Antikushtetues Vendimi i Pleniumit te Gjykates se Kasacionit
Eshte antikushtetues vendimi i Pleniumit te Gjykates se Kasacionit date 26.07.1995 per shqyrtimin pas dates 31 korrik 1995 te kerkesave per mbrojtje ligjshmerie te ceshtjeve penale.
Keshtu u vendos dje ne mbledhjen e Gjykata Kushtetuese e Shqipërise, pas marrjes ne shqyrtim ne séance gjyqesore me dyer te hapura te ceshtjes qe i perkiste, si kerkues Keshillit te Ministrave, i perfaqesuar nga Ministri i Drejtesise Frasheri dhe i interesuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqipërise Alush Dragoshi dhe Fatos Nano i perfaqesuar nga avokati Perparim Sanxhaku, me objekt: Deklarimin antikushtetues te mbledhjes se Pleniumit te Gjykates se Kasacionit dhe shqyrtimit prej tij te kerkesave per mbrojtje ligjshmerie ne lende penale.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese, i shpallur ne formen e vendimit, ju dha dje, per zbatim Gjykates se Kasacionit ne Tirane.
DYLEJMAN KARAJ
Njoftim shtypi
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit njofton se dje pasdite në oren 18.00 Presidenti Berisha pati një takim me të grupin parlamentar të PD. Në kete takim Presidenti i njohu gjerësisht deputetët me rezultatet e vizitës se tij në SHBA.
Presidenti e vlerësoi kete vizitë shumë të frytshme si një treguar i shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit, Senatin dhe Kongresin Amerikan, ekzistojnë ndjenja të forta miqësore për Shqipërinë dhe shqiptarët, vlerësimi i madh për arritjet e reformave legjislative, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe vendosmëria e veçantë për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve e zhvillimin e ekonomisë se tregut.
Presidenti Berisha theksoi se Presidenti Klinton ishte angazhuar për të rritur ndihmen ekonomike të SHBA për Shqipërinë, për të inkurajuar investimet amerikane në Shqipëri, për të rritur ndihmen teknike për konsolidimin e institucioneve si dhe bashkëpunimin ushtarak.
Çështja e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe problemi i Kosovës, ishin ndër çështjet kryesore për të cilat u diskutua në Uashington.
Në takimin me Presidentin Klinton, Sekretarin e Shtetit Kristofor, si dhe në takimet në Kongresin dhe në Senatin Amerikan, Presidenti Berisha gjeti mbështetje të plotë për zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës.
Berat: Sot festivali folklorik kombëtar
Berat:
Sot festivali folklorik kombëtar
Ne qytetin e lashtë muze të Beratit, nga dt. 20 - 25 shtator do të zhvillohet festivali folklorik kombëtar. Për një javë rresht në këtë qytet muze do të kumbojnë me tere madhështine e tyre meloditë e këngëve, valleve dhe ato instrumentale të popullit tonë të talentuar. Në kete festival do të marrin pjesë folklorike nga 36 rrethe të vendit tonë, si dhe nga diaspora e afert dhe e largët psh maqedoni e Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Turqia, Zvicrës, Ukraines, Avrastralisë, Greqisë deri tek shqiptarët e Amerikës. Me qindra këngëtarë, rapsodë, valltarë si dhe instrumentistë popullorë nga të kater anët e atdheut dhe diaspora janë pergatitur me tere seriozitetin e duhur që të sjellin në ketë festival begatinë dhe larminë e artit tonë popullor, art i kruar në shekuj, art qe e ka ndjekur shqiptarin në tëre rrugen e historisë se tij. Ky art ndon ka lindur nder sallonet moderne por mes malesh e bjeshkëve, luginave e fushave, ai ka qenë derdhur gjak për mbrojtjen e vatanit dhe gjatë per te luajtur i lire në trojet e veta. Populli ynë gjithmonë e ka çmuar trimërine
Ukraines, Avrastralisë, Greqisë deri tek shqiptarët e Amerikës. Me qindra këngëtarë, rapsodë, valltarë si dhe instrumentistë popullorë nga të kater anët e atdheut dhe diaspora janë pergatitur me tere seriozitetin e duhur që të sjellin në këtë festival begatine dhe larminë e artit tonë popullor, art i kruar në shekuj, art qe e ka ndjekur shqiptarin në tërë rrugen e historisë se tij. Ky art ndon ka lindur nder sallonet moderne por mes malesh e bjeshkëve, luginave e fushave, ai ka qenë derdhur gjak për mbrojtjen e vatanit dhe gjatë per te luajtur i lire në trojet e veta. Populli ynë gjithmonë e ka çmuar trimërine
(Vijon në faqen 2)
Dje ne Gjykaten Kushtetuese
FOTO: PETRIT OMERI
Apel i shoqates se juristeve te Shqipërise
Shoqata e e juristëve të Shqipërisë me apel te saj drejtuar organizmave me te rendesishme të vendit, thekson se nisur ngjarjet e fundit që synojnë një rrezik real të dhunimit të ligjit nga e majta neokomuniste.
E majta po e shfrytëzon me se miri hobin delirant të zotit Zef Brozi, i clibërndanedjte deshiron te ndodhet: në faqet e para të gazetave, në postin e tij, te Presidentit, te Kryeministrit, te Prokurorit te Pergjithshëm e me tej jashtë kufijve të Shqipërisë, në menyre qe lideri i tyre socialist, Fatos Nano, te mos gjykohet nga ligji, por të shfrytëzohet kjo situatë për të dalë si i lirë i denuar. Kjo është në tërësi një lëvizje e shfrytëzuar ne kete moment dhe po lufton me të gjitha arsenalin e saj qe te dhunoje terësinë legjislative, ekzekutivin dhe gjyqesorin.
Zoti Brozi flet për shkelje pavaresie nga ekzekutivi dhe nderkohe akuzon Ministrine e Drejtesise. Por ndjekja me mjetet e ligjit është çeshtje e pavaresisë te ekzekutivit. Ajo është veper e vendit tone kohë te fundit, për ende nuk po provohen qarte ndaj këtyre vendimeve subjektiviste, apo që u prishe vendime me një prerogative te larte.
Shoqata e juristëve të Shqipërisë u ben apel të gjithëve se ligji te mbetet i pacenuar nga politika dhe nga çdo njeri, se ndryshe ai shëndrohet ne ndëshkues te njerëzve të pafajshëm.
ATSH
Vendim
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE SHQIPERISE, E PERBERE NGA:
Rustem Gjata Kryetar i Gjykates Kushtetuese
Hilmi Dakli Anetar
Manol Konomi Anetar i
Zija Vuci Anetar i
Franç Jakova Anetar i
Metush Saraj Anetar i
Alfred Karamuço Anetar i
Me sekretare Drita Fillo, me date 18.09.1995 dhe 19.09.1995 mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore me dyer te hapura ceshtjen Nr 15 Akti, qe i perket.
Kerkues: 1. Keshilli i Ministrave i perfaqesuar nga Ministri i Drejtesise, Hektor Frasheri.
2. Fatos Nano, i perfaqesuar nga avokati Perparim Sanxhaku.
Objekti:
Deklarimin antikushtetues te mbledhjes se Pleniumit te Gjykates se Kasacionit dhe shqyrtimit prej tij te kerkesave per mbrojtje te ligjshmerise ne lende penale.
Gjykata Kushtetuese,
pasi degjoi relacionin per ceshtjen
Veren:
Me daten 26 korrik 1995 bazuar ne Kodin e Procedures Penale te miratuar me Ligjin Nr.6069 date 25.12.1979 (i cili ishte ne fuqi deri ne 31 korrik 1995) eshte mbledhur Plenumi i Gjykates se Kasacionit per shqyrtimin e tre kerkesave per mbrojtje te ligjshmerise ne lende penale. Ndersa njeren prej kerkesave Plenumi e ka shqyrtuar dhe e ka pranuar, per dy te tjerat, konkretisht per ate qe i perkiste ceshtjes penale ne ngarkim te te denuarit Fatos Nano si dhe ate qe i perkiste te denuarit B.K., per shkak te ndryshme nuk i ka shqyrtuar duke vendosur shqyrtimin e tyre ne muajin shtator 1995.
Ky vendim i Pleniumit te Gjykates se Kasacionit i dates 26 korrik 1995 per shqyrtimin e ceshtjeve ne shtator, eshte antiligjor e antikushtetues.
Me Ligjin Nr.9705 date 21.03.1995 Kuvendi Popullor ka miratuar Kodin e Ri te Procedures Penale i cili eshte shpallur nga Presidenti i republikes me dekretin Nr.1059, date 05.04.1995 dhe ka hyre ne fuqi ne daten 1 gusht 1995.
Kodi i ri i Procedures Penale, ndryshe nga Kodi i meparshem, nuk parashikon kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise si mjet te jashtezakonshem ne kompetencen ekskluzive te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit e te Prokurorit te Pergjithshem dhe as Plenumin e Gjykates se Kasacionit si shkallen me te larte gjyqesore ne lende penale.
Kodi i ri nuk permban dispozita tranzitore lidhur me ceshtjet penale qe ndodheshin ne hetim apo gjykim ne kohen e hyrjes ne fuqi te tij ne neni 5 i ligjit nr 7917 date 26.07.1995 do te zbatohet Kodi i ri i Procedures Penale. Me Ligjin nr. 7977 date 26.07.1995 i cili hyri ne fuqi ne 1 gusht 1995, Kodi i ri te Procedures Penale ne nenin 525 ju shfuqizua paragrafi i I i pjeses te dytit “Per ceshtjet penale qe dihen e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi ndodhen ne fazen e hetimit ose te gjykimit ne shkalle te pare dhe ne apel, do te zbatohen dispozitat e Kodit te Procedures Penale te meparshem, por jo me pas se 5 nentor 1995”.
Eshte parimi i njohur e i pranuar se ndryshon nga e drejta penale materiale ku zbatohat parimi i ligjit i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me perjashtim te rasteve kur ai eshte ne favor te pandehurit, ne te drejten procedurale penale vepron parimi sipas te cilit ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marredhenieve proceduriale te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, per ceshtjet qe gjenden ne hetim apo gjykim me perjashtim te rasteve per nje kohe kur vete ligji shprehimisht ka vendosur.
Edhe nga permbajtja e Ligjit Nr 7977 date 26.07.1995 del qarte se zbatimi i parimit te lartepermendur te prapaveprueshmerise te ligjit procedural penal si dhe vullneti i legjislatorit mbi suprimimin e Plenumit te Gjykates se Kasacionit ne lende penale dhe te institutit te kerkeses per mbrojtje te ligjshmerise.
Ne daten 1 gusht 1994 Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj Nr 3 date 14.02.1994.
Ne keto kushte Plenumi nuk legjitimohej te vendoste vazhdimisht e ceshtjeve si pas dates 31 korrik 1995 e as ligjvleresimin e mjeteve te jashtezakonshme per aktkallzim e ndjekje ne kundershtim me Kodin e Procedures Penale dhe Ligjin Nr 7917 date 26.07.1995. Ne kete menyre jane shkelur dispozitat kushtetuese e konkretisht: neni 5 i Ligjit Nr 7491 date 29.04.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, ne paragrafin e fundit te te cilit sanksionohet se: “Pushtetin gjyqesor e ushtrojne gjykatat qe jane te pavarura dhe udhehiqen nga ligji” si dhe nenin 5 te Ligjit Nr 7561, date 29. 04. 1992 “Per disa ndryshime e plotesime ne ligjin Nr 7491 date 29. 04. 1991 “Per dispozitat
(Vijon në faqen 2)
Te gjitha vendet ish-komuniste ne kohe te caktuara kane shqyrtuar ceshtjen se çfare duhet bere me ish-komunistet e tyre, qe merren me politike
Radio BBC, 18.5.1995 (ora 19.30)
Te gjitha ish-vendetkomuniste kohë të caktuara kane shqyrtuar çeshtjen se çfare te bejne me ish-komuniste te tyre, por te pakta jane ato vende qe kane ndaluar anetaresitë pjesemarrjen ne jetë politike. Per personat që dihet apo mendohet se kane bashkëpunuar me ish-policinë sekrete, ka ndodhur cekel kane me ligj me komuniste, qe kane pasur pozita te larta apo bashkëpunëtore te ish-nomullore poste politike apo te opozitës. Ligji është dashur te jetë në fuqi deri ne vitin e ardhshem, por tani flitet per ta vazhduar edhe deri ne vitin 2000.
Kur u miratua ne vitin 1991, parlamenti deputetët u larguan nga parlamenti federal çekosllovak, si ishte atere. Ata qe ishin vene ne listen e dosjeve te policise sekrete u ftuan qe te largoheshin. Disa refuzuan te largoheshin dhe pas kesaj pasoi nje betejë here-here ashpër ligjore, per largimin e tyre.
Po ky ligj ne bulloni dhe Sllovaki, por pa pavaresise se saj, nga fundi i vitit 1992, ai nuk perdor. Kryeministri Vladimir Meçak ka dhene disa here se ai e konsideron dosjet si shënime te pasakta, te saje qe ka ndodhur ne gjahimin komunist.
Letonia është nje nga vendet tjera te pakta qe kane shkarkuar deputetët per shkak te akuzave se ata kane bashkëpunuar me KGB-ne sovjetike, por edhe atje antarsia e partive komuniste nuk konsiderohet krim. Shumica e vendeve kane ndonje lloj procesi si kontrollues per gjetjen dhe ndjekjen e njerezve te perfshire ne krimet e kryera gjate regjimit komunist.
Ne Poloni ka pasur nje numer gjyqesh, per shembull, qe kane te bejne me krime individuale qe shkone deri ne akuza per vrasje. Pordedhje duket se nuk ka shume oreks per nje kontrollim te plote te nenpunesve te dikastereve apo figurave politike.
Hungaria ka nje ligj qe lejon kontrollimin e ish-informatoreve te policise sekrete, prej qe cilet duhet te kerkohet qe te japin doreheqje nga pozitat e larta, por ata nuk ka te ngjare te ballafaqohen me masa me tjera.
Ne Bullgari ne nje etape qindra veta jane larguar nga postet akademike, thjeshte per shkak se njehere kishin qene anetare te komiteteve te partise se vjeter komuniste Bullgare.
Ne Rumani, opozita kerkoi nje ligj per kontrollimin, por nuk ka shenje se qeveria do te miratoje ndonje te tillë. Prandaj ka tendence qe kontrollimi te behet ne menyre jozyrtare ne sektorin privat. Per shembull: Ne nje gazete antimone, autor buruar, siç është Romania Libera, disa gazetarë jane larguar, pas eshte mesuar se nje kohe ishin rekrutuar nga ish-policia sekrete rumune, sekurita-ja.
Mund te thuhet se ne kete rajon nuk mund te identifikohet ekzistimi i nje modeli te perbashket te procesit te kontrollimit. Por partite e krahut te djathte duket se kane me shume deshire t'i largojne ish-komunistet, sesa partite e krahut te majte.
Grup i madh biznesmenesh austriake
Do te njihen me mjedisin investitor shqiptar dhe do te vendosin kontakte bilaterale me homologe shqiptare
Edhe ekonomia me Austrine duke se po karakterizohen nga tendenca e forcimit gjithnje e me teper, duke ndjekur keshtu marredheniet ne fushen politike per te cilat askush nuk ka dyshim se jane shume te mira. Ketij qellimi i sherbeu dhe takimi i organizuar nga ambientet hotel “Europa Park” nga Organizata per Lidhjet Nderkombetare te qendres se Vjenes dhe nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise. Rreth 16 njerez te biznesit te Austrise, perfaqesues te kompanive me fizionomi veprimtari qe shtrihen ne fusha te perpunimit te produkteve bujqesore e te metalurgjise, te farmaceutikes, te botimeve, te turizmit etj., gjenden ne Tirane per njohjen e mjedisit investor shqiptar dhe per kontakte marredheniesh bilaterale me homologe te tyre shqiptare.
Dje ne seancen plenare te takimit qe do te zgjase tre dite asistuan edhe zv.kryeministri Dylber Vrioni, Presidenti i organizates per Lidhjet Nderkombetare me qender ne Vjene, Vilhelm Hendrix, Ministre e Industrise, Transportit dhe Tregtise Suzana Panariti, Guvernatori i Pergjithshem i Bankes se Shqiperise Kristaq Luniku etj.
Ne fjalen e hapjes Arben Shehi kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, e paraqiti takimin si shembull me i mire i bashkepunimit bilateral ndermjet strukturave shteterore dhe atyre private duke uruar qe njerzit e biznesit te behen misionare te begatise se popujve.
Z.Vrioni i beri nje ekspoze reformave ekonomike te ndermarra nga qeveria, privatizimin si element bazë te shnderrimit te ekonomise se planifikuar ne ekonomi tregu, etapat e tij qe perfshijne privatizimin e tokes, privatizimin e njesive te tregtise, privatizimin e ndermarrjeve te vogla e mesme dhe foli gjthashtu edhe per etapat e tanishme te privatizimit.
Z.Vrioni foli gjithashtu dhe per rezultatet e kesaj reforme te gjithanshme e cila coi ne stabilizimin makroekonomik, ne rritjen e GDP-se, ne kontrollin e inflacionit, ne kontrollin e deficitit buxhetor etj. Ekspozea e Z.Vrionit ishte ne funksion te trasmetimit te biznesmenet austriake mesazhit se Shqiperia tashme eshte vend i pershtatshem i investimeve te huaja dhe i fitimit.
Jani i ftuar tha Z. Vrioni - se do te gjenden rruget e bashkepunimit konkret.
Zj.Suzana Panariti iu paraqiti austriakeve dhe pranisehmeve te tjere gjendjen investimeve te huaja ne vend dhe strukturen, numrin e subjekteve private qe veprojne te ndare gjithashtu ne sektore. Duke patur parasysh se ndersa deri ne 1993 vepronin rreth 150 shoqeri te huaja te cilat ne total perfaqesonin nje kapital 150 milion dollare, ndersa aktualisht veprojne rreth 400 shoqeri dhe me shume se gjysma e investuar prej 250 milion dollare atere del qarte ritmi i rritjes se investimeve te huaja.
Shqiperia ka kushte per te mirepritur investitoret e huaj, ka edhe prioritet e nje mesazhi i zj.Panaritit.
Ndersa z. Luniku i njohu pjesemarresit me politiken monetare, deficitin buxhetor, inflacionin, sistemin e kembimit, gjendjen e sistemit bankar ne vend etj.
Presidenti i Organizates se Lidhjes Nderkombetare me qender ne Vjene Vilhelm Hendrix iu shpjegoi te pranishemve te qellimet e organizimit te ketij takimi. Ne fund pershendeti dhe ambasadori i jashtezakonshem e fuqiplote i Austrise ne Shqiperi Kurt Shpalinger.
SHPETIM LUKU
Deklarate
Lidhja e Gazetareve te Shqipërise po veren me shqetesim se ndikimi i se kaluares, te veprimtarive e sotme te rrejeve publike eshte ende e forte dhe me pasoja ne zhvillimet e shoqerise postkomuniste. Perjekligjji po pergatitet per hapjen e dosjeve te njerezve te politikes dhe te ish-njerezve te pershtatshem dhe gazetarëve, nje pjese e cileve, me shume raste udhehiqnin fushata publike politike ne Shqiperi me nje amoralitet te dukshem.
Duke marre shkak nga biografite e botuara te disa grave, qe drejtojne sot shtypin shqiptar, Lidhja e Gazetareve te Shqiperise konstaton se, ashtu siç duhet te provohet nga jeta politike nje politikan implikuar me diktaturen, duhet qe te provohet me dhe drejta per te qene njeri publik, ndersa me te shkuar te kriminalizuar, qe arrijne te lavderohen dhe me viktimat e bualleve te tyre.
Lidhja e Gazetareve, shpall sot iniciativen e saj per te mbeshtetur nje shtese ne kete projektligj, ku detyrimisht duhet te perfshihen edhe gazetaret, sidomos ata qe punojne ne mjetet e informacionit shteteror, Radiotelevizion, ATSH, gazetat qendrore te pozites dhe opozites, gazetat e pavarura dhe korespondentet e shtypit te huaj.
KRYETARI
YLLI RAKIPI