Presidenti Berisha u nis per nje vizite ne SHBA
I ftuar nga Presidenti amerikan Klinton dhe nis per ne Shtetet e Bashkuara presidenti Sali Berisha.
Ne datat 11 - 13 shtator presidenti Berisha gjate qendrimit te tij ne Uashington do te takoje Presidentin Klinton te Zevendespresidentin Gore, jane parashikuar takime edhe me Sekretarin e Shtetit Kristofer, Sekretarin e Mbrojtjes Perri, Sekretarin e Thesarit Rubin dhe zyrtare te tjere te larte te administrates amerikane.
Ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara do te zhvillohen takime me udheheqesin e shumices ne Senat, Senatorin Dole dhe kryetarin e Komitetit te Ceshtjeve nderkombetare te Dhomes se Perfaqesuesve, zotin Gilman, me Grupin per Ceshtjet Shqiptare si dhe parlamentare te tjere. Po gjate qendrimit ne Uashington Presidenti Berisha do te bisedoje drejtuesit e Bankes Boterore si dhe me Drejtorin e Fondit Monetar Nderkombetar, zotin Kamdesy.
Programi perfshin gjithashtu takime me institucione, organizata e kompani amerikane si OPIC, AID, institutin Republikan, Institutin Demokratik, Fondacionin Heritix, Oksidental Petroleum. Presidenti Berisha do te mbaje nje fjalim ne forumin e Burave te Shtetit te Qendres se Studimeve Strategjike dhe Nderkombetare.
Ne programin qe Presidenti Berisha do te zhvilloje ne Boston 13 dhe 14 shtator eshte parashikuar venia e kurorës ne varrin e Fan Nolit si dhe nje takim me komunitetin shqiptaro-amerikan te ketij qyteti e te rajonit Nju England.
Ne datat 14 dhe 15 shtator Presidenti Berisha do te qendroje ne Nju Jork ku do te takohet me Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Butros Ghali, me administratorin e Pergjithshem te PNUD-it Xhejms Spet i dhe do te marri pjese ne nje takim te zgjeruar me perfaqesuesit e biznesit amerikan dhe me bashkesine shqiptare atje. Ne Nju Jork eshte parashikuar gjithashtu nje fjalim i Presidentit ne Keshillin e marredhenieve me Jashte.
Do te zhvillohet stervitja e perbashket shqiptaro - amerikane
Ne kuadrin e veprimtarive stervitore te partneritetit per paqe ne baze te programit dypalesh midis ushtrise shqiptare dhe asaj Amerikane do te filloje nje stervitje tjeter e perbashket Shqiptaro-Amerikane “Shqiponja e Pages”.
Siç behet te ditur zedhenesi i ministrise se Mbrojtjes ne kete kuader mbrriti dje kontigjenti i pare i trupave Amerikane. Ne vijim do te vije efektivat pjesemarres dhe mjetet e duhura per zhvillimin e kesaj stervitjeje te rendesishme per nga pjesemarrja e madhe e forcave si dhe nga veprimtaria komplekse e saj.
Stervitja Shqiponja e Pages do te kete zhvillim kulmor te Dinamikes nga 15 deri ne 18 shtator. Deri me 21 shtator do te perfundoje procesi stervitor si dhe do te largohen trupat pjesemarres amerikane ne kete stervitje te perbashket.
ATSH
Rugova: Vizita e Presidentit Berisha ne Uashington eshte shume e rendesishme
Ne konferencen e rregullt per shtyp te mbajtur pardje ne Prishtine, presidenti Rugova kerkoi mbrojtje Nderkombetare per Kosoven dhe perfshirjen e saj ne zgjidhjet globale per ish-Jugosllavine. Kosova e pavarur dhe neutrale eshte zgjidhja me e mire dhe si faze kalimtare, shtoi ai, Administrimi civil nderkombetar.
Presidenti Rugova vleresoi lart qendrimin e shum[e?] vendeve perendimore, qe u prononcuan kunder kolonizimit te Kosoves dhe u kerkuan atyre qe te vazhdojne te ushtrojne presion mbi regjimin serb per ta detyruar te nderprese vendosjen e refugjateve, çili, eshte nje provokim i rende per shqiptaret dhe rrezikon te destabilizoje rajonin. Ai e vleresoi si shume pozitiv dhe te arsyeshem qendrimin dhe kerkesa[t?] e Shqiperise, qe ceshtja e Kosoves te vihet ne rend te dites ne forumet nderkombetare dhe zgjidhja e saj, jo vetem qe kerkon po edhe punon ne kete drejtim dhe kjo eshte mjaft pozitive dhe e drejte.
Viziten e Presidentit Berisha ne Uashington, Rugova e vleresoi si nje moment shume te rendesishem ne forcimin e marredhenieve Shqiperi-SHBA, e cila siç tha ai, po behen gjithnje e me te mira.
ATSH
Nga: Raport per zhvillimin njerezor - Shqiperia 1995
Populli shqiptar pese vjet me pare sfidoi me sukses te kaluar[n?] per te ndertuar te ardhmen te re duke vene ne nder[n?] dijen dhe zgjerimin e mundesive te çdo individi.
Pese vjet e kaluar plot perpjekje per tistrukturuar shoqerine, ekonomine dhe politiken, i sollen popullit shqiptar nje perparim te ndjeshem. Ai i shembi muret e izolimit, te heshtjes dhe tani, eshte pjestar i komunitetit boteror. Ndersa procesi tranzitor eshte perp[?] perpar[a?] vazhdimisht, mesazhi i pergjithshem eshte optimist, me shprese dhe shqetesim. Njerezit duan reforma energjike dhe njekohesisht kerkojne qe perfitimet dhe frytet e ndryshimeve t'i vijne secilit. Prandaj kesa per te vene njeriun ne qender te zhvillimit eshte me thelbor per procesin e ndryshimeve ne Shqiperi.
Per keto ndryshime progresive ne fushen ekonomike flasin te dhenat e pasqyres se meposhtme.
Uzina e Ferrokromit ne Burrel ne ditet e saj me te mira
Ashtu sikunder Albkromi, fabrika e koncentratit te kromit, miniera, veçanerisht ajo e Bulqizes, edhe Uzina e ferrokromit jet ditet me te mira.
Deri tani siç shpjegon drejtori i uzines te ferrokromit ne Burrel zoti Aqif Patushi jane realizuar detyrat e prodhimit me masen 100%, madje jane dhe mbi 1000 ton ferrokrom mbi planin, duke rritur fitimet si 6-mujor, ne 100 milion leke te reja.
Uzina, thote zoti Patushi ka kohe qe punon me kapacitet te plote qe prej shtatorit te vitit 94 duke mbajtur ne pune dhe rreth 700 puntore te qytetit te Burrelit e nga fshatrat perreth. Gjate ketij viti u muaren pune dhe 50 puntore te tjere si rezultat i hapjes se nje fronti te ri pune, nderkohe qe paga e punetoreve metalurge shkon deri ne 14 500 deri ne 15 000 leke ne muaj, ndersa te tjeres pagesat mesatare sot, e punonjesve te UFK-se ne Burrel eshte rreth 12 000 leke ne muaj.
Gjate vitit 94-95 jane bere investime te rendesishme siç eshte ristrukturimi i linjes furre, me nje vlere prej 15 milion USD, lere e cila nuk eshte investuar ndonjehere me pare ne UFK.
Funksioni ekonomik i saj ka bere qe se shpejti te filloje edhe ristrukturimi i nje furre tjeter. E me tej, me fondet e saj jane derguar per pushime rreth 120 punetore, jane akorduar fonde per strehimin e punetoreve te paster dhe cilet kane vite qe punojne ketu etj.
D.KARAJ
Brozi ben te paditurin
Lidhur me shtyrjen e mbledhjes se pleqesise se Kasacionit per daten 20 shtator, nenkryetare e Gjykates se Kasacionit, zoterinja Agim Shkupi dhe Avni Shehu pohuan per “RD” ne:
AGIM SHKUPI:
Sikurse dhe plenumi i Kasacionit u mblodh me mujain korrik, u hap seanca, por meqenese u paraqiten rezerva per njohjen e dosjes “Nano”, seanca u la te vazhdoje ne shtator. Date fikse nuk u caktua. Nderkaq Brozi kishte bere deklarimin ne shtyp se plenumi do te mblidhej me 12 shtator. I thame se kishte bere gabim se nuk na pyeti fare per caktimin e kesaj date. Data po afrohej, por ne si antare te plenumit ende e shohim te pamundur ta vazhdojme gjykimin sepse nuk kemi patur mundesi te plotesojme njohurite mbi çeshtjen ne fjale. I thame kryetarit qe te mblidhemi per ta shtyre daten. Ai tha, na mbledhuni ju, une nuk vij. Nuk eshte e vertete qe ai nuk di gje per mbledhjen. Ne ishim ne mbledhje te gjithe nje perjashtim te Brozit, i cili nuk donte te vinte. Ai u vendos unanimisht qe procesi ne fjale te shtyhej per daten 20 shtator.
AVNI SHEHU:
Data 12 shtator per shtyrjen e dosjes Nano, nuk ishte urdher i kryetarit Brozi. Kete date e ka shpallur me nje shkresë ish drejtori i administrativ Hadëri. Pas kesaj Brozi ka deklaruar ne shtyp daten 12 shtator si date te mbledhjes se plenumit. Ne te vertete ne si antare te plenumit e kemi pyetur disa here Brozin qe te na mblidhte ne te premten e 8-të. Ai nuk na pyeti. Atere ne u lidhem me te caktuar daten, meqenese data 12 ishte shume e afert dhe e pamundur per te shqyrtuar çeshtjen. “Bejuni ju, mbledhjen se une nuk vij”. Kete na tha me vonesim te tij na komunikoi zoti Shkupi qe ka folur me te. Mbledhja u be dhe u vendim unanimisht te Brozit, ishin te mendimit qe vazhdimi i seances te shtyhej ne 20 shtator. Edhe kete vendim te mbledhjes ia njoftuam Brozit, por ai nuk pranoi ta firmoste. Nuk eshte e vertete se ai nuk di gje rreth nje mbledhjeje te tille, gjithshka.
Z. Serreqi priti Z. Tinke
Dje paradite Ministri i Punes te Jashtme Alfred Serreqi priti Ministrin e Mbrojtjes te Rumanise George Tinke.
Ne kete takim Ministri Serreqi nder te tjera vuri ne dukje se pavaresisht se lufta ne Bosnje eshte padyshim pjesa me tragjike e kesaj krize, ceshtja e Kosoves perben aspekt themelor, i cili duhet te jete pjese e zgjidhjes se gjithshme se bashku edhe me elementet e tjera te saj. Shqiperia, vazhdoi ai, kontribuon qe konflikti te mos shtrihet me tej. Duke denuar vendosjen e koloneve serbe ne Kosove, ai theksoi se ky veprim e tensionon dhe destabilizon situaten ne rajon.
Zoti Serreqi nenvizoi rendesine qe ka zgjidhja e problemeve npermjet strukturave shumepaleshe te sigurise ne Evropë, çka, qe ne kemi firmosur te paret partneritetin per paqe, eshte deshmia e rendesise me perparesi qe ne i japim integrimit ne strukturat euroatlantike.
Ministri Rumun i Mbrojtjes George Tinke, pasi shprehu kenaqesine per takimin dhe rezultatet e bisedimeve te tij me presidentin Sali Berisha dhe personalitete te tjera te larta shqiptare, theksoi se bashkepunimi ushtarak midis dy vendeve tona do te kontribuoje ne zgjerimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe. Nder te tjera, ai vuri ne dukje se ajo qe i bashkon te dy vendet tona eshte edhe synimi per te evituar zgjermin e metejshem te konfliktit ne ish-Jugosllavi dhe per zgjidhjen politike te tij.
ATSH
NATO vazhdon sulmet ajrore ne Bosnje
NATO ka vazhduar per gjate gjithe nates se kaluar sulmet e saj ajrore te destinuara per te detyruar serbet e Bosnjes te terheqin armet e renda nga zona ekskluzive me nje rreze prej 20 km perreth Sarajevës, deklaroi nje zedhenes i komandes se NATO-s per krahun jugor te Evropes, cituar dje nga AFP.
Misionet vazhdojne, ne kemi kryer shume bombardime gjate nates, deklaroi zedhenesi. Objektivat e percaktuar nga NATO perfshijne sidomos depot e municioneve, komunikacionin, postat e komandimit dhe urat.
Zedhenesi beri fjale per nje permiresim te kushteve meteorologjike te dites se shtune dresa koha e keqe kishte ulur disa intensitetin e bombardimeve gjate dites se premte, duke u bere pengese per pilotet e NATO-s ne pengimin e objektivave te tyre.
Operacionet do te intensifikohen dhe do te jene shume efikase, nenvizoi zedhenesi.
Ne brendesi
Nga fondi i trashegimise se Partise Socialiste Dosja "Shehu"
Nga fondi i trashegimise se Partise Socialiste
Dosja "Shehu"
Ne numrin e sotem:
SEKRET
Proçesverbali i Mbledhjes se Byrose Politike te KQ te PPSH te datave 17 e 18 dhjetor 1981
RENDI I DITES: Analiza e gabimit te rende te kryer nga anetari i Byrose Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesen e djalit te tij me nje vajze me perberje shume te keqe politike
Lexoni ne faqen 5
I njoftojme lexuesit se me "Dosjen Shehu" do te vazhdojme edhe disa numra te tjere
Treguesit kryesore makroekonomike per vitet 1990-1994
1989 1990 1991 1992 1993 1994*
Ndryshimi në % në Prodhimin e Përgjithshëm të Brendshëm (PBB)
9.8 -13 -28 -10 11 7.4
Industri
8.1 -20 -37 -60 -10 -2
Bujqësi
14.5 -4 -21 18 14.4 6.8
Inflacion (përqindja e funditvit)
0 0 104.1 236.6 30.9 15.8
Inflacion (mesatarja vjetore në %)
0 0 36 226 85 24
Paratë në kuptimin e gjerë (rritja vjetore në %)
15 23 104 153 75 39
Bilanci i sektorit publik (bazë e angazhimit)
-9 -15 -31 -22 -16 -13*
Paratë në kuptimin e gjerë (raporti me PPB në %)
24 37 69 58 45 42
Papunësia (regjistruar në mijë)
103 133 150 190 301 261
Papunësia (e regjistruar, % e forcës punëtore)
6.7 8.5 9.5 12 19.5 16
*vlerësime **pa financim të huaj