E vleresoj shume te rendesishme dhe miqesore thirrjen e Presidentit Klinton
Ne lidhje me thirrjen qe Presidenti Klinton i drejtoi Greqise per fillimin pa kushte te dialogut me Shqiperine si dhe mosbllokimin ne te ardhmen nga ana e saj te ndihmes ekonomike te BE per Shqiperine, Presidenti Berisha u shpreh:
Une e vleresoj shume te rendesishme dhe miqesore thirrjen qe Presidenti Klinton i drejton dhe per se BE per Shqiperine dhe e konsideroj si nje thirrje qe Presidenti Klinton dhe qeveria amerikane bejne per normalizimin e marredhenieve dhe vendosjen e mirekuptimit midis dy vendeve tona. Gjithashtu une e çmoj ate si nje mesazh per dy vendet tona qe ne emer te interesave afatgjata te paqes dhe stabilitetit ne rajon t’i kontribuojme mirekuptimit bilateral dhe rajonal. Dua te rikujtoj bindjen time se ne lidhjet historike pozitive qe bashkojne dy popujt tane dhe vlerat e perbashketa qe ata ndajne aktualisht, ne interesat e te sotmes dhe te ardhmes se Shqiperise dhe Greqise qendron baza reale e arritjes se mirekuptimit dhe konkretizimit te tij me nje traktat bashkepunimi dhe miresjelljeje ndermjet dy vendeve tane mbi bazen e parimeve te OSBE-se. Besoj se kjo thirrje e Presidentit Klinton, mik i shqiptarëve i Shqiperise dhe Greqise do te jete shtyse e per vendosjen e dialogut midis dy vendeve tona per zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Qeveria shqiptare ka qene dhe mbetet gjithnje e hapur per dialog konstruktiv me Greqine duke qene e bindur ne vlerat e tij. Ajo eshte gjithashtu e vendosur qe te gjitha legjislacionin shqiptar ta pershtase me standartet ndershteterore dhe t’i permbahen marreveshjeve qe ajo ka nenshkruar me BE dhe institucionet e tjera nderkombetare. Presidenti Klinton fton Greqine per fqinjësi te mire ne Ballkan ATHINE (AFP, ATSH):-Presidenti amerikan, Bill Klinton, ne nje interviste dhene per te perditshmen greke, “Kathimerini” te dites se diel, ju beri thirrje Greqise dhe Turqise per te bashkepunuar per te ulur Tensionin ne mitje te marredhenieve te tyre, dhe i ben thirrje Greqise per tu treguar me elastike ndaj Tiranes dhe Shkupit. Klinton i ben thirrje gjithashtu Athines qe “te hape nje dialog pa kushte” me Shqiperine dhe te mos bllokoje me, ne te ardhmen, ndihmen ekonomike te Bashkimit Europian per Shqiperine. Me pas ai vuri ne dukje se “Greqia eshte e interesuar per stabilitetin e zhvillimit ekonomik ne Ballkan”. Ai e paralajmeron Greqine kunder çdo politike “izoluese”. e diplomatike, me gjithë shkaqet dhe precedentët përkatës, është vendosur që do të shqyrtohet në seancën plenare. Shqipëria e Greqia, e kanë patjetër shumë me tepër miqësi e bashkëpunim, paqe e mirëkuptim, stabilitet e mirëkuptim në të
A do t'i therrase arsyes Papandreou?
DUKAGJIN HATA
Thirrja qe Presidenti Klintoni drejton Greqise per fillimin pa kushte te dialogut me Shqiperine, per mos bllokimin te BE per Shqiperine, eshte pjese e pergjegjesise dhe angazhimit qe SHBA dhe numri Nje i ShtEpise se Bardhe marrin per zhvillimet politike ne Bote, ne Europe e me tej ne rajonin Ballkanik, ku jo te gjitha urat funksionojne mbi bazen e transparences dhe mirekuptimit. Presidenti i Republikes z. Sali Berisha e vlereson kete thirrje qe Klintoni i drejton Greqise si shume te rendesishme dhe miqesore per fillim pa kushte te dialogut me Shqiperine si dhe per mos bllokimin ne te ardhmen nga ana e saj te ndihmes se BE per Shqiperine, madje e konsideron vendeve tona.
Duke lene ne te kaluarën e afert nje situate te renduar politike e diplomatike, me gjithe shkaqet dhe precedentet perkates, eshte mundesia per te gjetur nje truall me te qendrueshem per te mbeshtetur negociatat diplomatike, qe mund te sendertojne nje terren bashkepunimi ne frymen e konstruktivizmit. Ne fakt Shqiperia demokratike ka kohe qe kerkon kete truall dhe mbetet qe fqinjia e saj e vjeter, me te cilen e lidhin mijera vjet bashkeekzistence paqesore te levize ne kete drejtim. Thirrja e kreut te Washingtonit eshte, siç thote Berisha, kontribuojme mirekuptimit bilateral dhe rajonal. Shqiperia po kontribuon gjithnje e me shume per stabilitetin ne kete rajon te trazuar. Nga pika me e ngrire e luftes se ftohte ne te kaluarën komuniste, ajo eshte shnderruar ne nje vend te hapur qe rrem ndertoje politiken e saj te jashtme jo mbi reminishenca konjukturale jo te perkohshme, por mbi baza te qendrueshme konstruktive ne themel te te cilave jane parimet e toleranca.
Ne kete Gadishull te vjeter ku ka mijera vjet qe shtrohen e rinohen urisa beladen shqiptare dhe vendet tona, Shqiperia e Greqia, kane patur shume me teper miqesi e bashkepunim, paqe e mirekuptim, nga ç’kane patur mosmarreveshje. Ne kete kohe te re qe i ka percjelle ngritjet politike dhe konfrontimet ne hone te pakthyeshme te se shkuarës, lypset qe kjo tradite te ridimensionohet. Ketij ridimensionimi ne te gjitha sferat politike e diplomatike i sherben dhe kjo Thirrje e Presidentit Klinton, qe eshte nje tjeter perpjekje e Qeverise Amerikane per te vendosur ekuilibrat e prishur ne Ballkan e me gjere.
Dialogu pa kushte me Shqiperine ne te cilin e fton Presidenti amerikan Greqine, ka kohe qe eshte prezent ne politiken e jashtme te qeverise shqiptare. Qeveria demokratike shqiptare nuk ka munguar te paraqese vullnetin e saj qe klima midis dy vendeve permiresohet siç eshte mundesia. Shqiperia ka qene dhe mbetet gjithnje e hapur per dialogun konstruktiv me Athinen e cila lypset te kuptoje me ne fund se ky eshte i vetmi mjet qe i sherben miqesise dhe mirekuptimit midis fqinjeve, i sherben paqes dhe stabilitetit te ri me vlerat me te spikatura te bashkeekzistences ne paqe e mirekuptim.
Si do të përdoren letrat me vlerë
Takim i Presidentit Berisha me përfaqësues të partive politike me funksionarë shtetërore
Nëmblehjen e organizuar sot nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha për të diskutuar mbi letrat me vlerë, merrnin pjesë përfaqësuesit e PD, zotërinjtë Selami dhe Kopliku, të PR zotërinjtë Godo dhe Babameto, të PSD zotërinjtë Gjinushi dhe Apostoli, të PBDNJ zoti Melo. Zv.kryeministri zoti Vrioni, Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës zot Lunikun dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare te Privatizimit zoti Glozheni.
Presidenti i Republikës theksoi se:
Mendova që në këtë mbledhje të diskutojmë lidhur me letrat me vlerë, mënyrën e shpërndarjes, vlerën nominale dhe kqbezgjatjen e tyre në procesin e privatizimit. Letrat me vlerë siç dihet, janë sot mekanizmi më i përdorshëm për privatizimin masiv nëpërmjet të cilit realizohet pjesëmarrja masive e qytetarëve në procesin e privatizimit si dhe ndarja me drejtësi dhe në mënyrë të barabartë e pasurisë kombëtare. Për këtë qëllim duke pranuar se ka një vonesë në shpërndarjen e tyre, dua t’u informoj që Qeveria gjatë vitit që kaluam ka degaruar grupe specialistësh e drejtuesish për të studiuar eksperiencën e përdorimit të letrave me vlerë dhe procesin e privatizimit në teresi në Gjermani, Britaninë e Madhe, Çeki, Slloveni, Argjentinë, Malajzi.
Procesi i privatizimit është një aksion i vetëm i shndërrimit në pronë nga prone shtetërore në pronë private, por për Shqipërinë është një proces përcaktues në ndarjen përfundimtare të saj nga ekonomia e planifikuar komuniste, në vendosjen e sistemit kapitalist popullor, në qender të te cilit është jome shteti, por individi me aftësitë, talentin, gjeninë, energjitë dhe iniciativën e tij te lire dhe krijuese.
Jami vetëdijshëm se programet e partive të ndryshme nuk përputhen me njëra tjetrën, përsa i përket thellësise se privatizimit. Programi i Qeverisë se zoti Meksi synon privatizimin në shkalle te gjere dhe te thelle te ndermarrjeve me mesme dhe te medha, duke përfshirë të gjithë sektorët si industrine, turizmin, minierat, hekurudhat, telekomi, portet etj.
Programet e partive të tjera te opozites ndryshojnë nga ky program, por shpresoj se te gjithë jane dakord per rendesine e letrave me vlere.
Perfaqesuesit e forcave politike u shprehen se jane dakord per perdorimin e letrave me vlere ne procesin e privatizimit, shpejtimin e këtij procesi, ndarjen e tyre duke filluar nga mosha 18 vjeç, por duke dhene perparesi kontributi te dhene nga individi si dhe grupe sociale te caktuara si ish-pronaret, te perndjekurit, te pastrehet, (shahart e mbetur pa toke, etj). U ra dakord qe ky proces te zhvillohet nepërmjet procedurave ligjore, respektimit te institucioneve e te zbatohen metoda transparente.
Te pranishmit kritikuan vonimin e shperndarjes se letrave me vlere. Zoti Selami u shpreh se PD ishte per nje privatizim te shpejte, te thelle, te gjithanshem, e te bazuar ne ligje dhe mbi baza institucionale.
Perfaqesuesit e PR u shprehen se kjo parti u permbahte po ketij principi, por kerkuan diskutim me te gjere per çeshtje kaq te rendesishme. Ndersa zoti Melo, i PBDNJ, theksoi se shpejtimi i privatizimit behet me rendesishem per te patur shkaterimin e pasurise kombetare. Ndersa perfaqesuesit e PSD theksuan se jane dakord me shtrirjen e procesit te privatizimit, por shkalla e thellesise duhet te jete e ndryshme ne sektore te ndryshem.
Ne kete mbledhje Presidenti Berisha shprehu keqardhjen per mos pjesemarrjen e zotërinjve Servet Pellumbi dhe Shkelqim Cami, perfaqesues te PS. Lidhur me kete Presidenti Berisha u shpreh se jo paragjykimi, por argumenti, duhet te jete mjeti nje force politike konstruktive, sikurse ndertimi i demokracise dhe ekonomise se tregut nuk eshte atribut vetem i pozitës por dhe obligim i opozitës konstruktive. Mosardhja e tyre nuk mund te justifikohet as me kufizimet dhe as me dallimet qe ekzistojne ne programet partiake per procesin e privatizimit.
Nga mbledhja e presidentit SALI BERISHA me partite politike mbi privatizimin dhe letrat me vlere
Po zbulohet spiralia e narkodollarit
Redaktori i Televizionit Leka Ndoja iu drejtua gjyqtareve Metush Saraçi, Zef Nika, Prokurorit te çështjes “Kallafatos”si edhe Kryesueses se Keshillit Gjyqesor Fatbardha Selenica, (e cila nuk pranoi te prononcohet) me pyetjet: “A perputhet veprimi i zotit Brozi per lirimin e Kallafatosit me vendimin e trupit gjykues?” Dhe: “A mendoni se kjo çështje mund te prishe marredheniet me Greqine, siç shprehet zoti Brozi?”
Me poshte po botojme disa konsiderata te zoterinjve sipas pergjigjeve qe i dhane redaktorit te Televizionit
Metush Saraçi - Anetar i Keshillit Gjyqesor
Lirimi qe i eshte bere te pandehurit Kallafatos eshte ne kundershtim te hapur me vendimin gjyqesor. Gjykata Kasacionit nuk ka vendosur lirimin e Kallafatosit dhe ne si Keshill Gjyqesor e kemi biseduar dhe kemi vendosur qe i pandehuri te qendroje ne arrest.
Z. Brozi nuk ka kontaktuar me Keshillin Gjyqesor per lirimin e Kallafatosit, por çdo gje eshte bere jashte trupit gjykues, dhe lirimi i tij eshte i manipuluar. Ne asnje rast nuk eshte vepruar ne kete menyre.
Mbajtja ne arrest te pandehurit Kallafatos nuk ndikon fare ne marredheniet me shtetin grek, per arsye se ky shtetas grek i ardhur ne Shqiperi ka kryer nje krim si te gjithe krimet e tjera per te cilat mund te denohet dhe nje shqiptar. Shume shtetas shqiptare jane denuar ne Greqi dhe nuk kane ndikuar aspak ne kete çeshtje. Keshilli Gjyqesor ka vendosur qe i pandehuri te qendroje ne gjendjen qe ishte, ne izolim dhe ne asnje menyre ne gjendje te lire.
Zef Nika - Anetar i Keshillit Gjyqesor
Persa i perket lirimit te te pandehurit nga Kryetari i Gjykates se Kasacionit me shkresë eshte nje vendim arbitrar dhe i kundraligjshem sepse ne vendimin e marre si Keshill Gjyqesor ne nuk e kemi caktuar nje gje te tille. Pra n.q.s. ai duhej liruar nga arresti, do ishte vetem ky trup gjykues qe do te merrte kete vendim dhe askush tjeter.
Mbajtja ne arrest e te akuzuarit per droge nuk mund te synon prishen e marredhenieve me shtetin Greqine, madje mund te quhet absurde per faktin sepse, ai shtetas grek qe ka ardhur per nje aktivitet tregtar ketu dhe kryen nje krim ordiner ashtu siç kane kryer krime dhe shqiptaret ne Greqi dhe per to denohen, nuk influencon ne acarimin e marredhenieve Shqiperi-Greqi.
Gani Dizdari - Prokuror i Çështjes “Kallafatos”
Nga ana e Gjykates dhe e Keshillit Gjyqesor u deklarua: Prishja e vendimit te Gjykates se Faktit dhe te Apelit dhe u vendos kthimi i çështjes organit te Prokurorise per plotesim hetimesh. Kaq ishte deklarimi qe beri trupi gjykues, ndersa deklarimet e metejshme te kryesuar nga ana e Kryetarit te kundraligjshem. Kjo gjë u shpreh e me arsyetim te gjyqtarëve se pretendon se e ka bere ne menyre profesionale, per çka pretendon me aq buje ne intervistat e tij te shumta ai, por perkundrazi, veprimi i tij deshmon diçka me shume se mungese profesionalizmi.
Kur Kryetari i Gjykates se Kasacionit pretendon se ne Shqiperi nuk duhet te kete nje Di Pietro, por shume te tille, kjo nuk do te thote qe ai vetem je meritohet “franja moralizuese per “ndershmerine”, dhe “pavaresine” e gjykatave. Ai duhet ta dije, se njerezit tashme nuk e kane te veshtire te dallojne se kush deshmon Di Pietro me veprine dhe kush perpiqet e fshehet pas moralizimeve.
Kurse persa i perket lidhjes midis çeshtjes Kallafatos dhe gjaja kriminale qe mund te krijoje ajo ne keqesimin e marredhenieve Shqipetaro-greke, siç shprehet zoti Brozi, mendimet e kunderta e shprehin koleget e tij, deshmojne se perfundimi i Brozit eshte diçka me shume se sa naiv.
Kryetari i Gjykates se Kasacionit jane jashtë veprimit te Gjykates dhe vine ne kundershtim me detyren e tij.
Mendoj se çeshtja “Kallafatos” nuk ka pse te influencoje fare ne marredheniet me Greqine. Ky eshte nje person i akuzuar per nje krim ordiner dhe te rende dhe krime te kesaj natyre ne te gjitha boten denohen. Ai person duhet te pergjigjet ashtu siç duhet te pergjigjet edhe nje shtetas shqiptar i huaj per kete krim.
Kjo eshte nje çeshtje e zakonshme dhe ordinere dhe s’ka pse t’i jepen ngjyra te tilla politike.
Shenimi i redaktorit
Siç pohojne gjyqtaret, zoti Brozi po del zbulues. Favori qe ai i ka bere Kallafatosit jo vetem qe nuk tregon profesionalizem, eshte diçka me shume se sa naiv.
KPR-se pledhje ti jne do te tij.
je nga emrit te 10-Satrap. 15-E rta e lete e Shkak. kuarit. puncs. grenie. Krenja
Flet e Shkak. kuarit. puncs. grenie. Krenja
A eshte Zef Brozi Di Pietro?
Fage 1
”Me mire vone se kurre”- thote urtia. Qeveria duhet te ndreqe gabimin e saj me Akademine dhe Osen e Falltores , shijen e peshkut e te rakise t’ia leje Prof.Beqjes me shoke
Fage 5
Si do te perdoren letrat me vlere
Takim i Presidentit Berisha me perfaqesues te partive politike me funksionare shteterore
Po zbulohet
Sqarim për ish-të përmbyturit
Në adresë te Këshillit te Ministrave kane ardhur mjaft ankesa te cilat ngrenë probleme për pasaktësine e listave që kanë hartuar këshillat e rretheve Kukës, Has, Tropojë e Pukë për familje e përmbytura nga hidrocentralet. Ankesat kane ardhur nga pleqësitë e disa fshatrave nga grupe qytetarësh.
Per verifikimin e këtyre ankesave dhe saktësimin përfundimtar te listave te përmbytjes Këshilli i Ministrave ka ngarkuar prefekturat. Kujtojmë edhe nje here qytetarët qe bejne pjese ne listen 650 familjeve te para (ashtu siç ishte thene edhe ne njoftimin e dates 31.12.1994) se mbas verifikimit nga prefekturat ata te cilet do te rezultojne te paligjshem do te rikthehen ne vendet nga kane ardhur.
KOMISIONI SHTETEROR PER LEVIZJEN E FAMILJEVE TE PERMBYTURA NGA HIDROCENTRALI