Mbeshte[t]je e plote e SHBA per proceset demokratike ne Shqiperi
Berisha dhe Klinton per 45 minuta se bashku
Klinton: Shqiperia ka vemendjen tone te madhe
Berisha dhe Klinton per 45 minuta se bashku
Mbeshte[t]je e plote e SHBA per proceset demokratike ne Shqiperi
Klinton: Shqiperia ka vemendjen tone te madhe
Shqiperise i akordohen edhe 45 milion dollare
LORENC LIGORI
EDI PALOKA
Uashington, 12 shtator 1995
Dje ne oren 11.40 “Limuzina” e Presidentit Berisha hyri ne Shtepine e Bardhe ku u zhvillua takimi me Presidentin e SHBA Bill Klinton.
Ne pjesen e pare te takimit ishin te pranishem, nenpresidenti i SHBA Al Gore, zv/kryeministri shqiptar Dyber Vrioni dhe Ministri i Jashtem Alfred Serreqi. Me tej takimi midis Presidenteve Berisha e Klinton u zhvillua koke me koke.
Nga 30 minuta te programuara takimi vazhdoi per mbi 45 minuta. Burime te Presidences informojne se ne takim u bisedua per marredheniet e bashkepunimit midis dy vendeve. Presidenti Klinton theksoi ndihmen e gjithanshme qe SHBA do te vazhdoje ti jape Shqiperise. Nga ana nga ceshtjet e rendesishme qe u diskutua ishte edhe situata rajonit e Ballkanit, lufta ne ish Jugosllavi dhe sidomos zgjidhja e problemit te Kosoves. Mbas takimit Presidenti Berisha deklaroi per gazetaret shqiptar:
“Une dhe Presidenti ne takimin me Presidentin Klinton ishte nje takim jashtzakonisht i rendesishem. U diskutuan te gjitha problemet kryesore me interes tepermas per marredheniet dypaleshe dhe ato te rajonit. Presidenti Klinton shprehu mbeshtetjen e plote per zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Ai shprehu angazhimin e tij per te kontribuar ne konsolidimin e metejshm te shtetit te se drejtes dhe ekonomise se tregut, vendosmerine per te zgjeruar ndihmat per Shqiperine e konkretisht ai me garantoi se kete vit do te jene edhe 45 milion dollare ndihma te tjera pervec nje pjese te ndihmave qe nuk perfshihen ne kete pakete.
Une mendoj se rame dakord me Presidentin Klinton per te zgjeruar bashkepunimin e gjithanshem dhe ai me garantoi se do te inkurajoje investitoret amerikane qe te vine ne Shqiperi. Do te shtohen ndihmat ekonomike dhe do te rritet bashkepunimi ushtarak midis dy vendeve”.
Ne deklaroje se gjeta nje mirekuptim te plote dhe vendosmeri te madhe nga Presidenti Klinton dhe administrata e tij per te ndihmuar Shqiperine. Disa here Presidenti Klinton me tha:
“Mos mendoni se Shqiperia pese eshte nje vend i vogel nuk e ka vemendjen tone te madhe”.
Lidhur me ceshtjen e Kosoves une insistova qe te luhet ne ashpersi e grupti te Kontaktit dhe Presidenti Klinton me siguroi per mbeshtetje e SHBA deri ne restaurimin e plote te te drejtave njerezore e kombetare te shqiptareve te Kosoves”.
Nga aktivitetet e Presidentit Berisha ne Uashington
Nga aktivitetet e Presidentit Berisha ne Uashington
Nga aktivitetet e Presidentit Berisha ne Uashington
Kronike
Do te shtohen ndihmat ekonomike dhe bashkepunimi ushtarak
Mbas takimit me sekretarin e thesarit Robert Rubin dhe perfaqesite te tjera te thesarit amerikan, Presidenti Berisha zhvilloi nje sere takimesh te tjera ne Uashington. Keshtu te henen ne oren 16.30 Presidenti Berisha pershendeti forumit Studimeve nderkombetare dhe Strategjike. Analisti i njohur Zbigniew Brzezinski mbajti fjalen e hapjes gje qe cilesoi ai vleresoi proceset zhvillimit demokratik ne Shqiperi. Ne prezantimin per Presidentin Berisha, Brzezinski cmoj kontributin e Berishes ne zhvillimet demokratike ne Shqiperi, dhe ne politiken e stabilitetit e paqes ne Balkan.
Me tej Berisha mbajti nje fjalim te zgjeruar, ne te cilin prezantoi ecurine e demokracise shqiptare, politiken e saj te jashtme etj.
Mbas fjales se Berishes, e cila u prit me interes nga te pranishmit, u zhvillua nje bashkebisedim ku Presidentit iu pergjigj interesimit te pjesemarresve. Me tej Berisha dhe zonja e tij vizituan Muzeun e Holokaustit.
Ne kete muze eshte shenuar edhe kontributi i shqiptareve per mbrojtjen e hebrenjve nga genocidi nazist gjate Luftes se Dyte Boterore i tha Presidentit Berisha, drejtori i muzeut Mark Lemen. Shqiperia u shua listes se vendeve te cilat kane ndikuar dhe kane mbrojtur Hebrenjte gjate luftes se dyte boterore shtoi Lemen dhe i tregoi Presidentit Berisha pllaken simbolike, e cila mban 30 emra te qytetareve shqiptare per te cilet ekziston dokumentacion edhe ne muzeun e Holokaustit edhe ne Izrael, qe kane ndihmuar me menyra te ndryshme qytetaret hebrenj per t'i nxjerre ne duart e nazisteve, per t'i cuar ne kampe te perqendrimit.
Rrefimi per secilin prej ketyre shqiptareve tani ruhet ne arkivat dhe historikun e muzeut.
Gjate kesaj vizite presidenti Berisha u shoqerua edhe nga ligjvenes Gilman, sekretari i komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per ceshtjet e jashtme. Ai tha se roli i shqiptareve gjate luftes se Dyte Boterore, sidomos e i cili ishte vend i vetem ne Evrope ku numri i hebrenjve pas luftes ishte me i madh se sa ai para luftes, dha para Luftes, dha drejtori i Muzeut Lemen.
Presidenti Berisha i falenderoi perpjekjet e muzeut te Holokaustit ne Uashington dhe atij ne Izrael per te njohur kontributin e shqiptareve, te cilet mbrojten hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore.
Sot ketu jane vetem 30 emra, por ketu vjen ne historine e Muzeut dhe paraqesjen e popullit, kombit dhe permes cdo shembulli i tregoje botes vlerat, virtytet dhe humanizmin e popullit shqiptar, theksoi Presidenti Berisha. Gjate vizites se tij Presidenti Berisha vendosi nje kurore lulesh per te nderuar viktimat e Holokaustit dhe nazizmit dhe u shenua ne librin e vizitoreve. Ne radhe, drejtori i Muzeut Mark Lemen i paraqiti Presidentit Berisha per fjalet e tij dhe shtoi se ky institucion eshte i nderuar nga vizita e Presidentit te Shqiperise.
Ne emer te muzeut te Holokaustit falenderoj sjelljen fisnike te popullit shqiptar gjate periudhes se pushtimit nazist. Shqiperia ishte nje nga disa vendet te pakta, ku hebrenjte nuk u torturuan dhe nuk u vrane. Ata mbijetuan fale ndihmes se shqiptareve. Ky eshte nje institucion i kujtimeve te tmerrshme, por ne e kujtojme dhe fisnikerine dhe bujarine.
Vizita e Presidentit Berisha ishte nje gjest fisnik. Ne shenje falenderimi per viziten, zoti Lemen i dhuroi Presidentit Berisha nje liber te Muzeut.
Presidenti Berisha falenderoi per dhuraten dhe theksoi se demokratizimi i Shqiperise dhe hapja e saj ndaj botes bene qe te shtohet edhe interesi i saj per te treguar vlerat e saj ne bote.
Takimet e përfaqesuesve te ceshtjeve nderkombetare te Institutit kombetar demokratik dhe nga ana e punes me agjensite tregtare dhe te asistences te BB, OPIC IFC, AID, TDA, EX/IM Bank, Treasury, Commerce dhe nga AAEF mbyllen aktivitetin Berisha ne Uashington.
Dita e djeshme pa dyshim, kulmoi me takimin e dy presidenteve Berisha-Klinton. Takimi i pare ishte ai me perfaqesues te Fondacionit Heritage. Vijoi nje vizite ne varrezat e Arlingtonit. Takimi me drejtorine CIA Dr.Deutch u zhvillua pasdite vone.
Nderkohe ora 11.45 shenoi fillimin e takimit Klinton-Berisha. Mbeshte[t]je e plote e administrates amerikane per proceset demokratike ne Shqiperi. Mbas takimit Berisha do te ishte i ftuari i Drejtorit te FMN z. Michel Camdessus.
Takimet e Presidentit Berisha vijuan me tej me republikanin Gilman me senatorin Dole me HIRC etj.
Ne brendesi
Neser : Dosja Shehu" do te jete ne duart e lexuesit tone e plote si suplement i gazetes "RD"