Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 27 shtator 1995

“Rikthimi i ish-komunisteve do te sillte destabilizim jo vetem ne Shqiperi ...”

PS eshte nje parti qe ka trasheguar gjithe nomenklaturen e vjeter komuniste Ligi rigoroz per emigracionin por zgjidhje e veçante per shqiptaret Nga vizita e Presidentit te Partise “Aleanca Nacionale” te Italise Senatori G.Fini ne Shqiperi EDI PALOKA Shume e pritur vizita e Presidentit te partise “Aleanca Nacionale”, senatorit italian Gianfranco Fini i cili zbriti dje mbas mesdite ne aeroportin e Rinasit. Fini i cili shoqerohej nga senatori Tatatella dhe nje grup i madh gazetareash u prit ne aeroportin e Rinasit prej Sekretarit te Pergjithshem te PDSH z. Tritan Shehu, Nenkryetarit te PDSH z.Tomor Dosti dhe Shefi i Departamentit te Informacionit te PDSH z.Pjeter Pepa. Ishte i pranishem ne aeroport dhe Nenkryetari i PR z. Fatmir Mediu. Lidhur me qellimin e vizites se tij z.Fini tha per “RD” se gjendej ne Shqiperi per te krijuar raporte me te njohje, miqesi e bashkepunimi. “Ne e njohim Shqiperine si nje vend qe mundet dhe duhet te konsiderohet nga Italia si nje vend mik ne baze me teper. Do te diskutojme per ato qe duhet te jete integrimi i plote i Shqiperise ne Europe dhe per raportet qe Shqiperia duhet te kete me Italine” - tha Fini. Takimin e pare Fini dhe Tatatella e zhvilluan me ambasadorin italian ne Tirane z. Paolo Foresti. Ne ora 15.15 Presidenti i partise “Aleanca Nacionale” Fini dhe Senatori Tatatella u priten ne seline e Partise Demokratike nga Sekretari i Pergjithshem i PDSH z.Tritan Shehu, nenkryetari Tom Dosti, anetaret e kryesise Bashkim Kopliku e Ylli Vejsiu si dhe nga Shefi i Departamentit te Shtypit z.Pjeter Pepa. Fillimisht sekretari i pergjithshem i PDSH i beri mikut nje panorame te shkurter te zhvillimit te Shqiperise ne keto vite si dhe marredheniet e bashkepunimit midis dy vendeve duke falenderuar njekohesisht per ndihmen qe populli dhe qeveria italiane i dha Shqiperise ne momentet dhe te veshtira. Presidenti i “AN” Fini pasi falenderoi per mikpritjen theksoi lidhjet e vjetra miqesore midis dy vendeve. “... Sot qe demokracia shqiptare po perpiqet te konsolidohet duke luftuar me ata qe do te deshironin qe Shqiperia te kthehet mbrapa, demokratet italiane duhet ta ndjejne detyre te ndihmojne e mbeshtesin demokracine shqiptare dhe popullin shqiptar po aq sa me pare ne hyje ne Europe. Ne jemi te sigurte se Italia qe kurre nuk ka pasur simpati per ideologjite totalitariste e ndihmonte popullin shqiptar dhe partite shqiptare qe kerkojne zhvillimin e vendit. Ne do te kontribuojme sepse jemi edhe te interesuar qe Shqiperia te zhvillohet pasi nje Shqiperi e zhvilluar eshte edhe ne interes te Italise” - tha Fini. Shehu i foli mikut per gjendjen ne organizimit te PDSH, qellimet e saj politike e ekonomike dhe raportet e partive te tjera. Me pas z.Shehu dhe Fini diskutuan per problemet e marredhenieve midis dy vendeve. Nje nga pikat delikate qe u trajtua ishte ajo e emigracionit. Zoti Shehu beri te qarte gjendjen e Shqiperise dhe theksoi perpekjeet qe qeveria shqiptare per blokimin e emigracionit klandestin. Nderkaq nga ana e tij Fini deklaroi se megjithese partia e tij eshte inicuese e ligjit per emigracionin ne Itali, duke patur parasysh kerkesa rigoroze qe Evropa sot per kete problem, per Shqiperine partia e “AN” mendon se duhet te kete nje status special e per kete do te punoje. Duke folur per shtypin te dy palet rane dakord qe shtypi italian mund te jape nje ndihmese te madhe duke pasqyruar realisht gjendjen ne Shqiperi. Eshte e rendesishme per te kemi nje pasqyre me te qarte piken nga eshte nisur demokracia ne Shqiperi. Po te kesh parasysh faktin qe Shqiperia ka vetem 3-4 vjet qe eshte shkeputur nga komunizmi, duke ditur dhe se çfare ishte regjimi komunist ne Shqiperi, i sheh qarte hapat qe Shqiperia ka bere perpara”. Fini dhe Shehu ishin dakord me faktin qe rikthimi i ish-komunisteve ne Shqiperi do te sillte destabilizim jo vetem ne Shqiperi por mbase dhe ne rajon” Fini shprehu gjithashtu deshiren qe te jete i pranishem ne Kuvendin e ardhshem te PDSH. I pyetur prej gazetareve e italiane lidhur me opinionin e njohjen e tij per situaten politike ne Shqiperi, Fini deklaroi se duhet patur parasysh qe Shqiperia ka dale nga nje regjim nga me te egrit komuniste. Duke folur per partite politike shqiptare ai theksoi rolin e madh qe ka luajtur PD ne zhvillimin e demokracise ne Shqiperi ndersa per PS deklaroi se ajo “eshte nje parti qe ka trasheguar gjithe nomenklaturen e vjeter komuniste”. Takimi tjeter Presidenti i “AN” e kreu me kryetarin e PR z.Sabri Godo. Ne takim i zhvilluar ne seline e Qeverise biseda me kryeministrin Meksi u perqendrua kryesisht ne marredheniet e bashkepunimit midis dy vendeve duke theksuar interesin e Finit per problemin e emigracionit. Duke folur per problemin e emigracionit Fini vuri ne dukje se Italia eshte e detyruar te zbatoje disa rregulla te percaktuara nga vendet anetare te Shengjenit por per Shqiperine duhet gjetur menyra qe te kete nje rregullim te emigracionit. Fini ishte dakord me propozimin e z.Meksi qe liberalizimi i levizjes do te sillte nje kontroll me te mire te emigracionit klandestin. Me poshte Fini kujtoi viziten qe Presidenti i Republikes Sali Berisha do te beje ne Itali se shpejti duke siguruar se me ate rast partia e tij do te mbeshtese fuqishem ne Parlament dhe ne administraten lokale, synimin per te forcuar marredheniet midis dy vendeve si dhe do te impenjohet per integrimin e plote e sa me te shpejte te Shqiperise ne Europe. Duke vazhduar fjalen e tij ne bisede Kryeministrin Meksi Fini deklaroi se ne Shqiperi nuk duhet te ndodhe ajo qe ndodhi ne vendet e tjera te ish Komunisteve ku rikthyen ne fuqi ish komuniste. Mbas takimit me kryeministrin Meksi, Presidenti “AN” u prit nga nenkryetari i Kuvendit Popullor z.Tomor Malasi e me pas dhe nga vetë Presidenti i Republikes z.Sali Berisha i cili shtroi dhe nje darke per mikun nga Italia.
Edi Paloka Arbnori Tatatella Tritan Shehu Tomor Dosti Shqipëri Itali Rinasit Tiranë Europë

Italia dhe Europa eshte e interesuar shume per ta patur Shqiperine ne gjirin e saj

Jam shume i gezuar qe ju pres sot dhe jam i bindur se kjo vizite eshte nje kontribut shume i rendesishem ne marredheniet miqesore dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Italise, Partise Demokratike, partise suaj dhe Polit te Tiranes. Me kete rast dua te falenderoj dhe njehere popullin mik italian dhe qeverine e tij per ndihmen e madhe bujare qe na dha gjate kesaj periudhe tejet te veshtire por shume te rendesishme per vendin tone. Unepres me interes te madh viziten time ne Itali ne tetor cilen do te nenshkruaj shume marreveshje qe zgjerohen bazen ligjore te bashkepunimit dhe miqesise midis dy vendeve tona, i tha Presidenti Berisha, zotit Xhanfranko Fini, ne takimin qe paten dje ne oren 18.30 ne Presidence. Zoti Fini nga ana e tij theksoi se diktatura shqiptare me ashpersine saj plagosendergjegjen e Europes. Megjithese ka pak kohe nga rrezimi i diktatures ju keni krijuar nje mrekulli ketu dhe dua t’ju siguroj se Italia dhe Europa eshte e interesuar shume per ta patur Shqiperine ne gjirin e saj dhe vleresoj mjaft rolin e vendit tuaj per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan. Te dy palet paren me ushqejne ndjenja miqesore per njeri-tjetrin, vazhdojne te jefalen e tij zoti Fini. Ne te gjitha forcat politike italiane ka nje vleresim te gjere per Shqiperine. Presidenti Skalfaro dhe qeveria italiane do t’ua konfirmojne me siguri ne viziten tuaj te ardhshme. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit
Xhanfranko Fini Skalfaro Fini Shqipëri Itali Tiranë Europë Ballkani

Jo vetem Shqiperia ka nevoje per miq si Italia por po aq e vertete eshte qe Italia dhe Europa kane nevoje per nje demokraci te qendrueshme ne Shqiperi

“Nese nje ekonomi qe arritur te beje hapa kaq te medha, kjo natyrisht meriton me teper perkrahje, por kryesisht e forcave politike qe kane drejtur vendin”. Kete shpreh zoti Gianfranco Fini gjate takimit te djeshem me nenkryetarin e Kryesise se Kuvendit Popullor z.Tomor Malasi. Ne takim z.Malasi beri te qarte rezultatet e arritura ne Shqiperi ne fushen legjislative, duke bere nje retrospektive te shkurter dhe e cila kontribuon ne zhvillimin e metejshëm te marredhenieve mes dy vendeve. Nga ana e tij, Sekretari i pergjithshem i Aleances nacionale Italiane, tha se “jo vetem Shqiperia ka nevoje per miq si Italia por po aq e vertete eshte qe Italia dhe Europa kane nevoje per nje demokraci te qendrueshme ne Shqiperi” duke e konsideruar vendin tone nje pike nevralgjike ne rajon. Ne “ta si do te gulmojme ne firmosjen e nje marreveshjeje dypaleshe te bashkepunimit te miqesise mes dy vendeve tona. Takimi kaloi ne fryme miqesore.
Arbnori Ali Spahia Shqipëri Itali Europë Rajon

Komunistet ne pushtet ? - Katastrofe per Shqiperine

Gjate takimit qe Presidenti i Partise “Aleanca Nacionale” Fini pati me Kryetarin e Partise Republikane z.Sabri Godo ndc ter tjera duke folur per mundesine se edhe ne Shqiperi te rikthehen ne pushtet ish komunistet ashtu siç ka ndodhur dhe ne vendet ish komuniste te Lindjes deklaroi (sipas burimeve te mireinformuara) se: “Kthimi i ish komunizmit ne pushtet do te ishte katastrofe per Shqiperine” Fini eshte i fundit nga politikanet e njohur ne bote i cili beri te tilla deklarate te lidhur me te ardhmen politike te Shqiperise. Korresp i “RD”
Ethem Ruka Mbretin Husein Shqipëri Lindjes

Filloi punimet sesioni i 4-t i AP te KE

Me daten 25 shtator Delegacioni i Perhershem i Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes mori pjese ne mbledhjen e katert te Sesionit te tanishem te kesaj Asambleje per vitin 1995.Delegacioni i kryesuar nga Arbnori ne perberje te te cileve jane edhe Ali Spahia (PD) Ethem Ruka (PS), e filloi punen me pjesemarrje ne grupe politike. Ky sesion i Asamblese Parlamentare te KE-se do te shqyrtoje aplikime anetaresie nga Ukraina dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonise si dhe pritet t’je numur i madh vizitash shume te rendesishme qe fillojne me Mbretin Husein te Jordanise, Eminencen e tij kardinal Sodano, kancelarin gjerman Helmut Kohl, etj. Pritet te diskutohet gjeresisht dhe situata ne ish Jugosllavi. Korresp i RD
Sodano Xhon Mekgout Mentor Shehu Mbretin Husein Helmut Kohl Shqipëri Europë Ukraina Ish Republika Jugosllave E Maqedonise Jordanise

“ZP” “Çensuron” Lidershipin e “PS” - se

“Harrese?! Kurresesi, ajo i trembet te vertetes” “Deklaratat e z.Langguth te nxjerra me ato te Xhon Mekgout. Me kete titull deklarate zedhenesi i Partise Socialiste te Shqiperise i autorizohet te deklaroje: “Ne konferencen per shtyp te organizuar nga Partia Demokratike me date 23 shtator 1995 Kryetari i Fondacionit gjerman Konrad Adenauer zoti Gert Langguth deklaron se: “Do e njihte nje fatkeqesi per Shqiperine kthimin ne pushtet i forcave ish-komuniste. Do te ishte diçka keqe ne qofte se kjo do te ndodhte ne nje vend si Shqiperia. Kjo do te sillte humbjen e besimit te demokracise perendimore ndaj Shqiperise, besim per te cilen Shqiperia ka shume nevoje”. Partia Socialiste e Shqiperise e hedh poshte...” vazhdon me tej deklarata e zedhenesit te PSH-se. Kjo deklarate per shtyp ne gazeten “ZP” date 26.09.1995 nuk rezulton e plote. Aty mungon pjeserisht deklarata e Langguth apo siç ka deklaruar dhe vazhdon: “Partia Socialiste Shqiptare hedh poshte menveren...”, se çfare hedh poshte, ate lexuesi nuk duhet ta dije. ZP-ja pse dhe eshte organ i lidershipit te PS’s ajo gavim ta çensuroje, sepse s’plaket e vjeter komuniste di diçka me teper se çfare duhet te botoje nga kundershtaret e saj politike e ideologjike te saj. Mos citimi i deklarates se z.Langguth nuk mund te jete kurresesi harrese. ZP-ja, gjithmone i ka pasur frike te shkruar ne faqet e saj sepse ajo i trembet te vertetes. ZP-ja e njeh mire peshen e figures se z.Langguth. Ajo e di mire reputacionin politik te tij ne politiken gjermane por, po aq mire e di se ajo vete nje e vertete e cila ne opinionin e lexuesit te kesaj gazete do te luante rolin nje mine kunder autoritetit te PS-se po qe se do ta botonte. Ndaj dhe çensuron. Ne deklaraten e zedhenesit te PSH-se aty nga fundi thuhet: “Deklarimet e z.Langguth nuk i degjon e nuk i beson kush mes Shqiperi”. Ato i degjoi e gjithe Shqipëria moj zonja “ZP”, pa ç’ka se ti nuk e botove ate nga deshira e verber qe anetaret-tuaj te mos “infektoheshin” me te verteta te tilla qe diskreditojne PS-ne. MENTOR SHEHU
Langguth Xhon Mekgout Gert Langguth Mentor Shehu Shqipëri

Shpalosje e platformes antiperendimore te ekstremisteve ne krye te PS

Deklarate e zedhenesit te Partise Demokratike Kohet e fundit disa ekstremiste ne krye te PS kane shpalosur haptas platformen e tyre antiperendimore, duke sulmuar si bashkepunimin e Shqiperise me Aleancen e Veriut dhe institucionet e tjera perendimore, ashtu edhe drejtues te institucioneve te rendesishme europiane, si dhe personalitete te shquara dhe miq te medhenj te Shqiperise. Ne kete fushate ben pjese edhe sulmi i dy diteve te fundit qe keta ekstremiste kane ndermarre ndaj mikut te shquar te kombit shqiptar, Kryetarit te fondacionit me te madh gjerman, fondacionit “Adenauer”, z.Gert Langguth, per faktin e vetem se ky personalitet i politikes gjermane dhe mik i Kancelarit Helmut Kohl me dashamiresi paralajmeroi shqiptaret per rrezikun real qe i vjen Shqiperise nga kthimi i forcave te vjetra ne pushtet. Me kete rast i kujtojme PS se integrimi i Shqiperise ne boten perendimore nuk eshte vetem interes i PD, por eshte interesi jetik i mbare kombit shqiptar, dhe se jo denoncimi i forcave te medha demokratike, miqve te shquar te Shqiperise, por reformimi i thelle dhe shkeputja nga e kaluara komuniste, nga marksizmi, stalinizmi dhe enverizmi eshte rruga e vetme per te luajtur nje rol konstruktiv ne rradhet dhe zhvillimin e demokracise ne Shqiperi. Tirane me 26.09.1995
Gert Langguth Helmut Kohl Shqipëri Tiranë