Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E marte 19 shtator 1995

Vizite shume e frytshme, shume e rendesishme

Presidenti Berisha ne Konference Shtypi Komunikate shtypi mbi viziten e Presidentit te Republikes, Sali Berisha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes 11-15 shtator 1995 Presidenti Berisha ne Konference Shtypi Vizite shume e frytshme, shume e rendesishme Komunikate shtypi mbi viziten e Presidentit te Republikes, Sali Berisha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes 11-15 shtator 1995 Prej dates 11 deri me 15 shtator Presidenti Sali Berisha, i ftuar nga Presidenti Bill Klinton beri nje vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete vizite ai shoqerohej nga zv/kryeminister dhe Minister i Financave, Dylber Vrioni, Ministri i Jashtem, Alfred Serreqi, Ministrja e Industrise, Tregtise dhe Transportit, Zana Panariti dhe keshilltare te tij, Genc Pollo, Fatos Beja, Mimoza Vokshi, Aida Shehu. Gjate kesaj vizite ai u takua me Presidentin Klinton, disa anetare te Kabinetit te tij, senatore dhe kongresmene, biznesmene dhe perfaqesues te komunitetit Shqiptaro-Amerikan si dhe perfaqesues te qarqeve te larta politike e ushtarake. Gjate qendrimit te tij ne SHBA Presidenti Berisha u takua gjithashtu me Sekretarin e Pergjithshem KB, Administratorin e Pergjithshem te PNUD-it, Drejtorin Ekzekutiv te FMN. z.Kamdesy dhe drejtues te Bankes Boterore. Ne takimin qe Presidenti Berisha pati me Presidentin Klinton ne Shtepine e Bardhe, ishin te pranishem edhe zevendesPresidenti Al Gor, Sekretari i Shtetit Kristofer, Kryetari i Keshillit Kombetar te Sigurimit, Antoni Leik, z. Richard Hjulbruk dhe z.Kus Hill, te cilet ne takimin Presidenti Berisha shprehu vendosmerine e Shqiperise per realizimin e dy objektivave kryesore te programit te Partise Demokratike: krijimin e nje shoqerie demokratike per te gjitha shtresat shoqerore kudo qe jane domethene ndertimin e shtetit ligjor dhe te ekonomise se tregut, si dhe zhvillimin e shpejte ekonomik te vendit. Ai paraqiti zhvillimet e reformave e rezultatet e tyre ne Shqiperi ne drejtim te ndertimit te shtetit ligjor dhe te ekonomise se tregut si dhe ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne fushat institucionale, legjislative, te tregtise se lire, te ekonomise se tregut si dhe pikpamjet shqiptare per situaten ne rajon. Ne takim Presidenti Berisha theksoi rendesine qe ka pasur mbeshtetja dhe ndihma amerikane ne arritjen e deritanishme. U be nje analize e bashkepunimit dypalesh ne fushen politike, institucionale, teknike e ushtarake. Ai e falenderoi Presidentin amerikan per vendimin e tij per te themeluar Fondin Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjes dhe i kerkoi atij te Agjencise se Garancive te Investimeve Private (OPIC) si dhe te rrise ndihmen ekonomike teknike dhe ushtarake per Shqiperine sikunder edhe ndihmen per konsolidimin e institucioneve te ekonomise se tregut. Ai vleresoi kontributin e vendit tone per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Ai falenderoi Presidentin Berisha per kontributin e Shqiperise ne bashkepunimin ushtarak dypalesh shprehu mbeshtetjen e fuqishme te SHBA ne konsolidimin e institucioneve demokratike, ne zgjerimin e ndihmes ekonomike per vendin tone duke premtuar 45 milion dollare ndihma si dhe zgjerimin e bashkepunimit ushtarak ne kuadrin bilateral dhe te partneritetit per paqe, ndihme ne politikat, nderlidhje e per forcimin e kapaciteteve mbrojtese, angazhim ne manovrat e perbashketa, pergatitjen e kompanise paqeruajtese. Presidenti Berisha i shprehu Presidentit Klinton shqetesimin e tij te madh per gjendjen e rende ne Kosove dhe i kerkoi angazhimin e SHBA ne zgjidhjen e problemit te Kosoves dhe insistoi qe ceshtja e Kosoves te vihet ne rend te dites perpjekjeve nderkombetare per arritjen e paqes dhe te zgjidhjes perfundimtare ne ish-Jugoslavi. Ai kerkoi gjithashtu heqjen e embargos ndaj Serbise te kushtezuar me arritjen e nje zgjidhjeje ne Kosove dhe zbatimin e saj. Ne takimin ne Shtepine e Bardhe Presidenti Berisha vleresoi perpjekjet amerikane per ti dhene fund konfliktit te armatosur dhe vendosjen e paqes ne Bosnje-Hercegovine, perperzjerjen marreveshjes se Gjeneves e arritur nga Ndihmes-Sekretari i Shtetit Holbruk, si nje hap i rendesishem dhe optimist drejt paqes si dhe qendrimin ushtarak te NATO-s si nje domosdoshmeri per te detyruar agresoret te pranojne paqen. Ai i beri te ditur Presidentit se mund te jape Shqiperia per favorizimin e kurorezimit me sukses te ketij perpjekjeje. Presidenti Berisha u angazhua se edhe ne te ardhmen Shqiperia do te vijoje me politiken e saj te kontribuoje ne stabilitetin dhe shmangien e tensioneve ne rajon. Presidenti Klinton e siguroi Presidentin Berisha se SHBA do ti pmbahen plotesisht linjes se kuqe ne Kosove dhe se do te angazhohet deri ne fund ne zgjidhjen e problemit te Kosoves dhe rikthimin e plote te autonomise se perparshme te saj. Vendi juaj eshte i vogel, tha ai, por vendim jane per te eshte e madhe. Presidenti Berisha foli gjithashtu me zevendesPresidentin Al Gor qe vizitojne Shqiperine. Ne dreke me Sekretarin e Shtetit Kristofer hasen problemet e bashkepunimit bilateral, ne fushen ekonomike, teknike dhe ushtarake u diskutuan gjeresisht zhvillimet e fundit ne rajon dhe gjendja shqetesuese ne Kosove. Presidenti Berisha kembe[?]nguli qe ceshtja e Kosoves te behet pjese e planeve te Grupit te Kontaktit per zgjidhjen e krizes ne ish-Jugoslavi, qe heqja e sanksioneve ndaj Serbise te kushtezohet nga zgjidhje e drejte e ceshtjes se Kosoves dhe te dergohet Millosheviçi e filloi dialogun me perfaqesuesit legjitime te shqiptareve te Kosoves. Ne takimin me Sekretarin e Mbrojtjes Perri u diskutua gjeresisht bashkepunimi dypalesh ushtarak dhe zgjerimi i tij ne ardhmen. Kerkesave te Presidentit Berisha pala amerikane iu pergjigj me mirekuptim. Sekretari Perri falenderoi Presidentin Berisha per kthesat portuale dhe aeroportuale qe i Shqiperia i ofroi ushtrise amerikane dhe NATO-s per kryerjen me sukses te misioneve te tyre ne favor te paqes ne Bosnje-Hercegovine. Ne takimin me Sekretarin e Thesarit Rubin Presidenti Berisha kerkoi ndihmen e Departamentit qe ai drejton ne privatizimin e sistemit bankar, e ngritjen e bursës, konsolidimin e doganave dhe bashkepunimin nderkombetar. Keto kerkesa gjeten mbeshtetjen e Sekretarit Rubin. Ne takimin qe Presidenti Berisha pati me Kryetarin e Agjensise Qendrore te Zbulimit Xhon Dojç u dakordua per te forcuar bashkepunimin ne shkembimin e informacionit me interes te perbashket. Gjate vizites ne seline e Kongresit amerikan, Presidenti Berisha pati nje bashkebisedim te ngrohte me Liderin e shumices republikane ne Senat, senatorin Bob Doll, te cilit i paraqiti reformat ne Shqiperi dhe qendrimin e Shqiperise per Kosoven dhe krizen ne rajon. Senatori Doll shprehu perkrahjen e tij te plote per hapat e ndermarra ne Shqiperi ne keto tre vjet dhe per vazhdimin e kesaj politike, si dhe mbeshtetjen e vet per ceshtjen e Kosoves dhe per pjekjen e Shqiperise ne kete drejtim. Presidenti Berisha e takoi senatorin Mek Kein, Kryetar i Komitetit per Sherbimet e Armatosura, Komitetin e Mardhenie Nderkombetare per Dhomes se Perfaqesuesve, Kryesuar nga kongresmeni Gilman, si dhe grupin e ceshtjeve shqiptare ne Kongres, te drejtuar nga kongresmeni Ingli. Ne te gjitha keto takime legjislatorët amerikane shprehen perkrahjen e tyre te plote per kursin e reformave qe Qeveria e z.Meksi po ndjek per me Shqiperi, per politiken e vendit ne rajon, si dhe per orientimin properendimor te politikes se jashtme shqiptare. Gjate vizites ne SHBA Presidenti delegacioni qe e shoqeronte paten nje sere takimesh me biznesmene dhe perfaqesues te firmave te medha amerikane, per te cilat nje ndihme te cmuar dha edhe Presidenti Skalone i bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjes. Ne Uashington, Boston dhe New York u organizuan tre takime te medha me perfaqesues te komunitetit shqiptar te Amerikes. Ne te tre takimet u manifestua mbeshtetja e plote e bashkeatdhetareve tane per Qeverine Demokratike dhe politiken e ajo ka ndjekur brenda dhe jashte vendit. Ne New York Presidenti Berisha takoi ne Pallatin e Qelqte me Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Butros Butros Ghali, te cilit Presidenti i kerkoi te fute ne rendin e dites se mbledhjeve te Grupit te Kontaktit zgjidhja e ceshtjes se Kosoves. Sekretari i Pergjithshem angazhua ta diskutoje kete kerkese ne mbledhjen me te pare te Sekretariatit. Presidenti gjithashtu takoi ne seline e Kombeve te Bashkuara Administratorin e Pergjithshem te PNUD-it Xhejms Speth, te cilit i kerkoi zgjerimin e projekteve te ketij programi ne Shqiperi. Ne Washington ne takimet qe Presidenti pati me Drejtorin e Fondit Monetar Nderkombetar Mishel Kamdesy u diskutua per format dhe arritjet e saj. Ne takimin me drejtuesit e bankes boterore u diskutua per projektet zhvillimore dhe per mundesite e zgjerimit te tyre. Si konkluzion vizita e Presidentit Berisha ne Washington ishte nje vizite shume e frytshme, shume e rendesishme dhe e suksesshme. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit Tirane, me 18.09.1995 FOTO: G. XHENGO
Sali Berisha Bill Klinton Dylber Vrioni Alfred Serreqi Zana Panariti Shtetet E Bashkuara Te Amerikes Shqipëri Kosovë Bosnje-Hercegovine Uashington

Takim ne seline e PDSH

Dje, paradite, Sekretari i Pergjithshem i PDSH, z. Tritan Shehu, priti Drejtoreshen e Institutit Ndërkombetar Republikan per Evropen Qendrore dhe Lindore me qender ne SHBA, zonjen Kler Sekler, e cila shoqerohej nga zoterinjte Piter Dickinson, Tomas Peterson dhe Rendi Sifka. Zoti Tritan Shehu i njohu miqte amerikane me gjendjen aktuale ne vend, me arritjet e PD ne keto vite te qeverisjes se saj, dhe me ripertëritjen e te gjitha strukturave te PD ne baze. Me tej, zoti Tritan Shehu, foli per suksesin e vizites se Presidentit Berisha ne SHBA, te cilen ai e cilësoi si shprehje te forcimit te metejshëm te marredhenieve shume te mira midis Shqiperise dhe SHBA. Ne fund te fjales se tij, zoti Tritan Shehu theksoi se ndihma e institucioneve nderkombetare amerikane ka qene tejet e dobishme per triumfin e demokracise ne vendin tone, c'ka jemi te bindur se do te vazhdoje edhe ne te ardhmen per te miren e konsolidimit te demokracise ne Shqiperi ne menyre qe te mos kthehemi me ne pushtet komunistet e pandreqshem. Miqte amerikane, ne fund te ketij takimi mbasi vleresuan lart pergatirjen e gjithanshme te Shqiperise ne kuadrin e institucionalizimit te demokracise, shprehen gatishmerine tyre per ta ndihmuar edhe me teper PD ne zgjedhjet parlamentare te '96. Zedhenesi i PDSH UKZENEL BUÇPAPAJ
Tritan Shehu Piter Dickinson Tomas Peterson Rendi Sifka Ukzenel Buçpapaj SHBA Shqipëri Evropen Qendrore Dhe Lindore

Nje shaka fare "e vockel" e Pashkos

Nje shaka fare "e vockel" e Pashkos - Une kam te drejte kushtetuese te zgjedhim dhe te zgjidh qe te desheroj une. Nese deshiroj te zgjidh nje ish-agent, kjo eshte puna ime dhe e votes se fshehte... Kështu deklaron Gramoz Pashko ne nje interviste te 17 shtatorit ne gazeten "Koha jone". Si pas Pashkos politika eshte ne loje hapur ku mund te penetrojne, madje te dalin ne krye te forcave politike djalli apo shenjt, qe nga ish agjentet dhe spiunet e Sigurimit e Shtetit gjer te inkuisitorët e genocidit, kriminelet e nomenklatures se kuqe... Deklarata te tilla nuk te habisin, sidomos kur behen nga "politikane" te tipit te Pashkos, qe nuk dihet se neper çfare analesh kane hyre ne politiken shqiptare dhe ku kerkojne te çojne ujë. Pashko dhe disa te tjere nuk mund ta pajtohen me idene se politika mund te beje diference, se ligjet qe mund te miratpjë Parlamenti duhen nxjerrin jashte politikes, monstret, qe nga zelli per t'i sherbyer te keqes ne ka kaluar, nuk jane shkeputur as sot, duke u shnderruar ne anatemues te demokracise. SAMI MILLOSHI
Doko Brozi

Perse heshten ?

Perse heshten gazetaret e "ZP" - se dhe satelitet e tyre dje ne konferencen e shtypit te Presidentit Berisha? Perse nuk bene ata asnje pyetje? Si u be ata meme? Kushi i urdheroi ? I urdheroi valle Pellumbi, Doko, apo çfare ndodhi ? Ti kete marre me te mire vlla Brozi? A thua jane bere pishman per gjith ate mashtrime qe i kane bere lexuesit te tyre gjate vizites se Presidentit ne Amerike? Kush do tu jape pergjigje ketyre pyetjeve ? Kryeredaktori Gelliç apo kryeredaktori i kryeredaktoreve dhe zevendeskryeredaktoreve Ruçi? Perse heshten gazetaret e "ZP" se? A i kishin marre kokat e tyre me vete ? A kishin ne koke pyetje ? Apo kishin ne koke pyetje e kokes se Pellumbit, te Dokles, te Hajdarages, te Ruçit ? Kush do tu jape pergjigje ketyre pyetjeve ? A thua do te pergjigjet Lani apo zevendeskryeredaktorit ? Apo do te pergjigjet Shqipyri i zevendeskryeredaktorit te kryeredaktorit ? I.B.
Gelliç Ruçi Hajdaraga Lani Shqipyri SHBA

Mjerim intelektual

Gjysmaket zakonisht thone gjera gjysmake. I tille eshte edhe ashtuquajturi koment i Astrit Koles, ne gazeten Aleanca te 15 shtatorit qe nuk guxon te vere as emrin, por nuk e veshter te dallohet se eshte dora vete e alias Vladimir Preles. Çiraket e Sofo Lazrit, te rritur ne inkubatorin e shtirjesndjes dhe mekuar me therrimet e Nexhmijes se Komitetit Qendror te PPSH. Mjerimi i tij intelektual fillon brambon me mashtrimet qe trilloi rreth te vertetave te vizites se Presidentit Berisha ne Uashington. Teza e hicalistit Shturxhina Kola mbi analogjine e drejtapejte te minoritetit grek ne Shqiperi me drejtat kombetare te popullit shqiptar ne Kosove, eshte nje teze qe buron prej urrejtjes te qelbur te Beogradit ku sturxhinat i Tiranes, njelloj si qymeshorët i B., e informojne Uashingtonin kane qene me kohe bashke me Soron. Cinismi i tij ndaj suksesit te padiskutueshem te vizites se Berishes nuk eshte as irias i papritur. Eshte cinizem ne ate qelize qe realisht ka vdekur ne demokraci, por qe perpiqet te mbijetoje me sorollopin mjeran te ushqimeve te guzhines se Millosheviçit. Hijes se Koles ose shefit te tij Vladimir Prela dhe te gjithe klanit te tij sanhlepirës te Sofo Lazrit, bashke me shtëpinjaken, ne ju themi: bemi ju keni per te mbaruar ne koshin e plehrave bashke me kronikat tuaja te zeza. Shqiperia nuk eshte cifliku i maskarenjve, e mbajne veten ne kryerace, por qe ne te vertete kane qene dhe do te mbeten bastarde klasike qe e hane turpin ne buke. DUKAGJIN HATA
Sofo Lazri Nexhmije Millosheviçit Dukagjin Hata Sali Berisha Uashington Shqipëri Kosovë Beograd Tiranë

Socialistet shqiptare? Bota demokratike nuk i pranon me Marksin ne program

Bujar Muharremi, RTV: Gj ate vizites suaj ne Amerike ka patur disa trakte kunder SHBA dhe kunder lidhjeve te Shqiperise me kete vend. Gjate kesaj udhe socialistet u terhoqen perfundim[?]isht nga parlamenti. Ai i shehni keto zhvillime si nje perpjekje per te zbehur rezultatet e kesaj vizite. Përgjigje: Gazetari Piter Lukas ne nje shkrim te botuar ne "Boston Gloub" e vleresoi mosvajtjen tuaj ne Universitetin e Bostonit si akt i nje burri shteti. Dicka me gjeresisht lidhur me pergjigjet e lobit grek per te nderhyrë ne kete ceshtje? Pergjigje: Lidhur me traktet. Traktet, sigurisht i kane shperndare elemente te ekstremizmit shqiptar, qe mbartin mentalitetin, qendrimin dhe psikologjine e vjeter dhe eshte nje perpjekje, krejtesisht e plotesisht e deshtuar, por qe me se paku hollesisht per kete problem jam i sigurt se qendrat e tjera mund te dine me shume. Ata te cilet do t'i mbeten besnike Marksizmit, mund te kene ide me teper per keto veprimtari. Sidoqofte, do te thoja, jane akte donkishoteske. Lidhur me braktisjen e parlamentit une mund te them se gjesti i ekstremizmit te majte nuk ka patur kurrfare pasqyrimi apo ndikimi ne viziten time ne Uashington. Sepan, njeren SHBA dhe ne vendet demokratike e dine shume mire se aktet e tilla kane ne baze intoleranca ideologjike, mungesen e plote te kultures parlamentare. Se te dalesh nga parlamenti, sepse kete dite dhe kete ore duhet pajteter te vije kryeministri, do te thote te adoptosh nje qendrim intolerant dhe tiranik ndaj pushtetit tjeter. Pushteti jane te ndara, dhe ne nje vend demokratik jane te detyruara te Traktet, sigurisht i kane shperndare elemente te ekstremizmit shqiptar, qe mbartin mentalitetin, qendrimin dhe psikologjine e vjeter dhe eshte nje perpjekje, krejtesisht e plotesisht e deshtuar. (Vijon ne faqen 2)
Bujar Muharremi Piter Lukas SHBA Shqipëri Bostonit Uashington

Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha pas përfundimit me sukses te plote te vizites zyrtare ne SHBA, do t'i jape para gazetarëve ne nje konference shtypi. Ne celje te kesaj konference zoti Berisha u shpreh, se qellimi i ketij takimi me ju eshte t'u jap nje informacion me te drejtpërdrejtë per viziten time ne Uashington
Sali Berisha SHBA Uashington