Fillon konkurimi i grupeve pjesemarrese ne Festivalin Folklorik te Beratit
Marrin pjese Presidenti Berisha dhe zonja e tij
Te paret qe ngjiten ne podiumin e Festivalit Folklorik Kombetar, qe filloi dje pasdite ne Berat, ishin perfaqesuesit e rrethit te Krujes. Grupi, i perbere nga 30 vete, ne perberje te te cilit ben pjese dhe grupi karakteristik i pleqve te qytetit, solli per konkurim 10 kenge e 2 valle. Kenget jane burimore dhe me motive karakteristike te rrethit. Disa prej tyre i kushtohen Skenderbeut dhe luftrave te tij. Spikaten ne konkurim kenget kosovare e veçanerisht ato te interpretuara nga grupi i pleqve.
Artistet e treves se Myzeqese se Madhe (te rrethit te Lushnjes) sollen per konkurim pese kenge dhe gjashte valle. Njera nga vallet, fituar dasme, u duartrokit dhe u pelqye veçanerisht nga te pranishmit. Ne kete konkurim spikati kenga e vjeter e sjelle per te paren here ne skene e Festivaleve folkloristike Fry moj ere kushuar kurbetit. Artisti popullor Rahman Kelmendi interpretoi nje melodi me pipez, vegel frymore karakteristike autentike per zonen. Programi i artisteve lushnjare vijoi per 30 minuta.
Dy valle te vjetra, te mirefillta, te sjella ne festival nga grupi folklorik i Mirdites, u mirepriten nga artdashesit per autenticitetin e tyre. Brenda harkut kohor te lejuar u interpretuan 12 kenge, shumica e te cilave jane epiko - lirike, kenge dasme dhe kenge djepi. Interesant ishte te pranishmit valle e lirjit, valle humoristike e vjeter.
Me duartrokitje u prit dalja ne skene e 30 artisteve popullore te ansamblit nga shqiptaret qe jetojne jashte shtetit. Ndihma krenare qe jemi vellezerve tane, perfaqesues nga te gjitha viset shqiptare, thane para konkurimit artistet kosovare. Melodia me gaide, kenga e shoqeruar me spona, (nje lloj fyelli), melodite me kavall dhe çifteli qe vendosen skenen e festivalit nga Myzeqeja larg nder vise shqiptare.
Artdashesit duartrokiten edhe dasmen karakteristike, kenget lirike dhe epike kosovare. Gjithashtu ne oret e mbremjes konkuruan dhe artistet popullore te rretheve Elbasan dhe Vlore.
Foto: A. DHIMITRI
ATSH
Njoftim i Gjykatës Kushtetuese
E nje njoftim te Gjykates Kushtetuese behet e ditur se me 21 shtator 1995, ne oren 14.00 Gjykata Kushtetuese do te shpalle vendimin lidhur me kerkesën e Këshillit te Ministrave per shpalljen te kundraligjshme dhe antikushtetuese te akteve te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit ne fazen e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore civile te formes se prere.
ATSH
Kasacion: Nuk do te mblidhet me Plenumi
Dje ne Gjykaten e Kasacionit ne Tirane, nuk u mblodhen per te shqyrtuar seancat gjyqesore te parashikuara, por per leximin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, deklaroi per gazetaret zedhenesi i shtypit i kasacionit.
Pas njohjes me kete vendim, Gjykata e Kasacionit nuk do te mblidhe me Plenumin per shqyrtimin e çeshtjeve te ndryshme penale. Dosjet e gjykuara ne vend ju derguan te gjitha Gjykates se rrethit Tirane perfundon burimi i mesiperm.
D. KARAJ
Brozi shume realist
Siç merret vesh, me ne fund Brozi e pranoi se vendimi i Gjykates Kushtetuese, ishte i kushtueshëm dhe jo siç kishte thene dje nder intervistat te tij te hadashme.
Brozi pa qe i kishte hyrë deti ne kembe. Gojet e liga thone se edhe dje ne mbledhjen e Kasacionit bashke me Selenicen eshte rrekur menedek te mos e pranoje vendimin e Kushtetueses, mirepo kane deshtuar se te tjeret nuk mund t’u shkonin pas dushen Brozi-Selenica.
Tollumbacja, thone analistet e fluturimeve, kur fillon e shfryhet, zbret nga rete koke.
ERMAL DIBRA
Autoret e genocidit duhen ndeshkuar
Nga intervista e nje ish te burgosuri politik kam regjistruar kete shprehje te tij kur ra fjala per hapjen apo mbylljen e dosjeve: “Nje popull qe nuk shikon veten ne pasqyre, ai kurrë nuk behet i bukur.”
Diktatura e eger, antinjerezore komuniste e shtypi popullin shqiptar.
a) Lufta e klasave, sipas teorise marksiste-leniniste, solli deme te pallogaritshme ne strukturën morale, politike dhe ekonomike te popullit dhe vendit tone. Ne strukturen morale, diktatora proletare, e perçau popullin ajo krijoi ne menyre artificiale “armiqte e popullit dhe atdheut” ata njerez qe ishin me te vertete patriote dhe populldashes. Krijoi armiq brenda familjes, fisi dhe grupeve te ndryshme shoqerore. Lufta e klasave qe zgjati dekada te tera e terrorizoi popullin. Parulla “O me ne o kunder nesh” na budalloi nga i biri, vajza nga e ema, burrin nga gruaja, vellaun nga vellau. Perpara nje alternative te tille njerezit, populli i thjeshte, u detyruan te shtiresin jo komuniste ju nenshtruan nje laboratori kriminal. Per me te siguruar pune, strehe ketu shtresa duke qene pre e “biografise” kalonin ne laboratorin e sigurimit te shtetit dhe aty dashur pa dashur ishin te detyruar te linin nje pjese te rendesishme te personalitetit te tyre. Pra te bashkepunonin me sigurimin e shtetit, duke spiunuar vellane, motren, babane, nenen, burrin, gruan, femijen, shokun, mikun, me nje fjale, duke bere keto veprime, keta njerez, ne kete menyre ishin te depersonalizuar.
A nuk eshte valle ky nje genocid i tmerrshem moral? Dhe fatkeqesia me e madhe, eshte sepse edhe sot e kesaj dite keta njerez te thjeshte te popullit jetojne ende me ankthin e “fajit” te bere nga trysnia e diktatures. Pikërisht sepse autoret kryesor te ketij genocidi ende nuk jane ndeshkuar, kjo mase e madhe e popullit, “laboratorizuar” nga Sigurimi i Shtetit, jeton ende nen kercenimin e ketyre autoreve qe i kane detyruar te lëshojne deklarata, atehere, kunder edhe njerezve te tyre me te dashur e me te shtrenjte...
Valle a do ta leme ende te vazhdoje ky lloj genocidi moral ne popullin e thjeshte patriot e demokrat, te cilit do t’i depersonalizuan nga autoret kriminale e antishqiptare. Do te ishte ne nderin e demokracise dhe forcave perparimtare demokratike qe keta njerez te kishin mundesi qe t’i hidhnin nje peshtyme autoreve te depersonalizimit te tyre.
ESAT ÇOKU, DEPUTET
Dje ne Kuvendin Popullor Futet ne rendin e dites ligji “Per genocidin dhe krimet”
Dje ne Kuvendin Popullor
Futet ne rendin e dites ligji “Per genocidin dhe krimet”
NDREKE GJINI
Dje Kuvendi Popullor miratoi futjen ne rendin e dites te punimeve te projektligjit “Per genocidin dhe krimet kunder njerezimit kryer ne Shqiperi gjate sundimit komunist per motive politike, ideologjike dhe fetare”. Propozimi per miratimin e ketij ligji, u shpreh ne çelje te seances plenare kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, zoti Pjeter Arbnori, bëhet per te denuar genocidin komunist qe eshte ushtruar mbi popullin shqiptar, per te siguruar pastertine e jetes demokratike e per te stimuluar veprimtarine e organeve te ndjekjes penale e te pushtetit gjyqesor, per goditjen me efikasitet me te madh te veprimtarise se atyre qe me kundershtim flagrant te ligjet e asaj kohe kane kryer veprime penale.
Futja ne rendin e dites e ketij projektligji u miratua me shumice absolute votash, e pa debat.
Me pas u votua dhe u miratuan dy kandidaturat e mbetura nga seanca e meparshme per zevendesues ne delegacionin shqiptar pranë KE.
Ne kete delegacion u zgjodh si zevendesues ne vend te Namik Dokles zoti E’them Ruka, dhe ne vend te Ruzhdi Pulakes zoti Kosta Makaronaqi (kur keto mund te mungojne).
Kuvendi Popullor mori me pas ne shqyrtim projektligjin “Per nderprerjen e shtatzanise”. Gjatë diskutimit ne parim te ketij projektligji u bene dy-tri diskutime qe ishin te ndryshme e madje ne disa raste edhe ne qendrime diametralisht te kunderta lidhur me lejimin ose jo te abortit. Njekohesisht u be e qarte se vendimi final ka nevoje të behet çeshtje shume humane, e kuptueshme per keto diskutime e te ndjeshme per nje pjese te qytetarëve. Kuvendi e mori ne shqyrtim nje sere amendamentesh për kete çeshtje duke percaktuar procedurat dhe institucionet nepermjet te cilave mund te behet nderprerja e shtatzanise.
Kështu qe per rrjedhoje mos miratimi ne parim i ketij ligji beri qe ai te kthehet edhe nje here per rishqyrtim Këshillit te Ministrave.
Punimet e seances plenare te dites se djeshme vazhduan me pas me ratifikimin e nje marreveshjeje huaje ndermjet Republikes se Shqiperise dhe “AB SVENSK EKSPORTKREDIT” Suedi per mbeshtetjen e bilancit te pagesave, e cila u miratua me dekret të Presidentit te Republikes, zoti Sali Berisha.
Per nje ndryshim ne ligjin “Per transformimin e ndermarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare”.
Po dje deputetet shqyrtuan dhe miratuan edhe ligjin “Per nxiten e punesimit”. Me miratimin e ketij ligji krijohet mbeshtetja ligjore e nxitjes se punesimit, si dhe ndihma nepermjet grupeve te shtetit per krijimin dhe zhvillimin e zyrave te punesimit. Ligji percakton gjithashtu edhe politikat shteterore te punesimit i cili perfshin masat aktive per nxitjen e punesimit me ane te punes dhe kur perfshihen programe dhe projekte aktive te tregut te punes me anë te te cilit bejne pjese ndermjetesimi per pune, krijimi i vendeve te punes, punet publike, keshillimi profesional si dhe formimi dhe riformimi profesional.
Ne fund te seances plenare te dites se djeshme mori fjalen per te bere nje deklarate deputeti i PBDNJ-se zoti Thoma Miço, i cili e quajti si pretendente se qeveria paska qene per kete vit shkollar disa klasa ne gjuhen greke. Ne fund te deklarates se tij deputeti Miço u shpreh se deputetet e PBDNJ-se nuk do te marrin pjese ne punimet e Parlamentit derisa Qeveria t’i hape keto klasa per mesimin e greqishtes. Lidhur me kete deklarate te deputetit Thoma Miço, kryetari i grupit parlamentar te PD-se zoti Ali Spahia shprehu se kjo deklarate eshte dizinformuese dhe ne kundershtim me frymen e marredhenieve te mira midis te dy shteteve. Kjo tha zoti Spahia behet me qellim per te demtuar marredheniet e mira mes te dy shteteve Shqiperi e Greqi.
Ndersa deputeti i PD-se zoti Rudolf Marku beri nje deklarate permes se ciles denonconte aktet e “guerilase” te cilet te nxitur nga ekstremi majte po hedhin fletushka e po bejne propagande antimexikane e antinato.[?]
BIBLIOTEKA E KUVENDIT
Afati i NATO-s ne mbarim, boshnjakeve iu shtohet guximi
Rojter: Kurt Shork shkruan:
Perpjekjet paqesore ne Bosnje u bilancuan ne menyre delikate, nderkohe qe serbet perballe afatit te NATO-s per te hequr rrethimin e armeve perreth Sarajevës, dhe qeveria boshnjake e cila ka marre zemer, kerkon prej serbeve dorezimin e rajonit - forte.
Serbet e Bosnjes kane afat deri ne oren 22. 00 (GMT) per te perfunduar terheqjen e armeve te renda ne zonen e ndaluar prej 20 km perreth kryeqytetit, ose do te vihen perballe nje vale te re bombardimi te NATO-s nese nuk pranojne te zhvendosin artilerine dhe tanket prej Sarajevës deri te mërkurën e ardhshme date 20 shtator.
Komandanti i NATO-s jugore, admirali Lejton Smith, dhe komandanti i Kombeve te Bashkuara ne Bosnje, gjenerali Bernard Janvier, duhet te dy te japin sot nje vleresim perfundimtar per situaten ne terren.
Zedhenesi i Kombeve te Bashkuara Aleksander Ivanko tha se terheqja serbe prej zonës perreth Sarajevës po perparonte, me 232 arme te renda te zhvendosura deri tani.
Qeveria boshnjake, qe eshte nen presionin e Shteteve te Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara per te ndalur nje ofensive ushtarake qe kercenon forcat veriore serbe te Banja Lukas, kerkon efektivisht me anë te nje letre drejtuar keshillit te sigurimit, dorezimin e forcave serbe ne kete zonë si çmim per ndaljen e sulmit.
Demirel pranon doreheqjen nga kryeministrja Çiller
Kryeministri turke Tansu Çiller i paraqiti dje ne Ankara doreheqjen presidentit Sulejman Demirel i cili e pranoi, njoftoi keshilltari i shtypit zoti Çiler, Z. Mehmet Biçan, te cilit i referohet agjencia AFP.
Demirel i kerkoi Çillerit qe t’i jape rruge puneve deri ne formimin e nje qeverie te re, shtoi z. Biçan pa dhene ndonje sqarim tjeter.
Doreheqja e znj. Çiller vjen pas deshtimit te bisedimeve te zhvilluara sot me kryetarin e partise republikane te popullit (CHP), social-demokrat, partnerja e tij ne koalicion, Deniz Bajkal, per mjetet e mbajtjes se koalicionit.
PROJEKTLIGJ Per Genocidin dhe krimet kunder njerezimit kryer ne Shqiperi gjate sundimit komunist per motive politike ideologjike dhe fetare
PROJEKTLIGJ
Per
Genocidin dhe krimet kunder njerezimit kryer ne Shqiperi gjate sundimit komunist per motive politike ideologjike dhe fetare
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29.04.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, nenit 1, 3, 6, 18, te ligjit nr.7692, date 31.03.1993 “Per nje shtojce e dispozitat kryesore kushtetuese” dhe te nenit 67 dhe 74 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, duke dashur te pershpejtoje dënimet qe lidhen me genocidin per motive politike, ideologjike, klasore dhe fetare si krim kunder njerezimit i organizuar dhe kryer nga shteti komunist ne kundershtim me dispozitat ligjore te kohes dhe te të drejtat dhe liritë themelore te njeriut, nepermjet dhunes fizike e psikike, montimit, falsifikimit ose manipulimit te te dhenave duke sjelle per pasoje vrasjen, burgosjen, internimin dhe debimin si dhe renimin masiv te institucioneve dhe objekteve te kultit;
Vendosi:
NENI 1
Organeve te Prokurorise, ne perputhje me dispozitat penale dhe procedurale, ngarkohen te fillojne menjehere dhe me paresi me hetimin e kesaj veprimtarie.
NENI 2
Autoret e veprimtarise se parashikuar ne nenin 1 te ketij Ligji do te hetohen e gjykohen sipas kodit te sotem te procedures penale.
NENI 3
Nuk mund te zgjidhen pasketej ne organet qendrore dhe lokale te pushtetit dhe as te emerohen ne administraten e larte te Shtetit, ne sistemin gjyqesor dhe ne akademi, deri me 31 Dhjetor 2002, ata qe deri me 31 mars 1991 kane qene; anetare te Byrose Politike, aparatit te Komitetit Qendror te PPSH (dhe PKSH), ministra, deputete te Kuvendit Popullor, anetare te Keshillit Presidencial, kryetaret e Gjykates se larte, prokuroret e Pergjithshem, Sekretare te Pare te rretheve dhe punonjes te Sigurimit te Shtetit, bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, denoncuesit dhe deshmitaret ne dëm te te pandehurve ne proceset politike, me perjashtim te rasteve kur kane vepruar kunder vullnetit te tyre dhe jane larguar vetem ne menyre publike. Rregullimi me i hollesishem do te behet me ligje te veçanta.
NENI 4
Ngarkohet Keshilli i Ministrave te pergatise aktet ligjore dhe nenligjore per zbatimin e ketij Ligji.
NENI 5
Ky ligj hyn ne fuqi menjehere.