Presidenti Berisha filloi viziten ne SHBA
Berisha: Jam shume i bindur qe Banka Boterore do ta ndihmoje Shqiperine
Hollbruk : Ishte nje takim i mrekullueshem
Nga LORENC LIGORI EDI PALOKA
Nga LORENC LIGORI
EDI PALOKA
NGA TAKIMI BERISHA - BRZEZINSKI
Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha mbërriti parmbrëmë në Shtetet e Bashkuara në aeroportin Dallas, e përcjellë të Uashingtonit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, zëvendës kryeministri dhe ministri i financave, Dylber Vrioni, ministri i jashtëm, Alfred Serreqi, ministra, ambasadori amerikan në Shqipëri, Entoni Lejk dhe zyrtarë të tjerë.
Me të mbërritur në Uashington, Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë e tij që iu dha rasti të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe të takohet me Presidentin Amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
"Jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu dhe e konsideroj një rast shumë të veçantë këtë vizitë, një rast me të cilin do të diskutoj, me Presidentin Bill Klinton, sekretarin e shtetit Uoren Kristofër, sekretarin Peri, senatorin Bob Doll, kongresmenin Gilman dhe shumë njerëz e zyrtarë të tjerë të SHBA-së, bashkëpunimin, zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe situatën në rajon. Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetës kryesorë të përmbysjes së diktaturës dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Mendoj se gjatë këtyre 3 viteve ka pasur një progres substancial në marrëdhëniet e gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe kjo vizitë vjen si një ngjarje kulmore e këtij progresi, për të shënuar një fazë të re në marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve tona. Një nga temat më kryesore të diskutimeve tona me presidentin Klinton dhe me zyrtarët e tjerë të lartë Amerikane, është problemi i Kosovës dhe i shqiptarëve në tërësi në aeroport. Presidenti Berisha, kishin dalë për ta pritur ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Lublin Dilja, zyrtarë të lartë i departamentit Amerikan të shtetit, Kris Hill, si- ambasadori amerikan në Shqipëri Uiliam Rajerson, dhe një numër zyrtarësh të tjerë dhe atarë të komunitetit shqiptar- amerikan. Zoti Hill i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si aktive dhe shumë të mira në një numër fushash. Ai shprehu besimin se këto marrëdhënie do të shkojnë në të ardhmen dhe theksoi përkrahjen që Presidenti Berisha po heq në këtë drejtim.
Kjo vizitë perkon me përpjekjet aktive dhe intensive diplomatike Amerikano-ballkanike. E zyrtarëve Amerikanë do të diskutojnë me Presidentin Berisha lidhur me një numër çështjesh rajonale, veçanërisht gjendjen në ish - Jugosllavi. Besoj se në takimet e Presidentit Berisha me zyrtarët Amerikanë do të diskutohet edhe rreth çështjes së Kosovës. Gjendja në Kosovë, mohimi i të drejtave bazë të njeriut atje, kanë qenë çështje shqetësuese dhe, me siguri, zyrtarët Amerikanë do të diskutojnë me Kosovën, me Presidentin Berisha.
Duke filluar nga dje deri të premten, kur largohet nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti Berisha ka një rend dite të ngjeshur. Përveç takimeve dhe veprimtarive zyrtare, Presidenti Berisha është i ftuar në pritje mjaft emërore nga komuniteti Shqiptaro Amerikan.
*
Mëngjesi i të hënës në Washington për Presidentin Berisha ishte i mbushur pune me analistin e njohur për marrëdhëniet ndërkombëtare, ish-këshilltarin e Presidentit Karter, të njohurin Zbigniev Brzezinski. Takimi u zhvillua pa praninë e gazetarëve. Mbas takimit, përfaqësues të zyrës shtypit të Presidentit informuan se u bisedua për marrëdhëniet në rajon, për zhvillimet e fundit dhe perspektivën e zgjerimit të institucioneve perëndimore në Evropën Lindore. Brzezinski vlerësoi lart Shqipërinë ka kërkuar para anëtarësimin në NATO, duke dëshmuar largpamësi politike.
Vete Brzezinski pohoi per shtypin: "Biseduam për zhvillimet demokratike në Shqipëri, situatën në rajonin e Ballkanit si dhe për çështjen e Kosovës, për zgjidhjen paqësore të saj".
Axhenda e takimeve e çoi më tej Presidentin Berisha në selinë e Bankës Botërore në Washington me drejtoresh ekzekutive dhe stafin drejtues të saj. Edhe ky takim u zhvillua pa praninë e gazetarëve. Mbas takimit Presidenti Berisha dhe Drejtori ekzekutiv i BB për Evropën Qendrore e Juglindore z.Kemal Dervish te pyetur nga shtypi shqiptare deklaruan:
Presidenti Sali Berisha: "Pata bisedime të hapura me bordin e drejtorëve të Bankes Boterore. Çështjet kryesore në te cilat u përqendruan ishte kërkesa e Shqipërisë për një bashkëpunim midis IDA dhe IFC, dhe midis sektorit tregtar dhe sektorit të kreditit me interes të ulët, për ripërtëritjen e infrastrukturës në Shqipëri. Bordi i drejtorëve ishte shumë i kënaqur me mënyrën se si Shqipëria ka proceduar me projektet, me sukseset e tije në Shqipëri. Nga ana tjetër kërkesa jonë u jet shumë interesante. Një kërkesë tjetër e jona ishte një ndihmë me e madhe mbi ripërtëritjen e sektorit bankar, sektori cili është shtyllë themelore e sektorit të ekonomisë i tjera të ekonomisë. Kërkova ndihmë në Bankës Botërore edhe për shtypin bankar, për t`u ndihmuar të studioje e të përvetësojë konceptet ekonomike të tregut, qe gazetarët e ekspozojnë, natyrisht duke ruajtur shpirtin kritik, sakte arritjet e reformës ekonomike, mungesat e saj",
Pyetjes, a jeni optimist se BB do ta ndihmoje Shqipërine ne te ardhmen, Presidenti Berisha iu përgjigj: "Jam shume i bindur qe Banka Boterore do ta ndihmoje Shqiperinë. Shume e rëndësishme është bashkëpunimi i IFC dhe IDA me ripërtëritjen e infrastrukturës shqiptare. Kjo është një nga rastet e para kur ky institucion do të realizojë. Shpresoj qe bordi i drejtorëve do të inkurajoje IFC te kooperoje me IDA dhe te jemi te sigurte se do te jete mjaft e suksesshme. Si qe e dini IDA është e angazhuar fuqishëm në rregullimin e procedurave, kërkova qe të ruhet diversiteti i projekteve, sepse në një jetë për të krijuar vetëm një lloj projektesh. Kërkuam angazhime më të mëdha. Unë shumë e madhe me BB që presin për t'u investuar në Shqipëri. Jane qindra milionë dollare të cilat do të përdoren për investime në energjinë elektrike, ripërtëritjen e ujit të furnizimit me ujë të pijshëm etj. Nuk ka për IFC të mos angazhohet tërësisht në infrastrukturën shqiptare, që do të thotë një angazhim shumë i madh financiar".
I pyetur nese more përgjigje konkrete për sistemin bankar, Presidenti Berisha theksoi: "Po. Kam marrë një përgjigje konkrete. Do të ketë ndihma për sistemin bankar. IFC ishte e para që u angazhua ne Shqipëri për ngritjen e bursës. Unë tani, sapo vizitova dhomën e kambizmit të Bankës Botërore. Shqipëria ka një histori të hidhur kambizmi, por kjo s'do të thotë se kambizmi është një procedurë ilegale. Sidomos kur bëhet në kushtet e një discipline financiare. Unë mendoj se Shqipëria duhet ta studiojë këtë procedure.
Kemal Dervish: "I pyetur nga "RD"-ja për takimin me Presidentin Berisha theksoi: "Ishte nje takim bashkepunimi, por e veçanta e tij ishte se personalitete te shquara te BB duke perfshire perfaqesues te BB- SHBA. Hollande etj, paten rastin te kontaktojne direkt me Presidentin Berisha, dhe t'i kushtonin diskutimet ne nje nivel personal. Pandej ishte nje takim i veçante dhe ne jemi te kenaqur. Programi i BB ne Shqipëri vazhdon. Eshte nje program afatgjate, 40 vjeçar, nje shume e madhe parash per zhvillimin e Shqiperise. Programi përfshin 3-4 projekte do vit. Ato do te jene me te medha sepse tani kemi nje projektume ne bashku. Dëshirojmë t'i japim prioritet projekteve te medha te infrastrukturës. Pyetjes se "Koha jonë" nese ka Banka Boterore ndonje kusht apo kerkese politike ndaj Shqiperise, z.Dervish u përgjigj:"Ne jemi te interesuar per projektet tona, per to cilat po punojme se bashku. Projektet po shkojne shume mire. Ne shpresojme se stabiliteti ekonomik do te vazhdoje edhe ne vitet e ardhshme. Ne kemi besim".
Për drekë, Presidenti Berisha ishte i ftuar i sekretarit të Shtetit Uorren Kristofër. Në takimin te pranishem e dhe nensekretaret Piter Tarnoff dhe Holbruk. Mbas takimit, nensekretari i shtetit Hollbruk u shpreh: "Ishte një takim i mrekullueshem. Ne patem diskutime te mrekullueshme. Ne trajtuam marrëdhëniet në rajon. Presidenti Berisha e mbeshteti plotesisht politiken amerikane. Patem diskutime te gjata mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Per çështjen e Kosovës ne i rikomfirmuam edhe njëhere deklarata e Presidentit Klinton".