH dhe Enver Hoxha, por hiperkolektivizimin. Me hiperkolektivizim udheheqja e PS nuk nenkupton kooperativat bujqesore, por kolektivizimin me dhune te tokes dhe te bagetive se fshatareve shqiptare, por ata nenkuptojne stadin e fundit te ketij procesi, dmth kolektivizimin e tufezave dhe arave. Pra sipas tyre jo kolektivizimi i tokes dhe bagetive por te pula e kopezeve te fundit te tokes qe qendron dhe gabimi i PPSH dhe Enver Hoxhes. Me kete qendrim hipokrit dhe te papergjegjshem udheheqja socialiste merr me mbrojte kooperativat bujqesore, procesin çnjerëzor te krijimit te tyre, dhunen e madhe qe ato i sollen fshatarit shqiptar. Duke denuar hiperkolektivizimin, pshe kolektivizimin qe perben thelbin e politikes se shpronesimit, udheheqja e PS deshmon qarte se krijimi i kooperativave bujqesore eshte pa asnje dyshim objektivi Nr.1 i pashpallur i programit te PSSH. Votimi kunder ligjit te shitblerjes se trojeve - qendrim thellesisht antitrreg e antqytetar Pas mosmiratimit te ligjit te shitblerjes se tokes bujqesore, ne krye socialiste shqiptare, me te njejtin vendim nuk miratuan as ligjin e shitblerjes se trojeve, ligj i cili ne te gjitha legjislacionet e demokracive te orientuara nga tregu konsiderohen si ligje themelore ne paketen e investimeve dhe si nje nga kushtet me te domosdoshme dhe garancite nder me kryesoret per investimet e investitoreve. Ky qendrim i ligjit socialiste unike ne llojin e tij ne mbare Europen postkomuniste, sado paradoksal qe mund te duket shpreh me se miri thelbin e vertete te platformes se PS e cila ne menyre te perseritur ka mbajtur qendrime per te cilat nuk mund te jepet para vetes zhirinovskit ne Rusi. Por c'ka jane arsyet qe shtyne udheheqjen socialiste shqiptare te adoptoje nje qendrim te tille dhe çfare fshihet prapa ketij qendrimi? Se pari dhe mos miratimi i ligjit e shitblerjes se trojeve, udheheqja socialiste jo vetem adoptoi nje qendrim te hapur anti-treg, por ne kete rast ajo del hapur kunder investimeve te teresiseve investive te kapitalit te huaj ne vend. Se dyti, me qendrimin e tyre, kunder shitblerjes se trojeve, udheheqja socialiste shqiptare deshmoi se politikisht ajo nuk eshte e liruar nga ksenofobia (frika ndaj te huajve), parim i urryer ky mbi bazen e te cilit pergjysem shekulli Shqiperia mbeti i vetmi vend ne Europe ne te cilin nuk lejohej asnjë investim te huaj. Ato deshmojne sinqeritet e larte dhe konsiderohen si skllaverim kombetar. Se treti, qendrimi i udheheqjes socialiste shqiptare ndaj ligjit te shitblerjes se tokes nuk eshte shprehje vetem e instiktit te tyre ksenofobik, e ai eshte gjithashtu shprehje e qendrimit te tyre anti-reforme dhe anti PD. Me kete qendrim ata duan t'ju thone te huajve mos investoni ne Shqiperi, mos blini troje, se neser ne rast se nje fitoreje imagjinare te PS, kjo parti nuk njeh asnje akt te drejte te prones se trojeve sepse ajo ka deklaruar haptas dhe botërisht se do t'ndryshejo ligjet per te cilat ajo nuk ka qene dakord. Udheheqja socialiste e ka te qarte se ne zgjedhjet e ardhshme PSSH-ne e pret disfata e plote, por duke adoptuar kete qendrim ajo mendon se keshtu pakten deri ne pranveren e vitit 1996 do te trembe, dekurajoje investitoret e huaj. Te votosh dhe te adoptosh nje qendrim te tille jo vetem qe eshte kundër interesave te ngushta politike te dakordit e shfrytezosh dhe te thellosh varferine 50 vjeçare qe ke mbjellur, do te thote se je armik eger i reformes, i tregut, i prosperitetit te vendit. Te ngritesh kunder investimeve te huaja ne Shqiperi, vendimeve te ruajtura per investime dhe me te varfer ne Europe, deshmon se per hir te nje politike driteshkurter partiake je gati te sakrifikosh jo vetem vlerat e tregut dhe demokracise por edhe krijimin e vendeve te reja te punes, punesimin te papuneve, rritjen e nivelit te jeteses, zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij ne ekonomine evropiane. Me keto qendrime antidemokratike, antireforme bie ndesh me interesat me jetike te elektoratit dhe qytetareve shqiptare, pavaresisht nga bindjet partiake, dhe qe i kundervihen demokracise dhe vlerave te saj si dhe Shqiperise dhe shqiptareve ne teresi, PS provon edhe njehere se ajo mbetet vazhduese e denje e PPSH me nje emer te ri, pra nje fantazme dhe relike e shkuar ne skenen politike shqiptare.
Marksit Enver Hoxha Europë Shqipëri Bullgari Rusi

Presidenti Berisha priti z.Roko Butilione, Presidentin e Unionit Kristian Demokrat Italian

E konsideroj shume te rendesishme viziten tuaj ne Shqiperi - i tha Presidenti Berisha zotit Roko Butilione - dhe falenderoj Partine tuaj per ndihmen e madhe dhe mbeshtetjen e çmuar qe i ka dhene PD qe ne themelimin e saj, por edhe Qeverine italiane, institucionet dhe taksapaguesit italiane per bujarine e madhe qe deshmuan ndaj Shqiperise dhe popullit shqiptar ne nje periudhe te veshtire te tranzicionit. Une kam respekt te çilte per Unionin Kristian Demokrat - vijoi Presidenti Berisha. Pas çlirimit te vendit tona nga sistemet totalitare, dy partive tona u takoi misioni i ndertimit te shoqerive demokratike dhe ekonomise se tregut. Ne kete mision dhe ne vlerat demokratike qe partite tona mbrojne dhe ndertojne, qendron miqesia dhe bashkepunimi qe ekzistojne midis tyre. Ju falenderoj ju personalisht, z.Butilione, dhe partine tuaj per mbeshtetjen e qe me ka dhene antarsimin e PD ne EUCD. Kjo ndihme ka ardhur ne nje moment kur alternativa socialiste po rrezikonte demokracine dhe vlerat e saj, ekonomine e tregut si dhe integrimin e vendit. Ju keshtu keni kontribuar jo vetem per PD, por edhe per demokracine ne Shqiperi. Nga ana e tij z.Butilione vleresoi arritjet befasuese te reformes ne Shqiperi dhe tha se kjo i dedikohej qeverisjes se PD. Ai u shpreh se ishte i mrekulluar se sa shpejt shqiptaret po integrohen ne shoqerine e shtetit te se drejtes dhe ekonomise se tregut. Si dhe me pare tha z.Butilione PD do te kete mbeshtetjen dhe ndihmen tone sepse nje teme te bindur se dy parti qe punojne per mbrojten e vlerave demokratike duhet te bashkepunojne. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit
F.c. A.c. Shqipëri

Marredheniet ndermjet partive forcojne marredheniet ndermjet vendeve

Presidenti i Unionit Kristian Demokrat te Italise, zoti Butilione i kthën viziten Sekretarit te Pergjithshem te PDSH z.Shehu I ftuar nga PDSH, dje mbasdite arriti ne vendin tone Presidenti i Unionit Kristian Demokrat te Italise, z.Roko Butilione. Ai shoqerohej nga Senatori Faloni, dhe z. Fitto, Zevendes-President i kesaj partie per krahinën e Pulias. Ne aeroportin e Rinasit miqtë e nderuar italiane u priten nga Sekretari i Pergjithshem i PDSH z.Tritan Shehu, dhe nga shefi i Departamentit te Shtypit dhe Informacionit ne PDSH z.Pjeter Pepa. Ne oren 15.45, Presidenti i Unionit Kristian Demokrat Italian z.Roko Butilione, i shoqeruar nga Senatori Faloni dhe z.Fitto, zevendes President i kesaj partie per Krahinën e Pulias u prit nga drejtuesit e PDSH, Sekretari i Pergjithshem z.Tritan Shehu, dhe nenkryetaret. Ali Spahia, Z.Tomo Doshi e z. Engjell Hysenbegasi. Ne kete takim moren pjese edhe shefi i Departamentit dhe z. Pjeter Pepa. (Vijon ne faqen 2)
A.c. Tritan Shehu Faloni Fitto Ali Spahia Itali Rinas Pulias

Kush vdiq: programi i PS, Marksizmi, apo te dy bashke?

No Comment PROGRAMI I PSSH: “Programi i PSSH mbeshtetet ne parimet e pergjithshme qe sherbejne si orientim drejtues per politiken dhe veprimtarine praktike te anetareve te saj. Keto parime burojnë nga trashegimia e mendimit social-politik perparimtar shqiptar, nga pervoja historike e trashegimia e njerezimit, ne veçanti nga filozofia humaniste, iluministe e MARKSISTE, si dhe nga rrymat me orientim socialist demokratik te kohes sone” - “ZP”, dt. 2 shtator 1995, f.1 editorial. “Berisha duke tentuar t’u jape te tjereve Partise Socialiste ngaaterrohet kot me ngjalljen e do t’i beje marksizmit, nje ideologji tashme te vdekur” - “ZP”, dt. 2 shtator 1995, f.1 editorial.
F.c.

“Shoh nje ecje te vendosur drejt demokracise”

Interviste e Presidentit te Unionit Kristian Demokrat Italian Roko Butilione dhene zv/Kryeredaktorit Edi Paloka Pyetje: Z.Butilione eshte hera e pare qe ju vini ne Shqiperi, cilat jane pershtypjet tuaja? Pergjigje: Gjate nje prognoze te muajit njërezore dhe miqesi te jashtezakonshme qe eshte nje shenje raporteve te gjata historike midis dy kombeve tona. Qe nga pamja e njerezve, fytyrat e tyre e shume gjera te tjera flasin per nje te ardhme te perbashket. Ne te gjithe kemi jetuar e kemi marre pjese ne vuajtjet dhe ne luftën per liri te shqiptareve nen diktature. Jemi munduar te ndihmojme edhe me kohe e me kerkesa te sistemit te vjeter kur Shqiperia kerkonte rrugen e saj. Sot Shqiperia nuk eshte me ne ate situate ajo po nderton dhe duhet te kaloje nga faza e ndihmes humanitare ne ate bashkepunimit ekonomik me nje Shqiperi te re te ngritur ne kembe me potenciale te medha zhvillimi e qe eshte e vendosur t’i shfrytezoje keto potenciale. Pyetje: C'mund te thoni per ... (Vijon ne faqen 2)
A.c. Z.k. Shqipëri

Shkelje te ligjit nga Kryetari i Gjykates se Kasacionit

Material, dërguar Gjykates Kushtetuese nga Keshilli i Ministrave Material, derguar Gjykates Kushtetuese nga Keshilli i Ministrave Shkelje te ligjit nga Kryetari i Gjykates se Kasacionit Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e dates 28.8.1995, shqyrtoi materialin e meposhtem dhe vendosi t’ia dergoje Gjykates Kushtetuese, me kerkesen qe veprimet e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, ne fazen e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore qe pengojne zbatimin e ligjit duke iu shkaktuar pasoja te renda interesit te shtetasve dhe shtetit, te deklarohen si veprime antikushtetuese. Nga inspektimet e Ministrise se Drejtesise ne disa zyra permbarimi, ka rezultuar se nga Kryetari i Gjykates se Kasacionit jane dhe veprime urdhera kundraligjshme per pezullimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere si vijon. I. Ne zyren e permbarimit te Gjykates se rrethit Tirane: 1. Per çeshtjen nr. 788, nga kryetari i Gjykates se Kasacionit, date 16.9.1993, i dergohet zyres se permbarimit Tirane nje urdher pezullimi. Mekanizma afati ligjor 2-mujor po per kryerjen e Gjykates se Kasacionit ky urdher eshte anuluar. Mbasi tre muajve urdherohet perseri pezullimi i ketij vendimi me shkresen nr. 130, date 13.7.1994, por per te treten here zyres se permbarimit i vjen nga kryetari i Gjykates se Kasacionit nje urdher i ri pezullimi. Kete pezullime e zvarritin padrejtesisht ekzekutimin e vendimit gjyqesor per 13 muaj rresht. 2. Per çeshtjen permbarimore te gjyqfituesit F.C. urdherohet pezullimi i ekzekutimit vendimit ne daten 26.10.1993 nga kryetari i Gjykates se Kasacionit. Megjithese pas kalimit te afatit 2-mujor te pezullimit nuk eshte derguar shkrese per revokimin e tij, permbaruesi me te drejte ka vene ne levizje çeshtjen, porse kryetari i Gjykates se Kasacionit qe ne daten 15.2.1995 urdheron pezulllimin e ekzekutimit te vendimit, te cilen e perseri e anullon me shkresen me daten 6.4.1995. 3. Ne çeshtjen e A.C. ne daten 11.7.1994 lëshohet urdher pezullimi nga kryetari i Gjykates se Kasacionit, por ne daten 5.5.1995, meqenese kishin kaluar 8 muaj nga afati ligjor, zyra e permbarimit tenton te ekzekutoje vendimin. Pas disa ditesh, ne daten 22.5.1995 lëshohet nje urdher pezullimi nga kryetari i Gjykates se Kasacionit dhe per te ekzekutimit, çeshtja mbetet pa u ekzekutuar dhe qytetari vazhdon te sorollatet dyerve te zyres se permbarimit dhe te gjykates. 4. Eshte urdheruar pezullimi i ekzekutimit te urdher vendimeve gjyqesore edhe pas shyrtimit te çeshtjeve nga Plenumi i Gjykates dhe administrimit. II. Ne zyrën e permbarimit te qytetit te Elbasanit: Kryetari i Gjykates se Kasacionit eshte i provokueshem, por ne çeshtjen civile qe i perket Z.K., pasi ishte urdheruar pezullimi i ekzekutimit te vendimit te Gjykates se Kasacionit, çeshtja eshte shqyrtuar edhe ne Plenumin e kesaj gjykate. Me vendimin nr. 1123, date 11.6.1993, Plenumi i Gjykates se Kasacionit ka lene ne fuqi te gjitha vendimet meparshme, megjithate ky vendim perseri nuk ekzekutohet (Vijon ne faqen 3)
F.c. A.c. Z.k. Tiranë Elbasan

Ne brendesi

Nga trashegimia e fundit e Partise Socialiste Dosja "Shehu" Ne numrin e sotem SEKRET Procesverbali i Mbledhjes se Byrose Politike te KQ te PPSH te datave 17 e 18 dhjetor 1981 RENDI I DITES: Analiza e gabimit te rende te kryer nga anetari i Byrose Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesēn e djalit me nje vajze me perberje shume te keqe politike Lexoni ne faqen 5
Mehmet Shehu