Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIEL 8 tetor 1995

Nje hap i ri ne inkuadrimin e Shqiperise ne Evrope

Shqiperia do te anetaresohet ne nismen e Europes Qendrore Ministrat e jashtëm dhe kryetarët e vendeve anëtare të Nismës së Europës Qendrore pas dy ditëve bisedimesh vendosën të ngarkojnë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare që në takimin e tyre të ardhshëm në fillim të 1996 të pranojnë kërkesën për anëtarësim të 5 vendeve të asocuara, Shqipërisë, Bullgarisë Rumanisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës. Në takim, delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministri Dashamir Shehi i shoqëruar nga zv/ministri i Punëve të Jashtme Arjan Starova. Zotin Dashamir Shehi shprehu vlerësimin për vendimin e marrë nga Samiti për zgjerimin e ardhshëm të Nismës dhe vuri në dukje interesin e madh që ka Shqipëria për t’u përfshirë edhe më gjerë në projektet dhe aktivitetet e tjera të saj. Duke folur për rëndësinë e Nismës dhe grupeve të saj të punës, ai vuri në theks të veçantë me Grupin e Punës për Transportet i cili përfshin në projektet e tij edhe realizimin e korridorit Lindje-Perëndim. Zoti Shehi foli gjithashtu për rëndësinë që paraqet në kuadrin e Nismës krijimi i Qendrës për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit në Trieste dhe vlerësoi përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e paqes dhe zgjidhjen e krizës jugosllave, pjesë e rëndësishme e të cilës, theksoi ai, është edhe zgjidhja e drejtë dhe e plotë e çështjes së Kosovës. Në fund të takimit, kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse miratuan Komunikatën Përfundimtare dhe një Deklaratë Politike për gjendjen në Bosnje-Hercegovinë. ATSH Dje, Shqipëria shënoi një hap tjetër në procesin e integrimit të saj në Evropë. Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës diplomacia shqiptare shënoi dje një arritje tjetër të saj. Ajo po realizon me sukses, frymën e aspiratës evropiane të shqiptarëve dhe dëshirën për ta vendosur Shqipërinë, me dinjitet, në vendin që i takon. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë, është pas me më i vogli ndryshim, meritë e Presidentit të Republikës, z.Sali Berisha, shtetit demokratik Shqiptar, e PDSH, është meritë e gjithë shqiptarëve, e cilët me përpjekjet, sakrificat, punën e tyre e transformuan tërësisht Shqipërinë në një periudhë 3 vjeçare. Është kjo rruga me guxim e reformave, faktorët që e afroi më shumë Shqipërinë me Evropën. Shqipëria ka ditur që me 3 vjet të transformojë vetveten, drejt lirive dhe të drejtave njerëzore, ekonomisë së tregut, shtetit ligjor. Janë këto arritje, janë dëshira urgente e rëndësishme Shqipërinë me shumë drejtimë e krye të vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore, arësyet që Shqipërisë i shtohen miqtë e përkrahja çdo ditë. Rëndësi të veçantë merr hapi i ri në inkuadrimin e Shqipërisë në Evropë edhe për një fakt tjetër. Nga opozita shqiptare, nga ekstremistët e së djathtës? PS, po përvijohen çdo ditë antiperëndimore. Evropa duke vlerësuar demokracinë shqiptare, vlerëson arritjet e saj, vlerëson kursin e reformave të thella, vlerëson forcat demokratike që drejtojnë Shqipërinë. Zërat nihilistë, antiperëndimore, janë zëra që kërkojnë të largojnë Perëndimin nga Shqipëria, ose “të pranojnë siç janë”. Boll ka vuajtur shqiptari nga mbyllja ndajimi i hekurit të vjetër. Ndaj zërat e tillë janë të dënuar të jenë gjithnjë në pakicë, janë të destinuar të dështojnë. Evropa dha dje një sinjal tjetër. Ai është sinjal i vazhdueshmërisë së rrugës së mbarë të nisur, është sinjal i konsolidimit të demokracisë, sinjali i dështimit për të gjitha forcat e individët që janë interesuar për kthim mbrapa.
Dashamir Shehi Arjan Starova Sali Berisha Shqipëri Europë Trieste Kosovë Bosnje-Hercegovinë

Presidenti i Shqiperise Sali Berisha ne vizite zyrtare ne seline e Bashkimit Evropian ne Bruksel

Nje impuls i fuqishem ne marredheniet e afrimit te Shqiperise me organizatat me te fuqishme, panevropiane Më 12 tetor Presidenti shqiptar, Sali Berisha do të zhvillojë vizitë zyrtare në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, bëri të ditur Dje Vle Neve, komisioni e saj në njërën shqip. [?] Një impuls i fuqishëm në marrëdhëniet e afrimit të Shqipërisë me organizatat më të fuqishme, panevropiane e komenton Dojçe Vele. Presidenti Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel e enjten e ardhshme me 12 tetor, komenton radioja gjermane duke konfirmuar se më anë të një komunikate të veçantë, burimet zyrtare të Komisionit Evropian bënë të ditur se po në të njëjtën ditë Presidenti Shqiptar do të takohet dhe do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Komisionit Evropian zotin Zhak Santer. Po ashtu ai do të ketë takime pune edhe me komisionin e ngarkuar për marrëdhëniet me jashtë zotin Hans van Der Bruk. Vizita e Presidentit shqiptar në selinë e Bashkimit Evropian pason vizitën e marsit të kaluar të zotit Berisha në selinë e viziton të kreu ketë parëve dhe Shqipëri Ministri i Jashtëm i Unionit, zoti Van Den Bruk. Për shumë analistë dhe specialistë të Shqipërisë, tani është pushuaj e sigurtë se vizita që Presidenti i Shqipërisë do të zhvillojë javën që vjen në Bruksel, do t’i japë një impuls të fuqishëm marrëdhënieve dhe afrimit të Shqipërisë me organizatat më të fuqishme panevropiane. ATSH
Sali Berisha Zhak Santer Hans van Der Bruk Shqipëri Bruksel

Nga trashegimia e PS Dosja “Hazbiu”

Legjenda TEME SEJKO Teper sekret Procesverbali i Mbledhjes se Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH me 8 tetor 1982 Nga trashegimia e PS Dosja “Hazbiu” Legjenda TEME SEJKO Teper sekret Procesverbali i Mbledhjes se Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH me 8 tetor 1982 FAQ.3
Greher Suzana Anjeli

Presidenti Berisha pershendet vendimin e Samitit te Varshaves

Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha përshëndeti vendimin e Organizatës së Nismës së Europës Qendrore për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizatë në fillim të 1996. Ky vendim, theksoi presidenti Berisha, është një arritje e rëndësishme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekje të tyre për integrimin e vendit në Evropë. “Shqipëria ka bërë një udhë të tradicionale me vendet e Evropës Qendrore, por para se gjithash ne rendësishme janë vlerat që ajo ndan me vendet” theksoi zoti Berisha. Presidenti i Shqipërisë tha se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë nismë është një vlerësim i madh që kjo vendosje i bën zhvillimit të demokracisë, ekonomisë së tregut, stabilitetit politik-ekonomik dhe kontributit që jep Shqipëria për paqen në rajonin e Ballkanit. “Ky vendim përben gjithashtu një ndihmë të vertetë për integrimin e Shqipërisë në Komunitetin Europian”, theksoi presidenti i Shqipërisë.
Sali Berisha Shqipëri Varshavë Evropë Qendrore Ballkani

Preç Zogaj ka spiunuar bashkefshataret

Interviste me ish-te burgosurin politik Dode Gega nga fshati Manati Lezhe, dhene gazetarit Ndreke Gjini Më vjen, në kohë që une arrestohem, me dosjen hetimore dhe jo në bazën gjyqësore më paraqesin këto faqe të librit time dora [?], qe patën “humbur” Preçi. Madje këto mi vuri përpara ashtu në origjinal hetuesi. FAQ. 3
Ndreke Gjini Teme Sejko Hazbiu Manati Lezhë

Agjencia Austriake e Lajmeve APA: Shqiperia po del hap pas hapi nga pozicioni i saj i fundit ne Europe

Agjencia Austriake e Lajmeve APA: Shqiperia po del hap pas hapi nga pozicioni i saj i fundit ne Europe Për herë të parë Shqipëria le mbrapa disa vende të Europës Lindore, përfshi Rumaninë dhe Bullgarinë, sa i përket nivelit të rrogave. Shqipëria po del hap pas hapi nga pozicioni i saj i fundit në Europë. Në vitet e fundit vendi ka pësuar rritje me të shpejtë ekonomike në të gjithë kontinentin duke u nisur nga niveli më i ulët. Kështu prodhimi bruto i vendit (BIP) u rrit gjatë vitit 1993 në 11% dhe gjatë vitit 1994 u ngrit në 8%. Këto vith Shqipëria e ndërtoi te BIP (prodhimin bruto të vendit) prej 7%, deklaruan përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në konferencën dy ditore për investimet në Shqipëri organizuar në Vjenë. Kalimi i plotë i fazës së tranzicionit në Shqipëri në ekonominë e tregut është i kondicionuar tashmë nga përfundimi i suksesshëm i privatizimit dhe nga transferimi i eksperiencës perëndimore (Know-hows). Shqipëria ka nevojë urgjente për investime nga jashtë. Ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të dalë nga diktatura komuniste ekziston domosdoshmëria për të investuar në infrastrukturë dhe para gjithash në telekomunikacion. Privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe i bujqësisë është kryer pothuajse plotësisht. Ndërsa privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme po kryhet me ndihmën dhe bashkëpunimin e bankës botërore. Gjithashtu Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Organizmat e UNO-s për zhvillimin industrial janë aktivë në Shqipëri. Qysh prej vitit 1993 po zhvillohet një program stabilizimi i cili mbështetet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Vetëm para pak kohe Shqipëria ra dakord me klubin e Parisit mbi ristrukturimin e borxhit të jashtëm prej 500 milionë dollarësh ndaj huadhënësve. Hapat e para për te dalë nga izolimi i plotë Shqipëria tashmë i ka hedhur prej kohësh. Menjëherë mbas shembjes së Komunizmit Shqipëria kërkoi të lidhej me perëndimin. Në këtë kohë Shqipëria u bë Anëtare e Bankës Botërore dhe Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (KSBE). Më 1994 Shqipëria nënshkroi Partneritetin për Paqen me NATO-n dhe në Korrik 1995 u pranua në Këshillin e Europës. Bisedime mbi pranimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë WTO janë në rrugë e sipër. Njëkohësisht vendi shpreson për të nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Europian. Me rritjen e rrogave dhe pensioneve per herë të dytë brenda një viti, Shqipëria e ngriti nivelin e jetesës së një pjese të konsiderueshme të popullsisë me masën 25%. Rroga mesatare është sot në Shqipëri me e lartë se niveli së një pjese prej vendeve të lindjes përfshi Rumaninë dhe Bullgarinë edhe pse i kanë filluar reformat shumë kohë më përpara.
Shqipëri Europë Rumani Bullgari Vjenë

Rome Suzana Anjeli: “Nuk mendoj se rajoni do te arrije paqen, ne rast se rindertimi nuk prek cdo vend, edhe Shqiperine”

Rome Suzana Anjeli: “Nuk mendoj se rajoni do te arrije paqen, ne rast se rindertimi nuk prek cdo vend, edhe Shqiperine” Paul Holms shkruan: Lojtarët kryesore përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në ish-Jugosllavi, më të cilët është bashkuar edhe Japonia, po e tremben akord se rindërtimi ekonomik do ta lujën një rol të rëndësishëm, në realizimin e një zgjidhje paqësore eventuale. Një pjesë shumë e rëndësishme e paqes.. do të jetë rindërtimi. Rindërtimi është rruga e drejt pajtimit, theksoi Karl Bild, i dërguari i BE-së në ish-Jugosllavi. Ndërmjetuesi amerikan Riçard Holbruk vlerësoi praninë e Japonisë në takim. Nuk mendoj se rajoni do të arrijë paqen, ne rast se rindërtimi nuk prek çdo vend, i cili është i interesuar (në konflikt), theksoi ministrja jashtme e Italisë Suzana Anjeli, e cila kryeson bisedimet. Ajo përmendi të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë fqinjë. Hollbruk sujeroi se lista mund të shtrihet me një vendet te cilat jane demtuar ekonomikisht si rezultat i sanksioneve te Kombeve te Bashkuara te vendosura ndaj Jugosllavise se mbetur.
Karl Bild Riçard Holbruk Doun Martinson Romë Shqipëri Ish-Jugosllavi Itali Japoni

Te benen

Mbledhje e Keshillit Kombetar te PDSH Diten e hene date 9.10.1995 ora 11.00 ne Pallatin Kongreseve, Tirane zhvillohet mbledhje e zakoneshme e Keshillit Kombetar me temen “Aspekte te punes organizative e strukturore te PD ne stadin aktual te zhvillimit te reformes”. Jane te ftuar deputetet e PD, anetaret e Qeverise, sekretaret e degeve te PD, kryetaret e degeve te FRPD e LDG, Kryetaret e Bashkive e te Keshillave te Rretheve, te PD etj. Kryesia e PDSH
Tiranë

“FINANCIAL TIMES” PER SHQIPERINE - 12 artikuj, 5 faqe te plota, autor Doun & Martinson, dt. 2 tetor 1995

Shqiperia ne rrjedhat e demokracise pluraliste dhe te ekonomise se hapur te tregut Ne fitim te kohes se humbur -Stabiliteti shfaqet mbas viteve te kaosit -Nje nga historite e suksesit te madh -Kompanite e huaja te naftes hyjne ne Shqiperi -Maturia mbetet mbizoteruese -Tregtia leviz drejt perendimit -Duke investuar per te ardhmen -Nismat e reformes financiare ne rruge e siper -Partia ne pushtet larg te qenit e vetekenaqur -Rreze shprese per zhvillimin industrial -Mjaft per edukimin ekonomik -Pa ndihmat humanitare sistemi i amortizuar shendetesor nuk do te kishte mbijetuar LEXONI NE FAQEN 2 FINANCIAL TIMES MONDAY OCTOBER 2 1995 FINANCIAL TIMES SURVEY ALBANIA Making up for lost time
Doun Martinson Shqipëri